Tag: dyshohet

  • Ekzekutimi i Gjovalin Prendit në Lezhë/ Dyshohet për 4 autorë, u larguan me “Porsche”

    Ekzekutimi i Gjovalin Prendit në Lezhë/ Dyshohet për 4 autorë, u larguan me “Porsche”

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë ku viktimë mbeti Gjovalin Prendi.
    Sipas burimeve, dyshohet se në atentat kanë qenë të përfshirë të paktën katër persona, të moshës 30-35 vjeç.
    Autorët dyshohet se lëviznin me një automjet tip “Porsche Cayenne” dhe kanë qëlluar drejt 64-vjeçarit. Më pas ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja sëbashku me një automjet tjetër që po i shoqëronte.
    Në momentin e sulmit, Gjovalin Prendi ndodhej në lokal së bashku me një person tjetër, i cili fatmirësisht nuk është prekur nga plumbat.
    Të dy mjetet janë afruar nga hyrja kryesore e lokalit dhe nga dera hyrëse është hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku qëndronte viktima.
    64-vjeçari kishte hapur lokalin e tij që ndodhet pranë kryqëzimit të Urës së Milotit dhe segmentit të vjetër drejt Rubikut, pa e ditur se aty do të ndodhte atentati fatal.

  • Gjovalin Prendi u vra në lokalin e tij: Dyshohet për 4 autorë, ikën me “Porsche”

    Gjovalin Prendi u vra në lokalin e tij: Dyshohet për 4 autorë, ikën me “Porsche”

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë ku viktimë mbeti Gjovalin Prendi.Sipas burimeve, dyshohet se në atentat kanë qenë të përfshirë dy automjete dhe të paktën katër persona, të moshës 30-35 vjeç.
    Autorët dyshohet se lëviznin me një automjet tip “Porsche Cayenne” dhe kanë qëlluar drejt 64-vjeçarit. Më pas ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja sëbashku me mjetin tjetër që i shoqëronte.Në momentin e sulmit, Gjovalin Prendi ndodhej në lokal së bashku me një person tjetër, i cili fatmirësisht nuk është prekur nga plumbat.
    Të dy mjetet janë afruar nga hyrja kryesore e lokalit dhe nga dera hyrëse është hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku qëndronte viktima.
    64-vjeçari kishte hapur lokalin e tij që ndodhet pranë kryqëzimit të Urës së Milotit dhe segmentit të vjetër drejt Rubikut, pa e ditur se aty do të ndodhte atentati fatal.
    Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Kujtojmë se Gjovalin Prendi është babai i Sidorel Prendit, i njohur edhe si Roan Brahimi, i ekzekutuar 1 vit më parë në Athinë.

  • Babai iu vra sot/ Roan Brahimi dyshohet për vrasjen e Gentjan Bejtjes, u ekzekutua me kallashnikov në Fushë Krujë

    Babai iu vra sot/ Roan Brahimi dyshohet për vrasjen e Gentjan Bejtjes, u ekzekutua me kallashnikov në Fushë Krujë

    Djali i Gjovalin Prendit, Roan Brahimi, dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.

    Persona që u përfshinë në vrajën e Bejtjes dyshohet se ishin njerëzit e Brahimit.
    Për ngjarjen, u vunë në pranga Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiu, si dhe u shpall në kërkim Flodian Plaku.
    Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15 marsit.  Më herët ai i kishte shpëtuar disa atentateve po kurrë nuk bashkëpunoi me autoritetet për të treguar se kush e donte të vdekur. Më 4 Korrik 2023, po në të njëjtin vend dhe me të njëjtin mekanizëm, atij iu vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, dhe iu plagosën 2 djemtë e tij.
    Roan Brahimi alias Sidorel Prendi ishte djali i Gjovalin Prendit, i cili u ekzekutua sot në Lezhë.

    Top Channel

  • Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për një viktimë

    Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për një viktimë

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Pllanës, në Lezhë.

    Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave si dhe identifikimin e autorit.

  • Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për një të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për një të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Lezhë.
    Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se një person ka mbetur i plagosur, dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.
    Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pllanës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e autorit.

