Tag: Durrës

  • “Njerëzit njihen në punë”, Balluku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit: Ma ngrohu zemrën kur tha po…

    “Njerëzit njihen në punë”, Balluku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit: Ma ngrohu zemrën kur tha po…

    belinda balluku

    TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar Liburn Aliun, në postin e drejtorit të ri të Portit të Durrësit, për të cilën shprehu vlerësimet më të larta. Balluku tha se njerëzit njihen në punë, dhe për këtë shkak ajo i ka propozuar Aliut këtë pozicion kaq të rëndësishëm dhe me vlerë strategjike për Shqipërinë. Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës tha se kandidatura e Aliut ka gjetur dhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas saj porti i Durrësit i shërben të gjithë shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, dhe jo vetëm atyre që jetojnë brenda shtetit tonë.
    “Njerëzit njihen në punë thuhet, dhe unë me Liburnin ashtu jemi njohur, gjatë kohës që kemi qenë kolegë, dhe kemi shërbyer në qeveritë e dy vendeve tona. Në fillim të muajit shtator unë bëra një bisedë me Liburnin, dhe e pyeta nëse kishte interes që të kontribuonte për Shqipërinë. Ma ngrohu menjëherë zemrën, se i shkonte për shtat dhe me vendimin që kishte marrë për të jetuar në Tiranë. Vendimin e çova te kryeministri, Edi Rama ka punuar historikisht për Shqipërinë dhe Kosovën, me të njëjtin pasion dhe dëshirë, për t’i parë shqiptarët sa më lart.
    Ne kemi pasur dhe kolegë të tjerë nga Kosova përgjatë kësaj decade, por mund të them që Liburn Aliu është një nga më të spikaturit. Kryeministri ma ka pranuar propozimin tim, dhe e ka mbështetur, pasi porti i Durrësit është porti i shqiptarëve, është porta hyrëse në Ballkanin Perëndimor. Porti i Durrësit është porta hyrëse e korridorit të tetë, për të cilin ne kemi folur gjatë. Porti i Durrësit ka nevojë për një profesionist, por edhe për një person me njohje politike dhe gjeopolitike, për të gjithë rajonin”, u shpreh Balluku.
    Mes të tjerash, zv.kryeministrja foli dhe për portin e ri që do të ndërtohet në Porto Romano, i cili sipas saj do të fillojë nga puna brenda vitit 2026 dhe do të jetë gati për 3 vite.
    “Portin e Durrësit, i cili ka kaluar periudha reformimi që konsistojnë nga ndërtimi I një porti të ri deri në tërheqjen e kapaciteteve të reja. Ky port do ti shërbejë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Prej kohësh, keni nisur një proces të gjatë që do të përfundojë përpara 2030 ashtu edhe siç parashikohet në strategjinë për zhvillimin e sektorit detar. Ne kemi nisur një plan zhvillimi të një porti të ri në afërsi të Durrësit, duke qenë se Durrësi është një vend strategjik. Jemi në fazën e fundit për ndërtimin e këtij porti. 5 kompani kanë garuar dhe në 31 janar do të kemi fituesin. Do të vazhdohet me negocimin e kontratës me synimin për të nisur ndërtimin e portit të ri brenda 2026. Sipas llogaritjeve ky port duhet të jetë gati për 3 vite. Porti i ri i Durrësit parashikohet që të jetë dhe një bazë e NATO e vendosur në zemër të Mesdheut dhe në Shqipëri si një aleat”, vijoi Balluku.

    Liburn Aliu dha dorëheqjen më 27 gusht të këtij viti, nga posti i ministrit në Kosovë, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit. Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij. Porti i Durrësit drejtohej deri tani nga Kreshnik Bajraktari, i cili pritet që të marrë detyrën e kreut të drejtorisë së shërbimeve rrugore, një institucion po asht unë varësi të ministres Belinda Balluku. /ZËRI

  • VIDEO / Liburn Aliu, drejtori i ri i Portit të Durrësit! Balluku: Më i spikaturi nga figurat në Kosovë

    VIDEO / Liburn Aliu, drejtori i ri i Portit të Durrësit! Balluku: Më i spikaturi nga figurat në Kosovë

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku prezantoi sot, 28 tetor, drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu. Ky i fundit, ish-ministër i Infrastrukturës në Kosovë.
    “Me një karrierë të gjatë në ekzekutiv dhe padyshim një koleg i mirë i cili Kosovën dhe Shqipërinë i ka parë gjithmonë si treg i përbashkët i zhvillimit”, u shpreh Balluku për Aliun.
    “Edi Rama ka punuar historikisht për Shqipërinë dhe Kosovën, me të njëjtin pasion dhe dëshirë, për t’i parë shqiptarët sa më lart. Nuk është hera e parë që qytetarët e Kosovës janë përfshirë në ekzekutivin tonë, por Aliu unë them është më i spikaturi, për ndërtimin e Shqipërisë. Kryeministri ma ka aprovuar propozimin tim, sepse porti i Durrësit është porti i shqiptarëve”, theksoi ministrja.
    “Porti i Durrësit ka nervojë për një drejtues profesionist, por nga ana tjetër një njohës të mirë politike dhe gjeopolitike. Liburn Aliu i plotëson të gjitha këto kushte duke na bërë besimplotë se detyra që po i ngarkohet sot, do të realizohet në mënyrën më të mirë”, tha Balluku.
    Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, tanimë në ikje, Kreshnik Bajraktari falenderoi ekipin e tij për punën e bërë gjatë gjithë kohës që ka pasur këtë detyrë me rëndësi e po ashtu ministren Balluku.
    “I uroj zotit Liburn shumë suksese në detyrën e re dhe jam i bindur se porti i Durrësit do vijojë me ritme të larta në zhvillimin e tij”, tha ai.
    Liburn Aliu: Jam i nderuar, ky është port i shqiptarëve!
    “Jam shumë i nderuar që jam sot këtu, i nderuar nga qeveria e Shqipërisë, nga zv.kryeministrja Balluku për një detyrë që më është besuar dhe është mjaft sfiduese. Është port i të gjithë shqiptarëve, i rajonit, por nga ku Kosova merr pjesën më të madhe të mallrave”, tha fillimisht Liburn Aliu.
    “Kosova ka nevojë të ketë një lidhje të fortë me portin e Durrësit, kjo sasi mallrash të shumëfishohet, kjo do të ndihmonte që ajo varësi t’i bëjë më të zhvilluara ekonomikisht dhe më të sigurta”, tha Aliu.
    “Mbase më shihni si të Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë, nuk është e lehtë, por këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe pas 3 vitesh ta shohim portin të lidhur me rrjete me të gjithë rajonin”, përfundoi Aliu.
    Ministrja foli për Porto Romanon
    “Pas gjithë ankesave që kemi marrë prej vitesh prej zhurmës apo ndotjes mjedisore nga shkarkimet e anijeve të mallrave gjenerale, sigurisht me një punë shumë të detajuar dhe me mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha në Evropë, në sektorin detar, Ministria ka arritur të ketë një dokument të jashtëzakonshëm që parashikon dhe pararend duke dizenjuar të gjithë hapat e ri për ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano”, u shpreh ajo lidhur me procesin e ndërtimit të portit të ri.
    “Pesë kompani të huaja kanë garuar dhe në 31 janar do kemi fituesin e garës për ndërtimin e Portit të Durrësit, i dalë nga një garë ndërkombëtare, sigurisht me pjesëmarrjen e të gjitha departamenteve nga Autoriteti Portual i Durrësit”, shtoi më tej.

  • Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen dy vëllezërit në Durrës (EMRAT)

    Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen dy vëllezërit në Durrës (EMRAT)

    PAMJE NGA ARRESTIMI

    DURRËS-Dy vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës. Ergis dhe Arbin Hoxha banues në fshatin Manzë akuzohen nga Gjykata e Breshias për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Policia ka nisur procedurat e nevojshme për të bërë të mundur ekstradimin e të rinjve.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni i koduar “Brothers”, për kapjen e 2 shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Kapen dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 vëllezër të akuzuar nga Gjykata e Breshias, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
    Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve:E. H., 32 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Manzë.
    Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, i akuzon për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e 2 vëllezërve, në Itali.
     

  • Bonus rekord për pensionistët këtë fundvit, mbi 730 mijë përfitues, ja sa do të marrin dhe kush përfiton më shumë

    Bonus rekord për pensionistët këtë fundvit, mbi 730 mijë përfitues, ja sa do të marrin dhe kush përfiton më shumë

    Këtë fundvit, mbi 730 mijë pensionistë pritet të përfitojnë nga bonusi special që qeveria do të shpërndajë si mbështetje për shtresat në nevojë. Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, gjatë një interviste për “Klan News”, shpjegon se fondi i planifikuar është më i lartë se një vit më parë dhe se bonusi do të jetë i diferencuar sipas nivelit të pensionit. Përfituesit kryesorë do të jenë ata me pensione më të ulëta, që do të marrin nga 10 deri në 20 mijë lekë shtesë. Sipas Kortoçit, ky është një hap i përkohshëm, por i domosdoshëm për të përballuar rritjen e kostove të jetesës. Megjithatë, ekspertja thekson se rritja e qëndrueshme e pensioneve mbetet sfida kryesore për vitet në vijim.
    -Zonja Kortoçi, pikë së pari, sa mendohet se është numri i pensionistëve që do të përfitojnë, por gjithashtu edhe shifra e vënë në dispozicion?
    Nëse ne flasim për numrin, nënkuptohet që të gjithë individët të cilët përfitojnë një pension nga skema e sigurimeve shoqërore. Kjo do të thotë që në këtë rast janë individë të cilët përfitojnë një pension pleqërie, edhe ata që kanë një pension familjar. Ky numër shkon mbi 730.000 pensionistë, pra individë të cilët përfitojnë një pension nga skema e sigurimeve. Pasi jo të gjithë janë individë që përfitojnë një pension pleqërie; kemi individë që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe kategori të tjera trajtimi që mund të jenë në pension, si individët ushtarakë. Të gjithë individët në këtë rast, ku përfshihen dhe individët që kanë pensionin suplementar, janë përfitues të një të ardhure nga skema e sigurimeve shoqërore dhe ata që klasifikohen te grupi i pensionistëve do të përfitojnë pikërisht bonusin. Nga ana e qeverisë nuk është përcaktuar ende se si do të bëhet ndarja, por kemi vetëm një rishikim të buxhetit në këtë rast, i cili e ka rritur në mënyrë të ndjeshme vlerën që do të përdoret për shpërndarjen në fundvit. Kjo jep mundësi që të mos ketë më një bonus siç ka qenë periudha më parë. Pra, 2024-a bën një kthesë duke dhënë një bonus të diferencuar mes atyre që janë pensionistë me një të ardhur mujore pensioni mbi 20.000 lekë të reja (ose mbi 200€) dhe ata që janë nën këtë vlerë. Besoj që ky ndryshim, që është themeltar në buxhet që të realizohet për fundvit, do të vijojë të jetë në të njëjtën linjë.
    -E qartë sa i përket kësaj pjese. Megjithatë, duke qenë se ju e shprehët, e thatë që ende nuk është vendosur mënyra se si do të shpërndahet, marr shkas edhe nga vitet e shkuara: kryesisht në çfarë kriteri është bazuar shpërndarja në këto dy herët e fundit?
    Nëse referohemi bonusit të fundvitit të 2024-ës dhe bonusit të pranverës së 2025-s, ka pasur tavan dhe dysheme njëkohësisht. Grupi i parë (tavani) është vlera e 20.000 lekë, dhe grupi i dytë (dyshemeja) është vlera 20.000 lekë e sipër. Kjo ka bërë të mundur diferencimin e qytetarëve të cilët marrin një pension minimal në një vlerë shumë të ulët, me ata qytetarë që marrin një pension mesatar ose më të lartë. Kjo lloj ndarje, nëse i referohemi 2024-s, ka përfshirë rreth 500.000 qytetarë të cilët kanë pasur një vlerë minimumi pensioni prej 20.000 lekë. Kjo realisht është një vlerë shumë e ulët dhe numri që përfitojnë është shumë i lartë. Mund të ketë një ndryshim në këtë vit në këtë numër për faktin se kemi pasur një indeksim, i cili mund të bëjë ndryshimin, edhe pse mund të jetë një vlerë shumë e vogël. Për shembull, nëse flasim për një pension 20.000 lekë dhe norma e rritjes ose indeksimit të pensionit, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 tetori, ka qenë 2.5%, do të thotë që për çdo qytetar me një pension 20.000 lekë ka pasur një rritje në vlerën 500 lekë. Nëse një qytetar vitin e vjetshëm ka pasur një pension 19.500 lekë, ky pension tashmë e tejkalon vlerën. Ndaj, do të kemi një ndryshim të numrit. Ne presim që nga ana e Ministrisë së Ekonomisë ta kemi këtë vlerë, sepse është institucioni lider në këtë fushë, ndërkohë që Instituti i Sigurimeve është nënvarësi i tij. Megjithatë, gjykoj që do të vijojmë të jemi me të njëjtat kritere shpërndarje, që do të jetë vlera e 20.000 lekë plus ose minus.
    -Por megjithatë, krahasuar me herët e tjera, shifra për këtë bonus fundviti është më e lartë?
