Tag: dyshe

  • ‘Territorialja’ nis punën! Mungon PD, por jo aleatët / Mazniku propozon: Të dalim dyshe e treshe për dëgjesa

    ‘Territorialja’ nis punën! Mungon PD, por jo aleatët / Mazniku propozon: Të dalim dyshe e treshe për dëgjesa

    Komisioni i posaçëm për reformën territoriale ka nisur këtë të martë nga puna me seancën e konstituimit, ku ra në sy mungesa e anëtarëve të Partisë Demokratike.
    Mbledhja e parë u drejtua nga bashkëkryetari i PS, Arbian Mazniku. Mazniku në nisje të mbledhjes tha se fokusi i komisionit duhet të jetë tek gjetja e modeleve apo mekanizmave që qytetarët shqiptarë të çdo bashkie të kenë akses në shërbime.
    “Një kërkesë që do vinte për mbledhjen e radhës është që në dy ose tre faza të diskutimeve publike, unë besoj që do të ishte e udhës që anëtarë të komisionit, jo të gjithë, por në grupe dyshe e treshe, të kemi mundësinë të lëvizim në territor dhe të bëjmë dëgjesa drejtpërdrejt vetë, në zona të ndryshme, me grupe të ndryshme të territorit, në mënyrë që të prekim deri diku drejtpërdrejt si anëtarë të komisionit problematikat. Qofshin njësitë e pushtetit vendor, qofshin qytetarët tanë në raport me pushtetin vendor, dhe të kemi mundësinë t’i raportojmë në mënyrë të qenësishme.
    Kështu që unë do kisha shumë dëshirë që ky komision të ishte në fakt më shumë se një grup pune, një vend ku ne të kemi një punë të prekshme, diskutime të qenësishme, të hapura dhe të shohim të gjitha opsionet e mundshme, dhe të synojmë për të gjetur zgjidhjet më të mira.”, tha Mazniku.
    Deputeti socialist Arbjan Mazniku, gjatë fjalës së tij, tha se objektivi final “është që të krijojmë një reformë ku të sigurohemi që të kemi institucione të afta, efikase dhe demokratike”.
    Më tej, sa i përket qeverisjes vendore, Mazniku u shpreh se bashkitë në vend kanë funksionuar në mënyrë efektive.

  • PD mungon në mbledhjen e parë të Komisionit për “Territorialen”, Mazniku: Të dalim dyshe-treshe për dëgjesa

    PD mungon në mbledhjen e parë të Komisionit për “Territorialen”, Mazniku: Të dalim dyshe-treshe për dëgjesa

    arbjan mazniku

    TIRANË- Është mbajtur sot në Kryesinë e Kuvendit mbledhja e parë e Komisionit të Posaccëm për Reformën Territoriale, ku ra në sy mungesa e anëtarëve të Partisë Demokratike, por jo të aleatëve të saj si Arbjan Mazniku dhe Edmond Haxhinastlo.
    Mbledhja e parë u drejtua nga bashkëkryetari i PS, Arbian Mazniku, i cili tha se fokusi i komisionit duhet të jetë tek gjetja e modeleve apo mekanizmave që qytetarët shqiptarë të çdo bashkie të kenë akses në shërbime, si dhe propozoi aëtarët e këtij komisioni të zbresin në terren për dëgjesa.
    “Një kërkesë që do vinte për mbledhjen e radhës është që në dy ose tre faza të diskutimeve publike, unë besoj që do të ishte e udhës që anëtarë të komisionit, jo të gjithë, por në grupe dyshe e treshe, të kemi mundësinë të lëvizim në territor dhe të bëjmë dëgjesa drejtpërdrejt vetë, në zona të ndryshme, me grupe të ndryshme të territorit, në mënyrë që të prekim deri diku drejtpërdrejt si anëtarë të komisionit problematikat. Qofshin njësitë e pushtetit vendor, qofshin qytetarët tanë në raport me pushtetin vendor, dhe të kemi mundësinë t’i raportojmë në mënyrë të qenësishme.
    Kështu që unë do kisha shumë dëshirë që ky komision të ishte në fakt më shumë se një grup pune, një vend ku ne të kemi një punë të prekshme, diskutime të qenësishme, të hapura dhe të shohim të gjitha opsionet e mundshme, dhe të synojmë për të gjetur zgjidhjet më të mira.”, tha Mazniku./ZËRI 

