Analisti Denis Dyrnjaja, duke komentuar të ashtuquajturën “kafe” të Salianjit mes disa fitues të primareve dhe të votave në listën e hapur të PD-së, u shpreh se për Berishën kjo nuk do të thotë asgjë, sepse ai ka parë shumë lëvizje të tilla dhe të gjitha i ka “shuar”.
Biseda
Dyrnjaja: Sa ka parë Berisha si këta e sa këta, më keq se këta e më intrigantë se këta, edhe i ka ekzekutuar të gjithë, i ka likuiduar si armiq të partisë.
Rakipi: Kështu që doktori i heq këta thua?
Dyrnjaja: Doli, tha një fjalim, edhe Saljani ka qenë në këtë zyrë, tha, edhe Alimehmeti ka qenë në këtë zyrë. Mesazhi ishte ai, ça ishte?
Lesi: Njërin nga ata e bëri këshilltarët të lartë për sigurinë kombëtare. Gjunkshin e emëroi këshilltar të lartë sot.
Dyrnjaja: Pse ajo do ta mbajë Gjunkshin që të mos shkojë me ta?
Rakipi: Se duket si puçi i kafenesë, siç thanë ata, por një shqetësim kishte.
Dyrnjaja: Problemi është çfarë do të sjellin.
Lesi: Ka njoftim para një ore e gjysmë. Salianji ka foltoren e vet në Durrës.
Tag: dyrnjaja
-

Dyrnjaja për efektin politik të “kafes” së Salianjit: Sa ka parë Berisha si këta, i ka ekzekutuar të gjithë si armiq…
-

Pezullimi i Ballukut/ Dyrnjaja: SPAK gaboi, hera e parë që Gjykata Kushtetuese vihet në sprovë të tillë…
Analisti Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kërkesën që kryeministri ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për heqjen e pezullimit ndaj Ballukut.
Dyrnjaja tha se kjo është hera e parë që GJK vihet në një sprovë të tillë, ndërkohqë që shtoi se SPAK duhet t’i ishte drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Ballukut dhe jo ta pezullonte.
Biseda:
Denis Dyrnjaja: Që nga viti 1998, kjo është hera e parë që vihet në sprovë GJK, për interpretime të këtij niveli, të kësaj kategorie. Për analogji, do të ngritja një pikëpyejte si SPAK veproi me dy standard për Veliajn. Jemi para faktit, prishen apo jo provat? Pse SPAK nuk kërkoi pezullimin nga detyra të Veliajt? U lejua ai të vijonte detyrën. Pse për Veliajn? Sepse është i zgjedhur. Ndërsa zonja Balluku e ka të njësuar mandatin e deputetit me funksionin. Ose do të rrimë në standard, pra kjo është sprova e parë. SPAK, normalisht duhet të shkonte në Parlament dhe të kërkonte mandatin, por ka adresuar gabim çështjen.
Klodiana Lala: Pse ta kërkojë kur vetë GJK ia ka dhënë, në rastin Berisha, e ka konsideruar legjitim. GJK e ka dhënë përgjigjen për këtë çështje. Për rastin Berisha ka thënë se prokuroria mund të kërkojë masa alternative pa kërkuar mandatin e deputetit. I vetmi diskutim për Ballukun mund të jetë a mund të barazohet funksioni me mandatin e deputetit.
Denis Dyrnjaja: Po mandati është i njësuar. -

Përshendetje ju sjell nga Brazili/ Dyrnjaja: Berisha u rikthye në origjinën e PPSH
Analisti Denis Dyrnjaja e krahasoi nisjen e fjalës së Sali Berishës dje në Foltoren përpara kryeministrisë, si një reminishencë me përshëndetjet që vinin në kongreset e PPSH-së, 40 vite më parë nga partia simotra nëpër botë dhe kjo, sipas Dyrnjasë, bëhet për të inkurajuar masat.“Mua mu duk shumë interesante se pashë Berishën të kthyer në origjinën e hershme me përshëndetje nga parti simotra si në kongresin e 8 të të PPSH-së, ku vinin përshëndetje nga Vietnami apo vende të tjera socialiste për t’i dhënë inkurajim masës. Dhe si në 1985 tani në 2025 kthehemi në të shkuarën.Por nuk korresopdon forca e fjalës me atë që ndodh poshtë.Këtu ka një problem disproporcional. Berisha mendon se mund të ketë sukses dhe nuk mund të ketë dyshim se ka marrë 500 mijë vota. Kaq pushtet do Berisha dhe mjafton të jetë aty”- tha Dyrnaja.
-

