Tag: Durrës

  • Nuk ishte parë brenda dy ditësh, gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari/ U desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve

    Nuk ishte parë brenda dy ditësh, gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari/ U desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve

    Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit bregdetar të Durrësit.

    Me të marrë njoftim, kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe policia për të hyrë në shtëpinë e tij ku dhe u gjet pa jetë.
    Kanë qenë komshinjtë që pasi nuk e kanë parë të dalë prej dy ditësh kanë kërkuar ndihmë.
    Dyshohet për vdekje natyrale.

    Top Channel

  • Vrasja e 15-vjeçarit në Durrës në takimin ‘sqarues’. Viktima dhe autori s’kishin lidhje me sherrin! Në TikTok u zunë…(Detajet)

    Vrasja e 15-vjeçarit në Durrës në takimin ‘sqarues’. Viktima dhe autori s’kishin lidhje me sherrin! Në TikTok u zunë…(Detajet)

    DURRES – Një sherr i nisur në rrjetin e ndaluar social TikTok që të miturit e përdorin ilegalisht në vendin tonë, nxiti konfliktin e rëndë në ish-kënetë të Durrësit, ku mbeti i vrarë me thikë në zemër Erion Boba, 15-vjec, nxënës i vitit të parë në shkollën “Dom Nikoll Kaçori”.
    Burime të sigurta nga grupi hetimor thanë për Report TV se mesditën e 25 nëntorit, rreth orës 14:00, Erioni, bashkë me dy shokë mbërritën me makinë në këtë kryqëzimin që shihni në pamje. Menjëherë pas tyre, mbërritën po me makinë, tre të mitur nga grupi tjetër, mes të cilëve edhe 14-vjeçari, autori i dyshuar i vrasjes. E çuditshme mbetet gjithashtu, se si të miturit lëvizin lirshëm me makina, kur mosha e lejuar për drejtimin e tyre, është 18 vjeç, njëra prej tyre e drejtuar nga Erjoni 15-vjeçar dhe tjetra, nga shoku i mituri i autorit. Pasi të dyja palët zbresin nga automjetet, qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, ristela, dërrasa dhe me bishtat e çadrave. Për këtë episod të përplasjes mes grupeve, hetuesit nuk janë ende të qartë se cilët prej personazheve mbajnë sendet e forta, që u gjetën në vendngjarje të gjakosura. Ajo që dihet për hetuesit, është se gjatë sherrit, 14-vjeçari, tashmë i arrestuar, goditi 4 herë me biçak në kraharor Erionin 15-vjeçar, dy prej të cilave i prekën zemrën.  Hetuesit nuk i kanë ndihmuar për të kuptuar dinamikën, as pamjet e sigurisë, pasi në zonë nuk ka të instaluara kamera, por deri më tani i kanë ndihmuar dëshmitarët okularë që kanë parë sherrin mes adoleshentëve.
    14-vjeçari bashkë me dy shokët që e shoqëronin, u larguan menjëherë duke u kujdesur të marrin me vete edhe armën e krimit nga vendi i ngjarjes. Pas negociatave me familjarët, policia e Durrësit arriti ta prangosë të miturit një ditë pas vrasjes. Thika u gjet në makinë, e njëjta me të cilën erdhën në vendtakimin që u kthye në skenë krimi. Arma e ftohtë ishte e pastruar nga njollat e gjakut.
    Burimet thanë për Report TV se konflikti në rrjetet sociale, me sharje dhe ofendime kishte nisur mes shokut të Erion Bobës, dhe vëllait të autorit. Pra as 15-vjeçari që u vra me thikë, dhe as i mituri i dyshuar, nuk kanë qenë në konflikt me njëri-tjetrin. Dy të miturit, të cilët mësonin në shkolla të ndryshme, u bashkuan në pikën e takimit për të ndihmuar në përballjen e dhunshme që përfundoi në krim, njëri shokun, e tjetri vëllain.
    Hetuesit thanë se deklaratat e të miturve të shoqëruar pas ngjarjes, kanë qenë kontradiktore dhe nuk e sqarojnë të plotë gjenezën e debatit. Në vijim pritet rimarrja e tyre në pyetje për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë e gjithsecilit.  Në pyetje është marrë dhe stafi pedagogjik, por sipas tyre nuk kanë pasur dijeni për konfliktin dhe se brenda shkollës nuk ka ndodhur asnjë sherr.
    15-vjeçarit Erion Boba, ndërroi jetë pas 9 ditëve në spital dhe u përcoll në banesën e fundit më 5 dhjetor, në Bulqizë, qytetin e tij të lindjes. Familja e tij ka kërkuar drejtësi për të birin.

