Hetimi për vrasjen e dyfishtë në Finikounda ka hyrë në fazën më intensive, ndërsa të dhëna të reja po ndryshojnë drejtimin e hetimeve. Sipas burimeve hetimore, prokurorja e çështjes ka tashmë në dispozicion analizat e komunikimeve nga shtatë telefona celularë, që lidhen në kohë me natën e ngjarjes, si edhe me ditët para dhe pas vrasjes, midis Mesinisë dhe Athinës. Sipas raportimit të Kostas Gazoulis në emisionin Newsroom të ERT News, zbulimet e reja nga heqja e sekretit telefonik pritet të hedhin dritë mbi kontradiktat që janë vërejtur në dëshmitë e dy 22-vjeçarëve që ndodhen në paraburgim.
Autoritetet po përqendrojnë tani vëmendjen te mundësia e ekzistencës së një nxitësi, që mund të ketë udhëhequr ngjarjen.Avokatja Katerina Fragaki, e cila ka qenë për vite me radhë përfaqësuese ligjore e biznesmenit 68-vjeçar dhe tashmë përfaqëson mbesën e tij, theksoi se prioriteti i familjes është zbulimi i plotë i të gjithë personave të përfshirë.
“Klientja ime nuk beson se autorët janë vetëm dy 22-vjeçarët. Motivi, sipas vlerësimit tonë, është thjesht financiar, për shkak të pasurisë së madhe të viktimës,” deklaroi ajo. Znj. Fragaki la të kuptohet për përfshirjen e mundshme të personave nga rrethi familjar, duke theksuar:
“Ka indikacione se nxitësi mund të vijë nga vetë familja.” Ndërkohë, disa pyetje kyçe mbeten ende pa përgjigje: kush shtypi këmbëzën dhe ku ndodhet arma e krimit, e cila nuk është gjetur ende.
“Shpresoj që arma të gjendet, sepse mund të çojë në prova thelbësore. Jam e bindur se në fund asgjë nuk do të mbetet pa zbuluar,” tha avokatja.
Hetimet po vijojnë gjithashtu për skuterin që autorët përdorën për t’u arratisur, i cili po ashtu nuk është gjetur. Autoritetet janë në posedim të një videoje që tregon njërin nga të dyshuarit në stacionin e autobusëve të Kifissos, disa orë pas ngjarjes. Sipas burimeve të fundit, policia tashmë ka një pasqyrë më të qartë të motiveve dhe personave të përfshirë, por hetimi mbetet i hapur. Pjesë pas pjese, mozaiku i kësaj ngjarjeje tragjike po plotësohet, ndërsa hetuesit përpiqen të zbulojnë kush qëndron realisht pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Mesininë.
Tag: dyfishtë
-

Hetimi për vrasjen e dyfishtë në Greqi merr kthesë të papritur, ja pistë e re për autorët e vërtetë
-

Fermin Lopez nderon Barcelonën, katalanasit e mbyllin në avantazh të dyfishtë ndaj grekëve (video)
21 Tetor 2025
19:32
Telesport
Barcelona e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë 2-0 pjesën e parë ndaj Olympiacos, në sfidën e vlefshme për në Champions League, java e tretë.
Katalanasit vijnë me shumë mungesa këtë takim për shkak dëmtimesh. Barcelona e gjeti shumë shpejt veten në avantazh, që në minutën e 7-të me anë të Fermin Lopez.
Një aksion që nis me një gafë të Szczęsny, por për fatin e mirë të katalanasve nuk rezultoi fatal, më pas aksioni nis me një veprim fantastik nga Alejandro Balde, i cili pason për Fermin Lopez dhe ky i fundit për Lamine Yamal, i cili ndalet nga portieri grek, por Fermin Lopez gjendej në kohën dhe vendin e duhur, për ta dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 38-të, 17-vjeçari Dro Fernandez asiston, Fermin Lopez tregon klasin e tij dhe shënon golin e dytë.
SHIKOGOLAT
Në sfidën tjetër, Kairat Almaty po barazon pa gola ndja Pafos. Qipriotët janë me një lojtar më pak që nga minuta e 4-të, ku anësori brazilian, João Correia, u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje me takë në fytyrën ndaj kundërshtarit.
SHIKOVIDEON -

Mister në vrasjen e pronarit grek/ Të rinjtë ndryshojnë dëshmitë, dinamika të reja, 22-vjeçari pa gjurmë baruti
Dëshmitë e dy të rinjve 22-vjeçarë të akuzuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në kampingun “Ammos”, në zonën e Foinikounta të Mesenisë, ku mbeti viktimë pronari i kampingut dhe miku i tij shqiptar, konsiderohen vendimtare për ecurinë e hetimeve. Media greke Protothema.gr raporton se njëri nga dy të pandehurit, me origjinë greko-britanike dhe i dyshuar si autori fizik i vrasjes, ka filluar tashmë rrëfimin e tij në Gjykatën e Kalamatës.
Bashkëmoshatari i tij, i cili u dorëzua në autoritetet policore disa ditë pas vrasjes, ka pranuar tashmë pjesëmarrjen dhe paraqitet si bashkëpunëtor. Pas arrestimit të tij në Athinë, 22-vjeçari greko-britanik thuhet se kishte refuzuar të kërkonte falje gjatë hetimit paraprak, duke u kufizuar në deklarimin se nuk kishte hyrë kurrë në kamping natën fatale.
Megjithatë, pozicioni i tij është dëmtuar ndjeshëm pasi ai u përmend si autor nga i bashkëpandehuri i tij, i cili pretendon se nuk ishte ai që qëlloi. Ai u identifikua më pas pa rezerva nga nipi i pronarit të kampingut, i vetmi dëshmitar okular i vrasjes së dyfishtë, në një dhomë të veçantë në GADA.
Sipas burimeve, në rrobat që dyshohet se kishte veshur i akuzuari natën e krimit, të cilat janë sekuestruar në banesën e tij, nuk janë gjetur gjurmë baruti. Ndërkohë, telefoni i tij celular po ekzaminohet nga autoritetet, pasi pritet të hedhë dritë mbi lëvizjet e tij gjatë natës së ngjarjes.
Një tjetër pikë kyçe në hetim është dëshmia e bashkëpunëtorit 22-vjeçar, i cili pretendon se pas vrasjes së dyfishtë ka notuar për 7-8 orë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka ecur deri në Kalamata, ku është lokalizuar në stacionin e autobusëve KTEL pasditen e ditës tjetër. Dëshmia e tij po verifikohet për mospërputhje dhe po krahasohet me pamje kamerash dhe dëshmi të tjera.
Në qendër të hetimeve ndodhet edhe një makinë e bardhë, e cila sipas dëshmive është parë të qarkullojë pranë kampingut si natën e ngjarjes, ashtu edhe një muaj më herët, më 7 shtator, kur dyshohet se ka pasur një përpjekje të dështuar për vrasje. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se autoritetet janë pranë identifikimit të drejtuesit të makinës, me dëshmitë që flasin për një grua, gjë që mund të ndryshojë tërësisht rrjedhën e çështjes. -

Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Arrestohet 22-vjeçari: Pronari grek më ngacmoi
Një 22-vjeçar grek u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë në një kamping në Finikounda që ndodhi të dielën e 5 tetorit. Në atë ngjarje humbi jetën një 68-vjeçar grek, pronar i një kampingu dhe një punonjës i tij, shqiptar.
Këtë mëngjes 22-vjeçari grek shkoi në polici së bashku me avokatin e tij, për t’u dorëzuar. Protothema shkruan se fillimisht, burimet policore raportuan se ai është një i afërm i pronarit të kampingut që u vra. Megjithatë, sipas informacioneve, ai nuk është i afërm i viktimës, por ka qenë pasagjer në motoçikletën me të cilën lëvizi autori pas ngjarjes.
Ai i dha policisë emrin e autorit, i cili është gjithashtu 22 vjeç dhe është identifikuar tashmë. Të dy të rinjtë thuhet se njohin një të afërm të pronarit. I riu i ndaluar dyshohet se i tha policisë se viktima (pronari i kampingut) e kishte ngacmuar seksualisht në verën e vitit 2022, kur ai kishte vizituar kampingun dhe kishte takuar viktimat. 22-vjeçari pretendoi se ata donin ta shantazhonin pronarin për para.