Solli përshëndetjet nga Brazili, Dyrnjaja: Berisha u kthye në origjinë, si partitë simotra në Kongresin e vitit 1985
Analisti Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e krahasoi nisjen e fjalës së Berishës sonte në Foltoren përpara Kryeministrisë, si një reminishencë me përshëndetjet që vinin në kongreset e PPSH-së, 40 vite më parë nga partia simotra nëpër botë dhe kjo, sipas Dyrnjasë, bëhet për të inkurajuar masat.
“Mua mu duk shumë interesante se pashë Berishën të kthyer në origjinën e hershme me përshëndetje nga parti simotra si në kongresin e 8 të PPSH-së, ku vinin përshëndetje nga Vietnami apo vende të tjera socialiste për t’i dhënë inkurajim masës. Dhe si në 1985 tani në 2025 kthehemi në të shkuarën.
Por nuk korresopdon forca e fjalës me atë që ndodh poshtë.
Këtu ka një problem disproporcional. Berisha mendon se mund të ketë sukses dhe nuk mund të ketë dyshim se ka marrë 500 mijë vota. Kaq pushtet do Berisha dhe mjafton të jetë aty”- tha Dyrnjaja. -

21 Janari, Dyrnjaja: Deputeti i PS-së Agron Malaj element kyç për dosjen. Duhet pyetur
Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 21:49
Dosja e 21 Janarit është rikthyer me thirrjen e SPAK-ut që Sali Berisha të paraqitet. Gazetari Denis Dyrnjaja thotë se dëshmia e një personi në mënyrë të veçantë mund të jetë kyçe. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Dyrnjaja tha se dëshmia e ish-deputetit të PS, Agron Malaj, do të hidhte dritë mbi ngjarjen.
”Mendoj se element kyç është Agron Malaj. Ish-deputet i PS, sot kryetar i Bashkisë së Matit. Personi që di kush dha urdhër, pse dhe në çfarë kohe është ai.Një njeri që duhet të merret dhe të zbërthehet. Të dhënat na çojnë që ky njeri është pikë kyçe për të kuptuar si ka vepruar grupi i zjarrit.
Si kaloi ky njeri nga krahu në frontin e njeriut që mban përgjegjësi për grupin e komanduar që do të hapte zjarr. Një njeri që ka kapërcyer ylberin. E them këtë politikisht. Ka pasur indikacione që protesta do të ishte e dhunshme”.
-

Vendimi i GJK për Veliajn, Dyrnjaja: Fitoi Republika, Rama mori një përgjigje shembullore
Analisti Denis Dyrnjaja, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e shkarkimit të Erion Veliajt, u shpreh se pesë anëtarë të gjykatës ruajtën Republikën.
“Unë mendoj se sot ka fituar Republika si koncept. Se rrëzoi Ramën dhe u vuri kufirin se nuk mund të kalohet kjo vijë e kuqe dhe mori një përgjigje shembullore.
Pesë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë ruajtur Republikën, nuk kanë marrë një vendim. Ky skenar që këtë e ka përgatitur Rama është marrëzi politike se dashka edhe shkarkimin, por edhe nuk e dashka. Kur u bë kushtetuta nuk u mendua se do të vijë Erion Veliajt dhe do t’i përgjigjet këtij rasti.
GJK mori vendim superkorrekt për veten dhe republikën. Ka futur presidentin në një situatë që është përdorur në mënyrë skandaloze nga kryeministri. Rama përdori një taktikë për ta përdorur çështjen në sensin administrativ, por kjo është situatë kushtetuese”- tha Dyrnjaja. -

