Tag: Durrës

  • “Akset problematike”/ Reshje të dendura shiu, flet eksperti rrugor: Mos bëj këto veprime me makinë, rrezikon jetën…

    “Akset problematike”/ Reshje të dendura shiu, flet eksperti rrugor: Mos bëj këto veprime me makinë, rrezikon jetën…

    Në këto ditë kur vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, eksperti rrugor Fatmir Hasho, ka ndarë disa këshilla të vlefshme për drejtuesit e automjeteve, për të ulur rrezikun e aksidenteve. Sipas tij kur rruga është e mbuluar me ujë dhe jeni me shpejtësi mbi 70 km në orë ndodh fenomeni i “aquaplnaing”, ku drejtuesi humb kontrollin mbi sistemin e drejtimit të mjetit. Ai këshillon të ulet shpejtësia, me qëllim zvogëlimin e efekteve të rrezikshme të këtij fenomeni.
    “Edhe në kod është përcaktuar që në kushte atmosferike jo normale duhet të kemi sjellje tjetër në rrugë. Kur uji del mbi karrexhatë domosdoshmërisht duhet hequr këmba nga gazi. Ka një fenomen aquaplaning që kur sasia e ujit mbi rrugë rritet dhe futet në kanalet e gomës dhe kur jemi me shpejtësi 70 km në orë ne nuk kemi më kontroll mbi mjetin, Kjo gjithmonë kur sasia e reshjeve është e madhe dhe uji ka kaluar mbi karrexhatë. Nëse gomat pjesën e fundit e kanë në ujë, ky është momenti kur ndodh ky fenomen dhe në varësi të shpejtësisë bëhet i rrezikshëm. Nëse hyni me shpejtësi mbi 70 km në orë në një sasi uji mbi karrexhatë ju nuk keni më sistem drejtimi mbi mjetin tuaj dhe vepron aquaplaning dhe ku të dojë ai i çon rrotat. Duke ulur shpejtësinë zvogëlojmë efektin e rrezikshëm të këtij fenomeni”, tha eksperti rrugor.
    Një tjetër këshillë e tij në këto raste është që i gjithë sistemi i mjetit duhet të jetë në funksion të plotë, nga fshirësja e xhamave te gomat që sipas tij janë 80% siguri e mjetit në rrugë në çdo kohë.
    “E dyta gjithë sistemi i mjetit duhet të jetë në funksion të plotë që nga fshirësja e xhamit, në mënyrë që shkueshmërua të rritet. Të ndjekim me korrektesë edhe sinjalistikën në rastet e emergjencës dhe të ndjekim këshillat e policisë kur janë në rrugë. Gomat janë 80% e mjetit në rrugë në çdo kohë që ne të jemi të sigurt në rrugë. Konsumimi i gomave e shton rrezikun në rrugë”, theksoi Hasho.
    Duke i ndarë mjetet në dry grupe naftë dhe benzinë, eksperti Hasho tregoi rrezikun e secilit në rrugë të mbuluara me ujë. Nëse motori fiket ai këshillon që të mos e ndezim se shkatërrohet menjëherë.