  • Italianët përgjuan në Shqipëri? Oficerët e Guardia di Finanza e mohojnë, por paisjet e tyre janë sekuestruar

    Italianët përgjuan në Shqipëri? Oficerët e Guardia di Finanza e mohojnë, por paisjet e tyre janë sekuestruar

    Ende e paqartë dhe plot mister çështja e pajisjeve që u gjetën nga policia në portin e Durrësit. Mjetet i përkisnin dy oficerëve të Guardia di Finanza dhe një specialisti IT-je gjithashtu italian. Të tre këta persona janë marrë në pyetje nga policia, por ata kanë mohuar që të kenë kryer veprime përgjuese apo të kishin iniciativë për të mbajtur nën përgjim ndonjë person, edhe pse ka dyshime për këtë gjë.
    E vetmja gjë që ata kanë deklaruar ishte se kishin mbërritur në Shqipëri për të bërë disa veprime hetimore në ujërat ndërkombëtare, por që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Pas deklarimeve ata janë lënë të lirë për tu kthyer në Itali.
    Burime bëjnë me dije se në mjetet e tyre që tashmë janë sekuestruar janë pajisje GPS, marrës të dhënash, kompjuterë, fisha etj. Këto materiale janë pikërisht pajisje që përdoren për përgjime. Ende nuk dihet nëse ato janë përdorur apo jo, por pritet që përgjigjja të jepet nga laboratori shkencor i policisë. Nëse pajisjet janë përdorur, ato lënë gjurmë dhe pas ekspertizës do të vërtetohen nëse janë vendosur në zbatim apo jo.

    Dy oficerët e Guardia di Finanzas dhe specialisti i IT-së kanë hyrë në Shqipëri në 5 dhjetor e sipas tyre do të qëndronin pak ditë.
    Të njëjtat burime shtojnë se autoritetet italiane kanë njoftuar me vonesë palën shqiptare për zyrtarët e Guarda di Finanza. Ndërkohë çështja po hetohet nga Prokuroria e Durrësit./vizionplus.tv

  • Cilat janë qytetet më të ndotura në Shqipëri? Nivele të ‘frikshme’ të dioksidit të karbonit mbi normat në…

    Cilat janë qytetet më të ndotura në Shqipëri? Nivele të ‘frikshme’ të dioksidit të karbonit mbi normat në…

    Aktivisti i mjedisit, Imeldi Sokoli, paralajmëroi rritje shqetësuese të ndotjes së ajrit në disa qytete të vendi tonë.
    Sipas tij, qyteti i Elbasanit shfaq nivele të dyoksidit të karbonit deri në tre herë mbi normat e lejuara, ndërsa dyoksidi i azotit është gjithashtu rreth tri herë mbi normë, duke përshkruar ndikimin e trafikut dhe aktiviteteve industriale.
    Edhe qytete të tjera si Durrësi, Shkodra, Korça dhe Fieri shfaqin vlera mbi normë, duke përfshirë faktorët lokalë që ndikojnë në cilësinë e ajrit.
    “Jo vetëm qyteti i Tiranës ka shfaqur vlera shqetësuese, mund të themi edhe Elbasani është tre herë mbi normë, s ai përket dyoksidit të karbonit, po ashtu edhe dyoksidi i karbonit është shtatë herë mbi normë, që vjen përsëri nga makinat, por këtu mund të kombinohet edhe me aktivitetin industrial që ka Elbasani. Durrësi po ashtu ka vlera mbi normë, por jo shumë mbi normë, sepse ka detin dhe i jep ajrosje qytetit.
    Shkodra po ashtu paraqet vlera shqetësuese, është shqetësues kryesisht në sezonin e verës dhe të pranverës. Korça, jo e habitshme, është gjithmonë pak mbi normë, ose brenda normave të lejuara, mbetet për t’u parë në dimër. Edhe Fieri është po ashtu pak mbi normë. Një rezultat shqetësues është dyoksidi i azotit që është rreth tre herë mbi normë. Mund të jetë edhe impakti nga zona naftëmbajtëse, që mund të japë një ndotje”, u shpreh Sokoli.

