Tag: Durrës

  • U ekstradua nga Spanja, GJKK konfirmon masën e arrestit për Juxhin Kokën

    U ekstradua nga Spanja, GJKK konfirmon masën e arrestit për Juxhin Kokën

    Gjykata e Posaçme konfirmoi masën arrest në burg që ishte caktuar në mungesë për 31-vjeçarin Juxhin Koka i ekstraduar nga Spanja pasi SPAK e akuzon se ka korruptuar punonjësit e policisë dhe ka vjedhur bashkë me persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit në muajin janar.
    Në seancën me dyer të mbyllura Koka nuk ka pranuar akuzën ndërsa mbrojtja e tij pretendoi se Koka nuk ka lidhje me vjedhjen e naftës dhe kërkoi një masë më të butë. Juxhin Kokës GJKKO i caktoi në shkurt të këtij viti masën ‘arrest në burg’ për tre akuza: Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe vjedhje kryer në bashkëpunim.
    Më 13 tetor, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim Juxhin Kokën dhe 10 të tjerë. Sipas organit të akuzës, Juxhin Koka, në bashkëpunim me Mohammed Sallit me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil e Wissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian që realizuan të gjithë veprimtarinë kriminale.
    Nga hetimet rezultoi se Juxhin Koka dhe Drilon Malluta i ofruan 10.000 euro policit Armand Marvataj, që kishte për detyrë të ruante anijen e sekuestruar në Porto Romano, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija. Shuma e parave që polici kishte marrë ryshfet, u gjet dhe sekuestrua në banesën e Marvataj.
    Nafta kontrabandë u nxor nga anija më 27 janar 2025 në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes, Saimir Bayoume me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijes, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom dhe Abdoulhaimen Shamata.

  • Zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

    Zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

    Ish-kandidati në listën preferenciale të koalicionit ASHM në Qarkun Durrës, Aulon Kalaja, kërkon shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor, duke e cilësuar atë si antikushtetues, për shkak se sipas tij kufizojnë të drejtën e kandidatëve për ankim administrativ dhe gjyqësor ndaj vendimeve të KQZ dhe KAS.
    Në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Kalaja pretendon se gjatë procesit të numërimit të votave në Qarkun Durrës janë kryer falsifikime dhe manipulime në disa kuti votimi, të kryera nga numërues në bashkëpunim me kandidatë të tjerë, me qëllim rritjen fiktive të rezultateve të tyre.
    Ai kërkoi nga KQZ pamjet filmike të procesit, ku sipas tij, evidentoi dhjetëra mospërputhje ndërmjet fletëve të votimit dhe tabelave përmbledhëse.
    Kalaja kundërshton vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të mos rinumëruar kutitë e votimit të Durrës.
    “Ekskluzivitetin për të parë sesa vota ka marrë kandidati e ka vetëm subjekti politik. Kam qenë në Kolegjin Zgjedhor dhe nuk jam legjitimuar, e kam humbur çështjen me rezultatin 4 me 1. Ka pasur pakicë në çështjen time”, tha Kalaja.
    Në një deklaratë për mediat pas depozitimit të ankesës, Kalaja tha se në rast se nuk fiton në Kushtetuese, hapi i radhës do të jetë Gjykata e Strasburgut.
    “Jam shumë i bindur që do të fitoj çështjen në Kushtetuese. Ne nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë, por jemi të lirë të kërkojmë votat tonë. Hapi i radhës është gjykata e Strasburgut, por mendoj se do ta fitoj këtu. Sigurisht që në Strasburg do ta fitoj”, u shpreh ai.
    Ai kërkon që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë vendimin dhe dispozitat kufizuese, duke garantuar barazinë dhe mbrojtjen kushtetuese të të drejtave zgjedhore të kandidatëve individualë.

  • Kontrollet ndaj insekticideve, AKU aksion në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, bllokon 3000 kg produkte për bimët

    Kontrollet ndaj insekticideve, AKU aksion në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, bllokon 3000 kg produkte për bimët

    Autoriteti Kombëtari Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se po vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë PMB, përkatësisht Tiranë, Durrës dhe Lezhë. 

    Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 7 inspektime, nga të cilat 3 inspektime janë kryer në Tiranë, të cilat janë mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore, 2 inspektime në Durrës, ku në njërin prej tyre është bllokuar sasia prej 3000 kg PMB, për mospërputhje të ruajtjes së afatit të PMB-ve në etiketë. Inspektimi tjetër është mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore.
    Në qarkun e Lezhës janë kryer 2 inspektime, në njërin prej tyre janë bllokuar 977 kg për mospërputhje të ruajtjes së afateve të PMB-ve në etiketë, ndërsa në inspektimin tjetër është vendosur masa administrative me “paralajmërim”. 