    “I ndajmë mjete në dy grupe; mjetet me benzinë kanë rrezik të shtuar në rrugë të mbuluara nga uji janë më të prirur ndaj defekteve, ndërsa ato me naftë nëse uji shkon deri te filtri i ajrit rreziku është evident dhe shkon te bllokimi i motorit. Ka vende që uji bie me sasi të madhe brenda një kohe të shkurtër, të mundohemi ti shmangemi kësaj duke e çuar makinën në vende më sipër nëse makina ka marrë ujë në pjesën e motorit. Nëse motori është fikur ju lutem mos e ndizni lëreni nën atë gjendje. Nëse të fiket motori se do ta shkatërroni menjëherë. Qëndroni në vend, merreni makinën me karrotrec dhe çojeni te mekaniku. Se ndikon te sistemi elektrik dhe motori” këshillon eksperti rrugor.
    Ekpseri Hasho foli në A2 CNN edhe për akset problematike të qarkullimit në vend, ku ndodhin më shumë aksidente, duke nisur nga Vora, në Lushnjë, Lezhë dhe Elbasan-Korçë. Edhe këtu ai këshillon ulje shpejtësie dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
    “Në rrugë që janë me kthesa dhe njëri krah mban ujë. Në unazë të Lushnjë është një pjesë që ka rrezik të shtuar kur bie shi, atje grumbullohej ujë, makinat futeshin me shpejtësi dhe ndodhte ky fenomen aquaplaning dhe dilnin jashtë rruge. E njëjta gjë edhe në Vorë në drejtim të Durrësit. Për të gjitha fenomenet ne kemi sinjalistikë rrugore të dedikuar. Rrugët më të rrezikshme që kemi ku ka aksidente me shumicë Milot-Lezhë e Lezhë-Shkodër, kanë numër të shtuar aksidentesh. Rrugën nga Elbasani në Qafë Thanë, nga Pogradeci në Korçë është rrugë e rrezikshme, ose nga Rrogozhina në Elbasan është rrugë me rrezikshmëri të madhe. Janë disa elementë që e rrisin rrezikshmërinë. Pra nëse rregullohet mënyra e lëvizjes dhe respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, numri i aksidenteve duhet të ulet”, deklaroi eksperti rrugor.
    Dhe në këto kushte, eksperti paralajmëron se situata ën rrugë do të ketë këtë efekt për shkak të lejeve të drejtimit sipas tij të marrë në mënyrë abuzive.
    “Deri në fund të 2027 do ta kemi këtë efekt se lidhet me lejet e drejtimit që janë marrë në mënyrë pak abuzive, shpresoj duke u ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve sidomos ata të moshës 23-35 vjeç që janë problemi kryesor dhe numër më të madh aksidentesh. Se krijojnë sigurinë në rrugë. Në atë moment që bëhemi të sigurt duhet të heqim këmbën nga gazi. Tabelat e sinjalistikës janë alfabeti”.

