Tag: dyfishon

  • Kosova dyfishon shifrat falë një autogoli, Xhaka shpëton Zvicrën (video)

    Kosova dyfishon shifrat falë një autogoli, Xhaka shpëton Zvicrën (video)

    15 Nëntor 2025

    22:13

    Telesport

    Kosova ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Sllovenisë, në sfidën që po luhet në Ljubljana dhe deri tani Dardnët udhëheqin 0-2. Pas një topi të gjatë të Florent Muslija, ishte Žan Karničnik që e dërgoi atë gabimisht në portën e tij.
    Në sfidën tjetër të këtij grupi, Zvicra po fiton 2-1. Ishte Granit Xhaka që u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 59-të, e fituar pas një faulli ndaj Emboli në zonë.
    Me rezultatet aktuale, Zvicra udhëheq në vend të parë, ndërsa Kosova duhet të mjaftohet me vendin e dytë që të dërgon në play-off. Ndeshja e fundit, të martën në “Fadil Vokrri”, Kosovë-Zvicër.
    SHIKOGOLAT

  • Luis Diaz shënon pas 14 sekondash, i zakonshmi Kane dyfishon shifrat (video)

    Luis Diaz shënon pas 14 sekondash, i zakonshmi Kane dyfishon shifrat (video)

    4 Tetor 2025

    19:21

    Telesport

    Bayern Munich është duke fituar në transfertë 0-2 ndaj Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Bundesligë. Bavarezët e nisën direkt me gol, ku Luis Diaz shënon pas 15 sekondash lojë.
    Kolumbiani gjeti rrjetën pas asistit që mori nga Serge Gnabry. Ky është goli i tretë më i shpejtë në historinë e Bundesligës, pasi dy vendet e para mbahen nga Volland dhe Bellarabi me 9 sekonda.
    Në minutën e 28-të, i zakonshmi Harry Kane dyfishon shifrat. Anglezi shënoi me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë.
    SHIKOGOLAT

  • Olise “detyron” mbrojtësin e Chelsea-s të shënojë në portën e tij. Kane dyfishon shifrat (video)

    Olise “detyron” mbrojtësin e Chelsea-s të shënojë në portën e tij. Kane dyfishon shifrat (video)

    17 Shtator 2025

    21:31

    Telesport

    Janë shënuar tre gola të shpejtë në “Allianz Arena” në supersfidën mes Bayern dhe Chelsea-s. Bavarezët kanë kaluar fillimisht në avantazh falë një autogoli, ku padyshim merita ishte e Michael Olise.
    Francezi futi një top të fortë nga krahu brenda në zonë, aty ku Trevoh Chalobah u tregua i pavëmendshëm dhe pas topi u përplas me të përfundoi në rrjetë, në minutën e 20-të.
    Pesë minuta më pas, Harry Kane dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u pengua brenda zonës nga Moises Caicedo. “Blutë” reagojnë direkt dhe ngushtojnë shifrat me golin e Cole Palmer. Anglezi shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të “Bluve” dhe kombinimit me Joao Pedro-n.
    SHIKOGOLAT

  • “Burg për parkimin, faturat dhe…”/ Berisha: Kodi i ri penal dyfishon dhunën ndaj shqiptarëve

    “Burg për parkimin, faturat dhe…”/ Berisha: Kodi i ri penal dyfishon dhunën ndaj shqiptarëve

    Për të dytën ditë me radhë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kundërshtuar draftin e Kodit të ri Penal të bërë publik pak ditë më parë nga krerët më të lartë të drejtësisë në vend.

    Në një konferencë për shtyp ai tha se kodi i ri dyfishon dhunën ndaj qytetarëve dhe përgjysmon dënimin ndaj zyrtarëve abuzues.
    “Kur unë u deklarova ju se ai ka dalë nga shpellat e mafies, sigurisht që pati njerëz të cilët e përcollën me habi. Por ja pra, unë u them të gjithë atyre që u habitën, tani që Prokurori i Përgjithshëm deklaron se institucioni i tij as që është pyetur ndonjëherë as për konsultë, as për mendim, kuptoni ju se çfarë përfaqëson kodi që të vërtetë shënon pothuaj dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët. Burg për parkime, burg për faturat e dritave, burg për faturat e ujit, burg për ndërtimin në tokën tënde, në truallin tënd. Pra, dhe përgjysmim i dënimeve për zyrtarët abuzivë”, u shpreh Berisha.
    Sipas tij “është atentat madhor kundër fjalës së lirë, mendimit të lirë. Shkohet në atë shkallë sa bëhet një nen për të mbrojtur Altin Dumanin dhe Irena Gjokën. A mundet? Nuk besoj të ketë një vend në botë ku qytetarët, avoketërit, të mos kenë të drejtë të denoncojnë dhe dënojnë padrejtësinë që u bëhen në sallën e gjyqit. Absurditeti i kodit tejkalon çdo kufi”.

  • Presidentja e Perusë dyfishon rrogën e saj, vetëm 2% e popullsisë janë dakord me këtë

    Presidentja e Perusë dyfishon rrogën e saj, vetëm 2% e popullsisë janë dakord me këtë

    Presidentja e Perusë, Dina Boluarte, ka nënshkruar një dekret që dyfishon pagën e saj mujore, një vendim që ka shkaktuar reagime të ashpra në një kohë kur vlerësimi i saj publik është vetëm 2%.

    Sipas dekretit, paga e Boluarte-s do të rritet në më shumë se 35,500 sole (rreth 8,500 euro) në muaj, ndërkohë që paga minimale në Peru mbetet 1,025 sole (rreth 245 euro).

    Ministri i Ekonomisë e justifikoi vendimin duke thënë se rritja u bë për të përputhur pagën presidenciale me atë të krerëve të tjerë të shteteve në rajon.

    Por kjo nuk i ka bindur qytetarët, rrjetet sociale janë mbushur me kritika, ku shumë e kanë quajtur Boluarte ‘të shkëputur nga realiteti’ dhe rritjen e pagës së saj ‘të papranueshme’ në kohë krize.

    Protestat kundër presidentes janë shtuar, dhe një vizitë e fundit në qytetin Arequipa përfundoi me qytetarë që hodhën vezë dhe gurë në drejtim të makinës së saj.

    Dina Boluarte nuk u zgjodh drejtpërdrejt nga populli. Ajo mori postin e presidentes në dhjetor 2022, pasi presidenti i mëparshëm, Pedro Castillo, u rrëzua nga pushteti dhe ajo, si zëvendëspresidente, mori drejtimin e vendit.

    Që atëherë, presidenca e saj është përfshirë në disa hetime, përfshirë akuzat për mosdeklarim të dhuratave luksoze, si orët e shtrenjta, si dhe për braktisje të detyrës gjatë një operacioni personal, pa emëruar një president të përkohshëm.

    Ajo i ka mohuar të gjitha akuzat, por pakënaqësia popullore ndaj saj vazhdon të rritet. Për shumë peruanë, rritja e pagës së presidentes simbolizon thellimin e shkëputjes mes elitës politike dhe realitetit të qytetarëve të zakonshëm. Syri.net-Protothema

  • Trump nënshkruan tjetër urdhër, dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit

    Trump nënshkruan tjetër urdhër, dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër që dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit nga 25% në 50%.
    Ky veprim rrit taksat e importit të metaleve (inpute kyçe në gjithçka, nga makinat te ushqimet e konservuara), për herë të dytë që nga muaji mars.
    Trump ka deklaroi se masat, të cilat hynë në fuqi këtë të mërkurë (4 qershor), synojnë të sigurojnë të ardhmen e industrisë amerikane të çelikut.
    Megjithatë, kritikët thonë se mbrojtjet mund të shkaktojnë kaos te prodhuesit e çelikut jashtë SHBA-së, të shkaktojnë hakmarrje nga partnerët tregtarë dhe të vijnë me një kosto ndëshkuese për përdoruesit amerikanë të metaleve.
    Edhe pse Trump nënshkroi urdhrat, Mbretërisë së Bashkuar iu dha një përjashtim nga masat , duke i lënë detyrimet për çelikun dhe aluminin e saj në 25%, një veprim që Trump tha se pasqyronte diskutimet e saj të vazhdueshme tregtare me SHBA-në.
    SHBA-të janë importuesi më i madh i çelikut në botë, pas Bashkimit Evropian, duke marrë pjesën më të madhe të metalit nga Kanadaja, Brazili, Meksika dhe Koreja e Jugut.
    Gjatë mandatit të tij të parë, Trump vendosi tarifa prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, duke cituar një ligj që i jep atij autoritetin për të mbrojtur industritë që konsiderohen jetësore për sigurinë kombëtare.
    Por shumë importe në fund i shpëtuan detyrimeve pasi SHBA-të arritën marrëveshje tregtare me aleatët dhe dhanë përjashtime për importe të caktuara me kërkesë të firmave.
    Trump i dha fund këtyre përjashtimeve në mars, duke thënë se ishte i pakënaqur me mënyrën se si ishin dobësuar mbrojtjet.