Tag: Durrës

  • ‘Balluku, ‘mollë e ndaluar’/ Gjokutaj: SPAK regjistron çështje pa emra, godet afera dytësore për të mbrojtur krerët

    ‘Balluku, ‘mollë e ndaluar’/ Gjokutaj: SPAK regjistron çështje pa emra, godet afera dytësore për të mbrojtur krerët

    Raportimi i kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në Parlament është kthyer në një rutinë formale dhe pa interes për publikun, e mbushur me statistika që nuk i thonë asgjë opinionit. Ky ishte vlerësimi i avokatit Genc Gjokutaj, i cili vuri në dukje se këtë herë, ndryshe nga më parë, deputetët e mazhorancës nuk i drejtuan asnjë pyetje kreut të SPAK. Sipas tij, kjo heshtje është e kuptueshme, pasi mazhoranca kërkon të shmangë diskutimin për “mollën e ndaluar”, zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën hetim.Kritik, Gjokutaj ishte dhe ndaj përgjigjeve evazive të Dumanit, veçanërisht përdorimin e shprehjes “nuk kam koment”, të cilën e cilësoi si jo-juridike dhe një tentativë për t’iu shmangur përgjegjësisë. Kjo shmangie, sipas Gjokutajt, lehtësohet edhe nga pyetjet e përgjithshme dhe jo cilësore të deputetëve, të cilat i lejojnë drejtuesit të SPAK,  hapësirë për të mos dhënë llogari.Gjokutaj nxori zbuluar edhe një “hile” procedurale që përdor SPAK, duke  regjistruar çështje pa përfshirë emra konkretë personash nën hetim. Kjo, argumenton ai, i lejon SPAK-ut të thotë se një çështje është “në hetim”, duke krijuar një iluzion veprimi, por pa ndërmarrë hapat konkretë që vijnë me vënien nën akuzë të një personi.“Çështja në hetim pa një person është asgjë,” u shpreh ai, duke shtuar se ky marifet përdoret për të mos prekur askënd.Lidhur me rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Gjokutaj e cilësoi situatën si një “tragjikomedi”. Fakti që një zyrtare e lartë, e thirrur nga SPAK si e pandehur, udhëton lirshëm nëpër Evropë për takime zyrtare, përbën një papërgjegjshmëri të skajshme politike, shtetërore dhe morale. Sipas tij, kjo ndodh me “bekimin e SPAK”, i cili ka të gjitha instrumentet për ta ndaluar, por nuk vepron.Një tjetër pikë , që Gjiktaj ka kritika, është strategjia e SPAK për t’u fokusuar në afera dytësore dhe periferike, kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë. Qëllimi, sipas tij, është të jepet një dënim i vogël për një vepër minore, duke lënë të paprekur pasurinë e përfituar nga krimi kryesor, i cili “ulëret”.
    Sot s’i kanë drejtuar asnjë pyetje zotit Dumani dhe kjo është lehtësisht e kuptueshme, sepse ata nuk kanë se çfarë pyetje t’i bëjnë zotit Dumani përveçse pyetjes për zëvendëskryeministren, e cila siç duket nga pikëpamja politike është një mollë e ndaluar për Partinë Socialiste për të diskutuar rreth saj, ekzistencës ose jo të një procedimi, të një mase sigurimi e gjëra të tjera si këto. Unë e kam thënë dhe më përpara dhe para një viti sepse kjo është vjetore. Po dhe u dekriptua pak në komisionin e ligjeve? Bile aty specifikisht janë njerëz të paktën që janë më pranë ligjit, dhe themi që mund të jenë më të kualifikuar në pyetje, por që sigurisht nuk ka vend më komod për një prokuror, qoftë i përgjithshëm, qoftë drejtues i SPAK-u, apo i agjencive të tjera ligj-zbatuese, kur që ata kur duan t’i japin një informacion që duhet ta shërbejnë atë informacion se o intereson, mund fillojnë japin ndonjë shpjegim dhe në momentin kur ata nuk duan të prononcohen, dalin me teorinë e hetimit sekret.