  • Rama-Berisha sërish dorë për dore, një herë për ta rrëzuar, sot për ta rikthyer Veliajn në zyrë, si PD dhe PS…

    Rama-Berisha sërish dorë për dore, një herë për ta rrëzuar, sot për ta rikthyer Veliajn në zyrë, si PD dhe PS…

    Në Këshillin Bashkiak të Tiranës po ndodh skenari më i pabesueshëm i politikës së fundit: socialistët dhe demokratët po bashkohen sërish, këtë herë për t’i hapur rrugën rikthimit të Erion Veliajt në sallë. Vetëm një ditë pasi këshilltarët e Partisë Socialiste kërkuan nga SPAK leje që Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhje, të njëjtën gjë po kërkon edhe Partia Demokratike. Këshilltari i PD, Dorian Teliti, tha dje gjatë një prononcimi për mediat se opozita dëshiron të ketë Veliajn në sallë për t’ia thënë në sy çdo akuzë. “Të majtët vetë e larguan dhe vetë po e sjellin për disa orë liri. Opozita nuk është kundër, përkundrazi, e duam në sallë t’ia themi në sy. Ata e nxorën nga dera, ndërsa po e fusin nga dritarja”, deklaroi ai.  Por ironia më e madhe është se, pavarësisht retorikës, PS dhe PD po ecin krah për krah, njësoj siç votuan për largimin e tij, tani po votojnë për “çlirimin” disaorësh të Veliajt. Në Këshill po ndahet një “turp me bukë” i përbashkët, duke treguar se kur vjen momenti i interesave, vijat partiake treten. Kjo kthesë 180 gradëshe ka trazuar skenën politike të kryeqytetit dhe ka hapur debate të reja brenda vetë palëve. Tani topi ndodhet në fushën e SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve, të cilat do vendosin nëse Veliaj do të paraqitet personalisht përballë këshilltarëve. Nëse leja jepet, mbledhja e radhës mund të kthehet në një arenë politike spektakolare.
    Çfarë ka ndodhur?
    Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun Erion Veliajn, i cili ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit, të marrë pjesë fizikisht ose online në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet të premten e kësaj jave, më 21 nëntor 2025. Në kërkesën e firmosur nga 22 anëtarë socialistë, drejtuar këtyre 2 institucioneve, thuhet se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Paralelisht me kërkesën drejtuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve, Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon kryetarit Veliaj objektivat e tij të zhvillimit për Tiranën për vitin 2026 dhe prioritetet e investimeve kapitale, duke specifikuar projektet e reja të Bashkisë Tiranë, për t’i pasqyruar ato në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2026.
    Kërkesa e Këshillit Bashkiak drejtuar SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:
    “Të nderuar përfaqësues të institucioneve, Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, e  cila do të zhvillohet ditën e premte më datë 21/11/2025, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Tiranë. Sipas Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, konkretisht: Neni 58, pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë. Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështje të interesit publik. Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:
    – lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike, ose, nëse kjo nuk është e mundur,
    – mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).
    Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional. Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak. Kërkesa për kryebashkiakun Erion Veliaj e firmosur nga 22 anëtarë të Këshillit Bashkiak: I nderuar zoti Kryetar, Në kuadër të përgatitjes së Projektbuxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2026 dhe respekt të parashikimeve të Ligjit nr. 68/2017 “Për Financat e Qeverisjes Vendore”, ju kërkojmë të na vendosni në dispozicion objektivat dhe prioritetet tuaja buxhetore për vitin e ardhshëm. Neni 41 i Ligjit nr. 68/2017 parashikon se “Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përgatit projektbuxhetin vjetor dhe ia paraqet për miratim Këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore”. Pra përgatitja e projektbuxhetit është një proces që realizohet dhe propozohet në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Duke marrë parasysh edhe kushtet e pazakonta të ushtrimit të detyrës suaj, për shkak të ndodhurit në paraburgimin e Durrësit, si dhe nevojën për një komunikim institucional të rregullt, ju lutemi që përmes administratës së bashkisë të na përcillni: Objektivat tuaj strategjikë të zhvillimit për vitin 2026 dhe prioritetet e investimeve kapitale, duke specifikuar projektet e reja të Bashkisë Tiranë, si dhe ato në vijim. Informacioni është i domosdoshëm për të garantuar respektimin e parashikimeve ligjore dhe për të mundësuar shqyrtimin dhe miratimin në kohë të projektbuxhetit nga Këshilli Bashkiak. Me respekt, Këshilltarët e Këshillit Bashkiak Tiranë”, thuhet në kërkesë.

  • U vetëdorëzua pas vrasjes në Manzë, Daniel Pepa: Qëllova për vetëmbrojtje, isha i tonditur se më vrau shokun

    U vetëdorëzua pas vrasjes në Manzë, Daniel Pepa: Qëllova për vetëmbrojtje, isha i tonditur se më vrau shokun

