Tag: Durrës

  • Rrëfimi i shkrimtarit amerikan: Çfarë ndodhi me Nanon më 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë?

    Rrëfimi i shkrimtarit amerikan: Çfarë ndodhi me Nanon më 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë?

    Është debatuar shpesh ku u fsheh Fatos Nano pas sulmeve të 14 shtatorit të vitit 1998? Historiani Fred Abrahams, në librin e tij për Shqipërinë shkruan edhe për këtë çështje.
    Pjesët e librit janë zbardhur nga gazeta DITA.
    “Një turmë përkrahësish të PD-së marshoi te Ministria e Brendshme, ku njerëz shtinë me armë në ajër, gjuajtën me gurë dhe i vunë zjarrin një makine. Një demonstrues u vra dhe katër policë u plagosën.
    Protestuesit vazhduan gjatë bulevardit, drejt zyrës së Nanos. Qeveria po bënte një mbledhje urgjente në kat të dytë, kur mbërriti turma e hazdisur. Ministri i Brendshëm, Perikli Teta, po paraqiste një raport, kur gurët thyen xhamin e dritares pas tij, duke ia çuar në kurriz ciflat e xhamit. “Po e ndërpresim mbledhjen për t’u marrë me situatën”, kujton Teta, fjalët e Fatos Nanos.
    Rojet qëlluan në ajër, teksa Nanoja dhe ministrat e tij dolën me shpejtësi. Disa shkuan në Hotel Rogner aty pranë dhe të tjerët në zyrat e tyre nëpër mibistri. Teta u kthye në Ministrinë e Brendshme, ku do të kalonte natën për dy javët e ardhshme.
    Se çfarë bëri Fatos Nano pas atij momenti mbeti çështje debati. Sipas disa anëtarëve të qeverisë, ai u arratis në Maqedoni, por duket se ai shkoi me makinë deri afër kufirit. Sipas shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, Nano kërkoi ndihmë nga një mik nga Durrësi dhe ai e strehoi në një fshat në kufi me Maqedoninë.
    Vetë Nano e preku këtë çështje pas 12 vitesh në një intervistë televizive, duke thënë se e kishte kaluar natën në një rezidencë qeveritare pranë kufirit me Maqedoninë.
    “Vendimi i marrë nga grupi im i shoqërimit dhe është i justifikueshëm në kushte emergjence të mosfunksionimit të shumë strukturave mbështetëse”, tha ai./Gazeta DITA.

  • Goditi mjekun me grusht, arrestohet 49-vjeçari në Shijak

    Goditi mjekun me grusht, arrestohet 49-vjeçari në Shijak

    Policia e Durrësit ka vënë ën pranga një 49-vjeçar i cili ka goditur për shkak të detyrës një mjek në spitalin e Shijakut.
    Bëhet me dije se 49-vjeçari F.K ka goditur me grusht 34-vjecacrin A.D me profesion mjek, ndërsa ndodhej në ambientet e godinës së Radiologjisë, në Qendrën Shëndetësore Shijak.
    Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ngjarja ka ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës nga mjeku, i cili pas sulmit është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

    Autori është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Shijak dhe më pas është arrestuar.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

  • Goditi me grusht mjekun në vendin e punës, arrestohet 49-vjeçari në Shijak

    Goditi me grusht mjekun në vendin e punës, arrestohet 49-vjeçari në Shijak

    Foto ilustruese

    DURRËS- Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Shijak, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mjeku në ambientet e qendrës shëndetësore të qytetit. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në godinën e Radiologjisë së Qendrës Shëndetësore Shijak. I arrestuari me inciale F.K., akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se ka goditur me grusht mjekun 34 vjeçar, gjatë kryerjes së detyrës së këtij të fundit.
    Njoftimi:
    Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

  • Ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut në Shijak, arrestohet 49-vjeçari

    Ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut në Shijak, arrestohet 49-vjeçari

    Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 16:32
    Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë është regjistruar në Shijak, ku një qytetar ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mjeku gjatë ushtrimit të detyrës.
    Policia e Durrësit ka njoftuar arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi ka goditur me grusht mjekun A. D., 34 vjeç, në ambientet e Radiologjisë pranë Qendrës Shëndetësore të qytetit.

