Tag: Durrës

  • Në Google, Salianji më i kërkuar se Berisha! Eksperti: Trendi do vijojë në rritje, mesazhi i tij ka shkuar te qytetarët

    Në Google, Salianji më i kërkuar se Berisha! Eksperti: Trendi do vijojë në rritje, mesazhi i tij ka shkuar te qytetarët

    Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj publikoi të dhënat e Google Trends që tregonin se Ervin Salianji ishte bërë figura e parë brenda PD që ishte kërkuar më shumë në motorin e kërkimit sesa Sali Berisha. 
    Në një intervistë për Report Tv, ai theksoi se ky trend rritës ka qenë që prej muajit të kaluar, por kulmoi në ditët e fundit, pas lëvizjeve që ndërmori ish deputeti brenda partisë duke nisur një Foltore me demokratët. Sipas tij, këto të dhëna janë të pamanipulueshme dhe në shumë fushata i marrin si referencë për të kuptuar qasjen e qytetarëve.  
    “Trendi rritës është që muajin e kaluar, por kuptohet që me takimin e Durrësit kemi rritje galopante. Për herë të parë themi se një nga figurat e PD arrin të kalojë liderin historik Sali Berisha. Në një farë mënyre tregon interesin e qytetarëve për figura të reja, se çfarë kanë për të thënë ato që ishin më të votuarit në zgjedhjet e fundit, të cilët kanë një zë ndryshe, që mundohen për herë të parë dhe u ulën dhe folën me votuesit e PD.  Ky është tregues i pamanipulueshëm dhe në shumë fushata e marrin si referencë për të kuptuar qasjen e qytetarëve ndaj mesazhit të tyre. Sa më shumë kërkohet një personazh në google, aë më shumë persona shkon mesazhi i politikanëve. Salianji në vazhdimësi ka pasur trend rritës, ka qenë një ndër personazhet me interes më të lartë. Kjo shoqërohet edhe me rrjete sociale jo vetëm në google. Pra kemi një rritje interesi sidomos dy javët e fundit që s’ka ndodhur më përpara. Kemi parë shumë herë zëra brenda PD, por nuk janë shoqëruar me interes kaq të lartë publik. Ndoshta kjo tregon se qytetarët po kërkojnë brenda opozitës diçka ndryshe.”, u shpreh Semanaj.  
    Sipas tij, fakti që kjo rritje vjen në një kohë kur Salianji ka marrë lëvizje të tilla, tregon se mesazhi i tij po shkon te qytetari. Por a do të vijojë ky trend rritës për ish deputetin?  
    “Trendit duket në rritje. Trendet e Google ndryshojnë edhe sipas situatave dhe ngjarjeve por e rëndësishme është se pika e nisjes është se ka një rritje. Të gjithë qytetarët u informuanm, e dinë se kush është qëllimi i Salianjit dhe gjithë kolegëve të tij që po e shoqerojnë në këtë nismë dhe i ngelet kohës se si do të shkojë. “, shtoi ai. 
    Në fund, ai shtoi se “Nëse do flas me gjuhën e opozitës, kemi pas shumë kohësh një reagim të qytetarëve dhe militantëve të opozitës që duket se iu është rritur interesi për politikbërjen që po ndodh brenda partisë së tyre.” 
     
     
     

  • Çdo takim jashtë strukturave “agjendë personale”/ I përgjigjet Berishës, Salianji: Në Durrës ishin 500 demokratë dhe drejtuesit e PD

    Çdo takim jashtë strukturave “agjendë personale”/ I përgjigjet Berishës, Salianji: Në Durrës ishin 500 demokratë dhe drejtuesit e PD

    Ervin Salianji iu përgjigj kryedemokratit Sali Berisha, i cili dje e quajti takimin e Durrësit “agjendë personale” dhe se strukturat zyrtare të PD-së në qytetin bregdetar e braktisën atë. 
    Salianji tha se në takimin me degën e PD-së në Durrës morën pjesën mbi 500 demokratë, mes të cilëve edhe drejtuesi e degës lokale. 
    “Ishin 500 njerëz në takim, në Durrës, ishte struktura e PD. Ishte kryetari i degës, 2 nënkryetarët, sekretari i degës.  
    Më të votuarit e primareve, ishte Ilir Alimehmeti, Ndrec Pjetri, Aulon Kalaja, Hysen Kadiu. Shkova për të zgjuar dhe për të ripërtërirë PD-në.  
    Takimi në Durrës ka qenë me strukturën e PD, janë të zgjedhur me votë. Ishte Dritan Burgia, Luan Hoti, Pëllumb Berisha ish-deputet, ishte 80% e grupseksioneve dhe seksioneve.  
    Kryetari sot aty është i komanduar, nuk kam paragjykime, por janë edhe këta që kanë marrë vota dreqi e mori.  
    Prandaj shkon PD në këtë numër votash…ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe nuk kanë përfituar asgjë.  
    PD duhet të formatohet duke vlerësuar ata që kanë kontribute dhe kanë marrë vota. Unë do dëgjoj çdo shqetësim. Ia kam thënë Berishës dhe thotë do ndryshojmë, do gjejmë zgjidhje. Sa kam folur në çdo mbledhje të Kryesisë” – tha Salianji. 

