Tag: dyshja

  • Dyshja e serialit “Safir” në një marrëdhënie romantike? Aktorja ndan foton që po bën xhiron e rrjetit

    Dyshja e serialit “Safir” në një marrëdhënie romantike? Aktorja ndan foton që po bën xhiron e rrjetit

     Dy aktorët e dashur për publikun, Özge Yağız dhe Halit Özgür Sarı, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
    Dyshja, e njohur gjatë xhirimeve të serialit “Safir”, i cili transmetohet çdo ditë në Vizion Plus, së fundmi u përfolën se mund të jenë në një lidhje dashurore.Lexo edhe :Related Posts
    Aktorja Yağız theu heshtjen me një reagim jo të drejtpërdrejtë, por plot humor në rrjetet e saj sociale.
    Ajo publikoi një foto të një filxhani, ku shkruhej fraza “Vidi Vidi Etma”, duke mos përmendur asnjë emër, por duke lënë hapësirë për interpretime.

    Ky postim u përhap shpejt në rrjetet sociale. Edhe pse aktorja nuk mohoi dhe as konfirmoi zërat për një lidhje me Halit Özgür Sarı, gjesti i saj u interpretua nga mediat turke si një reagim i koduar ndaj thashethemeve, që shtoi kuriozitetin rreth raportit të tyre.
    Ndërkohë vetëm pak ditë më parë u përfol se aktorja Özge Yağız i dha fund marrëdhënies me Burak Berkay Akgül, pasi dyshja kanë fshirë të gjitha fotot që kanë pasur në rrjetet sociale së bashku.
    Özge Yağız dhe Halit Özgür Sarı vazhdojnë të mbajnë miliona shikues pas ekranit të Vizion Plus me performancat e tyre në serialin “Safir”.
    Seriali “Safir” transmetohet çdo mbrëmje në 20:15 në Vizion Plus.  Ky serial turk, i nominuar për International Emmy, rrëfen dashuri të ndaluar, sakrificë dhe konfliktet familjare.

  • Dyshja e re e showbiz-it turk? Një like që ndezi zërat!

    Dyshja e re e showbiz-it turk? Një like që ndezi zërat!

    Mediat turke kanë shpërndarë lajme të reja që kanë tërhequr vëmendjen e fansave të showbiz-it turk, duke sugjeruar se aktorja e njohur Demet Özdemir dhe futbollisti i Galatasaray, Lucas Torreira, mund të jenë çift i ri. Lajmet për një lidhje mes tyre filluan të qarkullojnë pas një detaji të vogël, që nuk u shpëtoi ndjekësve të tyre.
    Një foto e fundit e ndarë nga Demet në Instagram ka tërhequr vëmendjen, pasi Lucas Torreira ka bërë një “like” publikisht, duke u bërë kështu i pari veprim që i ka shtuar dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre. Ky reagim ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ndërkohë që mediat turke kanë filluar të spekulojnë për një romancë të mundshme.
    Portali i njohur turk, Magazinane, ka shkruar se ky “like” mund të jetë konfirmimi i lidhjes së tyre, duke përdorur shprehjen “Sevgili olduklarının ilanı gelmiş” (Përkthyer: “Erdhi konfirmimi i lidhjes së tyre”). Ky titull ka shtuar më tej zërat për një lidhje mes aktores dhe futbollistit.

    Pavarësisht kësaj, as Demet dhe as Lucas nuk kanë reaguar ende publikisht për të konfirmuar nëse ka një lidhje romantike mes tyre. Megjithatë, fansat e kanë mbushur rrjetet sociale me pyetje dhe komente, duke pritur me padurim të mësojnë nëse dyshja do të pranojë publikisht lidhjen e tyre.

  • Costacurta nuk ka dyshime: Allegri dhe Tare janë tashmë dyshja më solide në Serie A

    Costacurta nuk ka dyshime: Allegri dhe Tare janë tashmë dyshja më solide në Serie A

    Alessandro Costacurta, ish-mbrojtës dhe figurë emblemë e Milanit, aktualisht komentator televiziv dhe fytyrë e “Sky Sport”, ka dhënë një intervistë për “La Repubblica”. Në të ka trajtuar disa tema aktuale që lidhen me Serie A, duke filluar nga merkatoja: “Napoli dhe Milani kanë lëvizur mirë, janë përforcuar. Ekipet e tjera i shoh të ngadalta, pavarësisht shumë trajnerëve të rinj”.
    Duke u ndalur më tej në këtë çështje, ‘Billy’ shprehet: “Dua të shoh nëse Fabregas do të dijë të konfirmohet. Dhe nëse Interi do të arrijë ta harrojë finalen e Mynihut, kampionatin e humbur dhe largimin e Inzaghit. Chivu nuk do ta ketë të lehtë”.
    Megjithatë, zgjedhjet e para të Interit dhe Juventusit për pankinën ishin të tjera: “Fabregas dhe Conte? Është një motivim më shumë, por duhet të jenë krenarë që janë thirrur, kanë një mundësi të madhe. Antonio është një nga 6-7 trajnerët më të mirë në botë, është normale të kërkohet. Edhe Cesc vjen nga një kampionat i shkëlqyer. Kështu që nuk besoj se Tudor dhe Chivu janë mërzitur që kanë ardhur pas të tjerëve, përkundrazi”.
    Sa i përket Milanit, është kthyer Max Allegri dhe ka mbërritur Igli Tare si drejtor sportiv: “Max ndonjëherë është paksa shumë i kujdesshëm, por e vlerësoj si një nga trajnerët më të mirë në botë, fitues. Milani më shumë se të bëjë spektakël duhet të gjejë rezultatet, Allegri është personi i duhur. Bashkë me Taren janë tashmë dyshja më solide në Serie A”.