    Është më e lartë në këtë rast. Presim të ruhet e njëjta skemë shpërndarje, por duke qenë se mund të kemi ndryshueshmëri, sepse kemi pensione të reja që kanë hyrë në skemë, unë gjykoj që do të vijojmë të jemi në të njëjtin nivel shifre. Ndryshimi do të jetë në numrin e pensionistëve, por jo në ndryshimin e vlerës. Nuk gjykoj se do të ketë një bonus më të lartë se 20.000 lekë (sesa është pensioni minimal), ose ndoshta edhe 15.000 mund të jetë tavani i vlerës që mund të shpërndahet. Nuk gjykoj që do të kemi një bonus pensioni nën një vlerë prej 10.000 lekë. Gjykoj që nga 10.000 deri në 20.000 lekë do të jetë bonusi i përcaktuar për këtë fundvit, duke marrë në konsideratë edhe rishikimin e vlerës së lartë që ka pasur buxheti i shtetit.
    –Që do të thotë që ata që duket se do të përfitojnë më shumë në këtë rast janë individët që kanë pension më të ulët, apo jo?
    Besoj se po. Nëse vijon të ruhet ky kriter, qëllimi i bonusit është për të ndihmuar, pavarësisht se kjo ndihmesë është në mënyrë të kufizuar, sepse është vetëm për një herë ose dy herë në vit (siç ka qenë në 2025). Qëllimi është për të ndihmuar ata individë të cilët kanë të ardhura më të ulëta. Duke qenë se ne në Shqipëri kemi një politikë indeksimi të njëjtë për të gjithë kategoritë e pensioneve, gjykoj që është një politikë e drejtë. Qëllimi i indeksimit është që të ruhet e njëjta fuqi blerëse/vlerësuese e pensionit që pensionisti ka marrë që në momentin e daljes. Indeksimi me përqindje të njëjtë pikërisht ruan këtë drejtësi, që të dy kategoritë ruajnë të njëjtën fuqi blerëse/vlerësuese. Nëse do të kemi një indeksim të pjesshëm, do të thotë që ke shkelur parimin e ruajtjes së fuqisë blerëse, sepse ai që do të jetë pensionist me të ardhura më të larta, do ta ulë fuqinë blerëse. Për këtë arsye, gjykojmë që ruajtja e të njëjtës rregull ose të njëjtës kriter të dhënies së bonusit, ku vlera e 20.000 lekë do të bëjë ndarjen, do të jetë edhe për këtë fundvit.
    -E qartë. Cilat gjykoni se janë avantazhet dhe disavantazhet e një skeme të diferencuar si kjo, në gjykimin tuaj si specialiste?
    Së pari, bonusi nuk është një detyrim ligjor. Qeveria nuk e ka detyrim ligjor që bonusin ajo duhet ta japë dhe në çfarë vlere duhet ta japë. Detyrimin ligjor qeveria e ka të bëjë indeksimin e pensioneve në një përqindje të barabartë, që do të jetë e barabartë me përqindjen e normës së inflacionit. Nuk është një përqindje që vendoset apriori, por merret për bazë norma e inflacionit. Për 2025-n, indeksimi ka qenë në vlerën 2.5%, ku norma bazë e inflacionit ka qenë 2.4%. Indeksimi i pensioneve prezumohet se do të bëhet në varësi të normës bazë të produkteve të shportës. Megjithatë, shohim që ky indeksim nuk është i mjaftueshëm për të përballuar kostot e jetesës, në varësi të të ardhurave që kanë qytetarët. Kemi rreth 500.000 qytetarë të cilët përfitojnë një pension në një vlerë prej 20.000 lekë, kështu që është një vlerë e pamjaftueshme. Mjafton të sjellim rastin e pensioneve familjare, që në zonat rurale është edhe në vlerën 2.000 lekë të reja (ose 20.000 lekë të vjetra) në muaj. Pensioni familjar që përfiton një fëmijë që nuk ka prindin është realisht jashtëzakonisht i ulët, pasi me 20€ në muaj nuk mund të kalohet as java. Së dyti, kur ka çifte pensionistë që e kanë një vlerë pensioni nën 30.000 LEKË të reja (ose nën 300 euro) në muaj, është shumë e vështirë që ata të përballojnë kostot e jetesës, sidomos në qytetet si Tirana dhe Durrësi. Respektimi i standardit për të ruajtur fuqinë vlerësuese, kur është përqindje e njëjtë në varësi të normës së inflacionit dhe rritjes së shportës, është i drejtë, por është i pamjaftueshëm për shkak të pensioneve të ulëta.
    -Në gjykimin tuaj, sa të rëndësishme janë këto shpërblime për pensionistët ose individët që kanë pension të ulët, krahasuar me një ngritje të përhershme të pensioneve?
    Ngritja e përhershme e pensioneve realisht është një çështje e cila trajtohet prej vitesh, por nuk është zhvilluar asnjëherë në Shqipëri. Kemi gati 32 vite që s’ka hyrë në fuqi skema e re e pensioneve. Me fillimin e skemës kontributive nga 1 tetori i vitit 1993, nuk ka pasur asnjëherë një rritje të pensioneve në Shqipëri. Ne kemi pasur pensione të ulëta që në ditën e parë që këto pensione u realizuan në këtë skemë të re dhe vijojmë ta kemi, pasi asnjëherë nuk janë parë pensionet si një çështje se si mund t’i rrisim ose si mund të shtojmë vlerën e tyre. Hera e parë që kemi pasur një rritje ose një indeksim të pensionit, duke filluar nga 2010, masa ka qenë 4% për tre vite me radhë. Më pas është bërë indeksimi i lidhur me normën e inflacionit. Duke vijuar të kemi pensione të ulëta, është shumë e vështirë që në një moment të vetëm të ketë një rritje pensioni në një vlerë, për shembull, që pensioni minimal të jetë 200€. Kemi rreth 500.000 pensionistë që marrin një pension nën 20.000 lekë. Nëse kjo rritje do të bëhej e menjëhershme, do të kërkonte një mbështetje shumë të madhe financiare. Kjo mbështetje do të duhej të bëhej nga buxheti i shtetit, sepse buxheti i Institutit të Sigurimeve nuk e mbulon dot. Nëse rritet në mënyrë shumë të fortë ky zë, shpenzimet publike do të zvogëlohen diku në një vend tjetër. Ndaj, në pamundësinë e rritjes reale të pensioneve, qeveria ka zgjedhur politikën e bonusit. Ajo do ta ofrojë një bonus vjetor, por mund të ofrojë edhe një bonus të dytë vjetor, siç ka ndodhur në pranverë (2024, dhe në 2022-n), në mënyrë që ta mbështesë këtë shtresë, edhe pse në mënyrë të përkohshme. Duke iu referuar deklaratave publike të drejtuesve, nuk është folur për rritje, por gjithmonë për mbështetje përmes politikës së bonuseve. Gjykoj që, të paktën në këtë katërvjeçar të ardhshëm, qeveria aktuale do të vijojë ta ketë politikën e bonusit. Politika e rritjes mund të ketë një rritje graduale, ndoshta pas një viti, por jo tani sepse nuk jemi në plan. Kjo është politika publike e zgjedhur nga qeveria për të mbështetur pensionistët, edhe pse është një mbështetje e përkohshme dhe jo e mjaftueshme, duke qenë se qytetarët kanë nevojë në mënyrë të përditshme dhe të përmuajshme, dhe jo një ose dy herë në vit.

  • Kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit për t’i qepur gojën Erion Veliajt, Lamallari mori urdhër nga Balluku për…

    Kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit për t’i qepur gojën Erion Veliajt, Lamallari mori urdhër nga Balluku për…

    Një kontroll i befasishëm në Burgun e Durrësit ka ndezur dyshime për një operacion me prapavijë politike, që synon të ushtrojë presion ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Burime konfidenciale bëjnë me dije se aksioni, i cili në pamje të parë u paraqit si një inspektim rutinë, është urdhëruar në mënyrë direkte nga lart, me qëllim që Veliaj të heshtë dhe të mos flasë për lidhjet e pushtetit me hetimet në zhvillim. Sipas informacioneve të siguruara nga gazeta, fundjavën që lamë pas, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ndërmorën një kontroll të menjëhershëm në ambientet e Burgut të Durrësit. Operacioni përfundoi me sekuestrimin e pesë telefonave të tipit iPhone, të gjetur të fshehur në dyert e dusheve të Godinës “A”, kati i tretë, Sektori 1, një hapësirë e përbashkët për disa të dënuar, mes të cilëve ndodhet edhe vetë Veliaj. Pajisjet u sekuestruan si prova materiale. Megjithatë, mënyra si u zhvillua operacioni dhe fakti që u krye pikërisht në sektorin ku mbahet Veliaj, ka ngritur pikëpyetje serioze për qëllimin e vërtetë të këtij “kontrolli të befasishëm”.
    Dyshimet për urdhër politik nga lart
    Burime pohojnë se urdhri për kontrollin nuk ka qenë pjesë e ndonjë plani të rregullt inspektimi. Përkundrazi, ai është dhënë me nxitim nga ministri Besfort Lamallari, pas një komunikimi të drejtpërdrejtë me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Sipas burimeve, Balluku ka kërkuar që Veliaj të ndjejë presion, në një kohë kur brenda kampit socialist janë shtuar dyshimet se kryebashkiaku ka ndarë informacione të ndjeshme me Gazment Bardhin dhe rrethin e tij politik. Në thelb, kontrolli në burg shihet si një sinjal politik, një mënyrë për t’i kujtuar Veliajt se çdo lëvizje, çdo kontakt apo komunikim jashtë mureve të burgut është nën vëzhgim. Mesazhi është i qartë: të mos flasë dhe të mos trazojë më shumë ujërat brenda Partisë Socialiste. Nuk është hera e parë që drejtësia penale përdoret si mjet presioni në përplasjet e brendshme politike. Por kjo ngjarje i jep një dimension të ri luftës për pushtet në kupolën e PS-së, në një moment ku tensionet mes Edi Ramës dhe Belinda Ballukut janë në pikën më të lartë.
    Veliaj-Balluku
    Sot Erion Veliaj është në burg prej më shumë se 8 muajsh, pasi SPAK zbardhi skemën se si ai dhe familjarët e tij kishin përfituar nga paratë e taksapaguesve të kryeqytetit. Por, përpara se të burgosej, ai pa vartësit e tij më të besuar të shkoni njëri pas tjetrit në qeli. Inceneratori i Tiranës dhe “5D” janë dy dosje nga të cilat kanë përfunduar prapa hekurave disa prej ish-drejtorëve të Veliajt. Ndërkohë, rruga drejt përballjes me drejtësinë duket se është e njëjtë edhe për Belinda Ballukun. Ashtu si Veliaj, edhe Balluku po shikon vartësit e sa të bien një nga një në “gojën” e drejtësisë, duke u përballur me akuza për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Evis Berberi, ish-drejtor i Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) është arrestuar me urdhër të Prokuroria e Posaçme SPAK për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërkohë që janë marrë të pandehur Gentian Gjyli  – Drejtor në ARRSH, i marrë i pandehur për abuzime me tendera rrugësh dhe Erald Elezi, ish-administrator i Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) që është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Ndërsa nën hetim janë Ceno Klosi, një nga njerëzit më të besuar të Ballukut, i cili tashmë është deputet, dhe Ergys Verdho. Belinda brenda kësaj jave do të paraqitet para SPAK me avokat, ku me shumë mundësi do t’i komunikohet akuza për shkelje të barazisë në tendera.

