Tag: Durrës

  • Bllokohen 3.9 tonë pesticide për bimët në Durrës dhe Lezhë

    Bllokohen 3.9 tonë pesticide për bimët në Durrës dhe Lezhë

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka kryer kontrolle në 7 subjekte që tregtojnë Produkte me Origjinë Blegtorale (PMB) në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
    Në Durrës, është bllokuar një sasi prej 3 tonësh produktesh për shkak të mospërputhjes së afateve të ruajtjes të deklaruara në etiketë.
    Në Lezhë, janë ndaluar 977 kilogramë produkte për të njëjtën arsye, ndërsa një subjekt tjetër është ndëshkuar me masë administrative “paralajmërim”.
    Ndërkohë në Tiranë nuk u evidentuan shkelje, por rastet në Durrës dhe Lezhë ngjallin shqetësim për mënyrën se si menaxhohet parandalimi i rreziqeve ushqimore.
    Pyetjet që ngrihen janë: Si kanë arritur këto produkte të dalin në treg pa u kapur më herët? A janë kontrollet e AKU të mjaftueshme dhe të shpeshta për të garantuar sigurinë në mënyrë sistematike?
    Fakti që sasi të konsiderueshme produktesh me probleme janë bllokuar vetëm pas inspektimeve të rastësishme sugjeron se mbikëqyrja mund të jetë e fragmentuar dhe jo e vazhdueshme.

  • Inceneratori i Fierit/ Lefter Koka mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën

    Inceneratori i Fierit/ Lefter Koka mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën

    Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit të mjedisit Lefter Koka për lirim nga qelia. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën e Kokës për shuarje të masës me pretendimet se ka kaluar afati 3 vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit
    Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
    Gjyqtari Xhevdet Lika tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet të mbajë kontante me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryerjë vepra të tjera penale.
    Lefter Koka është dënuar në shkallë të parë me 6.8 vite burg për inceneratorin e Fierit, ndërsa për Tiranën është dënuar me 2 vite.
    Asnjëra nga vendimet nuk ka marrë formë të prerë në Apelin e Posaçëm. Për inceneratorin e Fierit, Koka pretendon se e ka ezauruar dënimin, me kohën e qëndrimit në paraburgim, referuar nenit 261 te kodit te procedurës penale pika 1/C, qe parashikon shuarjen e masës se sigurisë.

  • Vodhi naftë dhe korruptoi punonjësit e policisë, ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari shqiptar

    Vodhi naftë dhe korruptoi punonjësit e policisë, ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari shqiptar

    Është arrestuar Juxhin Koka, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas ekstradimit nga Spanja.

    Ai akuzohet nga SPAK se në shkurt 2025 korruptoi punonjës të policisë dhe vodhi 200,000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, në bashkëpunim me të tjerë. Operacioni ndërkombëtar “The Wanted”, i koordinuar nga Interpol Tirana dhe homologët e Madridit, mundësoi ekstradimin e tij.
    Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale korrupsion, kontrabandë dhe vjedhje.
    Njoftimi:
    Interpol Tirana/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
    Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja, 31-vjeçari.
    Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Juxhin Koka, 31 vjeç.
    Në muajin shkurt, 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

    Top Channel

  • EMRI/ Kontrabandë nafte dhe në kërkim, ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari

    EMRI/ Kontrabandë nafte dhe në kërkim, ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari

    31-vjeçari Juxhin Koka është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pas urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme.

    Koka, akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në Portin e Durrësit.

