Tag: dyshohet

  • VIDEO / 22-vjeçari thyen xhamat e makinave dhe grabit mijëra euro, kapet nga policia

    VIDEO / 22-vjeçari thyen xhamat e makinave dhe grabit mijëra euro, kapet nga policia

    Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Vlera”, duke arrestuar një 22-vjeçar të dyshuar për një sërë vjedhjesh me thyerje në zona të ndryshme të qytetit.
    Sipas uniformave blu, i riu me inicialet G. B., banues në Durrës, dyshohet se ka thyer xhamat e dy automjeteve dhe të një tabakinoje, duke vjedhur rreth 3 mijë euro para dhe 2 mijë euro sende me vlerë.
    Hetimet u zhvilluan nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Durrësit, të cilët, bazuar në informacione operative dhe pamje filmike, arritën të lokalizonin dhe të vinin në pranga autorin.
    Deri tani janë zbardhur me prova ligjore tre raste vjedhjesh, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e disa rasteve të tjera që dyshohet të jenë kryer nga i njëjti shtetas.

  • Përfshihet nga flakët shtëpia në Lezhë, shkak i zjarrit dyshohet një…

    Përfshihet nga flakët shtëpia në Lezhë, shkak i zjarrit dyshohet një…

    Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00, ndërsa zjarri ka shkrumbuar njërën nga dhomat e shtëpisë.
    Në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes. Zjarrin e kanë konstatuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar edhe shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një rezistencë elektrike e lënë e ndezur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • “Konflikti nisi për një koment në Tik Tok, thikën e nxorra për ta trembur”/ Dëshmia e 14 vjeçarit që dyshohet se plagosi bashkëmoshatarin

    “Konflikti nisi për një koment në Tik Tok, thikën e nxorra për ta trembur”/ Dëshmia e 14 vjeçarit që dyshohet se plagosi bashkëmoshatarin

    ABC News ka siguruar deshmine e 14-vjeçarit qe dyshohet se plagosi rende me thike bashkemoshatarin. 
    Ne prani te psikologes, 14-vjeçari M.K, i cili dyshohet se qelloi 4 here me thike bashemoshatarin e tij gjate nje sherri te ndodhur ne lagjen 14 ne Durres, ka dhene deshmine per grupin hetimor. Fillimisht ai ka shfaqur pendese, teksa ka deklaruar se sherri mes tyre kishte nisur pas nje konflikti qe kishin pasur disa dite me pare ne rrjetet sociale. Ndersa me pas ka treguar te gjithe dinamiken e ngjarjes nga takimi per sqarim, pershirjen ne sherrin masiv, plagosjen e 15-vjeçarit e deri tek arrestimi nga policia. 
    “Pak dite me pare ngecem per nje koment ne Tik Tok. Aty nisi. U grindem me komente. Me pas lame te takoheshim. Nga ana jone per t’u sqaruar. Po e dinim qe ata do vinin me disa shoke. Edhe ne u beme nje grup. E lame te takoheshim diku prane shtepise se tij. Shkuam aty, u takuam. Ata kishin marre masa per ndonje konflikt te mundshem, gjitheashtu edhe neve. Nisem te debatonin, kush je ti kush jam une!. U perfshime ne nje sherr masiv. Ata na qelluan me mjete te forta. Une nxorra thiken. Me shume per ta trembur. Per vetembrojtje qellova. Se ishte me i madh dhe po me godiste. E godita disa here, jo per ta vrare apo plagosur por per ta trembur. Me vjen shume keq qe perfundoi ne kete menyre. Nuk desha qe te shkonte keshtu. Edhe ata na qelluan me mjete te forta. Jam penduar shume. Nuk doja te shkonte keshtu”,- ka deklaruar nder te tjera per grupin hetimor 14-vjeçari, i dyshuar per plagosjen e bashkemoshatarit te tij. Mesohet se autori i dyshuar dhe i plagosuri jane banore te se njejtes lagje dhe frekuentojne te njejten shkolles qe ndodhet ne zonen e ish-Kenetes, “Dom Nikolle Kacorri”. 

  • U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

    U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

    Detaje të tjera janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë ku tetë gjimnazistë u përfshinë në një konflikt një ditë më parë, që si pasojë la të plagosur rëndë një adoleshent. Të rinjtë janë nxënës të gjimnazit “Dom Nikollë Kaçorri” në zonën e Kënetës.
    Dyshohet se sherri ka nisur në rrjetet sociale, është zhvendosur në ambientet e shkollës dhe më pas ka përfunduar në një përplasje fizike jashtë saj. 15-vjeçari ka marrë katër goditje me thikë, një prej të cilave i ka prekur organet jetësore, dhe aktualisht ndodhet në reanimacion.
    Grupi i të rinjve dyshohet se ka tentuar fillimisht ta fshehë ngjarjen. Dy protagonistët e konfliktit janë fqinj me njëri-tjetrin, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • SPAK thellon hetimet për “Bankers”, në skaner rrjeti i gjerë kriminal me mashtrime fiskale, fshehje të ardhurash,…

    SPAK thellon hetimet për “Bankers”, në skaner rrjeti i gjerë kriminal me mashtrime fiskale, fshehje të ardhurash,…

