Është zbardhur dëshmia e 25-vjeçarit, Marjan Kodheli që vrau të atin me thikë në Shkallnur të Durrësit diten e djeshme. Sipas të riut, ai ishte duke ngrënë bukë, por pretendon se babai, Pjetër Kodheli nuk po e linte rehat.
I riu thotë se nuk e mban mend pse ndodhi krimi, por thekson se që kur është kthyer nga emigracioni ka pasur debate me të atin.
“Ishim duke ngrenë buke dhe babai mu turr. Nuk me linte te haja buke i qete. Po nuk e mbaj mend pse ndodhi por kemi patur grindje te vazhdueshme qe kur jam kthyer nga Greqia para 6 muajsh.
Kam jetuar ne France jam me pasaporte franceze. Atje kam ndenjur rreth 6 vjet dhe me pas kam shkuar ne Greqi kam punuar 6 muaj. Nga Greqia kam ardhur ne shtëpi dhe isha i papune. Kemi patur debate me babanë. Sherri ndodhi teksa hanim dreke. Nuk e di si ndodhi mora thiken e qëllova”, ka treguar djali.
Po ashtu, sipas burime nga grupi hetimor, familjarët kanë dëshmuar se 25 vjeçari kishte shkuar në spital dy vite më parë për t’u vizituar.
Mjekja i kishte rekomanduar që të bënte një vizitë me mjekë psikiatër për të parë gjendjen e tij mendore, por nuk ka pranuar as ai dhe as familja e tij. Babai i tij ka thënë ne spital se nuk ka probleme te shëndetit mendor dhe nuk ka nevoje për kurim.
Tag: Durrës
-

Vrau babain me thikë në Durrës, dëshmia e autorit: S’po më linte të haja bukë. Kam 6 muaj që…
-

Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve! Ja sa lekë i duhen në muaj
Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve.
Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind vitin e kaluar, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve.
Një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja. Kjo tregon se familjet me fëmijë janë përballur me rritje të ndjeshme të kostove, për ushqim, arsim, energji apo transport.
Personat e vetëm kanë regjistruar një rritje shumë të lehtë të shpenzimeve mujore, me vetëm 1.7% më shumë se një vit më parë, duke arritur në 56,895 lekë. Ndërkohë, personat e vetëm me fëmijë në varësi kanë pasur një shtesë më të ndjeshme, me 8.3%, çka tregon se kjo kategori është goditur më shumë nga rritja e çmimeve dhe nevojat bazë për kujdesin e fëmijëve.
Familjet me dy të rritur pa fëmijë kanë parë një rritje prej 10%, nga 71,792 në 79,004 lekë.
Në anën tjetër, familjet më të mëdha, me tre ose më shumë të rritur pa fëmijë kanë shënuar rritje më të moderuar të shpenzimeve, 7.7% për ato pa fëmijë dhe 5.5% për ato me fëmijë. Kjo sugjeron se ekonomitë e shkallës pasi bëhet ndarja e kostove në më shumë anëtarë që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të inflacionit
Rritja e kostove të familjeve me fëmijë tregon presion më të lartë mbi familjet e mëdha dhe mund të reflektojë si efektet e inflacionit të brendshëm, ashtu edhe ndryshimet në çmimet e mallrave të konsumit bazë.
Familjet me fëmijë janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve të ushqimeve. Në vitin 2024, çmimet e produkteve bazë, sidomos bulmetit, mishit dhe frutave dhe perimeve kanë vijuar të jenë më të larta se mesatarja e viteve të kaluara. Kjo ka bërë që shpenzimet mujore të rriten ndjeshëm për familjet që ushqejnë fëmijë në rritje.
Gjithashtu tarifat e shkollave, çerdheve, kurseve dhe aktiviteteve jashtëshkollore janë rritur ndjeshëm. Edhe pse arsimi publik është falas, shumë familje mbështeten te arsimi privat, kurset ndihmëse apo aktivitetet sportive dhe kulturore. Këto kosto janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2024, duke reflektuar inflacionin në sektorin e shërbimeve.
