Tag: dybala

  • E BUJSHME nga Argjentina: Dybala dëshiron t’i bashkohet këtij klubi që në janar

    E BUJSHME nga Argjentina: Dybala dëshiron t’i bashkohet këtij klubi që në janar

    8 Dhjetor 2025

    13:39

    Alfred Lleshi

    Nga Argjentina vjen një zë i fortë merkatoje për të ardhmen e Paulo Dybala, kontrata e të cilit skadon me Romën më 30 qershor. Sipas burimeve amerikano-jugore, rrethi i sulmuesit argjentinas po punon për zgjidhjen e parakohshme të kontratës që në janar, me synimin që Dybala të transferohet te Boca Juniors, ku luan miku i tij Leandro Paredes, i cili prej kohësh po e shtyn të rikthehet në Argjentinë.
    “E di që Paulo dëshiron të vijë te Boca. E ka zemrën te Boca Juniors”, – kishte thënë disa javë më parë Daniel Paredes, babai i Leandros, duke zbuluar se kishte dëgjuar një bisedë mes dy lojtarëve ku Dybala shprehej i gatshëm të vinte.
    Mes Romës dhe Dybala nuk ka ende bisedime për rinovim, siç e ka konfirmuar drejtori sportiv Frederic Massara. Për klubin verdhekuq peshojnë dëmtimet e shpeshta të lojtarit dhe paga prej rreth 8 milionë euro në sezon. Për të qëndruar në Romë, Dybala do të duhej të pranonte ulje rroge. Ndërkohë, Boca po pret.

  • E do Mourinho…, Dybala te Benfica? Presidenti Rui Costa sqaron me vendosmëri gjithçka

    E do Mourinho…, Dybala te Benfica? Presidenti Rui Costa sqaron me vendosmëri gjithçka

    29 Nëntor 2025

    11:37

    Alfred Lleshi

    Thashethemet për transferimin e Paulo Dybala te Benfica kanë përfshirë gjithë Europën, duke ndezur imagjinatën e tifozëve. Sipas disa burimeve, klubi portugez ka pasur kontakte informale për të sonduar disponueshmërinë e sulmuesit argjentinas, të cilit i përfundon kontrata me Romën në fund të sezonit. Përgjigjet e para nuk ishin pozitive, ndaj vetë Rui Costa i hodhi poshtë thashethemet.
    “Po kush ka folur për Dybala? Pyeteni gazetarin që dha lajmin. Nuk është e vërtetë. Në këtë moment, nuk është e vërtetë”, – tha Costa në aeroportin e Lisbonës, duke ftohur çdo entuziazëm. “Martesa” e mundshme midis Dybala dhe Benfica lidhej me José Mourinhon, që e mori te Roma dhe e vlerëson shumë.
    Megjithatë, problemi kryesor mbetet financiar. Paga prej 6-7 milionë euro neto e Dybala është e papërballueshme për Benfica, që zakonisht nuk i kalon 2 milionë neto për futbollist. Për këtë arsye, pavarësisht lidhjes me Mourinhon, transferimi duket thuajse i pamundur dhe klubi po shqyrton alternativa të tjera.

  • Dybala ka pësuar 13 dëmtime që kur mbërriti te Roma, gati 40 ndeshje të humbura

    Dybala ka pësuar 13 dëmtime që kur mbërriti te Roma, gati 40 ndeshje të humbura

    5 Nëntor 2025

    11:56

    Alfred Lleshi

    Paulo Dybala është ndalur sërish. Sulmuesi argjentinas ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor dhe do të mungojë nga 3 deri në 6 javë, në varësi të reagimit të trupit dhe kujdesit të stafit mjekësor të Romës. Dëmtimet muskulore janë bërë një “konstante” në karrierën e tij vitet e fundit.
    Vetëm këtë sezon, pas më pak se 3 muajsh kampionat, Dybala ka pasur tashmë dy ndalesa për probleme muskulore. Që kur u bashkua me Romën, ish-lojtari i Juventusit ka munguar në 39 ndeshje, më shumë se një sezon i plotë.
    Në sezonin e parë humbi 15 ndeshje për shkak të 3 dëmtimeve të ndryshme; në sezonin 2023/24 mungoi 10 ndeshje për 4 dëmtime të tjera; ndërsa sezonin e kaluar sërish 15 mungesa për shkak të 4 dëmtimeve të ndryshme. Në këtë sezon ka humbur tashmë 4 ndeshje dhe ndodhet në dëmtimin e 13-të që kur veshi fanellën verdhekuqe.

  • VIDEO/ Milan kalon pengesën e Romës, Dybala bën “mëkat”

    VIDEO/ Milan kalon pengesën e Romës, Dybala bën “mëkat”

    Milan ka mundur minimalisht Romën me shifrat 1-0. Goli i vetëm i këtij takiki erdhi nga Pavlovic.
    Dybala pari shansin e artë për të realizuar me penallti, por gaboi.

    Kuqezinjtë renditen në vendin e 3të, me 21 pikë, po aq sa ka edhe skuadra nga kryeqyteti.
    Takimi ishte i vlelfshëm për javën e 10-të.

