Tag: durrësi

  • Dorëheqja e drejtorëve nëpër bashki/ Gazetari bën deklaratën e fortë: Ja çfarë po paralajmëron Rama

    Dorëheqja e drejtorëve nëpër bashki/ Gazetari bën deklaratën e fortë: Ja çfarë po paralajmëron Rama

    Në një emision televiziv komentoi dorëheqjet dhe shkarkimet e drejtorëve në disa bashki të vendit.
    Ai theksoi se shumë nga këta drejtorë janë në pozita që nga koha kur PS ishte në opozitë dhe janë “kalcifikuar” në poste të ndryshme. Hitaj sugjeroi se kryeministri Edi Rama ndoshta po paralajmëron bashkëqeverisje lokale, edhe me përfshirjen e figurave nga e djathta në zona si Durrësi dhe Vlora.
    Ai gjithashtu mohoi se drejtuesit e larguar janë përfaqësues të grupeve kriminale, duke vlerësuar se nëse do të ishin të tilla, Rama nuk do të kishte mundësi t’i largonte.
    Arbër Hitaj: Një pjesë janë drejtorë, që nga koha kur PS ka qenë në opozitë, sepse Vlora dhe Durrësi kanë qenë bastione të së majtës. Drejtorët mund të kenë kohë në ato poste dhe janë kalcifikuar në këto pozicione. Kryetarët e bashkisë janë të rinj relativisht, edhe në Vlorë, edhe në Durrës, edhe në Fier. Rama iu ka bërë një “nder” kryetarëve të bashkive. Ka zgjedhur këtë mënyrë, që t’ju hiqte barrën e rivaliteteve brenda partisë.
     

     
    Ndoshta Edi Rama po paralajmëron një bashkëqeverisje lokale, sepse shumë të djathtë kanë kaluar majtas së fundmi. Mund të jetë bashkëqeverisje lokale edhe në Durrës. Durrësi vjet kishte problem serioz me plehrat, edhe Vlora ka pasur probleme me djegien e landfillit. Nuk besoj se ata drejtorë janë përfaqësues të bandave, se të ishin, Rama nuk i hiqte dot.
     
     

  • “Durrësi turistik”, Malltezi tallet me qeverinë pasi flakët dhe tymi i zi mbuluan qytetin bregdetar: Edhe vitin e..

    “Durrësi turistik”, Malltezi tallet me qeverinë pasi flakët dhe tymi i zi mbuluan qytetin bregdetar: Edhe vitin e..

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka ironizuar situatën skandaloze me zjarrin në tregun e plazhit të Durrësit, ku flakët dhe tymi mbuloi të gjithë zonën, pasi autoritetet nuk arritën të vendosnin në kontroll situatën.
    Përbri një foto në Facebook ku duket tymi i zi që ka mbuluar plazhin, Malltezi shkruan, ‘Durrësi turistik’.
    Tregu i përfshirë nga zjarri është i ndërtuar me struktura llamarine dhe përbëhet nga mbi 20 dyqane, të cilat funksionojnë kryesisht gjatë sezonit veror.
    Nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, por dyshimet janë të ndara mes një shkëndije elektrike si pasojë e kushteve të pasigurta në treg dhe mundësisë së një zjarri të qëllimshëm, për të hapur rrugë ndërtimeve të reja në zonë.
    Kujtojmë se edhe në vitet e kaluara, ky treg ka qenë disa herë skenë e zjarreve të përsëritura, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe funksionimin e tij.

  • Mirror:Ibiza e bardhë në Shqipëri plazhe magjike dhe jetë nate me kosto minimale

