Tag: Durrës

  • Veliaj kërkoi leje për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KiE, SPAK: Nuk u specifikuan emrat e zyrtarëve

    Veliaj kërkoi leje për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KiE, SPAK: Nuk u specifikuan emrat e zyrtarëve

    SPAK ka refuzuar kërkesën e Erion Veliajt për të zhvilluar një takim zyrtar në ambientet e burgut të Durrësit me përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri në datat 17-19 nëntor.

    Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK sqaron se në kërkesën e tij kryebashkiaku Veliaj nuk ka specifikuar emrat e zyrtarëve që do të takonte, dhe kjo kërkesë i është refuzuar në mbështetje të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
    Reagimi i SPAK:
    Në përgjigje të kërkesave tuaja- Në datën 11.11.2025, përmes një kërkesë dërguar Prokurorisë së Posaçme, i pandehuri Erion Veliaj ka kërkuar lejimin e një takimi zyrtar me përfaqësues të Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, pa specifikuar emrat e tyre.Prokuroria e Posaçme e ka refuzuar kërkesën e tij më datë 18.11.2025, duke e mbështetur në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” (nenet 49 pika 1 dhe 73 pika 1 dhe 2) dhe VKM nr. 209/2022. Sjellim në vëmendjen tuaj, përkundër raportimeve në media, se në Prokurorinë e Posaçme nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

    Top Channel

  • ‘9.1 miliardë euro buxhet për të njëjtat shërbime skandaloze’, Teliti: Pse kemi Diellën kur…

    ‘9.1 miliardë euro buxhet për të njëjtat shërbime skandaloze’, Teliti: Pse kemi Diellën kur…

    Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti, i ftuar në një studio televizive ka deklaruar se qeveria do të shpenzojë 9.1 miliardë euro nga taksat tona për të dhënë të njëjtat shërbime skandaloze.
    Teliti tha se buxheti nuk jep asgjë për arsimin, shëndetësinë dhe nuk adreson emigrimin.
    Për ekspertin e ekonomisë zgjidhja do të ishte dorëheqja e qeverisë dhe hapja e garës për zgjedhje të lira.
    “Qeveria do të shpenzojë 9.1 miliardë euro nga xhepat tanë për të na dhënë të njëjtat shërbime skandaloze. Qeveria ka bërë amnisti për të pandershmit si ata që kanë bërë evazion dhe u fal gjobat e 10 viteve, u thotë atyre që janë në proces ankimimi të tërhiqen nga gjykata që të përfitojnë. Buxheti nuk jep asgjë për arsimin, shëndetësinë dhe nuk adreson emigrimin.
    101 milionë euro do të jepen për Portin e Durrësit, 125 milionë euro kontratat PPP që janë në SPAK.
    Më shumë do të marrë “Sterilzimi” sesa bonusi i pensioneve.
    Vitin e ardhshëm administrata publike do të rrittet me 700 persona, a kemi Diellën?
    Kur vjen puna te infrastruktura, shkollat nuk ka investim.
    Pas dy javësh do të miratohet buxheti nen për nen.
    Zgjidhja e sotme është dorëheqja, hapja e rrugës për zgjedhje të lira e të ndershme dhe fitoftë më i miri. Kemi vetëm shumë material denoncues dhe kjo është fatkeqësi për një vend”, deklaroi Teliti.

  • Tjetër refuzim! Veliaj kërkoi takim në burg me përfaqësuesit e KE, SPAK: Nuk lejohet

    Tjetër refuzim! Veliaj kërkoi takim në burg me përfaqësuesit e KE, SPAK: Nuk lejohet

    Erion Veliaj

    TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk e ka pranuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të lejuar Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen që do të mbahet nesër. Por ky nuk është refuzimi i vetëm.
    SPAK ka refuzuar edhe kërkesën e kryebashkiakut, ku ky i fundit kërkonte të takohej me përfaqësues të misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës në ambjentet e paraburgimit të Durrësi.