  • VD- Pllakos heshtja në banesën e familjes Boba në Durrës, Erioni do të prehet në Bulqizë: Ta bësh djalin 15-vjeç dhe të ta vrasin…

    VD- Pllakos heshtja në banesën e familjes Boba në Durrës, Erioni do të prehet në Bulqizë: Ta bësh djalin 15-vjeç dhe të ta vrasin…

    pronarja e baneses ku jetonte familja e erionit

    DURRËS- Banesa ku jetonte familja Boba në zonën e ish-Kënetës Durrës, është sot e braktisur, për shkak se trupi i Erionit 15-vjeçar do të varroset në Bulqizë, nga ku ishte dhe origjina e prindërve të tij. Familja ishte shpërngulur 3 vite më parë në Durrës, për një jetë e edukim më të mirë për fëmijët, njëri prej të cilëve iu vra në mënyrë barbare nga një bashkëmoshatar i tij.
    Ngjarja ka shokuar të gjithë banorët e zonës, pore dhe shokët e lagjes së të miturit, i cili për ditë më radhë u dergj në QSUT, pa mundur që t’iu mbijetojë plagëve të marra me thikë, pas një sherri që ka nisur fillimisht në rrjetet sociale.
    “Na erdhi shumë keq për ngjarjen, tani çfarë të bëjmë? Më erdhi shumë keq. Duhet të merren masa, po ndodhin ngjarje të rënda shpesh. Unë nuk i njoh familjarët, por djali i djalit ka qenë moshatar në shkollë, dhe më ka ardhur shumë keq”, shprehet një banor i zonës me lot në sy.
    Ndërkohë që një prej shokëve të Erionit, me të cilin qëndronin në të njëjtën lagje u shpreh: “E kam pasur shok në lagje dhe më erdhi shumë gjynah. Ishte djalë shembullor. Ka qenë djalë shumë i mirë, se di… djalin tjetër (autorin) nuk e njoh. Erionit i pëlqente të bëhej mekanik.”

    Pronarja e shtëpisë ku jetonte familja Boba, e përshkroi Erionin si djalë të urtë dhe të sjellshëm.
    “Jemi tronditur të gjithë. Ta bësh djalin 15 vjeç… kur ta merr Zoti ta merr… te kabina e kanë varrë afër shtëpisë. Kanë tre vite që jetojnë në shtëpinë me qira. Erioni djalë i urtë, i sjellshëm. Ta varin atje në litar, kam rritur 5 fëmijë dhe s’ka ndodhur ndonjëherë diçka e tillë”, u shpreh ajo.

    Erion Boba, vetëm 15 vjeç, u godit me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë një përleshjeje të nxitur nga një debat online. Katër plagë i përshkuan gjoksin, një prej të cilave në zemër, që rezultoi të ishte fatale për të miturin. Jo më larg se dy ditë më parë, familja e Erion iu bëri thirrje shqiptarëve për ndihmë, pasi shpresat te shteti shqiptar duket se u shuan. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin e Durrësit, dhe më pas të atyre në QSUT, Erioni nuk ia doli, duke u bërë rasti i dytë në pak kohë, pas atij të Martin Camit, ku nxënësit vriten pas konflikteve të nisura në shkollë.
    Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur./ZËRI

  • “Kanë bashkuar forcat për një ndryshim në parti”- BIRN: Lëvizja e Salianjit trazon ujërat brenda PD

    “Kanë bashkuar forcat për një ndryshim në parti”- BIRN: Lëvizja e Salianjit trazon ujërat brenda PD