    Sipas njoftimit zyrtar, incidenti ndodhi gjatë orarit të punës, ndërsa mjeku pas sulmit është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Autori u shoqërua menjëherë nga forcat e rendit në Komisariatin e Shijakut dhe më pas u arrestua.

    Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila e ka marrë në ndjekje për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

    Policia ka dënuar ashpër çdo akt dhune ndaj punonjësve të shëndetësisë dhe ka bërë apel për respektimin e mjekëve që janë në shërbim të qytetarëve.

  • Organizonin lojëra fati në një lokal në Durrës, arrestohen në flagrancë 3 persona

    Organizonin lojëra fati në një lokal në Durrës, arrestohen në flagrancë 3 persona

    Tre persona janë arrestuar në Durrës të akuzuar për organizime të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme në një lokal në qytet.
    Të arrestuar janë E. D., 37 vjeç, D. D., 42 vjeç, vëllezër, dhe E. M., 41 vjeç. Këta persona organizonin lojëra fati në një lokal në lagjen nr. 13 të qytetit në kundërshtim me ligjin. Të tre u arrestuan në flagrancë në lokal duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre.
    “Vinin baste sportive, me celularë, në një lokal në lagjen nr. 13, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre, vëllezër) dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër.
    Sekuestrohen 4 celularët e tyre.
    Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13, organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
    -arrestuan shtetasin E. M., 41 vjeç;
    -arrestuan shtetasit E. D., 37 vjeç dhe D. D., 42 vjeç, vëllezër;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 39 vjeç.
    Të katër shtetasit, banues në Durrës, u kapën në flagrancë në ambientet e lokalit, duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • E rëndë/ Goditi me grusht mjekun, përfundon në pranga 49-vjeçari (Emri)

    E rëndë/ Goditi me grusht mjekun, përfundon në pranga 49-vjeçari (Emri)

    Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mjeku në ambientet e Qendrës Shëndetësore Shijak.
    Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak.
    Hetimet tregojnë se ky shtetas, në ambientet e godinës së Radiologjisë në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka goditur me grusht mjekun A. D., 34 vjeç, gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
    Pas ngjarjes, mjeku është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa autori është shoqëruar menjëherë në Komisariat dhe më pas është arrestuar.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

  • Goditi me grusht mjekun, arrestohet 49-vjeçari në Shijak

    Goditi me grusht mjekun, arrestohet 49-vjeçari në Shijak

    Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka arrestuar dhe proceduar penalisht disa persona ditën e sotme për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit I. V., 40 vjeç, dhe B. X., 52 vjeç, banues në Gos, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për një të mitur 13-vjeçar, pasi:
    shtetasi I. V., në bashkëpunim me të miturin në orët e para të mëngjesit, kanë vjedhur sende të ndryshme në dyqanin në pronësi të shtetasit B. X., i cili, pasi ka identifikuar autorët në kamerat e sigurisë, ka mbajtur të miturin në dyqan, pa dëshirën e tij.
    Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
    Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
    M., 18 vjeç, dhe E. N., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëviznin, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.
    Gjatë kontrollit të shtetasit E. N., në celularin e tij u konstatua gjithashtu një faqe aktive për baste sportive.
    Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi A. D., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
    M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Dëmtim prone”;
    L., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka mashtruar dhe ka kanosur shtetasin I. A., 59 vjeç, të cilit nuk i ka shlyer një shumë parash për punimet që ky i fundit ka kryer në banesën e tij.
    Materialet procedurale për të gjitha rastet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

    Top Channel

  • Burri godet me grusht mjekun radiolog, arrestohet në Shijak

    Burri godet me grusht mjekun radiolog, arrestohet në Shijak

    Një 49 vjeçar u arrestua në Durrës pasi goditi me grusht mjekun radiolog në Qendrën Shëndetësore Shijak

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç, informoi sot policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

