Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit.
Në ambientet e brendshme të burgut ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur disa politikanë dhe individë me rrezikshmëri të lartë deri te krerë bandash kriminale mësynë dhjetëra efektive te drejtorisë së përgjithshme të burgjeve.
Burime bëjnë me dije se po zhvillohen kontrolle në disa dhoma banimi dhe ambiente te përbashketa, pasi kishte informacione se brenda institucionit mund te kete lende narkotike, telefona apo sende te tjera te ndaluara.
Tag: Durrës
-

Kontrolle të befasishme në disa dhoma në burgun e Durrësit
-

A ju kujtohet kafeja turke e gjysheve tona?
A ju kujtohet kafeja turke e gjysheve tona? Kur dikujt i derdhej kafeja në pjatën e filxhanit, gjyshet thoshin: është idhnak ai, për të cilin është destinuar kafeja. Idhnak thuhej për një njeri që bënte sherr për kurrgjë send (ose kot së koti).
Nga Tonin Çobani
Unë asnjëherë nuk e kam kuptuar ç’lidhje kishte kafeja në xhezve, në filxhan apo në pjatë të filxhanit me njeriun për të cilin përgatitej ajo kafe. Sigurisht, sipas meje, kur derdhej kafja, fajin e kishte kafexhiu. Edhe sot e kësaj dite (kur tashmë jam bërë edhe unë gjysh) kam të njëjtin mendim: kafexhiu se kafexhiu e ka fajin.M’u kujtua sot kafja e gjyshes, pasi nuk po bëja dot lidhjen e Covid-19-s me moshat e treta, të cilët nuk duhet të dalin në rrugë, as te pragu i derës së tyre. Nuk duhet të ulen te stolat e lulishteve, qoftë lulishtja edhe poshtë pallatit të tyre. Jo më të largohen më tepër se 50 a 500 metra larg shtëpisë për të mbërritur te parku i liqenit në Tiranë, te lungomare në Vlorë, te pedonalet e Durrësit a te Shëngjinit…Pyetja absurde që, ndoshta, nuk duhet të bëhet do të ishte: ç’lidhje ka Covid me pensionistët apo moshat e treta sa për të mos i lënë rehat as te pragu i shtëpisë tyre, në oborr apo në lulishten poshtë pallatit, lëre më të udhëtojë me makinën e re të nuses së djalit qoftë edhe sa për të kaluar nga njëra ana e Lanës në tjetrën. Por a mund të ndahet vlonjati e durrsaku prej detit? Pogradecari prej liqenit apo shkodrani prej Bunës? Vetëm prej Lanës tiranasit (dhe tiranásit) ndahen pa dhimbje, sepse nuk kanë krijuar asnjë lidhje ujore me të. Po edhe kjo nuk mund të thuhet me siguri.Aq më pak, nga të ashtuquajturit moshat të treta apo pensionistë. Sepse në çdo rast ata dhe (jo kafexhiu) e derdhkan kafenë në pjatën e filxhanit të kafesë. Siç e thonë këndej nga Shkodra, ajo kafe mos u piftë (ose u piftë me helm).Po me pensionistët çfarë keni, more aman? Ata jua kanë fajin pse nuk kryhen testimet në masë? Ata jua kanë fajin që stafi shëndetësor infektohet në krye të detyrës për mungesë të mjeteve mbrojtëse të mjaftueshme? Ua kanë fajin ata për shumë gjera që nuk dini t’i bëni, sepse nuk doni t‘i bëni?A ju kujtohet aroma e kafesë turke e gjysheve tona? Po idhnakët, që sot janë pensionistë? Do t’i lini rehat?
ObserverKult
Lexo edhe:
TONIN ÇOBANI: JAM SULLTAN, MBRET I VËRTETË!
Tonin Çobani –