    Pas humbjeve të njëpasnjëshme zgjedhore, ish-deputeti Ervin Salianji dhe mjeku Ilir Alimehmeti kanë bashkuar forcat për një ndryshim në parti – një lëvizje e shëndetshme sipas analistëve të politikës, por që ende i mungon vizioni.
    Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë, një lëvizje që shihet si sfidë ndaj kryetarit historik Sali Berisha dhe analizës së munguar pas humbjes së thellë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Salianji, i shoqëruar edhe nga njëri prej kandidatëve më të votuar për listën e Tiranës, Ilir Alimehmeti zhvilluan një takim me demokratë të qytetit të Durrësit të mërkurën, ku u fol për nevojën që kanë demokratët të dëgjohen nga drejtuesit e partisë.
    “Personalisht e ndjej plagën tuaj dhe të çdo demokrati, humbjet dhe vjedhjet na kanë gërryer shpirtin dhe e di zhgënjimin. I di problemet me listat e mbyllura,” tha në këtë takim Salianji.
    Edhe pse nuk ka shpalosur deri më tani ndonjë ambicie të hapur për të sfiduar kreun e Partisë apo ndonjë platformë konkrete për reformimin e saj, lëvizja ka trazuar ujërat në partinë më të madhe opozitare që është përballur me përçarje dhe rënie të elektoratit që prej humbjes së pushtetit në vitin 2013.
    Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha e akuzoi të enjten Salianjin për një “axhendë personale dhe private”, ndërsa hodhi akuza dhe për pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Durrësit.
    “Aty ishin një grup të pakënaqurish. Kishte të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë se do t’u dalë,” tha Berisha për gazetarët. Ai paralajmëroi se do të kishte “llogaridhënie” para strukturave për ata që sipas tij nuk kanë punuar për fushatën e PD-së.
    “Agjenda private, disa prej tyre që njoha sepse pashë individë që ia kanë mbathur në fushatë për turizëm…,” shtoi më tej ai.
    Salianji u zgjodh deputet në vitin 2017 si përfaqësues i qarkut të Korçës, por në shtator të vitit 2024, mandati i tij i deputetit u ndërpre pas dënimit nga gjykata me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë në lidhje me një audio-përgjim përmes së cilit u pretendua se ekspozoheshin lidhjet kriminale të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Procesi gjyqësor u cilësua prej Salianjit dhe Partisë Demokratike si i montuar politikisht.
    Salianji ka afruar pranë vetes të pakënaqur të tjerë brenda radhëve të PD-së, siç është doktor Alimehmeti, një figurë e re karizmatike që nuk mundi të hynte në parlament për shkak të rezultatit të dobët të Partisë Demokratike në Tiranë.
    Pavarësisht sulmeve nga Partia Demokratike, ekspertët e politikës e shohin këtë lëvizje si të shëndetshme për demokracinë brenda partisë, edhe pse sipas tyre i mungon vizioni për të adresuar krizën e besueshmërisë publike të Partisë Demokratike.
    “Lëvizja e Salianjit dhe Alimehmetit është shenjë e një pakënaqësie brenda PD-së, po aq sa dhe një shenjë e një mundësie për rivalitet për kreun e partisë,” tha Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike.
    Sipas tij, Salianji dhe Alimehmeti nuk janë të parët që e provojnë, por janë në kushte pak më të ndryshme se “kryengritjet” e mëparshme, për shkak të situatës së vështirë ku ndodhet sot opozita.
    “Me shumë gjasa në ditët në vijim do të krijohet një spirale rritëse përballjeje politike të shëndetshme brenda partisë. Them të “shëndetshme”, sepse mendoj se rreziku më i madh i PD-së është status quo-ja, dhe jo sfidimi i situatës,” shtoi Hasimja.
    Analisti Neritan Sejamini e sheh me skepticizëm lëvizjen e saponisur dhe faktin që, si drejtuesit e partisë, edhe të tjerët i bëjnë takimet me militantët brenda partisë.
    “Problemi kryesor i zhvillimeve në PD është se merren vetëm me militantët e partisë, ndërkohë që kjo parti ka problem me besueshmërinë publike,” tha Sejamini për BIRN, duke shtuar se “aktivitetet partiake s’ka pse të bëhen para kamerave se rrezikojnë të dobësojnë thelbin e diskutimit”.
    Gjithsesi, Sejamin e quan të mirë çdo lëvizje në aspektin e sfidimit për kryetar të PD-së, por ky sfidim sipas tij duhet të ketë një vizion të qartë për publikun.
    “Berisha ka thënë që do të rikandidojë për kyetar dhe sfida është e mirë në këtë drejtim, por ata që kandidojnë duhet të kenë një vizion dhe jo vetëm një vizion për forcimin e PD-së, por një vizion për Shqipërinë dhe se si do të duhej të ishte qeverisja e PD-së,” sugjeron Sejamini.
    Lëvizja e udhëhequr nga Salianji dhe Alimehmeti vjen në një kohë kur konflikti i brendshëm në Partinë Demokratike është ende i freskët dhe ku beteja politike dhe ligjore mes Berishës dhe ish-kryetarit Basha zgjati për më shumë se dy vite.
    Konflikti që shkoi deri në përplasje fizike mes mbështetësve të dy palëve për të marrë selinë e partisë, nisi në vjeshtën e vitit 2021, kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, pasi ai u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Berisha, i cili është dorëhequr nga drejtimi i partisë pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013 por kishte vijuar të qëndronte deputet dhe të ruante ndikimin politik, nisi të ashtuqujturën ‘foltore’, një tur takimesh me anëtarët e partisë që kulmuan me një krijimin e strukturave paralele dhe rimarrjen përfundimtare të drejtimit të kësaj partie.
    Gjithsesi, Berisha nuk arriti të fitojë besimin e publikut për të sjellë sërish në pushtet Partinë Demokratike, ndërsa po përballet me drejtësinë për akuza korrupsioni në lidhje me dosjen e njohur si ish-klubi sportiv Partizani./BIRN

  • Tragjedia në familjen Boba/ I mituri ndërroi jetë pas sulmit me thikë në zemër, familja largohet, banesa me qira braktiset

    Tragjedia në familjen Boba/ I mituri ndërroi jetë pas sulmit me thikë në zemër, familja largohet, banesa me qira braktiset

    Shtëpia e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron e mbyllur. Asnjë person nuk ndodhet aty, me përjashtim të pronares së objektit që 3 vite më parë ua kishte dhënë me qira katin e parë të ndërtesës dykatëshe e cila ndodhet fare pranë vendit të ngjarjes.