  • Punëtori nga Azerbajxhani humbi jetën në Portin e Durrësit, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes

    Punëtori nga Azerbajxhani humbi jetën në Portin e Durrësit, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes

    Policia ka dalë me detaje të reja lidhur me ndarjen nga jeta të 24-vjeçarit nga Azerbajxhani në portin e Durrësit. Në njoftim bëhet me dije se viktima ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës në anije.

    I riu ishte marinar. Policia lidhur me ngjarjen ka vënë në pranga kapitenin dhe inxhinierin e anijes. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

    “Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/ Në vijim të informacionit të dhënë më datë 07.12.2025, mbi humbjen e jetës së shtetasit nga Azerbajxhani, J. A., dyshohet pas rënies në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës në anijen ku ishte marinar, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan kapitenin dhe inxhinierin e anijes, përkatësisht shtetasin A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia.

  • Durrës, marinari ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën/ Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes

    Durrës, marinari ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën/ Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes

    DURRES– Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, kapitenin dhe inxhinierin e anijes pas ngjarjes së fundit, ku një marinar ra në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë humbi jetën.
    I riu që humbi jetën ishte nga Azerbajxhani, ndërsa dy të tjerët që u prangosën janë nga Azerbajxhani dhe nga Gjeorgjia.
    Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
     

  • Kush janë qytetet më të ndotura në Shqipëri?! Listës i bashkohet edhe Shkodra, Korça…

    Kush janë qytetet më të ndotura në Shqipëri?! Listës i bashkohet edhe Shkodra, Korça…

    I ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, aktivisti i mjedisit, Imeldi Sokoli, paralajmëroi rritje shqetësuese të ndotjes së ajrit në disa qytete të Shqipërisë.

    Sipas tij, qyteti i Elbasanit shfaq nivele të dyoksidit të karbonit deri në tre herë mbi normat e lejuara, ndërsa dyoksidi i azotit është gjithashtu rreth tri herë mbi normë, duke përshkruar ndikimin e trafikut dhe aktiviteteve industriale.

    Edhe qytete të tjera si Durrësi, Shkodra, Korça dhe Fieri shfaqin vlera mbi normë, duke përfshirë faktorët lokalë që ndikojnë në cilësinë e ajrit.

    “Jo vetëm qyteti i Tiranës ka shfaqur vlera shqetësuese, mund të themi edhe Elbasani është tre herë mbi normë, s ai përket dyoksidit të karbonit, po ashtu edhe dyoksidi i karbonit është shtatë herë mbi normë, që vjen përsëri nga makinat, por këtu mund të kombinohet edhe me aktivitetin industrial që ka Elbasani. Durrësi po ashtu ka vlera mbi normë, por jo shumë mbi normë, sepse ka detin dhe i jep ajrosje qytetit.

    Shkodra po ashtu paraqet vlera shqetësuese, është shqetësues kryesisht në sezonin e verës dhe të pranverës. Korça, jo e habitshme, është gjithmonë pak mbi normë, ose brenda normave të lejuara, mbetet për t’u parë në dimër. Edhe Fieri është po ashtu pak mbi normë. Një rezultat shqetësues është dyoksidi i azotit që është rreth tre herë mbi normë. Mund të jetë edhe impakti nga zona naftëmbajtëse, që mund të japë një ndotje”, tha Imeldi Sokoli.

  • PS tregon si qëndron e vërteta e qëndrimit të Belinda Ballukut 7 orë në Kryeministri, ja çfarë ndodhi dhe pse shkoi…

    PS tregon si qëndron e vërteta e qëndrimit të Belinda Ballukut 7 orë në Kryeministri, ja çfarë ndodhi dhe pse shkoi…

    Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur për pezullimin nga detyra të ministres së Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku, përfshirë edhe takimin e shumëpërfolur në Kryeministri. Teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive, ai u ndal ndër të tjera edhe tek vizita e ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në po të njëjtën ditë pak orë më pas. Klosi zbuloi se Ulsi Manja nuk është takuar me kryeministrin Edi Rama ose zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, por me dikë tjetër.
    Pjesë nga biseda në studio
    Blendi Klosi: Unë nuk po them që një Gjykatë nuk mund të shpallë një ministër fajtor dhe të kërkojë edhe arrestimin e tij.
    Agim Baçi: Grusht shteti do të ishte po ta kishte bërë ministri i Mbrojtjes këtë, jo Gjykata.
    Blendi Klosi: Pezullimi në detyrë është problem. Pezullimi në detyrë pa kërkuar argument.
    Agim Baçi: Prish provat dhe për kryeministrin është më e rëndësishme ta mbajë në detyrë.
    Blendi Klosi: Kjo është, se bëtë pyetjen juve, që “a e dobëson PS-në kjo”, jo PS-në e forcon.
    Sidorela Gjoni: Pse thoni që e forcon, ndërkohë që i ka lënë një ministre të pezulluar dhe një kryebashkiak që drejton nga Durrësi?
    Blendi Klosi: PS-në, sa i përkon reformës në drejtësi, nëse janë për ç֛ështje të tjera flasim.
    Sidorela Gjoni: Reforma në drejtësi ka marrë më shumë pushtet seç duhet?
    Blendi Klosi: Ka marrë atë pushtet që padyshim është për tu diskutuar, se nuk futem shumë në mekanizmat e ligjeve. Së pari do të kemi një sistem gjyqësor të pavarur që do të godasë këdo që ka kryer një vepër në mospërputhje me ligjin. Qytetari mendon që edhe një zëvendëskryeministër edhe një kryetar bashkie, ka një forcë gjyqësore që e gjykon dhe merr vendime drastike. Ajo e pezullimit ka debat.
    Sidorela Gjoni: Dita që qëndroi 7 orë me kryeministrin Rama dhe më pas iu bashkua edhe Ulsi Manja?
    Blendi Klosi: Ku e dini juve? Zëvendëskryeministri ka zyrën e tij në Kryeministri. I krijoni disa iluzione e biseda, a ka pasur biseda mes zv. kryeministri dhe kryeministrit, padyshim që po se punojnë së bashku dhe punojnë sëbashku. Për këtë kam një informacion që nuk është e vërtetë. Nuk hyn fare. Po jua them me bindje që është një histori që mbarset me detaje të panevojshme.
    Sidorela Gjoni: Nëse nuk kanë qenë bashkë? Ulsi Manja shkoi tek zv apo km?
    Blendi Klosi: Në bazë të informacionit që unë kam ai ka qenë në një takim me zotin Toni Gogu.
    Çfarë ka ndodhur?
    Ndërkohë kujtojmë se më 20 nëntor 2025, gjykata GJKKO, me kërkesë të SPAK, vendosi masë sigurie ndaj Belinda Ballukut: e pezulloi nga detyra dhe i ndaloi daljen jashtë shtetit. Sipas raportimeve, pak pas vendimit, rreth orës 12:15, Balluku u pa duke ngjitur shkallët e godinës së kryeministrisë dhe u takua me kryeministrin Edi Rama. Takimi përfundoi pas rreth 7 orësh, pra sipas mediave diku në mes të mbrëmjes, ku më pas Rama dhe Balluku dolën nga godina. Sipas disa burimeve, makina e Ballukut mbeti përkohësisht ende pranë ndërtesës. Ditën e nesërme, u njoftua se mbledhja e qeverisë që ishte planifikuar, por edhe u konsiderua, do të mbahej në mëngjes, u anuluar.Sipas mediave, anulimi lidhej me zhvillimet pas takimit Balluku‑Rama. Në anën tjetër, kryetari i grupit parlamentar të Partia Demokratike (PD), Gazment Bardhi, reagoi ashpër, ai e quajti takimin pjesë të një “grushti shteti” të planifikuar nga Rama. Arsyetimi i tij: Balluku është nën masë sigurie nga GJKKO‑SPAK dhe si e tillë nuk duhet të jetë më pjesë aktive e ekzekutivit; mos‑shkarkimi i saj dhe mbajtja në kryeministri, sipas Bardhit, tregon se Rama po shkel Kushtetutën. Bardhi paralajmëroi se “fundin e politik të Ballukut (e Ramës)” e sheh të afërt.Disa media raportuan se pas përfundimit të takimit, Rama doli i pari nga godina, ndërsa makina e Ballukut mbeti ende përpara ndërtesës, çfarë u lexua si një shenjë se “diçka po strategjizohej” apo “u po përgatitej diçka”. Anulimi i mbledhjes së qeverisë, që sipas shumë analistëve ishte i planifikuar për të nesërmen, u përshkrua si pasojë direkte e këtij takimi, e kjo rriti spekulimet se po bëheshin negociata/paketa “për shpëtim” apo “stabilizim pushteti”. Në disa portale – që lidhen me hetimet e nisura prej SPAK, u vënë në dukje se vizita vjen menjëherë pas aktit të pezullimit dhe që Balluku është nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera (veçanërisht për projektin e tunelit të Llogarasë dhe procedurën për Unazën e Madhe). Sipas këtyre raportimeve, takimi u shihte si përpjekje për mbrojtje politike përpara hetimeve.

