Porti i Durrësit është një nga aferat më skandaloze të qeverisë Rama-Balluku ku me një goditje të fortë u zhduk porti mijëvjeçar i Durrësit për tu zëvendësuar me pallatet e Alabarit. Pa i hyrë aferës në fjalë e cila është komentuar nëpër media, era e zhulit korruptiv vjen në gropën e re financiare që do të jetë ndërtimi i Portit të Ri Tregtar në Porto Romano. Bëhet fjalë për një por të ri, investimi për fazën e parë kap shifrat e 400 milionë euro dhe në mbyllje të ndërtimit kosto totale të shkojë rreth 2.5 miliardë euro. Që në partencë të zhvillimit procedurial kemi të bëjmë me procedura të dyshimta dhe aspak transparente nga banda Balluku.Tenderi për “Hartimin e Projektit të Detajuar Teknik (Detailed Design) të Portit të ri tregtar të integruar të Durrësit në Porto Romano” u shpall nga Autoriteti Portual Durrës më 9 qershor 2021. Ky tender u krye sipas procedurës “shërbim konsulence” (bazuar në Ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”). Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve dhe njëkohësisht hapja e ofertave ishte 9 korrik 2021. Sipas buletinit zyrtar, njoftimi i tenderit u publikua në Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 92, datë 14 qershor 2021. Pas vlerësimit të ofertave dhe përfundimit të procedurës, fituesi i tenderit u shpall në nëntor 2021 (Buletini i APP nr. 161, datë 8 nëntor 2021), ndërsa kontrata me fituesin u lidh më 24 dhjetor 2021 (buletini nr. 4, datë 17 janar 2022). Kohëzgjatja e parashikuar e kontratës së projektimit ishte fillimisht 8 muaj, por u ndryshua gjatë zbatimit në 15 muaj, pa tejkaluar kufirin +20% të vlerës së kontratës.
Lëvizja dinake
Në fakt megjithëse kontrata u fitua nga Konsorciumi HaskoningDHV-ADEC-Abkons-Taulant-Geo-Eng: 952,109,000 lekë, kemi të bëjmë me një lëvizje dinake të Ballukut dhe vartësit të saj Pirro Vengu, të cilët me një lëvizje i shtuan kësaj kontrate vlerën e20 përqind duke e çuar automatikisht nga 9.5 milionë euro në 12 milionë euro. Vlera totale e kontratës se nënshkruar marrëveshjes kuadër ishte 1.142.530.800 leke dhe u ndryshua duke u bërë bashkë me tvsh.1,365,777,813 leke.Me një të rënë të lapsit dyshja Balluku-Vëngu i kaluan në shtuan një dorë kompanisë fituese rreth 2.5 milionë euro nën pretekstin e një kërkese të NATO për akostimin e anijeve të saj në Portin e Ri. Nëpërmjet këtij veprimi dyshja Balluku Vëngu nxorën jashtë sistemit prokurimin publik dhe kondicionet e tenderit duke rritur vlerën e kontratës. Në fakt gjithçka është një lojë e mirëmenduar e dyshes në fjalë dhe klienti kryesor që fshihet pas holandezëve është Besnik Leskaj, i cili është i lidhur nëpërmjet një rrjeti nepotik drejtorësh me Belinda Ballukun. Vetë Arta Gurabardhi ka qenë ortakja kryesore me 50 përqind e ABKONS, i cili është një nga ortakët e holandezëve përfitues.Ndërkohë që drejtoreshat në Ministrinë e Infrastrukturës, Erjola Muka dhe Irena Malolli janë të lidhur drejtpërdrejt në bizneset e tij. Leskaj është sot një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderëve dhe projekteve të qeverisë dhe linjë e drejtpërdrejtë e Ballukut. Skandali i shtesës së kontratës thellohet më shumë kur këtij grupimi i jepet dhe një kontratë konsulence pa tender me një VKM të qeverisë.
Tenderi
Gjithsej 14 oferta u dorëzuan për këtë procedurë. Gjatë fazës së parë (parakualifikimit), 5 konsorciume u kualifikuan për në fazën finale të vlerësimit. Konsorciumet e kualifikuara në finale ishin ato të kryesuara nga: HaskoningDHV, Artelia, Egis, TYPSA dhe Technital. Pesë ofertat e paraqitura në fazën finale varionin nga ~788 milion lekë deri në ~971 milion lekë (pa TVSH). Më poshtë paraqiten vlerat e ofertave pa TVSH të secilit prej 5 konsorciumeve finaliste:
• Konsorciumi Artelia-F&M Ingegneria-Yüksel Proje-Illyrian Consulting: 788,251,172 lek• Konsorciumi Egis-GR Albania-ALTEA-Geostudio 2000: 841,629,877 lekë• Konsorciumi TYPSA-Net-Group: 971,376,224 lekë• Konsorciumi Technital-Seed Consulting-Atelier4-Archimed: 970,799,544 lekë
Vlerësimi i ofertave u bë bazuar në kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit, ku përpos çmimit janë konsideruar edhe elementë teknikë dhe cilësorë (sipas sistemit të pikëzimit). Oferta me çmimin më të ulët (rreth 788.3 milion lekë) nuk rezultoi fituese, pasi konsorciumi përkatës nuk arriti pikët më të larta në vlerësimin e përgjithshëm. Fitues u shpall konsorciumi i kryesuar nga kompania holandeze Royal HaskoningDHV, në bashkëpunim me ADEC Engineering (Emiratet), dhe kompanitë shqiptare Abkons sh.p.k., Taulant sh.p.k. dhe Geo-Eng sh.p.k.. Ky konsorcium grumbulloi vlerësimin më të lartë cilësor/ teknik dhe ekonomik (86.3 pikë nga 100) dhe paraqiti një ofertë prej 952,109,000 lekë pa TVSH. Vlera e kontratës së lidhur me TVSH ishte 1.365.777.813 lekë (rreth 11.4 milion €). Nuk u raportuan ankesa zyrtare nga garuesit pas shpalljes së fituesit, dhe tenderi u finalizua pa kontestime ligjore.
Tag: Durrës
-

Skandali i Portit tregtar të Durrësit, si i shtuan 20 përqind të vlerës kontratës së projektimit në favor të…
-

“S’ka asnjë reflektim pas ngjarjes së Martinit”, avokati i familjes Cani ngre alarmin: Problemet nuk vjnë nga familja..
ituata e të miturve në krim është shqetësuese. Policia shqiptare po përballet gjithnjë e më shumë me të mitur që janë pjesë e krimeve ordinere, sidomos vjedhjeve.
Megjithatë, duke shfrytëzuar dhe lehtësirat ligjore për minorenët, ata janë bërë “gjah i lakmuar” dhe për grupet kriminale. Joshen lehtë dhe nuk mendojnë shumë për pasojat që mund të kenë.
Avokati i familjes Cani për çështjen e Martinit, Redi Ramaj, thotë në Top Story se reflektimi nga institucionet arsimore ishte zero dhe kjo solli dhe vrasjen e 15-vjeçarit në Durrës pak ditë më vonë.
“Nesër është seanca e fundit për Martin Canit. Ato që diskutojmë, problematika më e madhe është neglizhenca e gjithë shoqërisë, duke nisur që nga institucionet shtetërorë për të mbrojtur fëmijët. U bë më shumë se një vit dhe reflektimi pas ngjarjes së Martin Canit, është pothuajse zero. Përveç familjes, kush mbetet kur kemi këtë krisje të madhe? Mbetet institucioni shtetëror.
Shkolla është në një proces tjetër hetimor, që nuk e dimë ende në çfarë pike është. Ishte një tragjedi ajo e Martin Canit, por njësoj dhe ajo e Durrësit, që mund të shmangeshin. Askush s’e ka marrë vesh. Duhet ta kishte njoftuar dikush prindin që të fliste me fëmijën e tyre, sepse ishin 12 fëmijë të përfshirë në atë ngjarje.
Pjesa më e madhe e orëve të ditës të atij fëmijë janë në atë institucioin shkollor. Problematikat vijnë nga përfshirja e fëmijëve në ato komunitete. Nuk vijnë nga familja ose lagja, por nga shkollat. Institucioni i arsimit duhet të ishte më i kujdesshëm për fëmijët. Nuk janë marrë masat e duhura dhe nuk kanë reflektuar mbi këtë situatë.
Shpresoj që në procesin paralel penal, të futet shkolla më thellë në këtë çështje. Besoj se dhe për pjesën e parë të pjesës së shkollës, por edhe të pjesës civile që ne do e ndjekim me familjen, shkolla do të jetë e përfshirë”, thotë avokati. -

Media britanike: Rama artist për të pastruar imazhin nga korrupsioni
Media britanike: Rama artist për të pastruar imazhin nga korrupsioni
Nga James Imam – The Art Newspaper
Në panairet e këtij viti të ‘Frieze London’ dhe ‘Art Basel Paris’, shumë vizitorë u habitën kur gjetën vepra nga një artist i papritur: kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama, i cili siguroi një mandat të katërt të paprecedentë në maj pas fushatës për ta sjellë Shqipërinë në BE është gjithashtu një artist i afirmuar. I trajnuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës, ai kaloi disa vite duke punuar në Paris përpara se t’i rikthehej politikës në fund të viteve 1990.
Që atëherë, ai ka vazhduar të bëjë art, duke ekspozuar në Qendrën Pompidou në Paris dhe dy herë në Bienalen e Venecias, dhe shpesh është shprehur se vizatimi e ka ndihmuar të durojë mbledhjet e gjata qeveritare.
Më 9 tetor, galeria ‘Société’ e Berlinit njoftoi se kishte shtuar Ramën-një udhëheqës karizmatik dhe shpesh kontrovers, aktualisht i përfshirë në skandale të shumta-në listën e saj prej një duzine artistësh.
Galeria nuk humbi kohë duke shfaqur prurjen e saj më të re, duke i kushtuar një mur të tërë në ‘Frieze London’ në tetor rreth 25 vizatimeve shumëngjyrëshe me stilolaps dhe vaj të Ramës, të shoqëruara nga dy skulptura bronzi të pikturuara të ekspozuara në bazamente qeramike. Një përzgjedhje më e vogël veprash-3 vizatime dhe një skulpturë-u shfaqën në ‘Art Basel Paris’ në javën pasardhëse.
Julia Ballantyne-Way, një partnere në Société, i tha revistës ‘The Art Newspaper’ se rreth gjysma e vizatimeve u shitën dhe po vazhdojnë diskutimet me blerës potencialë për 3 skulpturat. ‘U prit shumë mirë’,-thotë ajo për artin e Ramës. ‘Shumë njerëz nuk e dinë [për Ramën artist] dhe sigurisht që janë shumë të befasuar dhe të intriguar ta zbulojnë atë.’
‘Kemi gjithashtu njerëz që e kanë ndjekur prej kohësh dhe janë të emocionuar ta shohin atë tek ne tani të përfaqësuar’-shton ajo
Ballantyne-Way thotë se kishte qenë prej kohësh ‘në kontakt të ngushtë’ me Ramën dhe së fundmi filloi të diskutonte për pjesëmarrjen pasi mori pjesë në ekspozitën e tij personale në Galerinë ‘Marian Goodman’ në Paris vitin e kaluar. ‘Është një profil i ri për ne-nuk kemi asnjë artist-politikan tjetër’,-thotë ajo. ‘Vepra e re është vërtet emocionuese. Ai po përfshin shumë më tepër bronz në qeramikë.’
Oltsen Gripshi, një artist dhe kritik bashkëkohor shqiptar i cili botoi një libër mbi artin e Ramës vitin e kaluar, thotë se artisti ishte larguar nga Realizmi i epokës Komuniste për të krijuar një gjuhë unike abstrakte të frymëzuar nga Kandinsky. ‘E konsideroj atë një formë të re të neo-Ekspresionizmit për përzierjen e saj të ekspresionizmit, abstraksionizmit dhe formalizmit’, thotë Gripshi.
Po pastron imazhin e tij?
Rama u kthye në Shqipëri në vitin 1998 për të shërbyer si ministër i kulturës, duke fituar më vonë vëmendjen ndërkombëtare si kryetar bashkie i Tiranës (2000-2011) për lyerjen e blloqeve të apartamenteve të zymtë të epokës komuniste me ngjyra të theksuara. Që kur u bë kryeministër në vitin 2013, qeveria e tij ka mbikëqyrur restaurimin e vendeve të mëdha të trashëgimisë, duke përfshirë Muzeun Historik Kombëtar, Kullën Veneciane të Durrësit dhe Urën e Kurçajt.
Megjithatë, administrata e tij është ndjekur edhe nga skandale korrupsioni. Në vitin 2023, ish-ministri i mjedisit Lefter Koka mori një dënim me 5 vjet burg për pranim ryshfeti në të ashtuquajturin ‘skandali i inceneratorëve’, ndërsa Arben Ahmetaj, një ish-zëvendëskryeministër, mbetet në kërkim ndërkombëtar për akuzat e pastrimit të parave, deklarimit të rremë të pasurisë dhe shpërdorimit të detyrës.
Pasi Rama kritikoi prokurorinë antikorrupsion të Shqipërisë (SPAK) pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një aleat i ngushtë, ky institucion e akuzoi atë në shkurt për cenim të pavarësisë së gjyqësorit.
Armando Lulaj, një artist bashkëkohor dhe kritik i gjatë i Ramës, e quajti artin e kryeministrit një marifet PR për të pastruar imazhin e tij, duke pretenduar se kryeministri u ndaloi fondet kritikëve. ‘Grupi im, i cili kritikon artin e tij dhe përdorimin që pushteti i bën artit kulturor, është i margjinalizuar dhe nuk mund të marrë asnjë para publike’,-thotë ai.
Ballantyne-Way mohon se aktiviteti artistik i Ramës ka të bëjë me politikën. ‘Ai studioi art, dha mësim arti dhe ishte një artist praktikues në Paris para se të hynte në politikë’, thotë ajo.
Veprat e Ramës u shfaqën gjithashtu në ‘Art Basel Miami Beach’ javën e kaluar dhe do të shfaqen në një ekspozitë personale gjatë ‘Gallery Weekend Berlin’ prillin e ardhshëm. -

Kë përgjuan italianët? Gazetarët: Pajisje përgjimi në Shqipëri, pritet t’i nënshtrohen ekspertimit…Çfarë ndodhi në Portin e Durrësit
porti i durresit
TIRANË- Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje në lidhje me kapjen e disa pajisjeve përgjuese të paligjshme që kanë hyrë në territorin shqiptar nga tre shtetas italianë, pasi u zbuluan në një automjet në Portin e Durrësit me të cilin udhëtonin 3 persona. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Dervishi bëri me dije se bëhet fjalë për pajisje përgjimi, që kur i afrohet një antene, e duplikon atë. Dervishi ngre dyshimet se një pajisje e tillë mund të jetë përdorur për krimin e organizuar, mund të jetë përdorur për politikën, mund të jetë përdorur për shumë gjëra.
