Tag: durim

  • Planet për vrasjen e Durim Bamit, GJKKO zbardh vendimin. Pse refuzoi lirimin e Marklen Hakës

    Planet për vrasjen e Durim Bamit, GJKKO zbardh vendimin. Pse refuzoi lirimin e Marklen Hakës

    Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin përmes të cilit rrëzoi kërkesën e Marklen Hakës për lirim nga qelitë e burgut. Haka, i njohur edhe me identitetin Markelen Aliu, qëndron në qeli prej shtatorit të vitit të shkuar, kur u arrestua për llogari të operacionit “Revanshi”, operacion që goditi 7 grupe kriminale.
    SPAK po e heton 34-vjeçarin nga Fushë-Kruja për tentativën e vrasjes së Durim Bamit, përgatitjen e kushteve për vrasjen e tij, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Sipas vendimit të zbardhur, të siguruar nga A2, Hakës iu refuzua kërkesa për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”, për shkak se dyshimet e SPAK ndaj tij mbështeten në prova, se ekziston rreziku që të largohet dhe se ka rrezikshmëri shoqërore.
    Ekzistenca e rrezikut të ikjes së Marklen Hakës, thuhej në vendimin e gjykatës, konfirmohet nga fakti që më 17 maj 2024, ditën kur u bë publik fakti që ndaj tij kishte një urdhër-arresti, ai nuk është gjetur në shtëpi. Ai është mundur të arrestohet disa muaj më vonë, në shtator të të njëjtit vit. Sipas hetimit të SPAK, referuar edhe komunikimeve në SKY ECC, gjatë vitit 2020 Marklen Haka është angazhuar në përgatitjen e kushteve për vrasjen e Durim Bamit. Financues dhe porositës ishte ish-deputeti socialist Arben Ndoka, aktualisht i shpallur në kërkim.
    Të interesuar për eleminimin e Bamit ishin edhe disa persona të tjerë, ndërsa në total ishin 12 vetë të përfshirë në këtë plan, si financues, ekzekutues, apo informatorë. Në këtë ngjarje, SPAK pretendon se Marklen Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e Durim Bamit me qëllim vrasjen e tij. Informacionet që kishte Haka i ndante me Emiliano Shullazin.
    Ndërsa në atentatin e dështuar ndaj Durim Bamit 4 nëntorin e vitit 2020 tek Ura e Tapizës, Marklen Haka ka pasur rolin e vëzhguesit në zonën e Fushë-Krujës dhe informimin e aktorëve të tjerë të përfshirë. Gjatë planifikimit për këtë ngjarje, porositësi i kishte premtuar 500 mijë euro dy ekzekutorëve për eleminimin fizik të Durim dhe Valter Bamit.

  • “Na vranë, na vranë”, si “ushtari” i Vis Martinajt dhe 2 të tjerë tentuan të eliminojnë Durim Bamin, zbardhen…

    “Na vranë, na vranë”, si “ushtari” i Vis Martinajt dhe 2 të tjerë tentuan të eliminojnë Durim Bamin, zbardhen…

    Sipas bisedave të zhvilluar në “Sky Ecc”, Tori Xheçuka është një nga personat e thirrur nga Marklen Haka, një nga të fortët e Niklës në Fushë-Krujë për të eleminuar Durim Bamin. Një tjetër personazh i Niklës që sot strehohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Referuar bisedave të realizuara në Sky Ecc midis Tori Xheçukës, Florenc Kelmendit, Albert Zajës dhe Marklen Hakës dhe personave të tjerë del në pah organizimi i tyre për vrasjen e Durim Bamit. Tori Xheçuka ka pasur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të Durim Bami. Nga ku del se porositës dhe financues i planit për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit është shtetasi Ervis Martinaj. Konkretisht më datë 6 Qershor 2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, ku fillimisht nuk kupton cili është personi që po flet dhe e ngatërron me Erigers Mihasin, pasi këtë kohë Martinaj del se mbante telefonin e Mihasit. Gjatë komunikimeve të mëtejshme me Ervis Martinaj, Tori Xheçuka e mban atë të informuar edhe për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në zonën e Kurbinit. Si edhe për autorët e mundshëm që mund të kenë qëlluar. Por nga sa kuptohet nga bisedat midis tyre, Martinaj kërkon me çdo kusht eleminimin e vëllezërve Bami dhe lidhjeve të tyre. Më datë 7 Qershor 2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, telefonin e të cilit e mbante Erigers Mihasi këtë periudhë. Nga biseda kuptohet që Ervis Martinaj interesohet lidhur mbi ngjarjen e datës 30 Maj 2020 ku kanë mbetur të vrarë shtetasit Bujar Lika ‘Ari’ dhe Paulin Gjergji. Tori Xheçuka i tregon për lidhjet e Durim Bamit, konkrerisht Ervin Kodrën, Ervin Kallarin dhe Genti Koçin. Biseda gjatë të cilave del edhe lidhja e Tori Xheçukës me njeriun e tij të besuar, Albert Zaja. Edhe ky vihet në dispozicion të Ervis Martinaj për të ndjekur Durim Bamin.
    Ngjarje e ndodhur më datë 21 Qershor 2020
    Më datë 21 Qershor 2020 Ervis Martinaj komunikon me Albert Zajën dhe i kërkon që të sigurojë targën e një makine ‘Range’ të bardhë me të cilin dyshohet se lëviz Durim Bami. Ervis Martinaj shprehet i çuditur përse po ruhet kaq shumë Durim Bami këto kohë. Ai i ofron Albert Zajës shumën prej 500 mijë euro parapagim për të kryer vrasjen e Durim dhe Valter Bamit. Ku ai i thotë që këto para merri ti dhe Tori. “Bëni ça të doni, ose nëse mundesh na e nxirrni ne se e bëjmë vetë sepse çoj një shokun tim me Torin dhe e bëjmë në mes të pazarit pa maskë”. Komunikimi midis Tori Xheçukës dhe Ervis Martinaj vazhdon edhe në ditët që pasojnë. Xheçuka pranon që për të mbyllur hallet që ka të kryejë vrasje me pagesë. Apo siç ai i quan “punë”. Gjë të cilën Martinaj e pranon por me kushtin që Tori Xheçuka të mbarojë punë me Bamët. Më datë 11 Korrik 2020, Tori Xheçuka i shkruan Ervis Martinajt duke i kërkuar që t’i japë ndonjë punë (vrasje kundrejt pagesës) ‘se më duhen lekë sepse kam hall’. Ervisi Martinaj i përgjigjet që ‘po të jap punë, më duhet ‘Nikla’, Duri dhe Valteri. Se e kam hall Durin por edhe të dy më mirë. Këto të dy më duhen se ata langaraqët e Freskut (i referohet Leonard Dukës) janë të vështirë për t’u kapur. Tori Xheçuka i përgjigjet që po dhe se do vij të të takoj sepse unë dua që të bëhemi palë bashkë. Dhe ashtu siç kishin rënë dakord, Tori Xheçuka dhe lidhjet e tyre, disa muaj më pas mendohet se qëlluan ndaj makinës me të cilën lëviznin Durim Bami dhe miku i tij Ervin Kodra.
    Ngjarje e ndodhur më datë 4 Nëntor 2020
    Më datë 4 Nëntor 2020 Tori Xheçuka dhe Florenc Kelmendi kanë qenë personat që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të autoveturës ‘Range Rover’ me të cilën udhëtonin Ervin Kodra dhe Durim Bami. Ku Marklen Haka ka patur rolin e ndihmësit duke ruajtur lëvizjet e Durim Bamit në zonën e Fushë-Krujës ndërsa Albert Zaja ka qenë personi që ka monitoruar lëvizjet e Durim Bamit në aksin Kamëz-Tapizë. Por edhe pse qëlluan ndaj makinës së Durim Bamit, Tori Xheçuka dhe Florenc Këlmendi nuk mundën të eleminonin objektivin e tyre. Kjo edhe për faktin që ata nuk e dinin se pas makinës së Durim Bamit, vinte një tjetër ku ishin ushtarët e tij. Të cilët hapën zjarr ndaj makinës në të cilën ndidheshin Xheçuku dhe Këlmendi. Në momentin kur Tori Xheçuka dhe Florenc Kelmendi, kanë qëlluar drejt Durim Bamit, ata rezulton të kenë rënë në zjarrin e makinës tjetër. Një shkëmbim breshërish kallashnikovi mes dy palëve, që fati i ka shpëtuar pa viktima. Tori Xheçukës, i janë mbaruar plumbat dhe më pas ka rrëmbyer kallashnikovin e Florenc Këlmendit, i cili ndodhej në makinë dhe bërtiste “…na vranë… na vranë…”. Por Tori Xheçuka thuhet se nuk ishte vetëm ushtari i Ervis Martinaj. Por kishte shërbyer si i tillë edhe për një tjetër eksponent të rrezikshëm të krimit në Shqipëri. Për Emiljano Shullazin që sot ndodhet pas hekurave. Ku ishte krahu i tij i armatosur. Një jetë e shkuar si vrasës me pagesë. Tashmë me llogari të hapura midis Shqipërisë dhe Greqisë. Por edhe me shumë hije ende të pazbuluara të veprimtarisë së tij kriminale që mund të hedhin dritë mbi shumë ngjarje të tjera të rënda të pazbardhura nga drejtësia, raporton emisioni në “Shënjestër”.

  • “Na vranë”/ 500 mijë euro për të ekzekutuar Durim dhe Valter Bamin! Si ‘ushtari’ i Ervis Martinajt tentoi eliminimin

    “Na vranë”/ 500 mijë euro për të ekzekutuar Durim dhe Valter Bamin! Si ‘ushtari’ i Ervis Martinajt tentoi eliminimin

    Në Shënjestër/ Tori Xheçuka rezulton sipas bisedave të zhvilluar në Sky Ecc është një nga personat e thirrur në armë nga Marklen Haka, një nga të fortët e Niklës në Fushë-Krujë për të eleminuar Durim Bamin. Një tjetër personazh i Niklës që sot strehohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
    Referuar bisedave të realizuara në Sky Ecc midis Tori Xheçukës, Florenc Kelmendit, