Tag: Durrës

  • Projektbuxheti dhe paketa fiskale gati për miratim në Kuvend

    Projektbuxheti dhe paketa fiskale gati për miratim në Kuvend

    Komisioni i Ekonomisë miratoi projektbuxhetin e vitit 2026 me vlerë 886 miliardë lekë, pa pranuar asnjë nga amendimet e bëra nga deputetët. Të vetmet propozime që u pranuan ishin kërkesat e Komisioneve për tu dhënë 5 milionë euro 12 institucioneve, kryesisht atyre të drejtësisë. Projektbuxheti do të votohet përfundimisht më 11 dhjetor në Kuvend. “Kush është dakord ta miratojmë në tërësi? Gjashtë pro, nuk marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës. Një abstenim”. Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit, buxheti i shteti për vitin e ardhshëm bashkë me paketën fiskale që shoqëron atë kanë përfunduar maratonën e diskutimeve në komisionet parlamentare.
    Pavarësisht dhjetëra amendamenteve, propozimeve për ndryshime kryesisht nga deputetët e opozitës dhe Erion Braçe nga socialistët projektbuxheti 2026 dhe paketa fiskale nuk ndryshuan formë nga forma fillestare me të cilën u publikuan. Gati 887 miliardë lekë apo rreth 9 miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai është gati 64 miliardë lekë apo 6.7 për qind se sa buxheti i këtij viti.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë më shumë para, mbi 82.5 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura dhe Energjia dhe Arsimi Rinisa dhe Sporti me respektivisht 77.2 dhe 64.8 miliardë lekë. Mbi 41 miliardë lekë do të shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ndjekur nga ajo e Brendshme dhe Mbrojtja. Lehtë është rritur edhe buxheti për bujqësinë që përllogaritet në 16.2 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Drejtësisë që do të marrë rreth 5.0 milionë lekë më shumë se gjatë 2025-s. Vetë “Financat” do të kenë në dispozicion vetëm 2.5 miliardë lekë.

    Buxheti për 61 bashkitë në vend planifikohet në gati 907.7 miliardë lekë nga 90 miliardë lekë gjatës 2025-s. Qeveria do u japë pak më shumë se 46 miliardë lekë njësive të pushtetit vendor, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë. Në raport edhe me numrin e popullsisë, Tirana është bashkia që do të marrë më shumë para, mbi 6.5 miliardë lekë, ndjekur nga Durrësi me 2.5 miliardë, Elbasani 1.8 dhe Shkodra 1.7 miliardë lekë. Mbi 1.8 miliardë lekë do t’i jepen Fierit, ndërsa Bashkia Vlorë do të marrë mbi 1.6 miliardë lekë. Një copë të madhe nga torta e buxhet do të marrë edhe Bashkia Kamëz, mbi 1.5 miliardë lekë, ndjekur nga Korça dhe Lushnja.

    Të vetmet kërkesa të miratuara ishin ato të bëra nga komisionet parlamentare, për tu dhënë buxhet dhe punonjës shtesë 12 institucioneve, kryesisht atyre në fushën e drejtësisë. Kostoja totale e shtesave të pranuara ishte 5 milionë euro, fonde që u zbritën nga buxheti i Ministrisë së Financave. Projektbuxheti dhe ndryshimet fiskale do të shqyrtohen nen për nen dhe në tërësi në seancën e së enjtes për t’u dekretuar më pas nga Presidenca e hyrë në fuqi nga 1 janari 2026.

