Tag: Durrës

  • Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit dhe lidhjet e ish-ministrit të Kurtit me Serbinë

    Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit dhe lidhjet e ish-ministrit të Kurtit me Serbinë

    Gazetari Gazmend Saiti, ka komentuar emërimin e ish-ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu, në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
    Duke folur në “Kosova Live”, sipas Saitit ky emërim ka më shumë prapavijë politike se sa profesionale, dhe shihet si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të pasur qasje më të thellë në informacionet që lidhen me qeverisjen e Albin Kurtit.
    “Tentativa ka qenë gjithmonë e vazhdueshme nga ana e Ramës për të marrë sa më shumë informacione në lidhje me qeverisjen e Albin Kurtit. Në rastin konkret me Liburn Aliun, ndoshta nuk do të ketë shumë informacione, por nga disa burime thuhet se ai ka qenë personi kyç që ka pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta me Serbinë në kuadër të qeverisë së Kurtit,” ka deklaruar Saiti.
    Sipas tij, për Ramën kjo është një mënyrë për të qenë më i informuar dhe për të ruajtur ndikim rajonal, përfshirë edhe përmes figurave që kanë qenë pjesë e afërt e qeverisë së Kosovës.
    “Njëjtë siç veproi më herët me rastin e Vlorë Hysenit, tani po ndodh e njëjta gjë me Liburn Aliun,” ka shtuar Saiti, duke theksuar se emërimi i tij në Portin e Durrësit ka karakter politik.
    “Pozita kishte një drejtor aktual. Ndryshimi është bërë vetëm për ta goditur politikisht kryeministrin Albin Kurti,” tha ai.

  • VIDEO – Shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?

    VIDEO – Shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?

    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë, po kalon ditë të errëta së fundmi!
    Vetëm pak ditë pasi u zbulua se është nën hetim nga SPAK, Belinda shfaqet me sy të nxirë duke ngritur pikëpyetje se ç’po ndodh me të!

    Siç shihet në një video të postuar nga vetë ajo ku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, pasi u “godit” nga SPAK, Bela ka pësuar edhe një tjetër “goditje” në fytyrë.

    Belinda Balluku është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
    Thirrjes së parë që të paraqitej ditën e hënë ajo nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit, por për të ka një tjetër fletëthirrje që të paraqitet ditën e premte në SPAK.

  • Henrik Hoxhaj me patericë dhe tespihe në Gjykatë, avokatët e tij kërkojnë ripyetjen e Alibejt dhe të dashurave të Dumanit

    Henrik Hoxhaj me patericë dhe tespihe në Gjykatë, avokatët e tij kërkojnë ripyetjen e Alibejt dhe të dashurave të Dumanit

