Gjatë raportimit të tij në Kuvend për vitin 2024, kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet edhe për krimin e organizuar shqiptar dhe bashkëpunimin e tij me vendet e rajonit dhe nëse ka të dhëna se kartelet serbe përdorin portin e Durrësit për trafik droge.
Dumani konfirmoi se nga hetimet ka rezultuar se krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon me atë serb dhe malazez.
“Vizitat dhe takimet në DASH ka qenë një nga më të mirat që kam zhvilluar. Se çfarë është biseduar ne kemi bërë një komunikim me median. Është vlerësuar bashkëpunimi i SPAK me të gjithë autoritetet ligjzbatuese të Amerikës. Por kjo nuk ka të bëjë me vizitën time në Mal të Zi dhe takimi me prokurorin special aty. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën. Me Malin e Zi kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe një marrëveshje kuadër.
Ne kemi vërejtur që krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon ngushtë me krimin e organizuar në Mal të Zi e Serbi. Sa i takon vizitës së kryeprokurorit të posaçëm serb, edhe kjo ishte një nevojë pasi hetimet kanë dalë në përfundimin që krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon me krimin e organizuar në serbi. Tashmë kemi vendosur ura komunikimi për të luftuar krimin e organizuar”, tha Dumani në Kuvend.
Tag: Durrës
-

Dumani në Kuvend: Kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë ngushtësisht me ata serbë e malazezë
-

Aksidenti në Kavajë/ Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren, arrestohet 19-vjeçari
Policia e Durrësit ka arrestuar sot 19-vjeçarin, i cili përplasi për vdekje me këmbësoren 56-vjeçare. Aksidenti i rëndë u ndodhi ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem.
19-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe aksidentoi për vdekje këmbësorën 56-vjeçare. Mbi 19-vjeçarin e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë paraditen e djeshme, mbi aksidentin në Golem, me pasojë vdekjen e shtetases Sh. Sh., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësoren, shtetasit R. F., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
-

Pranga 19-vjeçarit që përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Kavajë
Policia e Durrësit ka arrestaur sot 19-vjeçarin, i cili përplasi për vdekje me këmbësoren 56-vjeçare. Aksidenti i rëndë u ndodhi ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem.
19-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe aksidentoi për vdekje këmbësorën 56-vjeçare. Mbi 19-vjeçarin e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë paraditen e djeshme, mbi aksidentin në Golem, me pasojë vdekjen e shtetases Sh. Sh., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësoren, shtetasit R. F., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
gijotina.com/ -

Stacioni i trenit kthehet në Tiranë, ja sa do të kushtojë
Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë do të kushtojë 18 mln euro, dhe me ndryshimet e fundit buxhetore, janë akorduar 3.7 mln euro, për të financuar zbatimin e projektit.
Traseja brenda kryeqytetit është 4 km, e cila nis nga terminali i transportit publik pranë kthesës së Kamzës dhe përfundon aty ku ka qënë më parë stacioni trenit.
Ndërkohë, si linja zgjatuese janë Rinasi e Durrësi që përfundojnë vitin e ardhshëm, dhe pritet të vihen në funksion të udhëtarëve në fillim të vitit 2027.
Aktualisht, për përfundimin e kësaj linje janë duke u zbatuar 2 kontrata, një për ndërtimin e linjës dhe një për stacionet. Për kontratën e parë, që përfshin punimet civile Hekurudha Shqiptare thotë se 90% e punimeve është mbyllur dhe kanë mbetur instalimet e brendshme që lidhen me godinat e stacioneve.
Paralelisht, për këtë vepër hekurudhore është duke u zhvilluar tenderi me 2 faza për elektrifikimin, një procedurë që drejtohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. -

Lëvizje e papritur në Durrës, ja kush emërohet në krye të Postës Shqiptare
Elisabeta Mataj, anëtare e Këshillit Bashkiak, është emëruar në krye të Postës Shqiptare Durrës.
Nesër pritet të bëhet prezantimi i saj zyrtar para stafit të postës.
Elisabeta Mataj zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtoreshën Etleva Budini, e cila fitoi një mandat deputeti nga lista e hapur e Partisë Socialiste për qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 majit. -