  • Përfshihen nga flakët dy lokale dhe një restorant në Radhimë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

    Përfshihen nga flakët dy lokale dhe një restorant në Radhimë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot një zonë plazhi në Radhimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas shërbimit zjarrfikës, flakët kanë përfshirë çadra, shezlongë, si dhe kanë prekur dy beach bare dhe një restorant.
    Zjarrfikëset ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërsa raportojnë se zjarri është përhapur pranë një biznesi lokal, i cili ndodhet në rrezik. Një hotel i afërt, ndonëse aktualisht pa persona brenda, gjithashtu është në zonën e rrezikuar nga përhapja e flakëve.
    Burime paraprake bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, megjithatë pritet një hetim i plotë nga autoritetet për të konfirmuar shkakun e tij. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

  • Tentoi të largohej nga Rinasi/ Policia prangos mësuesin ‘maniak, dyshohet se ngacmonte seksualisht dy nxënëse

    Tentoi të largohej nga Rinasi/ Policia prangos mësuesin ‘maniak, dyshohet se ngacmonte seksualisht dy nxënëse

    Policia ka arrestuar Fatmir Hoxhën, mësuesin 55 vjeçar në Prrenjas, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht të miturat në një shkollë 9-vjeçare në Rrajcë.

    Denoncimi është bërë nga familjarët e dy vajzave të mitura, të cilat pretendojnë se mësuesi i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.

    Largimi i mësuesit 55-vjeçar nga puna për shkak te sjelljeve te pa hijshme, është kërkuar edhe me parë nga komuniteti, teksa kallëzimi i bërë së fundi është marrë seriozisht nga strukturat përkatëse të policisë dhe pas një hetimi paraprak.

    Pas denoncimit në polici mësuesi është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit, në tentativë për t’u larguar jashtë Shqipërisë me avion. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit, çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë tek e mitura dhe familja e saj.

    Autoritetet policore kanë sekuestruar gjithashtu prova, të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzueseve.

    Policia e Librazhdit vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të nevojshme, ndërkohë që ndaj të ndaluarit do të merren masat përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

    Ndaj shtetasit Fatmir Hoxha rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture, vepra këto të dënueshme sipas legjislacionit penal shqiptar.

  • Dogjën dje makinën e 30-vjeçares në Tiranë, në kërkim tre autorët

    Dogjën dje makinën e 30-vjeçares në Tiranë, në kërkim tre autorët

    Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ditëne  djeshme  i kanë vënë flakën automjetit të një 30-vjeçareje.
    Sipas asaj që bën të ditur policia ngjarja ka ndodhru orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme  në rrugën “Belul Hatibi”.
    Lidhur me ngjarjen blutë njoftojnë se: Konkretisht, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar, shtetasi maqedonas A. S., 65 vjeç, si dhe shtetasit kosovarë, A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç, të tre banues në Kosovë.
    Ndërkohë, nga hetimet e para dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
    “Si rezultat i hetimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi djegien e automjetit të shtetases P. K., 30 vjeçe, kryer rreth orës 04:00 të datës 16.04.2025, në rrugën “Belul Hatibi”, u zbardh autorësia e këtij krimi.
    Konkretisht, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar, shtetasi maqedonas A. S., 65 vjeç, si dhe shtetasit kosovarë, A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç, të tre banues në Kosovë. Nga hetimet dyshohet se krimi u krye për motive të dobëta. Punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe po hetohet për të identifikuar dhe kapur shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast”, njofton Policia.

  • Policia shpall në kërkim një grua, dyshohet se vodhi stoli ari

    Policia shpall në kërkim një grua, dyshohet se vodhi stoli ari

    Drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, bën thirrje për bashkëpunim me qytetarët në identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e një personi të dyshuar.
    Personi i dyshuar është një femër, e cila dyshohet se më 19.07.2024, rreth orës 14:00, në një dyqan të artarisë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, ka kryer veprën penale “Vjedhje” të stolive të arit.
    Deri tani, e dyshuara nuk është identifikuar. Policia rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e saj, të kontaktojnë stacionin më të afërt të policisë, të përdorin aplikacionin digjital “Lajmëro policinë”, ose të telefonojnë në numrat kujdestarë:
    192
    0290/326-250
    0290/322-406

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Shkrumbohet plotësisht makina në autostradën Thumanë-Kashar, ja për çfarë dyshohet (Foto)

    Shkrumbohet plotësisht makina në autostradën Thumanë-Kashar, ja për çfarë dyshohet (Foto)

    Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar në autostradën Thumanë-Kashar. Si pasojë e zjarrit siç shihet edhe nga foto mjeti është shkrumbuar plotësisht. Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.
    Fatmirësisht drejtuesi i automjeti ka arritur të shpëtojë.