    nuredin dumani, erjon alibej dhe henrik hoxhaj

    TIRANË- Një kërkesë e re e depozituar nga avokati Gentian Romano, që përfaqëson të pandehurin Henrik Hoxhaj, synon ripyetjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej.
    Henrik Hoxhaj ka qenë krahu kryesor i Nuredin Dumanit në kryerjen e vrasjeve me pagesë në segmentin rrugor Durrës, Rrogozhinë, Tiranë, Elbasan.
    Gazetari Elton Qyno raporton se Henrik Hoxhaj në seancën e sotme ishte paraqitur me një patericë, ndërsa me vete kishte marrë dhe një palë tespihe ngjyrë bezhë, të cilat i tunde gjatë gjithë kohës që fliste avokati i tij, Gentian Romano.
    Siç u parashtrua nga avokatët në sallën e gjyqit, gjykata, në seancën e parë ka marrë vendim për mbylljen e fazës procedurale të pyetjes së Erjon Alibej.
    Por sipas avokatit Romano, ezaurimi i plotë i pyetjes së tij nuk është kryer dhe në kushtet kur kanë lindur pyetje të tjera dhe prova të reja, duhet të ripyetet për disa momente të tjera.
    Romano dhe avokatia Elda Zotaj, kanë kërkuar që gjykata të revokojë vendimin e marrë një seancë më parë, duke lejuar vijimin e marrjes në pyetje të bashkëpunëtorit të prokurorisë, Erjon Alibej.
    Veç kësaj kërkese dy avokatët e mësipërm shpalosën para gjykatës një listë të personave që duhet të thirren si dëshmitarë në këtë proces gjyqësor me qëllim qartësimin e ngjarjeve dhe momenteve episodike të ngjarjeve kriminale.
    Kështu dy avokatët Romano dhe Zotaj kërkuan që në gjykatë të thirren si dëshmitarë personat si më poshtë vijon:
    Megi Skëndaj alias Kila, ish-shoqe e Erjon Alibej,  Dervish Hasi alias “Hoxha”  ku grupi herë pas herë blinte armët, Elton Roci alias “Fat Katnari” njeriu që ka nxjerë në pritë Arjan Spahiu në Belgjikë,  Nazmi Shuli ish-shef policie në komisariatin e Durrësit, Aleksandër Baho shok i Erjon Alibej ku grupi blinte armët, Fatmir Troplini, djali i Xhevdet Troplinit, Arben Spahiu kunati i Erjon Alibej, Arsen Preçi “postieri” i Erjon Alibej, Pëllumb Baho babai i Sandër Bahos, Oltion Fernuti “Pilo”, Bujar Gërmizi i “forti” i Kukësit, Agim Karabashi alias “Baca” që ka strehuar Dumanin në Gjilan të Kosovës, Agim Gjini,  Shaban Zeqiri, Dashnor Dumani vëllai i Nuredin Dumanit, Talo Çela, dy të dashurat e Dumanit, Gela Kanina dhe Mirjetë Hajdini, Altin Skëndaj, Erion Nikolla, Kamer Mehja, Flobenc Meçja, Genc Tafili, Leonard Dumi, Lorenc alias Florenc Çapja, ish-polici Leonard Palushi, Irfan Idrizi, Artur Hoxhosmani nga Burreli i arrestuar nga SPAK për trafik droge, punonjësi i policisë Krenar Guçe, ish drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Leonard Dallkja, avokati Demir Ciftja, Ilir Lloshi alias “Licja” anëtar i grupit “Çopja”, drejtori i krimeve të rënda, Neritan Nallbati.
    Nga ana tjetër prokurorja e çështjes Doloreza Musabelliu, kërkoi mos pranimin e kërkesës së avokatëve, pasi shumë dëshmitarë nuk kanë asnjë lidhje me rrethanat dhe faktet e ndodhjes së krimeve të rënda.
    “…Duhet të qartësohet kërkesa dhe të jepet me shkrim në mënyrë që dhe ne si përfaqësues të akuzës, të japim argumentet tona me shkrim për cilindo dëshmitar që kërkohet të thirret në gjyq…”- tha prokurorja.
    Pas kësaj, gjykata e kryesuar nga Engjëllushe Tahiri u tërhoq për vendim.
    Të gjitha këto kërkesa të ngritura nga dy avokatët Gentian Romano dhe Elda Zotaj, gjykata vendosi se do shprehet me vendim pasi të jetë ezauruar pjesa e marrjes në shqyrtim të provave shkresore dhe dëshmitarëve të prokurorisë SPAK.

  • Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, çakulli i rënë nga një kamion krijon radhë të gjata automjetesh

    Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, çakulli i rënë nga një kamion krijon radhë të gjata automjetesh

    Në autostradën Tiranë-Durrës është krijuar trafik nga disa automjete për shkak të prezencës së çakullit në rrugë që kanë rënë nga një kamion.
    Në foto shihen disa makina të ndaluara ndërsa kalimi i tyre po mundohet në dy anët e rrugës ku nuk ka prezencë të çakullit. Në vendngjarje ndodhet edhe policia.

  • SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit

    SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit

    SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit
    Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë është nën hetim nga SPAK. Ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar me një avokat, për t’i komunikuar akuzat.
    Thirrjes së parë që të paraqitej ditën e hënë ajo nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit, por për të ka një tjetër fletëthirrje që të paraqitet ditën e premte në SPAK.
    Por sot, Balluku është shfaqur në Durrës, ku ka prezantuar drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ish ministër i Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit.
    Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
    Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
    Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre, por tha se inkurajon prokurorin Dritan Prençi.

  • Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të Portit të Durrësit, ministrja: Propozimin e çova te kryeministri, Rama ka punuar me të njëjtin pasion për Shqipërinë dhe Kosovën

    Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të Portit të Durrësit, ministrja: Propozimin e çova te kryeministri, Rama ka punuar me të njëjtin pasion për Shqipërinë dhe Kosovën

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Liburn Aliun si drejtor të ri të Portit të Durrësit. Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi eksperiencën e gjatë të Aliut në fushën e arkitekturës, politikës dhe qeverisjes, si dhe vizionin e tij për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.
    Balluku tha se kreu i qeverisë Edi Rama e miratoi menjëherë propozimin e saj për të emëruar në krye të Portit të Durrësit Aliun dhe tha se shefi i qeverisë historikisht ka punuar për Shqipërinë dhe Kosovën me të njëjtin pasion, me qëllimin për t’i parë në lartësinë e duhur.
    Belinda Balluku: Liburn Aliun e kam njohur vite më parë. Arkitekt në profesion, me një karrierë të gjatë në politikë, dy mandate deputeti, katër vite ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Instrastrukturës dhe një mik i mirë që Kosovën dhe Shqipërinë e ka parë si një treg të përbashkët të zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor. Në fillim të shtatorit e pyeta nëse do të kishte interes që të kontribuonte për Shqipërinë dhe si rrjedhojë edhe për Kosovën.

    Ma ngrohu direkt zemrën sepse iu duk një propozim interesant. Këtë propozim e çova te kryeministri. Edi Rama ka punuar historikisht për Shqipërinë dhe Kosovën me të njëjtën dëshirë, për t’i parë shqiptarët në lartësinë që ata e meritojnë. Nuk është hera e parë që qytetarë të Kosovës janë përfshirë në ekzekutivin shqiptar. Liburn Aliu është më i spikaturi dhe sot merr stafetën dhe rrugëtimi që do të na çojë drejt realizimit të një plani strategjik për transportin e tij do të jetë në duart e tij.
    Nga ana tjetër, Liburn Aliu u shpreh i nderuar për besimin e dhënë, duke e cilësuar Portin e Durrësit si “portin e të gjithë shqiptarëve” dhe duke theksuar nevojën për modernizimin dhe zgjerimin e tij si një projekt i përbashkët zhvillimi për të dy vendet.
    Liburn Aliu: Jam i nderuar që jam sot këtu dhe jam i nderuar nga qeveria e Shqipërisë për një detyrë që më është dhënë dhe më është besuar dhe është mjaft sfiduese. Porti i Durrësit është port i gjithë shqiptarëve, i gjithë rajonit. Kosova pjesën dërrmuese të mallrave e merr përmes Portit të Durrësit.  
    Është e domosdoshme që ky port të modernizohet dhe të zgjerojë kapacitetet. Kjo do të ndihmonte që të dyja vendet të bëhen më të zhvilluara ekonomikisht dhe më të sigurta. Këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe uroj që të kemi sukses dhe pas tre vitesh urojmë që portin e mallrave ta shohim të realizuar./vizionplus.tv 

  • “Porti i ri në Porto Romano nis në 2026”/ Balluku prezanton drejtorin e ri, si e bindi Liburn Aliun të kontribuojë në Shqipëri

    “Porti i ri në Porto Romano nis në 2026”/ Balluku prezanton drejtorin e ri, si e bindi Liburn Aliun të kontribuojë në Shqipëri

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi drejtorin e ri të Portit të Durrësit.

    Ajo u shpreh se porti i ri në Porto Romano nis në vitin 2026, teksa shtoi se brenda tre vitesh duhet të jetë dorëzuar.
    “Kemi nisur prej kohësh një plan zhvillimi të një porti të ri në afërsi të Durrësit, duke qenë se është pikë referimi për të gjithë rajonin.
    Me një punë shumë të detajuar dhe me mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha, MIE ka arritur të ketë një dokument të jashtëzakonshëm që parashikon duke dizenjuar të gjithë hapat e ndërtimit të këtij porti të ri në Porto Romano.
    Nga RMV dhe Kosova kërkuar të jenë pjesë e këtij projekti, duke qenë e mundur krijimi i një lidhje me dy porte të thata, një në Shkup, dhe një në zonën e Prishtinës.
    E thënë kjo, procedura ndërkombëtare ka qenë transparente, ka patur disa faza dhe sot kemi arritur në fazën e fundit të projektit për ndërtimin e këtij porti. Interesi ka qenë shumë i lartë, në 31 janar do kemi fituesin e garës për ndërtimin e portit të Durrësit, i dalë nga një garë ndërkombëtare”, tha balluku.
    Në prezantimin që bëri për drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliun, zëvendëskryeministrja tregoi se si e ka bindur për të kontribuar në Shqipëri.
    “Një koleg i mirë që Kosovën dhe Shqipërinë iu ka parë si treg të përbashkët zhvillimi ekonomik. Në fillim të shtatorit bëra një bisedë me të dhje e pyeta nëse do kishte interes të kontribuonte për Shqipërinë dhe padyshim rrjedhimisht dhe për Kosovën, pasi më kishte thënë se do dilte nga politika.
    Iu duk një propozim i përshtatshëm, pasi kishte vendosur të jetonte dhe në Tiranë. Kështu propozimin e çova te kryeministri Edi Rama, dhe kryeministri e pranoi”, u shpreh ajo.
     