    Kështu që këto për mua janë sigurisht që ngjallin një interes më shumë mediatik sesa interes publik them unë, sepse sigurisht të dëgjosh një prokuror i cili nuk thotë asgjë, ose tjetër e pyesin dhe tjetër jep përgjigje, është, është diçka monotone. Po ta dëgjoni zotin Dumani,  për shembull për një çështje thotë, nuk thotë, nuk kam koment thotë për këtë. Pra ti je një prokuror i cili ose do e shpjegosh rastin, ose nuk do ta shpjegosh në emër të të të sekretit hetimor. Por fakti i që ti e komenton apo nuk e komenton, pra termi koment nuk është term juridik, nuk është terminologji, nuk është verb i prokurorit, a bën gjyqtari, sepse ata nuk bëjnë komente. Prokurori nuk bën komente, prokurori merr vendime, prokurori shqyrton prova, ashtu si kundër gjykata që jep vendim. ëh, dhe për sallën e gjyqit dhe për dhomat e hetimit, fjala koment,  atje ka një terminologji tjetër. Po si duket s’e vë shumë ujin në zjarr, është gjë e njëjtë.

    Kjo është edhe një çikë ironike po ta, po ta marrësh hollë-hollë. Domethënë ti je prokuror dhe pyetesh për një objekt të punës tënde dhe për një subjekt konkret. Tani këtu nuk flitet që si një politikan për shembull që pyetet për një veprim ose për një përplasje në partinë e tij dhe thotë nuk e komentoj. A e kupton? Ti ke dy rrugë. Ose të thuash është hetimi i sekret, ose duhet të shpjegohesh qartë dhe saktë, në mënyrë të shkoqur, çfarë ka, çfarë është gjëja për të cilën, për të cilën pyetesh. Sigurisht kjo ka të bëjë edhe me seriozitetin, por edhe me, edhe me, po themi, edhe me atë impenjimin, ju e dini që zoti Dumani është në ikje si drejtues, edhe, po kjo është bërë modë, domethënë nuk kanë respekt as për fjalët që zgjedhin. Nuk kam koment thotë prokurori. Nuk e komentoj unë këtë thotë.

    Kështu që, që nga kjo mënyrë komunikimi, sepse ne duhet ta marrim seriozisht, ta interpretojmë edhe gramatikisht prokurorin kur flet. Që nga kjo mënyrë që thotë unë nuk e komentoj, këtu shikoni domethënë se sa probleme ka ai, edhe raportimin në parlament, edhe sa serioz është në përgjigje, por edhe sa serioz janë ata që bëjnë pyetjet, sepse me thënë të drejtën, unë mendoj që deputetët, posaçërisht të komisionit të ligjeve, por edhe deputetët e tjerë në seancë plenare, duhet të jenë më të përgatitur nga pikëpamja ligjore, duhet të jenë më të detajuar në pyetjet e tyre, me qëllim që në mos prokurori nuk do të përgjigjet, sigurisht do vihet në një vështirësi, sepse prokurori atje ka detyrimin për të dhënë shpjegim, përpara kuvendit dhe nuk e ka të lehtë përballë një pyetje të detajuar, me një objekt të të zgjedhur procedural, ai mund të shmanget por sigurisht…

    Po sigurisht. Shiko, nga një pyetje, nga një pyetje jo jo kualitative nuk mund të marrësh një përgjigje të kualifikuar.  Bile ata atë kërkojnë. Që të jenë pyetje të përgjithshme që t’i japin një përgjigje dhe ja u lanë. Pra kaluan. Kështu që unë mendoj që figurativisht prokurori, sidomos prokurori i SPAK-ut, për vetë edhe klimën juridike, por që është e pazgjidhshmërisht e lidhur me atë politike, sepse kombinojnë me njëri-tjetrin, unë mendoj që në këtë situatë prokurorit duhet t’i vihen shpatullat për muri, në kuptimin figurativ të fjalës them. Pra dhe duhej që edhe nga ana e deputetëve të tregohej, të ishin më agresivë ndaj tij dhe ta vinin përpara fakteve, të paktën ato fakte që dihen. Pavarësisht nga përgjigja e tij, por shikoni, në një seancë pyetje-përgjigjesh, unë jam i bindur që edhe heshtja është një përgjigje.

    I mbani mend çështjet e krimit zgjedhor? Pyeteshin, po ka hetime thoshin. Ku janë ato dosje sot? Janë mbyllur nëpër sirtare, kanë skaduar afatet. A e kupton? Pra duhet bërë e qartë njëherë e mirë ëh, për të gjithë mjedisin e interesuar në lidhje me këtë temë, si për mediat, si për mjedisin juridik dhe atë publik, që çështja në hetim është asgjë, në kuptimin e në mungesën e personit nën hetim. Sepse nuk ka çështje pa person. Çështja pa subjekt, shikoni sa e thjeshtë është. Nëse niset një çështje dhe merret një person nën hetim dhe ai vdes, ajo çështje pushon. Më kupton?

     Në rastin konkret kjo barazohet, këta hetojnë, thotë është çështja në hetim. Cila çështje është në hetim? Për sa, për sa milionë euro bëhet fjalë? Kush ka firmosur aktet që kanë bërë të mundur këtë abuzim? Kush është personi, subjekti? Shiko, ka katër elementë vepra penale: objektin, pra marrëdhënien që cenohet; subjektin, personin që e ka kryer; anën objektive, mënyrën si e ka kryer, me veprime, mosveprim, me firmosje, me miratim verbal; anën dhe anën subjektive, e ka bërë me dashje, e ka bërë nga neglizhenca, nga vetëbesimi i tepruar, me dashje direkt ose indirekte. Pra, këto janë elementë të rëndësishëm dhe janë të domosdoshëm në ekzistencën e figurës së një vepre penale për të cilin personi përgjigjet. Mjafton mungesa e njërit nga këta elementë, e bën personin jo përgjegjës para ligjit. Pra, sa jo ekzakte është jurisprudenca, aq edhe kërkuese është në ekzistencën e elementëve të domosdoshëm që e formësojnë një vepër penale, edhe pastaj që, edhe përcakton edhe subjektin i cili duhet të përgjigjet për kryerjen e asaj vepre. Më kupton? Kështu që, kjo është një teatër. Këta më përpara nuk i fillonin fare.

    Ka qenë një periudhë që bëheshin kallëzime me dhjetëra, edhe këta nuk i regjistronin fare. Tani i ranë hiles, o i kanë konsultuar, po nuk më intereson shumë kjo. Tani thonë, po pse të mos i regjistrojmë ne si çështje, nuk regjistrojmë emrin e asnjë personi, edhe lahemi dhe me këta u themi që çështja është në hetim. Një nga këto është çështja e Irena Gjokës. Që është regjistruar çështja për të, por që emri i saj nuk regjistrohet. Pse nuk regjistrohet emri? Po u regjistrua emri, do fillosh pastaj të shikosh elementët që e bëjnë përgjegjës, po do shikosh rrezikshmërinë e veprës, do shikosh rrezikshmërinë e personit, veprën penale që ka kryer dhe pastaj do vizitë te masat e sigurisë. Duhet lënë në gjendje të lirë ky njeri? Prish provat ky, ka rrezik që të iki, të intimidojë dëshmitarët e tjerë e tjerë. Pra, me regjistrimin e emrit hap një punë të madhe, edhe sigurisht që ngrenë në një nivel shumë të lartë llogaridhënien e prokurorit përpara gjykatës, po themi, por edhe mbrojtjes, sepse sigurisht mbrojtja e tij do t’i marrë ato akte edhe do të bëjë kontestin e saj ligjor. Nëse ky person është ai për të cilin bëhet fjalë që ka kryer veprën penale, apo ky person nuk duhet të përgjigjet për atë vepër.

    Po kjo i përket hetimit dhe gjykimit të çështjes. Pra, këtu është një hile? Është një hile, po një hile shumë e madhe, ku prokurori me dashje ëh përdor marifete procedurale, regjistron çështjet dhe nuk thërret askënd, nuk prek kënd me dorë. Vijnë tani që i paskan vënë emrin, ia marrim rastin që i vunë emrin, edhe ne shpresuam, çfarë thashë unë pak më parë, që po u vu emri ndodhin këto. Jo mor jo. Ata kanë arritur që dhe me emrin, me fletë-thirrje në xhep, zëvendëskryeministrja ka gjithë javën që bredh nëpër Evropë. Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe, politike, shtetërore, juridike, morale, sesa një zëvendëskryeministre nën dijeninë dhe nën përkëdheljen e kryeministrit, se zëvendësja e tij dhe ka firmosur në emër dhe për llogari të tij, dhe me dijeninë e tij të plotë për të gjitha aferat për të cilat bëhet fjalë, e cila nuk vete të paraqitet në prokurori të sqarojë pozitën procedurale, por me fletë-thirrje si e pandehur dhe me domosdoshmërinë për të vajtur me avokat për të dhënë hesap në SPAK, shkon e takon ministrat e Evropës për të bërë qira shqiptarët edhe për të integruar Shqipërinë në Evropë. Ju e kuptoni se ç’është kjo tragjikomedi që po ndodh? Dhe kjo bëhet me bekimin e SPAK-ut. Sepse SPAK-u i ka të gjithë instrumentet.