  • A do të nisë një histori e re dashurie? Elinara i përgjigjet ftesës së Erandit

    A do të nisë një histori e re dashurie? Elinara i përgjigjet ftesës së Erandit

    Një nga raportet më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Ferma VIP” ka qenë pa dyshim ai mes Erand Sojlit dhe Elinara Shehut. Dyshja jo vetëm që spikatën për mënyrën si luajtën lojën, por edhe për dinamikën e afërt që krijuan mes tyre, duke ngjallur dyshime për një marrëdhënie të mundshme romantike.

    Megjithatë, pas eliminimit të Elinarës nga loja, ajo u shpreh në “Ferma Club” se nëse Erandi do të kishte ndjenja të vërteta për të, nuk do ta kishte eleminuar atë nga gara për çmimin e madh.
    Për të sqaruar këtë raport mes tyre, Erandi i ftuar në emisionin “Livingroom” në Vizion Plus, i bëri një thirrje publike Elinares për një takim ballë për ballë, duke shprehur dëshirën për të sqaruar gjithçka që kishte mbetur pezull mes tyre.

    Mesa duket kjo thirrje e Erandit nuk mbeti pa përgjigje nga Elinara. Dyshja është ribashkuar për herë të parë publikisht jashtë formatit të Fermës dhe  kanë zhvilluar një bisedë të shumëpritur nga fansat e tyre.
    Por përveç bashkëpunimeve artistike, Elinara ka konfirmuar se është e hapur për ta njohur Erandin edhe jashtë kamerave dhe vëmendjes së spektaklit, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre mund të ketë një vazhdim edhe në jetën reale.

  • Vrasja e Altin Arapajt në Greqi, avokati i autorit: Kishin konsumuar kokainë, arma ishte e viktimës

    Vrasja e Altin Arapajt në Greqi, avokati i autorit: Kishin konsumuar kokainë, arma ishte e viktimës

    Altin Arapaj

    GREQI- Avokati i Mikel Selimajt, të arrestuarit për vrasjen e Altin Arapajt është shprehur se dyshja kanë qenë miq. Në një intervistë për “Developments Noë”, Nikos Roussopoulos tha se të dy kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine dhe për këtë arsye kanë kërkuar analiza gjaku dhe urine për të vërtetuar konsumin. Arma me të cilën është kryer krimi, sipas tij, i përkiste viktimës.
    “Ajo që pretendon klienti im është se, ndërsa po shkonte ta çarmatoste, arma shkrepi, prandaj plumbi shkoi në faqe. Nëse dikush do të vrasë, nuk qëllon kurrë në faqe, por në kokë, lart në kafkë ose në gjoks. Ata u grindën, por klienti im nuk e mban mend se çfarë ndodhi. Ata nuk kishin asnjë mosmarrëveshje për asnjë shtëpi. Është një pronë për të cilën viktima kishte një mosmarrëveshje me një kanadez. Nuk ka të bëjë asgjë me klientin tim,”- tha avokati.
    Si ndodhi vrasja në Greqi
    Shqiptari Altin Arapaj u qëllua me plumb në kokë nga miku i tij, Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, një person me precedentë penalë për drogë. Dyshja kanë qenë brenda një vreshti në momentin që kanë debatuar me njëri-tjetrin. Dhe në një moment, Selimaj e ka qëlluar Arapajn me plumb në faqe, plumb që i ka përshkuar kokën dhe ka bërë që 41-vjeçari të humbasë jetën. Altin Arapaj rezulton gjithashtu një person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale. Dyshimet janë se dyshja janë përplasur për çështje pazaresh.

  • Plas në Fermë/ Dy banorët s*ks para kamerave! Alba dhe Limi në momente të nxehta poshtë çarçafit

    Plas në Fermë/ Dy banorët s*ks para kamerave! Alba dhe Limi në momente të nxehta poshtë çarçafit

    Dy banorët e ferma VIP, Alba Pollozhani dhe Limi Hoti kanë bërë s*ks para kamerave në reality show. Pamjet e çiftit teksa kryejnë marrëdhënie seksuale në sy të publikut janë bërë virale në rrjetet sociale.
    Në video, dy fermerët shihen qartë duke bërë seks, ndërsa janë të mbuluar me çarçaf. Edhe pak ditë më parë, dyshja u përfolën se kryen marrëdhënie në dhomën e gjumit, ndërsa klithmat e Albës zgjuan banorët e tjerë.