  • Berisha lexon SMS-në: Dumani mori 5 milionë € për dosjen e Kreshnik Farrukut

    Berisha lexon SMS-në: Dumani mori 5 milionë € për dosjen e Kreshnik Farrukut

    Berisha lexon SMS-në: Dumani mori 5 milionë € për dosjen e Kreshnik Farrukut
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi në Kuvend kreun e SPAK, Altin Dumani se ka bërë marrëveshje me 5 milionë euro, për dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza. Gjatë fjalimit të tij, Berisha lexoi mesazhin që i kishte ardhur në lidhje me këtë rast.
    Sipas Berishës, shuma do të konvertohet në gurë të çmuar dhe diamante ku sipas Berishës, Dumani investon të ardhurat.
    Meqenëse (Dumani) ia mbathi, se ju u ka në dorë ai të gjithëve, mëkatarë, tani unë do lexoj mesazhin e një qytetari për të. “Doktor, mirëmbrëma. Një burim nga prokuroria më informon sonte në lidhje me një çështje në proces hetimi. Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, Durrës, mik, bashkëpunëtor i Xhevdet Troplinit dhe Elvis Troplinit.
    Ky shtetas ka një procedim në shtetin italian për tre episode. Në Savona, në Gjenoa, në Ankona ku janë kapur sasi të mëdha kokaine. Për këtë fakt ka dhe procedim penal në shtetin italian dhe gjykata e Durrësit i ka vendosur masë sigurimi për ekstradim. Më pas, Spaku pas 5 milionëshit, ka filluar procedimin për të njëjtat fakte të ndodhura në shtetin italian dhe i vendos masë sigurimi.
    Me datën 11.5.2025, Gjykata e Lartë, kundrejt një shume të lartë parash, ia heq masën e arrestit dhe e le me detyrim paraqitje. Dumani ka premtuar që t’i kalojë përgjegjësinë vëllait të tij duke i manipuluar telefonatat e kriptuara dhe duke ia atribuuar vëllait të tij. Shuma e ujdisë do konvertohet në gurë të çmuar, diamante. Personi ku investon të ardhurat Dumani është daja i bashkëshortes, Anton Pango, person me precedent penal” – tha Berisha.
    Berisha tha se opozita ka një problen me kreun e SPAK, pasi ky është armik i egër i votës së lirë. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se nëse Edi Rama është dhunues kryesor i votës së lirë, Dumani është avokat i dhunimit. Sipas tij, Dumani është avokati më i shëmtuar i korrupsionit.
    “Dosjet ndërkombëtare, të publikuara në të gjitha mediat e botës, i amnistoi. Në atë kohë kam deklaruar publikisht se është armik i egër i opozitës dhe u garantoj se të tillë do e konsiderojmë deri ditën e fundit tonë. Aty flitej për Ulsiun, flitej për Edi Ramën, për Pjerinin, për të gjithë me radhë. Dhe që të gjithë janë, nuk kanë kryer asgjë, sepse ia bënë armikut, opozitës.
    Ai është avokati më i shëmtuar i korrupsionit. Doni ju të dini disa tregues se ai foli për tregues këtu sikur po lexonte ndonjë portal. Indeksi i përgjithshëm i shtetit ligjor, në vitin 2015, Shqipëria renditej e 52-ta në botë. Në vitin 2024, Shqipëria renditet 37 vende më poshtë sipas World Justice Project. Treguesi i korrupsionit në vitin 2015, Shqipëria renditej e 78-a, në vitin 2025, Shqipëria renditet 29 vende më poshtë. Për ndërhyrjen e qeverisë, për pavarësinë që flisni ju, në vitin 2015, Shqipëria renditej e 52-ta, në vitin 2024, Shqipëria renditet e 106-a, përkeqësim 100 përqind” – tha Berisha.

  • INSTAT/ 27 mijë lekë në muaj si shpenzime për fëmijët, ekspertët: Shifra larg realitetit, ndikon te familjet e reja

    INSTAT/ 27 mijë lekë në muaj si shpenzime për fëmijët, ekspertët: Shifra larg realitetit, ndikon te familjet e reja

    Të rrisësh një fëmijë në Shqipëri kushton rreth 27 mijë lekë kosto mesatare mujore.

    Referuar anketës së buxhetit të familjes shqiptare, dy prindër pa fëmijë shpenzojnë mesatarisht 79 mijë lekë ndërsa ata me 1 fëmijë rreth 106 mijë lekë. Duke treguar kështu se një të rrisësh një fëmijë kushton rreth 30 mijë lekë ose afërsisht sa një pagë minimale.
    Por a përfarojnë këto shifra me realitetin shqiptar?
    Ndër vite kostot e të rriturit një fëmijë sipas INSTAT janë rritur. 6 vite më parë kjo kosto arrinte në 17 mijë lekë ndërsa pas pandemisë shpenzimet u rritën edhe më tej në 26 mijë lekë në 2022 dhe 27 mijë lekë në 2024.
    Nga qarku në qark shpenzimet për 1 fëmijë ndryshojnë teksa të rrisësh një fëmijë në Tiranë është më shtrenjtë, pasuar më tej nga Korça, Durrësi dhe më pak se çdo qytet në Kukës.
    Aktualisht familjet shqiptare në totalin e shpenzimeve që kanë rreth 39.6% ja dedikojnë ushqimit, qira, ujë, drita, transport dhe më pak arsimit dhe shëndetit. Çka do të thotë se përballë këtyre shpenzimeve të rriturit një fëmijë bëhet dhe më e kushtueshme për të plotësuar nevojat e tyre ndërsa edhe më e shtrenjtë për familjet me më shumë se 2 fëmijë.
    Lindshmëria dhe indeksi i fertilitetit në Shqipëri kanë prekur nivele të ulëta gjatë viteve të fundit, por përtej faktorëve demografikë, duket se një ndikim të madh në vendimin e te paturit një fëmijë ne Shqipëri ndikojnë ndjeshëm edhe faktorët ekonomik teksa shpenzimet qëndrojnë edhe disa herë më të larta se shifrat zyrtare të raportuara.

    Top Channel

  • Berisha lexon mesazhin: Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e Kreshnik Farrukut nga Manza

    Berisha lexon mesazhin: Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e Kreshnik Farrukut nga Manza

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në sallën e parlamentit me një deklaratë të fortë, duke lexuar publikisht një mesazh që, sipas tij, i është dërguar nga një qytetar dhe që përmban akuza të rënda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

    Sipas mesazhit të lexuar nga Berisha, Dumani akuzohet për një ‘ujdi prej 5 milionë eurosh’ në lidhje me dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, i cili, sipas mesazhit, është i përfshirë në hetime ndërkombëtare për trafik droge.

    ‘Së fundmi, meqenëse ia mbathi, se ju u ka në dorë ai të gjithëve, mëkatarë, tani unë do lexoj mesazhin e një qytetari për të,’ tha Berisha, përpara se të lexonte tekstin që përmbante detaje për çështjen në fjalë.