    T’i thotë, e para njëherë, kryeministri i vendit t’i thotë stop zëvendëskryeministres. Stop. Asnjë, asnjë vizitë jashtë shtetit derisa të sqarosh pozitën procedurale. Çfarë do sqarojë ajo botës? Se si vidhet në tunelin e Llogarasë, apo se si marrin gjeneratorët lundrues në det pa pa punuar dy vjet e ca, tre vjet? Apo për incineratorët që dherat e inertet e ndërtimeve çoheshin për t’u inceneruar? Në cilin vend të botës digjen dhera? Më thoni dot? Apo për parkun fotovoltaik, apo për portin e Durrësit? Me këto ka folur me ministrin e e Zvicrës të energjisë dhe të transporteve? Apo në Bullgari edhe në Rumani? Pse s’merr t’i sekuestrojë kalendarin? Kur janë shpikur këto vizita? Se nuk janë vizita të planifikuara ato. Sidomos kjo me Zvicrën ishte skandal. Vetëm ministri me zonjën Balluku dhe asnjë, asnjë në krah, asnjë person në krah. Ju e dini se si janë takimet zyrtare? Janë me delegacione, me përfaqësues, me ambasadorët përkatës, me drejtorët e linjave, ëh edhe tjetra. Dini ju në këto takime që ka bërë Belinda Balluku këto ditë, ndonjë marrëveshje, ndonjë kontratë të firmosur? Se përse bëhet takimi?

    Takimi… po them që sepse takimi planifikohet në fund, kur është rënë dakord për kontratat, për çmimet, për kohën e lëvrimit të lekëve, për kohën e zbatimit të projektit. Pra, kur vete ministri, ministri vetëm firmos, sepse puna është bërë nga grupet e punës. E kupton? Kjo është procedura në të gjithë botën. Më thoni ju mua, bredh nëpër Evropë, hip në një tren, hip në një avion, zbrit në një helikopter. E kupton, fletë-thirrja është aty në xhep. E kupton? Dhe  këtu luhet estradë. Këtu luhet estradë. Dhe ai prokuror, në vend që të sqarojë, të paktën për këtë pjesë që nuk është, nuk është sekret hetimor, ëh, që të thuash e kemi thirrur me avokat sepse ajo është nën hetim, pa e përcaktuar këtë. Dhe jo vetëm kaq, por të shpjegosh qëndrimin tënd ndaj largimit të saj nga Shqipëria dhe si e konsideron zoti prokuror, është e ligjshme që kjo, kjo zëvendëskryeministre e thirrur si e pandehur në SPAK, të bredhë nëpër tre shtete. Mirë, shteti i parë. Po te i dyti dhe i treti nuk duhet ta ndërpriste kjo vizitën edhe të vinte të përgjigjej para ligjit? Çfarë janë këto? Këto karikatura? Kush, kujt ia shesin këto? E kupton? Dhe unë mendoj që kjo dhe politikisht e dëmton shumë maxhorancën, për të vetmin fakt sepse tingëllon shumë e vrazhdë edhe është shumë e shëmtuar, injorimi i i SPAK-ut dhe i agjencive ligjzbatuese, të paktën për shkak të prezencës.

    Shikoni si është problemi, domethënë imagjinoni sa galopant është korrupsioni, rasti i zonjës Balluku e mbyll siparin përfundimisht, sepse nuk ka mundësi që të gjithë zëvendësit të jenë fajtorë, ëh, përballë prokurorisë dhe zëvendësi dhe personi që këta zëvendësojnë, nuk di asgjë. E kupton? Pra, kjo është, kjo është, shiko, në teknika e hetimit, kryeministri duhet të jetë i pari që duhet të thirret para Belinda Ballukut. Keni dijeni ju, çfarë ka firmosur kjo? Po, një, dy, tre, katër, pesë. Dini, dini ju këto afera? Për shembull, Llogaranë se si është kryer,  çfarë rrugëtimi ka pasur ai tender, kush e ka marrë në fillim, ëh, pastaj ku vajti, sa lekë kushtuan, pastaj pse iu dha prapë atij që e kishte, po jo më fitues i tenderit, po nënkontraktor e të tjerë e tjerë. Sepse kjo ka firmosur në emër të Këshillit të Ministrave dhe në emër të kryeministrit. Me porosi të kryeministrit. Pra nuk ka zëvendëskryeministër pa kryeministër. Nuk ka. Pra, dhe zëvendëskryeministri vepron në kushtet e mungesës së kryeministrit.