  • Roger Federer rikthehet në fushë, do të luajë në lojën dyshe në turneun e Shangai

    Roger Federer rikthehet në fushë, do të luajë në lojën dyshe në turneun e Shangai

    10 Tetor 2025

    9:43

    Telesport

    Tenisti Roger Federer do të rikthehet në fushë këtë të premte në një ndeshje miqësore që do të zhvillojë në Shangai (Kinë). Zvicerani, ashtu si në vitin 2024, është i ftuar special i ndeshjes dyshe që do të mbyllë ditën aziatike me eventin “Roger & Friend Celebrities Doubles”.
    “Shanghai ka qenë gjithmonë një vend i veçantë për mua. Faleminderit tifozëve, kujtimeve të mrekullueshme dhe gjithashtu një pasioni të vërtetë për lojën e tenisit“, tha Federer kur konfirmoi pjesëmarrjen e tij në event.
    Roger do të luajë së bashku me aktorin kinez Donnie Yen, një nga eksponentët më të famshëm të zhanrit të filmave të arteve marciale. Kundër tyre janë ish-tenisti Jie Zheng dhe një aktor tjetër, Wu Lei. Ndeshja do të fillojë menjëherë pas çerekfinales së Masters 1000 midis Medvedev dhe De Minaur.
    Duket se Roger është gjithmonë i lumtur të kthehet në Shangai. Vitin e kaluar, ai ishte protagonist në një tjetër ndeshje dyshe. Vjet ai ndau fushën me aktorin Eason Chang, kundër dyshes së fituesit të medaljes së artë olimpike të pingpongut Fan Zhendong dhe tenistit Zhizhen Zhang.
    Federer arriti të rikthehej në histori të shumë sukseseve të tij në fushat me cement të Shangait, ku ai ka triumfuar dy herë.

  • Do të ishte dyshe e frikshme me Jamalin, te Barcelona e pranojnë: Niko Uilliamsi dëshiron të vijë te ne

    Do të ishte dyshe e frikshme me Jamalin, te Barcelona e pranojnë: Niko Uilliamsi dëshiron të vijë te ne

    Niko Uilliamsi është kthyer sërish në kryefjalë të merkatos në La Liga. Sulmuesi i krahut është një objektiv i Barcelonës, e cila e kërkoi me ngulm që në verën e shkuar. Së bashku me Jamalin do të krijonin një dyshe mjaft të frikshme, teksa njihen mjaft mirë me njëri-tjetrin për shkak të të qenurit bashkë në Kombëtaren spanjolle.
    Vetë drejtori i Barcelonës, Deko, e ka pranuar se Niko Uilliamsi dëshiron t’i bashkohet katalanasve. Ish-futbollisti portugez ka deklaruar për “La Vanguardia”-n se klubi do të përpiqet të nënshkruajë me talentin e Atletikos këtë verë.
    “Po, Niko Uilliamsi dëshiron që të vijë… dhe ne do të përpiqemi! Nikoja, njësoj si lojtarët e tjerë, po tregon një dëshirë të fortë për të ardhur dhe nëse kushtet e duhura do të përputhen në këtë rast, sigurisht që do të provojmë ta përfundojmë marrëveshjen”, ka thënë Dekoja./Sport Ekspres/

  • Jasir Asani besnik me Silvinjon edhe kur trajneri e lë në stol, Zhegrova ëndërron dyshe sulmi me Brojën

    Jasir Asani besnik me Silvinjon edhe kur trajneri e lë në stol, Zhegrova ëndërron dyshe sulmi me Brojën