    Pas arrestimeve të para të ekzekutuara nga Prokuroria e Fierit, çështja e “Bankers” është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore, strukturave të pushtetit vendor dhe zyrtarëve që dyshohet se kanë lejuar për vite abuzimet me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale. Pas kalimit të dosjes nga Prokuroria e Fierit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), dy prokuroret Anita Jella dhe Enkeleida Millonai kanë vënë në sitën e hetimit edhe veprimet e organeve tatimore që ndër vite kanë lejuar abuzimet.
    Në një përgjigje të SPAK thuhet se kjo dosje po hetohet për “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Hetimet e SPAK mesa duket  pritet të shtrihen deri te firmëtarët e koncesionit. Te ata që rinegociuan marrëveshjen apo te strukturat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore që lejuan këtë abuzim të frikshëm, por edhe te ata zyrtarë shtetërore që lejuan që shqiptarëve t’u vidhet një pasuri e stërmadhe. Gjithashtu mund të preken dhe kompanitë që kanë bërë biznes me “Bankers”. Firma të cilat janë rritur ndjeshëm, aq sa paratë që janë nxjerrë nga nëntoka, janë investuar në ndërtime në zonat më elitare në Shqipëri.
    Çfarë ka ndodhur?
    Në ditët e para të korrikut 2025, Prokuroria e Fierit urdhëroi një operacion të befasishëm në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, duke lëshuar 14 masa sigurie për punonjësit. Procedimi penal ishte regjistruar më datë 30.12.2024 dhe hetimet nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal. Ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier.
    Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të TVSH-së, është në miliona euro. Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme.
    Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në pranga ra numri 1 i kompanisë Hongping Xiao, i cili prej vitesh drejtonte aktivitetin e Bankers Petroleum si dhe ish-drejtuesi i saj, Leonidha Çobo, ku ndaj këtij të fundit në 4 nëntor u ndryshua masa e sigurisë. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi që të nxirrte nga qelia Çobon. Gjyqtari Erjon Çela vendosi që të zëvendësonte masën e sigurisë për Çobon, ish-Ceon e shoqërisë Bankers duke e lënë në “arrest shtëpie”.

  • Juli i “Pashakos” shkoi vetë në spital, “kyç” gojën para hetuesve, mbi 20 të shoqëruar në polici

    Juli i “Pashakos” shkoi vetë në spital, “kyç” gojën para hetuesve, mbi 20 të shoqëruar në polici

    Policia e Lushnjës ka marrë në pyetje Julian Sulën, i njohur si “Juli i Pashakos”, i cili ditën e sotme i shpëtoi një atentati.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 minuta në afërsi të stadiumit Lushnjë, ku ndaj makinës së 45-vjeçarit u qëllua me breshëri arme.
    Fatmirësisht ai mori vetëm një plumb në këmbë dhe shkoi i vetëm në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Vizion Plus mëson se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar mbi 20 persona në polici, të cilëve u janë sekustruar telefonat.
    Ndërsa Sula gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar të flasë.
    Gjithashtu policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet se kanë qenë 3.
    Pas ngjarjes, në fshatin Lifaj të Lushnjës u gjet një makinë e djegur  me një armë  brenda që dyshohet se i përket  autorëve të krimit.
    Julian Sula i njohur edhe si kundërshtar i Aldo Barës, drejtues i një tjetër grupi kriminal në Lushnjë,  i është bërë edhe më herët atentat.
    Emri i tij është përmendur edhe në masakrën e Lushnjës ku mbetën dy të vrarë, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe dy të plagosur. Dyshohet se personi i tretë që ishte në makinë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin ka qenë pikërisht Julian Sula./vizionplus.tv

  • E RËNDË – Gjendet pa shenja jetë në Shkodër 72- vjeçari, një 55- vjeçar në Koplik gjendet i dëmtuar

    E RËNDË – Gjendet pa shenja jetë në Shkodër 72- vjeçari, një 55- vjeçar në Koplik gjendet i dëmtuar

    Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi:
    -në rrugën “Myzafer Pipa”, është gjetur pa shenja jete, në trotuar, shtetasi G. J., 72 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrore (arrest kardiak);
    -më datë 21.11.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, është gjetur në rrugë, i dëmtuar, shtetasi A. K., 55 vjeç, banues në Koplik, i cili dyshohet se është rrëzuar pasi ka qenë në gjendje të dehur;
    -dje, në lagjen “Perash”, një 13-vjeçar dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, për motive të dobëta.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Kush ishte shënjestra e atentatit në Lushnje, zbulohen detaje

    Kush ishte shënjestra e atentatit në Lushnje, zbulohen detaje

    Kronikë E Martë, 25 Nëntor 2025 12:44
    Atentati me armë zjarri në Lushnje kishte objektiv 45-vjeçarin J. Sulo. Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se nga një automjet në lëvizje e sipër është qëlluar me armë zjarri në drejtim të 45-vjeçarit, i cili mbeti i plagosur në këmbë.
    Pak minuta më vonë, automjeti që dyshohet se u përket autorëve është gjetur i djegur në fshatin Lifaj. Brenda në makinë është gjetur edhe një pistoletë.

    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    J. Sulo njihet si një nga kundërshtarët e Aldo Bares, pjesëtar i bandës së Lushnjes. Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Ndërsa ka qenë i dyshuar edhe në atentatin ndaj J. Hoxhës dhe Z. Latifit, miq të nipit të Aldo Bares.

  • Atentat në Lushnjë, plagoset emri i njohur për policinë

    Atentat në Lushnjë, plagoset emri i njohur për policinë

    Kronikë E Martë, 25 Nëntor 2025 11:27
    Të shtëna me armë zjarri jaë regjistruar paradien e sotme në Lushnjë.
    Mësohet se tre persona kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje.

    Pak minuta më pas, është gjendur një makinë e djegur në fshatin Lifaj në Lushnje, që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

     

    Njoftimi i policisë: 
    Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.
    Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.