Megjithatë, hetuesit besojnë se të paktën 3 persona janë të përfshirë në vrasjen e dyfishtë, që do të thotë se ka edhe një organizator, ndërsa autori i vrasjes së dyfishtë në kamping është ende i lirë.
Vrasja ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në një kamping në Finikounda, kur autori, pasi kishte mbuluar fytyrën, hyri me forcë në recepsionin ku ndodhej pronari 68-vjeçar me kujdestarin e tij shqiptar 60 vjeç dhe njëkohësisht mikun e tij të vjetër.
Personi i armatosur qëlloi me gjakftohtësi pronarin, duke e plagosur për vdekje, dhe më pas vrau mikun e tij, i cili u përpoq të arratisej. Në vrasjen e dyfishtë ishte i pranishëm edhe nipi i pronarit, i cili arriti të arratisej. -

Ekzekutimi i grekut dhe i shokut shqiptar/ Vetëdorëzohet i riu, dyshohet se është bashkëpunëtor në vrasje, dëshmia tronditëse: Më abuzoi…
Një 22-vjeçar u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë në një kamping në Finikounda që ndodhi të dielën, më 5 tetor. Viktima ishin pronari grek dhe i besuari i tij, një shtetas shqiptar. Mëngjesin e sotëm, i riu i shoqëruar bashkë me avokatin e tij, u paraqit në polici për t’u dorëzuar. Fillimisht, burimet policore raportuan se ai ishte një i afërm i pronarit të kampingut që u vra.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Megjithatë, sipas informacioneve, ai nuk është një i afërm, por një i ri që po udhëtonte me motoçikletën e autorit të krimit dhe, siç i tha ai policisë, do të zbulojë autorin. I riu dyshohet gjithashtu se i tha policisë se viktima (pronari i kampingut) e kishte abuzuar seksualisht në verën e vitit 2022.Kujtojmë se autori i vrasjes së dyfishtë në kampingun e Finikounda është ende në arrati. Megjithëse autoritetet kanë hartuar rrugën e tij të arratisjes me motoçikletë përmes dhjetëra pikave përgjatë rrugës së tij – nga Mesinia në Athinë – ai mbetet i zhdukur, pasi deri më tani nuk është gjetur. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Megjithatë, policia ka qenë duke shqyrtuar prej ditësh mundësinë që autori të ketë pasur një bashkëpunëtor.Si ndodhi vrasja e dyfishtë në kampingVrasja ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në një kamping në Finikounda, kur autori, pasi kishte mbuluar fytyrën, hyri me forcë në recepsionin ku ndodhej pronari 68-vjeçar me kujdestarin e tij 60-vjeçar dhe mikun e tij të vjetër. Personi i armatosur qëlloi me gjakftohtësi pronarin, duke e plagosur për vdekje, dhe më pas vrau mikun e tij shqiptar, i cili u përpoq të arratisej. Në vrasjen e dyfishtë ishte i pranishëm edhe nipi i pronarit, i cili arriti të arratisej.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Binaj, kandidati i pavarur ‘blu’/ Analisti: Përdoret nga demokratët si i dyfishtë
Analisti Frrok Çupi komentoi kandidaturën e Florjan Binajt. Sipas tij, Binaj po përdoret nga demokratët si i dyfishtë. Më tej, Çupi tha se duan ta mbajnë jashtë partisë sepse mund të krijojë kredite për të zëvendësuar kryetarin e partisë.
“Është një e vërtetë që është gjetur një njeri për tu përdorur si i pavarur dhe përdoret si i dyfishtë. Partia e di që do humbasë dhe e përdorin si apendiks. E dyta duan ta mbajnë jashtë partisë sepse mund të krijojë kredite për të zëvendësuar kryetarin e partisë. Çlirohet dhe makthi i kryetarit të partisë. “
Për kandidaturën e Manastirliut dhe disa votues që preferojnë Veliajn në vend të saj, Çupi u përgjigj se jemi nëse do të kishte një shifër të konsiderueshme që mbështesnin Veliajn, do të vihej në pikëpyetje kualiteti i votuesve.