    Në mesazhin e publikuar, Berisha u shpreh se, Dumani ka ndërhyrë për të ndikuar në masat e sigurisë ndaj Farrukut, duke ‘manipuluar telefonatat e kriptuara’ dhe duke premtuar që ‘t’i kalojë përgjegjësinë vëllait të tij’.

    Gjithashtu, kryedemokrati Sali Berisha lexoi edhe komunikimet që i atribuohen Eriona Daupaj, Ridvan Çela dhe ‘Vladi’, duke pretenduar se ato lidhen me mënyrën sesi është trajtuar çështja dhe me ndërhyrje politike që përmendin edhe emrin e Taulant Ballës.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Së fundmi, meqenëse ia mbathi, se ju u ka në dorë ai të gjithëve, mëkatarë, tani unë do lexoj mesazhin e një qytetari për të.

    ‘Doktor, mirëmbrëma. Një burim nga prokuroria më informon sonte në lidhje me një çështje në proces hetimi. Altin Dumani ka bërë një ujdi për 5 milionë euro në lidhje me dosjen e shtetasit Kreshnik Farruku nga Manza, Durrës, mik, bashkëpunëtor i Xhevdet Troplinit dhe Elvis Troplinit.

    Ky shtetas ka një procedim në shtetin italian për tre episode. Në Savona, në Gjenoa, në Ankona ku janë kapur sasi të mëdha kokaine.

    Për këtë fakt ka dhe procedim penal në shtetin italian dhe gjykata e Durrësit i ka vendosur masë sigurimi për ekstradim.

    Më pas, Spaku pas 5 milionëshit, ka filluar procedimin për të njëjtat fakte të ndodhura në shtetin italian dhe i vendos masë sigurimi.

    Me datën 11.5.2025, Gjykata e Lartë, kundrejt një shume të lartë parash, ia heq masën e arrestit dhe e le me detyrim paraqitje.

    Dumani ka premtuar që t’i kalojë përgjegjësinë vëllait të tij duke i manipuluar telefonatat e kriptuara dhe duke ia atribuuar vëllait të tij.

    Shuma e ujdisë do konvertohet në gurë të çmuar, diamante.

    Personi ku investon të ardhurat Dumani është daja i bashkëshortes, Anton Pango, person me precedent penal’.

    Së fundmi, Eriona Daupaj: Do ta çojë për sekuestrim, nuk do i bëjë nder Ballës. Po e çoi për sekuestrim, komplikohet puna se do ia marrin.

    Vladi, Toyota Yaris gjithmonë: Mirëmbrëma o shoku, ku e paskan sjellë?

    Ridvan Çela: Ka këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo thjesht ti?

    Vladi: Okej se flas unë, por të na tregojë mënyrën si do e mbyllë. (Për Ballën e ka fjalën)

    Ridvan Çela: Nga Tao, Tao, dhe thotë se i ka në rregull letrat.

    Daupaj: Kishte të drejtë ajo bundra.

    (Ajo është shoqja e tij, jo bashkëshortja. Mos më bëj ta them emrin këtu. Se ia them emrin, e di unë kush është ajo).

    Nuk duhej toleruar që në fillim. Ajo ku do shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë.

    Ridvan Çela: Se bundra luan edhe me Taon. (Bundra, e di vetë ti kush është).

  • Kryepiskopi Joan nga Roma: Vetëm dashuria që buron nga Perëndia mund të bashkojë botën

    Kryepiskopi Joan nga Roma: Vetëm dashuria që buron nga Perëndia mund të bashkojë botën

    Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, z. Joan, merr pjesë në takimin ndërkombëtar me temë: “Osare la pace”, nga 26-28 tetor 2025, organizuar nga Komuniteti i Sant’Egidio, në Romë.

    Marrin pjesë personalitete të larta të politikës, presidenti i Italisë, Mattarella, Mbretëresha e Belgjikës, Mathilde, Patriarkë dhe Liderë fetar, personalitete të Kulturës dhe Aktivistë të Paqes nga 55 vende të botës. Takimi synon të nxisë dialogun ndërfetar, bashkëjetesën dhe solidaritetin mes popujve në kohë tensioni e konflikti global.

    “RIZBULIMI I RRUGËS DREJT BASHKIMIT TË KRISHTERË”

    I. Tema e bashkimit të krishterë përbën një veprim të guximshëm që lidhet drejtpërdrejt me kërkimin e paqes në botën tonë. Për të kuptuar udhëtimin drejt bashkimit, duhet së pari të diagnostikojmë rrënjën e ndarjes. Le të qëndrojmë pak në historinë e ndarjes. Ndarja e parë dhe më tragjike ndodhi kur njeriu u largua nga Krijuesi i tij. Dyshimi i prindërve tanë të parë, i themeluar në egoizëm, depërtoi shpirtin njerëzor përmes 𝑘𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠ℎ𝑡𝑎𝑟𝑖𝑡. Kjo thyerje e besimit ndaj Perëndisë së dashurisë u bë burimi i çdo ndarjeje të mëvonshme.

    Historia e njerëzimit është mbushur me ndarje të vazhdueshme që burojnë nga kjo thyerje fillestare. Vdekja e parë trupore në historinë biblike nuk është natyrore, por vrasje. Kaini vret Abelin. Mëkati thyen marrëdhëniet, shpërbën lidhjet, mbjell urrejtje atje ku Perëndia mbolli dashuri.

    Pika kthesë e kësaj trajektoreje tragjike është Kulla e Babelit. Atje dëshmojmë diçka të habitshme: Vetë Perëndia zbret dhe krijon ngatërresë gjuhësh, duke e ndarë njerëzimin në kombe. Pse? Sepse përpjekja e njeriut për të krijuar bashkim pa Perëndinë, e bazuar në krenari dhe vetëhyjnizim, ishte e dënuar të çonte në katastrofë edhe më të madhe. Babeli zbulon një të vërtetë themelore: 𝐜̧𝐝𝐨 𝐩𝐥𝐚𝐧 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦, 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐥𝐥 𝐊𝐫𝐢𝐣𝐮𝐞𝐬𝐢𝐧, 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐧𝐲𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐡𝐦𝐚𝐧𝐠𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦 𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥𝐞̈.

    Ndarja e Babelit u bë shkak i të gjitha luftërave dhe konflikteve në histori. Që atëherë, çdo komb, çdo gjuhë, çdo kulturë u bë mur ndarjeje. Por duhet të kuptojmë më thellë: ndarja e kombeve erdhi si pasojë e ndarjes së njerëzimit nga kungimi hyjnor. Kur njeriu humbi marrëdhënien vertikale me Perëndinë, ai pashmangshmërisht humbi marrëdhënien horizontale me të afërmin e tij. Ky kuptim themelor e bën të qartë se perspektiva e krishterë nuk njeh bashkim dhe paqe pa Perëndinë. Ky është themeli mbi të cilin duhet të diskutojmë çdo përpjekje për bashkim nëse dëshirojmë të jemi të qëndrueshëm me atë që pohojmë dhe shpallim.

    Analogjia e shën Dorotheut të Gazës shpreh thjesht dhe qartë idenë se sa më afër i afrohemi Perëndisë, aq më afër i afrohemi njëri-tjetrit. Ai shkruan: 𝑆𝑢𝑝𝑜𝑧𝑜𝑛𝑖 𝑠𝑒 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒𝑟𝑟𝑛𝑖𝑚 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑘𝑜𝑚𝑝𝑎𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑜𝑠𝑛𝑖𝑚 𝑚𝑎𝑗𝑒̈𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑖𝑧𝑎𝑡𝑜𝑛𝑖𝑚 𝑝𝑒𝑟𝑖𝑚𝑒𝑡𝑟𝑖𝑛 𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑟𝑟𝑒𝑡ℎ𝑖. 𝑃𝑖𝑘𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑑𝑟𝑜𝑟𝑒 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈𝑗𝑡𝑒̈𝑛 𝑑𝑖𝑠𝑡𝑎𝑛𝑐𝑒̈ 𝑛𝑔𝑎 𝑐̧𝑑𝑜 𝑝𝑖𝑘𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑒𝑟𝑖𝑚𝑒𝑡𝑒̈𝑟… 𝐿𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑠𝑢𝑝𝑜𝑧𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑠𝑒 𝑘𝑦 𝑟𝑟𝑒𝑡ℎ 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑏𝑜𝑡𝑎 𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑒 𝑉𝑒𝑡𝑒̈ 𝑃𝑒𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑖𝑎 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒𝑛𝑑𝑟𝑎; 𝑣𝑖𝑗𝑎𝑡 𝑒 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑖𝑧𝑎𝑡𝑢𝑎𝑟𝑎 𝑛𝑔𝑎 𝑝𝑒𝑟𝑖𝑚𝑒𝑡𝑟𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑞𝑒𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑡 𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑣𝑒. 𝑁𝑒̈ 𝑚𝑎𝑠𝑒̈𝑛 𝑞𝑒̈ 𝑠ℎ𝑒𝑛𝑗𝑡𝑜𝑟𝑒̈𝑡 ℎ𝑦𝑗𝑛𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑔𝑗𝑒̈𝑟𝑎𝑡 𝑒 𝑆ℎ𝑝𝑖𝑟𝑡𝑖𝑡, 𝑎𝑡𝑎 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑎𝑘𝑡 𝑖 𝑎𝑓𝑟𝑜ℎ𝑒𝑛 𝑃𝑒𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑖𝑠𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑓𝑒̈𝑟𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑦𝑟𝑒. 𝑆𝑎 𝑚𝑒̈ 𝑎𝑓𝑒̈𝑟 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑃𝑒𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑖𝑛𝑒̈, 𝑎𝑞 𝑚𝑒̈ 𝑎𝑓𝑒̈𝑟 𝑏𝑒̈ℎ𝑒𝑛 𝑚𝑒 𝑛𝑗𝑒̈𝑟𝑖-𝑡𝑗𝑒𝑡𝑟𝑖𝑛 (Mbi Refuzimin për të Gjykuar të Afërmin Tonë).

    Nga kjo marrëdhënie vertikale e dashurisë me Perëndinë rrjedh marrëdhënia horizontale e dashurisë së vërtetë dhe bashkimit midis nesh.

    II. Çdo përpjekje për bashkim dhe paqe, e bazuar vetëm në përpjekjet njerëzore që nuk parasupozon një marrëdhënie të shëndetshme me Perëndinë e dashurisë është e dënuar të dështojë. Çdo veprim që përmban hakmarrje dhe urrejtje, edhe nëse sipërfaqësisht duket bashkues, në realitet sjell ndarje. Dhuna lind dhunë, urrejtja lind urrejtje, imponimi lind rezistencë. Kur njeriu mendon se është zot absolut i jetës së tij, kur refuzon çdo referencë transhendenteje, kur dëshiron të ndërtojë parajsën në tokë pa Perëndinë e dashurisë, atëherë ai krijon një ferr të ri. Ky bashkim nuk do të realizohet kurrë, sepse shpërfill një të vërtetë themelore: jeta njerëzore është hapësira dhe atmosfera që Perëndia ka dhuruar nga Vetë jeta e Tij dhe vetëm dashuria mund të bashkojë vërtet, dhe dashuria rrjedh vetëm nga Perëndia.
    Pendikostia është anti-Babeli. Atje, Shpirti i Shenjtë nuk shkakton ngatërresë, por bashkon në polifoni. Popujt dëgjojnë Ungjillin e njëjtë, secili në gjuhën e vet. Kisha lind si Trupi i Krishtit, si hapësira e bashkimit të vërtetë që ka Perëndinë si udhëheqës, mbret dhe udhërrëfyes të saj. Dhe lind pyetja kritike: Pse atëherë, pas zbritjes së Shpirtit të Shenjtë në Pendikosti, ku Kisha lind si kungim i bashkimit dhe marrëdhënies me Perëndinë në Krishtin, nuk është arritur bashkimi përfundimtar? Ne e dimë përgjigjen: 𝑀𝑒𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑎𝑡𝑒̈, – na qorton Zoti – 𝑘𝑎𝑚 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑘𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑡𝑒𝑗𝑒, 𝑠𝑒 𝑘𝑒 𝑙𝑒̈𝑛𝑒̈ 𝑑𝑎𝑠ℎ𝑢𝑟𝑖𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈𝑛𝑑𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑒̈ (Zbul. 2:4).