  • Puç kundër PS, Belua dhe Bela organizatorët e protestave kundër Ramës dhe Veliajt, Carlo Bollino zbardh mesazhet që…

    Puç kundër PS, Belua dhe Bela organizatorët e protestave kundër Ramës dhe Veliajt, Carlo Bollino zbardh mesazhet që…

    Botuesi Carlo Bollino ka konfirmuar në median e tij dyshimet e reflektuara në disa artikuj të gazetës “SOT” se Belind Këlliçi është derivat apo fije e një prej linjave kryesore qeveritare, me qëllim përdorimin e tij si kamuflim për protestat e organizuara kundër Erion Veliajt si dhe kundër shembjes dhe ndërtimit të teatrit, projekt i Edi Ramës dhe Erion Veliajt bashkë. Janë ekspozuar komunikime tejet kompromentuese mes Belind Këlliçit të PD-së dhe vartësit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
    Si nisi ngjarja?
    Ishte maji i vitit 2020 dhe kryetari i atëhershëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte një prej më aktivëve në protestat që bëheshin për Teatrin Kombëtar. Më 17 maj godinat e Teatrit Kombëtar u shembën për t’i hapur rrugë ndërtimit të teatrit të ri, ndërsa protestat të fokusuara kundër Bashkisë së Tiranës dhe me akuza të forta ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj vijuan edhe disa ditë më vonë. Belind Këlliçi më 17 maj shoqërohet për në komisariat ndërsa pretendonte në atë kohë se ishte dhunuar edhe nga policia e shtetit. 5 vite e gjysmë më vonë,  janë zbuluar fakte, që mund të vërtetojnë psenë e ‘devotshmërisë së pashoqe’ të Belind Këlliçit në protestat, kundër Ramës dhe Veliajt, në atë kohë. Këto komunikime i përkasin datave 19 maj dhe 21 maj 2020. Janë siguruar nga screenshot të zbuluara në telefonat e drejtorëve nën varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të sekuestruar në kuadër të hetimeve ndaj ministres Belinda Balluku dhe disa vartësve të saj. Mesazhet në këto dy screenshot shkëmbehen mes Belind Këlliçit dhe një personazhi tjetër Arbër Avramit. Në atë kohë Avrami ishte vartës i Belinda Ballukut pasi prej vitesh drejtoi kompaninë shtetërore të gazit, “Albgaz”, në varësi të Ministrisë së Energjisë. Arbër Avrami u riemërua edhe dy herë të tjera ngas Balluku në atë pozicion me mandat 3-vjeçar, 6 prill 2021 dhe më 15 prill 2024, për t’u larguar më pas shtatorin e 2024-s. Avrami konsiderohet si një prej njerëzve më të afërt të Belinda Balluku, ndërsa është raportuar kjo fotoja nga mediat më herët teksa shihet vetë kreu i “Albgaz” që shoqëron ministren teksa kryen blerje në dyqane luksoze në Athinë.

    Balluku dhe vartësi i saj Avrami për shoping në dyqanin “Ralph Lauren” në Athinë
    Të rikthehemi te mesazhet. Belind Këlliçi me këtë numër telefoni që përfundon me 011, që është verifikuar që e posedon deputeti i PD, i shkruante Arbër Avramit 19 majin e vitit 2021: “Bëhem dhe unë të enjten. Si të doni”. Zyrtari i lartë, vartës i Ballukut i shkruante po atë ditë vetëm pak minuta më pas “mund të marrësh dhe ca protestues të enjten dhe të na bashkoheni”. Komunikimi vijon të enjten, pikërisht më 21 maj 2020. Nga komunikimi mes tyre duket se protesta është shtyrë. Arbër Avrami i shkruan Belind Këlliçit: “Atëherë nesër, nëse janë dakord të tjerët, të bëhen mbylljet totale”. Gatishmëria e Këlliçit ndaj drejtorit Avramit është 100%: Unë si të doni, sot e nesër. Pra kreu i FRPD në atë kohë, një prej zyrtarëve më të lartë të opozitës, Belind Kellici, shprehet se është i gatshëm të marrë pjesë “sot e nesër”, duke lënë të hapur datën sipas nevojës së grupit. Fakti është që më 22 maj 2020, të nesërmen e këtij komunikimi u organizua protesta e radhës kundër prishjes së Teatrit, e organizuar zyrtarisht nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Nën kamuflimin e ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’ u organizuan më pas edhe për vitet në vijim dhjetëra protesta para Bashkisë së Tiranës, me në krye Belind Këlliçin, që kërkonte arrestimin e kryebashkiakut  Erion Veliaj.
    Si e ekspozoi Berisha-Këlliçin
    Vetëm një muaj më parë, ishte vetë Sali Berisha që artikuloi publikisht se Belind Këlliçi u ndihmua nga zv. kryeministrja Belinda Balluku në protestat kundër Erion Veliajt para Bashkisë së Tiranës. Deklarata e Berishës u bë nga selia blu, ku zv.kryeministren Balluku të pandehur për tunelin e Llogarasë, e quajti si hajduten më të madhe në histori, por tha se ndaj saj nuk do të bëjë protesta dhe flet për një luftë tjetër të brendshme, këtë radhë në kampin rozë. Një detaj shumë i rëndësishëm për marrëdhënien mes Belind Këlliçit dhe vartësit të Belinda Ballukut, është fakti se Arbër Avrami kishte për një periudhë të gjatë kohe këshilltar të posaçëm vëllain e deputetit të Berishës, Reshard Këlliçi. Vëllai i Belind Këlliçit punoi në institucionin në varësi të Ballukut me një pagë prej 1.9 milionë lekësh të rinj. Akuzat që protestat e Këlliçit para bashkisë janë financuar nga Balluku janë artikuluar edhe herë të tjera, madje edhe nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në intervistat dhënë tek televizioni i familjes Berisha. Por është hera e parë që dalin fakte që lidhen stafin e Belinda Ballukut edhe me protestat e Teatrit, ndërkohë që në shënjestër të opozitës nuk ishte vetëm Erion Veliaj, por edhe Kryeministri, i cili sapo e kishte emëruar Belinda Ballukun ministre dhe pas dy vitesh i besoi rolin e zv/kryeministres së vendit
    Reagon Belind Këlliçi
    Në lidhje me mesazhet e publikuara, Këlliçi akuzoi dje drejtpërdrejt Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe Erion Veliajn, se qëndrojnë pas një fushate mediatike të orkestruar kundër tij, të cilën ai e cilësoi si ‘dorë e pushtetit në hall’. “Carlo Bollino, që e dini fare mirë edhe hallin e Carlos, edhe ku paguhet Carlo, ku e ka televizionin Carlo. Carlon unë e ftoj meqë jam në emision këtu te ju sot, e ftoj që nesër paradite të vijë në gjyq dhe të paraqitet në gjyq dhe të mos fshihet. Dhe i rikujtoj dhe njëherë qytetarëve që janë pikërisht këto media, kjo media e ngritur mbi një truall, i cili është falur nga familja Begeja dhe jo vetëm dhe familje të tjera tiranase, qytetarëve të Tiranës për t’u ndërtuar një shkollë aty për njësinë shtatë, për 70.000 banorë që nuk e kanë një shkollë, dhe këtë truall ta merr Edi Rama mbasi vjen në pushtet me 1 euro ja jep leçjanit me qira dhe me paratë që i jep përmes tenderave përmes AKSHI-t, oborrit të tij privat të milionave të eurove dhe korrupsionit, sigurisht ushqen këtë media për të patur këtë propagandë dhe për të goditur në mënyrë të përditshme këdo që denoncon korrupsionin në vend. Madje do them dhe një detaj tjetër për t’ia kujtuar qytetarëve, që të bëhet ky televizioni, janë dhënë dhe nja 2 milionë euro nga paratë tona, si qytetarë, nga taksat tona, për të shpronësuar pronarët aty, që