    Mirror:Ibiza e bardhë në Shqipëri plazhe magjike dhe jetë nate me kosto minimale

    Platforma “Airbnb” e ka konsideruar qytetin bregdetar shqiptar të ngjashëm me Ibizën – duke ofruar plazhe mahnitëse dhe të pastra dhe një jetë nate të gjallë – por me një kosto shumë më të ulët, shkruan Danielle Canagasuriam në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”.Në një raport “Airbnb” detajon destinacionet më trendi të udhëtimeve në Britaninë e Madhe për verën e vitit 2025.Duke ofruar bare plazhi dhe një jetë të gjallë nate – Durrësi është destinacioni ideal për turistët që kërkojnë një përvojë të ngjashme me Ibizën – por me një buxhet të kufizuar.“Britanikët po kërkojnë gjithnjë e më shumë ambiente të gjalla dhe argëtuese – që ofrojnë të njëjtën bukuri bohemiane dhe një jetë nate plot gjallëri si Ibiza – por pa çmimet e larta”, sipas “Airbnb”.“Shqipëria është një perlë. Kërkimet (searchings) për qytetin e vendosur në bregdetin e Adriatikut po rriten për momentin, ndërsa britanikët kërkojnë të eksplorojnë destinacione të lira pushimesh”, tha platforma.Por, Durrësi është më shumë sesa një destinacion i ngjashëm me Ibizën – ai ka një histori të pasur për t’u zbuluar.Durrësi është një nga qytetet portuale më të vjetra dhe më të rëndësishme në Ballkan, me një histori që daton gati 3,000 vjet më parë.Historia e tij mbresëlënëse i ka dhënë Durrësit titullin “Qytet i Përjetshëm” në Detin Adriatik.Një nga atraksionet më të mëdha në Durrës janë padyshim plazhet e tij me rërë.Durrësi është shtëpia e disa prej plazheve më mahnitëse të Shqipërisë, të përshtatshme si për adhuruesit e sporteve ujore ashtu edhe për turistët që kërkojnë plazhe të qeta.Plazhi më i njohur në qytet është plazhi me të njëjtin emër: Plazhi i Durrësit.Vija bregdetare është krahasuar me Rivierën Franceze me ujëra të cekëta dhe rërë të butë.Në zonat ngjitur me portin fshihen disa shkëmbinj – kështu që mund të merrni me vete këpucë uji.Vizitorët që kërkojnë aventura mund të marrin me qira një motor uji ose të provojnë të hidhen me parashutë, në plazhin e Durrësit.Gjithashtu, ofrohen aktivitete si volejbolli dhe seanca joge, të organizuara nga klubet më të mëdha të plazhit.Mos humbisni një tjetër perlë lokale: Plazhi i Golemit.I vendosur 20 kilometra në jug të qendrës së qytetit të Durrësit, plazhi i Golemit – me rreth 3,5 kilometra rërë të butë dhe të artë dhe ujëra bruz – ia vlen të vizitohet.Ka shumë plazhe të tjera – si perla të fshehura ashtu edhe vende turistike – që janë mjaft të lehta për t’u arritur nga qendra e qytetit.Plazhet pranë Durrësit:Plazhi i SpillesëPlazhi i Porto RomanosPlazhi i KallmitKepi i RodonitShkëmbi i KavajësPlazhi i CurrilaveNëse jeni duke kërkuar një eksperiencë më kulturore, eksploroni galeritë, teatrot dhe muzetë e shumta në Durrës.Një nga më të frekuentuarit është Muzeu Arkeologjik ku ekspozohen objekte që përfshijnë periudha të shumta.Nëse dëshironi një atmosferë më moderne dhe pasuri kulturore,  jugu i qytetit është zgjidhja më e mirë.Këtu, do të gjeni restorante dhe resorte të zhurmshme, si dhe një jetë nate të gjallë.https://www.mirror.co.uk/travel/beautiful-seaside-city-named-ibiza-35344521

  • Berisha: Durrësi është 80% demokrat, por kartlete dhe bandat…

    Berisha: Durrësi është 80% demokrat, por kartlete dhe bandat…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se po të mos ishte efekti i grupeve kriminale, votat në qarkun e Durrësit mund të ishin 80% në favor të PD-së.
    Komentet Berisha i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se grupi kriminal i Troplinëve ka ndikuar fuqishëm në qarkun e Durrësit, që sipas ish-kryeministrit, pasqyrohet edhe te numri i votave për kandidatin Arkend Balla.
    Berisha tha gjithashtu se ajo që ka ndodhur në Durrës, ka ndodhur edhe në qarqe të tjera të vendit, duke bërë sipas tij, që zgjedhjet e 11 majit të ishin një farsë kombëtare.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Ka qarqe që ka fituar PD.
    Ti nuk mundet kurrë të pranosh se farsa ka të njëjtin efekt në çdo qytet, në çdo qark dhe kudo.
    Por, kur sheh rezultatin e Arkend Ballës, 5 mijë vota më shumë se Edi Rama, atëherë më thuaj mua.
    Nuk mundet kurrë të pranohet.
    Kur sheh rezultatin e Blendi Gonxhes, që merr 5 mijë vota në Vorë dhe kandidati tjetër që dikur kishte marrë 6 mijë vota në Vorë, merr 2 mijë vota tani, sepse banda Xhabafti kaloi nga ai tek Gonxhe, pra njeriu nuk mund t’i nënshtrohet kësaj kurrë. Nuk mund t’i kapërdijë këto.
    Po të mos ishte efekti i kartelit Troplini dhe jo vetëm, sepse nuk është vetëm Troplini në Durrës, është edhe banda tjetër që mbështeti Ani Dyrmishin, Durrësi mund të ishte 80 përqind për PD-në.
    Pra, këtu nuk mund të injorohet për një shkak apo për një tjetër efekti i farsës kombëtare.

    E qartë besoj.