  • Dybala e mbyll para kohe me Romën? Argjentinasi merr propozimin joshësh larg Europës

    Dybala e mbyll para kohe me Romën? Argjentinasi merr propozimin joshësh larg Europës

    21 Tetor 2025

    17:36

    Telesport

    Paulo Dybala mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit më Romën. Kontrata e argjentinasit skadon në qershor të vitit 2026, edhe pse është përfolur për një rinovim të mundshëm mes palëve, deri tani asgjë nuk ka ndodhur.
    Ndërkohë, Flamengo po rrit gjithnjë e më shumë interesin për Dybala. Ekipi brazilian ka një ofertë joshëse për yllin argjentinas dhe do kërkojë transferimin e tij në verën e ardhshme.
    Interesimi i madh i Flamengo nuk është i rastësishëm, pasi Dybala është i tërhequr nga ideja për t’u rikthyer në Amerikën Latine dhe ekipi brazilian mund të jetë destinacioni i duhur për të.
    Mediet italiane raportojnë se Dybala është në mëdyshje të madhe, të rinovojë me Romën dhe të vazhdojë të luajë ende në elitë apo të nisë një aventurë të re larg Europës.

  • Dybala mezi pret të rikthehet ndaj Interit, bisedimet e rinovimit priten deri në fund të muajit

    Dybala mezi pret të rikthehet ndaj Interit, bisedimet e rinovimit priten deri në fund të muajit

    14 Tetor 2025

    10:31

    Alfred Lleshi

    Paulo Dybala po studion kalendarin e Kupës së Italisë me synimin e qartë; ta ngrejë më në fund një trofe me Romën. Rruga nuk do të jetë e lehtë: Torino në 1/8, ndoshta Interi në çerekfinale dhe derbi në finale, por për argjentinasin është mënyra më e shpejtë për t’i rikthyer një titull klubit verdhekuq dhe harruar zhgënjimin e natës së Budapestit (ndaj Sevilla).
    Në pritje për t’u bërë baba për herë të parë, Dybala po kalon javë të ngarkuara mes stërvitjeve dyfishe, kontrolleve mjekësore dhe programit të personalizuar që i ka rikthyer shkëlqimin fizik. Pas më shumë se një muaji mungesë, numri 21 është gati të rikthehet titullar kundër Interit, duke formuar me Soulé dhe Dovbyk “tridentin” e ri të Gasperinit. Trajneri e ka quajtur “lojtarin me më shumë cilësi” dhe ka theksuar se “një si ai nuk mund të kufizohet”.
    Rinovimi i kontratës pritet të diskutohet në fund të tetorit, por Dybala synon fillimisht të bëhet sërish vendimtar. Nuk ka shënuar që nga 20 shkurti dhe kërkon golin e 200-të në karrierë. Publiku i “Olimpico” e pret si simbol kampionin që bashkon tifozët dhe dashamirët e futbollit të pastër. Sepse Dybala, për Romën dhe për futbollin, nuk është vetëm një numër. Ai është ende “La Joya”.
     

  • Dybala përjetë te Roma, palët nisin negociatat

    Dybala përjetë te Roma, palët nisin negociatat

    Në pritje që të rikthehet në fushë, Roma po punon për rinovimin e kontratës me Paulo Dybala. Sipas Corriere dello Sport, Massara dhe Ranieri janë gati t’i ofrojnë fantazistit argjentinas një kontratë që do ta lidhte përjetë me ekipin e Romës.
    Pengesë në këtë pikë mund të jetë fakti që drejtuesit e ekipit italian kërkojnë t’i ulin pagën.

    Në muajt në vijim, palët do të nisim negociatat për të gjetur një akord.
    ()
    © BalkanWeb

  • Dybala thyen rekorde. Reklama e tij bëhet “virale”, tejkalon 20 milionë shikime

    Dybala thyen rekorde. Reklama e tij bëhet “virale”, tejkalon 20 milionë shikime

    5 Shtator 2025

    12:51

    Alfred Lleshi

    Paulo Dybala, në pritje të rikthimit në stërvitje me Romën, është bërë “viral” falë një reklame që ka thyer rekordet e shikueshmërisë. “La Joya” është pjesë e fushatës “La Shell, la de todos” (“Shell, për të gjithë”), duke reklamuar stacionet e karburantit në fjalë.
    Pas figurave të njohura si Mirtha Legrand dhe Soledad Pastorutti, në këtë spot është Dybala që zgjedh “Shell” si vend pushimi dhe “rikarikimi”. Regjisorja Carolina Wood shpjegoi: “Rrëfejmë histori të vërteta që lidhen me njerëzit. Kjo bëri që mesazhi i Dybala të përcillej shpejt dhe me sukses”.
    Rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm. Në vetëm dy javë, reklama është bërë “virale” duke arritur mbi 20 milionë shikime dhe u shndërruar në fenomen ndërkombëtar.
     

  • A do të largohet Dybala nga Roma? Sqaron gruaja e tij: Nëse e thërret ky klub…

    A do të largohet Dybala nga Roma? Sqaron gruaja e tij: Nëse e thërret ky klub…

    19 Gusht 2025

    10:20

    Alfred Lleshi

    Dybala te Boca është ëndrra e tifozëve “xeneizes”, ndoshta edhe e vetë “Joya”, i cili nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij të rinisë për skuadrën legjendare të Buenos Aires. Aktualisht, kjo mbetet vetëm një ëndërr, sugjestion i nxitur nga rikthimi në atdhe i Paredes, ndaj nuk përbën lajm për Romën. Kështu ka deklaruar Oriana Sabatini, gruaja e Dybala, gjatë një programi në televizionet argjentinase: “Është Boca që duhet ta thërrasë…”
    E pyetur mbi mundësinë që Dybala të mbërrijë te Boca më 2026, aktorja dhe këngëtarja fillimisht kryqëzoi duart, mohim i qartë ose ndoshta një “no comment”, që megjithatë nuk e shuajti kuriozitetin e moderuesve. “Nuk varet nga unë, Boca duhet ta thërrasë…”, – ishte përgjigjja përfundimtare e Oriana.