“Njerëzit kanë një vetëdije qytetare të formuara nga faktet dhe provat që shohin. Jemi në një situatë ku vëzhgues të tillë dëshmojnë se janë njerëz që ndryshojnë sipas rrethanave. Nëse do kishim një shifër që do mbështeste ish kryetarin e bashkisë do vinin në pikëpyetje kualitetin e votuesve. Është një realitet ku është thënë se veprimet antiligjore paguhen nga personi dhe jo mazhoranca.
Kur vdes ndryshimi, partia mbet si ajo demokratikja.” -

Vrau pronarin grek dhe kujdestarin e tij shqiptar, arrestohet në shtëpinë e tij autori i krimit të dyfishtë
Autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Finikounda është arrestuar nga policia në shtëpinë e tij në Kallithea, megjithatë, ai deri më tani ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e dyfishtë.
Mësohet se autori dhe bashkëpunëtori i tij jetojnë pranë Kallitheas.
Më herët të martën në mëngjes, miku i tij 22-vjeçar iu dorëzua Byrosë Greke Kundër Korrupsionit së bashku me avokatin e tij për rastin e vrasjes së dyfishtë në kampingun e Finikoundës që ndodhi të dielën, më 5 tetor.
I riu dyshohet se i tha policisë se viktima (pronari i kampingut) e kishte ngacmuar seksualisht në verën e vitit 2022, kur ai kishte vizituar kampingun dhe ishte takuar me viktimat.
Avokati i 22-vjeçarit, Charalambos Lykoudis, foli për rastin, duke thënë se nuk kishte motiv financiar për sulmin nga një trashëgimi , si dhe se qëllimi i dy personave që ndodheshin në motoçikletë ishte ta frikësonin dhe t’i zhvatnin para, me vrasjen që “lindi” siç tha ai.
Lykoudis deklaroi se shoferi i motoçikletës nuk kishte asnjë lidhje me viktimën, ndryshe nga klienti i tij i cili kishte një “marrëdhënie personale dhe të dhimbshme” siç tha avokati.
Në fakt, Charalambos Lykoudis tha se klienti i tij 22-vjeçar ishte ai që kishte bërë përpjekjet për të frikësuar 68-vjeçarin me një pistoletë ajrore, pak para vrasjes, gjë të cilën ai e pranoi para autoriteteve.
Konkretisht, avokati i 22-vjeçarit tha: “Ai erdhi vullnetarisht dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Ai është një shtetas 22-vjeçar pa sjellje të mëparshme kriminale.
Ai nuk ka lidhje familjare me viktimën dhe nuk ka asnjë motiv financiar dhe çfarë është dëgjuar deri më sot. Nuk ka çështje nxitjeje morale.
Gjithçka që është dëgjuar deri më sot për çështje financiare nuk korrespondon me realitetin . Ai ishte pasagjer në motor nga e shtëna e njohur, ai është fëmija me pantallona të shkurtra në sediljen e pasme.”
Si ndodhi vrasja e dyfishtë në kamping
Vrasja ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në një kamping në Finikounda, kur autori, pasi kishte mbuluar fytyrën, hyri me forcë në recepsionin ku ndodhej pronari 68-vjeçar me kujdestarin e tij 60-vjeçar dhe mikun e tij të vjetër.
Personi i armatosur qëlloi me gjakftohtësi pronarin, duke e plagosur për vdekje, dhe më pas vrau mikun e tij, i cili u përpoq të arratisej. Në vrasjen e dyfishtë ishte i pranishëm edhe nipi i pronarit, i cili arriti të arratisej. -

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit! Bashkëpunëtori në krim: Më ngacmoi seksualisht, ekzekutor ishte…
autorët me motor dhe pronari grek
GREQI-Është zbardhur dëshmia e bashkëpunëtorit në ekzekutimin e pronarit grek të kampingut në Finikounda dhe mikut të tij shqiptar. 22-vjeçari ka pretenduar se pronari grek e ngacmoi seksualisht në verën e vitit 2022 kur ai kishte vizituar kampingun dhe kishte takuar viktimat.
“Më ngacmoi seksualisht”, -ka deklaruar 22-vjeçari, i cili u vetëdorëzua në Polici.
