Tag: Durrës

  • Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet 31-vjeçari

    Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet 31-vjeçari

    FOTO ILUSTRUESE

    DURRËS-Një plagosje me armë zjarri është raportuar pasditen e sotme në Durrës. Bëhet me dije se një i ri, 33-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit për mjekim pasi ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë. I plagosuri ende nuk ka treguar se kush e ka qëlluar apo për vendndodhjen e ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
    Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet një 33-vjeçar

    Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet një 33-vjeçar

    Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë pasdite në lagjen nr. 2 të qytetit të Durrësit. 
    Sipas informacioneve paraprake, një i ri rreth 33 vjeç është qëlluar në këmbë, në zonën e thembrës, dhe është transportuar me makinë drejt spitalit rajonal, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. 
    Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se i plagosuri nuk ka pranuar të japë deklarime mbi rrethanat e ngjarjes apo identitetin e autorit të mundshëm. 
    Aktualisht, nuk dihen motivet dhe rrethanat e plota të incidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

  • Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e Erion Veliajt, zbulohet ora

    Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e Erion Veliajt, zbulohet ora

    Gjykata Kushtetuese do të vendosë në orën 17:00 për fatin e Erion Veliajt.
    Në një njoftim për mediat, Kushtetuesja bën me dije se komunikimi do të bëhet nga kryetarja e kësaj gjykate Holta Zaçaj.
    Erion Veliaj, i cili ndodhet që prej muajit shkurt në paraburgimin e Durrësit, ankimoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe dekretin e Begajt për zgjedhje të parakohshme.

    Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:
    Ju njoftoj se sot, ora 17:00, Kryetarja e Gjykatës znj. Holta Zaçaj do të ketë një komunikim me gazetarët në lidhje me vendimmarrjen  e çështjes me kërkues Erion Veliaj me objekt “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si i papajtueshëm me paragrafin 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës. Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës i njeh ankimit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë, ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese”.

  • Tirana kursen, Elbasani shpenzon! Ja qarqet ku shqiptarët mbajnë më shumë lekë në bankë

    Tirana kursen, Elbasani shpenzon! Ja qarqet ku shqiptarët mbajnë më shumë lekë në bankë

    Një qytetar i Tiranës mban mesatarisht 1.1 milionë lekë në një depozitë në bankë. Sipas një analize të kryer nga Televizioni Scan duke llogaritur shumën e depozitave në tremujorin e tretë të këtij viti me numrin e popullsisë sipas qarqeve nga Censi i vitit 2023, Tirana kryeson me kursimet më të larta për frymë në bankë.
    Në vend të dytë renditet Vlora me 730 mijë lekë kursime që një banor mban mesatarisht në bankë dhe Durrësi me 574 mijë lekë.
    Nga ana tjetër, Elbasani dhe Fieri kanë vlerën më të ulët të depozitave për frymë, vetëm 327 mijë lekë dhe 332 mijë lekë kursime për frymë mesatarisht. Ky tregues mund të lidhet me të ardhurat më të ulëta në këto dy qarqe ose prirje më të madhe për konsum në rastin e Fierit, por jo Elbasanit.
    Por pse Tirana ka shumën më të lartë të depozitave për frymë?
    Prirja për të kursyer është një faktor, por edhe niveli më i lartë i të ardhurave në kryeqytet, qasja më e lehtë në sistemin bankar dhe prania më e madhe e remitancave ndikojnë.
    Kjo është vetëm një mesatare e përafërt, pasi çdo qytetar kyç shuma të ndryshme parash në bankë dhe ka një rënie të lehtë të numrit të popullsisë që nga Censi i vitit 2023, përmes shifrave të të cilit është bërë përllogaritja e shumës së depozitave për frymë.
    Në tremujorin e tretë të 2025, ka pasur rritje të shumës së depozitave në secilin prej qarqeve të vendit. Pavarësisht se në Tiranë është e përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë dhe aktivitetit ekonomik, Lezha rezulton të jetë qarku me rritjen më të lartë të kursimeve në periudhën korrik-shtator, rreth 6%, ndjekur nga Vlora me 5.6%.
    Ndërkohë, Elbasani është qarku që ka regjistruar rritjen më të ulët të depozitave me vetëm 1% dhe Fieri 1.6%.
    Depozitat në monedhë të huaj, kryesisht euro, vijojnë të dominojnë ndaj atyre në lekë.