Kryeprokurori në Kuvend: Pastrimi i parave në Shqipëri patjetër që është një fenomen i dukshëm! 10.001 dënime gjatë 2024-ës
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela prezantoi sot në Kuvend “Raportin përmbledhës mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024”,
Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në sallë, pohoi se pastrimi i parave në Shqipëri patjetër që është një fenomen i dukshëm.
Ai theksuar sfidat e vazhdueshme për sistemin e drejtësisë dhe për shkak të numrit të ulët të prokurorëve pas procesit të rivlerësimit kalimtar.
Çela tha se “gjatë vitit 2024 janë trajtuar 61.167 materiale në shqyrtim, një rritje prej 10,52% krahasuar me 2023. Janë ndjekur gjithsej 47.576 procedime penale, nga të cilat 24.956 janë regjistruar për herë të parë.
Sipas tij, numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me rreth 35,5% të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi. Ndërsa rritja më e lartë e procedimeve është regjistruar për pastrim parash me 59% të rasteve, falsifikim monedhash 48%, krime doganore 40% dhe veprimtari bankare/financiare 33%, duke reflektuar përpjekjet për të forcuar sigurinë ekonomike”.
Gjithashtu, vijoi ai, gjatë vitit të kaluar evidentohet një rritje e veprave penale kundër jetës +21,7%, lirisë së personit +30,6%, krimeve seksuale +30%, veprave kundër moralit +29% dhe krimeve kundër fëmijëve, martesës dhe familjes +18%.
Sa i përket efikasitetit në ndjekjen penale, Prokurori i Përgjithshëm bëri të ditur se, janë përfunduar 24.591 çështje, ku 36,7% janë dërguar në gjykatë, 33,9% janë pushuar dhe 26,9% janë pezulluar. Për rreth 60% të të pandehurve është kërkuar masa sigurimi shtrënguese, ndërkohë që “arresti në burg” ka qenë masa më e përdorur.
Ai vuri në dukje se, gjithashtu ka patur një rritje të përdorimit të marrëveshjeve të fajësisë dhe gjykimit të drejtpërdrejtë, me 183 dhe 333 raste përkatësisht.
Prokurori i Përgjithshëm theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe profesionalizmi i prokurorëve, kanë dhënë rezultate pozitive në përmirësimin e drejtësisë penale, pavarësisht sfidave strukturore të sistemit.
“Gjatë vitit 2024, prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë ngritën akuza për 9052 procedime penale ndaj 10.781 të pandehurve. Në total, u dënuan 10.001 persona, një rritje prej 37,87% krahasuar me 2023, ndërsa 265 persona u shpallën të pafajshëm. Janë ekzekutuar 5201 vendime, ndërsa 1090 kanë mbetur pa u ekzekutuar, përfshirë 298 burgime, 220 gjoba dhe 572 dënime alternative”, u shpreh Çela, teksa nënvizoi se, prokurorët kanë zhvilluar hetime proaktive në 405 procedime penale, duke rezultuar në arrestimin ose ndalimin e 354 personave.
Sipas tij, 67 procedime janë transferuar te Prokuroria e Posaçme për krim të organizuar dhe korrupsion, prej të cilave 61 janë pranuar, duke reflektuar bashkëpunimin efektiv ndërinstitucional.
