Nipi i pronarit të vrarë si dhe i vetmi dëshmitar okular për vrasjen e shqiptarit që trondit Finikoundën, dha një dëshmi në lidhje me autorët krimit.
Nipi përshkroi momentet e tmerrit ku shpreh se “ sapo u qëllua xhaxhi im, arrita të vrapoja shpejt dhe u largova”. Ai shtoi se vrasësi arriti ta qëlloi xhaxhain e tij për vdekje.
Deri tani deklarata janë marrë nga të afërmit dhe miqtë e pronarit 68-vjeçar, ku dyshohet se ka pasur njerëz që kanë synuar pronën e tij.
Sipas burimeve, pronari 68-vjeçari kishte ndryshuar kohët e fundit testamentin, duke ja lënë kampingut nipit dhe mikut të tij të ngushtë shqiptar, i cili ky i fundit mbeti po ashtu i vrarë.
Ky detaj konsiderohet thelbësor, pasi përmbys dyshimet e mëparshme dhe forcon mundësinë që krimi të jetë i lidhur me mosmarrëveshje financiare.
Në të njëjtën kohë, ishte lëshuar një ofertë shitjeje prej afërsisht 5 milionë eurosh për shitjen e kampingut, e cila po shqyrtohet gjithashtu si një motiv i mundshëm.
Mësohet se pronari i kampingut ka qenë sulmuar edhe dy herë të tjera në të kaluarën. Rasti i parë ka ndodhur disa muaj më parë, kur një person i panjohur e qëlloi në tëmth me një pistoletë ajrore, ndërsa rasti i dytë përfshinte një sulm fizik brenda ambienteve të biznesit. Këto raste nuk u hetuan, por tani duket se lidhen me vrasjen e dyfishtë.
Policia ka nisur një operacion të gjerë në rajonin e Mesinisë, duke shfrytëzuar çdo provë të disponueshme nga kamerat, telefonat celularë dhe deklaratat e dëshmitarëve. Ekipet speciale të Shërbimit të Hetimit Penal po analizojnë gjetjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa po hetohet edhe nëse autori i krimit kishte ndonjë lidhje me viktimat apo dinte detaje rreth gjendjes së tyre financiare.
Në të njëjtën kohë, rastet e mëparshme të sulmeve në zonë po shqyrtohen për të përcaktuar nëse ekziston një model i përbashkët ose lidhje me mënyrën e veprimit të vrasësit.
Rasti i Finikoundës ka tronditur të gjithë rajonin e Mesinisë në Greqi. Autoritetet lokale besojnë se autori i krimit kishte motive personale ose financiare dhe mund ta ketë studiuar me kujdes planin e tij.
Pavarësisht faktit se kanë kaluar ditë që nga vrasja, hetimet mbeten të hapura dhe vazhdojnë me intensitet të pandërprerë.
Policia ka shqyrtuar mundësinë e hetimit tek transaksionet financiare të viktimës dhe ndryshimet që ai bëri pak para se të humbiste jetën.
Ndërsa autori i krimit mbetet i lirë, vrasja e dyfishtë në Finikounda vazhdon të shkaktojë tmerr dhe pyetje rreth asaj se kush ose çfarë fshihet pas njërit prej rasteve më të errëta të viteve të fundit.
Tag: dyfishtë
-

Vrasja e dyfishtë në Greqi/ Detajet e reja, ndryshoi testamentin kohët e fundit dhe ja la shqiptarit
-

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, zbardhet qëndrimi i Mustafa Licit, Ragip Gila jep dëshmi kontradiktore
Ragip Gila, Mustafa Lici dhe Erogen Vaso
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi të hënën (8 shtator) në Shkodër, ku mbetën të vrarë shtetasit Armando Pali, punonjës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, ndërsa shënjestër dyshohet se ishte Erogen Vaso (Brajoviç). Policia ka dyshime se autori i vrasjes Ragip Gila, të jetë ndihmuar dhe nga persona të tjerë përveç dy shtetasve të shpallur në kërkim, Barush Bregu dhe një 17 vjeçar.
Pista kryesore në të cilën po heton prokuroria është ajo e larjeve të hesapeve, ndërsa vrasja dyshohet të jetë porositur nga një grup kriminal. Gjatë rrëfimeve të tij në polici, Gila është shfaqur kontradiktor, ndërsa fillimisht kishte deklaruar se vrasjen e kishte kryer për një qejfmbetje personale me Erogen Vason.
Pas vrasjes, hetuesit morën në pyetje Mustafa Licin, i cili u shpreh se banesa ku u gjetën armë dhe municione ka qenë e motrës së tij, por ajo ndodhet jashtë vendit, dhe e kishte dhënë me qera. Sipas Licit, ai disponon dhe një kontratë për dhënien e kësaj banese me qera, dhe pretendon se nuk ka asnjë lidhje me autorin e vrasjes së dyfishtë.
Në një reagim pas ngjarjes, ku mbeti i plagosur rëndë, Vaso tha se nuk kishte konflikte, dhe se ai ishte investuar në botën e biznesit, ndërsa nuk përmendi njohje të mëparshme me Gilën.Gila u arrestua gjatë një tentativë për t’i ikur policisë, ku u aksidentua në dalje të qytetit dhe më pas u largua me këmbë drejt lumit Kir. Por, pas një ndjekje prej disa minutash ai u kap nga Forcat Shqiponja, ndërsa gjatë arrestimit iu sekuestrua edhe arma e krimit. Në dëshminë e tij paraprake, ai ka pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso. Në lidhje me ngjarjen në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Barush Bregu, i njohur si krahu i djathë i grupit Lici dhe një 17-vjeçar. Të dy akuzohen se kanë siguruar armët, mjetet dhe pajisjet e tjera për kryerjen e atentatit në Shkodër. /ZËRI
-

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, Gjykata cakton arrest me burg për autorin e dyshuar
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ragip Gilën, autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Shkodër.
Mësohet se në seancë, Gila nuk ka bërë asnjë reagim para trupit gjykues.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, e cila u miratua nga gjyqtari.Top Channel
-

Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Berisha me gjuhë të ashpër: Hakmarrje e Ramës ndaj Shkodrës
Postimi i Plotë:
Breshëri plumbash në Shkodër. Masakra e dytë brenda vitit! Në të parën u vranë një çift i pafajshëm, sot një kamariere lufton për jetën. Dënoj hakmarrjen e Ramës ndaj Shkodrës, ku kartelat përdoren për vota dhe në këmbim Ramaduro u jep “licencë” për të vrarë! -

Vrasje e dyfishtë në Mal të Zi! Burri vret vëllanë dhe nipin, më pas ulet në kafene dhe pret policinë
Mali i Zi
MALI I ZI- Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Malin e Zi këtë mëngjes. Svetislav Vesko Stanišić është vënë në pranga pasi dyshohet se vrau vëllain e tij S.S.. dhe djalin e tij këtë mëngjes në Budva.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një lokali në Slovenska Plaža.
Sipas informacioneve të raportuara nga “Vijesti”, Policia e Budvës bën me dije se Svetislav Vesko Stanišić i ka qëlluar të dy rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm, për arsye që mbeten ende të paqarta.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka gjetur të dyshuarin, ka sekuestruar një armë zjarri dhe e ka arrestuar. Autori, pas vrasjes së dyfishtë, ishte ulur në një kafene dhe po priste autoritetet.
Të dy vëllezërit janë marrë me transportimin e turistëve me anije për vite me radhë. Nuk dihet përse kanë nisur konfliktet mes tyre. -

Shqiponja e dyfishtë ‘provokon’ organizatorët, sportisti skualifikohet nga gara
Sportisti nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në Podgoricë, pas një gjesti simbolik që ai bëri në përfundim të kërcimit të tij. Goqi formoi me duar simbolin e shqiponjës, një shenjë që organizatorët e aktivitetit e cilësuan si “provokuese dhe të papërshtatshme”.
Njëri nga organizatorët e ngjarjes, Darko Nikçeviç, i cili ishte në mesin e atyre që votuan pro skualifikimit të sportistit, deklaroi:“Rregullat e manifestimit ndalojnë qartë shfaqjen e simboleve dhe mesazheve të papërshtatshme politike, kombëtare apo të natyrave të tjera. Vendimi ynë bazohet në këto rregulla.”
Skualifikimin e Goqit disa e kanë cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të motivuar politikisht, ndërsa të tjerë kanë mbështetur organizatorët për respektimin e rregullave të paracaktuara. -