  • Rama ndan pamje nga Maratona e Durrësit: Këtë vit mblodhi rreth 1000 garues nga 18 shtete

    Rama ndan pamje nga Maratona e Durrësit: Këtë vit mblodhi rreth 1000 garues nga 18 shtete

    Dy javë pas Maratonës së Tiranës është zhvilluar dje Maratona e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kjo maratonë, sipas të cilit në qytetin bregdetar morën pjesë 1000 garues nga 18 shtete.
    “Maratona e Durrësit këtë vit mblodhi rreth 1000 garues nga 18 shtete”, shkruan Rama. Qëllimi i Maratonës është të nxisë një mënyrë jetese të shëndetshme si dhe të promovojë qytetin si destinacion turistik dhe kulturor.
    Sportistë profesionistë, amatorë dhe nxënës shkollash u bënë bashkë në këtë maratonë sportive, duke e kthyer qytetin bregdetar në qendër të sportit.

  • “Historia e ushtarit”, Florian Vlashi: Një nga 3 veprat kulmore të historisë së muzikës së dhomës të shekullit XX

    “Historia e ushtarit”, Florian Vlashi: Një nga 3 veprat kulmore të historisë së muzikës së dhomës të shekullit XX

    Nga Julia Vrapi  
    “Historia e ushtarit” e kompozitorit Igor Stravinsky-t është një nga veprat më të veçanta të shekullit të njëzetë. Vepra e kompozitorit të famshëm Stravinsky u soll nga instrumentistët e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura nën drejtimin e violinistit të njohur Florian Vlashi dhe interpretimin e aktores së njohur Ema Andrea. “Historia e ushtarit” e Stravinsky-t një nga veprat më të veçanta muzikore dhe një bashkim mes muzikës dhe teatrit. Një mbrëmje e veçantë artistike këtë fillim nëntori në qytetin e Durrësit me veprën “Historia e ushtarit”, që vijoi më pas edhe në Tiranë. Violinist i njohur Florian Vlashi që luajti këtë vepër shprehej më herët se “Historia e ushtarit” e Stravinskit është një nga tre veprat kulmore të historisë së muzikës së dhomës të shekullit XX.
    “Një privilegj për mua të luaj “Historinë e ushtarit” të Stravinski-t në Durrës (të shtunën më 1 nëntor) dhe Tiranë (2 nëntor) me aktoren e shkëlqyer Ema Andrea dhe për herë të parë në Shqipëri me solistët shqiptarë. Është një nga 3 veprat kulmore të historisë së Muzikës së Dhomës të shekullit XX (bashkë me Messiaen “Quatuor pour la fin du temps” dhe “Pierot Lunaire” nga Schoenberg). Kjo muzikë mjeshtërore, veç kompleksitetit ekstrem, ka dhe një mesazh të madh: shitja e shpirtit (violinës) për pasuri e pushtet të çon në territorin e Djallit. Një Faust modern. Faleminderit Arben Skënderit për ftesën dhe për iniciativën e guximshme!”, shprehej violinisti i njohur  Florian Vlashi në një reagim të tij.
    Florian Vlashi i lindur në Durrës e zhvillon aktivitetin artistik dhe profesional në Spanjë dhe është ndër artistët, që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme. Një artist i njohur, që për publikun tonë këto ditë luajti veprën “Historia e ushtarit” të kompozitorit të famshëm Igor Stravinski. Një nga veprat më të bukura dhe më të vështira në interpretim, por njëkohësisht një ndër më kulmoret e krijimtarisë së kompozitorit Stravinski u rikthye në Durrës për publikun, i cili vlerësoi artistët që dhuruan një mbrëmje të veçantë artistike më 1 nëntor. Vepra e Stravinskit u shoqërua me interpretimin e instrumentistëve Roni Gjura kontrabas, Reinald Foci trompe, Marvin Vrapi trombone, Igli Zeqiri klarinetë, Erald Ibraliu fagot dhe Gridi Kraja perkusioin.
    Kompozimi i veprës
    Kompozitori Igor Stravinsky e kompozoi këtë vepër, ndërsa Europa ishte ende në shokun e Luftës së Parë Botërore. Vepra shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin e Stravinsky-t post-rus: ai heq dorë nga orkestracionet e mëdha dhe kthehet tek format ekonomike dhe virtuoziteti ritmik.  Igor Stravinsky është një nga kompozitorët më me influencë të shekullit XX-të, i cili fitoi famë botërore edhe me tre pjesët për balet “Zogu i zjarrtë” , “Petrushka” dhe “Riti i pranverës”. Igor Stravinsky, (17 qershor 1882 Rusi – 6 prill 1971 Nju Jork) ishte një kompozitor, pianist dhe dirigjent rus, i njohur anembanë si një nga kompozitorët më të rëndësishëm dhe më ndikues të muzikës së shekullit të 20-të.
     