    Bashkimi i krishterë nuk është thjesht një dëshirë njerëzore, por lutja përfundimtare e Vetë Zotit tonë. Në Lutjen e Tij Kryepriftërore, pak para Pësimit të Tij, Krishti lutet tek Ati: 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈, 𝑎𝑠ℎ𝑡𝑢 𝑠𝑖 𝑇𝑖, 𝑜 𝐴𝑡𝑒̈, 𝑗𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑀𝑢𝑎, 𝑑ℎ𝑒 𝑈𝑛𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑇𝑦; 𝒒𝒆̈ 𝒆𝒅𝒉𝒆 𝒂𝒕𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒋𝒆𝒏𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝑵𝒆 (Jn. 17:21). Bashkimi i besimtarëve ka si model bashkimin e Trinisë së Shenjtë. Ky nuk është një bashkim i jashtëm, administrativ, por një kungim ontologjik i dashurisë. Dhe Zoti shton arsyen: 𝑞𝑒̈ 𝑏𝑜𝑡𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒𝑠𝑜𝑗𝑒̈ 𝑠𝑒 𝑇𝑖 𝑚𝑒̈ 𝑘𝑒 𝑑𝑒̈𝑟𝑔𝑢𝑎𝑟 (Jn. 17:8). Bashkimi ynë është dëshmia më e fuqishme për botën e së vërtetës së Ungjillit.

    Kjo është arsyeja pse ndarjet midis të krishterëve janë një skandal kaq i madh për botën. Ne nuk zhgënjejmë thjesht njerëzit – ne zhgënjejmë lutjen e Krishtit! Si mund të shpallim Perëndinë e dashurisë, kur nuk mund të duam njëri-tjetrin? Si mund të flasim për paqen dhe bashkimin, kur luftojmë ndërmjet nesh për ndryshime administrative? Feja e vërtetë nuk është vetëm besim i drejtë, por edhe dashuri e drejtë. Pa dashuri, feja bëhet shkronjë e vdekur që vret në vend që të japë jetë.

    III. Bashkimi i vetëm real dhe i qëndrueshëm është ai që themelohet në rivendosjen e marrëdhënies sonë me Perëndinë. Vetëm përmes kësaj rivendosjeje mund të hapim rrugën drejt bashkimit të krishterë, sepse bashkimi i të krishterëve nuk do të vijë përmes marrëveshjeve politike ose negociatave diplomatike, por përmes një kthimi të përbashkët te burimi: përulësia, pendimi dhe dashuria. Kur gjunjëzohemi së bashku përpara Kryqit, kur pranojmë mëkatshmërinë tonë të përbashkët, kur kërkojmë ndjesë nga Perëndia dhe nga njëri-tjetri, atëherë do të zbulojmë se jemi tashmë të bashkuar në Gjakun e Krishtit. Bashkimi i krishterë nuk është i njëjtë me uniformitetin; është një lidhje e thellë shpirtërore që respekton larminë brenda trupit të besimtarëve.

    Guximi i vërtetë për paqen dhe rizbulimin e rrugës drejt bashkimit të krishterë sot nuk është të projektojmë një bashkim tjetër, të bazuar vetëm në përpjekjet njerëzore, ose përpjekje për të krijuar një Babel të ri, por të guxojmë të vendosim përsëri Perëndinë në qendër të jetëve tona. Bashkimi që kërkojmë nuk është thjesht një arritje njerëzore, por një dhuratë hyjnore. Ai vjen kur hapim zemrat tona për hirin e Tij, kur bëhemi instrumente të dashurisë së Tij, kur lejojmë Shpirtin e Shenjtë të na shndërrojë, nga individë të ndarë, në gjymtyrë të një Trupi të Krishtit. Të pranojmë se Ai është Zoti dhe se pa Të nuk mund të bëjmë asgjë. 𝑆𝑒𝑝𝑠𝑒 𝑝𝑎 𝑚𝑢𝑎 𝑛𝑢𝑘 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑛𝑖 𝑎𝑠𝑔𝑗𝑒̈ – thotë Zoti (Jn. 15:5).

    Të dashur motra dhe vëllezër! Le të jetojmë një jetë të shenjtë që do të na afrojë me Perëndinë dhe kështu do të jemi më afër njëri-tjetrit dhe le të guxojmë të ecim në rrugën e bashkimit të krishterë, që është fryt i drejtësisë dhe dashurisë së Perëndisë dhe dashurisë për të afërmin tonë.

  • Dumani: Çështja e përvetësimit të pronave është alarmante, SPAK dhe institucionet duhet të reagojnë

    Dumani: Çështja e përvetësimit të pronave është alarmante, SPAK dhe institucionet duhet të reagojnë

    I pyetur nga deputeti i “Mundësia”, Agron Shehaj, nëse kishte edhe zyrtarë të përfshirë apo njerëz të drejtësisë, ai tha:
    “Në këto vite, nga ana e SPAK janë 6 prokurorë, 10 gjyqtarë dhe 11 oficerë gjyqësorë që janë dërguar, gjykuar, hetuar dhe lidhen me rastin e korrupsionit pasiv për këtë vepër”.
    Por Dumani nënvizoi se çështja e pronave është alarmante dhe që duhet t’i shqetësojë të gjitha institucionet e shtetit e jo vetëm SPAK. Ai përmendi edhe disa raste konkrete në fjalën e tij.
    “Çështja e pronave është në fokusin e SPAK, është problematike, e komplikuar. Kemi rastin e Lezhës, ku mijëra metra katrorë tokë u provua se ishin përvetësuar nëpërmjet falsifikimit dhe u arrit që kjo sipërfaqe t’i kalojë shtetit me vendim gjykate. Një tjetër çështje që duhet të na alarmojë të gjithë, edhe pse është nën hetim paraprake, për një zonë me mijëra metra katrorë tokë, zonë e preferuar. Falsifikim masiv të mijëra metra katrorë tokë të Durrësit, çështje që është nën hetim, e vetëm me atë procedim penal, nuk mund ta parashikoj se si do shkojë procedimi penal, por SPAK ka sekuestruar rreth 600 mijë metra katrorë tokë, nëpërmjet skemave të organizuara të falsifikimit të dokumenteve. Tjetër, e njëjta situatë, kemi evidentuar raste në Vlorë dhe në qytete të tjera, ku edhe vlera e pronës vitet e fundit është rritur. Është në fokusin e SPAK”, tha kreu i SPAK-ut.
    Ai apeloi që të gjitha institucionet shtetërore të vepronin në çështjen e goditjes së abuzimeve me pronat shtetërore, pasi organi i akuzës kishte vetëm procedimin penal. Dumani e cilësoi një kambanë alarmi dhe një fenomen që duhet të merrte fund njëherë e mirë.
    “Kjo është kambanë alarmi jo vetëm për SPAK, sepse SPAK ka ndjekjen penale, por për të gjitha institucionet duhet të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar abuzimin me pronën një herë e mirë, nëpërmjet falsifikimeve, që të marri njëherë e mirë fund abuzimi i pronës shtetërore”, tha ai.