Tag: dyqan

  • ‘Kisha 12 milionë lekë të reja me vete’, u grabit nga Nuredin Dumani, dëshmon në GJKKO kambisti: Në shtëpi ishte…

    ‘Kisha 12 milionë lekë të reja me vete’, u grabit nga Nuredin Dumani, dëshmon në GJKKO kambisti: Në shtëpi ishte…

    Xhemal Lici është një nga kambistët që është grabitur nga Nuredin Dumani, i cili në lidhje me këtë ngjarje po dëshmon sot në GJKKO.

    Në dëshminë e tij, siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ai ka treëguar gjithë cka ndodhur ditën kur u grabit nga i penduari i drejtësisë tashmë, ngjarje e ndodhur në 2012.
    “Atë ditë kisha marrë 12 milion lekë të reja me vete. I vura tek bagazhi i makinës dhe kur u ktheva për të hipur në makinën time ata u futën dhe njëri më goditi.
    “Zakonisht unë dilja në orën 6:30 nga shtëpia, e kam shtëpinë dy katëshë në lagje Kala. Mora 12 milionë lekë të reja. I kisha në çantë, i futa lekët ne bagazh të makinës. Pastaj u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj më gjuajtën me plumb në gjoks dhe në gju. Makina ishte e hapur, doja të mbyllja derën e shtëpisë. E pashë makinën e autorëve duke shkuar te makina ime. Ishte një Peugot makina e tyre. Fillimisht më sulmoi njëri pastaj të tjerët. Më goditën me tytë. Kishte disa lloje goditjesh. U ngrita të futesha në shtëpi. Kur vajta te dera humba ndjenjat.
    Lekët i morën në moment, ishin disa. U qëllova me armë, pistoletë ishte. Nuk foli njeri. Në shtëpi kisha gruan, personat nuk hynë në shtëpi. Sa isha unë aty nuk i lashë. Mesa pashë tre më goditën, njëri mori lekët. Ishin me kapuç dhe veshje doku blu si uniformë policie, si ato të ndërhyrjes së shpejtë.
    Ishte një makinë që pashë, më vonë mora vesh që ishin më shumë makina. Ajo që pashë unë ishte me xhama të zinj. E konstatova, nuk dyshova, se po të dyshoja…
    Lekët që merrja nga shtëpia, i çoja në dyqan. E bëja përditë këtë punë, nuk i lija lekët në dyqan. Në qershor- gusht ishte puna më e madhe e kambistëve. Kisha një punonjëse në dyqan. Kam pasur dhe një që e mbaja si roje.
    Në ‘94 isha kambist ilegal në 2010 hapa dyqan. Isha filial i një personi tjetër. Kishte njerëz, i shikoja si klientë. Gruaja ime kishte dyqan ushqimore në atë kohë. Talo Çelën nuk e njihja në atë periudhë. 16 Deri në 2012 as nuk e kisha dëgjuar. I vëllai i tij, Bujar Çela vinte dhe i thoja ça u bë me ata njerëzit. I thashë mos të të shoh më në dyqan, ai interesohej, por nuk i vinte keq atij për mua, ishte i panjohur, nëse vjen për këtë punë mos të të shoh më këtu.
    Nuk e dija që Bujari ishte vëllai i Talo Çelës. Ai ka punuar taksist te rruga në të zezë. Thyente ndonjë 20-30 euro. Pyeti një herë, nuk i dhashë përgjigje, pyeti sërish nuk i thashë ty s’të vjen keq për mua Bujar pse pyet. Kur pyeti sërish, i thashë Bujar pse pyet, kjo është mizë nën kësulë.
    Dhjetë vjet më pas dhe një vit para se të fliste Dumani, unë e pashë Talo Çelën te intervista e Spartak Kokës, iu thashë familjarëve, ky është ai që më goditi. Kur foli Dumani, e kuptova vërtet. As Dumanin nuk e njihja, por e mora vesh nga televizori. E mora vesh kur u vetëdorëzua.
    Ishin mbi katër vetë, por Dumani vetë ka thënë që ishte pjesëmarrës, unë nuk e kujtoj dot.
    Njëri ishte më i gjatë, më i hollë. Ishte nja 1.75, më goditiste nga mbrapa me tytë. Njëri ishte në makinë. Më ka qëlluar nga makina më gërvishti plumbi te koka. Ishin pak a shumë me si ato kostumet e policisë me xhepa. Njëri kishte dorezë te dora, në kokë kishim kapuç të zi. Talo Çela e kishte kafe, dukej pak, prandaj e dallova në televizor. Nuk njoh ndonjë nga ata që janë në kafaz”, tha ai.

