Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos
Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen.
Qeveria shqiptare vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, teksa asetet e portit ekzistuese çmontohen çdo ditë nga projekti i Alabbar.
Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në një aktivitet të posaçëm për prezantimin e projektit për portin e ri tregtar në Porto Romano. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, punimet për ndërtimin e portit do të nisnin brenda vitit 2023.
“Kjo punë nis sot pikërisht sepse janë pjekur kushtet më në fund që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin XXI, jo si ai që kemi trashëguar nga shekujt e shkuar, një skenografi e Kinostudios Shqipëria e Re, një platformë e braktisur e një filmi të realizmit socialist,” tha kryeministri.
Viti 2023 kaloi dhe punimet për ndërtimin e Portit nuk nisën. Në vitin 2024, qeveria shqiptare parashikoi 86 milionë euro në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por fondet u dogjën dhe punimet nuk filluan. Tashmë është duke mbaruar dhe viti 2025 dhe punimet sërish nuk kanë nisur.
Por kjo nuk është e gjitha. Tani qeveria po ndryshon gati çdo ditë deklaratat për afatet e fillimit të punimeve. Tre javë më parë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi drejtorin e ri të Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Gjatë prezantimit ajo foli edhe për fillimin e ndërtimit të Portit.
“5 kompani kanë garuar dhe në 31 janar do të kemi fituesin. Do të vazhdohet me negocimin e kontratës me synimin për të nisur ndërtimin e portit të ri brenda 2026,” tha zëvendskryeministrja.
Por nuk kaluan as tre jave dhe afatet u shtynë sërish. Këtë herë ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muça, ajo që komunikoi afatet e reja.
“Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender,” tha Muça gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Teksa afatet për ndërtimin e Portit shtyhen pafundësisht, Shqipëria po kërcënohet nga skenari i parlajmëruar i asgjësimit të nyjës më të rëndësishme tregtare të vendit duke u dhënë ekonomive konkurrente fqinje një avantazh strategjik të paçmueshëm. Nëse ky skenar do të materializohet deri në fund, atëherë e gjitha kjo nuk do të jetë thjesht një nga aferat e shumta korruptive të qeverisë, por një akt i mirëfilltë tradhëtie kombëtare./kapitali.al
Tag: Durrës
-

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos
-

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos
Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen.
Qeveria shqiptare vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, teksa asetet e portit ekzistuese çmontohen çdo ditë nga projekti i Alabbar.
Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në një aktivitet të posaçëm për prezantimin e projektit për portin e ri tregtar në Porto Romano. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, punimet për ndërtimin e portit do të nisnin brenda vitit 2023.
“Kjo punë nis sot pikërisht sepse janë pjekur kushtet më në fund që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin XXI, jo si ai që kemi trashëguar nga shekujt e shkuar, një skenografi e Kinostudios Shqipëria e Re, një platformë e braktisur e një filmi të realizmit socialist,” tha kryeministri.
Viti 2023 kaloi dhe punimet për ndërtimin e Portit nuk nisën. Në vitin 2024, qeveria shqiptare parashikoi 86 milionë euro në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por fondet u dogjën dhe punimet nuk filluan. Tashmë është duke mbaruar dhe viti 2025 dhe punimet sërish nuk kanë nisur.
Por kjo nuk është e gjitha. Tani qeveria po ndryshon gati çdo ditë deklaratat për afatet e fillimit të punimeve. Tre javë më parë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi drejtorin e ri të Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Gjatë prezantimit ajo foli edhe për fillimin e ndërtimit të Portit.
“5 kompani kanë garuar dhe në 31 janar do të kemi fituesin. Do të vazhdohet me negocimin e kontratës me synimin për të nisur ndërtimin e portit të ri brenda 2026,” tha zëvendskryeministrja.Por nuk kaluan as tre jave dhe afatet u shtynë sërish. Këtë herë ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muça, ajo që komunikoi afatet e reja.
“Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender,” tha Muça gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Teksa afatet për ndërtimin e Portit shtyhen pafundësisht, Shqipëria po kërcënohet nga skenari i parlajmëruar i asgjësimit të nyjës më të rëndësishme tregtare të vendit duke u dhënë ekonomive konkurrente fqinje një avantazh strategjik të paçmueshëm. Nëse ky skenar do të materializohet deri në fund, atëherë e gjitha kjo nuk do të jetë thjesht një nga aferat e shumta korruptive të qeverisë, por një akt i mirëfilltë tradhëtie kombëtare. /Kapital.al/
-

‘Shqipëria ka prodhuar anije ushtarake që nga 2008’/ Meçollari-Vëngut: Kush do e bëjë riparimin e anijeve të prodhimit DAMEN?
Ish-oficeri i lartë i Forcave të Armatosura dhe eksperti i sigurisë, Artur Meçollari, i ka reaguar ashpër ministrit të Mbrotjes, Pirro Vëngu, pasi ky i fundit deklaroi se Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake në bashkëpunim me Italinë.
Në postimin e tij në Facebook, Meçollari i kujton ministrit Vëngu, se Shqipëria ka prodhur anije uhstarake që nga viti 2008 deri në vitin 2014, në kantierin e Pashalimanit.
Gjithashtu eksperti i sigurisë pyet ministrin e Mbrojtjes, se kush do e bëjë riparimin e katër anijeve STAN PATROL 4207 të prodhimit DAMEN.
‘Vëngu përjashtoi holandezët dhe përfshiu italianët. Anija që nxorri dje Rama në video, P-131 “Iliria”, ka 5 vjet që nuk i ndizet asnjë llambë në “kroskot” dhe del vetëm për ndonjë foto në radën e Durrësit. Edhe P-132 “Oriku”, që i bëri disa riparime në Turqi kur ishte me mision, do t’ia shohim historinë më pas. Nuk bën dot Fiati riparimin e Benxit’, shkruan Meçollari.
Postimi i plotë:
I thoni Vëngut që Kantieri i Pashalimanit ka prodhuar anije ushtarake nga viti 2008 deri në vitin 2014.
Po Vëngu të përgjigjet në pyetjen: kush do ta bëjë riparimin e katër anijeve STAN PATROL 4207, të prodhimit DAMEN?
Vëngu përjashtoi holandezët dhe përfshiu italianët. Anija që nxorri dje Rama në video, P-131 “Iliria”, ka 5 vjet që nuk i ndizet asnjë llambë në “kroskot” dhe del vetëm për ndonjë foto në radën e Durrësit. Edhe P-132 “Oriku”, që i bëri disa riparime në Turqi kur ishte me mision, do t’ia shohim historinë më pas. Nuk bën dot Fiati riparimin e Benxit.
Tani i fut e merr edhe ca vjetërsira nga Italia, anije 35-vjeçare që Italia i ka nxjerrë nga shërbimi.
Z. Vëngu, nuk bëhet politikë partiake me jetët e njerëzve. Në çdo doktrinë detare shkruhet: “aktiviteti detar është aktivitet me risk të lartë”. E ka edhe Kodi ynë Detar të shkruar.
Forca Detare i ka argumentuar Ministrisë së Mbrojtjes pse duhet lidhur kontrata e mirëmbajtjes me kantierin detar të Pashalimanit dhe me DAMEN, sepse 84% e investimit kapital në anijet e Forcës Detare është prodhim DAMEN.
Për këtë arsye, në prill 2019, KM Rama i premtoi pronarit të kompanisë, në zyrën e tij (isha prezent), kthimin e DAMEN. Nuk ndryshon politika shtetërore, sepse doni ju dhe Rama të balanconi raportet e prishura personale ndërkombëtare.
-

Ukraina mund pastër Shqipërinë, nis me humbje raundi i parë u kualifikueseve të europianit për kuqezinjtë U-19
Nisi në mënyrën më të keqe të mundshme raundi i parë i kualifikueseve të kampionatit europian për kombëtaren shqiptare të 19-vjeçarëve.
Në duelin e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, kuqezinjtë e rinj u mundën 3 me 0 nga Ukraina, një nga rivalët e grupit “B5”. Rezultati në favor të ukrainasve u zhbllokua në minutën e 34 nga Redushko.
Shqipëria u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, madje krijoi edhe mundësi, por në momentin më të mirë u godit nga goli i dytë i miqve, me autor Popov. Ky gol bëri që skuadra të dorëzohej, e jo vetëm kaq, por të pësonte edhe golin e tretë nga Kamenski.Në duelin tjetër të grupit, Sllovakia mposhti Malin e Zi në Rrogozhinë me rezultatin 3-0.
Më 15 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Sllovakinë, ndërsa duelin e tretë do ta kemi kundër Malit të Zi./vizionplus.tv -

Më shumë para për bashkitë në 2026, nga buxheti i ri përfitojnë 47.3 miliardë lekë
61 bashkitë e vendit do të marrin vitin e ardhshëm rreth 47,3 miliardë lekë nga buxheti qendror. Në raport me vitin aktual, fondet rezultojnë në 4.2 miliardë lekë më shumë ose 9.7% më të larta. Pjesa më e madhe e parave, rreth 27.8 miliardë lekë do të shkojnë në formën e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme, ndërsa fondet e tjera si transfertë e pakushtëzuar sektoriale.
Ndërkohë në total, shpenzimet e buxhetit vendor për vitin e ardhshëm planifikohen në 97.7 miliardë lekë, ku përfshihet edhe transferta e pakushtëzuar e përgjithshme për njësitë bashkiake.
Paratë do të shkojnë për funksionet kryesore të bashkive si për rritjen e pagave, menaxhimin e mbetjeve urbane, mbrojtjen nga zjarret apo ujitjen e kullimin.
Tirana, si bashkia më e madhe e vendit do të marrë edhe pjesën kryesore të parave me gati 6.5 miliardë lekë, ndjekur nga ajo e Durrësit me 2.5 miliardë lekë, Elbasani do të përfitojë 1.8 miliardë lekë. ndërkohë pjesa tjetër e buxhetit do ndahet ndërmjet 58 bashkive të tjera të vendit.
Rreth 200 milionë lekë do të shkojnë si grant në bazë të performancës së tyre, masë që synon menaxhimin më të mirë të financave publike vendore dhe rritjen e transparencës.
Nga ana tjetër të ardhurat totale të pritshme parashikohen të arrijnë në 43.9 miliardë lekë, me një rritje prej 3.2 miliardë lekë krahasuar me vitin aktual. Peshën kryesore edhe vitin e ardhshëm pritet ta ketë mbledhja e taksës së pasurisë në rreth 10 miliardë lekë arkëtime. -

Statistikat/ Vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie! Ja ku është e përqëndruar më shumë
Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonën metropolitanine, Tiranë -Durrës, teka pesha e qarqeve me periferike të vendit po vjen në rënie. Të dhënat Rajonale zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 Tirana kontribuonte me 44 për qind të PBB-së kombëtare. Përgjatë 2029-2023 Tirana ka rritur peshën e saj me 1.2 pikë përqindje në PBB-në kombëtare, ndërsa Durrësi me 0.6 pikë përqindje.
Zhvillimet tregojnë zgjerimin e ekonomisë në zonat metropolitane dhe bregdetare, të mbështetura nga shërbimet, ndërtimin dhe turizmi. Edhe Vlora dhe Berati kanë shënuar rritje modeste, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindje, ndërsa Shkodra ka ruajtur të njëjtën peshë ekonomike përgjatë 2019-2023.
Në krahun tjetër, pjesa më e madhe e qarqeve të tjera ka humbur terren në kontributin ndaj ekonomisë kombëtare. Korça rezulton me rënien më të madhe, duke humbur 0.7 pikë përqindje në periudhën 2019–2023, e ndjekur nga Fieri, Gjirokastra dhe Lezha me rënie nga 0.3 pikë përqindje secila. Edhe Kukësi, Dibra dhe Elbasani kanë pësuar tkurrje më të lehtë në peshën e tyre në PBB kombëtare.
Kjo zhvendosje e aktivitetit ekonomik në zonën Tiranë -Durrës tregon për thellimin e pabarazive rajonale në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa qarqet juglindore dhe veriore përballen me rënie të aktivitetit ekonomik dhe humbje të rolit të tyre në prodhimin kombëtar.
Të dy qarqet e Tiranës dhe Durrësit përfitojnë nga përqendrimi më i madh i investimeve publike dhe private, infrastrukturës më e zhvilluar, prania e institucioneve qendrore. Zgjerimi i sektorëve të shërbimeve, teknologjisë së informacionit, ndërtimit dhe turizmit në këto zona ka tërhequr gjithashtu bizneset dhe fuqinë punëtore nga qarqet e tjera. Durrësi përfiton nga logjistika për shkak të portit mw të madh të vendit dhe nga zhvillimet në turizmin bregdetar, ndërsa Tirana mbetet epiqendra e konsumit, arsimit dhe administratës publike.
Nga ana tjetër rënia e peshës ekonomike në qarqe si Korça, Gjirokastra, Lezha apo Kukësi reflekton mungesën e investimeve të reja publike dhe private, emigrimin e popullsisë drejt qendrave më të mëdha ose jashtë vendit dhe tkurrjen e sektorëve tradicionalë si bujqësia apo përpunimi. Shumë prej këtyre rajoneve kanë kapacitete të kufizuara për të gjeneruar vende pune me produktivitet të lartë, ndërkohë që infrastruktura dhe qasja në tregje mbeten të dobëta. -

Kryeprokurori italian: Shqipëria është një narkoshtet, ky nuk është ekzagjerim!
Kryeprokurori italian: Shqipëria është një narkoshtet, ky nuk është ekzagjerim!
Nga Nello Trocchia, DOMANI
“Në Londër kontrollojnë pothuajse të gjitha sheshet e shpërndarjes së drogës dhe janë protagonistë në trafikun botëror të kokainës,” – thotë prokurori i përgjithshëm i Napolit në intervistën e dhënë për gazetarin Nello Trocchia, të botuar në librin Invincibili (Rizzoli). Një hetim mbi pushtetin dhe bizneset e fshehta të mafies shqiptare.
Kam folur me disa sipërmarrës, njohës të Shqipërisë. Makinat luksoze, pallatet e mëdha, resortet — dikush e quan ‘Dubai në portat e Evropës’. Si do ta përkufizonit ju atë vend dhe nivelin e përballjes me fenomenet e korrupsionit dhe pastrimit të parave?
Sot, grupet kriminale shqiptare disponojnë kapital të jashtëzakonshëm dhe mund të mbështeten në lidhje e mbrojtje brenda institucioneve. Ato përdorin në mënyrë të vazhdueshme korrupsionin, duke shfrytëzuar teknologjitë më moderne informatike. Ndryshe nga mafiet e tjera, që nuk investojnë në vendet e origjinës, grupet kriminale shqiptare i riciklojnë të ardhurat e tyre në industri e sektorë të ndryshëm të vendit dhe janë gjithnjë e më shumë të orientuara drejt pushtimit të tregjeve të reja.
Shqipëria është bërë një lloj Eldorado e qarkullimit të parasë së gatshme. Sot, paraja në dorë mund të transferohet falë sistemeve të vjetra, por shumë efikase, si hawala, dhe mund të përdoret edhe në Evropë falë asimetrive që ekzistojnë në kufizimet e përdorimit të saj, të ndryshme nga një vend në tjetrin. Si e gjykoni sistemin ligjor të luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri?
Është një sistem që duhet përmirësuar. Nuk është në pararojë. Duhet luftuar lidhja mes krimit dhe sektorëve politikë e ekonomikë, korrupsioni, dhe duhet forcuar sistemi i sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Është e domosdoshme të garantohet izolimi i plotë i të burgosurve të rrezikshëm për të parandaluar komunikimet me jashtë, si dhe të reformohet sistemi gjyqësor për të ruajtur integritetin dhe efektivitetin e tij, duke e mbrojtur nga korrupsioni dhe ndikimet politike.
Megjithatë, diçka po ndryshon, falë ekipeve të përbashkëta hetimore. Kohët e fundit, disa trafikantë të rëndësishëm shqiptarë të drogës kanë përfunduar në burg, disa prej të cilëve kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë. Me deklaratat e bashkëpunëtorëve të parë të drejtësisë shqiptare po ngrihet niveli i hetimeve, duke dhënë rezultate të rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave të pista.
Në të kaluarën e afërt, disa vëzhgues dhe ish-presidenti Sali Berisha e përkufizonin Shqipërinë si një “narkoshtet”. A është një ekzagjerim kjo?
Jo, përkundrazi. Grupet shqiptare fillimisht e nisën me trafikun e marijuanës, për të kaluar më pas te heroina, falë lidhjeve me mafien turke, dhe në fund te kokaina, në tregtinë e së cilës janë bërë ndërmjetës ndërkombëtarë. Të ardhurat nga këto veprimtari u kanë dhënë grupeve shqiptare fuqi të mëtejshme ekonomike e politike.
Ato kanë shumë ngjashmëri me ’Ndranghetën — nga strukturat familjare dhe kodet e rrepta të sjelljes, të bazuara te besa, ndjenja e nderit dhe e fjalës së dhënë, deri te aftësia për t’u infiltruar në industritë ekonomiko-financiare dhe për të ndikuar në sektorin politik e administrativ.
Ndër protagonistët e librit tim janë trafikantët e drogës: disa planifikojnë vrasje nga burgu, drejtojnë trafikun dhe urdhërojnë hakmarrje. Çfarë roli ka mafia shqiptare në Evropë?
Është shumë e fuqishme. Është e pranishme në portet e Roterdamit, Anversës dhe Hamburgut; administron pjesën më të madhe të kokainës që shitet në Evropë dhe kontrollon pothuajse të gjitha pikat e shpërndarjes në Londër. Është një nga organizatat kriminale që po rrit me ritme të jashtëzakonshme peshën e saj në nivel ndërkombëtar, duke konsoliduar kontrollin mbi rrugët e trafikut – veçanërisht në sektorin e drogës, prostitucionit dhe armëve.
Falë një strukture shumë të mbyllur dhe lidhjeve sinergjike me grupe të tjera transnacionale, klanet shqiptare kanë arritur të depërtojnë në tregje të ndryshme legale dhe ilegale, duke e rritur ndikimin e tyre jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë dhe në rajone të tjera të botës.
Sa përqind të lëndëve narkotike që hyjnë në Itali arrijnë t’i kapin autoritetet?
Është e vështirë të përcaktohet me saktësi, por përqindja e drogës së sekuestruar nuk duhet të kalojë 10–15 për qind të totalit.
Çfarë marrëdhëniesh ka mafia shqiptare me mafiet italiane?
Është bërë partnere tregtare e ’Ndranghetës, falë së cilës ka arritur të vendoset në Amerikën Latine, veçanërisht në Ekuador, Kolumbi dhe Brazil. Ajo ka marrëdhënie me organizatat kryesore kriminale transnacionale që veprojnë në Evropë, Amerikën e Veriut e të Jugut, dhe po e drejton gjithnjë e më shumë vëmendjen drejt tregjeve aziatike e australiane.
Shifrat janë të qarta: në Evropë konfiskohet më pak se 2% e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme. Pjesa tjetër futet me një lehtësi të habitshme në ekonominë ligjore. Duhet bërë më shumë, duke unifikuar strategjitë e luftës kundër krimit dhe duke ndjekur ndërmjetësit që ndihmojnë në pastrimin dhe riinvestimin e kapitalit mafioz.
Kur e kuptuat se mafia shqiptare po bëhej dominuese?
Të paktën që prej dhjetë vitesh. Grupet shqiptare nuk janë më ata që dikur sulmonin vilat e rajoneve të veriut. Prej kohësh janë bërë pjesë e qarkut të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke u shndërruar në një fuqi ekonomike e financiare — siç dëshmojnë investimet në Shqipëri që po ndryshojnë fytyrën e qyteteve si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Vlora.
Në Romë, “kolona romane” e shqiptarëve ka vrarë, ka trafikuar drogë, ka torturuar, ka futur tonelata kokaine — dhe megjithatë, nuk ka asnjë vendim për mafie. Sa pas jemi, në planin gjyqësor, në luftën kundër krimit të organizuar?
Jemi shumë pas, sidomos në përballjen me mafiet jo autoktone, të cilat vazhdojnë të nënvlerësohen. Në rastin e grupeve shqiptare, ato kanë të gjitha karakteristikat e mafieve italiane: nga kontrolli i territorit – sidomos në rajonet e qendrës e veriut të Italisë – deri te aftësia për të ofruar “shërbime”, siguri dhe mbrojtje.
Përveç mbështetjes që marrin, ato përfitojnë nga bashkëpunimi i heshtur dhe lidhjet e forta me sipërmarrës, politikanë dhe profesionistë, duke ndërtuar një rrjet ndikimi që përhapet nga Tirana deri në Londër e Amerikën Latine. -

“U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja
Gjykata e Lartë ka vendosur që SPAK të nisë hetimet mbi pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja. Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas refuzimit të kallëzimit nga prokurori i SPAK, Ols Dado, i cili e kishte kaluar çështjen për kompetencë te Prokuroria e Durrësit.
“Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha ndër të tjera Kalaja në një prononcim për gazetarët, pas vendimit.
Kalaja kishte depozituar kallëzimin duke ngritur akuza mbi krim zgjedhor, por prokuroria fillimisht e konsideroi çështjen jashtë juridiksionit të saj. -

“Manipulim votash në Durrës”, GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë, urdhëron SPAK të nisë hetimet
aulon kalaja
TIRANË- GJKKO i jep të drejtë kandidatit Aulon Kalaja në lidhje me pretendimin për manipulim votash në Durrës, në zgjedhjet përlamentare të 11 majit. Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas refuzimit të kallëzimit nga prokurori i SPAK, Ols Dado, i cili e kishte kaluar çështjen për kompetencë te Prokuroria e Durrësit. GJykata e Posaçme i kërkon SPAK që të nisë hetimet për rastin.
Pas vendimit, Kalaja është prononcuar për mediat, ku kërkoi të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat.
“Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha Kalaja për gazetarët.
Aulon Kalaja, kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit, kishte depozituar kallëzimin duke ngritur akuza mbi krim zgjedhor, por prokuroria fillimisht e konsideroi çështjen jashtë juridiksionit të saj./ZËRI -

‘Votat në Durrës u manipuluan’/ GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë, i kërkon SPAK të nisë hetimet
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar pretendimin e Aulon Kalasë lidhur me manipulimin e votave në Durrës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në vendimin e dhënë sot, GJKKO i ka kërkuar SPAK-ut të nisë hetimet për rastin, duke e cilësuar çështjen si me “rëndësi të veçantë” për integritetin e procesit zgjedhor.
“Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha ndër të tjera Kalaja në një prononcim për gazetarët, pas vendimit.