    Adriatik BALLA
    Sulmuesi anësor i Kombëtares, Jasir Asani, i është besnik trajnerit Silvinjo edhe kur tekniku brazilian e lë në stol, madje edhe sikur ta dërgojë në tribuna. Kjo pasi Asani sheh te Silvinjo personin që e ftoi në Kombëtare, duke e marrë nga Korea e Jugut dhe duke e veshur kuqezi, ku ai përjetoi me fanellën e përfaqësueses emocione të papara. “Silvinjo me mori nga Korea dhe me dha mundësinë të veshë fanellën kuqezi, nëse ai ma kërkon jo në stol por në tribuna shkojë, emocionin qe ma ka dhëne debutimi me kombëtaren nuk do ma jepte as fitimi i kupës së botës me një kombëtare tjetër, unë nuk jam mosmirënjohës dhe kurrë nuk do refuzoja të dilja në nxemje, siç shpifet nga disa media”, shprehet Asani. Ai luajti ndaj Anglisë, por u la në stol në përballjen ndaj Andorrës në “Air Albania”. Në media u shkrua se Asani ishte i pakënaqur me vendimin e trajnerit Silvinjo.
    Zhegrova: Me Brojën do të kisha bërë një dyshe fantastike
    Fjalë të mira për përfaqësuesen kuqezi dhe sulmuesin Armando Broja ka dhënë së fundmi edhe sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova. Ai është i bindur se bashkë me Brojën do të kishin formuar një dyshe fantastike në fushë dhe që do të bënin shumë gola. Për të do të ishte krejt normale që ai të luante për Shqipërisë, asi Kosova e Shqipëria janë një. “Unë dhe Broja, çfarë dyshe do të kishim qenë bashkë. Nëse do të kishte ekzistuar si mundësi, do luaja si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë, sepse për mua të dyja janë një”, theksoi Zhegrova. Ndërkohë, Lila të premten njoftoi për mungesën e Zhegrovës dhe Ethan Mbapesë. Për yllin kosovar në konferencë për shtyp foli trajneri i Lilës, Bruno Genesio. “Ne kemi shpresuar ta kemi në skuadër Zhegrovën për të dielën. Qartë se nuk prisnim që ai të ishte gati të luante nga fillimi pasi Edoni është jashtë për më shumë se tre muaj. Por në fund gjendja e tij nuk ishte aq e kënaqshme sa ta përfshijmë në skuadër”, tha Genesio. Zhegrova po e vazhdon rehabilitimin gradual në skuadër, ka vazhduar trajneri i Lilës. Zhegrova i është nënshtruar një ndërhyrjeje, por faza e rikuperimit po zgjat më shumë se që pritej. Më 5 prill, Lila luan në udhëtim ndaj Lionit, në kuadër të xhiros së 28-të. Në atë ndeshje Zhegrova mund të përfshihet në skuadër.
    Kulolli shkëlqen me Sionin, dëshiron të luajë për Kosovën
    32-vjeçari kosovar, Benjamin Kololli po shkëlqen te Sioni në Superligën e Zvicrës, duke rigjetur formën e tij të dikurshme. Pas rikthimit nga Japonia – së pari te Bazeli e pastaj te Sioni – në futbollin zviceran, Kololli tashmë po shkëlqen, duke shënuar gjashtë gola e dy asistime në 14 ndeshje në elitën e futbollit zviceran. Mirëpo, këto statistika duket se nuk e kanë zgjuar interesimin te Kosova për ta rikthyer në kombëtare. Për këtë ka folur vetë Kololli për “Blick”. “Nuk jam dëgjuar kurrë me të. Kështu që gjithë çfarë unë duhet të bëj te Sioni është ta jap më të mirën dhe automatikisht të bëhem qendër e vëmendjes”, ka thënë Kololli. Benjamin Kololli ka 24 paraqitje me kombëtaren e Kosovës, mirëpo nuk është ftuar te kombëtarja dardane që nga viti 2022. Ndeshja e tij e fundit ishte ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve, më 5 qershor 2022.