    Dyshja e mohuan, por ishin Big Mama dhe Keisi të cilat iu vërsulën Albës duke e quajtur atë femër të degjeneruar për veprimin që ajo ka bërë, pasi ndodhi situata posht jorganit.
    “E di çfarë zemra ime zemra ime, hallall të qoftë, kur të dalësh miliona klikime ke fitu. Për hajër emri pornostare,”– është shprehur Big Mama.

  • Kaq e patën/ Egli dhe Gjesti i japin fund lidhjes së tyre? Ja detaji që po trazon rrjetin

    Kaq e patën/ Egli dhe Gjesti i japin fund lidhjes së tyre? Ja detaji që po trazon rrjetin

    Gjesti dhe Egli janë dyshja më e përfolur e momentit në rrjet.
    Pas daljes nga ‘BBVA’ dyshja kanë hequr të gjitha fotot e përbashkëta, e ky veprim i tyre ka shqetësuar ndjekësit, shkruan Kosovarja.

    Nuk dihet nese kjo eshte nje ndarje perfundimtare mes tyre, apo ato kane zgjedhur qe te jene sa me privat ne lidhjen e tyre.
    Shume shpejt mendohet qe do marim lajme te reja ne lidhje me marredhenien e tyre.

  • Dy banorë eleminohen, ja dyshja kokë më kokë për fitoren e BBVA4

    Dy banorë eleminohen, ja dyshja kokë më kokë për fitoren e BBVA4

    Kush do të triumfojë në këtë edicion të Big Brother mes Gjestit dhe Rozanës? Votat e mbledhura për dy banorët gjatë javës do t’i shtohen atyre që do të mblidhen tani. Ndërkohë Egli ishte finalistja e katërt e renditur sipas publikut, dhe Laerti i treti.

  • Derbi i Milanos “premton” spektakël, sot akti i parë i gjysmëfinalës së kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit

    Derbi i Milanos “premton” spektakël, sot akti i parë i gjysmëfinalës së kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit

    Kupa e Italisë, rezervon sonte një sfidë speciale, derbin e Milanos në aktin e parë të turit gjysmëfinal.
    Është në fakt hera e katërt që Milan dhe Inter ndeshen në këtë sezon, më herët dy takime në kampionat me një fitore të Milanit dhe një barazim, si dhe një ndeshje finale në superkupën e Italisë ku kuqezinjtë fituan 3 me 2 dhe morë trofeun.
    Për Milanin, kupa është kompeticioni i vetëm që mund të bëjë sa pak  të dhimbshëm këtë sezon mjaft zhgënjyes në kampionat dhe Europë.

    Të gjitha bateritë e skuadrës së Konseisaos janë në dopiosfidën e kupës ndaj Interit.
    Sa i takon organikës në qendër të mbrojtjes duhet te jete dyshja Malik Cau dhe Gabia ndërsa në mesfushë në qendër dyshja Fofana-Rejnders.
    Në krahun e djathtë të mesfushës Baloptazh mes Aleks Himenez dhe Musah.
    Pulisic dhe Leao do të mbështesin Tami Abraham që duhet ta nisë titullar përpara Santi Himenez.
    Në krahun tjetër Inter është në lojë për tre trofe, kampionat, Champions dhe kupa.
    Skuadra e Inzagit që udhëheq kampionatin nuk dëshiron të heqë dorë nga kupa, ndonëse është trofeu më pak i lakmuar për ta.
    Por derbi mbetet një duel prestigji… në raport me ndeshjen e kampionatit kundër Udineses, disa ndryshime tek Zikaltërit, fjala vjen portieri Martinez në vend të Zomës, apo mbrojtje  e re me De Vraj, Bisek dhe Bastoni që është i pezulluar në kampionat.
    Në mesfushë Asllani është i skualifikuar e për këtë arsye nuk do të ketë pushim për Calhanoglu, sikurse do të ndodhe në fakt me Mkitarian që e nis nga stoli.
    Në mesfushë emrat e tjerë do të jenë Fratezi dhe Barela, pasi ky i fundit do të jetë pushim për skualifikim në fundjave në parma.
    Nga krahët Darmian dhe Carlos Augusto dhe në sulm dyshja Markus Turam dhe Korrea. Milan e ka fituar 5 herë kupën e Italisë ndërsa Inter 9 herë.
    Ndeshja transmetohet sonte në 21:0-0 në Tring, ashtu sikurse u transmetua të martën në mbrëmje dueli i parë gjysmëfinale mes Empolit dhe Bolonjës.
    Këta të fundit konfirmuan formën e shkëlqyer duke fituar 3 me 0 në transfertë e duke hipotekuar kualifikimin në finale, Orsolini në minutën e  23 si dhe dy herë Dalinga në minutat 29 dhe 51 i dhanë fitoren kuqebluve të cilët ndeshjen e kthimit e luajnë në shtëpi./vizionplus.tv