Tag: durrësit

  • Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik

    Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik

    Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik
    Më 6 nëntor, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, publikoi një video nga kantieri i ndërtimit të unazës që lidh rrugën “Aleksandër Goga” me zonën e Currilave, duke e prezantuar si një ndër investimet më të rëndësishme për qytetin.
    Ndërsa kantieri avancon, Media Amfora ka konstatuar se projekti po zhvillohet në një zonë me potencial të lartë arkeologjik, por pa monitorim nga ekspertët e fushës edhe se institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë asnjë konfirmim për mbikëqyrje arkeologjike,
    Në kërkesën drejtuar Bashkisë Durrës, Media Amfora pyeti ndër të tjera nëse për projektin e unazës ishte lidhur një marrëveshje me një subjekt të licencuar në arkeologji për monitorimin e punimeve. Institucioni u përgjigj se duhet ti drejtoheshim Fondi Shqiptar të Zhvillimit, megjithëse vetë është autoriteti hartues i projektit dhe përfituesi kryesor i investimit.
    “Përsa i përket këtij projekti ai po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Durrës është në cilësinë e përfituesit, ndaj duhet ti drejtoheni FSHZH-se për pikat për të cilat kërkoni informacion”, u shpreh institucioni.
    Ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit thekson se në këtë projekt luan rolin e agjencisë zbatuese, ndërsa Bashkia Durrës, si përfituese e investimit, është autoriteti që ka hartuar projektin dhe që mban përgjegjësinë për ndjekjen e proceseve.
    Fondi Shqiptar i Zhvillimit në rastin në fjalë luan rolin e agjencisë zbatuese, ndërsa bashkia si përfituese e investimit është njëkohësisht autoriteti që ka hartuar projektin dhe është përgjegjës ndërmjet të tjerash për ndjekjen e proceseve përkatëse dhe pajisjen me lejet e nevojshme”, u shpreh institucioni për Median Amfora.
    Projekti i investimit “Lidhja e Currilave me rrugën ‘Aleksandër Goga’ nëpërmjet rrugëve ‘Isuf Ferra’ (Vangjel Gjurga), ‘Vojsava’, ‘Prokop Meksi’, ‘Abdullah Teku’ (Sul Demiri) dhe ‘Pjetër Bodani’ka një vlerë prej rreth 835 milionë lekësh (pa TVSH) dhe një afat zbatimi prej 24 muajsh.
    Aktualisht, në kantier po kryhen punime për gërmimin e skarpateve dhe zgjerimin e trupit të rrugës, ndërsa projekti synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis qendrës urbane të Durrësit dhe zonës turistike të Currilave.
    Ky investim konsiderohet një ndër projektet infrastrukturore më të rëndësishme për qytetin bregdetar, me ndikim në qarkullimin urban dhe aksesin në zonat turistike.
    Në videon e publikuar nga kryetarja Emiriana Sako, shfaqen pamje nga kantieri ku po kryhen gërmime dhe punime për zgjerimin e rrugës, ndërsa ajo e prezanton projektin si një investim që “do t’i japë Durrësit një rrjet të ri modern lidhjesh rrugore”.
    Në publikim nuk përmendet asnjë element që lidhet me aspektet arkeologjike të zonës apo me masat e parashikuara për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore gjatë punimeve.
    Zona ku po zhvillohen punimet është pjesë e hapësirës historike të qytetit antik të Dyrrahut, e njohur për gjetje të shumta arkeologjike në nëntokë.
    Në dekadat e fundit, gërmimet në pjesë të ndryshme të Durrësit – përfshirë rrugët pranë Currilave dhe bulevardin “Aleksandër Goga” – kanë zbuluar struktura ndërtimore, rrjete ujësjellësish, fragmente mozaikësh dhe qeramika që datojnë nga periudha romake dhe ajo ilire.
    Në vitet 2000–2005, gjatë kërkimeve të kryera nga projekte ndërkombëtare arkeologjike, u dokumentuan shtresa urbane të shekullit I p.e.s., ndërsa në gërmime më të fundit janë zbuluar objekte shtëpiake dhe mure antike rreth 1900-vjeçare, që dëshmojnë për vazhdimësinë e jetës në këtë territor.
    Këto gjetje e kualifikojnë zonën si një territor me potencial të lartë arkeologjik, ku çdo ndërhyrje ndërtimore kërkon monitorim të vazhdueshëm nga ekspertë të fushës për të shmangur dëmtimin e shtresave historike.
    Në përgjigjen e Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk konfirmohet ekzistenca e një monitorimi arkeologjik të vazhdueshëm në kantier. Në vend të kësaj, institucioni thekson se në rast se gjatë punimeve do të gjenden objekte me vlerë arkeologjike, stafi teknik është i instruktuar të respektojë kuadrin ligjor në fuqi.
    “Referuar interesimit tuaj, në rastin e gjetjeve rastësore arkeologjike gjatë procesit të gërmimeve, stafi teknik në kantier është i instr uktuar të respektojë kuadrin ligjor në fuqi”, sqaroi FSHZH.
    Nëse Bashkia Durrës e përjashton veten nga përgjegjësia për procesin, duke e konsideruar veten “vetëm përfituese” të projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit theksoi se vepron në bashkëpunim me njësinë vendore, pa sqaruar konkretisht ndarjen e detyrimeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
    “FSHZH qëndron me vullnet pozitiv si për çdo ndërhyrje deri më tani zhvilluar dhe ato të parashikuara dhe në bashkëpunim me Njwsinw e Qeverisjes vendore (NJQV) si aktor kyç në progresin e përbashkët në investimet infrastrukturore (nëpërmjet rrugëve lidhëse kryesore) me ndikim në përmirësimin e transportit rajonal dhe jo vetëm”, tha institucioni.
    Mungesa e mbikëqyrjes arkeologjike në një zonë me kaq shumë shtresa historie ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si zhvillohen projektet publike në qytetin antik të Durrësit. Amfora