    daniel pepa arianit kurti dhe florian paluci

    DURRËS- Daniel Pepa, autori i vrasjes së Florian Paluçit, ndodhur rreth një muaj më parë në zonën e Manzës, ka pretenduar se ka qëlluar me armë në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme, pasi Florin Paluçi, ishte personi i parë që ka qëlluar me pistoletë duke vrarë shokujn e tij, Aranit Kurti.
    Sipas gazetarit Elton Qyno, këtë qëndrim autori i krimit e ka mbajtur pas dorëzimit në ambjentet e prokurorisë së Durrësit, e cila po ndjek rastin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në mesnatën e 22 Tetorit 2025.
    I riu më pas është shoqëruar në ambjentet e policisë së Durrësit, ku gjatë marjes në pyetje, ka pretenduar se nëse nuk do qëllonte drejt Florin Paluçit, ai do e vriste siç vrau shokun e tij Aranit Kurti.
    Të dyja palët atë natë ishin të armatosur, ndërsa u konfliktuan fillimisht për ekspresin që ishte i fikur dhe kamarieri nuk mund ti shërbente kafen.
    Daniel Pepa, në prezencë të avokatit të tij dhe oficerit të policisë gjyqësore, ka argumentuar se ka qëlluar nga tronditja e fortë psikike dhe vetëmbrojtjes së nevojshme, pasi Paluçi i vrau i pari shokun dhe më pas rrezikoi të qëllonte edhe mbi të. 
    Por pavarësisht kësaj dëshmie, në këtë ngjarje kriminale prova më e fortë janë pamjet filmike të cilat kanë dokumentuar të gjithë dinamikën e krimit të dyfishtë.
    Gjithmonë duke ju referuar pamjeve filmike, policia thotë se i pari që ka qëllua është Flori Paluçi, i cili ka qëlluar njëherë në tokë. Më pas ka drejtuar armën drejt Daniel Pepës dhe ka hapur zjarr ndaj tij, por pa mundur të vrasë.
    Miku i Danielit, Aranit Kurti, që ndodhej shumë pranë Florian Paluçit, ka qëlluar me grusht në fytyrë Florian Paluçin, dhe vrapon të largohet prej tij.
    Por Paluçi qëllon një herë me pistoletë drejt Aranit Kurtit, ku plumbi i ka depërtuar trupin pas shpine dhe i ka prekur zemrën, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
    Mes kësaj vorbulle të shtënash, Daniel Pepa, ka hapur zjarr vetëm 1 herë dhe ka qëlluar pas shpine Flori Paluçin, i cili pasi ka kryer disa lëvizje të pavetëdijshme është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen.

    Pas këtyre veprimeve Daniel Pepa, së bashku me Ergi Kadiu, Erald Cani, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja janë larguar nga vendi i ngjarjes, për tu kthyer pas disa minutash sërish në vendngjarje.
    Pepa më tej është larguar përfundimisht duke mos arritur të kapet nga policia. Por pas disa ditësh ai është vetëdorëzuar në prokurorinë e Durrësit dhe se pritet që sot ose nesër të dalë para gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

  • Shitje droge në shkolla, policia aksion në Durrës. Arrestohen 11 persona, kapet drogë dhe vlera monetare

    Shitje droge në shkolla, policia aksion në Durrës. Arrestohen 11 persona, kapet drogë dhe vlera monetare

    Nga Elton Qyno – Syri.net

    Një aksion policor, është duke u kryer në qytetin e Durrësit, duke çuar në arrestimin e rreth mbi 11 personave që kryenin tregtimin e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit si dhe në disa gjimnaze.

    Shpërndarja e drogërave dhe pilulave të ndryshme është kthyer në një shqetësim serioz për qytetin bregdetar, ku persona të ndryshëm kanë ngritur një rrjet të gjerë shpërndarësish droge.

    Gazetari Elton Qyno, i syri.net ka mësuar se përmes disa veprimeve hetimore dhe infiltrimit të agjentëve policor, është bërë e mundur të provohen dhjetëra raste të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.

    Problemi kishte shkuar deri në dyert e gjimnazeve të Durrësit, ku shpërndarësit tregtonin lëndën narkotike në zonat shkollore.

    Aktualisht forcat operacionale të policisë së Durrësit janë duke kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Durrësit, ku deri në këtë fazë në pranga kanë rënë rreth 11 persona si dhe janë sekuestruar një sasi kokainë, hashash dhe vlera monetare.