  • Starton faza e dytë, Nuhiu ndeshja e parë me Tiranën, Dinamo e Flamurtari pritëse

    Starton faza e dytë, Nuhiu ndeshja e parë me Tiranën, Dinamo e Flamurtari pritëse

    Në të gjitha ndeshjet e Superiores, Kategorisë së Parë dhe të Dytë do të ketë një minutë heshtje në nder të kujtimit të ish kryeministrit Fatos Nano, ndarë nga jeta ditë më parë.

    Faza e dytë Abissnet Superiore nis me marsh të lartë. Këtë të hënë janë parashikuar tre ndeshje me risinë që te Tirana pritëse në “Selman Stërmasi” ndaj Bylis, do të debutojë shqiptari i Shkupit Ardian Nuhiu.

    Trajneri 47 vjeçar dikur futbollist i KF Elbasanit (2008), pasi ka drejtuar klube si Shëndija, Shkupi, Drita e Gjilani,mori tre ditë më parë vendin e italianit Roberto Bordin te bardheblutë.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 14:00 duke figuruar sfida hapëse e javës e cila sot zhvillon dhe dy takime në orën 17:00. Flamurtari i Morieros pret në Vlorë AF Elbasanin e Gvozdenoviç, ndërsa në “Elbasan Arena”, Dinamo Siti “zonjë shtëpie” vihet përballë Teutës së Durrësit.

    Ndërkaq nesër në orën 16:00 dy takimet e mbetura të këtij raundi me kryesfidën e Rrogozinës; Egnatia- Vllaznia dhe atë që do të luhet në Kompleksin ‘Partizani’ ndërmjet Vorës pritëse dhe të kuqëve të Oltion Kërnajës.

    Java e 10-të Abissnet Superiore:

    Sot:

    14:00

    Tirana-Bylis (në “Selman Stërmasi”)

    17:00

    Flamurtari- AF Elbasani

    Dinamo Siti- Teuta (në Elbasan)

    Nesër e martë 4 nëntor 2025, ora 16:00

    Egnatia- Vllaznia

    Vora- Partizani (në “Arena e Demave”)/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

    Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

    Nga Fatmir Lama

    Fadil Hasa është një nga aktorët më të mëdhenj të humorit shqiptar.

    Mezi prisnim të vinte e shtuna me ‘koncert variete’ për të parë Fadil Hasën, Gëzim Krujën, Tano Banushin, Skënder Sallakun, Met Begën etj.

    Respekt pa fund për ata që na bënin të qeshim, edhe kur ishim të mërzitur.

    Në fakt ne brezi i mbi 55 vjeç e lart kemi nostalgji për ato vite të zymta por të qeshura.

    Të zymta si varfëri, por të qeshura nga humori i Fadilit me shokë.

    Sot është mëkat që u shua Estrada e Durrësit, Tiranës, Fierit, Vlorës, sepse shtetit nuk ja ndjen më për artin dhe kulturën.

    Nuk investon dhe nuk i ndihmon ata pak artistë që kanë mbetur. /vjosa.net

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    T. S. ELIOT: KUFIJTË E KRITIKËS

    Teza e këtij punimi është se ka kufij, të cilët kur tejkalohen në një drejtim kritika letrare nuk është më letrare, e kur tejkalohen në drejtimin tjetër ajo nuk është më kritikë.

