Tag: Durrës

  • Arrestohet në Durrës kolumbiani që dhunoi bashkëjetuesen suedeze

    Arrestohet në Durrës kolumbiani që dhunoi bashkëjetuesen suedeze

    Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas kolumbian, 42-vjeçar, i dyshuar për ushtrim dhune fizike ndaj bashkëjetueses së tij, një shtetase suedeze.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh ndërhynë në flagrancë dhe arrestuan 42-vjeçarin C. R., i cili banon aktualisht në Suedi. Sipas burimeve zyrtare, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij, J. R., duke e vënë në rrezik.
    Materialet e rasti janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa policia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.

  • Armët pa leje ‘nxisin’ vrasjet në vend! Policia sekuestroi 515 armë në 10 muaj, pjesa më e madhe në makina dhe brez

    Armët pa leje ‘nxisin’ vrasjet në vend! Policia sekuestroi 515 armë në 10 muaj, pjesa më e madhe në makina dhe brez

    Një ekspres i fikur, një debat me tone të larta dhe 2 të vdekur. Historia duket si triller por realitet u bë vetëm 4 ditë më parë, më 22 tetor, kur në Manëz të Durrësit 2 të rinj mbeten të vrarë pas një shkëmbimi zjarri. Tragjedia më shumë mundësi nuk do të kishte ndodhur, nëse të dyja palët e përfshira në sherrin për një kafe ekspres nuk do të ishin të armatosura.
    Ngjashëm, një tjetër ngjarje u regjistrua më 17 tetor në parkingun e një qendre tregtare në Tiranë. 2 palë u konfliktuan, këtë herë jo për një kafe por për një vend parkimi. Sërish, arma u nxor nga brezi dhe vetëm fati deshi të mbyllej vetëm me plagosje. Arma u nxor edhe në Tepelenë në fund të shtatorit, kësaj radhe për dritat e gjata të makinës, kur një biznesmen italian mbeti i vrarë.
    Konfliktet për shkaqe banale dhe krejtësisht të rastësishme po marrin jetë njerëzish. Arsyeja: armët në vend duket sikur janë kudo. Shqetësimi bëhet i madh kur ke parasysh se sa lehtë e posedon një pjesë e shoqërisë armën dhe sa lehtë më pas e përdor atë.
    Në 10 muajt e parë të këtij viti, policia mundi të gjejë dhe sekuestrojë mbi 515 armë, nga pistoletat deri tek kallashnikovët e më gjerë. Një pjesë shumë e madhe e tyre janë armë të kapura gjatë kontrolleve rutinë në rrugë apo në makinë. Pra, poseduesi i tyre i mban me vete, me mendësinë “të jetë aty se ndoshta duhet”. Armët kapen nga blutë përgjithësisht të fshehura në makina, por ka raste edhe në brez, me fishekë në fole dhe gati për qitje. Të dhënat e Policisë së Shtetit për vitin 2024, flasin për total prej 644 armësh të sekuestruara, shifër e cila deri në fund të vitit 2025 ka tendencë të barazohet ose tejkalohet.
    Vendi ynë vjen nga një histori e dhunshme armësh që prej 1997-ës, vit kur në duart e shqiptarëve përfunduan me mijëra armatime. Shteti shqiptar, në përpjekje për të ulur numrin e tyre në popullatë, deri më tani ka bërë disa fushata amnistie. E fundit ajo e vitit 2017, në të cilën u dorëzuan 1603 armë zjarri, 1558 granata dore dhe mbi 580 mijë municione. Prej gati 9 vitesh, pavarësisht diskutimeve nën zë, një amnisti e radhës duket larg dhe pa një bazë konkrete. Organizatat që merren me studimin e armëve në duart e shqiptarëve rekomandojnë masa të fuqishme sensibilizimi, përndryshe një amnisti e mundshme do të ishte e padobishme.
    Në kushtet aktuale, ligji në Shqipëri dënon armëmbajtjen pa leje me 7 vjet burg, çka do të thotë se çdo dëshirë e mundshme për të dorëzuar armë përkthehet në burg. I tillë ishte rasti i një burri në Kukës, i cili dorëzoi armë e municione të vjetra, veprim që i kushtoi nisjen e hetimit në gjendje të lirë, me të cilin rrezikon në vijim burgun.
    Por shqiptarët nuk kanë më vetëm armët e ’97-ës. Vitet e fundit sa vjen dhe pakësohet kapja e armëve pa leje të armëve të trashëguara. Armë të reja, të trafikuara nga jashtë, të cilat përdoren në ngjarje kriminale sa vijnë dhe shtohen. Tregu është i hapur për armë që vijnë prej vendeve fqinje, sidomos Serbia dhe Kosova. Në Shqipëri sekuestrohen prodhime pistoletash deri edhe nga Afrika e Jugut.

  • Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

    Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

    Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera të ndaluara.Sipas informacioneve, dhjetëra efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve po zhvillojne kontrolle në ambientet e brendshme të burgut ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur mes të tjerëve, politikanë, individë me rrezikshmëri të lartë e deri tek krerët e bandave.
    Policia bën me dije se nga kontrollet janë gjetur 5 telefona iPhone.
    Telefonat dyshohet se i përkasin të dënuarit Flamur Kapri. Më tej bëhet me dije se telefonat janë gjetur të fshehur në dyer e dusheve në katin e tretë të Godinës “A”. Kontrollet në ambientet e burgut po vijojnë për gjetjen e sendeve të tjera të ndaluara.
    “Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.
    Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit. Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.
    Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I. Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion”, thuhet në njoftim.

  • “Prej 3 vitesh asnjë kontakt!” Gruaja kallëzon ish-burrin për braktisje të fëmijëve në Durrës

    “Prej 3 vitesh asnjë kontakt!” Gruaja kallëzon ish-burrin për braktisje të fëmijëve në Durrës

    Një histori shqetësuese ka dalë në dritë në Durrës, ku një grua ka kallëzuar ish-bashkëshortin e saj, K. R., 46 vjeç, për braktisje të fëmijëve të mitur. Sipas saj, ai nuk ka pasur asnjë kontakt me ta për tre vite, duke i lënë fëmijët në një situatë të rrezikshme dhe të pasigurt.
    Policia ka shpallur në kërkim shtetasin dhe po vijon punën për kapjen e tij.
    Autoritetet theksojnë se çdo veprim ka për qëllim mbrojtjen e të miturve dhe zbatimin e ligjit për rastet e braktisjes ose moskujdesit prindëror.
    Rasti është një kujtesë për rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë në situata që rrezikojnë mirëqenien e fëmijëve. Policia bën thirrje që çdo situatë e ngjashme të denoncohet menjëherë, për të shmangur pasoja të rënda dhe për të garantuar mbrojtjen e të miturve.

  • Arrestohet në Durrës një 42-vjeçar kolumbian, dhunoi bashkëjetuesen suedeze

    Arrestohet në Durrës një 42-vjeçar kolumbian, dhunoi bashkëjetuesen suedeze

    Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas kolumbian, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë 42-vjeçarin C. R., banues në Suedi. Sipas burimeve zyrtare, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases suedeze J. R.
    Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

    Top Channel

  • Durrës, 30-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe merr përpara 2 këmbësorët, të plagosurit transportohen në spital

    Durrës, 30-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe merr përpara 2 këmbësorët, të plagosurit transportohen në spital

    Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, ku automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë.
    Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenti.

  • Aksident, makina përplas dy persona në mes të rrugës

    Aksident, makina përplas dy persona në mes të rrugës

    Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në qendër të qytetit të Durrësit. Shtetasi E. Sh., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy këmbësorë. Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Makina përplas nënë  e bir në shëtitoren “Taulantia” në Durrës

    Makina përplas nënë e bir në shëtitoren “Taulantia” në Durrës

    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë, një grua dhe djalin e saj, në rrugën “Taulantia”.
    Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40. Automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë. Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
    gijotina.com/

  • Aksident në Durrës, i riu humb drejtimin e mjetit dhe përplas dy këmbësorë

    Aksident në Durrës, i riu humb drejtimin e mjetit dhe përplas dy këmbësorë

    Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Durrës.
    Një 30-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka goditur dy këmbësorë.
    Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

    “Rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë.
    Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv

  • Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

    Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”.

    Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40. Automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë. Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Top Channel