Tag: durrsakët

  • Teuta bën çudinë në Shkodër pas 8 vjetësh duke mundur Vllazninë, Elbasani barazon por merr kreun

    Teuta bën çudinë në Shkodër pas 8 vjetësh duke mundur Vllazninë, Elbasani barazon por merr kreun

    Adriatik BALLA
    Java e 13-të e “Abissnet Superiore” nisi ditën e djeshme me dy takimet e para të saj, ku padyshim fitorja e Teutës në Shkodër përballë Vllaznisë kryesuese ishte surpriza më e madhe jo vetëm e kësaj jave por ndoshta e këtyre xhirove të para të garës, duke befasuar jo vetëm vendasit por edhe opinionistët që nuk i jepnin shanse suksesi. Gjithsesi, durrsakët fitojnë 1-0 dhe sigurojnë tri pikë që i ngjisin për momentin në top-4 të renditjes, kurse Vllaznia, me humbjen e djeshme në shtëpi, zbret nga kryesimi dhe pëson një tronditje që mund të ndikojë në ecurinë e saj në garë. Teuta tregohet kështu e pashpirt ndaj saj, për më tepër durrsakët fitojnë në Shkodër pas 8 vjetësh. Ndeshja tjetër, ajo mes Elbasanit dhe Partizanit, u mbyll në barazim 0-0, një barazim që u dha të dy ekipeve nga një pikë por për Elbasanin mjaftoi që të marrë i vetëm kryesimin e Superiores.
    Zhgënjen Vllaznia, shpërthen Teuta
    Siç e theksuam më lart, Teuta u kthye të fitojë përsëri pas 8 vitesh në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe e ka bërë këtë në një moment të rëndësishëm pasi kthen durrsakët fuqimisht në garë për vendin në katërshe, ndërsa i heq kreun shkodranëve. Në një ndeshje të luftuar, me pak raste për shënim e shumë ndalesa, diferencën e kanë bërë një gol në fund i Beshirajt. Por ka pasur edhe raste për diskutim dhe polemika të vazhdueshme për çdo faull, teksa është anuluar një gol që në start për durrsakët, ndërsa në fund kryesori iu nxori edhe një lojtar me të kuq para se të zëvendësohej.
    Partizani dhe Elbasani vijojnë me barazimet
    Nëse vëmendja dje ishte në Shkodër, ku surprizoi Teuta, dje duhej të ishte Elbasani që të fitonte në shtëpi përballë Partizanit, por kjo nuk ndodhi. Kjo jo vetëm për dobësinë e vendasve, por edhe për meritë të miqve. Tregues domethënës është se të dy ekipet janë “abonuar” me barazimet javët e fundit. Skuadrat prodhuan shumë pak raste flagrante për gol dhe nuk arritën ta gjejnë asnjëra. Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas asaj me Dinamon në javën e shkuar njësoj si për Partizanin i cili javën e kaluar ndali Vllazninë. Por barazimi ka mjaftuar për Elbasanin që të marrë kryesimin e Superiore si vetëm, të paktën përkohësisht. Sot do të luhen tri ndeshjet e tjera të javës së 13-të, që pritet të japin befasi në lojë e rezultat, por padyshim kryendeshja është ajo mes Tiranës dhe Egnatias, ku rrogozhinasit duan fitoren për të kapur kryesimin, kurse Tirana ndoshta ka shansin më ideal të bëjë kthesë e të marrë një fitore që mund të rriste moralin e grupit dhe t’i ikte sa është e mundur fundit ku ndodhet aktualisht.
    Ndërpritet ndeshja në Korçë, shkak tifozi i sëmurë
    Dueli i Kategorisë së Parë mes Skënderbeut dhe Lushnjës është ndërprerë për disa minuta. Arsyeja ishte gjendja shëndetësore e një tifozi, i cili u ndje keq në shkallët e stadiumit. Ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë për t’i dhënë atij ndihmën e parë dhe e transportuan me urgjencë për në spital.