  • Zero shanse/ Spahiu: PD nuk sjell dot rotacion duke humbur Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

    Zero shanse/ Spahiu: PD nuk sjell dot rotacion duke humbur Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

    Për juristin Kreshnik Spahiu, PD nuk sjell dot rotacion nëse humbet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ai tha se këto qarqe janë bastion i majtë dhe PD i ka shanset të pakta që të fitojë.
    ‘Fati i zgjedhjeve varet nga Tirana, Elbasani dhe Durrësi, dhe këtu është e avanatazhuar PS sepse numri i deputetëve të jugut është dyfishi i atyre të veriut të vendit, Durrësi, Tirana ka më shuëm se Kukësi, apo Dibra.
    Nëse opozita nuk kalon në epërsi në Tiranë, Elbasan dhe në Durrës qeveria i ka të fituara zgjedhjet. A ka besim njeri se PD mund të fitojë në Elbasan në Tiranë dhe në Durrës? Tirana dhe Durrësi kanë një konkurrencë më të fortë, por është më e avantazhuar më shumë në Tiranë PS, sepse votat e partive të reja gërryejnë nga votat e PD.
    Në Tiranë është për qindja më e madhe e punonjësve që punojnë në shtet, votat e partive të vogla janë vota opozitare, sado të marrin ato, i ulin mundësinë PD për të marr mandate. Tirana është kthyer në një bastion të majtë’, tha ai.

  • Foto Dite/ Nisja e Giro D’italia në qytetin e Durrësit

    Edicioni i 108-të i Giro d’Italia filloi sot nga Durrësi më 9 maj dhe do të përfundojë pas 21 etapash në Romë të dielën më 1 qershor.Për herë të parë në histori turneu do të ketë tre etapat e para në Shqipëri. Nisja e Etapës së Parë u krye në orën 13:10 nga Durrësi për të arritur në kryeqytetin e vendit, Tiranë, pas 160 kilometrash.184 çiklistë pedaluan në këtë etapë të parë. Eventi u transmetua në më shumë se 200 vende të botës dhe më shumë se 800 milionë teleshikues.Janë 3500 efektivë të Policisë së Shtetit dhe policive bashkiake të cilët garantuan sigurinë në këtë garë. Dy etapat e tjera do të zhvillohen në Tiranë më 10 Maj dhe në Vlorë më 11 Maj.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Edicioni i 108-të i Giro d’Italia filloi sot nga Durrësi më 9 maj dhe do të përfundojë pas 21 etapash në Romë të dielën më 1 qershor.Për herë të parë në histori turneu do të ketë tre etapat e para në Shqipëri. Nisja e Etapës së Parë u krye në orën 13:10 nga Durrësi për të arritur në kryeqytetin e vendit, Tiranë, pas 160 kilometrash.184 çiklistë pedaluan në këtë etapë të parë. Eventi u transmetua në më shumë se 200 vende të botës dhe më shumë se 800 milionë teleshikues.Janë 3500 efektivë të Policisë së Shtetit dhe policive bashkiake të cilët garantuan sigurinë në këtë garë. Dy etapat e tjera do të zhvillohen në Tiranë më 10 Maj dhe në Vlorë më 11 Maj.

  • “Giro d’Italia”/ Çiklisti del nga rruga dhe përplaset në trotuar, përfundon në spital

    “Giro d’Italia”/ Çiklisti del nga rruga dhe përplaset në trotuar, përfundon në spital

    Në kilometrat e fundit të Giro d’Italia në Etapën e Parë, në Fresk ka pasur një aksident mes disa çiklistëve që kanë humbur ekuilibrin.
    Mikel Landa duket se ka pësuar një lëndim serioz dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u përplasur në trotuar.
    Edicioni i 108-të i “Giro d’Italia” filloi nga Durrësi më 9 maj dhe tre etapat e para do zhvillohen në Shqipëri.
    Nisja e Etapës së Parë u krye në orën 13:10 nga Durrësi për të arritur në kryeqytetin e vendit, Tiranë, pas 160 kilometrash. 184 çiklistë nisën pedalimin që pritet të përfundojë pak pas orës 17:00 në Tiranë. Nën një atmosferë festive, mijëra qytetarë kishin dalë të shihnin çiklistët në rrugët e qytetit.

  • Nis nga Durrësi “Giro D’italia 2025”, turneu historik fillon nga Shqipëria, etapa e parë mbyllet në Tiranë

    Nis nga Durrësi “Giro D’italia 2025”, turneu historik fillon nga Shqipëria, etapa e parë mbyllet në Tiranë

    Edicioni i 18 i “Giro d’Italia” nisi zyrtarisht rrugëtimin  këtë të premte nga Durrësi.
    Shqipëria mirëpret  si asnjëherë më parë tre etapat e fillimit të një prej turneve më të famshëm çiklistik në botë, mundësi unike jo vetëm në aspektin sportiv për vendin tonë, por mbi të githa një turne promovues për Shqipërinë turistike.
    108 çiklistë startuan në orën 13:30  nga qendra e Durrësit garën e parë të këtij edicioni të “Giro d’Italia” nën kuriozitetin e madh të qytetarëve dhe të apasionuarve pas këtij sporti.

    Etapa e parë me gjatësi 160 km kalon nga Durrësi drejt Rrogozhinës, Elbasanit me finish në Tiranë pak pas orës 17:00.
    Etapa e dytë është kronometër të shtunën në Tiranë, ndërsa e treta dhe e fundit në Shqipëri është të dielën Vlorë-Qeparo-Vlorë me kalim nga Bregu i Lumit dhe kthim nga Qafa e Llogarasë.
    Dy favoritë kryesorë për triumfin final janë slloveni Primoz Roglic dhe spanjolli Huan Ajuso./vizionplus.tv