Tag: dyshimet

  • Gjendet një person i pajetë në Shkodër, dyshimet e para të policisë

    Gjendet një person i pajetë në Shkodër, dyshimet e para të policisë

    Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.
    Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të rastësishëm, të cilët menjëherë kanë njoftuar Policinë dhe shërbimet mjekësore.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

  • Gjendjet i pajetë një i moshuar në Durrës, dyshimet e para të policisë

    Gjendjet i pajetë një i moshuar në Durrës, dyshimet e para të policisë

    Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit bregdetar të Durrësit.

    Me të marrë njoftim, kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe policia për të hyrë në shtëpinë e tij ku dhe u gjet pa jetë.
    Kanë qenë komshinjtë që pasi nuk e kanë parë të dalë prej dy ditësh kanë kërkuar ndihmë.
    Dyshohet për vdekje natyrale.

  • 6 persona morën pjesë në atentat, dyshimet e reja dhe marrja e kamerave në aeroport

    6 persona morën pjesë në atentat, dyshimet e reja dhe marrja e kamerave në aeroport

    Zhvillimet të reja janë mësuar nga grupi hetimor në lidhje me atentatin e dy ditëve më parë në Rinas, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos rëndë shtetasi Mustafa Sheqeri.
    Nga rindërtimi i ngjarjes që kanë bërë hetuesit, dyshohet se në këtë krim që tronditi opinionin kombëtar janë përfshirë 6 persona, 3 atentatorë, një shofer, një vëzhgues dhe një person tjetër që i priste në fshatin Halil.
    Sipas gazetarit Igli Çelmeta tashmë janë mbledhur të gjitha kamerat në bizneset në zonë, por edhe në aeroport për të identifikuar të dyshuarit.
    “Kanë dyshimet se organizimi i sulmit ka nisur që nga Barcelona. Hetuesit kanë dyshime se Dani ndiqej prej shumë kohësh, dhe është ndjekur dhe kur është nisur drejt Spanjës. Policia ka kryer kontrolle në disa banesa e biznese në Fushë Krujë. Personat e shoqëruar janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje. Dyshohet se kanë qenë të paktën 6 persona, 3 prej tyre zbresin nga makina, një është shofer. Dyshohet se një person ka qenë në parking dhe ka qenë syri i ekzekutorëve. Një person dyshohet se i ka pritur në Halil, ku dogjën mjetin”, tha Çelmeta.

  • Përfshihet nga flakët një automjet/ Ja dyshimet e para rreth ngjarjes

    Përfshihet nga flakët një automjet/ Ja dyshimet e para rreth ngjarjes

    Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme te tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës në Vlorë.
    Automjeti ishte në lëvizje kur ka marrë flakë, ndërsa kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse duke bërë që automjeti të mos digjej plotësisht.
    Sipas infornacioneve të para, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në mjet.

  • E rëndë/ Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Librazhd, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

    E rëndë/ Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Librazhd, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

    Mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit është gjetur nga kalimtarët një trup i pa jetë. Viktima është Nazmi Cani, 63 vjeç.
    Nga dyshimet e para dhe veprimet që po kryen grupi hetimor dyshohet për infarkt.
    Sipas informacioneve, 63-vjeçari nuk është ndjerë mirë gjatë kohës që ngiste mjetin, dhe ka ndaluar duke dal prej tij, në atë moment dyshohet se ka pësuar infarktin. Vijon puna në vendngjarje.

  • Dyshimet e para, përse ndërroi jetë gazetari Artur Zheji

    Dyshimet e para, përse ndërroi jetë gazetari Artur Zheji

    Një ngjarje e rëndë ka noddhur sot në Sarandë. Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, raportohet se ka ndërruar jetë teksa ndodhej me pushime bashkë me familjen.
    Ai ishte duke drekuar në një prej restoranteve të qytetit në rrugën “Butrinti” kur nuk është ndier mirë dhe kërkoi ndihmë mjekësore.
    Raportohet se Zheji ndërroi jetë në ambulancë rrugës për në spital. Rrethanat e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.
    Dyshimet e para janë se ai mund të ketë pësuar arrest kardiak, sidoqoftë pritet që kjo të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
    Policia e Shtetit e konfirmoi ngjarjen përmes një njoftimi të shkurtër për mediat.
    “Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marrë në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndrruar jetë gjatë transportit me Ambulancë”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Dafina Zeqiri, koncert pas lindjes? Fotoja që ndezi dyshimet

    Dafina Zeqiri, koncert pas lindjes? Fotoja që ndezi dyshimet

    Dafina Zeqiri mund të jetë gati të rikthehet fuqishëm në skenë, këtë herë në një stadium. Dyshimet janë shtuar pas një fotoje të postuar nga bashkëshorti i saj, ku çifti shihet duke ecur të përqafuar në një ambient stadiumi, me sfondin e tribunave të kuqe.
    Këngëtarja, e cila u bë nënë së fundmi, duket në formë dhe e buzëqeshur, ndërsa postimi ka ngjallur aludime se ajo mund të jetë duke planifikuar një koncert madhështor pas periudhës së pushimit për shkak të shtatzënisë.

    As Dafina dhe as bashkëshorti i saj nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare, por fansat mezi po presin një rikthim të tillë spektakolar.

  • Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para

    Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Llogarasë në Vlorë ku 22 kuaj janë qëlluar me çifte.
    Për pasojë janë vrarë katër prej tyre, ndërsa tre kuaj të tjerë kanë pësuar dëmtime.
    Sipas tvklan, dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose ndonjë konflikt mes pronarëve që bëjnë guida me kuaj.
    Pjesa më e madhe e tufës qëndronte e lirë në Llogara për t’i parë edhe turistët që vizitojnë zonën.
    Mësohet se për ngjarjen, e cila dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë, policia ka nisur hetimet.