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Ndihmoi autorin, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim
Foto ilustruese
SARANDË- Rreth 50 forca policore nga Tirana, Vlora e Saranda kanë vendosur në pranga Artan Murtaj, i shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në Sarandë. 43-vjeçari Murtaj ishte shpallur në kërkim për “përkrahja e autorit të krimit”. Ndërkohë vazhdon puna për kapjen e të përfshirëve të tjerë në plagosje: dy autorët e plagosjes Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj dhe vëllai i tij, Erjon Canaj; ndërsa në kërkim janë edhe bashkëpunëtori tjetër Klaus Jaçaj.
“Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria, datë 19.07.2025, për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,”-bën me dije Policia.
Plagosja e dyfishtë ndodhi në Sarandë disa ditë më parë, pranë stadiumit. Të plagosurit, Gëzim Hoxhaj dhe Ernest Lama, kishin në posedim një sipërfaqe tokë në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve Canaj, e këta të fundit pretendonin se i kishin zënë sipërfaqen e tyre të tokës. Kështu që kishin kërkuar takim për të sqaruar ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme pranë stadiumit. Por përplasja verbale, degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Sipas Policisë, që kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, njëri nga vëllezërit Canaj qëlloi me armë ndaj dy të rinjve nga Kamza duke i lënë të plagosur. Gëzim Hoxhaj dhe Ernest Lama morën fillmisht mjekim në spitalin e Sarandës dhe më pas u sollën për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Teksa të plagosurit po mjekoheshin, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe ende nga data 17 korrik, janë ende në kërkim./ZËRI
-

Aksident i dyfishtë në Fushë Krujë, tre të plagosur, nisen drejt kryeqytetit
Aksident i rende ne, Fushe Kruje, dy autovetura perplasen me njera tjetren, tre te plagosur.
Ngjarja ka ndodhur prane fshatit Arrameras, nga sa mesohet njera nga autoveturat ne parakalim te gabuar eshte perplasur me mjetin tjeter qe ka perfunduar ne kanal. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise se qaekullimit rrugor te Fushe Krujes, duke dhene ndihme te plagosurve, te cilet jane derguar per mjekim me te specializuar ne kryeqytet.
Grupi hetimor po punon ne zbardhjen e plote te ketij aksidenti. -

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin: Kryeministri i nxiti të ndërtojnë, pastaj i dënoi
Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth.
I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha se deklaratat e Ramës kohë më parë nxisnin ndërtimet, ndërsa tani ai kërkoi prishjen e tyre.
Bushati akuzoi Ramën se ka ka shtyrë njerëzit drejt krimit dhe bën krim të dyfishtë duke i ndëshkuar për krimin ku i ka nisur vetë.
“Unë nuk isha nja 2 ditë në Shqipëri dhe kur pashë pamjet e përgjithshme thashë: o, më në fund mirë që mu dha rasti njëherë të jem pro Edi Ramës, se kur pashë ato kioskat te kisha e Thethit, thashë: po këtu ka të drejtë Edi Rama, këtu në kishë nuk mund të ndërtohet dhe shyqyr që po shkulen.
Po të shikoje, lajmi kryesor që jepte shumica e mediave, këtu fokusohej, që shikoje tani, nuk bëhet kjo. M’u desh të kthehem nga qytetar, të bëj punën e gazetarit që të kuptoj realisht se çfarë kishte ndodhur.
Dhe pse bëhet ky dezinformim? Ky dezinformim bëhet pikërisht për të fshehur ato deklaratat e Ramës. Dhe cilat ishin deklaratat e Ramës?Po t’i marrim në vijë logjike dhe t’i analizojmë, çfarë thotë Rama? Rama thotë: Ju keni ndërtuar pa leje por unë do t’ju heq gjobat.
Pra, në një farë mënyre, politikisht ky është legalizim për ndërtimin pa leje.
Çfarë thotë tjetër? Thotë: Unë do t’ju heq gjobat se pse juve pse e keni bërë këtë gjë? E keni bërë sepse nuk keni pasur tituj pronësie. Pra, jua njeh në një farë mënyre të drejtën për të ndërtuar pa leje, se është shteti fajtor që nuk jua ka mundësuar atyre të ndërtojnë me leje.
Dhe e treta, pasi thotë këto 2 elemente, thotë dhe elementin e tretë: megjithëse juve ende nuk i keni titujt e pronësisë, djemtë tuaj duhet të vijnë nga kurbeti se fitojnë më shumë këtu sesa me emigracion, pra hajdeni dhe vazhdoni ndërtimin.
Kemi 3 pika dhe 3 elemente, që është kryeministri që i nxit ta bëjnë këtë punë dhe zgjohet një ditë dhe thotë: jo, të gjitha këto do t’i prishim.
Dhe po ta shikosh, nuk është vetëm ajo prishja e kioskave te kisha, edhe sot po ta dëgjonit thoshte: shiko, ata nuk i kanë për të futur kokën, ata i kanë për biznes.
Po të ishte i ndërgjegjshëm, se ti që para një viti i ftove të vijnë të bëjnë biznes, të ndërtojnë pa leje për biznes.Pra, në të gjitha kuptimet është kryeministri që i ka ftuar dhe një mendje normale nuk arrin të kuptojë pse kryeministri që i fton është njeriu që i çon rruspat për t’i shkatërruar.
Këtu pastaj mund të fillojmë në rrafshin e hipotezave: a po e bën për të fshehur diçka tjetër, a po krijon një tymnajë nga këto tipiket që krijojnë autokratët për t’u marrë me një gjë dhe për të lënë në hije një gjë tjetër, këtu është puna jonë pastaj si gazetarë të spekulojmë.
Por fakti është që e gjitha, kemi një njeri që i ka yshtur njerëzit në krim, dhe bën krim të dyfishtë duke i ndëshkuar për krimin ku i ka nisur vetë”,-tha Bushati.
-

Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg
“Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një kundravajtje administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht.
Strukturat policore do të kryejnë veprime hetimore duke u bazuar në nenin 293 të Kodit Penal,” thotë gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.
Nga një vëzhgim në rrugët e kryeqytetit, konstatuam dhjetëra automjete të parkuara në mënyrë të dyfishtë.
Një pjesë e tyre bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera, ndërsa nuk mungojnë edhe parkimet në stacionet e autobusëve.
Policia e Shtetit deri më tani ka ndjekur praktikën e ndëshkimit duke u bazuar në nenin 156 të Kodit Rrugor, që parashikon gjobë nga 1–3 mijë lekë.
Ashpërsimi i masave ndëshkimore nga ana e policisë mirëpritet nga ekspertët e sigurisë rrugore. Por ata kërkojnë që uniformat blu të saktësojnë shkeljen që dënohet me burg.
“Jo të gjitha parkimet e gabuara, ose ndalimet e gabuara, qëndrimet e gabuara, pushimet e gabuara janë objekt i këtij neni. Policia Rrugore duhet të paraqesë një platformë përsa i përket direktivës apo porosisë që kanë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit,” tha Islam Qibini, ekspert i sigurisë rrugore.
Eksperti Islam Qibini sugjeron rastet kur parkimi mund të konsiderohet si kundravajtje penale.
“Shumë drejtues automjetesh shpërfillin në mënyrë të papërgjegjshme rregullat e qarkullimit rrugor. Kemi disa drejtues mjetesh që parkojnë te vijat e bardha të këmbësorëve, te stacioni i autobusëve, ku absolutisht nuk duhet të parkohet mjeti apo të ndalohet.
Kemi parkime mbi trotuar, kemi parkime ku duhet të parkojnë invalidët.”
Një rishikim i dispozitave ligjore të Kodit Rrugor mund të ishte i nevojshëm sipas ekspertit Qibini.
“Neni aktual e ka vënë gjobën nga 1–3 mijë lekë të reja. Patjetër që duhet parë kjo lloj dispozite me qëllim që të bëhen ndryshime përkatëse dhe t’i shërbejnë sigurisë rrugore.”
Nga ana e Policisë Rrugore ende nuk ka nisur zbatimi i praktikës për ndëshkimin sipas Kodit Penal.
Klan News