Ndërsa fëmijët rriten, rritet edhe numri i produkteve dhe shërbimeve që një familje duhet të blejë, veshje, libra, pajisje teknologjike, internet, etj.
Përveç këtyre nëse familja nuk zotëron banesën ku jeton, rritja e qirave ka qenë një tjetër faktor që ka rënduar buxhetin. Sipas tendencave të fundit në tregun e banesave, qiratë në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, çka ndikon më fort familjet me më shumë anëtarë që kanë nevojë për më shumë hapësirë./ Monitor -

Kosto të larta jetese! Familjet me fëmijë shënojnë rritje rekord të shpenzimeve
Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve.
Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind vitin e kaluar, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve.
Një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja. Kjo tregon se familjet me fëmijë janë përballur me rritje të ndjeshme të kostove, për ushqim, arsim, energji apo transport.
Personat e vetëm kanë regjistruar një rritje shumë të lehtë të shpenzimeve mujore, me vetëm 1.7% më shumë se një vit më parë, duke arritur në 56,895 lekë. Ndërkohë, personat e vetëm me fëmijë në varësi kanë pasur një shtesë më të ndjeshme, me 8.3%, çka tregon se kjo kategori është goditur më shumë nga rritja e çmimeve dhe nevojat bazë për kujdesin e fëmijëve.
Familjet me dy të rritur pa fëmijë kanë parë një rritje prej 10%, nga 71,792 në 79,004 lekë.
Në anën tjetër, familjet më të mëdha, me tre ose më shumë të rritur pa fëmijë kanë shënuar rritje më të moderuar të shpenzimeve, 7.7% për ato pa fëmijë dhe 5.5% për ato me fëmijë. Kjo sugjeron se ekonomitë e shkallës pasi bëhet ndarja e kostove në më shumë anëtarë që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të inflacionit
Rritja e kostove të familjeve me fëmijë tregon presion më të lartë mbi familjet e mëdha dhe mund të reflektojë si efektet e inflacionit të brendshëm, ashtu edhe ndryshimet në çmimet e mallrave të konsumit bazë.
Familjet me fëmijë janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve të ushqimeve. Në vitin 2024, çmimet e produkteve bazë, sidomos bulmetit, mishit dhe frutave dhe perimeve kanë vijuar të jenë më të larta se mesatarja e viteve të kaluara. Kjo ka bërë që shpenzimet mujore të rriten ndjeshëm për familjet që ushqejnë fëmijë në rritje.
Gjithashtu tarifat e shkollave, çerdheve, kurseve dhe aktiviteteve jashtëshkollore janë rritur ndjeshëm. Edhe pse arsimi publik është falas, shumë familje mbështeten te arsimi privat, kurset ndihmëse apo aktivitetet sportive dhe kulturore. Këto kosto janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2024, duke reflektuar inflacionin në sektorin e shërbimeve.
Ndërsa fëmijët rriten, rritet edhe numri i produkteve dhe shërbimeve që një familje duhet të blejë, veshje, libra, pajisje teknologjike, internet, etj.
Përveç këtyre nëse familja nuk zotëron banesën ku jeton, rritja e qirave ka qenë një tjetër faktor që ka rënduar buxhetin. Sipas tendencave të fundit në tregun e banesave, qiratë në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, çka ndikon më fort familjet me më shumë anëtarë që kanë nevojë për më shumë hapësirë./ Monitor -

Tritol, vrasje me armë dhe me thikë, ngjarjet kriminale shkundin vendin, 3 viktima brenda një dite
Një valë krimesh të rënda ka tronditur vendin këtë të martë (dje), duke lënë pas tre të vrarë dhe disa të plagosur brenda pak orësh. Ngjarjet nisën në Shkodër, ku një sasi tritoli shpërtheu në makinën e 38-vjeçarit Enea Busukja, punonjës i Tatimeve, i cili mbeti i plagosur. Vetëm pak orë më vonë, në Durrës, 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, në banesë, ngjarje që dyshohet të ketë lidhje me probleme të shëndetit mendor. Tronditje edhe në Tiranë, ku në një lokal në zonën e “Komunës së Parisit”, kuzhinieri Filip Shehu vrau me thikë kamerierin Indrit Ismaillari pas një sherri për punën.