    ‘Në muajin shkurt, 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim’, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Vodhi 200 mijë litra naftë dhe korruptoi policinë, ekstradohet nga Spanja i akuzuari nga SPAK

    Vodhi 200 mijë litra naftë dhe korruptoi policinë, ekstradohet nga Spanja i akuzuari nga SPAK

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja, në Shqipëri. Në shkurt të 2025, 31-vjeçari korruptoi policinë, ndërsa vodhi 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit. GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale korrupsion aktiv, mallra kontrabandë dhe vjedhje në bashkëpunim.
    Njoftimi:
    Interpol Tirana/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The ëanted”.
    Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja, 31-vjeçari.
    Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua në kuadër të operacionit “The ëanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, J. K., 31 vjeç.
    Në muajin shkurt, 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

  • Kryeministri ndan lajmin: Në fund të vitit hapen 6 km e para të superstradës Tiranë – Durrës

    Kryeministri ndan lajmin: Në fund të vitit hapen 6 km e para të superstradës Tiranë – Durrës

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije paraditen e sotme se në fund të kitij viti do të hapen për qarkullim 6 kilometrat e para të autostradës Tiranë – Durrës.
    “Në fund të këtij viti hapen për qarkullimin e automjeteve 6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës.Punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi tashmë kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa hapja e tyre do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve si dhe do ti japë kryeqytetit një hyrje dinjitoze. Po vijohet gjithashtu edhe me elementët e tjerë të projektit për të plotësuar të gjithë këtë vepër kaq të shumëpritur“, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

  • Vrasja e dy të rinjve në Manëz, policia zbardh dinamikën: 4 të arrestuar për moskallëzim krimi

    Vrasja e dy të rinjve në Manëz, policia zbardh dinamikën: 4 të arrestuar për moskallëzim krimi

    Katër persona janë vënë në pranga nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti.  Në pranga u vunë Ergi Kadiu 25-vjeç, Erald Cani 21-vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja 37 dhe 34-vjeç, të gjithë të akuzuar për mos kallëzim krimi.
    Në kërkim përveç autorit të vrasjes së Paluçit, Daniel Pepa është shpallur edhe 30-vjeçari Gëzim Allci me akuzat e armëmbajtjes pa leje, moskallëzim krimi si edhe përkrahje e autori të krimit. 21-vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe është debatuar me kamerierin dhe me Flori Paluçin, i cili shoqërohej në lokal me disa të tjerë, ndër të cilët edhe Erald Cani i arrestuar për moskallëzim krimi. Pepa debatoi pasi kërkoi kafe ndërsa kamerieri Alteo Pepa i tha se ekspresi është fikur. Pas konfliktit verbal, Daniel Pepa është larguar me automjet dhe më pas është kthyer bashkë me Ergi Kadiu dhe Aranit Kurtin. Teksa ata kanë tentuar që të hyjnë sërish në lokal, ka dalë Flori Paluçi dhe ka qëlluar me armë zjarri në tokë. Në këtë moment, Daniel Pepa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Paluçit duke e plagosur, ndërsa Aranit Kurti e ka qëlluar me grushte në fytyrë. Paluçi, sipas policisë, ka qëlluar ndaj të dyve. Nga plumbat mbetën të vrarë Aranit Kurti që u qëllua nga Paluçi, ndërsa ky i fundit u vra nga Daniel Pepa. 21-vjeçari Pepa është ende në kërkim ndërsa akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në kërkim është gjithashtu edhe 30-vjeçari Gëzim Allci me të cilin u largua Pepa pasi kreu vrasjen e Paluçit. Kamarieri Alteo Pepa tregoi se Daniel Pepa, me të cilin nuk ka lidhje farefisnie, i kërkoi një kafe.  “I thashë që s’ka kafe sepse ekspresi është fikur që në orën 00:00. Ai u acarua dhe nisi të më ofendonte. Në atë moment ndërhyri Flori, që më doli mua në krah. Debatuan me Danielin dhe dolën jashtë për t’u sqaruar…”.
    Njoftimi i policisë
    Durrës/Hetimet e thelluara zbardhin dinamikën e konfliktit për motive të dobëta, ndodhur në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, si pasojë e të cilit u vranë me armë zjarri, 2 shtetas. Arrestohen për moskallëzim të krimit, 4 shtetas të përfshirë në konflikt. Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se është larguar nga vendngjarja, bashkë me shtetasin D. P. (autor i dyshuar i njërës prej vrasjeve). Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të implikuar në konfliktin për motive të dobëta, të ndodhur rreth orës 01:25 të datës 22.10.2025, në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit F. P., 33 vjeç dhe A. K., 23 vjeç, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit: -E. C., 25 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, si dhe shtetasit T. B., 37 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, vëllezër, të katërt banues në Manzë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim, shtetasit: -D. P., 21 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; -G. A., 30 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi D. P. ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin F. P. (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari E. C.). Pas konfliktit verbal, shtetasi D. P. është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar E. K. dhe nga shtetasi A. K.. Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi F. P., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi D. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit F. P., të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve D. P. dhe A. K. (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin F. P.). Si pasojë u vranë shtetasit F. P. dhe A. K.. Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin D. P.. Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit F. P., shtetasin D. P., si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A.. Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • Balluku: Brenda dhjetorit hapet qarkullimi në 6 km të parë të autostradës Tiranë–Durrës