I riu në dëshminë e tij ka deklaruar se donin ta shantazhonin 68-vjeçarin për para, pos plani nuk shkoi si duhet. Ai ka dhënë edhe emrin e ekzekutorit të 68-vjeçarit dhe mikut të tij shqiptar, i cili po ashtu është një 22-vjeçar.Hetuesit besojnë se të paktën 3 persona janë të përfshirë në vrasjen e dyfishtë, ndërsa ekzekutori është ende i lirë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit, ku autori kishte hyrë në kamping si ‘klient i mundshëm’. 22-vjeçari po udhëtonte së bashku me autorin në motoçikletë ditën e krimit të dyfishtë. Ai ishte pasagjer në motomjet dhe mbante veshur pantallona të shkurtra të bardha. Autori pasi ka kryer vrasjen e dyfishtë është larguar drejt Athinës duke kaluar nga rrugë dytësore.
Mes të dyshuarve është edhe nipi i biznesmenit, që ka dhënë dëshmi kontradiktore, i vetmi i mbijetuar i sulmit fatal, pasi besohet se ai dhe familjarë të tjerë janë mërzitur pasi e kanë ditur për testamentin, edhe pse më shumë se gjysma do i lihej atij. Shkaku i vrasjes mbetet ende mister, ndërsa dëshmitë zbardhin fakte të reja./ZËRI -

Krim i dyfishtë në kampingun grek/ Ekzekutohen pronari dhe punëtori shqiptar, policia dyshon për dy autorë
Targa e skuterit të përdorur nga autori i vrasjes së dyfishtë në Finikounda është e falsifikuar, ndërsa hetuesit tani kanë gjetur edhe dëshmi për përfshirjen e një personi të dytë në krim, përveç killerit që i mori jetën më 5 tetor pronarit grek të kampingut dhe punëtorit të tij shqiptar, të cilit i kishte lënë edhe gjysmën e pasurisë.
Hetimi nga oficerët e ELAS në Greqi vazhdon me intensitet të pandërprerë për të identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në një kamping në Finikounda, Korinth.
Nga informacionet që hetuesit e policisë kanë mbledhur deri më tani, duket se autori, pasi kreu krimin, hipi në skuterin e tij dhe u nis drejt Atikës.
Që nga kjo pikë e tutje, rruga e tij nuk është hartuar ende plotësisht, edhe pse janë zbuluar pamje nga kamerat e sigurisë, ku ai lokalizohej deri në Atikë apo Athinë. Atentatit i shpëtoi nipi i pronarit grek, që gjithashtu mbetet i dyshuar.
“Protothema” informon se pas analizimit të pamjeve video në dispozicion të saj, ka arritur në përfundimin se targa e skuterit që drejtonte autori i krimit është e falsifikuar. Ajo që ata dinë është modeli i skuterit, megjithatë, ajo që e bën detyrën e tyre më të vështirë është fakti se ka mijëra skuter të tillë në Atikë.
Njëkohësisht, po analizohen edhe dëshmitë e disa grave që raportuan se, para krimit, autori nuk ishte vetëm, por me një burrë tjetër. Këto janë dëshmi që po shqyrtohen seriozisht, ndërsa pamjet filmike që ka në dispozicion policia tregojnë vetëm një person.
Sa i përket motiveve të krimit, ato mbeten ende të panjohura, edhe pse pista kryesore mbetet trashëgimia e pasurisë dhe konflikti i pronësisë.
Ajo që po shqyrtohet si skenar është se pas vrasjes së dyfishtë qëndron një organizator i cili vendosi, për një arsye të panjohur, të “urdhërojë” vrasjen e pronarit të kampingut.
“Ndoshta disa njerëz ishin të pakënaqur dhe donin ta largonin nga rruga”, thanë burimet.
Hetimi për rastin është duke vazhduar, ndërsa policia vlerëson se së shpejti do të jetë në gjendje të gjejë autorin e krimit. -

Vrasja e dyfishtë në Greqi, zbulohet testamenti i biznesmenit, trashëgimtari i “papritur” që dyshohet se çoi në ekzekutimin e tyre
Hetimet për vrasjen e pronarit 68-vjeçar të kampingut dhe punëtorit 62-vjeçar në Finikounda të Mesinias në Greqi, po vazhdojnë me intensitet të lartë nga autoritetet greke.