  • “Kisha 12 milionë lekë të reja me vete”, u grabit nga Nuredin Dumani, dëshmon në GJKKO kambisti: Në shtëpi ishte gruaja ime, por ata… 

    “Kisha 12 milionë lekë të reja me vete”, u grabit nga Nuredin Dumani, dëshmon në GJKKO kambisti: Në shtëpi ishte gruaja ime, por ata… 

    Top Channel

  • “Më vodhën 120 mln lekë”/ Dëshmon kambisti që u grabit nga Dumani: Në dyqan më erdhi vëllai i Talo Çelës, më tha…

    “Më vodhën 120 mln lekë”/ Dëshmon kambisti që u grabit nga Dumani: Në dyqan më erdhi vëllai i Talo Çelës, më tha…

    talo cela-nuredin dumani

    TIRANË- Xhemal Lici, kambisti që ra pre e grabitjes nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka dëshmuar sot para togave të zeza në GJKKO, pjesë e dosjes së gjerë “Plumbi i Artë”. Sipas dëshmisë së Licit, ngjarja ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit, rreth orës 06:30, teksa kishte dalë nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. 
    Atë ditë, kambisti mbante me vete në një çantë 12 milionë lekë të reja. Deri në këto momente asgjë s’kishte ndodhur. Më pas, ai ishte kthyer në shtëpi për të mbyllur derën dhe çantën me para e kishte lënë në bagazh. Në këtë moment, 4 persona i kanë dalë përpara dhe njëri prej tyre e ka qëlluar në gjoks dhe këmbë. 
    “Unë dilja në 6:30 nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Dola dhe futa lekët në makinë. Kisha 12 milionë lekë të reja me vete. I kisha në një çantë lekët. I lashë lekët në bagazh dhe u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj pash që ishin 4 vete. Më qëlloi njëri, 2 herë në gjoks dhe 2 në këmbë”, tha Lici. 
    Pas ngjarjes, Lici rrëfen se vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela i kishte shkuar vazhdimisht në dyqan për ta pyetur nëse i kishte identifikuar personat që e sulmuan. Ai tregon se ka debatuar me Çelën, duke e përzënë madje nga dyqani, ndërsa sa i përket Talos, thotë se nuk e njihte dhe se e kishte parë në televizor një vit para ngjarjes së Nuredin Dumanit. 
    “Ai punonte taksixhi në të zezë, thyente ndonjë 20-30 euro. Kur nuk kishte njerëz aty, pyeste. I thashë, ‘ty nuk të vjen keq për mua? Duket sikur ke mizë në kockë. Ke ardhur deri këtu, mos të të shoh më në dyqan.’ Një vit para ngjarjes së Dumani, e pashë Talo Çelën në një intervistë në televizion dhe e njoha nga përmasat e trupit si një nga personat që më goditi gjatë ngjarjes. Ai ka qenë pas Dumanit gjatë grabitjes,” tha Lici. 
    I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer në dëshminë e tij në GJKKO, momentin e grabitjes së kambistit në Elbasan duke zbuluar bashkëpunëtorët e tij. Gjatë dëshmisë së tij, Dumani ka rrëfyer se ka qenë ai që e ka qëlluar kambistin, ndërsa ka zbuluar edhe bashkëpunëtorë të tij ishin Dorian Shkoza, Ardian Çollaku, Gent Sharra dhe Talo Çela./ZËRI