  • “Nuk duhet të ketë opozita, persona në ndjekje penale”/Sula, reagon ashpër: Lideri për të shpëtuar veten, flak gjithçka

    “Nuk duhet të ketë opozita, persona në ndjekje penale”/Sula, reagon ashpër: Lideri për të shpëtuar veten, flak gjithçka

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka evidentuar dhe njëherë Sali Berishën si problemin kryesor të mosfunksionimit dhe të përçarjes së PD-së. I ftuar në një studio televizive, Sula komentoi dhe takimet e pavarura të Salianjit me qytetarët e Durrësit.
    Dash Sula u shpreh se për të mundur mazhorancën, opozita duhet të jetë një shembull i kundërt duke nisur që nga personat në krye që nuk mund të jenë individë që kanë çështje të hapura me ligjin.
    “E kemi thënë disa herë dhe u bë me muaj që problemi i opozitës qëndron dhe kushdo qytetar do të thonte përse merreni me opozitën dhe jo me mazhorancën. Unë e kam bindje që edhe sot që PD është në opozitë, në sistemin demokratik funksionojnë dy forcat që duhet të jenë të kundërtat e tyre. Në këtë rast jemi në pole të njëjta. Në kuptim që me problematikat, me problemet e korrupsionit ë ka mazhoranca, duhet të përballë të ketë një model ndryshe, një model që duhet ta ketë opozita dhe nuk e ka. Nuk duhet të ketë opozita persona në ndjekje penale si mazhoranca”, tha Sula.
    Ish-deputeti tha se nuk i është bashkuar Ervin Salianjit në takimet e tij të pavarura me qytetarët jashtë programit të PD-së, duke thënë se e ka të qartë fundin. Sula u shpreh se do të ishte e udhës dhe e drejtë nëse Salianji do të lufte për vendin e Berishës, por jo për atë të Flamur Nokës.
    “Nuk mund të luftohet diktatura e narkoshteti me një njëjtat mjete. Nga 11 maji, 2 foltore të Berishës dhe 1 foltore të Salianjit. Unë nuk i jam bashkuar Salianjit sepse e kam të qartë fundit. Nëse Salianji do të luftonte për lidership do të ishte në të drejtën e tij. Po lufton për vendin e 2, ja iku Flamur Noka, se po shikosh po e luftojnë dhe vetë nga brenda, sepse lideri për të shpëtuar veten, flak gjithçka, dhe ato që i kanë mbetur besnikë.
    Nëse Salianji do të luftojë për vendin e lidership, ka terren, do të mbështetje. Nëse do të luftojë për numrin 2 nuk ndryshon asnjë gjë. Berisha vetëm një herë në jetën e vet doli nga qasja e vet politike në vitin 2005 që bashkoi të gjithë opozitën. Vetë PD ka pjellë shumë parti të vogla të djathta që kanë copëzuar opozitën. Ndodh se qasja e liderit është ekstrem për të përzënë këdo nga shtëpia tij. I vetmi pushtet që i ka mbetur në dorë Berishës që kush mendon ndryshe e ka zë ndryshe, duhet të përjashtohet ose të rrudhet”, tha Sula.

  • 14-vjeçari nga Durrësi nuk kursehet, publikon në TikTok foto me thikë në dorë, nis hetimi

    14-vjeçari nga Durrësi nuk kursehet, publikon në TikTok foto me thikë në dorë, nis hetimi

    Dy ditë më parë, Policia e Durrësit i referoi Prokurorisë materialet për procedim penal ndaj një 14-vjeçari nga Durrësi, pasi nga këqyrja e rrjeteve sociale dyshohet se ai zotëron një mjet prerës, një thikë.

    I mituri kishte publikuar një foto në TikTok së bashku me një bashkemoshatar, ndërsa mbante në dorë një thikë.
    Burime policore bëjnë me dije se, megjithëse adoleshenti banon në zonën e ish-Kënetës, vendi ku ndodhi ngjarja tragjike në të cilën humbi jetën 15-vjeçari Erion Boba, as ai dhe as shoku i tij nuk i njohin të miturit e përfshirë në konfliktin fatal.
    Fenomeni i “modelit të të fortit” po bëhet gjithnjë e më problematik, duke nxitur dhunën dhe pasojat e rënda mes adoleshentëve.