Policia po përpiqet të zgjidhë enigmën për të identifikuar autorin e vrasjes së dyfishtë në Greqi, ku mbeti i vrarë pronari i një kampingu dhe punonjësi i tij, dhe ku dyshohet se shkak i vrasjes ishte një testament i lënë nga pronari për nipin e tij.
Testamenti i zbuluar tregon se pista kryesore mbetet ajo e pasurisë dhe konflikteve që ajo solli, pasi biznesmeni kishte lënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë njërit nga nipat dhe një pjesë tjetër punëtorit.
Mes të dyshuarve për vrasjen e dyfishtë është edhe nipi i biznesmenit, i cili është i vetmi i mbijetuar nga sulmi fatal të dielën e kaluar. Ai ka dhënë dëshmi kontradiktore, ndërsa besohet se ai dhe familjarët e tjerë janë të pakënaqur për shkak të testamentit, edhe pse më shumë se gjysma e pasurisë do t’i kalonte atij.
Pronari i kampingut kishte hartuar testamentin tre ditë para vrasjes. Në të, ai i jepte pjesën më të madhe të pronës nipit të tij, i cili ishte edhe dëshmitar i ngjarjes.
Në testament, biznesmeni shkruante:
“Po shkruaj testamentin tim në rast të një vdekjeje të papritur”, duke treguar kështu shqetësimin për jetën e tij.
Më tej, ai ia kushtonte nipit pjesën më të madhe të pasurisë, duke e përshkruar atë si “djalin e vëllait tim të ndjerë”, dhe shtonte se e donte si një fëmijë, pasi e kishte pasur nën kujdesin e tij shpirtëror që kur ishte i vogël, dhe ai gjithmonë ishte i respektueshëm dhe i përkushtuar për ta bërë atë të lumtur.
“Nipit tim të dashur….., djalit të vëllait tim të ndjerë…., sepse e dua si fëmijën tim pasi e kam pasur nën udhëheqjen time shpirtërore që kur ishte fëmijë dhe ai nuk i ka keqkuptuar kurrë urdhrat e mia dhe gjithmonë përpiqet të më bëjë të lumtur me shumë respekt dhe dashuri, ia lë pjesën më të madhe të pasurisë sime”, kishte shkruar 68-vjeçari.
Në testament ai i linte kujdestarit të kampingut, mikut të tij të ngushtë që u vra natën e së dielës, gjysmën e arës që e zotëronte së bashku me nipin, si dhe shuma të konsiderueshme parash.
Në fund, biznesmeni shprehte dëshirën që motra dhe djali i saj të merrnin nga 100 mijë euro secili, ndërsa miku i tij të merrte 200 mijë euro në rast se nipi i tij vendoste të shiste pronën.
Autoritetet kanë në dorë edhe një testament të mëparshëm të biznesmenit 68-vjeçar, i cili besohet të jetë hartuar rreth një vit më parë dhe të jetë i vulosur. Ata presin që krahasimi i të dy dokumenteve të ndihmojë në zbardhjen e vrasjes së dyfishtë.
Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar në mbrëmje në një kamping në Finikounda, ku autori i maskuar hyri me forcë në zonën e pritjes ku ndodheshin pronari 68-vjeçar, kujdestari i tij 60-vjeçar dhe një mik i vjetër i tyre.
Personi i armatosur qëlloi me gjakftohtësi pronarin, duke e plagosur për vdekje, dhe më pas vrau mikun që u përpoq të arratisej. Nipi i pronarit, i cili ishte gjithashtu prezent, arriti të ikë.
Një punonjës i një stacioni karburanti në zonë deklaroi se dyshuari kryesor kaloi pranë stacionit të tij, i cili ndodhet në rrugën për në Kyparissia, Kalo Nero, duke u drejtuar drejt Pyrgos.
Punonjësi përshkroi të dyshuarin si një person me lëkurë të errët, trup të hollë dhe të shkurtër. Ai kishte helmetë në kokë, gjë që e bënte të pamundur dallimin e flokëve dhe ngjyrës së tyre.
Nipi i pronarit përshkroi autorin me karakteristika të ndryshme, duke thënë se ai kishte lëkurë të çelët dhe flokë të verdhë, të drejtë dhe të rrallë, duke shtuar se mendohej të ishte i mitur ose shumë i ri.
Testamenti:Top Channel