Tag: dyshohet

  • Atentat në Lushnje, policia zbardh detajet

    Atentat në Lushnje, policia zbardh detajet

    POLICIA E SHTETIT
    Lushnjë/Informacion paraprak
    Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.
    Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Atentati në Lushnjë, reagon Policia: Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur 45-vjeçari

    Atentati në Lushnjë, reagon Policia: Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur 45-vjeçari

    Policia e Lushnjës ka reaguar lidhur me atentatin që u regjistruar mëngjesin e sotëm (25 nëntor) në afërsi të stadiumit të qytetit, te kthesa e spitalit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, ku tre persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt një makine në lëvizje.
    Policia informon se nga të shtënat me armë zjarri dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Julian Sula, 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Lushnjë/Informacion paraprak
    Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J.S, 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Atentati në Lushnje, zbulohet emri i ‘objektivit’, person me precedentë të theksuar kriminal

    Atentati në Lushnje, zbulohet emri i ‘objektivit’, person me precedentë të theksuar kriminal

    Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje.

    Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti.
    Dyshohet se është qëlluar drejt mjetit të Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashkos. Ai njihet si person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë.
    Në 13 tetor të 2017-ës, Sula u mor në pyetje si i dyshuar për përfshirje në atentatin që tronditi Lushnjen ku dy persona mbetët të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Sula u vetëdorëzua në polici dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
    Ndërsa më 12 qershor të vitit 2016, Julian Sula u plagos rëndë me thika nga Arian Alico dhe Xhino Alico, por në vendngjarje thuhet se kishin qenë dhe nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti dhe Sajmo Xheliu.
    Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Sakaq, informacione paraprake sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet pa targa i djegur, çka ngre dyshime për atentat.
    Njoftimi i policisë për atentatin sot:
    Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
     

    Top Channel

  • Atentati në Lushnje/ Rivali i Aldo Bares është plagosur

    Atentati në Lushnje/ Rivali i Aldo Bares është plagosur

    Objektiv i atentatit të regjistruar paraditen e sotme në Lushnjë, dyshohet se ka qenë 45-vjeçari Julian Sulaj, i njohur ndryshe edhe si Juli Pashako. Ai njihet edhe si rivali i Aldo Bares.

    Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

    Sakaq, në fshatin Lifaj është gjetur një mjet pa targa i djegur, çka ngre dyshime për atentat.

    Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Lushnjës.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

    Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet foshnja 2-muajshe

    Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet foshnja 2-muajshe

    FOTO ILUSTRUESE

    FIER-Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “15 Tetori” të Fierit. Si pasojë e flakëve raportohet se është një foshnjë 2-muajshe. Ngjarja dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, e cila përfshiu me shpejtësi ambientet e shtëpisë së familjes.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

  • Ishte kthyer në tmerrin e bizneseve në Shijak, bie në pranga 27-vjeçari

    Ishte kthyer në tmerrin e bizneseve në Shijak, bie në pranga 27-vjeçari

    Një operacion i Policisë së Shijakut, i koduar “Shumat”, ka çuar në arrestimin e një 27-vjeçari që dyshohet të ketë kryer një sërë vjedhjesh në biznese të zonës gjatë javëve të fundit. Pas një pune hetimore intensive, efektivët identifikuan dhe kapën shtetasin R. T., banues në Shijak, i cili akuzohet për vjedhjen e parave dhe sendeve me vlerë në markete dhe biznese të ndryshme.
    Sipas burimeve zyrtare, hetimet kanë zbardhur deri tani tre vjedhje të kryera në një market dhe dy biznese në fshatrat Borak dhe Xhafzotaj. Autori dyshohet se shfrytëzonte oraret pa qarkullim dhe përdorte veshje të posaçme për të shmangur identifikimin. Pikërisht këto rroba, të përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve, janë sekuestruar si prova materiale.
    Policia njofton se pista hetimore mbetet e hapur, pasi ka dyshime të forta se 27-vjeçari mund të jetë përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh të ngjashme në territorin e Shijakut. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, vijon mbledhja e provave dhe verifikimi i denoncimeve të mëparshme.
    R. T. do të përballet me akuzën e “Vjedhjes”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

  • Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë

    Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë

    Një burrë shqiptar i identifikuar si Liridon Kastrati, 32 vjeç, është përballur me gjykatën për një incident të rrezikshëm në Paisley, Renfrewshire, më 6 maj 2024, ku dyshohet se goditi një automjet policie dhe më pas nxori një motorsharë ndaj oficerëve.