“Janë njerëz që kanë ardhur nga Italia, që punojnë për llogari të strukturave të ligjshme të shtetit italian, strukturave të policisë, antimafias, kanë ardhur, por nuk e dimë saktësisht kohën. Klodi thotë për dymbëdhjetë orë, nuk e dimë saktësisht kohën se çfarë. Unë di që ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë jo dy ditë më parë, tre apo katër ditë më parë. Është mbajtur goxha sekret dhe ka një terr informativ. Nuk është e pakët që të vijë një pajisje e tillë të instalohet në Shqipëri. Ajo pajisje, kur i afrohet një antene, e duplikon atë, shtiret sikur është antena telefonike, ta zëmë që është në Dajt, dhe ajo shtiret si e tillë, duke kapur sipas atyre një numër që mund të kenë ata të një celulari apo diçka e tillë, ose pa pa numër fare, kap një një trafik të caktuar dhe identifikon një trafik të caktuar telefonatash. Mund të jetë përdorur për dy orë për një takim si ai i Arubës, mund të jetë përdorur për krimin e organizuar, mund të jetë përdorur për politikën, mund të jetë përdorur për shumë gjëra. Ka shumë pikëpyetje. Klodi tha dymbëdhjetë orë, por mund të ketë qënë dhe dy ditë, dhe një javë, dhe një muaj këtu. Nuk është çudi kjo pajisje. Kur pyetëm inteligjencën artificiale, se këto pajisje e mbajnë informacionin apo informacionin e transmetojnë na dha përgjigje se informacioni ikën, transmetohet. Pra, ata s’kishin nevojë për ta mbajtur pajisjen se nuk ka asnjë rëndësi për italianët. Me sa di unë, është bërë dhe një debat shumë i madh për t’i ndaluar këta, ose jo. Një debat që është futur në linja politike dhe diplomatike, shumë fort dhe përfundimisht kanë triumfuar italianët që i kanë lejuar. Pra, është një përgjim”- tha Dervishi.
Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala shprehet se ngjarja në fjalë nuk ka marrë vëmendjen e mediave dhe është fshehur, megjithëse bëhet fjalë për një skandal të madh në territorin shqiptar. Lala bën me dije se janë pajisje të sofistikuara përgjimi dhe aktualisht janë në ambjentet e Prokurorisë së Durrësit, të bllokuara dhe pritet t’i nënshtrohen ekspertimit. Sipas gazsetares, policia nuk ka reagim zyrtar, ndërsa në mënyrë të fshehtë e ka dërguar në prokurori për dy vepra, përgjimi i paligjshëm dhe futja e mallrave kontrabandë.
Sa i përket ndalim të 3 shtetasve italianë, gazetarja thotë se ata janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza dhe dy prej tyre kanë rezultuar se ishin vërtetë të tillë, ndërsa ngre shqetësimin se pse ata janë lejuar të largohen duke qenë se lëvizin për anëtarë të krimit të organizuar ose politikanë që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar.
“Ngjarje që nuk ka marrë vëmendjen në media, nuk e kuptoj pse. Bëhet fjalë për një skandal të madh që po konsumohet në territorin e Shqipërisë. Pajisjet janë pajisje të sofistikuara përgjimi, janë në ambjentet e Prokurorisë së Durrësit. Kam rënë në dijeni të shtunën, më është konfirmuar se disa persona kishin udhëtuar me traget të linjës Bari-Durrës, kishin mbërritur të premten në Portin e Durrësit. Në automjetin e tyre, sipas burimeve të besuara, janë tre shtetas italianë, kanë hyrë në Shqipëri, kanë qëndruar 12-13 orë, mendohet se kanë kryer përgjime të paligjshme, të paautorizuar, nuk ka patur skuadër të përbashkët, pasi kanë përfunduar punën këta shtetas janë ndaluar kur do të merrnin tragetin Durrës-Ankona. Janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza. Dy prej tyre kanë rezultuar se ishin vërtetë të tillë. Nuk dihet a kanë autorizim nga eprorët e tyre. I treti, është person i kontaktuar dhe është marrë nga zyrtarët e Guardias për të përdorur pajijset. Janë marrë në pyetje, të tre janë lejuar të largohen drejt Italisë. Pajisjet janë të bllokuara dhe pritet ti nënshtrohen ekspertimit. Prokuroria ka caktuar një prokuror. Policia e ka referuar, nuk ka reagim zyrtar, në mënyrë të fshehtë e ka dërguar në prokurori për dy vepra, përgjimi i paligjshëm dhe futja e mallrave kontrabandë. Ne kemi patur historik në lidhje me pajisje përgjuese të dyshimta, nëse ju kujtohet ka qenë pajisja IMSI Catcher, që u dyshua e u përdor edhe në burgje. U arrestua një izraelit. Ka patur edhe dy raste të tjera që janë bllokuar në hyrje ose dalje. Rasti konkret është shqetësues pasi dy persona janë të Guardia di Finanza, ata lëvizin për anëtarë të krimit të organizuar ose politikanë që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar. Se kush është përgjuar, cili është itenerari, dhe çfarë ka ndodhur me rezultatet e përgjimit, këtë përgjigje duhet ta japë prokuroria. Autoritetet po heshtin, skandali bëhet edhe më i madh. Pse këta persona janë lejuar të largohen? Mund të mbaheshin të pakten më bllokim pasaporte derisa të bëhej ekspertimi i pajisjeve”, tha Lala.
Ngjarja ka ndodhur dy dië më parë, ku në portin e Durrësit u zbulua automjet me pajisje përgjuese. Makina vinte nga Ancona drejt Durrësit dhe 3 personat që udhetonin janë prezantuar si punonjës të Guardia Di Finanza, të cilët më pas janë lejuar të largohen. Mësohet se ata kanë qëndruar të paktën 12 ore në territorin e vendit tonë, ndërsa gjatë kësaj kohe ka dyshime të forta që kanë përdorur për të kryer përgjime të subjekteve të caktuara./ZËRI -

Dervishi flet për skandalin e përgjuesve të paligjshëm që iu kapën italianëve
Fundjavën e kaluar policia portuale e Durrësit ndaloi tre shtetas italianë që do të iknin me target, sepse kishin hyrë një ditë më parë në Shqipëri dhe kishin me vete një pajisje përgjuese. Por ata u lanë të lirë për të ikur, edhe pse nuk kishin autorizim për përdorimin e pajisjes. Gazetari Ferdinand Dervishi, në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se ajo ishte një pajisje përgjuese, e cila ishte futur në vend dhe është bërë debat i madh mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane dhe më pas fituan këta të fundit.
“Janë njerëz që kanë ardhur nga Italia, që punojnë për llogari të strukturave të ligjshme të shtetit italian, strukturave të policisë, antimafias, kanë ardhur, por nuk e dimë saktësisht kohën. Klodi thotë për dymbëdhjetë orë, nuk e dimë saktësisht kohën se çfarë. Unë di që ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë jo dy ditë më parë, tre apo katër ditë më parë. Është mbajtur goxha sekret dhe ka një terr informativ.Nuk është e pakët që të vijë një pajisje e tillë të instalohet në Shqipëri. Ajo pajisje, kur i afrohet një antene, e duplikon atë, shtiret sikur është antena telefonike, ta zëmë që është në Dajt, dhe ajo shtiret si e tillë, duke kapur sipas atyre një numër që mund të kenë ata të një celulari apo diçka e tillë, ose pa pa numër fare, kap një një trafik të caktuar dhe identifikon një trafik të caktuar telefonatash.
Mund të jetë përdorur për dy orë për një takim si ai i Arubës, mund të jetë përdorur për krimin e organizuar, mund të jetë përdorur për politikën, mund të jetë përdorur për shumë gjëra. Ka shumë pikëpyetje. Klodi tha dymbëdhjetë orë, por mund të ketë qënë dhe dy ditë, dhe një javë, dhe një muaj këtu. Nuk është çudi kjo pajisje. Kur pyetëm inteligjencën artificiale, se këto pajisje e mbajnë informacionin apo informacionin e transmetojnë na dha përgjigje se informacioni ikën, transmetohet. Pra, ata s’kishin nevojë për ta mbajtur pajisjen se nuk ka asnjë rëndësi për italianët.
Me sa di unë, është bërë dhe një debat shumë i madh për t’i ndaluar këta, ose jo. Një debat që është futur në linja politike dhe diplomatike, shumë fort dhe përfundimisht kanë triumfuar italianët që i kanë lejuar. Pra, është një përgjim”,-tha Dervishi.
-

Tre italianë kapen me pajisje përgjimi në Durrës/ Gazetarja: Deklaruan se janë të Guardia Di Finanza-s
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga kapja e disa pajisjeve përgjuese të paligjshme që kanë hyrë në territorin shqiptar nga tre shtetas italianë, dy prej të cilëve zyrtarë të Guardia di Finanza. E ftuar në MCN TV, Lala tha se shtetasit italianë janë lënë të largohen, por pajisja është mbajtur në Shqipëri dhe Prokuroria po heton. Gazetarja shtoi se ngjarja është fshehur dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet, ndërkohë ende nuk dihet se çfarë është përgjuar.
“Ngjarje që nuk ka marrë vëmendjen në media, nuk e kuptoj pse. Bëhet fjalë për një skandal të madh që po konsumohet në territorin e Shqipërisë. Pajisjet janë pajisje të sofistikuara përgjimi, janë në ambjentet e Prokurorisë së Durrësit. Kam rënë në dijeni të shtunën, më është konfirmuar se disa persona kishin udhëtuar me traget të linjës Bari-Durrës, kishin mbërritur të premten në Portin e Durrësit. Në automjetin e tyre, sipas burimeve të besuara, janë tre shtetas italianë, kanë hyrë në Shqipëri, kanë qëndruar 12-13 orë, mendohet se kanë kryer përgjime të paligjshme, të paautorizuar, nuk ka patur skuadër të përbashkët, pasi kanë përfunduar punën këta shtetas janë ndaluar kur do të merrnin tragetin Durrës-Ankona.
Janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza. Dy prej tyre kanë rezultuar se ishin vërtetë të tillë. Nuk dihet a kanë autorizim nga eprorët e tyre. I treti, është person i kontaktuar dhe është marrë nga zyrtarët e Guardias për të përdorur pajijset. Janë marrë në pyetje, të tre janë lejuar të largohen drejt Italisë. Pajisjet janë të bllokuara dhe pritet ti nënshtrohen ekspertimit. Prokuroria ka caktuar një prokuror. Policia e ka referuar, nuk ka reagim zyrtar, në mënyrë të fshehtë e ka dërguar në prokurori për dy vepra, përgjimi i paligjshëm dhe futja e mallrave kontrabandë. Ne kemi patur historik në lidhje me pajisje përgjuese të dyshimta, nëse ju kujtohet ka qenë pajisja IMSI Catcher, që u dyshua e u përdor edhe në burgje. U arrestua një izraelit. Ka patur edhe dy raste të tjera që janë bllokuar në hyrje ose dalje.
Rasti konkret është shqetësues pasi dy persona janë të Guardia di Finanza, ata lëvizin për anëtarë të krimit të organizuar ose politikanë që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar. Se kush është përgjuar, cili është itenerari, dhe çfarë ka ndodhur me rezultatet e përgjimit, këtë përgjigje duhet ta japë prokuroria. Autoritetet po heshtin, skandali bëhet edhe më i madh. Pse këta persona janë lejuar të largohen? Mund të mbaheshin të pakten më bllokim pasaporte derisa të bëhej ekspertimi i pajisjeve”, tha ndër të tjera Lala. -

Kush e futi pajisjen përgjuese në Shqipëri? Klodiana Lala tregon detaje: Të përfshirë politika dhe krimi i organizuar
Gazetarja Klodiana Lala, gjatë një prononcimi për një emision televiziv, dha detaje nga kapja e disa pajisjeve përgjuese të paligjshme që kanë hyrë në territorin shqiptar nga tre shtetas italianë, dy prej të cilëve zyrtarë të Guardia di Finanza.
Lala tha se shtetasit italianë janë lënë të largohen, por pajisja është mbajtur në Shqipëri dhe Prokuroria po heton. Gazetarja shtoi se ngjarja është fshehur dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet, ndërkohë ende nuk dihet se çfarë është përgjuar.
“Ngjarje që nuk ka marrë vëmendjen në media, nuk e kuptoj pse. Bëhet fjalë për një skandal të madh që po konsumohet në territorin e Shqipërisë. Pajisjet janë pajisje të sofistikuara përgjimi, janë në ambjentet e Prokurorisë së Durrësit. Kam rënë në dijeni të shtunën, më është konfirmuar se disa persona kishin udhëtuar me traget të linjës Bari-Durrës, kishin mbërritur të premten në Portin e Durrësit. Në automjetin e tyre, sipas burimeve të besuara, janë tre shtetas italianë, kanë hyrë në Shqipëri, kanë qëndruar 12-13 orë, mendohet se kanë kryer përgjime të paligjshme, të paautorizuar, nuk ka patur skuadër të përbashkët, pasi kanë përfunduar punën këta shtetas janë ndaluar kur do të merrnin tragetin Durrës-Ankona.
Janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza. Dy prej tyre kanë rezultuar se ishin vërtetë të tillë. Nuk dihet a kanë autorizim nga eprorët e tyre. I treti, është person i kontaktuar dhe është marrë nga zyrtarët e Guardias për të përdorur pajijset. Janë marrë në pyetje, të tre janë lejuar të largohen drejt Italisë.
Pajisjet janë të bllokuara dhe pritet ti nënshtrohen ekspertimit. Prokuroria ka caktuar një prokuror. Policia e ka referuar, nuk ka reagim zyrtar, në mënyrë të fshehtë e ka dërguar në prokurori për dy vepra, përgjimi i paligjshëm dhe futja e mallrave kontrabandë.
Ne kemi patur historik në lidhje me pajisje përgjuese të dyshimta, nëse ju kujtohet ka qenë pajisja IMSI Catcher, që u dyshua e u përdor edhe në burgje. U arrestua një izraelit. Ka patur edhe dy raste të tjera që janë bllokuar në hyrje ose dalje.
Rasti konkret është shqetësues pasi dy persona janë të Guardia di Finanza, ata lëvizin për anëtarë të krimit të organizuar ose politikanë që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar. Se kush është përgjuar, cili është itenerari, dhe çfarë ka ndodhur me rezultatet e përgjimit, këtë përgjigje duhet ta japë prokuroria. Autoritetet po heshtin, skandali bëhet edhe më i madh.
Pse këta persona janë lejuar të largohen? Mund të mbaheshin të pakten më bllokim pasaporte derisa të bëhej ekspertimi i pajisjeve”, tha ndër të tjera Lala. -

Igli Cara: Një grusht njerëzish po rrëmbejnë vendin, shpopullimi është i frikshëm! Të zgjohet fryma e dhjetorit ’90
Igli Cara: Një grusht njerëzish po rrëmbejnë vendin, shpopullimi është i frikshëm! Të zgjohet fryma e dhjetorit ’90
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, në një fjalim të mbajtur me rastin e 8 Dhjetorit, në foltoren e opozitës para kryeministrisë tha se sot në Shqipëri mbizotëron korrupsioni, klientelizmi dhe shpopullimi masiv. Duke evokuar lëvizjen studentore të vitit 1990, Cara theksoi se liria nuk është thjesht një dhuratë, por një thesar për të cilin duhet luftuar vazhdimisht.
Cara u ndal veçanërisht te rasti i zëvendëskryeministres.
” Ky është një rast unik në botë. Një zëvendëskryeministër e kapur në korrupsion vazhdon të jetë në detyrë,” deklaroi ai.
Deputeti Cara, theksoi se pasojat e kësaj qeverisjeje janë dramatike, ndërsa shpopullimi është i frikshëm”.
. “Sot, sipas Eurostatit, kemi 1.1 milionë qytetarë që janë larguar,” tha ai.
Në përfundim, Igli Cara bëri thirrje për veprim, duke u frymëzuar nga shpirti i Dhjetorit ’90. Ai theksoi se kjo frymë nuk duhet të jetë thjesht nostalgji, por një “thirrje për veprim”. Duke kërkuar bashkimin e qytetarëve, ai u shpreh se ka ardhur koha “për të shporrur njëherë e mirë Ramën e këtë farë të keqe rilindase që është në pushtet”, duke shprehur besimin se “e drejta do të fitojë”.
Fjala e deputetit Cara
Të nderuar profesor doktor Sali Berisha.
Të dashur demokratë, të dashur qytetarë të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.
Sot në fakt është një ditë e veçantë. Është 8 dhjetori. Është data që përjetësoi lëvizjen e studentëve të dhjetorit ’90. Si një nga kulmet më të ndritura, por atë ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare në dekadat e fundit.
Është dita kur guximi i rinisë dhe etja e saj për liri kapërcyen hijet e frikës, duke sfiduar një epokë të gjatë izolimi dhe represioni. Fati e desh të jem pjesë e asaj lëvizje. E çdo përvjetor më rikujton se ndryshimet e mëdha nuk lindin kurrë rastësisht.
Ato lindin kur qytetarët marrin përgjegjësitë për fatin e vendit të tyre, kur e kuptojnë se liria nuk është një dhuratë, por një thesar për të cilin duhet luftuar.
Shoqëria ecën përpara vetëm atëherë kur rinia ka hapësirën, guximin dhe ëndrrën për të ndërtuar të ardhmen sipas vizionit dhe potencialit të vet.
Kujtesa historike mbetet themeli i domosdoshëm mbi të cilin ngrihet një e ardhme më e drejtë dhe më humane. Liria nuk është thjesht dhe vetëm një e drejtë apo dhuratë për të folur. Liria mbi të gjitha është një mundësi, një mundësi për të ardhmen. Por, mbi të gjitha kjo kërkon dhe angazhim maksimal.
Reflektimi mbi të shkuarën totalitare është i domosdoshëm për të kuptuar peshën e të drejtave që gëzojmë sot dhe për të mos lejuar që historia të përsëritet.
Ndryshimi i dhjetorit ’90 u bë i mundur sepse të rinjtë e asaj kohe vepruan së bashku. Nga auditoret te sheshet, duke mposhtur frikën, duke thyer izolimin dhe duke ringjallur shpresën.
Me këtë rast dua të bëj një përshëndetje të veçantë për të gjithë studentët e dhjetorit të vitit ’90 dhe në mënyrë të veçantë për liderin e asaj periudhe, Azem Hajdarin.
Dhe sot, 8 dhjetori është një ditë reflektimi shoqëror, një kujtesë se rinia duhet të ketë një rol më të madh në jetën publike, më shumë mundësi për të vepruar, më shumë hapësirë për të ndërtuar ëndrrën e saj. Sot me të drejtë të gjithë kudo bëjnë pyetjen, a jemi vërtetë të lirë? A jemi të lirë kur tregu sundohet nga miqtë e Ramës? A jemi të lirë kur pushteti ekonomik u jep privilegje vetëm një grushti njerëzish afër Ramës? A jemi të lirë ku vota blihet? Kur administrata kërcënohet? Kur bandat bëjnë ligjin? A jemi të lirë ku media bëhet palë me pushtetin? Me njëherë me dëshirë dhe njëherë me kërbaç. A mundet të flasim për liri kur korrupsioni ka arritur në nivele marramendëse dhe kur ministra, zëvendësministra, drejtorë, kryetarë bashkish janë dënuar apo janë në radhë kandidatë për burg. A mund të flasim për liri kur me dosjen McGonigal vazhdon dhe zëvendëskryeministre e këtij vendit që mbrohet nga zoti Rama dhe ky është një rast unik në botë. Një zëvendëskryeministër e kapur në korrupsion vazhdon të jetë në detyrë. Korrupsioni miqtë e mi nuk është gabim njerëzor, jo. Korrupsioni është dhunë. është dhunë ndaj të drejtës, dhunë ndaj mirëqënies, dhunë ndaj shpresës, dhunë ndaj mundësive, dhunë ndaj çdo qytetari që përpiqet të ndërtojë jetën e tij. A e shohim ne të gjithë këtë realitet? Absolutisht që po. A jemi në gjendje të kuptojmë që çdo marrëveshje e fshehtë, çdo favor politik me pasuritë kombëtare dhe fondet publike në thelb është një goditje ndaj shqiptarëve dhe ndaj së ardhmes. Po çfarë është në fund kombi, Shqipëria? Janë pikërisht tokat, pasuritë kombëtare, familja, banorët. A janë këto elementë sot të goditur rëndë nga ky i ashtuquajtur kryeministër dhe banda e tij? A janë pronat publike që po i jepen miqve të Ramës dhe arriti kulmin me portin me asetin më të madh publik që ka Shqipëria, me portin e Durrësit. Po çfarë ka sjellë kjo në fund të fare? Ka sjellë pikërisht atë shpopullimin e frikshëm. Sepse sot sipas Eurostatit kemi 1.1 milionë qytetarë që janë larguar. Fshatra e komuna që ekzistojnë në letër, sepse nuk ka më njerëz. Kapitali më i rëndësishëm që është kapitali njerëzor, sot është 40% më pak. Emigrimi nuk ka pse të jetë fati i pashmangshëm i fëmijëve tanë.
Emigrimi është pasojë e padrejtësive, e mungesës së mundësive. Është pasojë e një sistemi që nuk shpërblen më të mirin, talentin dhe punën e ndershme. Dhe me të drejtë të gjithë janë të shqetësuar dhe për goditjen e fundit që i dhanë dhe familjes me ligjin e barazisë gjinore.
Goditën pikërisht atë qelizë, qelizën më të rëndësishme të shoqërisë, që është familja. Të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë, liria nuk është vetëm një fjalë, por është një mundësi për të vepruar, për të ndërtuar të ardhmen tonë pa pengesa.
Fryma e dhjetorit ’90 nuk është dhe nuk duhet të jetë vetëm nostalgji, por është dhe duhet të jetë thirrje për veprim. Koha nuk pret. Shpresa, guximi, drejtësia duhet të triumfojnë dhe ne duhet të tregojmë që jemi të gatshëm për të qëndruar krah tyre. Sepse një shoqëri që nuk e bën këtë, do të jetë gjithnjë e më shumë pa liri dhe qytetarët pa drejtësi.
Sot, si atëherë, liria kërkon që të jemi të gjithë bashkë për të shporrur njëherë e mirë Ramën e këtë farë të keqe rilindase që është në pushtet. Kini besim miq, ne do të fitojmë, e drejta do të fitojë.
Një grusht njerëzish po rrëmbejnë vendin, Fryma e dhjetorit ’90 nuk duhet të jetë vetëm nostalgji -

VIDEO-Ishte i pranishëm sot, Salianji flet pas përfundimit të “Foltores”: Kam qenë në çdo protestë, nuk është gjë e re
Menjëherë pas përfundimit të Foltores së PD-së para Kryeministrisë, ku edhe ai ishte i pranishëm, Ervin Salianji erdhi në studion e Euronews Albania.
Duke iu përgjigjur gazetares Mirela Milori për vëmendjen që mori pjesëmarrja e tij dhe e Ilir Alimehmetit në protestë, ai tha se nuk ka pse të jetë lajm, pasi “ne jemi në Partinë Demokratike”.
Salianji u shpreh se nuk është gjë e re pjesëmarrja e tij në protesta, pasi, sipas tij, ka qenë në të gjitha protestat e PD-së dhe do të jetë kudo në organizimet e PD-së dhe opozitës, pasi ai dhe Alimehmeti janë pjesë e PD-së.
Ai tha se “u takova me disa deputetë, por me zotin Berisha jo”.
“Ne jemi në PD, i jemi nënshtruar vendimmarrjeve kolegjiale të partisë. Kjo është një protestë që zyrtarisht quhet Foltore, pavarësisht që unë mendoj se duhet të ketë revoltë dhe jo muzikë. Unë jam aty, ku janë demokratët, pavarësisht formës që ka reagimi i shoqërisë apo i opozitës. Nuk është hera e parë që jam pjesë e protestave, kam qenë në çdo protestë, pavarësisht që askush nga njerëzit më të votuar në PD dhe me kontribut të jashtëzakonshëm nuk ka pasur mundësi të marrë fjalën,” tha ai.
Gazetarja Mirela Milori i kujtoi se pjesëmarrja e tij në protestë erdhi pas takimit të Durrësit, ku zoti Berisha tha se çdo takim jashtë partie është privat.
“Takimet që po zhvillojmë janë me demokratë. Unë jam në politikë për të përfaqësuar demokratët, dhe nëse edhe një demokrat ndihet i përjashtuar apo i neglizhuar, unë do të jem aty për ta takuar, pavarësisht çfarë mendon linja zyrtare e PD-së. Kam provuar që, marr dhe kosto personale për të mbështetur individët që kanë kontribuar në rrugëtimin tim politik. Ju e patë sa shumë persona ishin në Durrës, ishin gjithë struktura e PD-së së atij qyteti, njerëz që kanë sakrifikuar dhe kanë mbajtur gjallë PD. Do jem aty kudo ku ka njerëz të tillë. Unë mendoj se PD duhet të dëgjojë më shumë sesa të flasë dhe të reflektojë për vendimmarrjet e gabuara,” tha Salianji. -

Opozita mban “Foltoren 2” para Kryeministrisë, i pranishëm dhe Ervin Salianji, zbut raportet me Berishën?
Në protestën e thirrur nga opozita këtë të hënë, nuk ka munguar dhe anëtari i Kryesisë së PD, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.
Si organizator i tureve me strukturat e PD, e cila nisi nga Durrësi, lëvizje që synon rizgjimin e PD, Salianji ka kritikuar Foltoret, duke kërkuar revoltë për rrëzimin e qeverisë.Sot ai ka qenë i pranishëm në këtë protestë që mblidhet në një ditë të rëndësishme për opozitën, 8 dhjetori i lëvizjes studentore të 1990.
Kjo është foltorja e katërt e opozitës pas shpërthimit të skandalit të Belinda Ballukut