Por krimi më makabër ndodhi në Berat, ku 63-vjeçari Kristo Mema, i njohur edhe si Kastriot Hoxha, vrau me thikë turistin nga Tirana, Keli Hoxha, pasi ky i fundit nuk pranoi të paguante për një foto me kalin e autorit. Vrasja ndodhi në sy të familjarëve të viktimës, duke shkaktuar tronditje të madhe publike. Pas disa orësh ndjekjeje, autori u kap i fshehur në një shpellë pranë kalasë së Beratit. Pra kjo panoramë tregon se brenda një dite, Shqipëria përjetoi një bilanc të rëndë tragjedish, një atentat me tritol dhe tre vrasje që ngjallin alarm për valën e dhunës dhe mungesën e kontrollit në rendin publik. Policia po vijon hetimet për secilën prej ngjarjeve, ndërsa autorët janë vënë në pranga ose identifikuar.
Vrasja në Berat
“Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi dje Policia e Beratit gjatë një reagimi për mediat. Më pas policia njoftoi se arrestoi autorin.
Vrasja në Tiranë
“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit. Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi dje Policia e Tiranës gjatë një reagimi për mediat.
Vrasja në Durrës
“Vrau me mjet prerës (thikë) babanë e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas dy orësh ndjekjeje nga Policia, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari. Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit P. K., informojmë se, si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13 dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit M. K., 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit P. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit, me cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë). Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, dje Policia e Durrësit gjatë një reagimi për mediat.
Tritol në Shkodër
“Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi dje Policia e Shkodrës gjatë një reagimi për mediat. -

Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve
Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve.Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind vitin e kaluar, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve.Një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja. Kjo tregon se familjet me fëmijë janë përballur me rritje të ndjeshme të kostove, për ushqim, arsim, energji apo transport.Personat e vetëm kanë regjistruar një rritje shumë të lehtë të shpenzimeve mujore, me vetëm 1.7% më shumë se një vit më parë, duke arritur në 56,895 lekë. Ndërkohë, personat e vetëm me fëmijë në varësi kanë pasur një shtesë më të ndjeshme, me 8.3%, çka tregon se kjo kategori është goditur më shumë nga rritja e çmimeve dhe nevojat bazë për kujdesin e fëmijëve.Familjet me dy të rritur pa fëmijë kanë parë një rritje prej 10%, nga 71,792 në 79,004 lekë.Në anën tjetër, familjet më të mëdha, me tre ose më shumë të rritur pa fëmijë kanë shënuar rritje më të moderuar të shpenzimeve, 7.7% për ato pa fëmijë dhe 5.5% për ato me fëmijë. Kjo sugjeron se ekonomitë e shkallës pasi bëhet ndarja e kostove në më shumë anëtarë që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të inflacionitRritja e kostove të familjeve me fëmijë tregon presion më të lartë mbi familjet e mëdha dhe mund të reflektojë si efektet e inflacionit të brendshëm, ashtu edhe ndryshimet në çmimet e mallrave të konsumit bazë.Familjet me fëmijë janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve të ushqimeve. Në vitin 2024, çmimet e produkteve bazë, sidomos bulmetit, mishit dhe frutave dhe perimeve kanë vijuar të jenë më të larta se mesatarja e viteve të kaluara. Kjo ka bërë që shpenzimet mujore të rriten ndjeshëm për familjet që ushqejnë fëmijë në rritje.Gjithashtu tarifat e shkollave, çerdheve, kurseve dhe aktiviteteve jashtëshkollore janë rritur ndjeshëm. Edhe pse arsimi publik është falas, shumë familje mbështeten te arsimi privat, kurset ndihmëse apo aktivitetet sportive dhe kulturore. Këto kosto janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2024, duke reflektuar inflacionin në sektorin e shërbimeve.Ndërsa fëmijët rriten, rritet edhe numri i produkteve dhe shërbimeve që një familje duhet të blejë, veshje, libra, pajisje teknologjike, internet, etj.Përveç këtyre nëse familja nuk zotëron banesën ku jeton, rritja e qirave ka qenë një tjetër faktor që ka rënduar buxhetin. Sipas tendencave të fundit në tregun e banesave, qiratë në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, çka ndikon më fort familjet me më shumë anëtarë që kanë nevojë për më shumë hapësirë./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Durrës/ Pronari i lokalit sulmon ukrainasen, policia nuk merr pamjet e kamerave, ndërsa mjeku ligjor nuk i bën ekspertizën
Një ukrainase e cila prej një viti punonte në një lokal në Durrës, tregon se është dhunuar nga pronari i saj, Igli Çami, pasi ajo kërkoi pagesën e pagave të papaguara pas largimit nga puna.