    Tashi, vijmë tek pika tjetër, pse merren me çështje periferike? Gjithë problemi është që nëse SPAK, dhe kjo është një nga një pikë, pika që e implikon SPAK-un rëndë, në këtë në këto çështje, ëh, është fakti që nuk goditet aty pikërisht ku është çështja. Për shembull, nëse Erion Veliaj duhet të diskutohet të ishte në burg ose jo, ai nuk mund të diskutohet për garderobën e së shoqes, por ai duhet të diskutohet për inceneratorin e Tiranës. E kupton? E mirëpo kjo lidhet me probleme pasurore. Pra gjithë kujdesi i SPAK-ut është që boll të ngrehet një çështje periferike, ta çojë në gjyq, të bëjë një vit, një vit e gjysmë burg, edhe të mos i preket pasuria. Ky është qëllimi i të gjithë kësaj historie dhe krimi, ai që është ëh ulëritës, ai krimi i cili ka gëlltitur miliona, për të cilat bëhet dhe procesi, për të rivendosur ligjin e shkelur dhe për të zëvendësuar në masën më sa më shumë të jetë e mundur, për të zëvendësuar dëmin ekonomik të shkaktuar, sepse ky është gjithë problemi.

    Pra, nisur nga ky nga ky arsyetim, shikoni se sa pranë janë kryeministri me SPAK-un, qeveria me SPAK-un. Dhe nuk bën vaki që SPAK-u nuk i di këto? Kështu që këtu ka rënë, nuk është se, SPAK-u po heton edhe qeveria është ferr me të. Ata janë një, krah për krah, e kupton? Sepse me këtë korrupsion që ekziston në Shqipëri, nuk ka mundësi që SPAK-u, po marrim rastin e kryetarit të Bashkisë se është më i freskët, të merret me garderobën e të shoqes, ëh, edhe të mos merret me çështjet me kryeveprën penale kam thënë unë, inceneratorin.Po pse inceneratorin nuk e hapin? Nuk e hapin sepse inceneratori të shpie te kryeministri. E kuptoni ju apo s’e kuptoni këtë? Dhe e gjithë loja është që ta shmangim kryeministrin dhe të gjithë të tjerët, e kupton, nga formati i përgjegjësisë penale. Pra të gjithë këta duhet të futen në një format procedural, tek i cili këta të kenë përgjegjësi penale për fjalët që thonë, dhe jo të bëjnë politikë mbi krimin ëh që po, që mbi krimin mbi të cilin vegjetojnë edhe mbajnë pushtetin.

  • Tronditet Shqipëria, 3 të vr*rë për motive banale dhe një shpërthim tritoli në pak orë

    Tronditet Shqipëria, 3 të vr*rë për motive banale dhe një shpërthim tritoli në pak orë

    Katër ngjarje të rënda kanë ndodhur në pak orë, ku kemi 3 të vrarë në qytete të ndryshe të vendit dhe një shpërthim tritoli. Lajmi i parë u dha nga Shkodra, aty ku në orët e para të mesditës iu vu tritol 38-vjeçari Enea Busukja, i cili sapo ndezi makinën, mjeti shpërtheu. Si pasojë ai mbeti i plagosur.
    Vrasja e parë u raportua në Durrës. 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre që ndodhet në fshatin Shkallnur të Durrësit. 70 vjeçari ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital. Djali pas krimit ka arritur të largohet ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Policia ka rrethuar zonën ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes. Sipas burimeve, djali ka shfaqur edhe më parë sjellje agresive.

    Për këtë krim kanë folur edhe fqinjët, të cilët kanë thënë se autori prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri. Ata janë shprehur se familja ka qenë e qetë. Sipas dëshmive të banorëve, viktima jetonte me një grua tjetër në shtëpi. ”Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, e ëma i kishte vdekur pasi i ra një tjegull në kokë. Po kanë qenë familje e mirë. Po janë jashtë shtetit të gjithë”, tha ai.