    Aty, ku djali i tyre u godit me thikë disa herë nga një 14-vjeçar dhe nuk arriti të mbijetojë, duke humbur jetën 9 ditë pas ngjarjes që u regjistrua në datën 25 nëntor pas shkolle.
    Asnjë nga familja Boba nuk është kthyer në banesën me qira. Edhe tek gjyshërit nga e ëma të të miturit Erion Boba nuk ka njeri. Të gjithë janë ende në Tiranë, raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi.
    Paraprakisht thuhet se trupi i Erionit do të prehet në Bulqizë, atje ku familja jetonte deri para disa vitesh, por u shpërngul për një jetë më të mirë, shkollim më të mirë për 3 fëmijët e saj, dy djem dhe një vajzë në Durrës. Erioni sot nuk është më, ndërsa krimet e përsëritura mes të miturve që në të shumtën e rasteve janë pjesë e gjuhës së urrejtjes mes tyre, janë këmbanë e fortë alarmi që shteti, shoqëria,  shkolla dhe familja duhet të reagojnë dhe të veprojnë si pjesë të një të tëre për të ndryshuar situatën konfliktuale mes të miturve, për t’i edukuar dhe për t’u dhënë vëmendje e orientuar në zgjidhjen e konflikteve pa dhunë.

    Top Channel

  • Thellohet sherri brenda PD, Sali Berisha sulmon Ervin Salianjin, e akuzon për pazare me PS dhe se po mashtron…

    Thellohet sherri brenda PD, Sali Berisha sulmon Ervin Salianjin, e akuzon për pazare me PS dhe se po mashtron…

    Rigels Seliman
    Tensioni brenda Partisë Demokratike duket se ka arritur kulmin. Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, ka shpërthyer dje publikisht kundër Ervin Salianjit, duke e akuzuar për axhenda personale dhe pazare me Partinë Socialiste. Teksa u pyet nga gazetarët për takimin e Salianjit me demokratët e Durrësit, z. Berisha nuk kurseu asnjë fjalë, ndërsa sipas tij, Salianji po mashtron militantët demokratë dhe po ndjek interesa personale, duke përdorur postin e anëtarit të kryesisë së Partisë Demorkatike, për përfitime private. Ai përgëzoi strukturat e Durrësit për mospranimin e axhendës së Salianjit dhe paralajmëroi llogaridhënie të plotë për ata që kanë punuar për PS ose kanë shmangur përgjegjësitë gjatë fushatës. “Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, është mashtrim i madh!”, theksoi Berisha, duke goditur ish-deputetin Salianji dhe duke akuzuar individë që sipas tij, kanë zgjedhur turizmin në mes të fushatës dhe tradhtinë ndaj strukturave. Pra e gjithë kjo panoramë tregon se debati po nxit tensione të brendshme, duke nxjerrë në pah përplasjen mes axhendave personale dhe interesave të partisë. Thënë troç një stuhi brenda PD duket se sapo ka nisur, dhe militantët mbeten të vëmendshëm për çdo lëvizje. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e plotë të z. Berisha.
    Ja reagimi i Berishës për Salianjin
    “Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore. Ju lutem korrigjojeni. Po, është një anëtar kryesie, i cili ka një axhendë personale, i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf. Është një anëtar kryesie, i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën dhe të gjitha. Do të ketë axhendë personale, ta vazhdojë gjer në fund. Se çfarë ishte salla, atë e di unë. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë strikt private. Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh se para jush dhe të gjithë shqiptarëve, këto katër vite militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij. Dhe vota është mënyra më e mirë e dëgjimit. Pra, të zgjedhësh një axhendë personale, është një zgjedhje, të cilën unë nuk kam asnjë kundërshtim. Ai po ndjek një axhendë personale dhe kaq. Të vazhdojë me axhendën e tij personale.
    Pra ai po ndjek një agjendë personale, dhe kaq. Të vazhdojë me agjendën e tij. Edhe njëherë i përgëzoj anëtarët dhe demokratët e Durrësit, të cilët e braktisën, i përgëzoj. Aty ishin një grup të pakënaqurish që nuk u futën në listat për deputetë, kishte të tjerë që punuan për PS, ç’është e vërteta dhe që kanë frikë analizën që do bëhet se do u dalë. Do jetë analiza. Absolutisht jo, nuk janë ngritur këto akuza fare. Prandaj duhet analiza në parti. Se ata që i kanë tradhtuar militantët dhe punuan për Ani Dyrmishët dhe të tjerët, sigurisht do japin hesap para strukturave. Ata të cilët morën udhëtime turistike gjatë fushatës… po paralajmëroj llogaridhënie. Ata të cilët zgjodhën turizëm në mes të fushatës, ata sigurisht bashkohen se kanë qëllimet e tyre.
    Edhe njëherë i përgëzoj demokratët e Durrësit dhe i garantoj se do ketë një llogaridhënie të plotë nga të gjitha strukturat, të gjithë drejtuesit. Thashë edhe njëherë, axhenda private, disa prej tyre që i njoha, pashë individë që kanë punuar për Ami Dyrmishët, pashë të tjerë që ia kanë mbathur në mes të fushatës për turizëm në mënyrë të dokumentuar. Tani këta nuk mund të më impresionojnë mua. Tani, unë e kuptoj që doni ushqim për studio në mënyrë që të mbuloni skandalet e tmerrshme të qeverisë, por e vërteta është se zoti Salianji të vazhdojë axhendën e tij personale. Ai është i ngarkuar, ka një zonë, ku duhet të bëjë analizën, ka marrë pjesë në analizë në atë zonë, është anëtar kryesie. Ai ka të drejtë të shtrojë çdo gjë në kryesi dhe çdo gjë në zonën ku është caktuar. Ato nuk kanë rëndësi fare. Zgjedhja është thelbi i lirisë. Ai ka bërë atë zgjedhje, e gëzoftë zgjedhjen”, deklaroi dje Berisha para gazetarëve nga oborri i Kuvendit.