“PD në zgjedhje, si dyqani politik i Berishës”, Dyrnjaja: Opozita manipulon edhe zgjedhjet brenda partisë
Analisti Denis Dyrnjaja tha se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishte e pritshme nga të gjithë, pasi strategjia e ndjekur nga Sali Berisha kishte në qendër krijimin e një grupi parlamentar me deputetë besnikë, që të mund t’i përdorë më pas si mburojë në përballjen me drejtësinë.
“Dihej që do humbte PD-ja në atë mënyrë që vendosi të paraqesë një skuadër mbrojtëse, jo si skuadër sulmuese. Me kontingjentin që u fut ishte një skuadër mbrojtëse, nëse mund ta quajmë dhe mbrojtëse. Unë faktikisht e quaj si dyqanin e Berishës që mori brenda dyqanit vetëm ata njerëz që kishte nevojë që të merrte dhe për katër vitet e ardhshme i dha nga një mandat që të jenë deputetë në parlament, për interesa krejt personale të Berishës dhe atyre bashkë”,- tha Dyrnjaja në Report Tv.
Analisti tha se Berisha duhej të testonte në listë të hapur figurat e “vjetra” politike të Partisë Demokratike, të cilat edhe sot kryesojnë kupolën e kësaj force poltike.
“Rasti më tipik është paraqitja e zonjës Tabaku dhe zotit Alimehmeti, të cilët ishin njerëz të preferuar të popullit dhe imagjinoni në një moment që të ishte garë me listë të hapur të Partia Demokratike, aty do të dukeshin dhe vlerat.
Kjo duhej bërë që të kuptonim vërtet cila është vlera e Flamur Nokës, Edi Palokës, Albana Vokshit, Tritan Shehut dhe të gjithë të tjerëve. Duke qenë në listë të sigurt nuk e dimë cila është pesha specifike e tyre, nuk e dimë sa të votuar janë këta, se nëse janë të votuar duhet t’u themi më fal dhe vazhdoni, duhet t’i inkurajojmë”,- tha analisti.
“Sali Berisha e di sa vota ka marrë në 2021 se ishte në listë të mbyllur? 3600. Sali Berisha merr 3600 vota. Edhe për fytyrë, për të dhënë një lloj karikimi politik i takonte që të merrte më shumë, edhe pse ishte Lulzim Basha kryetar. Madje ato kanë qenë zgjedhjet më të mira të PD-së, midis humbjeve të saj”,- shtoi ai.
Analisti Dyrnjaja nxorri në pah hipokrizinë e Partisë Demokratikë në publik, ku ankohen për manipulim votash (pavarësisht se këtë e bëjnë vetëm për qarqet ku humbin) ndërsa nuk lejojnë zhvillimin e pastër të një procesi zgjedhor, brenda partisë.
“Ata manipulojnë zgjedhjet brenda partisë, e kemi thënë disa herë. Bëjnë primaret dhe nuk nxjerrin as ata që dalin nga primaret. Kjo historia e opozitës dhe PD-së ka marrë fund që kur në këtë parti udhëheq pandalimisht Sali Berisha. Është njeriu që bën vetëm komplote, intriga me paranojat e veta që ka për grupe, për kundërshtarë. I kthen në realitete, njësoj si Enver Hoxha dikur.
Në të gjithë historikun e vet politik, Sali Berisha është munduar të luftojë njerëzit të cilët mendon se do i bëjnë gropën. Është aq i vogël në paranoja që i kthehet pastaj në intrigë politike, sa ka eliminuar njerëz. Në vend që ta bashkonte opozitën, të gjente mënyrën, të thoshte: unë po bëj një hap pas, nuk jam unë kandidati për kryeministër, do të vendosim një kandidaturë të përbashkët që do të unifikonte opozitën’,- tha Dyrnjaja. -

Lobimi i PD, Rakipi: Paguajnë emigrantët apo oligarkët? Dyrnjaja: Garantori, si Ver Llapa!
Ditët e fundit është zbuluar një kontratë lobimi 6 milionë dollarë për Partinë Demokratike në SHBA. Kjo parti pretendon se paratë janë paguar nga emigrantë shqiptarë përmes një fondacioni.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për këtë çështje dhe për burimin e parave.
Ylli Rakipi pyeti nëse këto para i kanë paguar emigrantët apo oligarkët. Ndërkohë Denis Dyrnjaja tha se garantori i kontratës, i ngjan me “Ver Llapën”.
Biseda:
Ylli Rakipi: Këto 6 milionë dollarë i japin emigrantët, apo oligarkët? Se po qe se 6 milionë i japin emigrantët, paskemi emigrantë të pasur ne.
Denis Dyrnjaja: Kemi filantropin Nuredin…
Ylli Rakipi: Ja ky po… Seçi
Enton Abilekaj: Nuk luhet me të pavërteta. Ky është garantori. Ne mund të themi se është garant, ka qenë te VATRA dhe është futur te MAGA dhe ka dalë garantues. Çfarë, duhet të jetë miliarder ky? Ne nuk e dimë. Por nuk e denigrojmë dot një njeri se ka vënë një firmë.
Denis Dyrnjaja: Sikur të nxirrte Soros, Ver llapën, garantues. Ky është si Ver llapa…
Enton Abilekaj: Ky ka marrë dekoratë nga Bashkia e Tropojës. Pse e urren njeriun që firmos pro Berishës?
Denis Dyrnjaja: Është qesharake.
Enton Abilekaj: Ti urren njeriun që firmos pro Berishës. Mos të nisemi nga premisa të pavërteta.
Denis Dyrnjaja: Ti pranoje por unë nuk e pranoj dot, më fyen inteligjencën. Është sikur Soros të merrte Ver llapën.
Preç Zogaj: Ka institucione për këtë. Po hymë ne opinione kjo bie. Ata që I kanë hyrë kësaj pune, organet janë në detyrën e tyre ta shikojnë.