    Balluku: Brenda dhjetorit hapet qarkullimi në 6 km të parë të autostradës Tiranë–Durrës

    Në fund të këtij viti pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve, segmenti i parë prej 6 kilometrash i autostradës Tiranë–Durrës. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
    Balluku vlerëson se punimet në dy fazat e para të projektit për zgjerimin e aksit me dy korsi kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa shton se përfundimi i këtij segmenti do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe do t’i japë kryeqytetit një hyrje më moderne dhe dinjitoze.
    Aktualisht, po vijon puna edhe me elementët e tjerë të projektit, për të përmbyllur punimet që pritet të rrisë sigurinë dhe cilësinë e lëvizjes.
    “Në fund të këtij viti hapen për qarkullimin e automjeteve 6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës. Punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi tashmë kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa hapja e tyre do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve si dhe do ti japë kryeqytetit një hyrje dinjitoze.
    Po vijohet gjithashtu edhe me elementët e tjerë të projektit për të plotësuar të gjithë këtë vepër kaq të shumëpritur”, shkruan krahas fotove ministrja.

  • Luan Hoti: PD duhet të reflektojë pas humbjes, përgjegjësia nis nga Berisha

    Luan Hoti: PD duhet të reflektojë pas humbjes, përgjegjësia nis nga Berisha

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Luan Hoti, ka reaguar ashpër pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, duke i cilësuar ato si “zgjedhjet më të dobëta të organizuara ndonjëherë në Shqipëri”.
    Në një deklaratë të gjatë drejtuar demokratëve, Hoti akuzon se makineria shtetërore, patronazhistët dhe blerja e votës kanë funksionuar në mënyrë perfekte, por thekson se përgjegjësia për humbjen bie edhe mbi vetë Partinë Demokratike.
    “Kush ka menduar se kjo gjë nuk do të ndodhte, ose nuk kupton nga politika, ose është dashakeq ndaj PD-së. Megjithatë, unë mendoj se shkaqet e kësaj humbjeje nuk lidhen vetëm me metodat e kundërshtarit, por edhe me tonat,” – shkruan Hoti.
    Sipas tij, humbja e thellë me diferencë prej 21 mijë votash duhet të shërbejë si alarm për një analizë të thellë dhe të ndershme brenda partisë, duke filluar nga strukturat bazë deri në drejtimin qendror.
    “Duhet të pranojmë gabimet tona. Vetëm kështu do të ringrihemi më shpejt, jo duke i fshehur siç kemi bërë për vite me radhë,” – thekson ish-kreu demokrat i Durrësit.
    Hoti shpreh kritika të forta për mënyrën se si u organizuan primaret dhe për strukturën aktuale drejtuese të partisë, duke e cilësuar procesin si formal dhe të manipuluar.
    “Si mund t’i fitonim zgjedhjet me kryetarë degësh të komanduar, me primare të organizuara dy ditë para dorëzimit të listave në KQZ, apo me ndarje degësh që vendosen me urdhër nga lart?”, – shkruan ai.
    Sipas tij, listat e kandidatëve janë hartuar në fshehtësi, pa u konsultuar me bazën, ndërsa shumë drejtues lokalë nuk kanë qenë në terren gjatë fushatës.