  • “Mbanin veshje doku si uniformë policie”, u dhunua dhe u grabit nga Nuredin Dumani, kambisti rrëfen ngjarjen në GJKKO: Tre më goditën, njëri mori lekët

    “Mbanin veshje doku si uniformë policie”, u dhunua dhe u grabit nga Nuredin Dumani, kambisti rrëfen ngjarjen në GJKKO: Tre më goditën, njëri mori lekët

    Xhemal Lici, kambisti që u grabit dhe më pas u plagos nga Nuredin Dumani pyetet nga prokurorët e dosjes.
    Kambisti Xhemal Liçi, i cili u grabit dhe u plagos rëndë në vitin 2012 nga grupi kriminal ku bënte pjesë edhe Nuredin Dumani, është marrë sërish në pyetje nga prokurorët e dosjes.
    Në dëshminë e tij, të siguruar nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, Lici ka rrëfyer momentet e grabitjes së dhunshme pranë banesës, ku u qëllua me armë dhe iu morën 12 milionë lekë që kishte me vete për punë.

    Ai ka treguar detaje mbi autorët e ngjarjes, veshjen e tyre, mënyrën e sulmit dhe çastet kur humbi ndjenjat, si dhe dyshimet që e kanë çuar të identifikojë pas shumë vitesh Talo Çelën si personin që e kishte goditur. Dëshmia e tij konsiderohet e rëndësishme për hetimin që po zbardh një seri ngjarjesh kriminale të viteve të kaluara.
    Dëshmia e Xhemal Licit
    Nuk më ka ndodhur ndonjë fakt penal. Jam pyetur disa herë për ngjarjen e 2012. Zakonisht unë dilja në orën 6:30 nga shtëpia, e kam shtëpinë dy-katëshe në lagje Kala. Mora 12 milionë lekë të reja. I kisha në çantë, i futa lekët ne bagazh të makinës. Pastaj u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj më gjuajtën me plumb në gjoks dhe në gju. Makina ishte e hapur, doja të mbyllja derën e shtëpisë. E pashë makinën e autorëve duke shkuar te makina ime. Ishte një Peugot makina e tyre. Fillimisht më sulmoi njëri pastaj të tjerët. Më goditën me tytë. Kishte disa lloje goditjesh. U ngrita të futesha në shtëpi. Kur vajta te dera humba ndjenjat.
    Lekët i morën në moment, ishin disa. U qëllova me armë, pistoletë ishte. Nuk foli njeri. Në shtëpi kisha gruan, personat nuk hynë në shtëpi. Sa isha unë aty nuk i lashë. Mesa pashë tre më goditën, njëri mori lekët. Ishin me kapuç dhe veshje doku blu si uniformë policie, si ato të ndërhyrjes së shpejtë.
    Ishte një makinë që pashë, më vonë mora vesh që ishin më shumë makina. Ajo që pashë unë ishte me xhama të zinj. E konstatova, nuk dyshova, se po të dyshoja…
    Lekët që merrja nga shtëpia, i çoja në dyqan. E bëja përdit këtë punë, nuk i lija lekët në dyqan. Në qershor-gusht ishte puna më e madhe e kambistëve. Kisha një punonjëse në dyqan. Kam pasur dhe një që e mbaja si roje.
    Në ‘94 isha kambist ilegal në 2010 hapa dyqan. Isha filial i një personi tjetër. Kishte njerëz, i shikoja si klientë. Gruaja ime kishte dyqan ushqimor në atë kohë. Talo Çelën nuk e njihja në atë periudhë. ‘16 deri në 2012 as nuk e kisha dëgjuar. I vëllai i tij, Bujar Çela vinte dhe i thoja ça u bë me ata njerëzit. I thashë mos të të shoh më në dyqan, ai interesohej, por nuk i vinte keq atij për mua, ishte i panjohur, nëse vjen për këtë punë mos të të shoh më këtu.
    Nuk e dija që Bujari ishte vëllai i Talo Çelës. Ai ka punuar taksist te rruga në të zezë. Thyente ndonjë 20-30 euro. Pyeti një herë, nuk i dhashë përgjigje, pyeti sërish nuk i thashë ty stë vjen keq për mua Bujar pse pyet. Kur pyeti sërish, i thashë Bujar pse pyet, kjo është mizë nën kësulë.
    Dhjetë vjet më pas dhe një vit para se të fliste Dumani, unë e pashë Talo Çelën te një intervistë, iu thashë familjarëve, ky është ai që më goditi. Kur foli Dumani, e kuptova vërtet. As Dumanin nuk e njihja, por e mora vesh nga televizori. E mora vesh kur u vetëdorëzua.
    Ishin mbi katër vetë, por Dumani vetë ka thënë që ishte pjesëmarrës, unë nuk e kujtoj dot.
    Përshkrimi fizik?
    Njëri ishte më i gjatë, më i hollë. Ishte nja 1.75, më goditiste nga mbrapa me tytë. Njëri ishte në makinë. Më ka qëlluar nga makina më gërvishti plumbi te koka. Ishin pak a shumë me si ato kostumet e policisë me xhepa. Njëri kishte dorezë te dora, në kokë kishim kapuç të zi. Talo Çela e kishte kafe, dukej pak, prandaj e dallova në televizor. Nuk njoh ndonjë nga ata që janë në kafaz.

  • Tre shqiptarët i ikin Policisë në Gjermani, por përplasen me një dyqan fustanesh nusërie (EMRAT)

    Tre shqiptarët i ikin Policisë në Gjermani, por përplasen me një dyqan fustanesh nusërie (EMRAT)

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    GJERMANI-Tre shqiptarë u aksidentuan rëndë në Olsberg të Gjermanisë, pasi makina me të cilën po tentonin t’i shpëtonin policisë, u përplas me një dyqan fustanesh nusërie. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 dhjetorit. 
    Oficerët nisën ndjekjen, por e humbën makinën nga pamja e tyre, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë. Vetëm pak minuta më vonë, rreth një kilometër e gjysmë larg, automjeti u gjet i aksidentuar rëndë. Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka dalë nga rruga gjatë një kthese majtas, duke u përplasur fillimisht me vitrinën e dyqanit të veshjeve të nusërisë.
    Si pasojë kanë mbetur të plagosur të tre, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Bëhet fjalë për Artur Ndreca dhe Platin Beti. Personi i tretë kërkohej me urdhër arresti për vjedhje dhe është aktualisht në gjendje kritike.  Mbledhja e provave dhe hetimi i aksidentit janë duke vazhduar./ZËRI

  • Po arratiseshin nga policia dhe makina u përplas me një dyqan fustanesh nusërie, aksidentohen rëndë tre shqiptarë në..

    Po arratiseshin nga policia dhe makina u përplas me një dyqan fustanesh nusërie, aksidentohen rëndë tre shqiptarë në..

    Tre shqiptarë u aksidentuan rëndë në Olsberg të Gjermanisë, pasi makina me të cilën po tentonin t’i shpëtonin policisë, u përplas me një dyqan fustanesh nusërie.
    Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së djeshme 1 dhjetor 2025, kur një patrullë policie vuri re automjetin, që rriti shpejtësinë menjëherë, sapo pa uniformat blu.
    Oficerët nisën ndjekjen, por e humbën makinën nga pamja e tyre, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë. Vetëm pak minuta më vonë, rreth një kilometër e gjysmë larg, automjeti u gjet i aksidentuar rëndë.
    Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka dalë nga rruga gjatë një kthese majtas, duke u përplasur fillimisht me vitrinën e dyqanit të veshjeve të nusërisë. Nga forca e goditjes, makina u përplas dhe më pas u kthye përmbys, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke përhapur mbeturina në një zonë të gjerë.
    Zjarrfikësit njoftuan se dy prej të plagosurve u nxorën nga rrënojat e makinës, ndërsa i treti u gjet i shtrirë pranë saj. Në gjendje më të rëndë paraqitet pasagjeri që ishte në pjesën përpara të mjetit, i cili është në gjendje kritike, me fraktura të shumta në shtyllën kurrizore dhe në shpatulla. Edhe dy personat e tjerë janë dërguar në spital me plagë të shumta.
    Policia gjermane konfirmoi se ndaj njërit prej personave në makinë është në fuqi një urdhër arresti për vepra kundër pronës. Ndërkohë, dy pasagjerët e tjerë dyshohet të kenë qenë nën efektin e alkoolit. Meqë roli i drejtuesit të mjetit nuk është përcaktuar ende, autoritetet u kanë marrë të dyve mostra gjaku. Rrethanat e plota të arratisjes dhe aksidentit mbeten nën hetim.

  • Theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje në një dyqan, pranga 28-vjeçares në Vlorë

    Theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje në një dyqan, pranga 28-vjeçares në Vlorë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasen O. A., 28 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe ka kryer vjedhje, brenda një dyqani, të një çante me një shumë monetare dhe sende personale të një shtetaseje.

    Top Channel

  • VIDEO/ Grabitje spektakolare në një dyqan bizhuterish në Los Angelos! Punonjësi tenton të largojë autorët, qëllohet me armë roja

    VIDEO/ Grabitje spektakolare në një dyqan bizhuterish në Los Angelos! Punonjësi tenton të largojë autorët, qëllohet me armë roja

    Një kamerë sigurie ka regjistruar momentet dramatike të një grabitjeje që ndodhi në një dyqan bizhuterish në Los Angeles, të hënën pasdite.
    Pamjet tregojnë një grup grabitësish të maskuar teksa hyjnë me forcë në dyqan dhe, nën kërcënimin e armëve, kërkojnë bizhuteri nga dy punonjësit e pranishëm.
    “Jo! Jo! Jo! Dilni jashtë!”, dëgjohet duke bërtitur njëri prej punonjësve, ndërsa alarmi i sigurisë aktivizohet.

    Ngjarja shënon grabitjen e dytë në të njëjtin dyqan brenda dy vjetësh.

    Sipas vajzës së pronarit, një prej punonjëseve “filloi ta godiste një nga grabitësit për ta detyruar të largohej”.
    Pak sekonda pasi autorët braktisën vendngjarjen, u dëgjuan të shtëna armësh që lanë të plagosur rëndë një roje sigurie 50-vjeçar.
    Policia e Los Angeles njoftoi se një prej të dyshuarve është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë ende në arrati.
    Dyqani i bizhuterive, i cili operon prej 40 vjetësh, sipas pronarit nuk ka pasur kurrë më parë incidente të tilla.

  • Pse duhet të shkoni gjithmonë në dyqan me një listë blerjesh

    Pse duhet të shkoni gjithmonë në dyqan me një listë blerjesh

    Në ritmin modern të jetës, kur vëmendja jonë shpesh është e shpërndarë kudo, shkuarja në dyqan pa një listë të hartuar më parë mund të çojë në blerje impulsive dhe të panevojshme, raporton Vijesti.me.
    Një listë blerjesh nuk është vetëm një mjet organizativ – është gjithashtu një aleat i shëndetit, kursimeve dhe një stili jetese të qëndrueshëm.
    Zakone më të shëndetshme të të ngrënit
    Një nga arsyet kryesore për të shkuar në dyqan me një listë të përgatitur paraprakisht është shmangia e blerjeve impulsive, veçanërisht ëmbëlsirave, ushqimeve të lehta dhe produkteve të përpunuara.
    Pa një plan të qartë, shpesh i dorëzohemi dëshirave tona të menjëhershme – të cilat nuk janë gjithmonë në përputhje me qëllimet tona shëndetësore.
    Një listë ju mban të përqendruar në atë që ju nevojitet vërtet, kështu që ka më pak të ngjarë të përfundoni me një çokollatë apo patate të skuqura në shportën tuaj.
    Në këtë mënyrë, ju përvetësoni zakone më të shëndetshme të të ngrënit dhe bëni zgjedhje më të mira me kalimin e kohës.
    Planifikim më efikas i vakteve
    Nëse i planifikoni vaktet tuaja paraprakisht, lista juaj e blerjeve bëhet rezultat i drejtpërdrejtë i atij plani.
    Në këtë mënyrë, blini pikërisht atë që ju nevojitet për të përgatitur drekën, darkën ose mëngjesin për ditët në vijim, pa u endur nëpër rafte dhe pa blerë ushqime që nuk i përshtaten asnjë vakti.
    Kjo jo vetëm që kursen kohën e kaluar në dyqanin ushqimor, por edhe e bën më të lehtë përgatitjen e vakteve në shtëpi – sepse ju tashmë e dini se çfarë keni dhe çfarë do të gatuani.
    Më pak mbeturina ushqimore
    Kur bëni pazar të planifikuar, duke marrë parasysh atë që keni tashmë në shtëpi dhe atë që ju nevojitet vërtet, ka shumë më pak mundësi që ushqimi të prishet në frigorifer.
    Lista ju kujton të mos blini ushqime të dyfishta dhe ju ndihmon të alternoni siç duhet produktet sipas datave të skadencës së tyre.
    Më pak mbeturina jo vetëm që do të thotë kursim parash, por edhe përgjegjësi më e madhe ndaj burimeve dhe mjedisit.
    Kursimi i parave
    Blerjet impulsive shpesh ju kushtojnë më shumë nga sa mendoni. Kur e dini saktësisht se çfarë ju nevojitet dhe i përmbaheni listës, shmangni shpenzimin e parave për artikuj të panevojshëm.
    Përveç kësaj, mund të planifikoni blerjet tuaja sipas promocioneve dhe zbritjeve aktuale.
    Hartimi i një liste ju detyron të rishikoni çmimet, të krahasoni produktet dhe të përqendroheni te cilësia – jo vetëm te paketimi apo marketingu promocional.
    Kursim kohe dhe më pak stres
    Blerjet me një listë janë më të shpejta dhe më efikase. Nuk do të mbeteni të bllokuar në çdo korridor duke menduar nëse keni nevojë për ndonjë gjë.
    Lista ju çon direkt te produktet që ju duhen dhe ju lejon të përfundoni blerjen pa vonesa të panevojshme.
    Gjithashtu, zvogëlon stresin, sepse e dini që nuk keni harruar asgjë të rëndësishme – veçanërisht e dobishme kur bëni pazar për disa ditë ose për të gjithë familjen.
    Organizim dhe vetëdisiplinë më e mirë
    Blerjet me një listë zhvillojnë dhe forcojnë ndjenjën tuaj të organizimit dhe kontrollit mbi zakonet tuaja.
    Është një hap i vogël, por i fuqishëm drejt krijimit të një rutine që është e qëndrueshme, e ekuilibruar dhe në shërbim të mirëqenies suaj.
    Edhe pse mund të duket si një detaj i vogël, hartimi i një liste blerjesh ka përfitime të shumëfishta – nga shëndeti dhe kursimet, deri te planifikimi më i mirë dhe ulja e mbeturinave ushqimore.
    Herën tjetër që shkoni në dyqanin ushqimor, merrni disa minuta për të hartuar një listë. Buxheti juaj, shëndeti juaj dhe planeti do t’ju jenë mirënjohës.

  • Kërcënoi me thikë shitësen dhe grabiti një dyqan në Tiranë, në pranga i riu me precedentë (VIDEO)

    Kërcënoi me thikë shitësen dhe grabiti një dyqan në Tiranë, në pranga i riu me precedentë (VIDEO)

    Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve. I riu Shkëlzen Gjyryqi, sipas policisë së Tiranës, rezulton me precedentë në fushën e vjedhjeve. 
    Më datë 03.09.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke kanosur shitësen me thikë. 
    Më datë 28.08.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Skënder Kosturi”. 
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”.