    Në kërkesën e tij, Veliaj theksoi se vizita e delegacionit zhvillohet në kuadër të misionit të monitorimit të Kongresit për respektimin e parimeve të demokracisë vendore dhe qeverisjes së mirë në vendet anëtare të Këshillit të Europës. Ai kërkoi që përfaqësuesve të Kongresit t’u mundësohet takimi me të në ambientet e IVEP Durrës, ku aktualisht ndodhet, për të garantuar transparencë dhe informim të drejtë mbi situatën e tij ligjore dhe institucionale.
    Sipas Veliajt, takimi do të shërbente për të sqaruar respektimin e të drejtave të tij si i ndaluar dhe si funksionar publik, në përputhje me nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garantojnë të drejtën për komunikim dhe përfaqësim. Por një mbledhje e tillë nuk u lejua.
    Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga post i kryebashkiakut të Tiranës. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës. Konkretisht Gjykata vlerësoi se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë. Gjykata arsyetoi se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara vendimit për shkarkim.
    Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

  • Vrasja për një kafe në Manzë, Gjykata e Durrësit lë në burg Daniel Pepën

    Vrasja për një kafe në Manzë, Gjykata e Durrësit lë në burg Daniel Pepën

    Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Daniel Pepën, për vrasjen e Flori Paluçit në Manzë. 
    Një ditë pas dorëzimit në Policinë e Durrësit, së bashku me armën e krimit, që është dërguar në laborator për ekzaminim, 21-vjeçari Daniel Pepa u paraqit këtë të enjte para Gjykatës së Durrësit, ku u zhvillua seanca për verifikimin e kushteve të caktimit të masës së sigurisë. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa gjykata verifikoi kushtet ligjore të masës së mëparshme të sigurisë, caktuar në mungesë. 
    Pepa, i akuzuar për vrasjen e Flori Paluçit më 22 tetor në Manzë, u shfaq i penduar dhe kërkoi ndjesë për krimin para trupit gjykues, duke deklaruar se ishte i gatshëm të përballej me përgjegjësinë e veprimeve të tij. 
    Në përfundim të seancës, gjykata vendosi vijimin e zbatimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, e caktuar më herët me vendimin nr. 692/2, datë 13.11.2025, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, si dhe ngarkimin e Prokurorisë në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e vendimit. 
    Hetimet për vrasjen e dyfishtë vijojnë, ndërsa Daniel Pepa do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimit. 
     
     
     
     

  • Rama postim për përgatitjet e festave të Nëntorit dhe hapjen e një parkingu në Durrës

    Rama postim për përgatitjet e festave të Nëntorit dhe hapjen e një parkingu në Durrës

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku është pezulluar sot nga detyrat publike me vendim të GJKKO-së si dhe i është ndaluar të dalë jashtë shteti. Balluku po vijon takimin me kryeministrin Rama në godinën e qeverisë prej rreth 3 orësh, ndërsa kryeministri deri më tani nuk ka ende asnjë reagim.

    Ndërsa në rrjetet sociale kryeministri Rama ka publikuar dy postime njëri pas tjetrit, por që nuk lidhen me këtë situatë.

    Rama ka postuar disa foto nga nxënës të shkollave të ndryshme të qyteteve në Shqipëri, të cilët nëpërmjet programit ‘Art dhe Zeje’, po përgatiten për të festuar Ditën e Alfabetit dhe festat e Nëntorit.

    Ndërkohë në postimin tjetër, shefi i qeverisë ka bërë me dije hajen e një godinë të re që do të shërbejë si parking në Durrës me energji të vetëprodhuar nga dielli. Përveçse një parking me 400 vende, godina do të shërbejë dhe për zyra e dhe zhvillimin e aktiviteteve të hapura social-kulturore.

    Që prej datës 31 tetor, kur SPAK vendosi të merrte të pandehur Belinda Ballukun, e akuzuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ për tunelin e Llogarasë dhe së fundmi nën hetim dhe për ndërtimin e Unazës së Madhe, Loti 4, kryeministri ka deklaruar se nuk ndërhyn në punët e drejtësisë.