Referuar Raportit 2024, Çela tha se, ka një rritje të ndjekjes penale dhe një fokus të veçantë te krimi ekonomik, krimi i organizuar dhe korrupsioni.
“Gjatë vitit 2024, prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm regjistruan 569 procedime për korrupsion dhe detyrë me 160 të pandehur, ndërsa 157 procedime me 234 të pandehur u dërguan për gjykim, duke shënuar rritje prej 4,84% krahasuar me 2023. Janë kryer hetime proaktive dhe arrestime të 25 personave të dyshuar për korrupsion dhe krime të lidhura me detyrën. Nga 61 procedime të transferuara te Prokuroria e Posaçme, 39 u regjistruan për korrupsion në nivele të larta”, theksoi Çela.
Ai vuri në dukje se për veprën penale të pastrimit të parave janë kryer 190 hetime, me 234 pasuri të sekuestruara vlerësuar mbi 290 milionë lekë dhe 48 milionë euro, ndërsa janë konfiskuar 89 pasuri kriminale me vlerë mbi 163 milionë lekë.
Prokurori i Përgjithshëm tha se, rritje ka pasur edhe te dhuna në familje, me 1656 procedime dhe 1238 të pandehur, si dhe te krimet kundër jetës, ku numri i vrasjeve me dashje është trefishuar krahasuar me vitin 2023.
Sa i takon intensifikimit të bashkëpunimit me autoritetet gjyqësore të huaja, Çela veçoi bashkëpunimin me Belgjikën dhe Holandën, për luftën ndaj pastrimit të parave dhe krimeve të rënda.
“Ekstradimet nga Shqipëria u rritën 38%, letërporositë nga jashtë 39%, ndërsa njohjet e vendimeve penale të huaja u rritën 6%. Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Spanjën dhe Kosovën, dhe aktualisht ka 20 transferime aktive të të dënuarve nga Mbretëria e Bashkuar”, tha ai, ndërsa vuri në dukje se, “në fushën e dekriminalizimit, janë kryer verifikime të thelluara për 132 subjekte, me 64 procese të reja, ku 13 raste u referuan për dyshim për falsifikim dokumentesh”.
Çela u ndal edhe tek investimet për përmirësimin e infrastrukturës në sistemin e drejtësisë.
“Jemi duke përfunduar rikonstruksionin e Prokurorisë Dibër dhe duke planifikuar zgjerime në Fier, Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës. Problematike mbeten ambientet e Durrësit dhe Sarandës dhe ruajtja e arkivave. Nga viti 2025 do të nisë ngritja e sistemit të menaxhimit të çështjeve me mbështetje të BE, i cili pritet të përfundojë në 2028”, u shpreh ai.
Prokurori i Përgjithshëm deklaroi gjatë fjalës së tij se, “Prokuroria ka shpallur prioritet forcimin e kapaciteteve të saj, koordinimin me agjencitë ligjzbatuese dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, për të ndjekur penalisht krimet e rënda, korrupsionin dhe pastrimin e parave”.
Synohet gjithashtu përmirësimi i infrastrukturës, transparenca dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve, si dhe avancimi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, u shpreh Çela.
-