  • Elbasani ndalet nga Partizani, por merr i vetëm kreun e renditjes! Teuta mund Vllazninë në Shkodër

    Elbasani ndalet nga Partizani, por merr i vetëm kreun e renditjes! Teuta mund Vllazninë në Shkodër

    Elbasani dhe Partizani ndanë nga një pikë në javën e 13-të të kampionatit.
    Skuadrat prodhuan shumë pak raste duke e mbyllur në barazim 0-0 përballjen mes tyre.
    Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas atij me Dinamon, njësoj si për Partizanin i cili javën e kaluar ndali Vllazninë.
    Pas kësaj jave, verdheblutë udhëheqin të vetëm kampionatin. Kjo falë fitores në transfertë të Teutës kundër Vllaznisë.
    Shkodranët u mposhtën në shtëpi me golin e realizuar nga Beshiraj.
    Durrsakët ngjiten në katërshe dhe “Demat” gjithashtu ngjiten në renditje duke marrë vendin e 6-të.
    ***
    Vllaznia u mposht në shtëpi nga Teuta, me durrsakët që kthehen në garë për vendin e katërt, ndërsa shkodranët humbën kreun e klasifikimit.
    Në një ndeshje të luftuar, me pak raste për shënim e shumë ndalesa, diferencën e bëri një gol në fund i Beshirajt, shkruan A2.
    Por, ka pasur edhe polemika pothuajse për çdo faull, teksa është anuluar një gol që në start për durrsakët.

  • Bylisi me optimizëm në Durrës, Josa pret dy forca të mëdha të skuadrës

    Bylisi është fokusuar te transferta me durrsakët në kampionat, një tjetër sfidë e fortë me një nga ekipet që synon titullin këtë sezon.
    Në sfidën e së dielës, skuadra e Mirel Josës pritet që të jetë e plotë, pasi nuk ka lojtarë të pezulluar, madje po shpresohet shumë që të jenë gati edhe dy forca të mëdha të skuadrës, mbrojtësi i qendrës Bruno dhe mesfushori Arli Përgjoni. Të dy lojtarët pritet që të jenë forcë e shtuar në organikë e Josës, për më tepër në një duel mjaft të rëndësishëm si ky me durrsakët, apo nisur edhe nga eksperienca dhe kontributin që kanë ata te Bylisi.

    Josa ka bërë lëvizje në dy sfidat e mëparshme me Dinamon dhe Partizanin, teksa në vend të Brunos është kthyer Abazaj prapa dhe në rolin e Përgjonit ka luajtur Ofori dhe Olamilekan. Megjithatë, nëse do të ketë apo jo lëvizje, tekniku i mallakastriotëve pritet që ta vendosë vetëm një ditë para sfidës me durrsakët dhe nëse Bruno e Përgjoni do të jenë në formën e tyre më të mirë, në mënyrë që të mos rrezikohet duke qenë se është një kampionat i gjatë.
    Ballshiotët kanë 6 pikë deri më tani, teksa skuadra synon që të ngjitet në vendet e sipërme. Skuadra tashmë është e harmonizuar dhe lojtarët e njohim më mirë lojën e njëri-tjetrit, pas ndryshimeve që ndodhën në verë. I vetmi lojtar prej të cilit ka pritshmëri është sulmuesi Romi Uankeuai, lojtar me eksperiencë, por që është lënë që të kapë formën. Gjithsesi, sulmi deri më tani ka shkuar mirë, pasi sulmuesi Mustafa është në formë dhe si “pykë” po ndihmon shumë dhe kjo u pa edhe në sfidën e fundit ndaj Partizanit në Ballsh.
    TREGUESIT- Krahasuar me 5 javët e para të sezonit të shkuar, Bylisi i Josës ka 1 pikë më shumë. Vjet ballshiotët u mundën nga Teuta, fituan me Dinamon, barazuan në Laç, barazuan në Ballsh me Tiranën dhe u mundën në Rrogozhinë. Kurse këtë sezon, mallakastriotët barazuan me Tiranën, barazuan me Flamurtarin, u mundën nga Egnatia, barazuan me Dinamon dhe fituan me Partizanin.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Teuta shtang Vllazninë në sekondat e fundit, durrsakët mbeten të pamposhtur në “Abissnet Superiore”