    Kurse në Tiranë një konflikt mes picierit Filip Shehu, 41 vjeç dhe kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34 vjeç çoi në vdekjen e këtij të fundit për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë. Ngjarja tronditëse ndodhi në zonën e Komunës së Parisit. Autori i vrasjes është arrestuar nga blutë, ndërsa thuhet se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh. Pas krimit, Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Ismaillari e bullizonte.

    Një konflikt mes dy personave në Berat, ka degraduar në përdorimin e thikave duke shënuar kështu dhe një viktimë. Të përfshirët në sherr janë 63-vjeçari Kristo Mema, i cili ka goditur me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha pas një konflikti për motive të dobëta. Viktima Keli Hoxha ishte vizitor, i cili kishte shkuar në qytetin e Beratit për të vizituar kalanë. Debati ka nisur për një kalë, me të cilin autori shëtiste turistët nëpër kala.

  • Djali vrau me thikë të atin në Durrës, fqinjët: Kishte pak që ishte kthyer në Shqipëri, babai jetonte me një grua tjetër

    Djali vrau me thikë të atin në Durrës, fqinjët: Kishte pak që ishte kthyer në Shqipëri, babai jetonte me një grua tjetër

    Fqinjët e familjes Kodheli, ku sot ndodhi tragjedia në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, kanë rrëfyer disa detaje për jetën e familjes. 
    Ata thanë se autori ishte kthyer prej pak kohësh në Shqipëri dhe se familja njihej si e qetë dhe punëtore. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, viktima jetonte në banesë me një grua tjetër. 
    “Djali kishte qenë jashtë shtetit. Ne nuk kemi qenë në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Janë me origjinë nga Mirdita, kanë gjashtë fëmijë. Nëna i kishte ndërruar jetë pasi i kishte rënë një tjegull në kokë. Ishin familje e mirë, njerëz të qetë,” u shpreh një nga fqinjët. 
     

  • E marta e krimit në Shqipëri / Tre vrasje me thikë në pak orë, shkaku një “fjalë goje”

    E marta e krimit në Shqipëri / Tre vrasje me thikë në pak orë, shkaku një “fjalë goje”

    Shqipëria është tronditur nga tre ngjarje të rënda brenda pak orësh. Në Durrës djali vret babain, në Tiranë picieri vret kuzhinierin, dhe në Berat një 63-vjeçar vret një 42-vjeçar.
    Në të tre ngjarjet, sipas informacioneve fillestare, shkak i krimit ka qenë konflikti banal.Lexo edhe :Related Posts
    Durrës, djali vret babain

    Në Durrës, 25-vjeçari Marian Kodheli vrau me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, pas një konflikti mes tyre.
    Bëhet me dije se i riu sapo ishte kthyer nga emigrimi. Fqinjët deklaruan pas ngjarjes se i riu nuk ishte mirë mendërisht që pas humbjes së nënës.
    “Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë) babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre në fshatin Shkallnur”, njoftoi policia.
    Tiranë, picieri vret kuzhinierin
    Ndërkohë në Tiranë, një 42-vjeçar, Filip Shehi, i punësuar si picier në një restorant pranë Komunës së Parisit, ka goditur me thikë kolegun e tij 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, i cili fillimisht u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.
    Pas ngjarjes, autori i dyshuar i krimit ka theksuar para policisë se e goditi pasi viktima e bullizonte shpesh.
    “Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit. Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve.
    Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat menjëherë pas ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi policia.
    Berat, 63-vjeçari vret 42-vjeçarin
    Ndërsa vijonin informacionet për dy vrasjet e ndodhura në Durrës dhe Tiranë, një tjetër lajm tronditës vjen nga Berati.
    Pas një sherri banal mes tyre, një 63-vjeçar i identifikuar si Kristo Mema ka goditur me mjet prerës 42-vjeçarin Keli Hoxha, duke e lënë të vdekur.
    “Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.
    Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.
    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia./Taulant Halili/Vizionplus.tv/

  • Detaje nga krimi në Durrës, 25-vjeçari e goditi me dru në kokë babain, më pas me thikën e bukës në zemër

    Detaje nga krimi në Durrës, 25-vjeçari e goditi me dru në kokë babain, më pas me thikën e bukës në zemër

    momenti i arrestimit

    DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Durrësit mesditën e kësaj të marte, ku 25-vjeçari, Marjan Kodheli, ka vrarë me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli. Burime bëjnë me dije se i riu fillimisht e ka goditur të atin në kokë me një dru dhe më pas ka marrë thikën e bukës, me të cilën e ka qëlluar në zemër. Pas dy orësh ndjekje nga policia, 25-vjeçari (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), u kap dhe u vu në pranga. Gjatë kontrollit, policia i gjeti dhe sekuestroi 25-vjeçarit, me cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

    Njoftimi: 
    Vrau me mjet prerës (thikë) babanë e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas dy orësh ndjekjeje nga Policia, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari.
    Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit P. K., informojmë se, si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13 dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit M. K., 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit P. K..
    Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit, me cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).
    Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • Djali vr*u babain, fqinjët: Autori kishte pak që ishte kthyer nga jashtë, viktima jetonte me një grua tjetër

    Djali vr*u babain, fqinjët: Autori kishte pak që ishte kthyer nga jashtë, viktima jetonte me një grua tjetër

    Marjan Kodheli vrau me thikë babain Pjetër Kodheli, Ngjarja ndodhi në banesën e tyre që ndodhet në fshatin Shkallnur të Durrësit. Për këtë krim kanë folur edhe fqinjët, të cilët kanë thënë se autori prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri.
    Ata janë shprehur se familja ka qenë e qetë. Sipas dëshmive të banorëve, viktima jetonte me një grua tjetër në shtëpi.
    ”Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, e ëma i kishte vdekur pasi i ra një tjegull në kokë. Po kanë qenë familje e mirë. Po janë jashtë shtetit të gjithë”, tha ai.

  • (VIDEO)Durrës, detaje nga vrasja e të moshuarit nga i biri/ Djali e goditi me dru në kokë, më pas me thikë në zemër

    (VIDEO)Durrës, detaje nga vrasja e të moshuarit nga i biri/ Djali e goditi me dru në kokë, më pas me thikë në zemër

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit mesditën e kësaj të marte, ku një 25-vjeçar, Marjan Kodheli, ka vrarë me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, brenda banesës familjare. 
    Hetimet paraprake kanë zbuluar detaje tronditëse, pasi raportohet se i riu fillimisht e ka goditur të atin në kokë me një dru dhe më pas ka marrë thikën e bukës, me të cilën e ka qëlluar në zemër. 
    Pas krimit, Marjan Kodheli dyshohet se e ka lënë thikën mbi tavolinë dhe është larguar nga vendngjarja. 
    Më pas ai u arrestua nga policia, rreth dy orë pas ngjarjes së rëndë. 
     

  • Flasin të afërmit e viktimës në Durrës: Djali sapo ishte kthyer nga emigrimi,  nuk ishte mirë pas vdekjes së nënës

    Flasin të afërmit e viktimës në Durrës: Djali sapo ishte kthyer nga emigrimi,  nuk ishte mirë pas vdekjes së nënës

    Marian Kodheli 25-vjeç, i cili vrau me thikë babain e tij në Durrës sapo kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi. Kështu ka deklaruar një nga të afërmit e viktimës Pjetër Kodheli në një delaratë për mediat.
    Sipas tij, familja Kodheli ishte e qetë, por shton se i riu nuk ka qenë mirë, pas humbjes së nënës.
    “Ishte familje e qetë. Janë nga Mirdita me origjinë. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, tani ka ardhur. I ka vdekur edhe nëna. Djali është beqar”, tha i afërmi i viktimës.

    Policia e Durrësit ka arrestuar Marjan Kodhelin rreth 2 orë pas ngjarjes.
    Pas krimit, 25-vjeçari ishte larguar nga vendngjarja dhe sipas informacioneve praprake është kapur nga policia në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në ambientet e një lokali në pronësi të motrës së tij.
    Burime policore bëjnë me dije se Marjan Kodheli dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor dhe e goditi të atin pas një konflikti brenda banesës.
    Të afërm të viktimës thonë që autorin nuk e njihnin si person me probleme mendore, ndërkohë që edhe në spital nuk rezulton i kartelizuar.
    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes tragjike./vizionplus.tv
     

  • Vrau babanë me thikë, arrestohet pas 2 orësh autori i krimit në Durrës

    Vrau babanë me thikë, arrestohet pas 2 orësh autori i krimit në Durrës

    Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të marte në Durrës, ku djali Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli në banesë. 
    Ngjarja ndodhi në fshatin Shkallnur. 69-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. 
    Rreth 2 orë pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia në zonën e plazhit. 
    Burimet bëjnë me dije se 25-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se më parë ka shfaqur sjellje agresive.