Kohët e fundit (koha e koronavirusit) gjithnjë e më tepër po më sillet ndër mend një poezi e Çajupit që fillon me dyvargëshin: “Jam sulltan, mbret i vërtetë,/ shok të tjerë s’kam në jetë” dhe mbyllet me dyvargëshin final: “Pas meje në këtë jetë, / guri mbi gurë të mos mbetë!” Ka edhe një dyvargësh tjetër diku aty nga mesi i poezisë, i cili nuk më kujtohet mirë: “Pse s’u bë nga perëndia / me një kokë njerëzia”, që ta priste ky sulltan me një të rënë të shpatës e kështu të siguronte jetëgjatësinë e sundimin të vet.
Kur isha nxënës dhe dëgjoja komentin e kësaj poezie, unë nuk e përfytyroja dot njerëzimin me një kokë, të prerë a të paprerë nga një sulltan Stambolli. Pastaj përse i duhej njerëzimi pa kokë një sulltani të gjithëfuqishëm, një mbreti të vërtetë, një presidenti si sulltan a një kryeministri si mbret kudo në botë? Shkurt, kjo poezi e Çajupit nuk ishte ndër poezitë e mia të preferuara.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sende personale të shoferëve, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
Një 37-vjeçar, autor i disa vjedhjeve, është arrestuar këtë të shtunë në Durrës.
Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një automjet, dhe u vu në pranga shtetasi me iniciale V. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve, të ndodhura në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit.
37-vjeçari ka vjedhur në 5 automjete, në pronësi të shtetasve Xh. B., J. B., S. Q., L. K. dhe Xh. M., shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale të drejtuesve të këtyre automjeteve.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Arrestohet ‘skifteri’ në Durrës, kamerat e kapin ‘mat’
pamje nga ngjarja
DURRËS-Një 37-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Durrës pasi thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale. Në kamerat e sigurisë shihet edhe skema që përdorte i riu për të kryer grabitjet.
Ai qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale të drejtuesve të automjeteve, dhe më pas përdorte automjetin e tij për të fshehur e transportuar sendet e vjedhura. 37-vjeçari deri në momentin e arrestimit ka arriktur të grabisë para, laptop dhe sende personale në të paktën pesë automjete.Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Refleksi”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.
Qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale të drejtuesve të automjeteve, dhe më pas përdorte automjetin e tij për të fshehur e transportuar sendet e vjedhura, identifikohet dhe vihet në pranga autori.
37-vjeçari nga Tirana, autori i 5 vjedhjeve me thyerje, dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera, ku vijon puna për zbardhjen e tyre.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të gjatë hetimore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga administrimi i pamjeve filmike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Refleksi”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një automjet, dhe u vu në pranga shtetasi V. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve, të ndodhura në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit.
Ky shtetas ka vjedhur në 5 automjete, në pronësi të shtetasve Xh. B., J. B., S. Q., L. K. dhe Xh. M., shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale të drejtuesve të këtyre automjeteve.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. -

Humbi jetën në Manzë, i riu ishte në kërkim nga Italia për tentativë vrasjeje të dyfishtë
33-vjeçari Flori Paluçi që mbeti i vrarë në përplasjen me armë në Manzë të Durrësit pak ditë më parë, rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për tentativë vrasjeje të dyfishtë në Umbertide.
Sipas mediave italiane, Paluçi kishte arritur të largohej nga Italia përpara se të arrestohej. Ngjarja ndodhi në 19 qershor rreth orës 19:45, në qytetin e Vernës. Atje, pranë një lokali dhe një parkingu, 33-vjeçari shqiptar kishte qëlluar disa herë me armë zjarri drejt dy italianëve, përkatësisht 28 dhe 33 vjeç. Ata mbetën të plagosur rëndë, dhe u dërguan me ambulancë ajrore në spitale.
Autori u identifikua brenda pak ditësh, por urdhër-arresti që u lëshua nuk mundi të ekzekutohej. 33-vjeçari shqiptar kishte arritur të largohej nga vendi përpara se forcat e rendit ta kapnin.
-

U vra për një kafe në Manzë të Durrësit, zbulohet e shkuara e Flori Paluçit në Itali, u përfshi në konflikt me…
Flori Paluçi, 33-vjeçari i vrarë me armë zjarri tre ditë më parë pas një sherri për kafe në Durrës, ishte i njohur edhe për autoritetet italiane.
Siç raportojnë mediat vendase, 33-vjeçari ishte marrë nën hetim nga Prokuroria e Perugias për tentativën e dyfishtë për vrasje e ndodhur më 19 qershor të këtij viti, para një lokali në Perugia.
Sipas hetimeve, përplasja me armë kishte ndodhur për larje hesapesh me të lidhura me çështje droge. Që nga ajo ditë, Flori Paluçi ishte zhdukur nga Italia.
Me shumë gjasa, shkruan media italiane, 33-vjeçari shqiptar, i njohur nga forcat e rendit, kishte lënë Umbria-n dhe Italinë menjëherë pas të shtënave, megjithëse ishte i kërkuar, nuk u gjet më asnjë gjurmë.
Sherri i radhës do të ishte sërish para një lokali, por këtë herë në Manëz të Durrësit.
Policia i qëndron versionit se vrasja është për motive të dobta, ku Daniel Pepa është konfliktuar me kamarierin Alteo Pepa për ekspresin, konflikt në të cilin është përfshirë dhe Florian Paluçi dhe shoku i tij Erald Cani.
Pas debatit 21-vjeçari është larguar nga lokali për tu kthyer pak më vonë i shoqëruar nga Aranit kurti dhe Ergi Kadiu kur kanë tentuar të hyjnë në lokal Flori ka qëlluar me armë në tokë ndërsa Danieli i është përgjigjur duke e qëlluar drejt dhe duke e lënë fillimisht të plagosur, mes tyre ka pasur dhe përleshje fizike dhe më pas nga kundërpërgjigjja me armë e Florit u vra Aranit kurti.
Pak çaste më vonë dhe Flori Paluçi ra në tokë pa jetë nga plumbat e marrë. Në pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se 21-vjeçari Danjel Pepa është në shoqëri të 30 vjeçarit Gezim Allçi i cili po ashtu është i armatosur dhe largohen të dy nga vendngjarja, ndërsa janë ende në kërkim. -

U vra për një kafe në Manzë të Durrësit/ Zbulohet e shkuara e Flori Paluçit në Itali, u përfshi në konflikt me armë para një lokali
Flori Paluçi, 33-vjeçari i vrarë me armë zjarri tre ditë më parë pas një sherri për kafe në Durrës, ishte i njohur edhe për autoritetet italiane.
Siç raportojnë mediat vendase, 33-vjeçari ishte marrë nën hetim nga Prokuroria e Perugias për tentativën e dyfishtë për vrasje e ndodhur më 19 qershor të këtij viti, para një lokali në Perugia.
Sipas hetimeve, përplasja me armë kishte ndodhur për larje hesapesh me të lidhura me çështje droge. Që nga ajo ditë, Flori Paluçi ishte zhdukur nga Italia.
Me shumë gjasa, shkruan media italiane, 33-vjeçari shqiptar, i njohur nga forcat e rendit, kishte lënë Umbria-n dhe Italinë menjëherë pas të shtënave, megjithëse ishte i kërkuar, nuk u gjet më asnjë gjurmë.
Sherri i radhës do të ishte sërish para një lokali, por këtë herë në Manëz të Durrësit.
Policia i qëndron versionit se vrasja është për motive të dobta, ku Daniel Pepa është konfliktuar me kamarierin Alteo Pepa për ekspresin, konflikt në të cilin është përfshirë dhe Florian Paluçi dhe shoku i tij Erald Cani.
Pas debatit 21-vjeçari është larguar nga lokali për tu kthyer pak më vonë i shoqëruar nga Aranit kurti dhe Ergi Kadiu kur kanë tentuar të hyjnë në lokal Flori ka qëlluar me armë në tokë ndërsa Danieli i është përgjigjur duke e qëlluar drejt dhe duke e lënë fillimisht të plagosur, mes tyre ka pasur dhe përleshje fizike dhe më pas nga kundërpërgjigjja me armë e Florit u vra Aranit kurti.
Pak çaste më vonë dhe Flori Paluçi ra në tokë pa jetë nga plumbat e marrë. Në pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se 21-vjeçari Danjel Pepa është në shoqëri të 30 vjeçarit Gezim Allçi i cili po ashtu është i armatosur dhe largohen të dy nga vendngjarja, ndërsa janë ende në kërkim.Top Channel
-

I dha 10 mijë € policit dhe vodhi me të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, GJKKO lë në burg…
Gjykata e Posaçme (GJKKO) la në burg 31-vjeçarin Juxhin Koka, i cili tre ditë më parë u ekstradua nga Spanja pasi SPAK e akuzon se ka korruptuar punonjësit e policisë dhe ka vjedhur bashkë me persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit në muajin janar. Në seancën me dyer të mbyllura, Koka nuk ka pranuar akuzën ndërsa mbrojtja e tij pretendoi se Koka nuk ka lidhje me vjedhjen e naftës. Ndaj tij, në shkurt, GJKKO i caktoi ‘arrest në burg’ për tre akuza: Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe vjedhje kryer në bashkëpunim. Më 13 tetor, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim Juxhin Kokën dhe 10 të tjerë. Sipas organit të akuzës, Juxhin Koka, në bashkëpunim me Mohammad Sallit, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian realizuan të gjithë veprimtarinë kriminale. Nga hetimet rezultoi se Juxhin Koka dhe Drilon Malluta i ofruan 10.000 euro policit Armand Marvataj, që kishte për detyrë të ruante anijen e sekuestruar në Porto Romano, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija. Shuma e parave që polici kishte marrë ryshfet, u gjet dhe sekuestrua në banesën e Marvataj. Nafta kontrabandë u nxor nga anija më datë 27 janar 2025, në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes, Samir Bayoumy me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijes, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata.
Njoftimi i policisë për ekstradimin e Juxhin Kokës:
Interpol Tirana/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja, 31-vjeçari. Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua në kuadër të operacionit “The Ëanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, J. K., 31 vjeç. Në muajin shkurt, 2025, GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. -

Flori Paluçi që u vra për një kafe, i kërkuar për dy vrasje në Itali
Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë në përplasjen me armë në Manzë të Durrësit pak ditë më parë, rezulton të ketë qenë në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për tentativë vrasjeje të dyfishtë në qytetin e Umbertide, rajoni i Umbrias.
Sipas mediave italiane, Paluçi ishte përfshirë në një konflikt të dhunshëm më 19 qershor të këtij viti, ku kishte qëlluar me armë ndaj dy bashkatdhetarëve të tij, 28 dhe 33 vjeç. Të plagosurit mbetën rëndë dhe u dërguan me helikopter në spitalet e Città di Castello dhe Perugia.
Pas ngjarjes, karabinierët identifikuan shpejt autorin e dyshuar dhe prokuroria e Perugias kërkoi arrestimin e tij, por 33-vjeçari kishte arritur të largohej nga Italia përpara se të vihej në pranga. Për këtë arsye, ndaj tij u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar dhe kërkimet vijuan për muaj të tërë.
Arratisja e Paluçit mori fund në mënyrë tragjike në Manzë, ku ai u përfshi sërish në një konflikt që degjeneroi në shkëmbim zjarri. Në këtë përplasje mbetën të vrarë dy persona, mes tyre edhe vetë Paluçi.
Me vdekjen e tij, mbyllet kapitulli i arratisjes që kishte nisur pas krimit të rëndë në Itali, një histori që filloi në Umbria dhe përfundoi me gjak në vendlindjen e tij, në Shqipëri.