    Teuta shtang Vllazninë në sekondat e fundit, durrsakët mbeten të pamposhtur në “Abissnet Superiore”

    Përballja Teuta-Vllaznia ka ulur siparin e javës së 4-t të “Abissnet Superiore”-s. Sfida ka përfunduar në baraspeshë 1-1 dhe ekipet janë larguar me nga një pikë secila nga fusha e lojës. Kuqeblutë gjetën të parët rrugën e rrjetës në këtë takim. Ishte Esat Mala ai që zhbllokoi shifrat me golin e shënuar në minutën e 24-t.
    Shkodranët qendruan në epërsi deri në minutën e 96, kur edhe u rrëshkiti fitorja nga duart. Beshiraj tundi rrjetën në Vllaznisë në sekondat e fundit të ndeshjes, duke ndezur festën e shfrenuar te Teuta. Një pikë e përjetuar si fitore për durrsakët, të cilët nën drejtimin e trajnerit Dobi nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes në kapionat./Sport Ekspres/

  • Martini, përballje me të shkuarën! Vllaznia një Teutë e dytë, shumica kanë luajtur te durrsakët

    Martini, përballje me të shkuarën! Vllaznia një Teutë e dytë, shumica kanë luajtur te durrsakët

    Për Vllazninë ndeshja e radhës në kampionat do jetë kundër Teutës, duel që do të luhet në transfertë ditën e diel në orën 19:00.
    Një sfidë që patjetër paraqet një dozë të lartë vështirësie për shkodranët, që duhet të bëjnë llogaritë me një skuadër plot ambicie. Siç janë bregdetarët këtë edicion, të cilët realisht për çfarë kanë shfaqur në fushë në javët e para, nuk kanë marrë pikët e duhura. Duke merituar diçka më tepër ndaj kundërshtarëve si Partizani apo Vora.

    Dhe ndaj kuqebluve e për më tepër në “Niko Dovana”, do kërkojnë me patjetër një rezultat pozitiv. E për një pjesë të mirë të stafit, por edhe futbollistëve aktualë të Vllaznisë është një përballje me të shkuarën. Duke nisur nga trajneri, Edi Martini i cili për disa sezone me radhë drejtoi mjaft suksesshëm “djemtë e detit”. Me teknikun shkodran që arriti të rikthejë trofetë e munguar prej dekadash në qytet.
    Ku arriti të fitonte kampionatin, kupën dhe dy herë superkupën në periudhën kur drejtoi Teutën. Duke kurorëzuar periudhën më të artë të historisë së futbollit durrsak. Por, jo vetëm trajneri është një “ish” i kësaj sfide. Pasi janë një numër i lartë futbollistësh tek Vllaznia që në të shkuarën kanë dhënë kontributin me Teutën. Duke nisur nga mbrojtësit Gjini dhe Hakaj, që kanë lënë kujtime të mira tek durrsakët. Apo edhe Aleksander Kuros, me këtë të fundit që ishte pjesë e ekipit kampion nën drejtimin e Martinit në edicionin 2020-21.
    Një tjetër emër që ka mahnitur me Teutën në të shkuarën dhe sot luan tek Vllaznia është edhe Sherif Kallaku. Teksa një sezon në Durrës ka luajtur edhe Klinti Qato, mesfushori nga Kuçova i shkodranëve. Pra, një numër prej 5 futbollistësh tek Vllaznia që në të shkuarën kanë qenë pjesë e Teutës.
    Teksa tek durrsakët nëse mund të cilësohet një “ish” i Vllaznisë është vetëm Artan Jazxhi. Me mbrojtësin që ishte i huazuar gjatë kësaj vere në Shkodër për ndeshjet e “Conference League”. Por, për shkak dëmtimi nuk mundi të veshë asnjëherë fanellën e 9 herë kampionëve në një ndeshje zyrtare. Duke e mbyllur aventurën e tij në Shkodër para kohe.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb