Tag: Durrës

  • Kalaja ankohet në Kushtetuese, kërkon që të shfuqizohet neni që favorizon vetëm partitë

    Kalaja ankohet në Kushtetuese, kërkon që të shfuqizohet neni që favorizon vetëm partitë

    Opozitari, Aulon Kalaja vazhdon betejën ligjore kundër Kodit Zgjedhor.

    Duke kundërshtuar vullnetin e partisë, Kalaja kërkon respektimin e të drejtave të kandidatëve për deputet njësoj siç ndodh për një subjekt zgjedhor.
    Përmes një padie në Gjykatën Kushtetuese, kandidati për qarkun e Durrësit, kërkon shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor që e pengon të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve, si dhe shpalljen antikushtetues të nenit që i pamundëson kandidatit në zgjedhje hapjen e kutive. Si shembull sjell praktikat europiane.
    “Duke sjell në vëmendje konventën europiane, kodin e sjelljes në zgjedhje që përcakton qartë në favor të kandidatit, se çdo subjekt dhe kandidat ka të drejtën të ankimojë rezultatin zgjedhor. Prandaj Gjykata Kushtetuese duhet të detyrojë Kolegjin Zgjedhor të më njoh të drejtën të hapen kutitë”, tha Aulon Kalaja.
    Në rast të një përgjigjeje negative, Aulon Kalaja deklaron se do t’i drejtohet Strasburgut.

    Top Channel

  • Në Durrës u vra për një kafe! Flori Paluçi në Itali kërkohej për tentativë vrasje të dyfishtë

    Në Durrës u vra për një kafe! Flori Paluçi në Itali kërkohej për tentativë vrasje të dyfishtë

    Flori Paluçi

    DURRËS-33-vjeçari Flori Paluçi, ishtë një nga dy viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Manzë të Durrësit më 22 tetor. Paluçi vrau me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur. Por mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja rreth 33-vjeçarit, i cili rezulton se ishte shpallur në kërkim nga Italia për tentativë vrasje të dyfishtë.
    Në artikull thuhet se i arratisuri Flori Paluçi u vra në një shkëmbim zjarri në qytetin e tij të lindjes. Paluçi më 19 qershorit,  pranë një bari publik dhe një parkingu, kishte qëlluar disa herë me armë zjarri drejt dy italianëve, përkatësisht 28 dhe 33 vjeç, të cilët jetonin në Umbertide dhe Città di Castello.
    Gjykata e Perugias urdhëroi ndalimin e 33-vjeçarit por kishte arritur të largohej nga vendi përpara se forcat e rendit ta kapnin. Hetimet e agjentëve të Interpolit kanë rindërtuar skenën e fundit dhe fatale të arratisjes së tij, ku thuhet se i kërkuari u përfshi në një grindje të dhunshme në Manez, një fshat në bashkinë e Durrësit, në Shqipëri.

    Çfarë ndodhi në Durrës
    Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulën në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit. Kamerieri Alteo Pepa ishte ulur me Flori Paluçin, 33 vjeç, dhe i thotë dy të rinjve se nuk mund tu shërbente kafe, pasi ekspresi ishte i fikur. Përgjigjia e tij ‘ndezi’ sherrin mes të rinjëve, ku fillimisht filloi me ofendime dhe sharje. Në debat ndërhyri dhe Flori Paluçi, i cili i doli në mbrojtje kamarierit, duke thënë se nuk mund ta fyenin pasi kamerieri ishte ulur në tavolinë me të. Debati ka agravuar në përdorimin e armës, ku i pari që ka qëlluar ishte Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.
    Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga 4 persona, Ergi Kadiu, Taulant dhe Emirjan Beqja dhe Erald Cani, ndërkohë që në kërkim mbetet autorit i vrasjes së Flori Paluçit, Daniel Pepa. Personat e arrestuar akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim krimi. /ZËRI

  • Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?

    Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?

    Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?
    Nga Basir Çollaku
    Belinda Balluku dhe dy shtetas turq do të ishin me masë sigurie arrest me burg. Kërkesat do të shkonin në Kuvend dhe gjykatë sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës. Por ende është një përpjekje për masë shtërnguese arrest shtëpie të numrit dy të qeverisë. Pronari i komanisë turke të përfshirë në këtë investim, këtë kontratë, është K.A, një ish deputet i partisë së Presidentit Erdigan, me të njëjtin qytet lindjeje me të dhe kjo e rrit ndjeshëm trysninë mbi çështjen.
    Presioni i Ramës e zbuti kërkesën, ndryshoi përcaktimin?! Natyrisht kemi një ushtrim të ndikimit të paligjshëm.zëvëndëskryeministrja do të ishte sot e pandehur dhe Parlamenti do të duhej të votonte dorëzimin e imunitetit, duke hapur rrugë prangosjes së saj.
    Natyrisht prangat tani janë me tendencë lart dhe Rama është duke fituar kohë personale për shumë zhvillime penale. Zyrtatë të ministrisë së Ballujut janë prej kohësh në qeli e dëshmi. Dosjet janë të shumta. Tuneli i Llogarasë ku janë edhe shtetasit turq në këtë çështje. Janë 12 miliard euro tenderime infrastrukture, të cilat kalojnë në filtër hetimor. Aeroporti i Vlorës, Porti i Durrësit, Termocontralet e Vlorës, Rruga e Arbrit, parqet voltaike e shumë tendera në dyshine të mëdha abuzimesh janë çështjet ku duhet parë përgjegjësia e ministres.
    A është një tolerancë si një nder i kthyer Prokurorisë ndaj motrës së ministres Pamela Qirko më herët drejtuese e KPK. Dora e saj mund të jetë në vendimet e SPAK. Ajo ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit edhe të prokurorit të çështjes Dritan Prençi. Eshtë vendimi nr 23 me nunër akti 34 datë 7 korrik 2018. Ky është një incenerator jo funksionues ça duart e Edi Ramës. SPAK këtu ka edhe standardin e njëanshëm për masat e sigurisë. Nëse arrest me burg dhe arrest shtëpie janë për Metën, Berishën, Veliajn, Ahmetajn, Beqen, Kokën, por ndryshe për Ballukun, atëherë Struktura e Posaçme, thjesht e ka lexuar vendimin nuk e ka marrë vetë.
    Sigurisht edhe Gjykata e Posaçme duhet të gjendet nën të njëjtën përgjegjësi nëse konstatimet thjesht noterizohen. Në këto dosje të mëdha ka edhe aktorë të tjerë të pastrimit të parave. Të parave të ardhura nga korrupsioni dhe trafiku i drogës..Çështja do të nxehet më tepër në javët e ardhshme. Të tjerë ministra janë me kokë nga Bela dhe nga Rama në rubrikën: letra nga SPAK.. Kush e ka radhën..?!

  • Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve?!

    Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve?!

    Nga Basir Çollaku 

    Belinda Balluku dhe dy shtetas turq do të ishin me masë sigurie arrest me burg. Kërkesat do të shkonin në Kuvend dhe gjykatë sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës. Por ende është një përpjekje për masë shtërnguese arrest shtëpie të numrit dy të qeverisë. Pronari i kompanisë turke të përfshirë në këtë investim, në këtë kontratë, është K.A., një ish-deputet i partisë së presidentit Erdoğan, me të njëjtin qytet lindjeje me të, dhe kjo e rrit ndjeshëm trysninë mbi çështjen.

    Presioni i Ramës e zbuti kërkesën, ndryshoi përcaktimin?! Natyrisht kemi një ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Zëvendëskryeministrja do të ishte sot e pandehur dhe Parlamenti do të duhej të votonte dorëzimin e imunitetit, duke hapur rrugë prangosjes së saj.

    Natyrisht, prangat tani janë me tendencë lart dhe Rama është duke fituar kohë personale për shumë zhvillime penale. Zyrtarë të ministrisë së Ballukut janë prej kohësh në qeli e në dëshmi. Dosjet janë të shumta. Tuneli i Llogarasë, ku janë edhe shtetasit turq në këtë çështje. Janë 12 miliardë euro tenderime infrastrukture, të cilat kalojnë në filtër hetimor. Aeroporti i Vlorës, Porti i Durrësit, termocentralet e Vlorës, Rruga e Arbrit, parqet fotovoltaike e shumë tendera në dyshime të mëdha abuzimesh janë çështjet ku duhet parë përgjegjësia e ministres.

    A është një tolerancë si një nder i kthyer Prokurorisë ndaj motrës së ministres, Pamela Qirko, më herët drejtuese e KPK-së? Dora e saj mund të jetë në vendimet e SPAK. Ajo ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit edhe të prokurorit të çështjes, Dritan Prençi. Është vendimi nr. 23 me numër akti 34, datë 7 korrik 2018.

    Ky është një incenerator jo funksional në duart e Edi Ramës. SPAK këtu ka edhe standardin e njëanshëm për masat e sigurisë. Nëse arrest me burg dhe arrest shtëpie janë për Metën, Berishën, Veliajn, Ahmetajn, Beqen, Kokën, por ndryshe për Ballukun, atëherë Struktura e Posaçme thjesht e ka lexuar vendimin, nuk e ka marrë vetë. Sigurisht edhe Gjykata e Posaçme duhet të gjendet nën të njëjtën përgjegjësi, nëse konstatimet thjesht noterizohen.

    Në këto dosje të mëdha ka edhe aktorë të tjerë të pastrimit të parave — të parave të ardhura nga korrupsioni dhe trafiku i drogës. Çështja do të nxehet më tepër në javët e ardhshme. Të tjerë ministra janë me kokë nga Bela dhe nga Rama në rubrikën: Letra nga SPAK… Kush e ka radhën?!

  • Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë

    Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë

    Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë
    Ish-kandidati i koalicionit ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërisë Madhështore’, për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar numrin e saktë të votave të marra nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Kalaja kundërshton vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të mos rinumëruar kutitë e votimit të Durrës.
    Kalaja ka pretenduar se po të numëroheshin të gjitha kutitë që nuk u hapën qëllimisht nga KAS dhe KQZ, duke fshirë të dhënat e vendimit që morën për 290 kuti dhe hapën vetëm 152 prej tyre, rezultati mund të sjellë ndryshim mandatesh brenda partisë.
    “Ekskluzivitetin për të parë sesa vota ka marrë kandidati e ka vetëm subjekti politik. Kam qenë në Kolegjin Zgjedhor dhe nuk jam legjitimuar, e kam humbur çështjen me rezultatin 4 me 1. Ka pasur pakicë në çështjen time.
    Këta gjyqtarë që kanë refuzuar të interpretojnë Konventën Evropiane, praktikën e Gjykatës së Strasburgut dhe atë të Komisionit të Venecias, vendosën që unë mos të merrja vesh sesa vota kam marrë.
    Unë jam këtu sot për të zgjidhur padrejtësinë që më ka ndodhur nga qendra e votimit, nga KZAZ, nga KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor. Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet. Unë mund të mos kandidoj më, por do jetë një tjetër kandidat që duhet ta ketë këtë armë. Jam këtu sot për të shfuqizuar këtë nen të Kodit Zgjedhor që i pamundëson kandidatit ankimimin administrativ dhe zgjedhor, dhe ky kod zgjedhor duhet hedhur në kosh të mbeturinave.
    Gjykata Kushtetuese detyron Kolegjin Zgjedhor që të rishqyrtojë dhe njëherë çështjen time, që domethënë të më legjitimojë mua si kandidat për të parë sesa vota kam marrë. Jam shumë i bindur që do të fitoj në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë. Hapi i radhës do të jetë gjykata e Strasburgut”, tha Kalaja.

  • Përfshihet nga flakët një makinë në Durrës, zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje për të shuar zjarrin

    Përfshihet nga flakët një makinë në Durrës, zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje për të shuar zjarrin

    Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Durrës.

    Makinë ndodhej në një nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar.
    Siç shihet në pamjet e siguruara nga Top Channel, disa kalimtarë e më pas edhe zjarrfikësit kanë mbërritur për të shuar flakët.
    Ndërkohë uniformat blu kanë arritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e nisjes së flakëve.

    Top Channel

  • Baste sportive në lokal/ Durrës, arrestohet pronari, kishte edhe kanabis. Nën hetim 4 të tjerë

    Baste sportive në lokal/ Durrës, arrestohet pronari, kishte edhe kanabis. Nën hetim 4 të tjerë

    Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13 Plazh, viheshin baste sportive, me celularë, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:

    -arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Durrës;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. K., H. K., F. P. dhe A. B., të gjithë banues në Durrës.

    Në lokalin e 32-vjeçarit, 4 të proceduarit u kapën duke vënë baste sportive, me celularë.
    Më tej, gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj pronarit të subjektit, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

  • “Armani, Hugo Boss, Calvin Klein”, bllokohen mallra “firmato” në Portin e Durrësit! Dyshohet se…

    “Armani, Hugo Boss, Calvin Klein”, bllokohen mallra “firmato” në Portin e Durrësit! Dyshohet se…

    disa nga veshjet

    DURRËS- Në Portin e Durrësit janë bllokuar disa mallra të dyshuara si të falsifikuara. Bëhet fjalë për veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
    Veshjet u konstatuan gjatë një kontrolli nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve. Mallrat në fjalë janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale.
    Burime bëjnë me dije se mallrat ishin me origjinë nga Kina dhe janë ndaluar në Sektorin e Konteinerëve, ndërsa ishin porositur nga një biznes në këtë shtet. 
    Administrata Doganore vijon me vendosmëri kontrollet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në mbështetje të tregtisë së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorit shqiptar.

  • “Më lironi!”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-minitrit Lefter Koka

    “Më lironi!”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-minitrit Lefter Koka

    Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për lirim nga qelia.
    Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën e Kokës, për shuarje të masës me pretendimet se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.
    Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
    Gjyqtari Xhevdet Lika, tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet te mbaje kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryejë vepra të tjera penale.

  • GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për liri, ish-ministri mbetet pas hekurave

    GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për liri, ish-ministri mbetet pas hekurave

    Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka, për lirimin nga qelia, me pretendimin se i ka kaluar afati i paraburgimit. Në kërkesën e mbrojtësve të Kokës, kërkohej shuarja e masës së sigurisë së arrestit me burg, në lidhje me hetimin për inceneratorin e Fierit, pasi ka kaluar afati 3 vjeçar i paraburgimit. Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
    Gjyqtari Xhevdet Lika tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet te mbaje kontante me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryerjë vepra të tjera penale. Koka është dënuar po ashtu me 2 vite burg, në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, pasi secila prej dosjeve është gjykuar më vete.
    Lefter Koka është shpallur fajtor për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Lefter Koka mbahet në burg që prej Dhjetorit të vitit 2021, ndërsa në dëshmitë e tij dhënë në gjykatë, ka pretenduar vazhdimisht se ai nuk është ‘peshku i madh’ në dosjen e inceneratorëve, dhe nuk ka kursyer kritikat ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi, të cilët i bën përgjegjës për arrestimin e tij.