  • Durrës/ 3 persona në pranga për organizim të lojërave të fatit në një lokal

    Durrës/ 3 persona në pranga për organizim të lojërave të fatit në një lokal

    Këta persona organizonin lojëra fati në një lokal në lagjen nr. 13 të qytetit në kundërshtim me ligjin. Të tre u arrestuan në flagrancë në lokal duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre.
    Tre persona janë arrestuar në Durrës të akuzuar për organizime të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme në një lokal në qytet.Të arrestuar janë E. D., 37 vjeç, D. D., 42 vjeç, vëllezër, dhe E. M., 41 vjeç. Këta persona organizonin lojëra fati në një lokal në lagjen nr. 13 të qytetit në kundërshtim me ligjin. Të tre u arrestuan në flagrancë në lokal duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre.
    Vinin baste sportive, me celularë, në një lokal në lagjen nr. 13, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre, vëllezër) dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër.
    Sekuestrohen 4 celularët e tyre.
    Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13, organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
    -arrestuan shtetasin E. M., 41 vjeç;-arrestuan shtetasit E. D., 37 vjeç dhe D. D., 42 vjeç, vëllezër;-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 39 vjeç.
    Të katër shtetasit, banues në Durrës, u kapën në flagrancë në ambientet e lokalit, duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • 10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