Ngjarja ka ndodhur më 16 tetor 2025 dhe pas incidentit, ajo u shoqërua në komisariat ku i thanë të bënte ekspertizën mjeko-ligjore.
Për një javë zonja nuk mundi ta realizojë ekspertizën, pasi mjeku ligjor Anton Samarxhi nuk gjendej në vendin e punës. Pas ankesës së saj në emisionin “Stop”, mjeku Samarxhi tha se i duhet të mbulojë Durrësin, Kavajën, Rrogozhinën dhe Tiranën, ndaj nuk mund të jetë gjithmonë në një qytet. Ai deklaroi se do të hartonte raportin bazuar në gjetjet e një jave më pas, kur dëmtimet ishin më pak të dukshme për shkak të kohës së kaluar.
Qytetari: E kemi pasur për ta bërë më datë 17-të, po s’ke qenë ti. Po ka ardhur gjithë ato herë ajo goca o burrë. S’ke qenë ti. Ka qenë në datë 17-të, 18-të.
Mjeku: Unë punoj në Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Tiranë.
Qytetari: Po mirë tani, si t’ia marrësh shenjat ti asaj se ato i kanë ikur, shenjat?!
Mjeku: Unë çfarë duhet t’i bëj? Po personi, që është në Kavajë ose në Tiranë.
Qytetari: Vetëm një mjek ka Durrësi?
Mjeku: Jo vetëm Durrësi dhe një edhe Kavaja dhe një edhe Rrogozhina, edhe janë 7-të në të gjithë Shqipërinë edhe në Tiranë. Në këtë moment që flasim, Kristina, çfarë të dhemb?
Qytetarja: Gjuri më shumë më dhemb.
Mjeku: Nga ana ligjore unë, atëherë në momentin që kam shprehur atë, sepse unë atë gjë që nuk e kam parë, nuk mund të them dot, që…
Qytetari: Po ta kishim bërë që në datën 17-të ne, këtu do të ishin shenjat të dukshme, do të ishte më ndryshe raporti.
Mjeku: O zotëri! Ok! Dhe unë po të them që nuk ka qenë, nuk ekziston. A jemi në datën 24 sot?
Mjeku: Shumë bukur! Me ato që kam në datën 24. Unë në atë datë, mua më kanë caktuar, po themi të shkosh, të shikoj një Kristina tjetër. Atëherë të gjitha këto që më the Kristina, do t’i shkruaj dhe do t’i kthej përgjigje prokurorisë me shkresë.
Qytetari: Ti çon domethënë tani vetëm këto që pe sot?
Mjeku: Këto e kam për detyrë ligjore, t’i çoj patjetër. Po!
Një tjetër problem është edhe mosmarrja e pamjeve të kamerave të sigurisë nga lokali ku ndodhi dhuna. Oficeri i Policisë Gjyqësore, Endri Dushi, tha se është me leje dhe këtë procedurë ia ka lënë porosi oficerit të zonës, por ky i fundit deklaroi se nuk ishte njoftuar për asgjë.