  • Rritet volumi tregtar nga porti i Durrësit, importet rriten me 27% krahasuar me një vit më parë

    Rritet volumi tregtar nga porti i Durrësit, importet rriten me 27% krahasuar me një vit më parë

    Porti i Durrësit ka mbyllur dhjetëmujorin e parë të vitit me shifra rekord, duke shënuar rritje në çdo tregues kryesor të aktivitetit.

    Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar–tetor 2025 në port janë përpunuar mbi 3.2 milionë tonë mallra, një rritje prej 7.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e cila përkthehet në rreth 219 mijë tonë mallra më shumë.
    Nga volumi total i mallrave, 2,442,518 tonë përfaqësojnë mallra të importuara, ndërsa 783,478 tonë janë mallra të eksportuara drejt tregjeve ndërkombëtare. Rritja e importeve me 27% tregon zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe demonstron rolin e Portit të Durrësit si një qendër e qëndrueshme furnizimi dhe distribucioni.
    Edhe sektori i konteinerëve, sipas APD-së, ka shënuar rritje të ndjeshme. Gjatë dhjetëmujorit janë përpunuar 189,835 TEU, 15% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ky tregues pasqyron intensifikimin e flukseve të mallrave të konteinerizuara dhe rritjen e eficiencës së zinxhirit të furnizimit.
    Lëvizja e pasagjerëve ka ruajtur një ritëm të qëndrueshëm rritjeje. Në total, 694,310 udhëtarë kanë përdorur Portin e Durrësit nga janari në tetor, ose 11,597 më shumë se një vit më parë. Prej tyre, 325,507 kanë hyrë në vend, ndërsa 368,803 janë larguar drejt porteve italiane. Ky fluks tregon rritje prej 5% dhe konfirmon Portin e Durrësit si një nga portat kryesore turistike dhe të lëvizjes së pasagjerëve në vend.
    Gjatë dhjetëmujorit janë regjistruar gjithashtu 1,764 anije tregtare dhe mjete të tjera lundruese, një tregues i qartë i intensitetit operativ dhe i kapaciteteve të rritura të përpunimit.
    “Durrësi vijon të mbetet nyja më e rëndësishme detare dhe logjistike e Shqipërisë, duke përmbushur me eficiencë kërkesat e tregut, duke siguruar standarde të larta operimi dhe duke ndjekur një tendencë të vazhdueshme rritjeje që konfirmon rolin e tij strategjik në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në integrimin me rrjetet rajonale e ndërkombëtare të transportit”, thuhet në njoftimin e APD-së.

    Top Channel

  • Mero Baze: Ani Wilms, një shkrimtare që ka shpëtuar historinë tonë, përmes letërsisë

    Mero Baze: Ani Wilms, një shkrimtare që ka shpëtuar historinë tonë, përmes letërsisë

