Tag: Durrës

  • Shkodra strehë e kanabisit, kultivon 87% të totalit të zbuluar në gjithë vendin

    Shkodra strehë e kanabisit, kultivon 87% të totalit të zbuluar në gjithë vendin

    Një shtëpi bari, zbuluar të dielën e 2 nëntorit në Malësinë e Madhe në Shkodër, është një nga operacionet e fundit të policisë përgjatë vitit 2025. Në 12 qarqe Policia e Shtetit ndihmuar sërish nga Guardia di Finanza italiane, gjeti dhe asgjësoi 213,856 bimë dhe fidanë kanabis. Krahasuar me vitin 2024, shifrat janë më të ulëta, me 137,705 rrënjë e fidanë më pak.
    KANABIS I ASGJËSUAR

    2025: 213,856 bimë dhe fidanë2024: 351,561 bimë dhe fidanë

    Prej disa vitesh qarku i Shkodrës konfirmohet në krye të listës, me mbi 87% të rasteve të zbuluar në këtë territor, dhe një total prej 186,460 bimësh dhe fidanësh të asgjësuar. I dyti në radhë është Fieri me 9,305 rrënjë kanabis, ndjekur nga Lezha, Tirana, Durrësi, Dibra dhe Vlora. I fundit në renditje, me numër shumë të ulët rrënjësh kanabisi të asgjësuara është qarku i Korçës, me vetëm 4 bimë kanabis të zbuluara.

    QARKU TOTALI BIMË & FIDANË
    Shkodër 186,460 bimë & fidanëFier 9,305 bimë & fidanëLezhë 8,123 bimë & fidanëTiranë 3,088 bimë & fidanëDurrës 1,931 bimë & fidanëDibër 1,800 bimë & fidanëVlorë 1,279 bimë & fidanëGjirokastër 736 bimë & fidanëKukës 642 bimë & fidanëElbasan 297 bimë & fidanëBerat 191 bimë & fidanëKorçë 4 bimë & fidanë
    Të paktën 182 persona u identifikuan si të përfshirë direkt në kultivimin e bimëve narkotike. Shumica e tyre, 141 persona, u arrestuan. Të tjerët, një pjesë janë në hetim e disa të shpallur në kërkim. Krahasuar më vitin e shkuar ka më pak persona të implikuar, por më shumë që kanë përfunduar në pranga.
    PËRFSHIRË NË KULTIVIM
    2025: 182 persona (141 të arrestuar)2024: 184 persona (128 të arrestuar)
    Gjatë operacionit të pak ditëve më parë në Malësinë e Madhe, përveç dy personave të dyshuar si autorë, në pranga përfunduan edhe 4 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Në total gjatë këtij viti, për të njëjtën akuzë apo dhe moskallëzim krimi, janë hetuar 160 zyrtarë, kryetar njësie administrative, kryetarë fshatrash, punonjës të OSHEE-së, inspektorë mjedisi dhe pyjesh. Prej tyre vetëm dy u arrestuan. Një vit më parë, nën hetim përfunduan 103 zyrtarë.
    ZYRTARË TË HETUAR
    2025: 160 zyrtarë2024: 103 zyrtarë

  • Banorët e Durrësit protestë te Kryeministria: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

    Banorët e Durrësit protestë te Kryeministria: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

    74 familje nga Durrësi kanë protestuar sot përpara godinës së Kryeministrisë, kundër vendimit të autoriteteve, projektit TID për shembjen e banesave të tyre në zonën pranë amfiteatrit të qytetit. Banorët shprehen se janë njoftuar papritur se shtëpitë e tyre do të prishen për t’i hapur vendin një lulishteje publike, pa u pyetur dhe pa u marrë dakordësia e tyre.

    Prej ditësh, 74 familjet që preken nga zbatimi i projektit TID kanë nisur të kërkojnë mbështetjen e familjeve durrsake për nënshkrimin e peticionit kundër shpronësimeve të padrejta. Sipas protestuesve, procesi i shpronësimit po bëhet me çmime reference, që nuk pasqyrojnë vlerën reale të pronave dhe nuk u japin mundësi të blejnë një banesë të re. Ata thonë se kanë marrë vetëm tre muaj afat për të plotësuar dokumentet e shpronësimit, ndërsa ndihen të pambrojtur dhe të injoruar nga institucionet.
    “Po na heqin nga shtëpitë tona për një lulishte, pa asnjë alternativë strehimi,” u shprehën banorët në protestë, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për rishikimin e vendimit dhe respektimin e të drejtës së tyre të pronës. Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat deri në anulimin e projektit në formën aktuale.

     

  • Bulqiza në vend numëro/ Gjashtë vite nga tërmeti i 2019-ë asnjë ndërhyrje, dy pallate mbeten ende të dëmtuara

    Bulqiza në vend numëro/ Gjashtë vite nga tërmeti i 2019-ë asnjë ndërhyrje, dy pallate mbeten ende të dëmtuara

    Në qytetin e Bulqizës, edhe pse kanë kaluar gati 6 vite nga tërmeti i vitit 2019, dy pallate vazhdojnë të jenë të pabanueshme. Njëri ndodhet në qytetin e ri të Bulqizës dhe tjetri në qytetin e vjetër. Në total, 33 familje janë prekur  15 në pallatin e qytetit të ri dhe 18 në atë të qytetit të vjetër.
    Banorët shprehen se ende nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare dhe kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përkatëse. Sipas tyre, jetesa në këto kushte është e vështirë, ndërsa shumë familje janë detyruar të shpërngulen drejt Tiranës, Durrësit apo edhe jashtë vendit.
    Nga ana tjetër, specialistë të fushës, inxhinierë dhe gjeologë që kanë inspektuar zonën, pohojnë se nevojitet një studim i hollësishëm për të përcaktuar lëvizjet e tokës, pasi sipas tyre çdo vit në atë zonë vërehen ndryshime gjeologjike.
    përfaqësues të Bashkisë Bulqizë thanë se familjeve të prekura u është paguar bonusi i qirasë, ndërsa bashkia është në pritje të përgjigjes përfundimtare nga Instituti i Gjeologjisë për të nisur ndërhyrjet e nevojshme në terren.

  • Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Dëshmitari: ‘Do të pres fytin, pse se mbarove punën’, Dervishaj kërkon ‘Rrumin’: Ç’punë kanë kta

    Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Dëshmitari: ‘Do të pres fytin, pse se mbarove punën’, Dervishaj kërkon ‘Rrumin’: Ç’punë kanë kta

    TIRANË-Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, sot deputet i Sali Berishës në Kuvend. Në seancë, Prokurori i SPAK Adnan Xholi lexoi deklarimet e një dëshmitari okular që ka parë automjetet që u përdorën në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.
    “Dy makinat ndaluan dhe pashë që personat që dolën filluan të debatojnë. Njëri që kishte thikë në dorë i tha ‘Pse se mbarove punën, do ta pres fytin te…robt’”, kjo ishte dëshmia që u lexua nga Prokurori. 
    Ndërkohë prokurori lexoi edhe deklarimet e dhëna nga Aleksandër Laho pas ngjarjes ku ai mbeti i plagosur. Edhe “Rrumi” nuk është gjetur për t’u thirrur si dëshmitar pasi ai është person i shpallur në kërkim. 
    “Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani. Më parë kam pas Ermin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin, kam shkuar tek lokal Korali në plazh për të ngrënë drekë. Në lokal kam ngrënë drekë dhe më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë. Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë s’e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot,”-shprehej në dëshminë e tij asakohe Laho.
    Ndërkohë, Plaurent Dervishaj kërkoi që të jenë prezent në sallë dëshmitarët, teksa tha: “Dëshmitarët duhet të vijnë në sallë të na shohin a jemi ne ato personat te Benzi. Ç’punë kanë këto dëshmitarë me procesin tim. S’e kuptoj’.
    Julian Meçe: Unë këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar me datë 1 nëntor më ka arrestuar policia, s’më ka gjetur faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj.
    Laho është ende në kërkim edhe pse ndaj tij ka tre urdhër-arreste, një nga polica, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK, për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. I njohur edhe me nofkën “Rrumi i Shijakut”, Aleksandër Laho është një personazh shumë i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërkohë që emri i tij u përmend edhe gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti dhe i plagosur. 
    Arjan Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, “Rumin e Shijakut”. Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Ai u hetua për të tri kriteret dhe gjatë vlerësimit të figurës së tij, u konstatua papështatshmëri e figurës, pasi dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penalë gjatë detyrës së tij. Por edhe pse s’mund të ishte më pjesë e drejtësisë, në maj të këtij viti, Ndoji garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, duke ia dalë që të fitonte mandatin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI

  • ‘Ndodhi në 2 min, po pija cigare jashtë’ Djali vrau të atin, nëna: Ore qen ma mbylle derën…e goditi 3-4 herë me thikë

    ‘Ndodhi në 2 min, po pija cigare jashtë’ Djali vrau të atin, nëna: Ore qen ma mbylle derën…e goditi 3-4 herë me thikë

    Marjan dhe Pjetër Kodheli

    DURRËS-Bashkëshortja e Pjetër Kodhelit, i cili u vra me thikë nga djali i tij Marjan Kodheli mesditën e 28 tetorit në shtëpinë e tyre në Shkallnur të Durrësit ka rrëfyer skenën e ngjarjes së rëndë. Nëna shprehet se i biri kishte kaluar disa faza depresioni dhe ishte i mbyllur në vetvete. Duke rrëfyer detaje nga dita e ngjarjes, ajo tregon se gjithçka ndodhi në 2 minuta dhe nuk kishte asnjë debat.
    Gruaja e të ndjerit ka treguar se në momentin kur ndodhi krimi i rëndë, ndodhej jashtë banesës për të pirë cigare dhe ka djeni çfarë ndodhi mes babë e bir, vetëm dëgjoi zërin e burrit dhe u fut menjëherë në banesë. Nëna e 25-vjeçarit tregon se viktima po mbrohej, ndërsa i biri mund ta ketë goditur 3-4 herë dhe sërish kërkoi ta qëllonte. Ajo ka treguar se ka gjetur edhe një letër të djalit të saj me fjalë të pakuptimta.
    “Në letër u gjetën fjalë të pakuptimta. Hëngri drekë. Ishin tezja dhe halla e tij aty. Ato donin të hanin bashkë. Nuk kishim asnjë debat; ai rrinte i mbyllur. Përleshja zgjati vetëm dy minuta. Unë dola të pija një cigare dhe e piva kot e ndeza. Nuk di çfarë ndodhi mes tyre. Ai ishte i mbyllur në vetvete dhe nuk fliste. Nuk ndjeva zërin, se dritarja ishte hapur. Vetëm kur më thirri burri, shoh. Burri u mbrojt dhe nuk kishte asgjë në dorë. Thika nuk ishte e imja; do ta kem blerë. Burri po mbrohej dhe djali mund ta ketë goditur pa mendje, 3-4 herë. Një goditje ishte e dukshme se e kishte në zemër. Më preku pak thika kur e kapa nga dora. Ai donte ta godiste përsëri burrin, jo mua. Kishte kaluar në depresion. Nuk kishte mllef, ishte depresion. Letra e gjeta në dhomën e tij. Ishte një dhomë pritjeje dhe ishte me ngjyrë të bardhë,”-rrëfen nëna e 25-vjeçarit në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.
    Ajo theksoi se i biri nuk foli fare gjatë shoqërimit në komisariat, por vetëm e pa me bisht të syrit, ndërsa shtoi se nuk ka mundësi financiare për t’i gjetur avokat dhe psikolog.
    “Kur isha në polici i thashë “ore qen ma mbylle derën”, nuk foli fare vetëm më pa në bisht të syrit. T’i gjeja avokat dhe psikolog do ishte ndihmë e madhe për mua, por skam mundësi”, u shpreh ajo.

    Avokatët dhe prokurorja kanë kërkuar një ekspertim psikik për 25-vjeçarin, ndërsa Gjykata vendosi arrest me burg për të riun. Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 tetor në shtëpinë e familjes në Shkallnur të Durrësit. 69-vjeçari Kodheli u godit me thikë nga i biri. Pas dy orësh ndjekje nga policia, 25-vjeçari u kap nga Policia. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia tha se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

  • “Jam i papunë, jetoj në…”/ Ndodhej në mjet me Arjan Ndojn kur iu bë atentat, dëshmia e “Rrumit”: Më kërkoi të udhëtoja në makinë me të!

    “Jam i papunë, jetoj në…”/ Ndodhej në mjet me Arjan Ndojn kur iu bë atentat, dëshmia e “Rrumit”: Më kërkoi të udhëtoja në makinë me të!

    Është zhvilluar sot në GJKKO seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-Prokurorit, Arjan Ndoji më 1 Nëntor 2019 tek mbikalimi i Durrësit, ku si pasojë e plumbave humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku. 
    Sot pritej që në sallën e gjyqit të paraqiteshin 3 dëshmitarë, por që asnjëri prej tyre s’është gjetur në banesë. 
    Prokuroria e Posaçme bëri kërkesë gjykatës që të lexoheshin deklarimet e dhëna në fazën e hetimeve paraprake. 
    Gjatë seancës u lexua dëshmia e të miturve të cilët kanë parë mjetin tip Mercedes Benz, që u përdor për atentatin ndaj Arjan Ndojës, i cili ndodhej në automjet së bashku me personazhin e njohurt të krimit, Aleksandër Lahos, alias Pellumb Muharremi. 
    Aleksander Laho: Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani, më parë kam pas Ermin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin kam shkuar tek lokal korali në plazh për të ngrënë drekë. Në lokal kam ngrënë drekë dhe më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë. 
    Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. 
    Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë s’e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot. 
    Ndërsa dy të akuzuarit për ngjarjen kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre. 
    Vetëm për ty që je përdorues i IQOS, zbulo 1000 Përvoja Unike!IQOS Shqipëri 
    Plarent Dervishaj: Dëgjova zotin prokuror që tha ‘të vijnë dëshmitarët në gjyq dhe të japin shpjegimet këtu dhe ta shohin nëse jam unë apo nuk jam unë, apo bashkëvuajtësi im’. Në bazë të dëshmisë që ka dhënë Aleksandër Laho, zoti Prokurori i besoni asaj dëshmie apo jo? Sikur nuk shkojnë këto gjëra janë kontradiktore? 
    Julian Meçe: Unë këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar me datë 1 nëntor më ka arrestuar policia, s’më ka gjetur faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj. 
    Në seancën e radhës, Prokurori theksoi se kërkon të pyesë të dy të pandehurit në proces gjykimi, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, po ashtu edhe të bashkëpandehurve në një procedim të lidhur, të cilët janë gjykuar në procese te tjera për të njëjtën çështje. 

  • “Shpëto veten, lajmëro policinë”/ Djali vret babanë, flet bashkëshortja e Pjetër Kodhelit: Pashë tmerr me sy! I gjeta të dy…

    “Shpëto veten, lajmëro policinë”/ Djali vret babanë, flet bashkëshortja e Pjetër Kodhelit: Pashë tmerr me sy! I gjeta të dy…

    Një krim i rëndë në familje tronditi vendin. 25-vjeçari Marjan Kodheli goditi me thikë në zemër babanë e tij, Pjetër Kodheli, brenda banesës së tyre në fshatin Shkallnur të Durrësit. 
    Ngjarja u zhvillua brenda disa minutave, ku familja Kodheli sapo kishte mbaruar së konsumuari drekën me disa të afërm të tyre. Në një intervistë ekskluzive të nënës së autorit, e cila ka qenë e vetmja dëshmitare në momentin e ngjarjes, detajet janë horror. 
    Ajo rrëfen për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24, se ishin vetëm 2 minuta që vendosën fatin tragjik të bashkëshortit. Ajo u shpreh mes dhimbjes se sapo kishim ngrënë drekën, bëmë përcjelljen e të afërmve dhe unë sapo dola nga dhoma ku ndodheshin babë e bir, vetëm kur dëgjova zërin e bashkëshortit që më tha: “Shpëto veten, lajmëro policinë”. Hyra brenda dhe e gjeta djalin duke e qëlluar ende. E rrëmbeva dhe tentova t’i heq thikën, ai u largua, ndërsa bashkëshorti ishte përmbys dhe kur e ktheva u mbulua nga gjaku – shprehet ajo. 
    “Kam parë tmerr me sy atë ditë. I gjeta të dy duke u përleshur, më parë nuk kishin zënka. Kishim konsumuar drekën, unë dola të ndez një cigare dhe kur u ktheva i gjeta ashtu.Më 22 qershor djali ishte kthyer nga emigrimi. Nga data 15 shtator nisi të mbyllej në vetvete me zor ia nxirrnim fjalët”, tha ai. 
     

  • Meta: Çfarë mendoj për vdekjen e Nanos, si donte të më arrestonte Berisha me dëshmi false?! Na duhet një Vasil Laçi!

    Meta: Çfarë mendoj për vdekjen e Nanos, si donte të më arrestonte Berisha me dëshmi false?! Na duhet një Vasil Laçi!

    Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Syri Tv nga burgu, ku flet për vdekjen e Fatos Nanos.
    Ndërkohë pak ditë më parë u nda nga jeta ish-kryeministri, Fatos Nano, lideri historik i PS. Si e përjetuat?
    Ilir Meta: Me keqardhje pasi në çdo rast ishte një ikje e parakohshme edhe pse jo e papritur.
    Po kështu jeta e tij politike ishte e mbushur me plot drama dhe sfida, përfshirë këtu edhe burgosjen e tij politike.
    Por të dëgjoje “palloshin e gjatë” sipas vetë burimeve të SPAK-ut, që keqpërdorte një ceremoni mortore për të sulmuar ata që burgosën Fatosin në vitin 1993 dhe të cilët Nano vet i fali ndërkohë që ky pas 30 vitesh ka burgosur, proceduar penalisht e rrëmbyer në mënyrë mafioze drejtuesit e opozitës është vërtetë shumë për të vjellë se deri ku shkon pafytyrësia dhe instrumentalizimi i vdekjes për qëllime ordinere politike.
    Dhe kush ishte tronditur kaq shumë?
    Ky që i tha Fatosit se ishte bërë si Robert Çamçakizi.
    Në raste të tilla duhet të mbizotërojë humanizmi, respekti për të ndjerin dhe familjen, por edhe për institucionet që ka përfaqësuar, shtetërore apo partiake.
    Vetëm një njeri i zi, sterrë, si Edi Rama mund të keqpërdorë një ceremoni të rëndësishme mortore, që ndodh vetëm njëherë për të provokuar emocione negative.
    Ju keni qenë kundërshtari kryesor i tij në PS, gjë që çoi dhe në ndarjen e saj. Cili është vlerësimi juaj për të sot?
    Ilir Meta: Që të jemi korrekt me të vërtetat historike, ndarjen nuk e zgjodha unë por Fatosi, apo akoma më saktë ata që ndikonin më shumë te ai për interesat e tyre dhe jo të Fatosit e PS.
    E harruat Kongresin e “kongresmenëve” kur u asgjësua votimi i fshehtë dhe demokratik dhe jo vetëm unë por edhe shumë personalitete të tjera të PS u fshinë nga KPD?
    Për të evituar ndarjen e PS unë kisha rënë dakord me Z. Ruçi, me kërkesë të tij, në një takim që bëmë në Linzë, që unë të mos kandidoja për kryetar të PS, por të kishim një vëzhgues në Komisionin e Votimit, gjë që u pranua në atë takim por nuk u pranua në Kongres nga Nano.
    Në Qershor-Korrik 2002 u bë një marrëveshje e madhe midis Nanos, Berishës dhe meje.
    Nano donte vetëm një marrëveshje Nano-Meta, e cila ishte e mirëpërcaktuar që në Qershor të bëhej Kongresi i PS ku unë të zgjidhesha Kryetar i PS dhe Kryeministër dhe ai në korrik të zgjidhej President meqënëse kishim 87 vota (bashkë me votat e “Dushkut”).
    Unë nuk e pranova këtë marrëveshje pasi kishte dalë rezoluta e Parlamentit Europian, që dënonte fenomenin e “Dushkut” dhe kërkonte një President konsensual për të mos bllokuar procesin e integrimit europian.
    Ndaj me insistimin tim u bë ajo zgjidhje politike pas takimit tim me Berishën në hotel Rogner, ku i propozova ambasadorin Kuko si President për të cilin ai ra dakord.
    E në fund u dakordësuam për Z. Moisiu, pasi Z. Kuko refuzoi dhe sot unë i jap shumë të drejtë atij edhe pse atëherë u mërzita shumë me të.
    Ishte kjo zgjidhje politike që bëmë, e cila garantoi çeljen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Por më pas këto negociata gati ngrinë për arsyet që dihen, që nga doganat e korrupsioni e shumë angazhime të pambajtura. Kjo situatë solli edhe dorëheqjen time nga zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm.
    Është e padiskutueshme se nëse Nano do t’i kishte qëndruar marrëveshjes që bëmë, jo vetëm Shqipëria do ishte bërë me kohë anëtare e BE, por edhe ai natyrshëm do ishte bërë edhe president.
    Nuk ishte rastësi që Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit u përmbyll dhe u firmos vetëm pas rotacionit të 2005.
    Natyrisht ky shpjegim që dhashë nuk hedh poshtë kontributet e tij positive në politikën shqiptare dhe hapjen e PS. Ai kishte një kulturë të gjithanshme dhe një nënë të mrekullueshme nga një familje e shquar si e Shuteriqëve.
    Babai im u gëzua shumë kur Nano u bë kryeministër pasi e njihte nga afër nënën e tij, Marien, sepse kishin qenë mësues në shkollën “Skënderbej” dhe fliste me shumë admirim për të.
    Si sot e mbaj mend atë pasdite në të errur, kur bashkë me Z. Ruçi shkuam në burgun e Bënçës për t’i dhënë lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së tij.
    Ne ishim në një gjendje shumë të rënduar sepse deri atëherë nuk ishte dhënë leja që Nano të merrte pjesë ne ceremoninë e përcjelljes së nënës.
    Por nata ndonjëherë sjell këshilla të mira dhe Nano të paktën u lejua të përcillte nënën e tij të mrekullueshme por edhe të takohej me të afërmit dhe bashkëpunëtorët.
    A shihni ndonjë lidhje midis burgosjes politike të Nanos dhe tuajës?
    Ilir Meta: Absolutisht jo, pasi hetimi kishte nisur në Itali, për qëllime të brendshme të politikës italiane se donin të godisnin Gianni de Michelisin dhe bashkë me të Bettino Craxin dhe kjo u keqpërdor në Shqipëri për Nanon.
    Të mos harrojmë se një faktor i rëndësishëm ishte edhe angazhimi i një diplomati shumë të rëndësishëm në Tiranë, i cili sillej si bashkëkryetar i PD në atë kohë dhe bënte thirrje publike për largimin nga puna të socialistëve dhe ishte më ekstremist se Berisha në atë kohë dhe që me të drejtë Fatosi  e cilësonte “me thikë në gojë”.
    Atëherë ai diplomat bashkë me miratimin e arrestimit të Fatosit bënte thirrje edhe për miratimin e reformave, siç ishte e famshmja “Reforma e Plepave”.
    Po kështu, Nano u arrestua në Prokurori dhe nuk u rrëmbye në rrugë me maska.
    Gjithashtu, Shqipëria atëherë nuk ishte as në Këshillin e Europës dhe as në NATO.
    Njëkohësisht më vonë Berisha do të reflektonte dhe pranonte se ai arrestim ishte bërë edhe nga presione të brendshme.
    Në shtator 1992 ata donin të më arrestonin mua që isha vetëm 23 vjeç dhe më hoqën imunitetin për një vit derisa arrestuan Nanon.
    Nëse nuk u burgosa atëherë kjo ndodhi sepse Prokurori i Përgjithshëm, Z. Maks Haxhia nuk pranoi të firmoste për arrestimin tim dhe po kështu sepse një drejtues politik me shumë integritet në atë kohë si Z. Pashk Tusha, nuk pranoi të firmoste një dëshmi të rreme kundër meje, ndërkohë që një drejtues policie nga Skrapari e kishte bërë një palaçollëk të tillë.
    Nuk them se gjithë ajo histori ishte e trilluar nga Berisha, por ministrat e tij të Brendshëm dhe të Mbrojtjes bënë çdo gjë për të më burgosur mua vetëm për poshtërimin që populli i Poliçanit i kishte bërë dhunës së forcave special.
    Nano kur ishte në burg tha një fjali kuptimplote se çdo politikan duhet të bëjë burgun e tij dhe unë po e bëj plot vetëbesim për të ardhmen time dhe të vendit tim.
    Më mirë këtu në qelinë numër 5 të vendit tim se kudo tjetër në botë.
    Atë ëndërr që unë nuk e realizova për vete për të studiuar jashtë e realizova për tre fëmijët e mi. Në moshën e tyre unë isha ose anëtar Qeverie, ose nënkryetar i PS, ose në krye të Lëvizjes Studentore, që solli pluralizmin politik.
    Unë vetë jam jo vetëm një protagonist i sjelljes së pluralizmit politik, por jam edhe një krijesë politike e tij, ndaj është detyra ime ta mbroj edhe këtu “shtetrrethimin” nga Narkoshteti që kërkon të asgjësojë bashkë me pluralizmin politik edhe familjen shqiptare me ligjin sorosist dhe identitetin tonë kombëtar e kulturor dhe ta shndërrojë Shqipërinë në një territor për pastrimin e parave të mafias ndërkombëtare.
    Çdo shtëpi ka një tualet. Ne nuk duhet të pranojmë që Shqipëria të jetë tualeti i askujt.
    Kombi ynë ka ekzistuar edhe para formimit të NATO-s edhe përpara themelimit të BE.
    Ne do të ekzistojmë edhe në të ardhmen se nuk jeni racë që shuhemi, por që mbijetojmë.
    Koha do ta provojë. Me qetësi dhe llogari.
    Vasil Laçi ishte një fëmijë jetim kur vuri në vend dinjitetin e një kombi të tërë të poshtëruar nga pushtimi dhe dha jetën në lulen e rinisë për të zgjuar krenarinë dhe rezistencën kombëtare.
    Askush nuk i mban mend tërë ata shqiptarëfolës që duartrokisnin pushtuesin atë ditë te rruga e Durrësit.
    Por të gjithë do kujtojnë me nderim veprën e Vasil Laçit. Askush më 7 Prill nuk nderon ish-Mbretin Zog edhe pse ai pati meritën të refuzonte pushtimin. Por të gjithë kujtojnë më 7 Prill një oficer të thjeshtë si Mujo Ulqinaku, që shpëtoi nderin e Shqipërisë.
    Toka jonë nuk i duron dot çibanët e huaj. Kjo do provohet shumë shpejt.
    Unë kam lindur në familje patriotësh të njohur në krahinën e Skraparit dhe jam krenar që eci në rrugën e gjyshërve të mi. Malet tona më të larta.

  • Rritje temperaturash dhe rrebeshe, ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

    Rritje temperaturash dhe rrebeshe, ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

    Rritje temperaturash dhe rrebeshe afatshkurtra ka paralajmëruar meteorologia Tanja Porja për ditën e sotme dhe këtë fundjavë. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN, ajo tha se rrebeshet do të nisin në orët e pasdites, ndërsa era do të jetë e fortë në hapësirat detare.

    “Vranësira të dukshëm në territor. Kemi një rritje të lehtë të temperaturave në mëngjes edhe në mesditë 23 gradë është maksimumi i ditës së sotme.  Do të kemi rrebeshe afatshkurtra në orët e vona të pasdites dhe era do të jetë e fortë në hapësirat kryesisht në kanalin e Otrantos. Në orët e natës dhe paraditja e sotme kanë pasur shtim të vranësirave gjatë natës. Do të kemi prezence të reshjeve të pakta paraditen e sotme në verilindje dhe në qendër. Termometri ka shënuar rritje me 4 gradë”.

    Sipas meteorologes së A2 CNN edhe paraditen e sotme do të kemi prezencë të reshjeve

    “Në pjesën e dytë të ditës vranësira shtohen në të gjithë territorin, presim reshje të pakta në zonat jugore , më të konsiderueshme në veri e zonat qendër”.

    Porja theksoi reshjet do të intensifikohen gjatë natës, ndërsa paralajmëroi se Lezha Shkodra dhe Durrësi rrezikohen nga përmbytjet.

    “Në mesnatë, gjatë natës dhe ditën e nesërme reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Rrezikohen Shkodra, Lezha dhe Durrësi nga përmbytjet”.  

    Sipas meteorologes së A2 CNN, reshjet do të vijojnë përgjatë gjithë fundjavës dhe do të ketë ndryshime të lehta të temperaturave.

  • Çfarë ndodhi? Tre zyrtarë shtetëror mësyjnë në qelinë e Erion Veliajt (Detaje)

    Çfarë ndodhi? Tre zyrtarë shtetëror mësyjnë në qelinë e Erion Veliajt (Detaje)

    Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me dy komisionerët, Ahmet Prenci dhe Besnik Dedja kanë vizituar në ambientet e burgut të Durrësit, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
    Sipas raportimeve në media, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca është kërkuar nga Erion Veliaj ndërsa arsyet konkrete janë ende të paqarta.
    Pak muaj më parë, pas disa denoncimeve publike se Veliaj dhe Meta po mbaheshin në kushte tepër të këqija në qeli, Avokati i Popullit nisi kryesisht një verifikim.
    Komisioneri Ahmet Prençi vizitoi në burgun e Durrësit kryebashkiakun Veliaj, i cili kishte paraqitur një ankesë për masat ekstreme të sigurisë që u zbatuan gjatë shoqërimit të tij në një spital të Durrësit, ku ai iu nënshtrua një ekzaminimi periodik. Në atë rast, transferimi i tij për në spital ishte kryer nga dhjetëra forca policie, ndërsa disa prej tyre qëndruan të pranishëm në dhomën e mjekut edhe gjatë kohës që ai kryente ekzaminimet mjekësore.
    Ndërkohë, mësohet se pranë Avokatit të Popullit kishte mbërritur edhe një ankesë nga avokatët e huaj të Veliajt, të cilët ngrinin shqetësimin se atyre nuk u ishte lejuar ta takonin klientin e tyre.
    Prej muajit shkurt Erion Veliaj ndodhet në qeli ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese e “riktheu” në krye të Bashkisë Tiranë, duke rrëzuar kështu vendimin e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në kryeqytet.
    Pas këtij lajmi, pranë ambienteve të burgut në Durrës, shpërtheu festa me fishekzjarre nga mbështetësit e Erion Veliajt.