    Sipas Gjykatës së Lartë të Paisley, Kastrati dyshohet se vodhi një makinë Volkswagen të zezë dhe e drejtoi me shpejtësi të madhe, më pas u ngjit në trotuar dhe përplasi një automjet policie që transportonte dy oficerë rreth orës 13:30.

    Ai dyshohet se nxori motorsharën nga një çantë, e ndezi dhe vrapoi drejt oficerëve duke bërtitur dhe sharrë.

    Dy oficerët e përfshirë, Pc Gary Cowan dhe Pc Kelly Ferris, u dërguan në Spitalin Universitar Queen Elizabeth në Glasgow dhe morën trajtim për lëndime nga tërheqja e kokës (whiplash).

    Kastrati ka mohuar tentativën për vrasje të katër policëve dhe gjithashtu ishte akuzuar për shkelje të rendit publik dhe kundërvajtje në drejtimin e automjetit. Ai u lirua nga disa akuza pasi prokuroria tërhoqi katër prej tyre.

    Në intervistën me policinë, Kastrati ka pretenduar se incidenti ishte aksident dhe se kishte humbur kontrollin e makinës, duke shtuar se po përpiqej “të largonte policin” me motorsharë. Gjykata dëgjoi gjithashtu se ai fliste anglisht të thyer dhe nuk i ishte ofruar përkthyes shqip apo avokat para akuzimit.

    Gjykimi ndaj tij vazhdon.

  • “Maratona” e rrethimit të banesës në Orosh vijon, policia merr vëllanë e një prej të kërkuarve për t’a bindur të dorëzohet

    “Maratona” e rrethimit të banesës në Orosh vijon, policia merr vëllanë e një prej të kërkuarve për t’a bindur të dorëzohet

    Vijon prej më shumë se 5 orësh rrethimi i banesës së braktisur në Orosh, ku po fshihen dy persona të kërkuar, të cilët janë të armatosur rëndë.

    Gazetari i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se policia ka marrë vëllanë e një prej tyre, Julian Cumrakut, për t’i bërë thirrje dhe për ta bindur atë të dorëzohet.
    Brenda në banesë dyshohet se ndodhen dy persona të kërkua,  Juljan Cumrraku,  dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka. Të dy ketë persona dyshohet se kanë qenë më herët në Siri, dhe dyshohet si pjesë e grupeve terroriste.

    Top Channel

  • “Blindimi” i banesës në Orosh nga RENEA, identifikohen dy personat që fshihen brenda shtëpisë, të armatosur rëndë

    “Blindimi” i banesës në Orosh nga RENEA, identifikohen dy personat që fshihen brenda shtëpisë, të armatosur rëndë

    Forcat e policisë në Pukë dhe forcat RENEA kanë rrethuar sot një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz në Pukë, që prej orëve të para të mëngjesit.

    Brenda në banesë dyshohet se ndodhen dy persona të kërkuar, të identifikuar si Juljan Cumrraku, i cili dyshohet se është i lidhur me grupe terroriste, dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka, raporton gazetari i Top Channel Klodian Zhivani.
    Të dy këta persona kanë qenë më herët në Siri, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
    Fillimisht ata janë pikasur nga policia e Pukës, dhe më pas ka mbërritur në zonë edhe Forcat RENEA. Prej disa orësh policia po u bën thirrje që të dorëzohen, por ata nuk kanë pranuar. Ndërkohë policia ka marrë vëllanë e Cumrraku për ta bindur atë të dorëzohet.
    Ndërkohë të dy këta persona dyshohet se janë të armatosur rëndë, çka vështirëson dhe ndërhyrjen në banesë.
     
     
     

    Top Channel

  • Foto/ Kjo është banesa në Fushë-Arrëz ku fshihen dy personat me rrezikshmëri të lartë

    Foto/ Kjo është banesa në Fushë-Arrëz ku fshihen dy personat me rrezikshmëri të lartë

    Kjo është banesa në Orosh të Fushë-Arrëzit ku dy persona me rrezikshmëri të lartë dyshohet se janë fshehur që prej orëve të paradites.
    Pamjet tregojnë godinën e braktisur, e cila është rrethuar nga forcat e Policisë së Pukës dhe RENEA.
    Në brendësi të saj dyshohet se ndodhenJuljan Cumrraku, 24 vjeç, i identifikuar si person i lidhur me grupe terroriste, si edhe Arben Uka, i cili është personi i dytë i kërkuar.
    Nuk dihet ende përse dyshja janë fshehur në banesën e braktisur, ndërsa ka dyshime se ata janë pjesë e grupeve terroriste. Për Arben Ukën raportohet se ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori.