Tag: Durrës

  • Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

    Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

    Sipas informacioneve paraprake nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në rrugën ‘Taulantia’, ku një automjet me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy këmbësorë.

    Të plagosurit janë identifikuar si Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, sipas burimeve spitalore, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Policia e Durrësit:

    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në rrugën ‘Taulantia’, ku një automjet me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy këmbësorë.

    Të plagosurit janë identifikuar si Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, sipas burimeve spitalore, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

     

  • ABISSNET SUPERIORE: 5 gola mes Teutës dhe Flamurtarit, “paqe” mes Partizanit dhe Egnatias

    ABISSNET SUPERIORE: 5 gola mes Teutës dhe Flamurtarit, “paqe” mes Partizanit dhe Egnatias

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së tetë për Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana” janë shënuar 5 gola në sfidën Teuta-Flamurtari, ku në fund durrësakët fituan me shifrat 3-2.
    Goli i parë do të vinte në minutën e 17-të, ku Gabriel Gomes do të kalonte në avantazh Teutën me një gol të bukur pas një goditjeje nga distanca. Në minutën e 29-të, Ergis Arifi dyfishoi shifrat për Teutën, duke përfituar nga një gafë e mesfushorit të Flamurtarit, Hamzi Ramani, i cili humbi topin.
    Në fund të pjesës së parë, u shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, Lorenc Trashi ngushtoi shifrat për Flamurtarin duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje anësori dënimi, por reagimi i durrëskave ishte i shpejtë, duke gjetur golin e tretë me Muço Boçi.
    Në fillim të pjesës së dytë, Vasilios Zogos merr dy kartonë të verdhë të shpejtë dhe lë Teutën me 10 lojtarë. Në minutën e 56-të, Bolzan ngushton shifrat sërish për Flamurtarin, me një gol të bukur nga brenda zonës. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Teuta fiton 3-2.
    Në ndeshjen tjetër të luajtur në “Arenen e Demave”, Partizani dhe Egnatia u ndanë në barazim pa gola. Partizani e mbylli ndeshjen em 10 lojtarë, pasi Besar Gudjufi mori dy kartonë të verdhë dhe u largua nga fusha në minutat e fundit.

  • Investimi në rrugën Tiranë-Durrës, Balluku inspekton ecurinë e punimeve në autostradë

    Investimi në rrugën Tiranë-Durrës, Balluku inspekton ecurinë e punimeve në autostradë

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar punimet për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Tiranë-Durrës, një projekt i Agjencisë Shqiptare të Rrugëve.
    Sipas Ballukut, projekti synon përmirësimin e cilësisë dhe pamjes së akseve rrugore në gjithë vendin, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik.
    Ajo bëri të ditur se punimet po ecin me ritme të mira dhe se faza e parë dhe e dytë e projektit, deri te nënkalimi i Kasharit, pritet të përfundojnë dhe të hapen për qarkullim deri në fund të muajit dhjetor.

    Ministrja theksoi gjithashtu se krahas zgjerimit të rrugëve, po punohet edhe për pastrimin e objekteve pa leje dhe për shtimin e gjelbërimit përgjatë akseve kombëtare./vizionplus.tv

  • U vranë për një kafe/ Gjykata e Durrësit liron 4 të arresturit, në kërkim autori i dyshuar

    U vranë për një kafe/ Gjykata e Durrësit liron 4 të arresturit, në kërkim autori i dyshuar

    Flori Paluci dhe Aranit Kurti

    DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur të lirojë katër të arrestuarit në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në Manzë. Të rinjtë Erald Cani, 25 vjeç, Ergi Kadiu, 21 vjeç, Taulant Beqja, 37 vjeç dhe Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manzë, janë lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
    Ndërkohë, autoritetet vijojnë kërkimet për Daniel Pepën, 21 vjeç, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Flori Paluçit. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Në kërkim ndodhet edhe Gëzim Allçi, 30 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar Pepën të largohet nga vendi i ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit vijojnë.
    Çfarë ndodhi në Durrës?
    Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulën në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit. Kamerieri Alteo Pepa ishte ulur me Flori Paluçin, 33 vjeç, dhe i thotë dy të rinjve se nuk mund tu shërbente kafe, pasi ekspresi ishte i fikur. Përgjigjia e tij ‘ndezi’ sherrin mes të rinjëve, ku fillimisht filloi me ofendime dhe sharje. Në debat ndërhyri dhe Flori Paluçi, i cili i doli në mbrojtje kamarierit, duke thënë se nuk mund ta fyenin pasi kamerieri ishte ulur në tavolinë me të. Debati ka agravuar në përdorimin e armës, ku i pari që ka qëlluar ishte Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin./ZËRI

  • Konflikti, nga kafeja te plumbi, Gjykata liron 4 të arrestuarit

    Konflikti, nga kafeja te plumbi, Gjykata liron 4 të arrestuarit

    Gjykata e Durrësit ka vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë shtetit për katër personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Manëz, ngjarje që ndodhi për një konflikt të nisur për një kafe. Seanca u zhvillua pa praninë e mediave, për shkak të ngarkesës me çështje të tjera dhe sekretit hetimor që shoqëron dosjen.
    Rreth orës 01:25 të datës 22 tetor 2025, në ambientet e jashtme të një lokali në Manëz, janë vrarë me armë zjarri shtetasit Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Aranit Kurti, 23 vjeç.
    Sipas dëshmisë së kamerierit, konfliktet nisën në momentin kur njëri prej të rinjve i kërkoi kafe, por iu përgjigjën se ekspresi ishte fikur.
    Nga aty u ndezën përplasje verbale, të cilat përfunduan me përdorim arme dhe vrasje.
    Në pranga u vunë Ergi Kadiu (25 vjeç), Erald Cani (21 vjeç), si dhe dy vëllezërit Taulant (37 vjeç) dhe Emirjan Beqja (34 vjeç), të gjithë të akuzuar për moskallëzim krimi.
    gijotina.com/

  • Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz/ Gjykata shpall vendimin për 4 të arrestuarit

    Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz/ Gjykata shpall vendimin për 4 të arrestuarit

    Detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit ka vendosur Gjykata e Durrësit për 4 të arrestuarit të cilët u vunë në pranga për moskallëzim krimi lidhur me vrasjen e dy të rinjve në Manëz për një kafe.
    Gjyqi u mbajt pa praninë e mediave për shkak të ngarkesës me çështje të tjera dhe sekretit hetimor.
    Ngjarja ndodhi në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti.
    Në pranga u vunë Ergi Kadiu 25-vjeç, Erald Cani 21-vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja 37 dhe 34-vjeç, të gjithë të akuzuar për mos kallëzim krimi.

  • Vrasja e dyfishtë në Manzë, Gjykata e Durrësit liron 4 të arrestuarit, masa e re që u dha ndaj tyre

    Vrasja e dyfishtë në Manzë, Gjykata e Durrësit liron 4 të arrestuarit, masa e re që u dha ndaj tyre

    Katër të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë në Manzë të Durrësit janë liruar nga Gjykata e Durrësit.
    Erald Cani, 25 vjeç, Ergi Kadiu, 21 vjeç, Taulant Beqja, 37 vjeç, Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manzë, u lanë në masën “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.
    Ndërkohë autori i dyshuar i njërës prej vrasjeve, Daniel Pepa 21 vjeç është ende në kërkim. Ai dyshohet si autor i vrasjes së Flori Paluçit dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale“Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Ndërkaq në kërkim është dhe Gëzim Allçi, 30 vjeç, i cili akuzohet se e ndihmoi të largohet nga vendi i ngjarjes.

    Aranit Kurti dhe Flori Paluçi u vranë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pas një sherri banal në një nga lokalet e Manzës. Shkak për sherrin mes tyre dyshohet se bë një kafe, ndërsa hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë vijojnë.
    Policia vijon punën për gjetjen e dy të kërkuarve./vizionplus.tv

  • Vrasja e dyfishtë për një kafe në Manzë, lirohen katër të arrestuarit, u caktohet masa ‘detyrim paraqitje’

    Vrasja e dyfishtë për një kafe në Manzë, lirohen katër të arrestuarit, u caktohet masa ‘detyrim paraqitje’

    Gjykata e Durrësit ka liruar katër të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë në Manzë të Durrësit pak ditë më parë.

    Bëhet fjalë për shtetasit Erald Cani, 25 vjeç, Ergi Kadiu, 21 vjeç, Taulant Beqja, 37 vjeç, Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manzë, të cilët u lanë në masën ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim të daljes jashtë vendit’, ndërsa hetimet vijojnë.
    Ndërkohë autori i dyshuar i njërës prej vrasjeve, Daniel Pepa 21 vjeç është ende në kërkim. Ai dyshohet si autor i vrasjes së Flori Paluçit dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale“Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Ndërkaq në kërkim është dhe Gëzim Allçi, 30 vjeç, i cili akuzohet se e ndihmoi të largohet nga vendi i ngjarjes.
    Aranit Kurti dhe Flori Paluçi u vranë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pas një sherri banal në një nga lokalet e Manzës.
    Policia vijon punën për gjetjen e dy të kërkuarve.

    Top Channel

  • Dy viktima për një kafe në Manëz të Durrësit, Gjykata liron 4 të arrestuarit

    Dy viktima për një kafe në Manëz të Durrësit, Gjykata liron 4 të arrestuarit

    Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë 4 shtetas, të cilët ishin arrestuar dy ditë më parë, si persona që kanë prakrahur autorin e krimit të ndodhur në Manëz, Daniel Pepa, dhe kanë penguar zbardhjen e të vërtetës. Në seancën e të shtunës për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 4 të ndaluarve, është vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashte shtetit për 4 të arrestuarit.

    Të arrestuarit ishin Ergi Kadiu, lindur dhe banues në Manëz, Taulant Beqja, lindur dhe banues në Manëz dhe Emirjan Beqja, lindur dhe banues në Manëz. Të tre kanë qenë me 21-vjeçarin Daniel Pepa. Ndërsa i arrestuari tjetër, Erald Cani, lindur në Durrës dhe banues në Manëz, i cili ka qenë në lokal me Flori Palushin.

    Të katër të arrestuarit janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”. Policia po vijon kërkimet për arrestimin e të dyshuarit kryesor 21-vjeçarit Daniel Pepa dhe Gëzim Allçi.

  • Vrasja e dy të rinjve në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

    Vrasja e dy të rinjve në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

    Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë 4 shtetas, të cilët ishin arrestuar dy ditë më parë, si persona që kanë përkrahur autorin e krimit të ndodhur në Manëz, Daniel Pepa, dhe kanë penguar zbardhjen e të vërtetës. Në seancën e zhvilluar të shtunën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 4 të ndaluarve, është vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashte shtetit për 4 të arrestuarit.
    Të arrestuarit ishin Ergi Kadiu, lindur dhe banues në Manëz, Taulant Beqja, lindur dhe banues në Manëz dhe Emirjan Beqja, lindur dhe banues në Manëz. Të tre kanë qenë me 21-vjeçarin Daniel Pepa. Ndërsa i arrestuari tjetër, Erald Cani, lindur në Durrës dhe banues në Manëz, i cili ka qenë në lokal me Flori Palushin.
    Të katër të arrestuarit janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”. Policia po vijon kërkimet për arrestimin e të dyshuarit kryesor 21-vjeçarit Daniel Pepa dhe Gëzim Allçi.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 01:25 të së mërkurës, në fshatin Manëz, në lokalin në pronësi të familjes së ish-administratorit të njësisë administrative të Manzës. Brenda në lokal ndodheshin 5 persona, mes tyre viktima Flori Paluçi dhe tre persona të tjerë dhe kamerieri i mitur.
    Më pas në lokal në një moment ka hyrë 21-vjeçari Daniel Pepa. Sapo ka hyrë në lokal Daniel Pepa i ka kërkuar kamerierit që t’i bëjë një kafe, por i mituri është përgjigjur se ishte fikur ekspresi dhe nuk mund të bënte kafe.
    Aty më pas Daniel Pepa ka nisur debatin me kamerierin dhe dyshohet se e ka qëlluar me një çantë krahu që e mbante me vete. Pas këtij veprimi ka ndërhyrë Flori Paluçi duke i thënë Daniel Pepës që të mos merrej me kamerierin. Midis tyre ka pasur debat, por kanë ndërhyrë personat e tjerë.
    Sipas gazetarit të A2 CNN Igli Çelmeta, gjithë shkaku i konfliktit është ky sherr, bazuar në dëshmitë e personave prezent, edhe pse policia po heton edhe pista të tjera. Pas këtij momenti Daniel Pepa është larguar me makinë dhe është rikthyer pas 3-4 minutash, bashkë më dy shokët e tij Ergi Kadiun dhe Aranit Kurtin.
    Daniel Pepa pasi ka mbërritur sërish ka tentuar të futet në lokal me dy shokët që e shoqëronin, por persona e tjerë kanë ndërhyrë duke mos e lënë të futej në lokal që të mos konfliktohej me Florin Paluçin, por 21-vjeçari Pepa ka nisur të ofendonte Flori Paluçin nga jashtë lokalit.
    Në këtë moment Flori Paluçi ka dalë nga lokali me pistoletën në dorë dhe ka qëlluar në tokë, për të trembur 21-vjeçarin. Por pasi ka qëlluar Flori Paluçi, menjëherë Daniel Pepa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Flori Paluçin duke e plagosur në shpinë. Më pas Aranit Kurti ka qëlluar me grusht Flori Paluçin, i cili me armën në dorë ka qëlluar sërish në drejtim të Daniel Pepës dhe Aranit Kurtit.
    Një nga plumbat ka kapur pas shpine Aranit Kurtin duke e plagosur rëndë, i cili më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu kanë hipur në automjet dhe janë larguar. Flori Paluçi ka tentuar ta ndjekë, për ta qëlluar sërish dhe një nga plumbat ka kapur edhe makinën.
    Pasi janë larguar nga vendngjarja Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu, Flori Paluçi është futur në makinën e tij duke tentuar që të shkojë vetë me makinë në spital, por është gjetur i vdekur në timon.