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit
Ish-ministri i Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
Kjo lëvizje vjen dy muaj pas dorëheqjes nga pozita e ministrit në Qeverinë Kurti 2.
Bëhet e ditur se Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku.
Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij. -

Qeveria Rama ‘peshkon’ në Kosovë, ish-ministri i Kurtit emërohet drejtor i Portit të Durrësit
liburn aliu
TIRANË- Ish-ministri i Infrastrukturës në qeverinë e Albin Kurtit, Liburn Aliu është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. Aliu është zgjedhur në këtë pozicion, me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku
Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti, nga posti i ministrit në Kosovë, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.
Porti i Durrësit drejtohej deri tani nga Kreshnik Bajraktari, i cili pritet që të marrë detyrën e kreut të drejtorisë së shërbimeve rrugore, një institucion po asht unë varësi të ministres Belinda Balluku. /ZËRI -

Tirana si Milano?!
Nga një dekadë në tjetrën, hartat e pasurisë në Europë po ndryshojnë.Siç shkruante së fundmi media britanike “The Telegraph”, Milano po përjeton një “moment të artë”, teksa të pasurit britanikë, të lodhur nga taksat e larta dhe retorika populiste e laburistëve, po zhvendosin rezidencat dhe investimet e tyre drejt Italisë, ku klima fiskale është më e butë dhe stili i jetesës më i përshtatshëm (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës).Por përtej këtij riorientimi të brendshëm europian, pyetja që lind natyrshëm është: a mund të bëhet Tirana një alternativë pak më e largët, por më e leverdishme për kapitalin e lëvizshëm të pasurisë?Në dukje, ideja mund të tingëllojë e guximshme – Shqipëria nuk është Milano, dhe Tirana nuk është një qendër financiare. Por rajoni Tiranë–Durrës, nëse shihet me syrin e investitorit që kërkon potencial dhe jo vetëm pasuri të ndërtuar, ka disa elemente që vlejnë të merren seriozisht.Rajoni ka një aeroport ndërkombëtar aktiv, një tjetër në ndërtim në Vlorë dhe afërsia me Portin e Durrësit krijojnë një korridor natyral mes një kryeqendre urbane të zhvilluar dhe bregdetit, që brenda 30 minutash ofron det, jetesë dhe lidhje me botën.Për shumë europianë që kërkojnë një mënyrë jetese me ritëm më të ngadaltë, por me qasje të shpejtë ndaj shërbimeve, ky kombinim është i rrallë.Për më tepër, Tirana ka një popullatë aktive dhe dinamike, që flet një anglishte të mirë, një treg pune që po urbanizohet me shpejtësi, zhvillim të tregut të profesioneve të lira dhe një sektor pasurish të paluajtshme ende të leverdishëm.Ndryshe nga qendrat e mëdha europiane, në Tiranë, një apartament i mirëpozicionuar në qendër kushton ende një fraksion të çmimit të Londrës, Parisit apo Madridit, ndonëse çmimet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për vendasit.Por faktori më interesant nuk është vetëm çmimi, por kuadri fiskal. Shqipëria ka potencial të formulojë një regjim tërheqës për europianët me të ardhura të larta, jo vetëm për investitorë nga Lindja apo Azia që kërkojnë “pasaporta të arta”.Të ardhurat personale në Shqipëri – qofshin nga puna, qiratë apo investimet – tatohen me një normë lineare shumë më të ulët se në pjesën më të madhe të BE-së, me një nivel që arrin maksimumi në 23%.Një profesionist, që fiton mbi 100 mijë euro në vit dhe punon nga distanca, mund të kursejë shuma të mëdha në taksa vetëm duke e zhvendosur rezidencën e tij fiskale në Tiranë.Në Gjermani, ai do të taksohej deri në 45-50% të të ardhurave; në Shqipëri, shumë më pak. Në një kohë kur puna online dhe mobiliteti janë bërë normalitet, kjo është një armë konkurruese që mund të shfrytëzohet me politikë të mençur.Megjithatë, rreziku qëndron në anën tjetër të ekuacionit: një treg pasurish që rritet më shpejt se infrastruktura që e mbështet.Shqipëria po ecën me ritme të forta në ndërtim, por jo gjithmonë me të njëjtin intensitet në rrugë, transport publik, kanalizime dhe shërbime urbane, apo trafikun, ku shpesh shpenzon shumë kohë, çka do të ishte e papranueshme për një sipërmarrës të huaj.Pa një bazë infrastrukturore solide, avantazhi fiskal dhe afërsia me detin rrezikojnë të mbeten vetëm fjalë në letër.Në fund, nëse vendi dëshiron të tërheqë kapitalin dhe banorët e rinj europianë, duhet të balancojë ndërtimin me mirëqenien: të mos e shohë zhvillimin e tregut të pasurive si qëllim në vetvete, por si mjet për të rritur cilësinë e jetesës dhe nivelin e shërbimeve.Tërheqja e të pasurve nuk është vetëm çështje fasade apo statusi – është një motor ekonomik që mund të nxisë shumë profesione, turizmin, tregtinë, që në fund të fundit do të realizohen nga vendasit si dhe do të do të shënojë një tjetër standard në kulturën e shërbimit.Meqë kullat u bënë, apo dhe do të bëhen, bazuar në lejet e dhëna, të paktën le t’i shfrytëzojmë me mençuri.Nëse Tirana do të dijë t’i japë kuptim këtij potenciali, mund të mos bëhet Milano, por mund të kthehet në një histori suksesi në vetvete – një qytet që di të tërheqë, të përfitojë dhe të krijojë vlerë për të gjithë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