  • Debat te ‘Siguria’/ Noka hedh akuza për portin e Durrësit, Çuçi: Mos fol pa fakte, dil në konferencë dhe thuaj çfarë të duash

    Debat te ‘Siguria’/ Noka hedh akuza për portin e Durrësit, Çuçi: Mos fol pa fakte, dil në konferencë dhe thuaj çfarë të duash

    Deputeti i PD-së, Flamur Noka dhe ai i PS, Bledar Çuçi u përfshinë në një debat gjatë Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

    Shkak u bë deklarata e demokratit për portin e Durrësit dhe buxheti që ka Ministria e Mbrojtjes për emergjencat. “Porti i Durrësit, porti i narkosit”, tha Noka, ndërsa socialisti u përgjigj duke thënë “Mos fol pa fakte, dil në konferencë për shtyp dhe thuaj çfarë të duash, këtu jemi në komision”.
    Pjesë nga debati:
    Noka: Po flisni për një Shqipëri që futet në NATO, ndërkohë që zjarret fiken si në epokën e gurit me gjethe pemësh. NATO ka nevojë dhe të shkosh drejt saj me dinjitet do të thotë të mos mashtrosh, të mos i shkosh NATO-s me shifra ‘fake’ dhe me një ministër që është narko-ministër. Porti i Durrësit dihet si porti i narkosit.
    Çuçi: Ju lutem mos ofendoni dhe ruani etikën. E kem i ruajtur deri më tani shumë mirë. Nuk ka ministër të akuzuar deri tani. Ju lutem , ruani etikën.
    Noka: A po flasim për dinjitet? Me dinjitet shkon kështu drejt NATO-s, jo si ju. Unë këtu kam të drejtë të flas
    Çuçi: Patjetër, por të flisni gjëra që s’janë
    Noka: Ju përfaqësoni narkoshtetin
    Çuçi: Do ju ndërpres fjalë, mos akuzo pa fakte
    Noka: Do fakte ti? Dëgjo fakte
    Çuçi: Jo pa fakte, dil në konferencë për shtyp dhe thuaj çfarë të duash, këtu jemi në komision. Nuk jemi në sallë gjyqi, prokurori apo në forumet e partisë. Nuk e lejoj këtë. A ka mundësi… pse e prishim kot?! Ishim shumë mirë. Me këtë gjuhë? Nuk është gjuhë për komision kjo.

    Top Channel

  • Ndërron jetë 52-vjeçari në Durrës, u dhunua nga një 18-vjeçar

    Ndërron jetë 52-vjeçari në Durrës, u dhunua nga një 18-vjeçar

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa ditë më parë në Shkallnur të Durrësit, ku një 52-vjeçar ka ndërruar jetë pas një konflikti me një 18-vjeçar.
    Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, konflikti ka nisur pasi 52-vjeçari kishte ofenduar me fjalë një fëmijë të mitur.
    Ky i fundit i ka treguar ngjarjen të vëllait, i cili më pas është përballur me 52-vjeçarin dhe e ka goditur disa herë me grushte. I plagosur rëndë, 52-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku pas disa ditësh ka ndërruar jetë. Policia e Durrësit ka arrestuar 18-vjeçarin, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
    Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.11.2025, në lidhje me procedimin penal të 18-vjeçarit, shtetasit L. Ç., pasi dyshohej se për motive të dobëta, kishte goditur me grusht, shtetasin S. F., 52 vjeç, njoftojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kryen ndalimin me iniciativë të shtetasit L. Ç., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Nga hetimet e deritanishme rezulton se si pasojë e goditjes me grusht, 52-vjeçari ka rënë me kokë, në tokë, në një rrugë në fshatin Arapaj, dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën më datë 10.11.2025, rreth orës 22:00, në Spitalin e Traumës.
    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Gj., 34 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur një 40-vjeçar.
    Në vijim të informacionit të dhënë rreth largimit nga banesa, më datë 08.11.2025, të shtetases S. B., informojmë se ajo u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe deklaroi se ishte larguar me dëshirë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Sherri në Durrës, humb jetën 55-vjeçari, u godit me grushte pas një konflikti

    Sherri në Durrës, humb jetën 55-vjeçari, u godit me grushte pas një konflikti

    Një 55-vjecar nga Durrësit ka ndërruar jetë pas një sherri me një 16-vjeçar. Ngjarja është regjistruar disa ditë më parë në Shkallnur të Durrësit. Burime nga policia e Durrësit thonë se 4 ditë më parë, 55-vjecari është përfshirë në një konflikt me një bashkëfshatarin e tij.
    Gjithçka ka nisur pas 55-vjecari kishte share një fëmijë, ky i fundit i ka treguar te vëllait. Vëllai ka shkuar dhe e ka qëlluar disa herë me grushte 55-vjeçarin. Ne gjendje te rende, 55-vjecari është dërguar për ne spital, ku ndërroi jetë pak ditë më vonë. Policia e Durrësit ka arrestuar 16-vjecarin.

  • Prezantohet drejtori i ri i Burgut të Durrësit

    Prezantohet drejtori i ri i Burgut të Durrësit

    Është prezantuar ditën e sotme drejtori i ri i emëruar në IEVP Durrës (burgu i Durrësit), Indrit Cërrloj, i cili deri më tani ka mbajtur pozicionin e të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Durrës.

    Burime për A2 CNN bëjnë me dije se më herët këtë pozicion e ka mbajtur si i komanduar, Edmond Llabani.

    Cerloj ka mbajtur më përpara poste drejtuese, i njohur dhe si përfaqesuës i Partise Socialiste në Durrës, ndërsa më herët ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës.

    Emërimi i tij vjen në vazhdën e ndryshimeve të muajve të fundit që janë bërë në drejtuesit e institucioneve në Durrës, shkruan A2 CNN.

    Rienergjizimi që Kryeministri Rama la si detyrë për strukturat lokale të Durrësit, deri më tani është reflektuar kryesisht në lëvizje pozicionesh brenda drejtuesve ekzistues, por jo në prurje të reja me figura të reja apo të panjohura më herët.

  • Emërohet drejtori i ri, ja kush do ta drejtojë burgun e Durrësit

    Emërohet drejtori i ri, ja kush do ta drejtojë burgun e Durrësit

    Është prezantuar ditën e sotme drejtori i ri i emëruar në IEVP Durrës (burgu i Durrësit), Indrit Cërrloj, i cili deri më tani ka mbajtur pozicionin e të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Durrës.
    Më herët këtë pozicion e ka mbajtur si i komanduar, Edmond Llabani.
    Cerloj ka mbajtur më përpara poste drejtuese, i njohur dhe si përfaqesuës i Partise Socialiste në Durrës, ndërsa më herët ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës.
    Emërimi i tij vjen në vazhdën e ndryshimeve të muajve të fundit që janë bërë në drejtuesit e institucioneve në Durrës

  • Sërish protestë për shtëpitë në Durrës, banorët që preken nga projekti TID kërkojnë ndërhyrjen e Këshillit Bashkiak: Dhjetëra familje janë në situatë kritike

    Sërish protestë për shtëpitë në Durrës, banorët që preken nga projekti TID kërkojnë ndërhyrjen e Këshillit Bashkiak: Dhjetëra familje janë në situatë kritike

    Kjo e martë solli tension para Bashkisë së Durrësit, ku banorë të qendrës historike të qytetit dolën sërish në protestë kundër projektit për Transformimin e Integruar të Durrësit (TID).

    Sipas tyre, projekti që fillimisht parashikohej si restaurues, është shndërruar në një plan që parashikon prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre. Banorët kërkuan ndërhyrjen e Këshillit Bashkiak, duke theksuar se 74 familje ndodhen në një situatë kritike.
    “Ju na flisni për konsultime në 2021-2022, ndërsa ndryshimi i fundit të projektit është bërë në 2024, një muaj para aprovimit në KKT. Ne nuk vejmë në dyshim projektin, po procedurat dhe ndryshimet që çuan deri në prishje. Konsultim në 2021 dhe shpronësim në 2025?! Jemi shumë larg në kohë. Ky projekt ka degraduar…” shprehet Entela Koja, banore.
    “Shtëpi që nuk kanë lidhje me zbulimin e Amfiteatrit, po thjesht me grabitjen e pronës”, thotë një tjetër banor.
    Tensione pati dhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku diskutimi mbi projektin TID shkaktoi debate. Këshilltarët e opozitës dolën në krah të banorëve dhe kërkuan nga Bashkia informacion mbi procedurat dhe tjetërsimin e projektit, si dhe shpronësimet që nuk përputhen me vlerat reale të tregut.
    Sipas Bashkisë, projekti është hartuar prej katër vitesh dhe banorët janë informuar përmes dëgjesave publike të bëra në vitet 2021-2022, ndërsa projekti është formalizuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)
    E pranishme në mbledhje, përfaqësuesja e banorëve të prekur nga projekti që synon transformimin urban të zonës historike të qytetit u shpreh se nuk morën përgjigje për pyetjet e ngritura, ndërsa këshilltarë të opozitës deklaruan se do të qëndrojnë në krah të tyre.
    “Si arrin një ent i huaj të bëjë një plan vendor të detajuar, pa dijeninë tuaj?”, shton banorja Entela Koja.
    “Nga një projekt restaurues për rijetësimin e zonës historike të Durrësit, në një projekt shkatërrues që shemb shtëpitë e durrsakëve dhe merr pronat e tyre pa asnjë marrëveshje me ta. Kjo është zemra e Durrësit të vjetër. Ne kurrë nuk do të heshtim.”, u shpreh Eda Harizi, Këshilltare Bashkiake.
    Protesta vijoi edhe pas mbledhjes, ndërsa banorët shprehen të vendosur të mos tërhiqen nga kërkesa për një zgjidhje të drejtë.

    Top Channel

  • Projekti i hekurudhës së Durrësit,  si Rama dhe Balluku mashtruan edhe Presidenten Von der Leyen!

    Projekti i hekurudhës së Durrësit, si Rama dhe Balluku mashtruan edhe Presidenten Von der Leyen!

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij një denoncim të radhës për mashtrimet e  Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
    Në video krerët e qeverisë shqiptare që një pjesë, tashmë janë vënë nën akuzë nga SPAK mashtrojnë pa pikën e turpit Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen për hekurudhën e Durrësit.
    Balluku i thotë se do të përfundojmë në fund të vitit 2024, por është  fundi i 2025 e akoma nuk ka asnjë shenjë që një vepër e tillë do të përfundojë ndonjëherë. Dhe Rama që tund kokën duke dëgjuara mashtrimet e zëvendëses së tij.

  • Projekti i hekurudhës së Durrësit, Berisha: Gënjejnë shqiptarët, por edhe Presidenten Von der Leyen!

    Projekti i hekurudhës së Durrësit, Berisha: Gënjejnë shqiptarët, por edhe Presidenten Von der Leyen!

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij një denoncim të radhës për mashtrimet e paskrupullta të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

    Në video krerët e qeverisë shqiptare që një pjesë, tashmë janë vënë nën akuzë nga SPAK mashtrojnë pa pikën e turpit Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen për hekurudhën e Durrësit.

    Balluku i thotë se do të përfundojmë në fund të vitit 2024, por është  fundi i 2025 e akoma nuk ka asnjë shenjë që një vepër e tillë do të përfundojë ndonjëherë. Dhe Rama që tund kokën duke dëgjuara mashtrimet e zëvendëses së tij.

    Postimi:

  • Projekti i hekurudhës së Durrësit,  si Rama dhe Balluku mashtrojnë edhe Presidenten Von der Leyen!

    Projekti i hekurudhës së Durrësit, si Rama dhe Balluku mashtrojnë edhe Presidenten Von der Leyen!

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij një denoncim të radhës për mashtrimet e  Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
    Në video krerët e qeverisë shqiptare që një pjesë, tashmë janë vënë nën akuzë nga SPAK mashtrojnë pa pikën e turpit Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen për hekurudhën e Durrësit.
    Balluku i thotë se do të përfundojmë në fund të vitit 2024, por është  fundi i 2025 e akoma nuk ka asnjë shenjë që një vepër e tillë do të përfundojë ndonjëherë. Dhe Rama që tund kokën duke dëgjuara mashtrimet e zëvendëses së tij.