    Nga Mero Baze
    Ka disa vende si Shqipëria, ku historiografia ka dështuar të jetë e drejtë me të shkuarën tonë. Më shumë sesa e padrejtë ka qenë e pafuqishme. Dhe ka një justifikim. Shqipëria ka aq shumë ngjyra në historinë e saj sa nuk mund të vizatohet nga historianët njëngjyrësh që kemi.Nuk është faji i tyre, është pafuqia e tyre. Pas historianëve edhe publicistët mund të dështojnë për të përshkruar të tashmen që nesër do jetë histori. Dështojnë, pasi edhe ata kanë luksin të përzgjedhin faktet që duan, për të ilustruar ngjyrat që kanë në mendje për historinë. Dhe unë jam një pjestar i racës së tyre.
    E vetmja që ka fuqinë e duhur të shpjegojë historinë është letërsia e madhe. Dhe kjo duhet theksuar. Letërsia e madhe, jo letërsia mediokre apo eksperimentuesit e letërsisë. Letërsia e madhe ka fuqinë të jetë e ndershme dhe e drejtë. Ajo nuk vihet në siklet nga faktet, por vetëm nga e vërteta që mbartet përmes  personazheve të mëdhenj që krijon. Dhe kur arrin t’i gdhendë ata, ajo ta përplas historinë me gjithë ngjyrat e saj në fytyrë.
    Ani Wilms ia ka arritur kësaj. “Dielli në mërgim”, është letërsia më e mirë historike që një lexues shqiptar ka në duar pas Ismail Kadaresë. Është e mirë sepse autorja ka kaluar Rubikonin e talentit dhe nuk ia lejon vetes të jetë e padrejtë me historinë.
    Si askund tjetër një lexues shqiptar mund të mësojë në mënyrën më të drejtë historinë tonë përmes historisë së hebrenjve tanë. Mund të mësojë gjithë ngjyrat që ka pasur idealizimi i keqkuptuar i nacionalistëve shqiptarë që në fakt ndjeheshin nacionalistë brenda pushtetit të një fuqie të huaj dhe komunistëve shqiptarë që ndjeheshin çlirimtarë po përmes ndihmës së një ideologjie të huaj. Të dy palët kishin argumentet e tyre dhe keqkuptimet e tyre. Keqkuptimi i nacionalistëve ishte se ata ishin etërit themelues të shtetit dhe duhet t’u besonim, ndërsa keqkuptimi i komunistëve ishte se ata po përballeshin me okupatorët dhe duhet t’i pranonim.
    Vizatimi idilik I jetës politike kulturore dhe sociale të Vlorës, Durrësit apo Tiranës në vitet 40, përballja e shqiptarëve me antisemitizmin, dhe ngjyrat e pafundme përmes të cilës kaloi miti I mbrojtjes së hebrenjve nga shqiptarët, që nga ai më I thjeshti deri tek ministrat është një histori që mund ta tregoj vetëm letërsia tani për tani. Më vonë ndoshta mund ta tregoj dhe historia.
    Personazhi kryesor Jozefi, një i ri hebre që përballet me lavdinë e emrit të familjes dhe mbijetesën në një atdhe që e quan edhe të tij, lidhjet e tij me Aulonën që besonte te nacionalizmi antikomunist, me Zahon që ishte pjesë e administratës fashiste dhe u bë komunist i rëndësishëm, me Lazarin, kushëririn e Aulonës të kthyer nga Anglia si piktor, por që përfundon si zyrtar i misionit anglez gjatë luftës në përpjekje për të pajtuar partizanët me nacionalistët, adhurimi I tij për Aulonën, pastaj hebrejen mbijetuese Rita dhe përfundimi në mal me partizanët që i donte më pak se këdo tjetër, janë ngjyrat e vërteta të historisë sonë që historiografia na e ka imponuar si film bardh e zi.
    Ani Wilms ia ka dalë të jetë e drejtë jo nga dëshira dhe as nga historia e familjes së saj. Ia ka dalë të jetë e drejtë sepse ka kaluar provën e të qenit shkrimtare dhe, duke hyrë në kështjellën e letërsisë, ajo e ka të ndaluar të jetë e padrejtë dhe e njënashme. Vetëm ata që e kalojnë këtë pikë, mbeten në letërsi. Të tjerët mbeten vetëm në librari.
    Lexojeni librin e saj, një histori mahnitëse e komunitetit hebre në Shqipëri, e mbijetesës së tyre, dhe s’keni për të njohur aq shumë hebrenjtë sesa shqiptarët me gjithë drithërimat e tyre, me gjithë mizorinë dhe besnikërinë e tyre, me gjithë banalitetin e idealizmit të tyre dhe keqkuptimet me dreqërit e tyre.