  • Vrasja e Elis Roshkodolit, SPAK sekuestron 11 celularë të Plakut, Xhanit e 5 të tjerëve. Çfarë dëshmoi nëna e viktimës

    Vrasja e Elis Roshkodolit, SPAK sekuestron 11 celularë të Plakut, Xhanit e 5 të tjerëve. Çfarë dëshmoi nëna e viktimës

    elis roshkodoli

    TIRANË- SPAK ka sekuestruar 11 telefona që i përkasin Voltan Xhanit, vëllait të tij Jurgen Xhanit, Flobenc Meçes alias Gega, Xhevdet Plakut dhe 3 personave të tjerë që ishin në tavolinën e Restorant Vëllezërit “Osmani” tek Gjiri i Lalëzit.
    Gazetari Elton Qyno, raporton se telefonat e tyre janë sekuestruar fillimisht nga policia dhe prokuroria e Durrësit, pas operacionit “Enigma”, ku policia i kapi “gafil” personat në kërkim teksa konsumonin krudo dhe karkaleca.
    Qëllimi i sekuestrimit të aparateve telefonike “Iphone” dhe “Samsung” është zbardhja e plotë e vrasjes së Elis Roshkodolit, e kryer në 30 Gusht 2024 në qytetin e Shkodrës.
    SPAK, shpreson që përmes akt-ekspertimeve të kryera ndaj 11 telefonave të mundet të gjenden biseda që implikojnë personat e mësipërme në vrasjen e të riut në Shkodër.
    Aktualisht nën hetim për këtë vrasje është vetëm Volta Xhani, urdhëruesi Dritan Milani, i cili është shpallur në kërkim si dhe Xhulio Malo dhe Jugert Xhani i cili është në “arrest shtëpie”.
    Sipas dosjes hetimore, SPAK tashmë ka përqëndruar hetimin tek një konflikt të ndodhur disa vite më parë, ku Elis Roshkodoli, ka qëlluar me armë zjarri ndaj Dritan Milanit, por pa mundur ta vrasë atë. Plumbat kanë plagosur vëllain e tij, Olger Stolaj.
    Nga hetimet e kryera del se 39 vjecari Dritan Milani nga Shkodra ka pasur një konflikt të hershëm me Elis Roshkodolin, ndaj të cilit dyshohet se është hakmarë në datën 30 gusht 2024 në vendin e quajtur ish-klubi i Gjuetarëve në Shkodër.
    Për shkak të këtij konflikti Roshkodoli herë pas here qëndronte në Elbasan dhe Korçë, duke shmangur Shkodrën. Por në këtë qytet, ai kishte mbërritur për të aplikuar për pasaportë dhe sapo të pajisje me këtë të fundit, do largohej përfundimisht nga Shqipëria.
    Por për lëvizjet dhe planet e tij, janë informuar dhe kundërshtarët të cilët janë mobilizuar me shpejtësi për të realizuar vrasjen.
    Në datën 4 Gusht 2024, rezulton se Dritan Milani ka hyrë nga Mali i Zi në territorin Shqiptar. Pikërisht në këtë datë rezulton të jetë vjedhur në Malin e Zi dhe një targë automjeti BRBL680, targë kjo që është përdorur në makinën me të cilën është larguar autori i krimit pas vrasjes së Elis Roshkodolit.
    Mjeti tip “Benz-Mercedes” që u përdor në këtë vrasje rezulton i vjedhur në Gjermani në datën në 20 janar 2023 dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar në 12 mars 2024.
    Sipas Policisë, rezulton se Dritan Milani, ka shumë hyrje-dalje në shtetin e Malit të Zi, ndërsa në Angli ky person ka të rregjistruar një piceri të quajtur “Enzo Pizzeria”.
    Për lokalizimin dhe arrestimin e Milanit, janë ushtruar kontrolle në banesë dhe vendosur disa numra në përgjim, por pa sjellë asnjë rezultat.
    Aktualisht të vetmit që ndodhen në burg për vrasjen e Elis Roshkadolit, janë Voltan Xhani i arrestuar pak ditë më parë në Durrës, Xhulio Malo dhe Jugert Xhani. Kurse Dritan Milani vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar.
    Ndaj Milanit është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Ndërsa ndaj Voltan Xhanit dhe Xhulio Malos, akuza e “Trafikimit të mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë si dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”.
    Sipas prokurorisë, Voltan dhe Jugert Xhani, njihen me Dritan Milanin pasi në muajin Prill 2024, kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë së bashku me Alket Fushën.
    Për vrasjen e Elis Roshkodolit është marrë në pyetje dhe nëna e viktimës, Lindita Roshkodoli.
    Në rrëfimin e saj ajo ka treguar se që prej vitit 1986 jeton pa ndërprerje në qytetin e Shkodrës. Bashkëshortin, Kujtim Roshkodoli, ia kanë vrarë në vitin 1993, një nga djemtë Taulanti, i ka vdekur në aksident para 12 vitesh, ndërsa Elisi ishte djali i vetëm që kishte gjallë.
    Nëna e viktimës ka treguar se djali ka jetuar jashtë shtetit dhe ka rreth 1 vit që nuk ka dalë më jashtë shtetit.
    Sipas saj, i biri kryesisht zgjohej prej gjumit rreth orës 11-11:30 e rreth orës 12 dilte për të pirë kafe, të cilën e pinte kryesisht në lagjje, ose tek lokal “Natyra” me shokun e tij, Indritin.
    “…djali ka dalë për kafe kryesisht në drekë, në darkë nuk ka dalë asnjëherë për të pirë kafe. Kryesisht Elisi, ka jetuar në Elbasan, Korçë, ku ka qëndruar me shokët e tij. Në Elbasan ka ndenjur në një hotel në hyrje të Elbasanit, kryesisht me një shok me emrin, Kristi…”-ka treguar e ëma në polici.
    Më tej ajo ka rrëfyer në dëshminë e saj se dy javët e fundit djali nuk ka shkuar në Elbasan, sepse po bënte pasaportën, pasi donte të ikte jashtë Shqipërisë.
    “…djali kur ishte jashtë Shkodrës kryesisht flinte në hotel. Në Shkodër shoqërohej me Indrit Bekteshin dhe me çunat e lagjjes. Në Elbasan kishte shoqëri tjetër, por kryesisht rrinte me Kristin me numër telefoni 06968XXXX.
    Djali nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim. Djali ka qenë tip i mbyllur nga natyra, nuk shprehej dhe nuk më ka shprehur ndonjë shqetësim apo problem…”-ka mbyllur rrëfimin e saj në polici, nëna e viktimës, Lindita Roshkodoli.
    Në vitin 2014, Elis Rroshkodoli së bashku me disa shqiptarë të tjerë u arrestua në Belgjikë për grabitje. Autoritetet belge thanë asokohe se grupi kryente vjedhjet dhe paratë e fituara nga aktiviteti i paligjshëm i transferonte në Shqipëri. Shumat dërgoheshin në familjet e tyre përmes bankave ose gjendje cash.
    Disa vite më vonë, Rroshkodolli u përfshi sërish në një ngjarje kriminale. Në vitin 2023, u shpall në kërkim pasi kishte plagosur me thikë pronarin e një klubi nate në Rumani.

  • Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

    Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

    Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë, një lëvizje që shihet si sfidë ndaj kryetarit historik Sali Berisha dhe analizës së munguar pas humbjes së thellë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Salianji, i shoqëruar edhe nga njëri prej kandidatëve më të votuar për listën e Tiranës, Ilir Alimehmeti zhvilluan një takim me demokratë të qytetit të Durrësit të mërkurën, ku u fol për nevojën që kanë demokratët të dëgjohen nga drejtuesit e partisë.
    “Personalisht e ndjej plagën tuaj dhe të çdo demokrati, humbjet dhe vjedhjet na kanë gërryer shpirtin dhe e di zhgënjimin. I di problemet me listat e mbyllura,” tha në këtë takim Salianji.
    Edhe pse nuk ka shpalosur deri më tani ndonjë ambicie të hapur për të sfiduar kreun e Partisë apo ndonjë platformë konkrete për reformimin e saj, lëvizja ka trazuar ujërat në partinë më të madhe opozitare që është përballur me përçarje dhe rënie të elektoratit që prej humbjes së pushtetit në vitin 2013.
    Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha e akuzoi të enjten Salianjin për një “axhendë personale dhe private”, ndërsa hodhi akuza dhe për pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Durrësit.
    “Aty ishin një grup të pakënaqurish. Kishte të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë se do t’u dalë,” tha Berisha për gazetarët. Ai paralajmëroi se do të kishte “llogaridhënie” para strukturave për ata që sipas tij nuk kanë punuar për fushatën e PD-së.
    “Agjenda private, disa prej tyre që njoha sepse pashë individë që ia kanë mbathur në fushatë për turizëm…,” shtoi më tej ai.
    Salianji u zgjodh deputet në vitin 2017 si përfaqësues i qarkut të Korçës, por në shtator të vitit 2024, mandati i tij i deputetit u ndërpre pas dënimit nga gjykata me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë në lidhje me një audio-përgjim përmes së cilit u pretendua se ekspozoheshin lidhjet kriminale të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Procesi gjyqësor u cilësua prej Salianjit dhe Partisë Demokratike si i montuar politikisht.
    Salianji ka afruar pranë vetes të pakënaqur të tjerë brenda radhëve të PD-së, siç është doktor Alimehmeti, një figurë e re karizmatike që nuk mundi të hynte në parlament për shkak të rezultatit të dobët të Partisë Demokratike në Tiranë.
    Pavarësisht sulmeve nga Partia Demokratike, ekspertët e politikës e shohin këtë lëvizje si të shëndetshme për demokracinë brenda partisë, edhe pse sipas tyre i mungon vizioni për të adresuar krizën e besueshmërisë publike të Partisë Demokratike.
    “Lëvizja e Salianjit dhe Alimehmetit është shenjë e një pakënaqësie brenda PD-së, po aq sa dhe një shenjë e një mundësie për rivalitet për kreun e partisë,” tha Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike.
    Sipas tij, Salianji dhe Alimehmeti nuk janë të parët që e provojnë, por janë në kushte pak më të ndryshme se “kryengritjet” e mëparshme, për shkak të situatës së vështirë ku ndodhet sot opozita.
    “Me shumë gjasa në ditët në vijim do të krijohet një spirale rritëse përballjeje politike të shëndetshme brenda partisë. Them të “shëndetshme”, sepse mendoj se rreziku më i madh i PD-së është status quo-ja, dhe jo sfidimi i situatës,” shtoi Hasimja.
    Analisti Neritan Sejamini e sheh me skepticizëm lëvizjen e saponisur dhe faktin që, si drejtuesit e partisë, edhe të tjerët i bëjnë takimet me militantët brenda partisë.
    “Problemi kryesor i zhvillimeve në PD është se merren vetëm me militantët e partisë, ndërkohë që kjo parti ka problem me besueshmërinë publike,” tha Sejamini për BIRN, duke shtuar se “aktivitetet partiake s’ka pse të bëhen para kamerave se rrezikojnë të dobësojnë thelbin e diskutimit”.
    Gjithsesi, Sejamin e quan të mirë çdo lëvizje në aspektin e sfidimit për kryetar të PD-së, por ky sfidim sipas tij duhet të ketë një vizion të qartë për publikun.
    “Berisha ka thënë që do të rikandidojë për kyetar dhe sfida është e mirë në këtë drejtim, por ata që kandidojnë duhet të kenë një vizion dhe jo vetëm një vizion për forcimin e PD-së, por një vizion për Shqipërinë dhe se si do të duhej të ishte qeverisja e PD-së,” sugjeron Sejamini.
    Lëvizja e udhëhequr nga Salianji dhe Alimehmeti vjen në një kohë kur konflikti i brendshëm në Partinë Demokratike është ende i freskët dhe ku beteja politike dhe ligjore mes Berishës dhe ish-kryetarit Basha zgjati për më shumë se dy vite.
    Konflikti që shkoi deri në përplasje fizike mes mbështetësve të dy palëve për të marrë selinë e partisë, nisi në vjeshtën e vitit 2021, kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, pasi ai u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Berisha, i cili është dorëhequr nga drejtimi i partisë pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013 por kishte vijuar të qëndronte deputet dhe të ruante ndikimin politik, nisi të ashtuqujturën ‘foltore’, një tur takimesh me anëtarët e partisë që kulmuan me një krijimin e strukturave paralele dhe rimarrjen përfundimtare të drejtimit të kësaj partie.
    Gjithsesi, Berisha nuk arriti të fitojë besimin e publikut për të sjellë sërish në pushtet Partinë Demokratike, ndërsa po përballet me drejtësinë për akuza korrupsioni në lidhje me dosjen e njohur si ish-klubi sportiv Partizani./BIRN