    AKU vazhdon kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor që institucioni vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë të ushqimore.
     

  • Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës/ U ekstradua nga Spanja, del sot para GJKKO-së

    Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës/ U ekstradua nga Spanja, del sot para GJKKO-së

    Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është ekstraduar nga Spanja. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale J.K 31 vjeç, i cili akuzohet nga SPAK, se në shkurt 2025, në bashkëpunim me persona të tjerë, vodhi 200,000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit dhe korruptoi punonjës të Policisë për realizimin e veprës.
    Gjykata e Krimeve të Rënda i kishte caktuar J. K. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, Kontrabanda me mallra të akcizës ose me pezullim të detyrimeve doganore dhe vjedhja, kryer në bashkëpunim.
    Njoftimi i Policisë:
    Interpol Tirana/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
    Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja, 31-vjeçari.
    Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, J. K., 31 vjeç.
    Në muajin shkurt, 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

  • AKU aksion në Tiranë, Durrës dhe Lezhë/ Kontrollet ndaj insekticideve, bllokohen 3000 kg produkte për bimët

    AKU aksion në Tiranë, Durrës dhe Lezhë/ Kontrollet ndaj insekticideve, bllokohen 3000 kg produkte për bimët

    Autoriteti Kombëtari Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se po vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë PMB, përkatësisht Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
    Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 7 inspektime, nga të cilat 3 inspektime janë kryer në Tiranë, të cilat janë mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore, 2 inspektime në Durrës, ku në njërin prej tyre është bllokuar sasia prej 3000 kg PMB, për mospërputhje të ruajtjes së afatit të PMB-ve në etiketë.
    Inspektimi tjetër është mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore.Në qarkun e Lezhës janë kryer 2 inspektime, në njërin prej tyre janë bllokuar 977 kg për mospërputhje të ruajtjes së afateve të PMB-ve në etiketë, ndërsa në inspektimin tjetër është vendosur masa administrative me “paralajmërim”.
    AKU vazhdon kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor që institucioni vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë të ushqimore.

  • Armani, Diesel, Boss dhe Calvin Klein, të dyshuara si të falsifikuara, bllokohen mallrat në Portin e Durrësit

    Armani, Diesel, Boss dhe Calvin Klein, të dyshuara si të falsifikuara, bllokohen mallrat në Portin e Durrësit

    Janë bllokuar disa mallra të dyshuara si të falsifikuara në Portin e Durrësit.

    Gjatë një kontrolli të detajuar nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
    Mallrat e dyshuara janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale.
    Administrata Doganore vijon me vendosmëri kontrollet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në mbështetje të tregtisë së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorit shqiptar.

    Top Channel

  • Vodhi 200 mijë litra naftë dhe korruptoi policinë, ekstradohet nga Spanja i akuzuari nga SPAK (EMRI)

    Vodhi 200 mijë litra naftë dhe korruptoi policinë, ekstradohet nga Spanja i akuzuari nga SPAK (EMRI)

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja, në Shqipëri. Në shkurt të 2025, Juxhin Koka korruptoi policinë, ndërsa vodhi 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit. GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale korrupsion aktiv, mallra kontrabandë dhe vjedhje në bashkëpunim.
    Njoftimi:
    Interpol Tirana/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The ëanted”.
    Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja, 31-vjeçari.
    Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua në kuadër të operacionit “The ëanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, J. K., 31 vjeç.
    Në muajin shkurt, 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

    Në datën 13 tetor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgoi për gjykim 11 persona. Juxhin Koka dhe 10 të tjerë të përfshirë, akuzohen për kontrabandimin e 200 tonëve naftë në portin e Durrësit dhe vepra të tjera penale si kontrabandë mallrash, korrupsion aktiv dhe vjedhje./ZËRI

  • AKU “zbarkon” në Tiranë, Durrës e Lezhë, bllokon rreth 4000 kg pesticide për bimët

    AKU “zbarkon” në Tiranë, Durrës e Lezhë, bllokon rreth 4000 kg pesticide për bimët