    Është një shteg i vështirë t’ia dalësh të ngjitesh në një majë nga ku mund të tregosh historinë e këtij vendi. Është një shteg ku kanë dështuar historianët që janë sjellë si shkrimtarë propagandistë dhe publicistët që sillen si shkrimtarë bestsellerë. Është një shteg që mund ta kalojnë pa u rrëzuar vetëm ata që janë shkrimtarë të vërtetë, të talentuar dhe të paprekshëm nga balta e kënetës ku jetojmë dhe ku shumica e atyre që vetëcaktohen shkrimtarë duan të pastrojnë historinë e tyre duke bërë pis historinë tonë.Prej vitesh s’kam lexuar një letërsi kaq të mirë shqiptare për historinë tonë. Është një letërsi që duket se është formuar nën hijen e Kadaresë dhe pushtetit diktatorial që ai ka mbi brezin e ri të talentuar të shkrimtarëve. Ani Wilms nuk do na e zëvendësojë dot Kadarenë, por të jeni të sigurt që do të na e kujtojë atë sa herë ta shfletojmë.
    Faleminderit Ani që prite gjatë ta shkruash këtë libër pa u ngutur nga datat e panaireve apo nevoja për publicitet. Gjërat që lindin ngadalë jetojnë shumë gjatë. Fluturat jetojnë vetëm 24 orë.

  • Rritet volumi tregtar nga porti i Durrësit, importet rriten me 7.28% krahasuar me një vit më parë

    Rritet volumi tregtar nga porti i Durrësit, importet rriten me 7.28% krahasuar me një vit më parë

    Porti i Durrësit ka mbyllur dhjetëmujorin e parë të vitit me shifra rekord, duke shënuar rritje në çdo tregues kryesor të aktivitetit.

    Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar–tetor 2025 në port janë përpunuar mbi 3.2 milionë tonë mallra, një rritje prej 7.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e cila përkthehet në rreth 219 mijë tonë mallra më shumë.
    Nga volumi total i mallrave, 2,442,518 tonë përfaqësojnë mallra të importuara, ndërsa 783,478 tonë janë mallra të eksportuara drejt tregjeve ndërkombëtare. Rritja e importeve me 27% tregon zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe demonstron rolin e Portit të Durrësit si një qendër e qëndrueshme furnizimi dhe distribucioni.
    Edhe sektori i konteinerëve, sipas APD-së, ka shënuar rritje të ndjeshme. Gjatë dhjetëmujorit janë përpunuar 189,835 TEU, 15% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ky tregues pasqyron intensifikimin e flukseve të mallrave të konteinerizuara dhe rritjen e eficiencës së zinxhirit të furnizimit.
    Lëvizja e pasagjerëve ka ruajtur një ritëm të qëndrueshëm rritjeje. Në total, 694,310 udhëtarë kanë përdorur Portin e Durrësit nga janari në tetor, ose 11,597 më shumë se një vit më parë. Prej tyre, 325,507 kanë hyrë në vend, ndërsa 368,803 janë larguar drejt porteve italiane. Ky fluks tregon rritje prej 5% dhe konfirmon Portin e Durrësit si një nga portat kryesore turistike dhe të lëvizjes së pasagjerëve në vend.
    Gjatë dhjetëmujorit janë regjistruar gjithashtu 1,764 anije tregtare dhe mjete të tjera lundruese, një tregues i qartë i intensitetit operativ dhe i kapaciteteve të rritura të përpunimit.
    “Durrësi vijon të mbetet nyja më e rëndësishme detare dhe logjistike e Shqipërisë, duke përmbushur me eficiencë kërkesat e tregut, duke siguruar standarde të larta operimi dhe duke ndjekur një tendencë të vazhdueshme rritjeje që konfirmon rolin e tij strategjik në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në integrimin me rrjetet rajonale e ndërkombëtare të transportit”, thuhet në njoftimin e APD-së.