    Megjithëse përdorimi i TikTok-ut është i ndaluar në vendin tonë, platforma vazhdon të përdoret gjerësisht përmes VPN-ve të huaja.
    Ky rast vjen menjëherë pas ngjarjes që çoi në humbjen e jetës së 15-vjeçarit Boba, i cili u godit me thikë nga një 14-vjeçar.
    Pas 9 ditësh në spital, 15-vjeçari u nda nga jeta, ndërsa autori i mitur u arrestua nën akuzën e vrasjes me dashje, fillimisht të mbetur në tentativë.
    Ndërkaq të mitur të tjerë pavarësisht pasojës fatale të këtij rasti e të rasteve të tjera, vijojnë të përdorin armë të ftohta dhe t’i ekspozojnë ato në rrjetet sociale.

    Top Channel

  • “Salianji duhet të luftojë për vendin e Berishës jo të Nokës”/ Dash Sula: PD s’mund të drejtohet nga persona në ndjekje penale!

    “Salianji duhet të luftojë për vendin e Berishës jo të Nokës”/ Dash Sula: PD s’mund të drejtohet nga persona në ndjekje penale!

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka evidentuar dhe njëherë Sali Berishën si problemin kryesor të mosfunksionimit dhe të përçarjes së PD-së. Në një lidhje direkte në studion e “Sot, Live në Shqipëri”, Sula komentoi dhe takimet e pavarura të Salianjit me qytetarët e Durrësit.
    Dash Sula u shpreh se për të mundur mazhorancën, opozita duhet të jetë një shembull i kundërt duke nisur që nga personat në krye që nuk mund të jenë individë që kanë çështje të hapura me ligjin.
    “E kemi thënë disa herë dhe u bë me muaj që problemi i opozitës qëndron dhe kushto qytetar do të thonte përse merreni me opozitën dhe jo me mazhorancën. Unë e kam bindje që edhe sot që PD është në opozitë, në sistemin demokratik funksionojnë dy forcat që duhet të jenë të kundërtat e tyre. Në këtë rast jemi në pole të njëjta. Në kuptim që me problematikat, me problemet e korrupsionit ë ka mazhoranca, duhet të përballë të ketë një model ndryshe, një model që duhet ta ketë opozita dhe nuk e ka. Nuk duhet të ketë opozita persona në ndjekje penale si mazhoranca”, tha Sula.
    Ish-deputeti tha se nuk i është bashkuar Ervin Salianjit në takimet e tij të pavarura me qytetarët jashtë programit të PD-së, duke thënë se e ka të qartë fundin. Sula u shpreh se do të ishte e udhës dhe e drejtë nëse Salianji do të lufte për vendin e Berishës, por jo për atë të Flamur Nokës.
    “Nuk mund të luftohet diktatura e narkoshteti me një njëjtat mjete. Nga 11 maji, 2 foltore të Berishës dhe 1 foltore të Salianjit. Unë nuk i jam bashkuar Salianjit sepse e kam të qartë fundit. Nëse Salianji do të luftonte për lidership do të ishte në të drejtën e tij. Po lufton për vendin e 2, ja iku Flamur Noka, se po shikosh po e luftojnë dhe vetë nga brenda, sepse lideri për të shpëtuar veten, flak gjithçka, dhe ato që i kanë mbetur besnikë.
    Nëse Salianji do të luftojë për vendin e lidership, ka terren, do të mbështetje. Nëse do të luftojë për numrin 2 nuk ndryshon asnjë gjë. Berisha vetëm një herë në jetën e vet doli nga qasja e vet politike në vitin 2005 që bashkoi të gjithë opozitën. Vetë PD ka pjellë shumë parti të vogla të djathta që kanë copëzuar opozitën. Ndodh se qasja e liderit është ekstrem për të përzënë këdo nga shtëpia tij. I vetmi pushtet që i ka mbetur në dorë Berishës që kush mendon ndryshe e ka zë ndryshe, duhet të përjashtohet ose të rrudhet”, tha Sula.
    Dashnor Sula komentoi gjithashtu dhe propozimet e marra nga Partia Socialiste. Ai sqaroi se bëhet fjalë për propozime pune në administratën shtetërore nga eksponentë të partisë. Sula tha se do të punojë dhe do të japë kontribut në institucionet e shtetit.
    “Duhet të kemi njerëz më të mirë, më të devotshëm, me reputacion. Unë jam i larguar nga PD sepse ma mbyllën derën, më prenë kokën dhe këmbët kur nuk më vunë në zgjedhjet e 11 majit. Unë punova 15 vite në sistemin e drejtësisë dhe tani 20 vite politikë, unë përsëri do punon, në institucionet e shtetit. Le të dali një ministër i PS që unë i kam kontaktuar, kam punuar apo i kam kërkuar një nder. Unë sot jam në pozita të tjera, dua të kontribuoj në institucionet e shtetit shqiptar. Sigurisht nga eksponentë të PS të ndryshëm, ka pasur biseda të cilët më kanë ofruar për të punuar në institucionet e shtetit. Ndonjë rast dhe e kam refuzuar se nuk më është përshtatur”, tha Sula.