    Nga T. S. Eliot

    Më 1923 shkrova një artikull me titull “Funksioni i kritikës”. Do të kem pasur mendim të mirë për këtë ese dhjetë vjet më vonë, meqë e futa në librin “Ese të zgjedhur” ku ende duhet të gjendet. Duke e rilexuar së voni këtë ese, u habita bukur shumë, duke e pyetur veten përse u bë gjithë ajo rrëmujë-dhe më erdhi mirë që nuk gjeta asgjë që do t’u binte ndesh mendimeve të mia të tashme. Sepse , duke lënë anash një grindje me z.Midëlton Marri (Mr. Midle-ton Murry) rreth ,,zërit të brendshëm”- një zënie në të cilën e dalloj një apori të vjetër të autoritetit  kundër gjykimit individual-m’u duk e pamundur të më kujtohej prapaskena e shpërthimit tim.

    Kisha bërë disa pohime me një siguri dhe ngrohtësi të konsiderueshme dhe do të dukej se do të kem pasur ndërmend një a më shumë kritikë të sprovuar më të pjekur se unë, shkrimet e të cilëve nuk i kënaqnin kërkesat e mia lidhur më atë se çdo të duhej të ishte kritika letrare. Por nuk më kujtohet asnjë libër i vetëm apo ese, apo emri i një kritiku të vetëm si përfaqësues i llojit të kritikës impresioniste që më ngacmoi keq tridhjetë e tri vjet më parë.

  • Shtanga shkëlqen në Durrës, Carja ‘monument botëror’, Kofsha dy bronxi

    Shtanga shkëlqen në Durrës, Carja ‘monument botëror’, Kofsha dy bronxi

    Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për Juniorë dhe U23, ndërsa që prej datës 28 tetor deri në 4 nëntor 2025 mbahet në Durrës, shtangistja e përmasave botërore Enkileda Carja, u shpall kampione e trefishtë e Europës për kategorinë juniorë deri në 63 kg.

    Ndërkohë dje një tjetër sportist prej të cilit pritej medalje ari në pedanën e “Ramazan Njalës” arriti të kurorëzohet me dy medalje bronxi. Bëhët fjalë për Ertjan Kofshën me sportistin që në kategorinë junjorë për peshën 94 kg arriti të ngrejë në stilin e shkëputjes 162 kg (bronx) ndërsa në shtytje194 kg ( i katërt) për të mbyllur në total 356 kg për një tjetër medalje bronxi.

    Ky ishte dhe angazhimi i fundit i sportistëve shqiptarë teksa pa dyshim rekordet absolute europiane të Enkileda Carjës (vetëm 17 vjeç) e ngjisin shtangën shqiptare për këtë grupmoshë në nivele mjaft premtuese./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • SHBA të shqetësuara për dëmet e Belinda Ballukut, prapaskenat e vizitës së zyrtarit të DASH në SPAK ditën e fundosjes..

    SHBA të shqetësuara për dëmet e Belinda Ballukut, prapaskenat e vizitës së zyrtarit të DASH në SPAK ditën e fundosjes..