ta kuptojmë. Pra, shpronësohen pronarët me paratë e qytetarëve dhe i jepet me 1 euro. Është periudha e pandemisë. Dhe në fakt është dy ditë pasi unë jam arrestuar teksa protestoja për shëmbjen e Teatrit Kombëtar. Dy ditë në mos gaboj pas shembjes së teatrit kombëtar dhe unë s’e kuptoj për çfarë lidhet me protesta. Mund të luash edhe periudhë pandemie, mund të koordinohesh edhe me hy online me luajt tavëll, apo me luajt me letra. Pra është qesharake. Jo, në datë 19 unë kam dalë nga komisariati të nesërmen, se kam dalë në datë 18. Kam qenë i arrestuar. Por është kaq qesharake. Një minutë të them thelbin. Pra, ka gjashtë muaj që thuhet që unë kam qenë në komunikime permanente me Evis Berberi. Ka gjashtë muaj që thuhet që unë kërkoja para dhe merrja para për molotovët. Ka 6 muaj që thuhet që mua më jepeshin direktiva si të organizoheshin protestat, duhet të mblidhja njerëz, më jepeshin para për të organizuar protestën para Bashkisë Tiranë, e cila në fakt kishte ndodhur dhe unë e demontova herën e parë me reagimin tim publik, se ishte një vetëasgjësim logjik i atyre që kishin ngritur edhe akuzën e parë, duket që është e njëjta dorë, që është sigurisht Erion Veliaj nga qelia e Durrësit, apo janë shokët e Erion Veliajt nga qelia e Fierit, apo është motra e Erion Veliajt që pritet shumë shpejt Belinda Balluku t’i bashkohet në qeli Erionit, apo është babai i të dyve, mentori i të dyve, Edi Rama, edhe i Veliajt, edhe i Belës, që i ka këto gjëra. Pra, edhe i Lalit edhe i Belës ka një mentor, Edi Ramën, që sot është në hall. Po ai është në hall për një arsye tjetër, për shkak të kësaj vizitës në Amerikë, që do kemi kohë që të ndalemi pak. Dhe për shkak të nja dy gjërave që janë thënë në Amerikë dhe në këtë rezolutën që unë kam marrë me vete. Se Shqipëria sot zyrtarisht paraqitet një narko-shtet, një regjim narko-autoritar nga Partia Republikane Amerikane dhe nga organizata më e madhe e qendrës së djathtë në botë, që është IDU-ja. Këtu është halli i vërtetë, që ta kuptojmë. Por e gjithë kjo tentativë e 2020-ës, që s’ka asnjë lidhje, as komunikim për as edhe një detaj në raport qoftë me protesta, qoftë me organizime, zero. Unë do të ftoja, për hir të transparencës, këdo që disponon apo që mendon se ka komunikime apo që gjen qoftë një presje timen me Evis Berberin, a me këdo zyrtar të shtetit që më implikon mua në një çështje politike, ta nxjerrin, ta bëjnë publike. Por këto metoda për të krijuar spin-off-e, për të hequr vëmendjen nga skandali i radhës, Për të hequr vëmendjen nga debati Rama-Balluku, nga vjedhja e 50 milionë eurove te tuneli i Llogarasë, sigurisht nxjerrin zbuluar ata që janë sot në hall të madh, që sigurisht është Erion Veliaj, është Belinda Balluku dhe është Edi Rama. Dhe janë po mediat e tyre. Këtë pa diskutim, këtu është dora e Erion Veliajt, pa diskutim, është dora e Erion Veliajt dhe është media personale e Erion Veliajt. Është media që unë kam nxjerrë dokumente, se duhet t’i kuptojnë t’i thërrasim pak kujtesës. Është kjo media të cilës unë i kam nxjerrë faturat që merrte nga inceneratori i Tiranës në sallën e parlamentit, kur kam qenë deputet. Është kjo media që është ushqyer dhe që janë në proces dhe që e ftoj nesër të vijë në gjyq, të përballet në gjyq.   Ka kallëzim, po patjetër, ka kallëzim me shkrim të regjistruar nga SPAK-u, të regjistruar në regjistrin e veprave penale, por pa autor, por të regjistruar, dhe është kallëzimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kjo që ju them unë, dhe kallëzimi i sekretarit të përgjithshëm të PD-së. Pra, unë e kam bërë detyrën si qytetar. Megjithatë, një mesazh të qartë e kam. Nëse mendon Carlo, apo Erion Veliaj, apo Belinda Balluku, apo tutori i të dyve, Edi Rama, se mund të më shantazhojnë mua me këto fake news-e, dhe ta ndajnë mendjen për fake news-et. Kur organizoja unë protesta me porosi të tyre, në 2024-ën, në 2023-shin, 2022-shin, apo tani na dolin në 2020-ën? Këta e kanë të kotë, mua më kanë përballë. Unë po përgatis një kallëzim të ri, këtë herë rast të drejtuar drejtpërdrejt tek Edi Rama, për të gjitha vjedhjet dhe abuzimet. Këtë radhë do të ndalohemi një çikë edhe te pronat publike të këtij vendi”, tha ai ndër të tjera në një intervistë televizive.

  • Kë po përgjonin? Autoritetet shqiptare u njoftuan me vonesë për oficerët “në aksion” në tragetin italian në Durrës

    Kë po përgjonin? Autoritetet shqiptare u njoftuan me vonesë për oficerët “në aksion” në tragetin italian në Durrës

    Dy oficerë të Guardia di Finanza-s dhe një specialist IT-je italian kanë hyrë në Shqipëri më 5 dhjetor dhe ishin planifikuar të largoheshin brenda ditës, por veprimet e tyre kanë shkaktuar shqetësim te autoritetet shqiptare. Kjo sepse ata kishin me vete pajisje të dyshuara për përgjim, por nuk kishin marrë leje dhe as informuar autoritetet tona për këtë.
    Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka mësuar të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje që ka bërë bujë në disa media në dy ditët e fundit.
    Daci raporton se pala italiane i ka informuar autoritetet shqiptare me vonesë mbi veprimet që oficerët do të kryenin në tragetin që kishte flamur italian, të ankoruar në portin e Durrësit. Kur tre personat tentuan të kalonin në pikën e kalimit kufitar, policia shqiptare zbuloi pajisjet që ata mbanin me vete dhe dyshohet të jenë përgjuese.
    Vetëm kur u ndaluan, autoritetet italiane informuan palën shqiptare se dy oficerët dhe specialisti i IT-së ndodheshin atje për të kryer veprime në tragetin e pasagjerëve me flamur italian. Pajisjet janë bllokuar nga strukturat shqiptare, ndërsa çështja ende nuk ka shkuar në Prokurorinë e Durrësit.
    Sipas burimeve, pajisjet do t’i nënshtrohen verifikimeve për të përcaktuar nëse janë kryer veprime jashtë tragetit.