Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Full Scan” në Durrës, gjatë të cilit janë sekuestruar lëndë narkotike, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare, ndërsa është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të drogeve, armëve dhe vlerave monetare në vend.
Gjatë kontrollit në Portin e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve zbuluan në autousin e D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, një sasi 92 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe disa bizhuteri të dyshuara flori.
Në kontrollin e brendshëm u zbuluan gjithashtu:
29,000 euro në vlera monetare,
një armë zjarri tip pistoletë me pesë krehra.
Pas këtyre gjetjeve, D.F. u arrestua në flagrancë për veprat penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”,
“Trafikim i armëve dhe i municionit”,
Disa forma të kontrabandës me mallra të ndaluara, të kufizuara ose me akcizë,
“Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”,
“Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Tag: Durrës
-

Arrestohet një person në Durrës: Sekuestrohen drogë, armë, bizhuteri dhe para
-

Durrësi ‘han pa porta’! Në furgonin e karabinierëve italianë të Gjadrit kapen pajisje përgjimi! Kur hynë dhe si u zbuluan?
Nga Elton Qyno – Syri.net
Ndërtimi i kampit të emigrantëve Afrikanë në Gjadër të Lezhës, ka sjellë një situatë të pazakonshme, disa ditë më pare, kur policia e Kufirit në Durrës, zbuloi në një furgon aparatura përgjimi, kufje, GPS-a, pinca, kaçavida dhe tela.
Përtej debateve politike në dy vendet Itali-Shqipëri, tashmë kampi i Gjadrit është kthyer një vend brenda tokës Shqiptare, që ngre dyshime të forta për cënimin e sigurisë Kombëtare.
Autoritete të huaja hyjnë dhe dalin me paisje përgjimi në teritorin Shqiptar dhe askush nuk i kontrollon. Shqipëria, të duket si një “han pa porta”, ku nga pikat kufitare të saj individë të ndryshëm me misione shtetërore apo private, depërtojnë paisje të sofistikuara të inteligjencës dhe askush nuk mundet ti kontrollojë dhe verifikojë.
Rasti i fundit është shënuar disa ditë më parë në Portin e Durrësit, ku një furgon është ndaluar pasi brenda tij, policia kufitare zbuloi se brenda tij kishte paisje përgjimi, GPS-a, kufje, pinca, tela etj.
Sipas burimeve të gazetarit Elton Qyno, furgoni i ndaluar ka hyrë në teritorin Shqiptar një ditë para se të ndalohej. Hyrja e tij, është kryer përmes portit të Durrësit, në të njëjtën ditë kur në Shqipëri ka hyrë grupi prej 50 karabinierë që shërbejnë pranë kampit të emigrantëve Afrikanë në Gjadër.
Në hyrje mësohet se furgoni nuk ka pasur problem dhe besohet se nuk është kontrolluar nga policia kufitare. Ndërsa një ditë më pas, i njëjti furgon me dy oficerë të “Guardia Di Finanza” dhe një person tjetër, është shfaqur në portin e Durrësit për tu kthyer në Itali.
Policia e kufirit, ka ushtruar kontroll tek mjeti dhe për pasojë janë zbuluar paisjet. Tashmë çështja në fjalë është rregjistruar si dosje penale në prokurorinë e Durrësit.
Por rasti në fjalë është i mbuluar nga misteri, pasi nuk dihet me saktësi se sa kohë kanë qëndruar pajisjet përgjuese në Shqipëri dhe për çfarë qëllimi janë futur në territorin tonë.
Njëherësh janë ngritur pikëpyetje që paisjet përgjuese kanë shërbyer dhe janë vënë në funksion vetëm në teritorin italian të kampit të Gjadrit apo janë nxjerrë jashtë tij për qëllime operative përgjimi.
Tashmë dy oficerët e Guardia Di Finanza dhe personi i tretë janë lënë të lirë për tu kthyer në Itali. Ndërsa paisjet dhe logjistika e përgjimit është sekuestruar dhe pritet të kryehen veprime të tjera hetimore. /Syri.net/
-