Qytetarja: Kur do të kthehesh?
OPGJ Endi Dushi: Pas 10 ditësh!
Qytetarja: Një pyetje kisha dhe kaq. Arsyeja ishte, telekamerat i keni marrë ju apo jo?
OPGJ Endri Dushi: Ia kam lënë të nesërmen oficerit të policisë që ka qenë i zonës. Mirupafshim!
“Stop” kontakton me shefin e zonës.
Qytetarja: Endri Dushi më tha se ka lënë një porosi për telekamerat e lokalit të Kënetës.
Qytetarja: Unë jam këtu në Kënetë.
Shefi i zonës: Po ku e ke shtëpinë, moj?
Qytetarja: Po si të ta shpjegoj ku e kam shtëpinë, afër lokalit e kam.
Shefi i zonës: Te cili lokal moj, s’e di unë lokalin ku e ke ti?
Qytetarja: Te “Çapaçulat” në Kënetë, kamerat e lokalit.
Shefi i zonës: Po, po kamerat te lokali, po unë nuk e di, se ku e ke lokalin ti.
Qytetarja: Nuk është lokali im, unë kam qenë punëtore dhe më ka dhunuar, më ka rrahur pronari.
Shefi i zonës: Po di unë, ku e ke lokalin ti!
Shefi i zonës: Jo! Endri Dushi s’më ka thënë gjë mua. Unë fola me Endrin, tha “s’i kam thënë gjë unë tha, as numrin s’ia kam dhënë unë”, tha.
Qytetarja: Po më tha mua Endri në telefon, se ia lashë në dorë shefit të zonës.
Qytetarja: Të hapte lokalin…
Shefi i zonës: I ka Endri ata, i merr inspektori i krimeve. Megjithatë, unë do bisedoj me Endrin edhe çfarë do të më thotë Endri, do të të them.
/Emisioni “Stop”
-

“Shqiptari vritet për një fjalë goje”/ Aktivistja: Shoqëria, e rënduar psikologjikisht duhen…
Kjo e martë ka qenë e zeze për shoqërinë tonë, pasi në pak orë kanë ndodhur tre vrasje me thikë. Një në një fshat të Durrësit ku djali qëllon për vdekje me thikë babain, një në Berat dhe një në Tiranë te “Komuna e Parisit”.
Të dyja rastet e fundit kanë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Marrë shkas nga ngjarjet e rënda, aktivistja Suela Koçibellinj gnriti alarmin për atë se çfarë po ndodh me shoqërinë tonë. Ajo theksoi faktin që duhet të fushatë ndërgjegjësimi për të ulur nivelin e kriminalitetit në vend.
“Flasim për bullzimin tek të rinjtë, ndërkohë që tek të rriturit është më e ashpër. Bullizmi është një problematike e theksuar. Sjelljet ofenduese dhe kërcënuese janë konstante. Është një 40-vjeçar që ka bërë këtë akt. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Ngjarja mund të ishte parandaluar. Shqiptarët vriten vetëm për një fjalë goje.
Kemi një situatë të rënduar në shoqërinë shqiptare, një lloj pasigurie e cila të fut në kushte ankthi. Largimi i mundësisë për të pasur armë në dorë është një shans më pak për të pasur krime. Por, për të pasur efekt afatgjatë ne duhet të kemi një frymë ndërgjegjësimi për marrëdhëniet në punë, në familje. Çdo ditë duhet të ketë fushata ndërgjegjësimi sociale. Është një punë e madhe, e cila kërkon shumë më shumë vite se sa një fushatë për mbledhjen e armëve. Kemi 3-4 humbje jete sot dhe kjo ishte alarmante”, tha Suela Koçibellinj. -

Tabaku: Integrimi evropian kërkon reforma reale, jo prezantime PowerPoint. Kanë mbetur jashtë dialogut..
Deputetja e Partisë Demokratike dhe nënkryetare e Komisionit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA), Jorida Tabaku, në fjalën e saj gjatë takimit të parë të komisionit, theksoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk mund të matet me statistika apo prezantime propagandistike, por me reforma të thella, transparencë dhe llogaridhënie.
