Tag: durrësi

  • 14-vjeçari nga Durrësi nuk kursehet, publikon në TikTok foto me thikë në dorë, nis hetimi

    14-vjeçari nga Durrësi nuk kursehet, publikon në TikTok foto me thikë në dorë, nis hetimi

    Dy ditë më parë, Policia e Durrësit i referoi Prokurorisë materialet për procedim penal ndaj një 14-vjeçari nga Durrësi, pasi nga këqyrja e rrjeteve sociale dyshohet se ai zotëron një mjet prerës, një thikë.

    I mituri kishte publikuar një foto në TikTok së bashku me një bashkemoshatar, ndërsa mbante në dorë një thikë.
    Burime policore bëjnë me dije se, megjithëse adoleshenti banon në zonën e ish-Kënetës, vendi ku ndodhi ngjarja tragjike në të cilën humbi jetën 15-vjeçari Erion Boba, as ai dhe as shoku i tij nuk i njohin të miturit e përfshirë në konfliktin fatal.
    Fenomeni i “modelit të të fortit” po bëhet gjithnjë e më problematik, duke nxitur dhunën dhe pasojat e rënda mes adoleshentëve.

    Megjithëse përdorimi i TikTok-ut është i ndaluar në vendin tonë, platforma vazhdon të përdoret gjerësisht përmes VPN-ve të huaja.
    Ky rast vjen menjëherë pas ngjarjes që çoi në humbjen e jetës së 15-vjeçarit Boba, i cili u godit me thikë nga një 14-vjeçar.
    Pas 9 ditësh në spital, 15-vjeçari u nda nga jeta, ndërsa autori i mitur u arrestua nën akuzën e vrasjes me dashje, fillimisht të mbetur në tentativë.
    Ndërkaq të mitur të tjerë pavarësisht pasojës fatale të këtij rasti e të rasteve të tjera, vijojnë të përdorin armë të ftohta dhe t’i ekspozojnë ato në rrjetet sociale.

    Top Channel

  • Salianji nga Durrësi: Shqipëria po plaçkitet dhe shpopullohet, gjithçka komandohet nga një dorë e vetme

    Salianji nga Durrësi: Shqipëria po plaçkitet dhe shpopullohet, gjithçka komandohet nga një dorë e vetme

    Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nga Durrësi ka bërë thirrje që çdo demokrat t’i bashkohet lëvizjes për ndryshim. Ai tha se vendi është plaçkitur dhe shpopulluar dhe se çdo gjë sipas tij po komandohet nga një njeri i vetëm.  
    ‘Sot Shqipëria nuk po qeveriset por po plaçkitet. Shqipëria po shpopullohet dhe po plaket. Gjelbërimi, rrugët janë si në mesjetë. Si në rastin e marrjes së pandehur të Ballukut tregon se çdo në Shqipëri komandohet nga një dorë e vetme. Kemi një njeri që nuk skuqet dhe nuk zverdhet. 
    Ky është një moment i rëndësishëm ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD. Keni dhënë kontribut për PD-në, duke u përballur me një autokraci që kontrollon gjithçka dhe në këmbin nuk keni kërkuar asgjë përveç vëmendjes mungesës. 
    Sot jemi këtu sepse demokratët janë duke thirrur. Shqipëria është duke thirrur. Dhe thirrjet e tyre as nuk duhet zbukuruar dhe as nuk duhet relativizur. PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin. Dhe ky ndryshim po fillon nga kjo sallë që po fillon. Nga kjo energji që është e pashtershme, por nuk i jepet mundësia për arsye që gjithsecili prej jush i di. 
     

  • I mori 5 mijë euro gruas nga Saranda, e shantazhonte dhe për 50 mijë të tjera, arrestohet 44 vjeçarja nga Durrësi

    I mori 5 mijë euro gruas nga Saranda, e shantazhonte dhe për 50 mijë të tjera, arrestohet 44 vjeçarja nga Durrësi

    Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 44-vjeçare nga Durrësi, e dyshuar për shantazh dhe kërcënim ndaj një shtetaseje në rrjetet sociale, me qëllim përfitimin e parave.

    Arrestimi i Zyhra Korrës u bë pas kallëzimit të një 39-vjeçareje nga Saranda, e cila kishte deklaruar se ishte detyruar t’i jepte 5000 euro përmes shantazhit, ndërsa po i kërkonte  edhe një shumë tjetër prej 50 mijë eurosh.

    “Z. H., 44 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Shtërngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

    Kjo shtetase dyshohet se, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera” informoi sot policia e Vlorës.

    Gruaja nga Durrësi akuzohet për “Shtërngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

  • Ja si dukej Durrësi në vitin 1900 (Foto)

    Ja si dukej Durrësi në vitin 1900 (Foto)

    Në plan të parë muri bizantin, minarja e xhamisë “Fatih” dhe në cepin e majtë të fotografisë, shtëpia ku ndenji Esad Pashë Toptani, në vitet 1913-1914! /A.Cangonja

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FLUTURA AÇKA: NJË BURRË SI TI

  • Dy të rinjtë nga Berati tentojnë të trafikojnë minorenen nga Durrësi në Kosovë, arrestohen në Morinë

    Dy të rinjtë nga Berati tentojnë të trafikojnë minorenen nga Durrësi në Kosovë, arrestohen në Morinë

    Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar dy të rinj nga Berati, pasi akuzohen se kanë tentuar që të trafikojnë një të mitur nga Durrësi në Kosovë.
    Në pranga ka rënë i riu Eldi Guri, i cili ishte drejtuesi i automjetit që ndaloi policia. Po ashtu është arrestuar edhe pasagjeri Aleandro Keli, për moskallëzim të krimit.
    Ndërsa policia bën me dije se ditën e djeshme, familjarët e 14-vjeçares, kanë denoncuar largminin e minorenes nga shtëpia.
    “Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë.    Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit:  E. G., 22 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Trafikimi i të miturve”;  A. K., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Më datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa.  Vijojnë hetimet për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Me tren nga Durrësi në Pogradec, ja çfarë ka planifikuar qeveria

    Me tren nga Durrësi në Pogradec, ja çfarë ka planifikuar qeveria

    Qeveria synon që brenda 4-vjeçarit të përfundojë korridorin VIII hekurudhor, një linjë nga Durrësi, në Pogradec. Ambicia është shprehur në programin qeverisës 2025 – 2029, ku ndër të tjera thuhet se do të garantohet ndërlidhja rajonale me projektet Durrës–Rrogozhinë dhe Rrogozhinë–Pogradec, 2 segmentet e këtij korridori. Duke përfshirë dhe hekurudhën Vorë – Hani i Hotit, që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi, paketa e investimeve të parashikuar për projekte ndërkufitare shkon në mbi 800 mln euro, nga të cilat mbi 400 mln euro kërkohen pikërisht për linjën Durrës – Pogradec.
    Aktualisht është avancuar me gjetjen e financimit prej 120.5 mln euro, për segmentin Durrës – Rrogozhinë. Më konkretisht për këtë lot, që ka një gjatësi prej 33.5 km, pak javë më parë Këshilli i Ministrave ratifikoi marrëveshjen e grantit 60.5 mln euro me Bankën Evropiane për Investime. Ky grant është pjesë e mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe shoqërohet me një kredi prej 30 mln euro nga BEI. Për realizimin e projektit do të akordohet edhe një kredi me vlerë 30 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si pjesë integrale e paketës së financimit prej 120.5 mln euro.
    Sa i takon segmentit tjetër, nga Rrogozhina, deri në Pogradec ende nuk ka informacion zyrtar në lidhje me finacimin. Ky do të jetë edhe segmenti më i kushtueshëm i Korridorit VIII hekurudhor, pasi ka një gjatësi prej 120.3 km. Më herët, Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor ka renditur përfitimet që do të vijnë nga rehabilitimi apo ndërtimi i kësaj linje, duke nisur nga shkurtimi i distancave, rritja e sigurisë së udhëtimit dhe reduktimi i emetimeve në ajër që vijnë nga transporti.

  • SYRI TV/ Durrësi i zhytur në baltë, banorët: Faji për përmbytjen i bashkisë, hera e tretë që ndodh kjo masakër

    SYRI TV/ Durrësi i zhytur në baltë, banorët: Faji për përmbytjen i bashkisë, hera e tretë që ndodh kjo masakër

    Orendi të dëmtuara, mure me lagështi dhe balte rrugëve. Kjo është pamja që të ofron Durrësi një ditë pas përmbytjes. Banorët fajësojnë bashkinë e cila nuk u ka ardhur në ndihmë, madje nuk ka pastruar as pusetat dhe as kanalet. Sipas tyre prej 12 orësh uji ne disa banesa ende nuk është larguar. Ndërkohë edhe ne Vlorë e njëjta situatë, të njëjtat shtëpi përmbyten sa herë bie shi.

    Syri TV

    Banorët dhe bizneset në Vlorë dhe në Durrës po bëjnë llogaritjet e dëmeve nga përmbytja e një dite me pare. Durrësi është qyteti me i dëmtuar, pasi uji ende nuk është larguar nga banesat edhe bizneset. Banorët fajësojnë bashkinë e cila i ka lënë në harresë.

    Për disa nga banorët kjo është hera e dyte e për disa të tjerë hera e tretë që përmbyten duke nxjerr jashtë përdorimit orenditë shtëpiake. Sipas tyre tashme edhe muret e shtëpisë që kanë qëndruar ne ujë më shumë se 12 orë kanë marrë lagështi. Banorët shprehen se asnjë nga bashkia nuk ka shkuar për të verifikuar demet, teksa kërkojnë ndihmë, pasi  nuk munden  të përballojnë shpenzimet.

    Por e njëjta situate ndodh edhe ne Vlorë. Ku banorët përmbyten për të disatën herë, por bashkia dhe institucionet shtetërore nuk marrin asnjë masë.

    Të njëjtën situatë raportojnë edhe banorë të tjerë të lagjes. Sipas tyre, përmbytjet shkaktohen nga niveli i lartë i asfaltit të hedhur së fundmi në lagje, që bën që uji të hyjë në banesat e tyre, si dhe nga kanalizimet e bllokuara.

  • Durrësi i përmbytur, Hysaj ironizon qeverinë: Gomonet s’bëjnë më punë, por politikanët arrijnë në Tiranë!

    Durrësi i përmbytur, Hysaj ironizon qeverinë: Gomonet s’bëjnë më punë, por politikanët arrijnë në Tiranë!

    Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, ka ndarë në rrjetet sociale disa video kaotike nga përmbytjet në qytetin e Durrësit.

    Në pamjet e shpërndara shihet situata e rëndë e krijuar nga reshjet e dendura, ndërsa Hysaj e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin ironik:

    “Durrësi sot i përmbytur, gomone s’bëjnë më punë … por anëtarët e Asamblesë sërish arrijnë në Tiranë. Magji politike! ”

    Përmbytjet kanë rikthyer edhe një herë kritikat ndaj qeverisë, duke e rikujtuar akuzuar për dështim në menaxhimin e infrastrukturës dhe emergjencave civile.

    Postimi i plotë:

  • Tirana dhe Durrësi përfshihen nga stuhia/ Pezullohet lundrimi i anijeve, avionët ulen me shpejtësi…

    Tirana dhe Durrësi përfshihen nga stuhia/ Pezullohet lundrimi i anijeve, avionët ulen me shpejtësi…

    Tirana është goditur nga stuhia tropikale që u paralajmërua nga meteorologoët.
    Erë e fortë dhe rreshje shiu ishin të pranishme në kryeqytet, duke bërë që objektet e ndodhura në ambientet e jashtme të rrëzohen.

    Po ashtu dhe Durrësi është përfshirë nga stuhia e erës dhe reshjet e dendura të shiut. Kjo situatë ka sjellë dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në qytetin bregdetar.
    Lundrimi i anijeve të vogla është pezulluar përkohësisht.
    Ndërsa qytetarët kanë raportuar  se 7 avionë janë ulur njëri pas tjetrit, një pamje e pazakontë që tregon se moti do të jetë shumë i keq sot.