    “Asnjë nga deputetët e listës së mbyllur apo ‘besnikët’ e partisë nuk u përball me bandat, patronazhistët dhe hajdutët e administratës. Ata ishin komandantë fushate, por jo në terren,” – thekson Hoti.
    Në vijim të reagimit të tij, Hoti bën thirrje për mbajtje përgjegjësie dhe dorëheqje, duke përfshirë edhe kryetarin aktual të PD-së, Sali Berisha.
    “Duhet të nisë urgjentisht një analizë e plotë e zgjedhjeve. Humbësit duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të japin dorëheqje në bazë të statutit, duke filluar nga kryetari, z. Sali Berisha, e deri te drejtuesit e qarqeve,” – shprehet Hoti.
    Ai thekson se statuti i partisë po shkelet hapur nga drejtuesit kryesorë dhe kërkon hapjen e PD-së ndaj figurave të reja, që sipas tij kanë treguar përkushtim dhe integritet në çdo proces zgjedhor.
    Hoti kujton se zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës kanë treguar se shumë figura të afta janë të gatshme të kontribuojnë për rikthimin e PD-së në pushtet, por shpesh pa siglën e partisë, për shkak të mungesës së besimit tek drejtimi aktual.
    “Kjo tregon se, për të ardhur në pushtet, na duhet më parë të rregullojmë veten,” – shkruan ai.
    Në përfundim, Hoti apelon për transparencë, reflektim dhe përgjegjësi si rruga e vetme për ringritjen e Partisë Demokratike.
    “Vetëm përmes transparencës, reflektimit dhe përgjegjësisë mund të fillojë ringritja e vërtetë e PD-së dhe rikthimi i besimit të qytetarëve te ne,” – përmbyll reagimin e tij Luan Hoti.

  • “Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

    “Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

    Prej më shumë se 3 vitesh, nuk dihet fati i Ervis Martinajt.
    Babai i tij, bëri një kërkesë dje, 22 tetor, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës, për ta shpallur të birin zyrtarisht të zhdukur.
    Gazetari investigativ Artan Hoxha, ashtu si në emisionin e “Opinion” më 1 shtator 2022, se Ervis Martinaj është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur.
    “Ai u zhduk në 9 gusht të 2022-it. Kam qenë këtu një ditë pasi isha në shtëpinë e tij, mes të tjerave shkova edhe për ngushëllim”, tha fillimisht Hoxha.
    “Ka qenë diku rreth orës 17:00, të datës 9 gusht, a i keni hedhur gjë luanit u ka thënë familjarëve, ka qenë SMS i fundit. Më pas janë ndërprerë kontaktet”, shtoi më tej.
    Tha se që atëherë u aludua se ai ishte vrarë dhe zhdukur, gjë që duket akoma më e besueshme sot.
    Po a ka ndonjë të dhënë të re për Martinajn?
    “Ka shumë njerëz të zhdukur në këtë vend. Të gjithë si familje kanë mbaruar për ekonomi-biznes, janë shkolluar në të njëjtën degë të gjithë. Ai nuk është se erdhi nga krimi. Kundërshtarët e tij kërkonin dronë me lazer, që mbante lëndë eksplozive, se nuk i afroheshin dot. Fatin e tij ta kam thënë që atë ditë, Ervis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur! Në Shqipëri nuk i fshihesh dot hasmit! Informacioni më i qëndrueshëm thonë se është kufoma është në tokë”, u përgjigj gazetari.
    Ndaj Martinajt ka dy urdhër-arreste nga SPAK, ndërsa përgjatë viteve, ka patur kontrolle të shumta nga policia në disa banesa në zonën e Shijakut, Durrësit e Vlorës.