    Fenomeni i tregtimit të drogërave tek të rinjtë ka gjetur zgjerim në thuajse të gjithë qytetet e vendit, ku pavarësisht goditjes së disa grupeve nga ana e policisë dhe prokurorive të rretheve, sërish situata mbetet problematike për shkak të numrit të madh të konsumatorëve. /Syri.net/

  • Vrau të riun pas debatit me kamarierin për një kafe në Manëz, vetëdorëzohet në polici autori, i sekuestrohet arma…

    Vrau të riun pas debatit me kamarierin për një kafe në Manëz, vetëdorëzohet në polici autori, i sekuestrohet arma…

    Daniel Pepa, i cili ndodhej në kërkim për vrasjen e Flori Paluçit në Manzë, pas një sherri për një kafe në lokal është vetëdorëzuar dje në policinë e Durrësit. Ai është arrestuar nga policia, ndërsa gjatë veprimeve procedurale, Pepës i është sekuestruar edhe një armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 tetor, në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti. 21-vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe është debatuar me kamarierin dhe me Flori Paluçin, i cili shoqërohej në lokal me disa të tjerë, ndër të cilët edhe Erald Cani i arrestuar për moskallëzim krimi. Pepa debatoi pasi kërkoi kafe ndërsa kamarieri  Alteo Pepa i tha se ekspresi është fikur. Pas konfliktit verbal, Daniel Pepa është larguar me automjet dhe më pas është kthyer bashkë me Ergi Kadiu dhe Aranit Kurtin. Teksa ata kanë tentuar që të hyjnë sërish në lokal, ka dalë Flori Paluçi dhe ka qëlluar me armë zjarri në tokë. Në këtë moment, Daniel Pepa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Paluçit duke e plagosur, ndërsa Aranit Kurti e ka qëlluar me grushte në fytyrë. Paluçi, sipas policisë, ka qëlluar ndaj të dyve. Nga plumbat mbetën të vrarë Aranit Kurti që u qëllua nga Paluçi, ndërsa ky i fundit u vra nga Daniel Pepa.
    Njoftimi i policisë:
    “Durrës/ Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin D. P., 21 vjeç, banues në fshatin Manëz, Njësia Manëz, Durrës. Arrestimi i tij u krye në zbatim të urdhrit të datës 14.11.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 622/1, datë 13.11.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj këtij shtetasi, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”. Këto veprime lidhen me ngjarjen e ndodhur më datë 22.10.2025, ku janë vrarë shtetasit F. P. dhe A. K., në Manëz, Durrës, ngjarje në të cilën ky shtetas rezulton i implikuar, i dyshuar si autor. Gjatë veprimeve procedurale, këtij shtetasi i është sekuestruar një armë zjarri.”

  • Pallosh-hajdut për shqiptarët, pallosh-zhigolo për europianët

    Pallosh-hajdut për shqiptarët, pallosh-zhigolo për europianët

    Ilir DAKO
    Kryeministri shqiptar ose palloshi i gjatë sipas Belës, është ngujuar në metaversin e tij dhe dhe nga aty lëshon spazmat e një politikani që po thahet çdo ditë si një gjethe e vyshkur buzë rruge, ku era e vjeshtës e çon lart e poshtë derisa ta mbledhë fshesa e pastruesve të Lalit.  Palloshi pas 27 vitesh pushtet ndihet i ezauruar, shterp,  i lodhur, pa ide, pa fantazi dhe me një tekonologji komunikimi demode.

    12 vite në krye të ekzekutivit demonstruan se  suksesi i tij maksimal ishte lyerja e pallateve dhe më pas asgjë. Ky kryeministër do të mbahet mend si dështaku më i madh në historinë e Shqipërisë që prodhoi vetëm korrupsion dhe dështime në çdo qindarkë të konsumuar nga taksat e shqiptarëve.
     