    Top Channel

  • Kallëzimi i Aulon Kalasë për “11 Majin”, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

    Kallëzimi i Aulon Kalasë për “11 Majin”, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

    Aulon Kalaja

    TIRANË- GJKKO ka vendosur të hetohet për shpërdorim detyre Komisioni e Ankimit dhe Sanksioneve (KAS) mbi kallëzimin e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 1 1majit. Gjyqtarja Etleva Deda rrëzoi vendimin e prokurorit të SPAK Sotir Kllapi për mos fillimin e hetimeve. Në vendim Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK regjistrimin e procedimit penal dhe hetimin e 5 anëtarëve të KAS për shpërdorim detyre.
    Aulon Kalaja ishte paraditen e sotme në SPAK, ku në një prononcim për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit u falsifikua. Sipas tij, Gjykata konstatoi se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë, duke theksuar se në 300 kutitë e pa rinumëruara ka pasur vota të falsifikuara. 
    “Gjykata i kërkon SPK të hetojë, Në vendim shquhen 3 momente. Qarku i Durrësit, KAS ka vendosur rinumërim të pjesshëm, vendosi të hapë 290 kuti për t’i numëruar, 152 kuti u hapën përfundimisht. Gjykata konstaton se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë. KAS sipas gjykatës, ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar, sepse në 300 e ca kutitë e tjera të pa rinumëruar ka pasur vota të falsifikuar. Pra kemi të bëjmë me krim zgjedhor dhe jo gabim njerëzor”, tha Kalaja.

    Aulon Kalaja, kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit, kishte depozituar kallëzimin duke ngritur akuza mbi krim zgjedhor, por prokuroria fillimisht e konsideroi çështjen jashtë juridiksionit të saj./ZËRI

  • Rinumërimi i votave më 11 maj, Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë KAS

    Rinumërimi i votave më 11 maj, Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë KAS

    Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK që të nisë procedimin penal sipas kallëzimit të kandidatit të PD për deputet, Aulon Kalaja, për procesin e numërimit të votave për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit të këtij viti.
    Kalaja kishte kallëzuar Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në SPAK, sepse sipas tij nuk kishte vendosur rinumërimin e të gjitha kutive për qarkun e Durrësit, ku Kalaja ishte kandidat për deputet. Pas kallëzimit, SPAK nuk regjistroi procedimin penal, ndërsa këtë të enjte Gjykata e urdhëroi të regjistrojë procedimin penal dhe të nisë hetimin nga anëtarëve të KAS.
    Shfuqizimin e Vendimit “Për mosfillimin e procedimit penal” të datës 02.08.2025, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me kallëzimin penal nr. 240, datë 01.08.2025, të kallëzuesit Aulon Kalaja.
    Detyrimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal për kallëzimin penal të kallëzuesit Aulon Kalaja, duke vendosur edhe drejtimet e mëtejshme të hetimit.
    Detyrimin e Prokurorisë të kryejë veprimet hetimore që do të urdhërojë Gjykata.
    Konstatimin absolutisht të pavlefshëm të aktit procedural nr. 27631 Prot.(S.K), datë 07.08.2025, me lëndë: “Dërgohet vendimi i prokurorit ‘Për mosfillimin e procedimit penal’”, në bazë dhe për zbatim të nenit 128/a të Kodit të Procedurës Penale.
    Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Posaçme
    Gjykata vlerëson se të gjitha shkeljet e pretenduara nga Kalaja të Kodit Zgjedhor, Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal, do të duhet të verifikohen në hetimin paraprak të kësaj çështje për të konkluduar nëse ekzistojnë apo jo.
    Më tej duhet të hetohet se sa janë dëmtuar interesat e shtetit nga mosveprimi i shkeljeve të ligjit zgjedhor dhe/apo penal në 341 kuti të hapura, sa janë cenimet e interesave të zgjedhësve dhe i kandidatëve për deputetë në këtë zonë zgjedhore nga falsifikimi i materialeve elektorale dhe gjithashtu, duhet të evidentohet nga hetimi paraprak se sa janë përmasat e përfitimeve të padrejta në vota dhe rezultate të falsifikuara që i janë lejuar kandidatëve për deputetë nga kjo mënyrë e ushtrimit të detyrës nga KAS.
    Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Posaçme