  • “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti mohon se Foltorja e re do “kokën” e Berishës

    “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti mohon se Foltorja e re do “kokën” e Berishës

    Ilir Alimehmeti, ka folur për Foltoren e re që ka nisur me Salianjin dhe mbështetësit e PD. Alimehmeti tha se kjo lëvizje nuk synon lidershipin e partisë dhe bëri kujdes disa herë të theksonte se kryetar i kësaj partie është Berisha, por shtoi se duhet energjizuar partia dhe votuesit duhet të përfaqësohen. Alimehmeti tha se nuk e do përçarjen e partisë dhe se nuk do jetë pjesë e kësaj lëvizje nëse përçahet partia.
    Biseda:
    Ylli Rakipi: Ju po përpiqeni ndoshta të rregulloni diçka që nuk rregullohet. Si të ngjallësh një njeri që po vdes… PD është ajo që ne shohim. Flamuri është aty, Vokshi, Paloka, e me rradhë. Pra doni të ndryshoni një gjë që doktori e ka krijuar me kujdes shumë të madh?
    Ilir Alimehmeti: Ju edhe kur e hapët, folët për Foltoren e kaluar dhe të tanishmen. Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. Vetëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit.
    Ylli Rakipi: Ju kërkoni fraksion në PD, apo ndryshim lidershipi në PD?
    Ilir Alimehmeti: Ju e dini që pranverën që vjen, do të ketë mundësi për të votuar figurat drejtuese të PD. Shumë prej këtyre figurave, nevojitet një lloj rifreskimi, për të përfaqësuar elektoratin. Kanë votuar mbi gjysmë milioni njerëz. Duhet të forcohet PD, përmes figurave, hapjes, rithemelimit. Këto kanë qenë premtimet që janë bërë, kanë qenë premtime që kanë qëndruar. Nëse u rikthehemi këtyre shinave… Unë kam hyrë në prill të 2022 në PD, ishte ditë të vështira për Berishën. Unë e di shumë mirë ku qëndroj. Nëse shihet si përçarje, nuk mbështes përçarjen por vetëm bashkimin. Ka nevojë për ndryshim të disa figura. Këto fliten së pari në struktura drejtuese, por që ka një nevojë, ka një nevojë. Nuk është si Foltorja e doktor Berishës. Është një format rienergjizuese, njerëzit kërkojnë të përfaqësohen.
    Ylli Rakipi: Pra po thua që doktorin nuk e lëviz topi nga aty?
    Ilir Alimehmeti: Me fjalët tuaja po.
    Ylli Rakipi: Ju e votoni më Berishën?
    Ilir Alimehmeti: Ka njeri që e vë në dyshim këtë?
    Ylli Rakipi: Ne po.
    Ilir Alimehmeti: Hajde të diskutojmë.
    Ylli Rakipi: Se që është kryetar ai ne e dimë, edhe pas vdekjes ai do të jetë kryetar.
    Ilir Alimehmeti: Procesi i votimit duhet të jetë i hapur dhe transparent. Por nëse dikush votohet, atij i takon të drejtojë.
    Ylli Rakipi: Kjo është një pronë e doktorit. Ju kërkoni retushim të pronës. Të bjerë përshembyll Flamuri dhe të shkojë një nga ju. Gjallë në botë Alimehmet… Po të bjerë doktori mund të bien këta. Ai ka zgjedhur këta. Ju meritoni vende për shkak të votave, por nuk mendon doktori kështu.Berisha thotë që këta që erdhën në takimet e Durrësit nuk janë demokratë.
    Ilir Alimehmeti: Unë i ftuar isha, njoh disa prej tyre. Megjithatë, ajo që kemi nevojë sot si PD, kemi nevojë për një nivel organizativ më të lartë. Kjo nuk ka asnjë lloj dyshimi. Nga ky aspekt organizativ mund të bëhet shumë më mirë.
    Ylli Rakipi: Doktori tha që e keni nismë private.
    Ilir Alimehmeti: A është në favor të Partisë Demokratike? Ne takojmë njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Kur takon njerëz nuk i takon me mandate, por në mënyrë spontante. Nuk njoh asnjë lloj takimi që nuk e forcon Partinë Demokratike. Nëse konceptohet si diçka përçarëse, nuk e mbështes përçarjen, sepse unë hyra në një moment që përçarja kishte bërë dëme të mëdha. Ka edhe një nevojë, jo vetëm për numra, por edhe për organizim,