    Më 31 tetor 2025, politika shqiptare u trondit nga një zhvillim i bujshëm që vuri në qendër të vëmendjes një nga figurat më të fuqishme të qeverisë Rama: zv/kryeministren Belinda Ballukun. Në të njëjtën ditë kur SPAK e shpalli “të pandehur” për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera e ankande publike”, u shfaq në SPAK zyrtari i lartë amerikan, Mark Fleming, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë. Vizita e tij në selinë e Prokurorisë së Posaçme, në një ditë simbolikisht dramatike për qeverinë shqiptare, nuk ishte aspak rastësi. Burime bëjnë të ditur se SHBA janë të shqetësuara prej kohësh për dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë dhe sigurisë kombëtare nga abuzimet e Ballukut. Nga koncesionet strategjike me kompani të huaja me origjinë të dyshimtë, deri te procedurat e manipuluara të tenderave publikë, figura e saj ka qenë në qendër të shumë aferave që tashmë po marrin trajtë penale.
    E pandehura më e fuqishme e qeverisë
    Vendimi i SPAK për ta marrë të pandehur Belinda Ballukun shënon një moment të paprecedent në historinë e qeverisjes Rama. Për herë të parë, zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, përballet zyrtarisht me drejtësinë për një akuzë penale, e cila, edhe pse formalisht e klasifikuar si e lehtë, përbën goditjen më të madhe politike për kabinetin aktual. SPAK e akuzon Ballukun për shkelje të rregullave të konkurrencës në tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një projekt me fond limit 180 milionë euro.
    Hetimet kanë zbuluar se procedurat janë manipuluar për të favorizuar një grup të caktuar kompanish të lidhura me qarqe klienteliste pranë qeverisë, përfshirë njerëz të ngushtë të presidentit turk Erdogan. Sipas dosjes, ndryshimet në kriteret teknike, përjashtimi i ofertuesve realë dhe ndërhyrjet e drejtpërdrejta politike e kanë kthyer tenderin në një shembull tipik të shpërdorimit të parave publike. Balluku e ka kryer veprën “në bashkëpunim”, çka përbën rrethanë rënduese, edhe pse ligji e parashikon me një dënim nga 1 deri në 5 vjet burg. Por përtej aspektit penal, rënia e saj ka efekte të drejtpërdrejta në arkitekturën e pushtetit të Edi Ramës, ku ajo ishte konsideruar “krahu i djathtë” dhe njeriu më i besuar i kryeministrit në menaxhimin e tenderave publikë.
    Vizita misterioze e zyrtarit të DASH në SPAK
    Në të njëjtën ditë që SPAK shpalli Ballukun të pandehur, në selinë e këtij institucioni zbriti Mark Fleming, një nga zyrtarët më me ndikim të Departamentit Amerikan të Shtetit për rajonin. Takimi me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, u zhvillua në mënyrë të mbyllur për mediat, por sipas burimeve, në axhendë ishin hetimet për korrupsionin e lartë dhe ndërhyrjet në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare. SHBA janë të shqetësuara për projektet që cënojnë sigurinë kombëtare dhe hapësirën infrastrukturore të vendit, për shkak të lidhjeve që disa kontrata shtetërore kanë me kompani të huaja me kapital të dyshimtë, përfshirë rrjete të afërta me interesa ruse. Për diplomacinë amerikane, këto marrëveshje përbëjnë rrezik strategjik, pasi cenojnë pavarësinë dhe ndikimin perëndimor në Shqipëri.
    Aeroportet dhe portet, aferat e Ballukut
    Në sfondin e këtij alarmi, dosja tjetër e nxehtë që është në vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë, ka të bëjë me aferën e Aeroportit të Vlorës, ku Prokuroria e Tiranës dhe SPAK ka hapur hetime. Dyshohet se kjo aferë po shihet me kujdes nga shërbimet inteligjente partnere dhe ekspertë të FBI-së. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se pas përplasjes me aksionerët, fshihet një zinxhir kompleks interesash që lidhen drejtpërdrejt me zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, përfshirë Belinda Ballukun, si nyja që ka lejuar depërtimin e interesave të huaja në projekte të ndjeshme infrastrukturore. Ajo që ka ngritur alarmin në qendrat perëndimore është fakti se Aeroporti i Vlorës përbën një kapacitet logjistik me rëndësi gjeostrategjike në Mesdhe.
    Nëse kompanitë nën kontrollin e Pacollit apo bashkëpunëtorëve të tij përfundojnë në duar që lidhen me kapital rus apo euro-aziatik, rreziku nuk është më vetëm financiar apo korruptiv, por sigurisht kombëtar. Gjithashtu përfaqësues të opozitës kanë akuzuar Belinda Ballukun se nën drejtimin e saj Porti i Durrësit është kthyer në “strehë të sigurt për kartelet shqiptare të drogës”.  Përveç kësaj, ka akuza nga mediat gjermane ndaj Ballukut si e përfshirë në aferën e Portit të Durrësit, duke favorizuar një kompani kroate fiktive dhe me lidhje të mundshme kriminale në Ekuador dhe Kolumbi.
    Kujtojmë se SHBA, përmes të ngarkuarës me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn, e kanë konsideruar së fundmi luftën ndaj organizatave kriminale dhe trafikimit të drogës si një nga prioritetet kryesore për SHBA dhe Shqipërinë. “Siç kanë treguar hetimet, kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës së Jugut, kartele që Presidenti Trump i ka përcaktuar si organizata terroriste; janë grupe që përmbytin Shtetet e Bashkuara dhe Europën me droga të paligjshme. Krimi dhe drogat e paligjshme kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare dhe Presidenti Trump ka kërkuar që çdo politikë dhe dollar ndihme të çojnë përpara interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, është thënë qartë në mesazhet e SHBA për qeverinë dhe drejtësinë shqiptare.