Drake ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale me një set të ri fotosh intriguese, por një imazh i vetëm ka bërë që interneti të “ziejë”. Në foto, disa burra të ulur rreth një tavoline pokeri shfaqen të veshur me xhaketa të kuqe të dekoruara me shqiponjën dykrenare një detaj që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar dhe ndërkombëtar.
Skena, e vendosur në një ambient të zymtë, me drita të ulëta dhe atmosferë që të kujton filmat e krimit, ka krijuar edhe më shumë kuriozitet rreth zgjedhjes së artistit. Ndryshe nga fotot e tjera që Drake ndan zakonisht, kjo ka ngjallur reagime të shumta për shkak të përdorimit të simbolikës shqiptare, duke hapur diskutime mbi kuptimin e saj.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një referencë kulturore, një element artistik, apo thjesht një detaj stilistik për efekt vizual, por postimi ka ngjallur menjëherë reagime, analiza dhe teori nga fansat e tij në mbarë botën.
Serinë e fotove, reperi kanadez e ka shoqëruar me frazën enigmatike “Mbetet akoma personale…”, duke ndezur spekulimet se ai mund të jetë në prag të një projekti të ri muzikor.
Fansat mendojnë se Drake është duke ndërtuar atmosferën dhe narrativën për lançimin e një albumi ose videoklipi të ri dhe se simbolika e përdorur nuk është aspak e rastësishme.
Për momentin, Drake ka zgjedhur të mos japë asnjë shpjegim shtesë, duke e lënë publikun të hamendësojë se çfarë fshihet pas kësaj fotoje intriguese.
Tag: dykrenare
-

Shqiponja dykrenare në fotot e Drake, çfarë po nënkupton reperi?
-

E kritikuat Manajn që festoi me shqiponjën dykrenare? Sylvinho injoron keq serbin dhe i përgjigjet shqip: Përshëndetje
Konferenca për shtyp e Sylvinhos fliste vetëm përmes buzëqeshjes e natyrisht duket se tani trajneri i kombëtares shqiptare di të përfaqësojë në çdo tryezë ngjyrat kuqezi.
Një gazetar serb i pranishëm në sallë, e pyeti atë për festën e golit të Rei Manajt. Sulmuesi lushnjar festoi me shqiponjën dykrenare duke ngjallur një lloj irritimi te serbët e pranishëm.
E megjithatë, Sylvinho këtë radhë zgjodhi t’u përgjigjej me ironi duke iu kthyer në shqip: “Përshëndetje!”, kjo ishte përgjigja e parë e tij si për t’i treguar edhe një herë se në Serbi dje flitej shqip.Edhe pse përkthyesja Lenida Halilaj i tha që duhej të fliste në italisht, ai ia ktheu fillimisht: “Po e përshëndes në gjuhën shqipe, më tej do flas italisht“, vijoi ai.Ndërsa festën e Manajt e përshkroi në këtë mënyrë: “Në fakt nuk e kam parë si episod, por fakti që ka marrë karton të verdhë, tregon se do të ketë bërë diçka. Ai është lojtar shumë i mirë. Ka shënuar shumë gola, është lojtar shumë i rëndësishëm. Mes skuadrave ka pasur respekt në fushë, por i tillë është futbolli. Por, jam i lumtur nga ajo që kemi parë dje. Edhe Serbia është pritur mirë në Shqipëri. Një raport shumë pozitiv”.
Kujtojmë që kombëtarja shqiptare arriti të triumfonte në transfertë 1-0 në një sfidë për jetë a vdekje sa i përket fatit për kualifikimin në Botëror. -

Aleks Buda: Pse Flamuri ynë e ka shqiponjën me dy krerë?
Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë dhe të lavdishme.
Nga Aleks Buda
Si shenjë ushtarake, shqiponja me një kokë njihet në vende të ndryshme qysh nga koha antike, midis tyre dhe në Perandorinë Romake. Në Perandorinë Bizantine, si shenjë e perandorëve, shqiponja u përdor në trajtën dykrenare, siç e interpretojnë, si simbol i sundimit mbi perëndimin dhe lindjen, të ndara pas vitit 395 ose të pushtetit shekullor dhe kishtar, të bashkuar në personin e perandorit bizantin. Gjatë mesjetës, shqiponja, në stilizime të ndryshme, me një ose dy krerë, gjendet e përdorur në vende të ndryshme të Evropës. Perandorët gjermano-romakë e mbanin shqiponjën dykrenare, për t’u dalluar nga mbretërit, që përdornin atë me një kokë. Bie në sy se në Shqipëri, në Serbi dhe Rusinë mesjetare — vende që kishin marrëdhënie politike-kulturore mjaft të ngushta me Bizantin — si edhe në Kishën Ortodokse, që e kishte kryet e saj në Kostandinopojë, shqiponja përdorej në trajtën dy krenare.
Në Shqipëri shqiponja dykrenare përdoret, me sa dimë, qysh nga shekulli XIV si shenjë e princërve feudalë shqiptarë. Kështu dimë se Muzakët mbanin në flamurin e tyre një shkabë dykrenare me një yll në mes, Dukagjinët një shkabë të thjeshtë, por mjerisht këtyre nuk ua dimë ngjyrat. Nga sa u tha më lart mund të mendohet se këta princër mund ta kenë marrë shkabën dykrenare dhe Perandoria Bizantine, prej së cilës kishin marrë edhe tituj fisnikërie, si «arkond», -«sevast», «despot». Princët shqiptarë, kishin edhe lidhje familjare me perandorë bizantinë, prej të cilëve kishin marrë edhe mbiemra.
Nuk duam të lemë pa përmendur, se ekziston edhe një shpjegim tjetër i prejardhjes së shqiponjës së flamurit tonë, sipas këtij shpjegimi që është shumë i përhapur e popullor shqiponja e flamurit tonë ka kuptimin e nië simboli etnik, e një «totem»-i (domethënë të një kafshe të shenjtë, që konsiderohej si i pari i një fisi). Sipas këtij shpjegimi, shqiponja në flamurin lidhet me emrin «shqiptar», bir i shqiponjës. Por, sipas mendimit tim, ky shpjegim nuk qëndron më.
Dihet tashmë se emrat «shqip, shqiptar, Shqipëri» janë përdorur në një kohë relativisht të re,_nga-shekulli XVII e këndej, kurse emri i vjetër i popullit dhe i vendit ishte Arbër, arbëror. Emrat shqiptar, Shqipëri — nuk kanë të bëjnë me shqipe, shqiponjë, por kanë një kuptim tjetër. «Shqip» domethënë «qartë», «kuptueshëm» (krahaso fjalën shqiptoj, e cila në disa koloni të jashtme shqiptare ka pikërisht kuptimin «kuptoj»). Pra, «shqiptarë» janë ata që flisnin kuptueshëm në kundërshtim me pushtuesit_e huaj osmanë. Nuk është e rastit, që zëvendësimi i emrit të vjetër «Arbër», «arbëresh» nga emri i ri «shqiptar» u bë pikërisht në shekujt e pushtimit osmanë.
Historiani shqiptar i shekujve XV-XVI, Marin Barleti nga Shkodra, biografi i Skënderbeut na tregon se kur u kthye Skënderbeu në Krujë më 1443, ai ngriti mbi qytetin e çliruar flamurin me një shqiponjë të zezë dykrenare mbi fushë të kuqe. Ky flamur, — thotë Barleti — ishte ai i Kastriotëve. Ky flamur u mbulua me lavdi gjatë luftërave, prej më se një çerek shekulli që bëri populli ynë nën udhëheqjen e heroit tonë kombëtar Skënderbeut. E kuptueshme, pra, pse ky flamur mbeti simbol i luftës për liri e pavarësi që bëri populli ynë shekuj me radhë.
Por gjatë shekujve të errët të pushtimit osman u harruan format e ngjyra e saktë e flamurit të vjetër. Kështu shpjegohet që patriotët shqiptarë të Rilindjes së herët e përfytyronin flamurin e Skënderbeut diçka ndryshe nga ç’kishte qenë në të vërtetë. Kështu, për shembull patrioti Spiro Risto Dine na thotë se në vitet ’60-të, të shekullit XIX, ai e dinte flamurin e Skënderbeut me një shqiponjë të bardhë. Kurse patriotët e shoqërisë së Stambollit në vulën e shoqërisë së tyre (të themeluar më 1879) e paraqisin shqiponjën me një kokë të ulur mbi një shkëmb.
Vetëm nga fundi i shek. XIX, duke lexuar me kujdes Barletin, u zbulua përsëri flamuri i Skënderbeut në formën e tij origjinale dhe që atëherë ai u përhap menjëherë në të katër anët e Shqipërisë dhe jashtë.
ObserverKult
Lexo edhe:
SHKRIM PËR SHQIPËRINË I MARIO VARGAS LLOSAS, I CILI PARDJE U NDA NGA JETA