“Integrimi nuk është statistikë, por ndryshim i ndershëm dhe reforma reale,” – deklaroi Tabaku, duke theksuar se procesi është kthyer në një procedurë të mbyllur, ku “as deputetët, as shoqëria civile, as bizneset nuk janë pjesë e dialogut”.
Sipas saj, rruga europiane e Shqipërisë është mbuluar nga mungesa e transparencës dhe përfshirjes, ndërsa qeveria po e zhvillon procesin pa konsultim me opozitën dhe publikun.
Tabaku kritikoi mënyrën e njëanshme se si mazhoranca ka ndryshuar strukturën e komisioneve parlamentare, duke e quajtur këtë “një regres institucional që ka prekur zemrën e demokracisë parlamentare.”
Në fjalën e saj, ajo ngriti shqetësimin për modelin aktual ekonomik, të përqendruar te ndërtimi dhe jo te prodhimi apo inovacioni.
“Ky model ekonomik nxit pastrimin e parave dhe korrupsionin, ndërkohë që diferencat në paga dhe pensione me vendet e BE-së mbeten të mëdha,” – theksoi Tabaku.
Deputetja solli në vëmendje edhe raste konkrete që, sipas saj, bien ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, si aferat e Aeroportit të Vlorës dhe Portit të Durrësit, duke theksuar se “projektet publike janë kthyer në shkelje të parimeve të konkurrencës dhe transparencës.”
Një tjetër pikë thelbësore e fjalës së saj ishte liria e medias, që sipas Tabakut, është kusht i panegociueshëm për hapjen e kapitujve me BE-në.
“Asnjë vend që nuk ka liri medie nuk mund të flasë për integrim europian,” – u shpreh ajo, duke kujtuar raportet ndërkombëtare që flasin për përqendrim të informacionit dhe presione ndaj gazetarëve.
Në përmbyllje, Jorida Tabaku ritheksoi se opozita mbetet e përkushtuar ndaj rrugës europiane dhe se për PD-në, integrimi është mision kombëtar:
“Integrimi europian është detyrim ndaj demokracisë, drejtësisë dhe mundësive të barabarta. Shqipëria duhet të jetë europiane jo vetëm në fjalë, por edhe në vepra,” – përfundoi Tabaku.
-

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar
Gjashtë vite pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019 dhe pas premtimeve të përsëritura për përfundimin e rindërtimit, banorët e lagjes nr. 5 në Durrës vijojnë të presin të futen në banesat e tyre.
Edhe pse Bashkia konfirmon se një prej pallateve është përfunduar dhe familjet janë sistemuar, rindërtimi për pjesën tjetër të pallateve ende nuk ka nisur.
Premtimi
Në maj 2023, gjatë një takimi me banorët e njësisë nr. 3, kryebashkiakja Emiriana Sako u angazhua publikisht për rindërtimin e të gjitha pallateve të cilat janë klasifikuar me nivel dëmi DS5 pas tërmetit të vitit 2019, në lagjen nr. 5, në të njëjtin vend.
“Në takim me banorët e njësisë nr. 3 ku u angazhuam që pallatet DS5 të lagjes nr. 5 të rindërtohen në të njëjtin vend”, deklaroi Sako në një postim në Facebook. Ky angazhim u përsërit disa herë nga Bashkia gjatë viteve 2023-2024, por verifikimet e “Faktoje” kanë treguar se puna në terren nuk ka ecur sipas planeve.
Faktet nga verifikimet e mëparshme
Në tetor 2023, “Faktoje” konstatoi se vetëm një pallat në lagjen nr. 5 ishte rindërtuar, ndërsa tetë të tjerë ishin ende në pritje të fondeve. Banorët nuk ishin sistemuar, sepse mungonte shorti për ndarjen e apartamenteve dhe prej muajsh nuk merrnin bonus qiraje.