    Top Channel

  • Zëvendëskryeministrja Balluku: Nis në 2026, porti i ri në Porto Romani duhet të jetë dorëzuar brenda 3 vitesh

    Zëvendëskryeministrja Balluku: Nis në 2026, porti i ri në Porto Romani duhet të jetë dorëzuar brenda 3 vitesh

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar ditën e sotme kreun e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu.
    Në fjalën e saj, Balluku u shpreh se Aliu është profesionist dhe me karrierë të gjatë në drejtim.

    “Porti i Durrësit do të vazhdojë të jetë motori ekonomik i Shqipërisë, i cili nuk prodhon vetëm punësim, por një ekonomi zinxhir dhe drejtimi duhet të jetë në duar të mira dhe profesionale. Stafetën do t’ia lë një tjetër kolegu të mirë, që unë e kam njohur në punë vite më parë, kur kemi qenë kolegë të dy qeverive, Liburn Aliu, arkitekt me profesion, me një karrierë të gjatë në politikë me dy mandate deputeti, katër vite ministër dhe një koleg i mirë, i cili Kosovën dhe Shqipërinë i ka parë gjithmonë si një treg të përbashkët”, tha Balluku.

    Më tej ministrja foli edhe për portin e ri të Porto Romanos ndërsa tha se ndërtimi i tij do të nisë në 2026 dhe duhet të jetë dorëzuar brenda 3 vitesh.

    “Kemi nisur prej kohësh një plan zhvillimi të një porti të ri në afërsi të Durrësit, duke qenë se është pikë referimi për të gjithë rajonin.Me një punë shumë të detajuar dhe me mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha, MIE ka arritur të ketë një dokument të jashtëzakonshëm që parashikon të gjithë hapat e ndërtimit të këtij porti të ri në Porto Romano.Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë kërkuar të jenë pjesë këtij projekti, për të bërë të mundur krijimin e një lidhjeje me dy porte të thata, një në Shkup, dhe një në zonën e Prishtinës. E thënë kjo, procedura ndërkombëtare ka qenë transparente, ka patur disa faza dhe sot kemi arritur në fazën e fundit të projektit për ndërtimin e këtij porti. Interesi ka qenë shumë i lartë, në 31 janar do kemi fituesin e garës për ndërtimin e portit të Durrësit, i dalë nga një garë ndërkombëtare.Brenda 2026 do të nisim me ndërtimin e ri të Porto Romanos, dhe për 3 vite ky port duhet të jetë I dorëzuar. Një port që do i shërbejë RMV dhe Kosovës gjithashtu”, u shpreh Balluku.

  • SPAK-u pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton drejtorin e ri të portit të Durrësit

    SPAK-u pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton drejtorin e ri të portit të Durrësit

    Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë është nën hetim nga SPAK. Ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar me një avokat, për t’i komunikuar akuzat.
    Thirrjes së parë që të paraqitej ditën e hënë ajo nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit, por për të ka një tjetër fletëthirrje që të paraqitet ditën e premte në SPAK.
    Por sot, Balluku është shfaqur në Durrës, ku ka prezantuar drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ish ministër i Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit.
    Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
    Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
    Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre, por tha se inkurajon prokurorin Dritan Prençi.

  • Në kërkim nga Italia si pjesë e një grup që trafikonte drogë, arrestohen dy vëllezër në Durrës

    Në kërkim nga Italia si pjesë e një grup që trafikonte drogë, arrestohen dy vëllezër në Durrës

    Dy vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës.
    Dy vëllezërit, Ergis dhe Arbin Hoxha, 32 dhe 34-vjeç akuzohen nga gjykata e Breshias për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
    Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat e nevojshme për të bërë të mundur ekstradimin e të rinjve.
    “Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve:   E. H., 32 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Manzë”, njoftoi policia.
    “Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, i akuzon për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e 2 vëllezërve, në Itali”, shtuan të njëjtat burime.