    Koncencionet në shëndetësi, inceneratorët, koncencionet  në rrugë, investimet në teknologji, tenderët sekretë, investimet strategjike, aferat me pronat, asgjësimet e porteve nga Durrësi deri në Sarandë dhe qindra afera të tjera janë kryekëput grabitje të dirigjuara nga Palloshi ynë kryeministër. Asnjë rrugë nuk ka përfunduar nga miliarda euro investime. Qindra milionë euro të inceneratorëve janë hedhur në investime që nuk ekzistojnë. Tuneli  i Llogarasë, Porti i Vlorës, Triporti,  aeroporti i Vlorës, Porti i Durrësit, Limioni i Sarandës, etj, janë asete që janë zhdukur nga gijotina e Palloshit dhe nuk dihet fundi i këtyre aferave sesi do të përfundojë. Ndërkohë që rrugët e tij kanë mbetur jetime dhe nuk dihet se në çfarë shekulli do kemi një hartë të rrjetit kapilar të rrugëve që nis nga një destinacion dhe mbërrin pa andrallat e rrethrrotullimeve, punëve të pambaruara apo trafikut të rënduar nga mungesa e bypaseve dhe lidhjeve për lehtësimin e trafikut. Kudo ku ka vënë dorë palloshi nuk ka mbaruar asnjë investim. Vetëm grabitje dhe vjedhje.
    Një pallosh zhigolo në BE
    Palloshi kryeministër është mjeshtër për të fituar zemrat e grave në europë, të cilave ju ka fituar zemrën duke i kortezhuar si një zhigolo i përdëllluar.  Në rrjetën e palloshit zhigolo ka rënë kryeministrja Meloni, të cilës i ulet në gjunjë, i shtrihet barkaz, e puth gjithë epsh, duke krijuar idenë e një çifti që shkëmbejnë skena erotike në raporte të mprehta diplomatike. Strategjia e palloshit zhigolo është të blejë sa më shumë influencë në perëndim, influencë që kërkon ta shfrytëzojë për të ngritur perandorinë e tij autrokratike.
    Nëse me Blerin, Sorosin, Arabët, Mc Gongalin, Klintonin, Knut Fleckenstein, Mark Haupman, shefin e sherbimit sekret te Rumanise Florian Coldea etj, i emëron këshilltarë,  prona, tenderë  dhe para nga thesi i pushtetit, me gratë e tipit Meloni ka zgjedhur të japë afeksion, të japë  sensualitet zhigoloje për ta konvertruar në influencë.
    Eksperiencat e tij zhigoliane shtrihen në vite, që nga koha e Vllahutin, për të vazhduar me Marta Kosin, Melonin dhe gratë e BE me të cilat fryn qirinjë në torta eventesh vanitoze ku kërkon të marrë fitbackun e tij.
    Një postim i gazetarit grek Aleksandros Zioulis publikoi një foto ku Rama shfaqet duke puthur me pasion zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, Alexandra Papadopoulou, një imazh që gazetari e interpreton si të papërshtatshëm dhe të turpshëm për diplomacinë greke
    “Turp, pa turp! Zv/ministrja e punëve të jashtme Alexandra Papadopoulou, në puthje dhe dashuri me Edi Ramën dje në Bruksel!  Turpi dhe rënia e politikës greke”, ka thënë gazetari grek në prononcimin e tij.
    Palloshi zhigolo ka filluar të ngjallë xhelozi. Strategjia e miklimit dhe kortexhiatorit në raport me gratë e pushtetshme të Europës, për të blerë influencën e prolungimit të pushtetit të tij është shndëruar në një bufonatë që po çudit diplomacinë dhe shton neverinë për poshtërimin që i bën kombit të tij duke u prezantuar si një kloun i neveritshëm.
    Në Europë, ai është zhigolo i përdëlluar, një mjeshtër i afeksionit të simuluar, që nuk negocion me ide, por me shtrirje barkaz, puthje, dhe torta me qirinj. Ai nuk kërkon influencë për të reformuar vendin, por për të zgjatur pushtetin e vet. Me Melonin ulet në gjunjë, me Kosin fryn qirinjë, me Papadopouloun puth me pasion, dhe çdo skenë diplomatike shndërrohet në një akt erotik të pushtetit, ku sensualiteti zë vendin e strategjisë, dhe flirtimi zë vendin e reformës. Ai nuk është më lider, është një kortexhiator, një përdëllimokrat që sundon përmes ndjeshmërisë së rreme, një zhigolokrat që ndërton perandorinë e vet mbi ndjenjat e simuluara të grave të pushtetshme.
    Kjo strategji nuk është spontane, është e strukturuar. Me burrat e pushtetit ndërton aleanca përmes parasë, pronave, dhe tenderëve me Blerin, Sorosin, McGongalin, Coldean, dhe të tjerë, ai ndan thesin e pushtetit si një bankë private e influencës. Me gratë, ai jep afeksion, jep sensualitet, jep përdëllim  dhe merr në këmbim mbështetje, imunitet, dhe heshtje. Kjo është diplomacia e re shqiptare: një diplomaci e ndërtuar mbi flirtin, mbi performancën, mbi bufonatën. Një diplomaci që nuk përfaqëson një komb, por një individ që kërkon të shpëtojë nga drejtësia përmes puthjes.

  • Inside Story/ I forti i Durrësit u lirua me justifikimin e sëmundjes, por u arrestua sërish për një krim të rëndë

    Inside Story/ I forti i Durrësit u lirua me justifikimin e sëmundjes, por u arrestua sërish për një krim të rëndë

    I forti Indrit Taullai është një tjetër shembull se si “problemet shëndetësore” janë kthyer në një argument të zakonshëm për të fituar lirinë.

    Në vitin 2016, avokati i tij, Alban Bengasi, paraqiti një raport nga Spitali i Burgut, sipas të cilit Taullai ndodhej në “gjendje tepër të rëndë shëndetësore” për shkak të një “sindromi koronar akut”.
    Por pavarësisht konstatimit të mjekëve, si Gjykata e Elbasanit ashtu edhe ajo e Apelit Durrës e rrëzuan kërkesën për lirim të Indrit Taullait me argumentin se nuk plotësoheshin kushtet për të fituar lirinë.
    Taullai nuk e la me kaq, ai ju drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë, e cila më 29 qershor, vendosi të rrëzojë dy vendimet gjyqësore të shkallëve më të ulëta, duke i dhënë të drejtë kërkesës për lirim të anëtarit të së ashtuquajturës “Bandë e Durrësit”.

    “Gjykatat e themelit kur gjykojnë kërkesa që kanë të bëjmë me mbrojtjen e së drejtës themelore të jetës, nuk mund të përdorin arsyetimin e rasteve analoge për të vendosur rrëzimin e kërkesës me objekt të tillë, pasi çdo rast është i lidhur me kushtet shëndetësore, gjendjen e të sëmurit, dhe rrethanat e tjera personale dhe të veçanta që ndryshojnë rast pas rasti”.
    Taullai nuk u e shijoj lirinë për shumë vite. Pavarësisht se emri i tij nuk u lakua shpesh në ngjarje kriminale, ai në vitin 2023 u arrestua me urdhër të SPAK si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.Rastet e lartëpërmendura tregojnë se sistemi i drejtësisë, i cili duhet të jetë një forcë për të mbrojtur shoqërinë, po shfrytëzohet si një mekanizëm çlirimi për individë që vazhdojnë të kontribuojnë në thellimin e krimit të organizuar.
    ‘Në përgjithësi thashë që gjykata është referuar dhe ka marre si provë formatin, raportin e stafit të burgut dhe kur raporti ka qenë negativ, ka pasur raste shumë të rralla që gjykatësi ka miratuar liri me kusht se nuk ka qenë i miratuar nga ana e stafit’, u shpreh Fehmi Sufaj, ZV.Drejtor i Burgjeve.

    Top Channel

  • Masakra në Manëz, policia sekuestron edhe armën e krimit që përdori Daniel Pepa pas sherrit për kafen

    Masakra në Manëz, policia sekuestron edhe armën e krimit që përdori Daniel Pepa pas sherrit për kafen