  • “S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

    “S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

    Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ardian Muka, ka reaguar ashpër ndaj nismës së një grupimi të drejtuar nga Ervin Salianji, i cili organizoi një takim paralel me strukturat lokale të PD-së në qytetin bregdetar. I ftuar në emisionin Off The Record , Muka akuzoi grupin e Salianjit se po veprojnë jashtë strukturave dhe se po dëmtojnë opozitën në një moment kur demokratët duhet të fokusohen tek riorganizimi i brendshëm dhe denoncimet ndaj qeverisë.
    Sipas Mukës, elektorati demokrat është lexuar siç duhet, ndërsa PD-ja në Durrës ka reflektuar dhe është në proces ristrukturimi. “Elektorati nga ana e Partisë Demokratike është lexuar. Ne reflektojmë dhe fakti që jemi në Durrës për të bërë këtë bisedë është pjesë e këtij reflektimi”, tha ai.
    Muka shtoi se nisma e grupit të Salianjit nuk ishte as spontane dhe as parimore, duke veçuar figurat që po e udhëheqin atë. “Personat që po e çojnë përpara, për mendimin tim, nuk janë personat e duhur. Nuk kanë moralin e duhur për ta bërë këtë gjë”, u shpreh ai.
    Duke rrëfyer detaje të vizitave të përsëritura të Salianjit dhe bashkëpunëtorëve të tij në Durrës, Muka tha se askush nuk i ka penguar ata të takojnë demokratët, por mënyra sesi është konceptuar dhe promovuar tubimi është e papranueshme. “Asnjëri nuk i ka penguar të vijnë. Kanë bërë takime me kafe e darka, por të vish të bësh një takim në këtë nivel, duke çuar mesazhe në emër të PD-së, kur dihet që ne jemi institucion me hierarki, nuk është mesazhi i duhur”.

    Muka kujtoi edhe një moment personal me Salianjin, duke ironizuar: “I bëra një batutë zotit Salianji. Besoj që i ka ngelur ora në 2020, kur më përjashtoi nga Partia Demokratike se isha pjesë e foltores”.
    Duke krahasuar foltoren e dikurshme me lëvizjen aktuale, ai u shpreh: “Edhe ajo ishte jashtë Partisë Demokratike, edhe kjo është jashtë Partisë Demokratike. Ndryshimi është në moral, sepse këta persona në 2025 nuk bënë asnjë ditë fushatë për PD-në”.
    Sipas tij, Durrësi është një nga qarqet ku primaret dhe statuti janë respektuar plotësisht, ndaj argumenti i mungesës së fjalës së lirë bie poshtë. Ndërkohë, Muka ngriti sërish dyshimin se kjo nismë, në këtë moment politik, i shërben kundërshtarit. “Pyetja ime është: kujt i shërben kjo lëvizje? Natyrisht që e kam përgjigjen. Faktet janë kokëforta. Po çoni ujë te mulliri i kundërshtarit politik”.
    Ai e cilësoi të papërgjegjshme prishjen e fokusit të opozitës në një kohë kur, sipas tij, PD duhet të jetë e angazhuar tek denoncimet ndaj qeverisë: “Ne të gjitha bateritë i kemi tek denoncimet për vjedhjet e qeverisë dhe tek riorganizimi ynë i brendshëm. Çdo foltore paralele i shërben Ramës, jo kauzës sonë”.