    Foto ilustruese

    TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar se po inspekton disa subjekte që tregtojnë pesticide për insektet te bimët. Inspektime po kryhen kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. AKU bën me dije se nga 7 inspektime, 3 në kryeqytet janë mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore.
    Ndërkohë në 2 inspektime në Durrës, në njërin prej është bllokuar sasia prej 3000 kg PMB të pesticideve. Gjithashtu në Lezhë, nga 2 inspektime, në njërin  janë bllokuar 977 kg për mospërputhje të ruajtjes së afateve të PMB-ve në etiketë.
    Njoftimi i AKU:
    Autoriteti Kombëtari Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se po vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë PMB, përkatësisht Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
    Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 7 inspektime, nga të cilat 3 inspektime janë kryer në Tiranë, të cilat janë mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore, 2 inspektime në Durrës, ku në njërin prej tyre është bllokuar sasia prej 3000 kg PMB, për mospërputhje të ruajtjes së afatit të PMB-ve në etiketë. Inspektimi tjetër është mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore.
    Në qarkun e Lezhës janë kryer 2 inspektime, në njërin prej tyre janë bllokuar 977 kg për mospërputhje të ruajtjes së afateve të PMB-ve në etiketë, ndërsa në inspektimin tjetër është vendosur masa administrative me “paralajmërim”
    AKU vazhdon kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor që institucioni vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë të ushqimore.

  • “Më lironi, kam 3 vite në paraburgim”, GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës, ish-ministri mbetet pas hekurave

    “Më lironi, kam 3 vite në paraburgim”, GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës, ish-ministri mbetet pas hekurave

    lefter koka

    TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka, për lirimin nga qelia, me pretendimin se i ka kaluar afati i paraburgimit. Në kërkesën e mbrojtësve të Kokës, kërkohej shuarja e masës së sigurisë së arrestit me burg, në lidhje me hetimin për inceneratorin e Fierit, pasi ka kaluar afati 3 vjeçar i paraburgimit. Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
    Gjyqtari Xhevdet Lika tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet te mbaje kontante me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryerjë vepra të tjera penale. Koka është dënuar po ashtu me 2 vite burg, në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, pasi secila prej dosjeve është gjykuar më vete.

    Lefter Koka është shpallur fajtor për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Lefter Koka mbahet në burg që prej Dhjetorit të vitit 2021, ndërsa në dëshmitë e tij dhënë në gjykatë, ka pretenduar vazhdimisht se ai nuk është ‘peshku i madh’ në dosjen e inceneratorëve, dhe nuk ka kursyer kritikat ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi, të cilët i bën përgjegjës për arrestimin e tij. /ZËRI

  • Padia që mund të ndryshojë mandatet në PD/ Kalaja kundër Kolegjin Zgjedhor, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

    Padia që mund të ndryshojë mandatet në PD/ Kalaja kundër Kolegjin Zgjedhor, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

    Ish-kandidati i koalicionit ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërisë Madhështore’, për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar numrin e saktë të votave të marra nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Kalaja kundërshton vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të mos rinumëruar kutitë e votimit të Durrës. Kalaja ka pretenduar se po të numëroheshin të gjitha kutitë që nuk u hapën qëllimisht nga KAS dhe KQZ, duke fshirë të dhënat e vendimit që morën për 290 kuti dhe hapën vetëm 152 prej tyre, rezultati mund të sjellë ndryshim mandatesh brenda partisë.
    “Ekskluzivitetin për të parë sesa vota ka marrë kandidati e ka vetëm subjekti politik. Kam qenë në Kolegjin Zgjedhor dhe nuk jam legjitimuar, e kam humbur çështjen me rezultatin 4 me 1. Ka pasur pakicë në çështjen time.
    Këta gjyqtarë që kanë refuzuar të interpretojnë Konventën Evropiane, praktikën e Gjykatës së Strasburgut dhe atë të Komisionit të Venecias, vendosën që unë mos të merrja vesh sesa vota kam marrë.
    Unë jam këtu sot për të zgjidhur padrejtësinë që më ka ndodhur nga qendra e votimit, nga KZAZ, nga KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor. Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet. Unë mund të mos kandidoj më, por do jetë një tjetër kandidat që duhet ta ketë këtë armë. Jam këtu sot për të shfuqizuar këtë nen të Kodit Zgjedhor që i pamundëson kandidatit ankimimin administrativ dhe zgjedhor, dhe ky kod zgjedhor duhet hedhur në kosh të mbeturinave.
    Gjykata Kushtetuese detyron Kolegjin Zgjedhor që të rishqyrtojë dhe njëherë çështjen time, që domethënë të më legjitimojë mua si kandidat për të parë sesa vota kam marrë. Jam shumë i bindur që do të fitoj në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë. Hapi i radhës do të jetë gjykata e Strasburgut”, tha Kalaja.