  • “Shtyllë stabiliteti dhe partner i besueshëm i Evropës”, Rama: Shqipëria nuk shihet më si një cep i largët në hartë

    “Shtyllë stabiliteti dhe partner i besueshëm i Evropës”, Rama: Shqipëria nuk shihet më si një cep i largët në hartë

    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e Delphi Forum, për të diskutuar mbi hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria.
    Në fjalën e tij në Tirana Economic Forum, kryeministri theksoi se Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku reformat, modernizimi i shtetit dhe rritja ekonomike po e shndërrojnë vendin në një pikë referimi për investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë. Ai u ndal tek ndryshimi i perceptimit për Shqipërinë, roli i saj si faktor stabiliteti në rajon dhe progresi i shënuar në negociatat me Bashkimin Evropian, duke e paraqitur vendin si një ekonomi në ngjitje dhe destinacion të besueshëm për kapitalin e huaj.

    Rama: Realiteti ka ndryshuar, Shqipëria nuk shihet më si një cep i largët në hartë, por si një vend ku gjërat ndodhin, ku reformat nuk janë premtime por praktika dhe ku transformimet nuk janë slogane por fakte të përditshme. Në një Evropë që po rimendon arkitekturën e saj të sigurisë dhe ekonomisë, vendi ynë qëndron si një shtyllë stabiliteti, një partner i besueshëm dhe një ekonomi në rritje. Ne kemi hapur të gjithë kapituj e negociatave me BE-në në një kohë rekord, kemi dyfishuar buxhetin tonë. Po rinovojmë infrastrukturën nga portet deri te hekurudhuat dhe po shtyjmë transformimin digjital.
    Po luftojmë korrupsionin, po modernizojmë shtetin. Pagat po rriten dhe industira ushtarake po rilind, asgjë nuk ndodh si aksident dhe kjo po ndodh hap pas hapi si rezultat i punës. Investimet e huaja direkte në vitin 2024 arritën 1.58 mld euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Kapitali shkon atu ku ka stabilitet. Shqipëria sot është një vend, destinacion me stabilitet, qartësi dhe drejtim. Porti i ri i Durrësit do të bëhet porti më i rëndësishëm në Mesdhe, një portë e re që lidh Shqipërinë dhe Evropën dhe Evropën me Ballkanin. Shqipëria ka një rritje që nuk vjen prej sloganeve por prej reformave. Më pak mundësi për ryshfete dhe më shumë transparencë për bizneset, ky është shteti që ne po ndërtojmë. Evropa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion dhe busulla jonë është e qartë, drejt Bashkimit Evropian. Anëtarësimi i Shqipërinë në 2030 është i mundshëm dhe nuk jemi këtu për të pritur për Evropën por ta ndërtojmë Evropën këtu.

  • Bie në prangat e policisë shoferi/ Gjatë kontrollit i gjenden drogë, bizhuteri dhe armë, sekuestrohen edhe 29 mijë euro

    Bie në prangat e policisë shoferi/ Gjatë kontrollit i gjenden drogë, bizhuteri dhe armë, sekuestrohen edhe 29 mijë euro

    Një 42-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë në portin e Durrësit. I arrestuari është identifikuar si Dritan Ferrunaj. Sekuestrohen drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe 29 mijë euro.
    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe vlerave monetare, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Full scan”.
    Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në hyrje, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në autobusin që drejtohej nga shtetasi D. F.
    Gjatë kontrollit fizik të shtetasit D. F., në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

  • Emri/ Kapen drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit, pranga 42-vjeçarit

    Emri/ Kapen drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit, pranga 42-vjeçarit

    Shtetasi Dritan Ferrunaj, 42 vjeç, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi iu gjetën kokainë, sende me vlerë, armë dhe 29 mijë euro.

    Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 42-vjeçarit, në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

    Top Channel

  • Kokainë, armë dhe mijëra euro/ Policia arreston shoferin e autobusit në Portin e Durrësit (Emri+video)

    Kokainë, armë dhe mijëra euro/ Policia arreston shoferin e autobusit në Portin e Durrësit (Emri+video)

    KONTROLLET ME QEN NE AUTOBUS

    DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga Dritan Ferrunajn, pasi në autobusin që ai drejtonte në port, u gjetën kokainë, armë, bizhuteri dhe shuma parash që nuk ishin deklaruar. Ferrunajt i janë gjetur fillimisht në çantën e dorës rreth 100 gramë kokainë, si dhe disa bizhuteri, dhe më pas gjatë kontrollit në një tjetër çantë shpine që ndodhej në autovus, u gjetën 29 mijë euro, një armë zjarri pistoletë, si dhe 5 krehëra me fishekë.
    Ferrunaj akuzohet tashmë për një sërë veprash penale si: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    NJOFTIMI I POLICISË:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Full scan”
    Sekuestrohen drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare.
    Vihet në pranga poseduesi i tyre.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe vlerave monetare, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Full scan”.
    Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në hyrje, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në autobusin që drejtohej nga shtetasi D. F.
    Gjatë kontrollit fizik të shtetasit D. F., në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

  • Sekuestrohen armë, drogë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit. Arrestohet 42-vjeçari

    Sekuestrohen armë, drogë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit. Arrestohet 42-vjeçari

    Kronikë E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 09:40
    Një 42-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi në autobusin që ai drejtonte u gjetën armë zjarri, euro dhe drogë. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D.F.
    Njoftimi i Policisë: 

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Full scan”. Sekuestrohen drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe vlerave monetare, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Full scan”.

    Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në hyrje, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në autobusin që drejtohej nga shtetasi D. F.
    Gjatë kontrollit fizik të shtetasit D. F., në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

  • Sekuestrohet drogë, armë dhe mijëra euro në Portin e Durrësit! Arrestohet shoferi i autobusit

    Sekuestrohet drogë, armë dhe mijëra euro në Portin e Durrësit! Arrestohet shoferi i autobusit

    Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore, ka finalizuar një tjetër operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike, armëve dhe mallrave të paligjshme. Operacioni, i koduar “Full Scan”, u zhvillua në vijën e dytë të kontrollit në hyrje të Portit të Durrësit, mbi bazën e informacioneve operative.
    Gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi, të drejtuar nga shtetasi Dritan Ferrunaj, shërbimet policore konstatuan: 92 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e gjetur në çantën marsup të të arrestuarit; disa bizhuteri të dyshuara flori; 29 000 euro të padeklaruara, të gjetura brenda një çante shpine në autobus; një armë zjarri tip pistoletë me pesë krehra.
    Të gjitha sendet e mësipërme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për një sërë veprash penale, përfshirë: Trafikim të lëndëve narkotike; Trafikim të armëve dhe municionit; Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara; Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë; Kontrabandë me mallra të licencuara dhe të tjera; Mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi; Pastrim të produkteve të veprës penale; Fshehje të të ardhurave.

    Në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale.

    Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.