A duhet të largohet Berisha? Ja si përgjigjet Salianji
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji tha se kushdo që do ta mbajë Partinë Demokratike në gjendje jo të përmirësuar, në mënyrë indirekte i shërben Edi Ramës.
Salianji tha se është shumë e rëndësishme që PD të bëjë një analizë të thellë. Gjithashtu ngriti edhe një shqetësimin
“Të takosh demokratët është privilegj. Dini ju që mua më ka falur njeri gjë? Unë vij nga beteja. Për interesin tim personal unë do rrija rehat. Unë dua të jemi jo vetëm konkurrues, por edhe fitues përballë Edi Ramës. Jemi partia që ka qeverisur këtë vend. Ka sjellë ndryshimin…Nuk më takon të jem komformist. Po u shfokusua fokusi nga problemet dhe shkojmë të emrat ikën rëndësia. Analizë PD, nuk ka bërë kurrë dhe ka bërë gabim të madh. Ne duhet të bëjmë jo vetëm analizë, por ka edhe përgjegjësi…Berisha tha që do ndahen funksionet , por duhet t’i diskutojmë të gjitha këto njëherë. A duhet të bashkohemi me forca të tjera?
Më tej shtoi se në takimet që ka zhvilluar ka pasur një mbështetje masive. I pyetur nëse duhet të largohet Berisha, Salianji tha se nuk duhet të jetë ky fokusi kryesor, por PD duhet të ripërtërihet.“Unë jam i surprizuar nga mbështetja masive. Kushdo që do ta mbajë PD në gjendje jo të përmirësuar në mënyrë indirekte i shërben Ramës. Ka edhe shumë njerëz që janë të kujdesshëm në mbështetje…Ky i Durrësit një dallkauk që nuk i duhet as dreqit. Kur komandohet e merr pa të drejtë diçka nuk ka peshën e votës. Në Foltoret që bën doktori, duhet të shohim se çfarë thonë demokratët. Njerëzit mendojnë që PD ka nevojë për ripërtëritje…”, tha ai. -

Nga sherri në TikTok tek takimi “sqarues”…Si u vra Erion Boba në Durrës? Viktima dhe autori s’kishin lidhje me konfliktin por…
15-vjeçari-banesa e familjes boba
DURRËS- Erion Boba, 15-vjec, humbi jetën pas një sherri mes bashkëmoshatarëve që nisi nga ofendime në rrjetet sociale dhe përfundoi në përballje fizike deri në përdorimin e thikës. Boba është goditur me thikë nga një 14-vjeçar, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Siç është bërë me dije edhe më herët nga të afërm dhe familjarë të viktimës, 15-vjeçari nuk ka pasur lidhje me sherrin dhe as të konfliktuarit. Ai është gjendur mes tyre për të ndihmuar shokët e tij. Ndërkohë, sipas burimeve hetimore rezulton se autori dhe viktima në fakt, nuk kishin një konflikt personal. Madje, të dy ata janë përfshirë në përplasjen mes shokut të Erionit dhe vëllait të autorit.
Në ngjarjen e 25 nëntorit, rreth 20 minuta larg shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, të dy grupet janë takuar për “t’u sqaruar” për ofendimet e shkëmbyera në rrjetin social, Tik Tok. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në momentin që dy grupet zbritën nga makinat, debati u kthye në përplasje fizike.
Mësohet se në zonën ku ndodhi ngjarja nuk ka të instaluara kamera, për këtë arsye hetuesit e kanë pasur më të vështirë zbardhjne e dinamikës. Megjithatë, dëshmitarët okularë që kanë parë sherrin mes adoleshentëve ka ndihmuar me dëshmitë e tyre. Sipas dëshmive, janë përdorur grushte, bishta çadrash, dërrasa dhe mjete të forta, por ende nuk është përcaktuar se kush mbante mjetin prerës që shkaktoi tragjedinë.
Ai që do të ishte një takim “sqarues” përfundoi me katër goditje me thikë për Erion Bobën, 2 plagë në zemër dhe 2 në gjoks. Pas ngjarjes, autori dhe shokët e tij u larguan duke marrë me vete armën e krimit, e cila më pas u gjet në makinën me të cilën kishin mbërritur në vendngjarje.
Autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa Boba është me urgjencë në Spitalin e Durrësit fillimisht e më pas në në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Plagët rezultuan fatale të për të miturin, i cili pas rreth 10 ditësh në reanimacion, humbi jetën.Erion Boba, vetëm 15 vjeç, u godit me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë një përleshjeje të nxitur nga një debat online. Katër plagë i përshkuan gjoksin, dy prej të cilave në zemër, që rezultoi të ishte fatale për të miturin. Jo më larg se dy ditë më parë, familja e Erion iu bëri thirrje shqiptarëve për ndihmë, pasi shpresat te shteti shqiptar duket se u shuan. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin e Durrësit, dhe më pas të atyre në QSUT, Erioni nuk ia doli, duke u bërë rasti i dytë në pak kohë, pas atij të Martin Camit, ku nxënësit vriten pas konflikteve të nisura në shkollë.
Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur./ZËRI/ZËRI -