    Policia e Durrësit ka zbuluar detaje pas vetëdorëzimit të të riut Daniel Pepa tek autoritetet pas vrasjes së kryer në 22 tetor në Manëz. 
    Autoritetet kanë arrestuar 21-vjeçarin që dyshohet se vrau një person pas sherrit me kamarierin në një lokal në Manëz. Të riut iu sekuestrua edhe arma e krimit, një pistoletë tip “Beretta”. 
    Njoftimi i policisë: 
    Durrës 
    Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin D. P., 21 vjeç, banues në fshatin Manëz, Njësia Manëz, Durrës. 
    Arrestimi i tij u krye në zbatim të urdhrit të datës 14.11.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 622/1, datë 13.11.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj këtij shtetasi, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”. 
    Këto veprime lidhen me ngjarjen e ndodhur më datë 22.10.2025, ku janë vrarë shtetasit F. P. dhe A. K., në Manëz, Durrës, ngjarje në të cilën ky shtetas rezulton i implikuar, i dyshuar si autor. 
    Gjatë veprimeve procedurale, këtij shtetasi i është sekuestruar një armë zjarri. 
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. 
     
     

  • Vrau kamarierin për një kafe në Manzë, vetëdorëzohet në polici autori

    Vrau kamarierin për një kafe në Manzë, vetëdorëzohet në polici autori

    Daniel Pepa, autori i vrasjes së Flori Paluçit në Manzë të Durrësit është vetëdorëzuar në polici.
    Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 tetor, në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti. 21-vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe është debatuar me kamarierin dhe me Flori Paluçin, i cili shoqërohej në lokal me disa të tjerë, ndër të cilët edhe Erald Cani i arrestuar për moskallëzim krimi.
    Pepa debatoi pasi kërkoi kafe ndërsa kamarieri Alteo Pepa i tha se ekspresi është fikur. Pas konfliktit verbal, Daniel Pepa është larguar me automjet dhe më pas është kthyer bashkë me Ergi Kadiu dhe Aranit Kurtin. Teksa ata kanë tentuar që të hyjnë sërish në lokal, ka dalë Flori Paluçi dhe ka qëlluar me armë zjarri në tokë.

    Në këtë moment, Daniel Pepa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Paluçit duke e plagosur, ndërsa Aranit Kurti e ka qëlluar me grushte në fytyrë. Paluçi, sipas policisë, ka qëlluar ndaj të dyve. Nga plumbat mbetën të vrarë Aranit Kurti që u qëllua nga Paluçi, ndërsa ky i fundit u vra nga Daniel Pepa.

  • Qëlloi për vdekje 33-vjeçarin që i vrau shokun për një kafe, vetëdorëzohet pas rreth një muaji Daniel Pepa

    Qëlloi për vdekje 33-vjeçarin që i vrau shokun për një kafe, vetëdorëzohet pas rreth një muaji Daniel Pepa

    Rreth një muaji pas vrasjes së dyfishtë në një lokal në Manzë, është dorëzuar autori i shpallur në kërkim për vrasjen e  Flori Paluçin, Daniel Pepa.

    21-vjeçari qëlloi për vdekje Flori Paluçin 33 vjeç, pasi ky i fundit i vrau shokun, Aranit Kurti 23 vjeç.
    “Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin D. P., 21 vjeç, banues në fshatin Manëz, Njësia Manëz, Durrës.
    Arrestimi i tij u krye në zbatim të urdhrit të datës 14.11.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 622/1, datë 13.11.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj këtij shtetasi, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.
    Këto veprime lidhen me ngjarjen e ndodhur më datë 22.10.2025, ku janë vrarë shtetasit F. P. dhe A. K., në Manëz, Durrës, ngjarje në të cilën ky shtetas rezulton i implikuar, i dyshuar si autor.
    Gjatë veprimeve procedurale, këtij shtetasi i është sekuestruar një armë zjarri. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njofton policia.
    Ngjarja: 
    Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta (për një kafe dhe ekspresin që ishte fikur në lokal), është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin Flori Paluçi, i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari Erald Cani.
    Pas konfliktit verbal, 21-vjeçari është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar Ergi Kadiu dhe nga shtetasi Aranit Kurti.

    Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, Flori Paluçi i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë.

    Në këtë moment Danieli dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Florit të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve Danielit dhe Aranitit (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, Paluçin). Si pasojë u vranë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.
    Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin Daniel Pepa.

    Top Channel