Tag: duruar

  • Si të bëheni më të duruar?

    Si të bëheni më të duruar?

    Të gjithë kemi dëgjuar që “durimi është virtyt”, por askush nuk të mëson saktësisht si ta ndërtosh.

    Pavarësisht nëse po pret në radhë, je bllokuar në trafik, apo përpiqesh t’i përgjigjesh partnerit që të pyet për herë të tretë “Më fal, çfarë the?”, padurimi mund të ndizet lehtë.
    Sipas psikologut klinik Dr. Geoffrey Gold, durimi nuk është diçka që thjesht e ke ose jo. Ai kultivohet përmes praktikës.

    “Ka të bëjë me aftësitë emocionale: të përballosh frustrimin, mërzinë dhe stresin, ndërsa mbetesh i vetëdijshëm dhe i dhembshur për veten”, thotë ai.
    Ja si mund të punosh çdo ditë për të ndërtuar më shumë durim:
    Rimendo përkufizimin tënd për “durim”
    Shumë e ngatërrojnë durimin me pasivitetin. Por të jesh i duruar nuk do të thotë të mos ndjesh acarim, do të thotë të pranosh që s’kontrollon gjithçka.
    Psikoterapistja Fanny Tristan thotë se njerëzit e paduruar shpesh kanë vështirësi të pranojnë kohën që kërkon një proces. Ndërsa njerëzit “më të qetë” nuk janë të pashqetësuar, ata thjesht e dinë se jeta është kaotike dhe nuk luftojnë me çdo pengesë.
    Vendos veten në vendin e tjetrit
    Shumë nga shpërthimet tona vijnë nga pritshmëritë e ngurta: “Ai duhet të kishte ardhur në kohë”, “Ajo duhet të më kishte kthyer mesazh”.
    Në realitet, askush nuk e jeton jetën për të plotësuar axhendën tënde. Përpiqu të shohësh situatën nga këndvështrimi i tjetrit. Ndoshta baristi është nën presion ose miku yt po kalon një ditë të keqe. Kjo empati ndihmon të mos e marrësh gjithçka personalisht.
    Ngadalëso fillo me trupin
    Kur ndihesh i nxituar, trupi dhe mendja kalojnë në gjendje “emergjence”. Merr frymë thellë, ec më ngadalë, fol me qetësi. Kjo aktivizon sistemin nervor të qetësimit dhe të ndihmon të reagosh me mendje të kthjellët, jo me impuls.
    Lëviz për të çliruar tensionin
    Padurimi është energji që grumbullohet në trup. Bërtitjet, grindjet apo mesazhet e zemëruara janë simptoma të saj.
    Zgjidhja? Aktivitet fizik: ecje, një top stresi, një dush i ftohtë, edhe një frymëmarrje e thellë. Këto veprime të thjeshta shkarkojnë tensionin dhe rikthejnë balancën emocionale.
    Mëso të rri rehat me “asgjënë”
    Durimi lidhet ngushtë me tolerimin e boshllëkut. Jeta moderne na nxit të jemi gjithmonë në lëvizje. Por kur truri mësohet me qetësinë, fillon të kuptojë se nuk ka asnjë emergjencë.
    Fik telefonin për 10 minuta. Rri pa orar pas drekës së së dielës. Bëje këtë një zakon. Sepse sa më shumë të jesh rehat me pritjen, aq më pak kontroll ka ajo mbi ty.
    Durimi nuk do të thotë të mos ndjesh acarim, por të mësosh si të mos e ushqesh atë. Ai është një muskul emocional që ndërtohet me vetëdije, ngadalë, me ushtrime të vogla, çdo ditë. Dhe po, ti mund ta ndërtosh.
     
  • Deklarata e parë e Gjestit pas përfundimit të BBV: Kam duruar shumë gjëra, marrëdhënia me Eglin jashtë…

    Deklarata e parë e Gjestit pas përfundimit të BBV: Kam duruar shumë gjëra, marrëdhënia me Eglin jashtë…

    Gjesti ka dhënë deklaratën e parë për Top Channel, pasi u shpall fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.
    Teksa ka bërë falenderimet e tij, u shpreh se ka luajtur shumë fort për të arritur fitoren e BBV, teksa ka përmendur vështirësitë e kaluara brenda shtëpisë.
    Gjestri tregoi planet pas përfundimit të programit, teksa tregoi dhe se si do të vazhdojë marrëdhënia e tij me Eglin.
    “Kur kam dalë nga BBVK, e dija që më është bërë diçka e padrejtë. Kur më thirrën për të ardhur këtu, kam menduar që është shaka, deri në momentin që më janë hapur dyert atëhere kam thënë që po mund ta bëj. Kam luajtur fort, kam parë për t’i nxjerrë të gjithë jashtë.
    Nuk kam pasur mëshirë për t’i nxjerrë jashtë ata, sepse ata nuk kanë pasur për mua. E falënderoj veten shumë që kam duruar këto gjëra që nuk i kanë përballuar të tjerët, kam duruar edhe prekjet fizike. Faleminderit Zotit, familjes e publikut. Ndoshta nuk kam qenë shembulli, por faleminderit shumë. Presim shumë muzikë, nuk kam për tu ndalur kurrë, shumë punë dhe besoj që më shumë keni për të më dashur ashtu siç ju dua unë.
    Unë i kam thënë Eglit edhe brenda, që nuk kam diçka me të, nuk e shoh, por unë kam për të vazhduar jashtë, të shohim deri ku do shkojë. Unë jam i njëjti, nuk e gënjej dot. Ia them edhe jashtë këto fjalë”, tha Gjesti.
     
  • Deklarata e parë e Gjestit pasi fitoi BBV: Kam duruar shumë gjëra, marrëdhënia me Eglin jashtë …

    Deklarata e parë e Gjestit pasi fitoi BBV: Kam duruar shumë gjëra, marrëdhënia me Eglin jashtë …

    Showbiz E Diel, 20 Prill 2025 15:25
    Gjesti ka dhënë deklaratën e parë, pasi u shpall fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”. Teksa ka bërë falenderimet e tij, u shpreh se ka luajtur shumë fort për të arritur fitoren e BBV, teksa ka përmendur vështirësitë e kaluara brenda shtëpisë. Gjesti tregoi planet pas përfundimit të programit, teksa tregoi dhe se si do të vazhdojë marrëdhënia e tij me Eglin.