“Mos e kërkoni”/ Detaje të reja për zhdukjen e Miklovan Dakajt në Spanjë, çfarë i tha korrieri i mafias familjes
Një nga njerëzit që rezulton se ka patur kontakte me Miklovan Dakajn, është Juxhin Drazhi, një personazh i njohur i botës së krimit dhe pjesë e grupit të Troplinëve sic njihet ndryshe grupi i Elvis Docit, ose Visit të Pojës.
Emisioni “Në Shënjestër”, duke iu referuar hetimeve të nisura nga Spanja për zhdukjen e Miklovan Dakajt, publikoi të dhëna nga dosja hetimore ku thuhet se në muajin shtator familjarët e Miklovanit morën një lajm se një trup i pajetë, që dyshohet se mund të ishte i tij ndodhej në morgun e një spitali në Spanjë.
Arsye për të cilën autoritetet spanjolle, morën edhe një kampion të ADN-së së vëllait të tij si dhe të vajzës 8-muajshe.
Kjo me qëllim për të krahasuar ADN-në e trupit të pajetë që ndodhej në morg me atë të të afërmve të personit të zhdukur.
Ndërkohë që paralelisht me policinë spanjolle, një hetim për zhdukjen e Miklovan Dakaj nisi edhe nga policia shqiptare, pas kallëzimit të bërë në Shkodër nga familjarët e tij.
Por ndërsa shpresat për gjetjen gjallë të Miklovan Dakaj sa vijnë dhe zbehen, policia spanjolle duket se po përparon në hetimet e saj.
Hetime që sipas burimeve të emisionit ‘Në Shënjestër’ kanë mundur të shkojnë deri te personat e fundit me të cilët ai ka pasur kontakte para se të humbiste gjurmët.
Persona të cilët rezultojnë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Dhe me një aktivitet të theksuar kriminal si në Shqipëri dhe jashtë saj.
Një nga këta persona me të cilët Miklovan Dakaj thuhet se ka pasur kontakte para se të zhdukej, është edhe Juxhin Drazhi.
Personazh ky i dyshuar si pjesë e grupit kriminal Troplini, drejtuar nga Elvis Doçi, ndryshe i njohur si Visi i Pojës.
Që trafikoi sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.
Po për t’u kthyer te personazhi i Drazhit, dhe lidhja e tij me zhdukjen e mundshme të Miklovan Dakaj, më 12 Maj 2025 në qytetin e Marbellos në Spanjë, ai thuhet se u arrestua nga oficerët e Gardës Civile në Malaga, në një shtëpi luksoze në qytetin e Almunecar në Granada.
Mediat spanjolle të cilat raportuan se policia ra në gjurmët e të shumëkërkuarit pasi konstatoi se në një shtëpi të izoluar në zonë po merreshin masa të shumta sigurie, çka ngriti dyshime të forta për ta.
Policia spanjolle që ndërkohë kishte një denoncim për zhdukjen e Miklovan Dakaj.
Dhe që ndër të tjera kishte dyshimet e saj mbi implikimin e Juxhin Drazhit në këtë ngjarje.
Arsye që me gjasë mund ta kenë çuar edhe në bazën ku ai strehohej.
Drazhi që thuhet se u arrestua bashkë me një person tjetër, por që është ende e paqartë nëse nëse në banesën ku ata fshiheshin, policia mundi të gjejë gjurmë të Miklovan Dakaj, të zhdukur.
Policia spanjolle që disponon një informacion të rëndësishëm që mund të përbëjë kthesë në hetime.
Faktin që Miklovan Dakaj u ngjit në makinë i pashqetësuar dhe se një prej personave të fundit që mund të ketë informacion për fatin e tij, mund të jetë Juxhin Drazhi.
34 vjeçari, i cili nuk dihet ende nëse ka dhënë dëshmi përpara autoriteteve spanjolle lidhur me këtë ngjarje.
Ai është ekstraduar drejt Shqipërisë, por nuk dihet nëse autoritetet shqiptare i kanë marrë dëshmi lidhur me zhdukjen e Miklovan Dakajt.
Ndërsa po e hetojnë për pastrim parash në kuadër të organizatës kriminale, përmes kompanive të tij.
Kartela Penale
Juxhin Drazhi, 34-vjeç, zotëron kompaninë ‘Majestic Construction’ e cila është vënë nën sekuestro nga SPAK bashkë me 9 prona të tjera, po të tija.
Vendimi për sekuestrimin e ‘Majestic Construction’ dhe 9 sipërfaqeve të tokës është marrë më 21 Maj 2025, ndërsa është ekzekutuar në Qëndrën Kombëtare të Biznesit dhe Zyrën e Hipotekës Durrës.’
Një tjetër emër i njohur të botës së krimit, që bashkëshortja e Miklovan Dakaj e denoncoi në policinë spanjolle, si të dyshuar për zhdukjen e njeriut të saj, është Flodian Plaku, që mban edhe dy mbiemra, Mamo dhe Serjani.
Ky i fundit që është në akuzë për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas.
Ish-polici i burgjeve që u ekzekutua në banesën e tij më datë 15 Mars 2024.
I lidhur me bandat kriminale në zonë dhe përtej.
Hetuesit kanë dyshime se Mikovan Dakaj mund të ketë tradhtuar Roan Brahimin alias Sidorel Prendin që u ekzekutua në Athinë, më datë 9 Maj 2024.
Vetëm pak orë pasi kishte mbërritur aty nga Dubai, për të takuar bashkëshorten dhe djalin e tij.
Sidorel Prendi që ishte pjesë e klanit kundërshtar të Gentjan Bejtjas, i cili dyshohet se kishte gisht në ekzekutimin e ish-policit të Burgjeve.
Krim që dyshohet të jetë kryer për hakmarrje.
Një seri ngjarjesh dhe episodesh kriminale që janë shpërndarë sa në Shqipëri dhe jashtë saj, që kanë sjellë një lumë gjaku, brenda krimit të organizuar.
Që tashmë po eleminon vetveten dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Familja e Miklovan Dakaj ka dyshime mbi zhdukjen e djalit të tyre edhe te Flodian Plakun dhe lidhjet e tij shoqërore.
Kjo pasi në shtëpinë e tyre menjëherë pas zhdukjes mbërriti një person nga Durrësi, i cili pretendonte se kishte dijeni se kush ishin personat që kishin lidhje me ngjarjen.
Familja nuk mundi ta identifikonte këtë person, pasi pyetja e tij ndoshta mund të ndihmonte policinë për të mësuar për fatin e Miklovanit.
Pistat për zhdukjen e këtij personazhi, që dyshohet të ishte i implikuar në rrjetet e narkotrafikut, janë të shumta.
Porse është e vështirë për të gjetur fijet, se si këto organizata veprojnë dhe kahet se si fryjnë erërat.
Ndërkohë që Spanja është kthyer në një bastion të krimit shqiptar dhe të drogës, aty ku duket se tashmë janë strehuar shumë kontigjentë të krimit.
Të cilët kanë gjetur aty ‘El Doradon’, por njëkohësisht edhe varrin e tyre. -

Nuk ishte parë prej dy ditësh, gjendet i pajetë 65-vjeçari në banesën e tij në Durrës (Detajet e para)
durres
DURRËS- Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në banesën e tij në lagjen nr. 12 të Durrësit. Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Mësohet se dera e banesës ka qenë e mbyllur dhe për këtë arsye është kërkuar ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve. Burime bëjnë me dije se kanë qenë komshinjtë ata që kanë kërkuar ndihmë, pasi nuk e kanë parë të dalë prej dy ditësh
Praprakisht dyshohet se 65-vjeçari ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit./ZËRI -

Gjendet pa jetë në banesë 65-vjeçari në Durrës. Dyshohet se…
Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës. Policia njofton se trupi i të ndjerit u gjet rreth orës 15:45 në lagjen nr. 12, të qytetit bregdetar.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
“Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njofton Policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit. -

Gjendjet i pajetë një i moshuar në Durrës, dyshimet e para të policisë
Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit bregdetar të Durrësit.
Me të marrë njoftim, kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe policia për të hyrë në shtëpinë e tij ku dhe u gjet pa jetë.
Kanë qenë komshinjtë që pasi nuk e kanë parë të dalë prej dy ditësh kanë kërkuar ndihmë.
Dyshohet për vdekje natyrale.