    10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

    Beteja e humbur e bashkive. Vitin e kaluar, buxheti i pushtetit vendor arriti në 81 miliardë lekë, ose 810 milionë euro, nga 26 miliardë lekë në vitin 2015. Buxheti është rritur me më shumë se tre herë në dekadën e fundit që kur nisi zbatimi i reformës. Po më se gjysma po përdoret për shpenzimet e personelit, duke mos justifikuar transferimin e disa funksioneve nga pushteti qendror, teksa gjithnjë e më pak fonde shkojnë për shpenzime kapitale dhe të tjera në shërbim të komunitetit. Përkundrazi, shërbimet në njësitë administrative janë përkeqësuar në krahasim me para reformës dhe kjo është bërë shkak për rënien e fortë të popullsisë në zonat rurale.
    Malziu, njësi administrative në Bashkinë e Kukësit që nga viti 1990 e deri tani, nuk ka përfituar asnjë investim publik në infrastrukturë, as nga pushteti qendror dhe as nga ai vendor, edhe pse zona ka mjaft potenciale për të zhvilluar agroturizmin për shkak të shumëllojshmërisë së frutave, bimëve dhe sidomos gështenjave. Censi 2023 gjeti në këtë njësi vetëm 1600 banorë nga më shumë se 5 mijë që ishin në vitin 2001.
    Besmiri, mësues biologjie, nga të paktët e brezit të ri që ka vendosur të ushtrojë profesionin në vendlindje në Njësinë Administrative Malzi, po përballet me vështirësi të shumëfishta gati njësoj me vitet kur Migjeni dha mësim në fshatrat e Pukës. Sipas tij, pushteti lokal nuk ofron asnjë shërbim që ka lidhje me problematikën e zonës.
    Rrugët që lidhin të gjitha fshatrat e zonës me rrjetin nacional janë të pakalueshme, menaxhimi i mbetjeve nuk ekziston as si koncept, shërbimet shëndetësore dhe ato arsimore etj., kanë dobësi të thella dhe janë drejt shuarjes. Si kjo njësi administrative janë me qindra në të gjithë vendin, të cilat janë mbuluar nga harresa, edhe pse buxheti i pushtetit vendor është rritur me 212% ndërmjet 2015-2024.
    Vitin e kaluar, buxheti i pushtetit vendor arriti në 81 miliardë lekë ose 810 milionë euro, nga 26 miliardë lekë në vitin 2015. Buxheti në dispozicion të bashkive është rritur me më shumë se trefish në dekadën e fundit që kur nisi zbatimi i reformës. Por më se gjysma e buxhetit po përdoret për shpenzimet e personelit duke mos justifikuar transferimin e disa funksioneve nga pushteti qendror. Stafet e bashkive shtohen vit pas viti ndërkohë që shpenzimet kapitale po vijnë në rënie në raport me madhësinë e buxhetit. Hume Elezi, e cila është anëtare e Këshillit prej vitesh në Bashkinë e Kukësit, thotë se nga mandati në mandat, cilësia e stafit të bashkive është në rënie.
    “Zyrat e bashkisë janë mbushur me emigrantë pa arsim. Emërimet nuk bëhen në bazë të nevojave që ka bashkia dhe aftësive, por sipas patronazhimit dhe prurjeve të votave”, – tha ajo. Gjithashtu, cilësia e anëtarëve në Këshill ka rënë dhe përfaqësimi i nevojave të njësive administrative nuk është real.
    Në Bashkinë e Kukësit, së fundmi u shkarkua nënkryetari i bashkisë A.N. për shkak të urdhrit që lëshoi kryeministri. Në Bashki të tilla si Kukësi, që ka emigrimin të fortë të të rinjve, sidomos në dekadën e fundit, nuk është e lehtë të gjenden persona që ushtrojnë funksione në pushtetin vendor edhe për shkak të mungesës së përvojës.
    Gerta Loku, anëtare e Këshillit Bashkiak të Mirditës, thotë se qeverisja në bashkinë e saj është më e vështirë për shkak të territorit të madh në administrim dhe numrit të pakët të banorëve.
    Loku thotë se numri i banorëve në fshatra që kanë nevojë për infrastrukturë është shumë i vogël, duke e penguar bashkinë të bëjë investime në zona që nuk kanë më shumë se 30 banorë. Mungesa e investimeve për shkak të numrit të pakët të banorëve i nxit ata që largohen dhe familjet e reja të mos nisin jetën në fshat. Problematikat e menaxhimit janë të njëjta në të gjitha bashkitë.
    Florian Bjanku, anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, tha se nga pikëpamja e shërbimeve, Bashkia përballet me një sfidë të madhe në mbulimin e gjithë territorit të saj të zgjeruar. Ndërsa qyteti i Shkodrës përfiton disi më shumë vëmendje për shkak të qëndrimit të institucioneve, njësitë administrative përreth, nga Velipoja deri në Theth, shpesh trajtohen me një qasje dytësore.
