Shqipëria është shndërruar në një qendër të rëndësishme për pastrimin e parave me origjinë kriminale, ku sektori i ndërtimit në Tiranë shërben si mekanizmi kryesor për këtë aktivitet të paligjshëm. Dyshimet e forta për implikim në nivele të larta politike mbështeten nga një sërë dosjesh dhe rastesh ndërkombëtare, të cilat skicojnë një panoramë alarmante.
Në emisionin “Task Force”, gazetari Elkier Bushkolaj iu referua fillimisht deklarimeve të bashkëshortes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, e cila, sipas tij, ka përmendur interesin e McGonigal për “çështje të pastrimit të parave nëpërmjet projekteve të ndërtimit që kalonin nga Tirana”.
Ai solli në vëmendje gjithashtu dosjen “Gallo” në Itali, ku në datën 23 pritet zhvillimi i seancës së apelimit. Sipas gazetarit, ky grup hetimor dyshohet se kishte planifikuar pastrimin e miliona eurove përmes ndërtimeve në Tiranë dhe tenderave në sektorin e shëndetësisë.
Në analizën e tij, Bushkolaj tha se dokumente të ardhura nga partnerë ndërkombëtarë përmendin elementë që lidhen me “aksesin e kartelëve ndërkombëtarë të drogës”, përfshirë edhe grupime të njohura ndërkombëtare si karteli Sinaloa. Ai theksoi se këto pretendime nuk janë bërë publike për herë të parë, por kanë dalë në disa dosje ndërkombëtare, për të cilat autoritetet shqiptare kanë dhënë informacione të pjesshme.
Një pjesë e deklaratave të tij lidhej me atë që ai e quajti “akuzë të drejtpërdrejtë nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani”, i cili në seancën parlamentare ka pranuar se grupe kriminale shqiptare kanë bashkëpunuar me struktura të krimit të organizuar në rajon, përfshirë ato në Serbi dhe Mal të Zi.
Bushkolaj nënvizoi se sektori i ndërtimit dhe turizmit, si dhe çështja e lejeve të ndërtimit, përbëjnë sipas tij pika kyçe ku dyshohet se kalojnë skema të pastrimit të parave. Ai përmendi se studio të huaja arkitekturore kanë hyrë masivisht në tregun shqiptar dhe se dyshohet se disa prej tyre mund të kenë shërbyer si ndërmjetës midis aktorëve kriminalë dhe zyrtarëve të lartë.
Gazetari shtoi se, sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të fundit janë sekuestruar rreth 65 milionë euro, shifër që ai e konsideroi “shumë të ulët krahasuar me flukset që dyshohet se lëvizin”.
Në përfundim, Bushkolaj paralelizoi situatën në Shqipëri me rastin e presidentit kolumbian Gustavo Petro, i cili u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara me argumentin se gjatë qeverisjes së tij u zgjerua veprimtaria e karteleve të drogës. Sipas tij, deklaratat e prokurorëve italianë, përfshirë Nicola Gratteri, konvergojnë në idenë se “qeveria shqiptare ka krijuar akses për pastrimin e parave të pista”.
Bushkolaj:
Më erdhi ndërmend bashkëshortja e Charles McGonigal, që tha, Charles McGonigal ishte i interesuar për çështjen e pastrimit të parave në ndërtim që kalonte përmes Tiranës, pra që janë miliona euro. Më erdhi vetë ndërmend McGonigal që tha, drejtësia e re thua po na ofron mundësi të shumta. Dhe unë gjykoj që ato mundësitë e shumta nuk janë ato pagesat për emërimet se ato janë pjesë e palës shqiptare pra, po lidhet pikërisht me këtë, me oazin për lejimin e pastrimit masiv të parave.
Më erdh ndërmend dosja e Antonio Gallos, në datën 23 në Itali është seanca në apel. Antonio Gallo, për gjithë ata që nuk e dinë, është grupi që planifikonte pastrimin e miliona eurove në ndërtim në kullat në Tiranë dhe në tenderat në shëndetësi. Një pjesë e mirë e të cilave janë finalizuar. Të vjen ndërmend çështja e Sinaloas. Pra, karteli më i rrezikshëm dhe karteli më famëkeq i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka gjetur akses për të pastruar para në Shqipëri dhe për të hyrë direkt në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Dhe duhet të kemi parasysh, e përmendi dhe vetë zoti Dumani, dy janë komponentët, njëherë sektori i ndërtimit me ato kullat, dhe i dyti është turizmi. Dhe njeriu që ka monopolin e lejeve të ndërtimit është vetë kryeministri Edi Rama. Këtu përfshihen dhe studio arkitekturore për të cilat është folur shumë pak gjatë kësaj kohe. Janë me qindra studio arkitekturore që vijnë në Shqipëri dhe marrin miliona euro dhe dyshimet e arsyeshme janë që mund të bëjnë rolin e sekserit ndërmjet trafikantëve të drogës dhe Edi Ramës për lejet e ndërtimit. Dhe kjo na ekspozohet, në atë që është dosja e Rumit. Del e specifikuar.
Çfarë ndodh? Në të gjitha dosjet që ne na kanë ardhur nga partnerët ndërkombëtarë, pastrimi i parave është element i përbashkët, ashtu sikurse është përfshirja e policisë, përfshirja e prokurorisë, edhe përfshirja e gjykatave. Çfarë del? Del qartazi që shteti shqiptar ka krijuar të gjitha akseset për kartele kriminale jo vetëm shqiptare, është diçka që duhet theksuar se këtu në këtë histori pak flasim, po kemi dhe kartele malazeze dhe kartele serbe. Po.
Patjetër që po, e pranoi zoti Dumani në parlament që po, grupet kriminale shqiptare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kanë bashkëpunuar me kartelet serbe edhe Open Balkan i drogës, pra i lëndëve narkotike. Dhe qartazi që këto kanë shfrytëzuar dhe portin e Durrësit, edhe çështjen e sektorit të ndërtimit në Tiranë, dhe kanë lidhje dhe me investitorë strategjikë që po ndërtojnë edhe në Beograd, edhe në Tiranë, investime me vlera që shkojnë në miliarda euro, që ekonomia shqiptare nuk beson, nuk i përthith pra.
Qartazi blerësit nuk janë shqiptarë dhe mund të jemi përballë një skeme masive të të pastrimit të parave. Në gjithë këtë histori, ne kemi një shifër, të paktën për vitin e fundit që është 65 milionë euro, që është një shifër krejt minore e parave të sekuestruara, po flasim të sekuestruara, jo të konfiskuara, pasi do ketë vendime gjykatash dhe një pjesë e mirë e tyre mund të kthehen. Çfarë ndodh? Qartazi, qeveria shqiptare nuk ka bërë, qartazi qeveria shqiptare, për këdo që e lexon drejt ekonominë dhe e lidh me krimin dhe me politikën, nuk ka bërë asgjë më pak sesa ka bërë presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, që u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara me argumentin që nën qeverisjen e tij lulëzuan kartelet e drogës.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Shqipëri. Është fiks ajo që thotë Gratteri, qeveria shqiptare u ka krijuar çdo akses të mundshëm për të pastruar paratë e pista. Po në këtë histori Sonila, duhet të themi dhe një të vërtetë tjetër. Nuk janë vetëm paratë e drogës në këtë histori. Janë edhe paratë e atyre aferave korruptive që ne flasim ku shkojnë. Aty janë paratë e inceneratorëve, janë ato paratë e tunelit. Dhe pse është Edi Rama përfituesi më i madh në këtë histori? Ne duhet të kemi parasysh që nëse një grup kriminal merr një leje ndërtimi, për shembull për një…