Në nëntor 2024, “Faktoje” konstatoi se situata kishte mbetur thuajse e pandryshuar: vetëm pallati nr. 30 në rrugën “Hysen Myshketa” ishte përfunduar, ndërsa asnjë nga 8 të tjerët nuk ishte shembur apo rindërtuar. Bashkia deklaronte se ishte në pritje të fondeve nga qeveria qendrore dhe se financimi i bonusit të qirasë ishte ndërprerë në mars 2023.
Verifikimi në terren (tetor 2025)
Fotografi nga pallati i demtuar në Durrës, tetor 2025,
Në tetor 2025, “Faktoje” u rikthye në terren në lagjen nr. 5 për të parë nga afër ecurinë e rindërtimit dhe kushtet e banorëve.
Një zonjë që punonte pranë godinës së vetme të rindërtuar në rrugën “Hysen Myshketa”, tha se pallati ishte hapur “rreth një vit më parë” dhe aktualisht ishte i banuar, pa specifikuar sesa familje jetonin aty.
Në pallatet e tjera të lagjes, puna mbetet e bllokuar. Dy godina 10‑katëshe, fare pranë pallatit të rindërtuar, qëndrojnë si gërmadha, me çarje të dukshme në katet e para, të cilat janë mbushur me copa betoni, tullash e mbetjesh ndërtimi të grumbulluara që prej dëmeve të tërmetit, si edhe me lloj‑lloj mbeturinash të hedhura nga qytetarët.
Njëri nga këto dy pallate 10‑katëshe të paprishura, ndodhet tek rruga “Teodor Rupi”, i rrethuar ngushtë nga shtëpi private, ku sipas banorëve kjo është dhe arsyeja se pse shembja e tij është shtyrë. I dyti prej këtyre dy pallateve është dy rrugica larg nga rruga “Hysen Myshketa”, me ish‑dyqane tashmë të braktisura në katin përdhes.
Fotografi nga pallati i demtuar në Durrës, tetor 2025
Disa banorë të moshuar e përshkruan godinën e dëmtuar si “kosh mbeturinash dhe vend ku të rinjtë konsumojnë lëndë narkotike”. Të rinj të zonës treguan se në katin e dytë të njërit prej pallateve, në ballkonin ku ishin varur batanije dhe rroba, jetonte një grua. Situatë kjo që ngre pikëpyetje mbi rrezikshmërinë që këto godina paraqesin për qytetarët e zonës.
Fotografi nga pallati i demtuar në Durrës, tetor 2025
Përgjigjia e Bashkisë Durrës
Bashkia Durrës rikonfirmoi për Faktoje në tetor 2025 se në lagjen nr. 5 është rindërtuar vetëm 1 pallat, saktësisht pallati nr. 30, në rrugën ‘Hysen Myshketa’, ku sipas Bashkisë janë strehuar 29 familje.
Nga 8 pallatet e tjera është shembur vetëm njëri, kurse 7 të tjerët janë në proces ekspertize për tu shembur. Sipas përgjigjes së Bashkisë Durrës në buxhetin e saj për vitin 2025 është parashikuar projekti për rindërtimin e godinës nr. 32, rruga ‘Teodor Rupi’, por në terren nuk u panë shenja të nisjes së punimeve.
Sa i përket bonusit të qirasë, Bashkia sqaroi se: “Nga momenti i fatkeqësisë deri në mars 2023, bonusi është financuar nga Ministria e Financave. Pas këtij muaji, financimi është ndërprerë dhe Bashkia nuk ka patur mundësi buxhetore për ta vijuar. Fondet janë orientuar drejt përfundimit të objekteve për të mundësuar dorëzimin e banesave sa më shpejt”Një punëtor ndërtimi i zonës, foli për “Faktoje” mbi vështirësitë ekonomike që hasin “ish-banorët” e pallateve të dëmtuara.
“Shumë ish-banorë nuk marrin më bonus qiraje dhe disa e kishin blerë banesën me kredi: tani janë pa strehë, por vijojnë të shlyejnë kredinë. Që nga viti 2023, shteti nuk i rimburson më. Situatë shumë e vështirë”, tregoi ai.