    “Kjo mungesë ekuilibri nuk është fenomen i ri. Edhe përpara reformës territoriale, dallimet mes qytetit dhe fshatit kanë qenë të ndjeshme. Por sot, me një territor më të gjerë dhe me më pak burime, situata është përkeqësuar.
    Nuk ka ndodhur ende një decentralizim real, veçanërisht në aspektin fiskal. Kjo do të thotë që njësitë administrative nuk kanë kapacitete të veta as në vendimmarrje, as në financim dhe varen plotësisht nga qendra”, – shpjegoi Binjaku.
    Shqipëria është ndoshta një ndër vendet e vetme në Europë që nuk ka një model të qartë zhvillimi kombëtar. Në këtë situatë, strategjitë e zhvillimit rajonal janë të fragmentuara dhe për zbatimin e tyre as që bëhet fjalë.
    Për këtë arsye, gjatë periudhës së tranzicionit, Shqipëria po përjeton zhvillim jo të barabartë. Burimet ekonomike dhe të të ardhurave janë përqendruar në qendër të vendit, kurse rajonet mbeten të ekspozuara ndaj fenomenit të emigracionit dhe mungesës së planeve zhvillimore të qëndrueshme dhe varfërisë ekstreme.
    10 vite reformë, si po menaxhohen shërbimet dhe territoret
    Këtë vit bëhen 10 vite nga zbatimi i Reformës Territoriale. Gjatë kësaj kohe, popullsia e vendit ka rënë mbi 15%, buxheti i pushtetit lokal është rritur me 212%, por nga ana tjetër, cilësia e shërbimeve, në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar nga shkrirja e rreth 340 komunave dhe qeverisja në 61 bashki.
    Zoti Bjanku, nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, thotë se pabarazia në qasje dhe shërbime pas reformës territoriale ka përshpejtuar edhe një tjetër fenomen shqetësues: braktisjen e njësive administrative nga banorët.
    Pa shërbime publike, pa infrastrukturë funksionale, pa përfaqësim real në vendimmarrje, shumë komunitete ndihen të lëna pas dore dhe nuk shohin asnjë arsye për të qëndruar.
    Përshpejtimi i boshatisjes së njësive administrative është tashmë një fenomen i rrezikshëm që kërkon trajtim urgjent. Njësitë e administrative kanë një administrator dhe përgjithësisht përfaqësohen në këshillin bashkiak.
    Por shpesh të zgjedhurit nuk jetojnë pranë zonave të tyre dhe nuk bashkëpunojnë me komunitetin për zgjidhjen e problematikeve.
    Besimi, mësues i biologjisë në Kukës, thotë se sipas ligjeve, urdhëresave, të arsimit shqiptar dhe qeverisjes vendore, shkollat janë institucione të cilat duhet të mirëmbahen dhe financohen për nevoja të ndryshme nga pushteti lokal, Por në realitet, mjediset e shkollave në fshatrat e njësisë administrative Malzi – Kukës janë të shkatërruara.
    Mjedise të ftohta, dritare të kalbura pa xhama, mure të çara. Mjedise pa laboratorë, sidomos laboratorëve të Fushës së Shkencave, apo edhe TIK-ut.
    “Që nga ndërtimi i këtyre shkollave disa dekada më parë, disa që para 1990-s, nuk ka pasur më ndërhyrje rregulluese apo furnizuese me mjete apo laboratorë, sidomos gjatë dekadës së fundit. Shkollat janë lënë në rrënim të lirë, në çdo aspekt”, – tha ai.
    Reforma e decentralizimit në vitin 2014 transferoi përgjegjësinë për ofrimin e shërbimeve publike nga qeveria qendrore tek autoritetet lokale.
    Fillimisht, fryma e kësaj nisme ishte pozitive, por zbatimi i saj ka qenë i gabuar, pasi rezultoi në shërbime publike të mangëta në zonat me nevoja të mëdha, analizoi Banka Botërore në dokumentin e ri të bashkëpunimit me Shqipërinë 2023-2027.
    Pas reformës së decentralizimit, që reduktoi numrin e bashkive në 61 dhe shkriu më shumë se 340 komuna në të gjithë vendin, furnizimi me ujë, kanalizimet, menaxhimi i mbetjeve, arsimi, kujdesi për fëmijët dhe reagimi ndaj fatkeqësive natyrore u përkeqësua.
    Për shembull, mungesa e ofrimit të shërbimeve të kujdesit për fëmijët dhe gratë shkatërroi aftësinë e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet ekonomike.
    Për më tepër, shumica e autoriteteve vendore kanë rezultuar të paaftë për të rritur kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe për të ofruar shërbime në mënyrë të vazhdueshme. Rezultati ishte mungesa në shërbime dhe cilësia e ulët e tyre”, – analizoi Banka Botërore.