Në të njëjtën përgjigje, Bashkia na bëri me dije se deri në mars 2023, 2,400 familje të prekura nga tërmeti kanë përfituar bonus qiraje. Pavarësisht se 29 familje janë strehuar tashmë në pallatin nr. 30 në rrugën “Hysen Myshketa”, pjesa më e madhe e familjeve të lagjes nr. 5 mbeten pa banesë dhe pa bonus qiraje.
Kronologjia e procesit të rindërtimit
Procesi i rindërtimit në lagjen nr. 5 nisi në vitin 2019, kur tërmeti dëmtoi rëndë 9 pallate; gjatë viteve 2020-2022 procesi u zvarrit mes planifikimit dhe mungesës së fondeve. Në maj 2023 Bashkia premtoi rindërtim “në të njëjtin vend”; në tetor 2023 “Faktoje” konstatoi se vetëm një pallat ishte përfunduar, por banorët nuk kishin hyrë akoma. Ndërsa banorët e pallateve të tjera, përvec se kishin mbetur jashtë, iu ishin ndërprerë edhe bonuset e qerave. Në nëntor 2024 banorët nisën të hynin në pallatin e vetëm të rindërtuar, por situata për rindërtimin e pallateve të tjera mbeti e njëjtë. Në tetor 2025, gjashtë vite pas tërmetit, premtimi për rindërtimin e pallateve mbetet i parealizuar: 1 pallat i shembur, 7 në proces ekspertize për shembje dhe vetëm 1 i përfunduar.
Përfundimi
Pas tre verifikimeve të kryera në secilin nga tre vitet e fundit (2023, 2024 dhe 2025), “Faktoje” konstaton se premtimi për përfundimin e rindërtimit në lagjen nr. 5 mbetet i pambajtur. Edhe pse një pjesë e vogël e familjeve është sistemuar, pjesa më e madhe vijon të jetojë pa strehë, pa bonus qiraje dhe me kredi për banesa të shkatërruara, ndërsa godina të dëmtuara qëndrojnë ende mes blloqeve të banimit si dëshmi e një procesi të zvarritur dhe pa afat për përfundim./Faktoje.al -

“Shqiptari vritet për një fjalë goje”/ Në pak orë tre vrasje me thikë, reagon aktivistja: Shoqëria, e rënduar…
Kjo e martë ka qenë e zeze për shoqërinë tonë, pasi në pak orë kanë ndodhur tre vrasje me thikë. Një në një fshat të Durrësit ku djali qëllon për vdekje me thikë babain, një në Berat dhe një në Tiranë te “Komuna e Parisit”.
Të dyja rastet e fundit kanë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Marrë shkas nga ngjarjet e rënda, aktivistja Suela Koçibellinj ngriti alarmin për atë se çfarë po ndodh me shoqërinë tonë. Ajo theksoi faktin që duhet të fushatë ndërgjegjësimi për të ulur nivelin e kriminalitetit në vend.
“Flasim për bullzimin tek të rinjtë, ndërkohë që tek të rriturit është më e ashpër. Bullizmi është një problematike e theksuar. Sjelljet ofenduese dhe kërcënuese janë konstante. Është një 40-vjeçar që ka bërë këtë akt. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Ngjarja mund të ishte parandaluar. Shqiptarët vriten vetëm për një fjalë goje.
Kemi një situatë të rënduar në shoqërinë shqiptare, një lloj pasigurie e cila të fut në kushte ankthi. Largimi i mundësisë për të pasur armë në dorë është një shans më pak për të pasur krime. Por, për të pasur efekt afatgjatë ne duhet të kemi një frymë ndërgjegjësimi për marrëdhëniet në punë, në familje. Çdo ditë duhet të ketë fushata ndërgjegjësimi sociale. Është një punë e madhe, e cila kërkon shumë më shumë vite se sa një fushatë për mbledhjen e armëve. Kemi 3-4 humbje jete sot dhe kjo ishte alarmante”, tha Suela Koçibellinj.