    Mangësitë në koordinim me pushtetin qendror, mungesa e standardeve dhe mekanizmave të llogaridhënies kanë kontribuar në vazhdimësinë e këtyre mangësive, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisin dhe mundësitë ekonomike. Banka vuri në dukje se këto mangësi janë shkak themelor i disa sfidave të zhvillimit.
    Ofrimi i shërbimeve publike në përgjithësi është i mangët, por veçanërisht mungesat më të mëdha janë në zonat rurale. Mungesa e ofrimit të shërbimeve në zonat rurale nga njësitë e reja vendore që dolën nga reforma territoriale ka ndikuar në krijimin e pabarazive.
    Ndërsa zonat urbane përfitojnë nga mbulimi relativisht më i lartë i shërbimeve publike, nga ana tjetër, cilësia është e dobët dhe ka krijuar më tej kosto sociale dhe mjedisore.
    Buxheti është trefishuar, por varësia nga ndërtimet është rritur
    Në vitin 2015, të ardhurat e veta vendore ishin në nivelin e rreth 13.7 miliardë lekëve, ndërsa transfertat kapnin një vlerë prej rreth 12.3 miliardë lekësh, me një buxhet total 26.1 miliardë lekë.
    Në vitin 2024, të ardhurat e veta kapën nivelin 44.5 miliardë lekë dhe transfertat u rritën në afro 36.9 miliardë lekë, me një buxhet total 81 miliardë lekë, ose 3.1 herë më shumë që nga momenti ku nisi zbatimi i reformës territoriale, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.
    Ndërkohë, pesha e zërave të tjerë si taksat e ndara, huamarrja vendore dhe financimet e huaja mbetet relativisht e ulët, duke mos sjellë ndryshime të mëdha në përbërjen e përgjithshme të të ardhurave.
    Të ardhurat e veta vendore kanë njohur rritje të ndjeshme gjatë dekadës së fundit, duke kaluar nga 13.7 miliardë lekë në vitin 2015, në një rekord prej 43 miliardë lekësh në vitin 2024.
    Ky zgjerim fiskal në nivel lokal dëshmon për një kapacitet në rritje të bashkive për të gjeneruar të ardhura, por në të njëjtën kohë, nxjerr në pah një varësi të theksuar ndaj një zëri të veçantë të të ardhurave, taksës së ndikimit në infrastrukturë e cila mblidhet ndaj ndërtesave të reja.
    Që nga viti 2016, kjo taksë është bërë një burim gjithnjë e më domethënës në portofolin fiskal të bashkive. Në vitin 2021 ajo zuri një të tretën e totalit të të ardhurave vendore, dhe në vitin 2024 kap vlerën 18 miliardë lekë, ose 41%, duke u kthyer në burimin më të madh të të ardhurave të veta.
    Ky trend tregon qartë se rritja e të ardhurave vendore nuk po vjen nga përmirësimi i mbledhjes së taksave të zakonshme mbi pasurinë apo tarifave të shërbimeve, por nga ciklet e ndërtimit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e arkëtimeve nga kjo taksë.
    Pas vitit 2021 fillon një hov i të ardhurave nga TNI që kulmon në vitin 2024. Kjo përkon me një periudhë rritjeje të aktivitetit të ndërtimit, veçanërisht në qytetet e mëdha si Tirana dhe Durrësi.
    Ndërkohë, zërat e tjerë si taksa mbi pasurinë e paluajtshme, tarifat e shërbimeve vendore apo të ardhurat nga biznesi i vogël shfaqin ritëm të qëndrueshëm ose rritje modeste.
    Ekspertët e pushtetit vendor vlerësojnë se varësia nga kjo taksë përbën rrezik për qëndrueshmërinë financiare të bashkive në afatgjatë. Nëse aktiviteti ndërtimor tkurret, bashkitë rrezikojnë të përballen me rënie të ndjeshme të të ardhurave.
    Për shembull të ardhurat e Bashkisë së Tiranës kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2025, duke reflektuar ngadalësimin e dukshëm të aktivitetit të ndërtimit në kryeqytet.
    Sipas raportit zyrtar të realizimit të buxhetit për periudhën janar–maj 2025, të ardhurat totale nga taksat dhe tarifat arritën në 7.4 miliardë lekë (rreth 75 milionë euro), një tkurrje prej 41.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kjo shifër ishte 12.5 miliardë lekë.
    Kontributi kryesor në këtë rënie ka ardhur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, e lidhur drejtpërdrejt me lejet e ndërtimit. Kjo taksë solli në buxhet vetëm 1.3 miliardë lekë, krahasuar me 6.3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të 2024-s, me tkurrje rekord prej gati 80%.
    Gjysma e buxhetit për paga, por produktiviteti në rënie
    Vitin e kaluar, rreth 50% e buxhetit të pushtetit vendor shkoi për të mbuluar kostot e personelit. Në vitin 2021, kostot e personelit zinin 25.5% të buxhetit vendor. Këto raporte janë përkeqësuar më tej gjatë 2025, tregojnë të dhënat zyrtare.
    Në një pjesë të madhe, kostot e personelit të bashkive janë si rrjedhojë e transferimit të funksioneve të pushtetit vendor nga pushteti qendror prej decentralizimit, si rrjedhojë e zbatimit të reformës territoriale.
    Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë qartë një prirje dominuese drejt mbulimit të kostove të personelit, në kurriz të investimeve kapitale.
    Një pjesë e konsiderueshme e bashkive e kanalizon mbi 60% të buxhetit të tyre në paga dhe shpërblime, duke lënë një hapësirë të kufizuar për zhvillim të infrastrukturës apo projekte të qëndrueshme zhvillimi.
    Në krye të listës për shpenzimet e larta të personelit renditen bashkitë e vogla dhe me numër të vogël banorësh po me territore më të mëdha.
    P.sh. në Bashkinë e Mirditës, kostot e personelit zunë 74%% të buxhetit në 2024, në Fushë-Arrëz 72%, Pukë 72%, Këlcyrë 70%, Delvinë 69% dhe Skrapar 69%, për rrjedhojë në këto bashki, fondet për investime janë minimale, shpesh nën 10% të totalit të buxhetit.
    Ky profil buxhetor ngre pikëpyetje serioze mbi mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike në këto zona. Bashkitë e vogla kanë një peshë më të lartë të shpenzimeve për personel, jo sepse kanë më shumë staf apo paga më të larta, por përkundrazi kanë pak buxhet.
    Gjithashtu, bashkitë e vogla nuk arrijnë të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës, siç ndodh me bashkitë më të mëdha që mund të kombinojnë burime dhe staf për funksione të ndryshme. Në vend të kësaj, ato shpesh detyrohen të mbajnë struktura të ndara për çdo shërbim, gjë që rrit në mënyrë joproporcionale koston për njësi të shërbimit.
    Nga ana tjetër, bashkitë që arrijnë të alokojnë një pjesë të konsiderueshme të fondeve për investime janë më të mëdhatë dhe me kapacitet më të madh administrativ.
    Tirana p.sh., çoi 21% të buxhetit total për investime kapitale më 2024, Himara 19%, Vora 28% dhe Kavaja 20%, të cilat shfaqin përqindjet më të larta të investimeve në krahasim me pjesën tjetër të vendit. Megjithatë, edhe në këto raste, pesha e shpenzimeve për personelin është dominuese, duke e kufizuar hapësirën për ndërhyrje kapitale afatgjata.
    Një rast i veçantë është Durrësi, ku shpenzimet për investime arrijnë në 20%, por ndërkohë edhe përqindja për shpenzimet operative është relativisht e lartë, duke reflektuar koston e lartë të transportit të plehrave me kamion nga Durrësi në Tiranë.
    Shkodra, në kontrast, ka një strukturë të tillë ku investimet zënë vetëm 11% të buxhetit total, ndërkohë që shpenzimet operative arrijnë 45%, një sinjal i qartë për mbingarkesë me shpenzime të përditshme në dëm të investimeve strategjike. Të dhënat mbi shpenzimet e bashkive konfirmojnë një strukturë buxhetore të ngurtë, ku pagat dhe kostot operative “gërryejnë” pjesën më të madhe të fondeve publike.
    Në një periudhë ku decentralizimi dhe zhvillimi rajonal janë në fokus të politikave publike, tregon se pushteti lokal ka investuar më shumë se në çdo fushë te shërbimet njerëzore, të cilat nuk po përkthehen në produktivitet.
    Gerta Loku, nga Këshilli Bashkiak i Mirditës, pohoi se ka kosto të larta personeli, ndaj ajo tha se është e nevojshme për shumë transparencë, pasi punësimet shpesh janë fiktive jo në bazë të nevojave të komunitetit.
    “Çdo njësi administrative ka stafin e vet, por ato janë minimale. Banorët e zonave periferike priren të vijnë në bashkinë e madhe për të gjitha shërbimet që u nevojiten, pasi nuk ka as një qasje pozitive karshi stafeve të njësive administrative.
    Ndërkohë është e pamundur që të bëhen investime në fshatra që kanë mbetur me 10 apo 30 banorë, pasi investimet përqendrohen ku ka më shumë banorë, ndërsa shërbimet që ofrohen në njësi janë shumë minimale”, tha znj. Loku./MONITOR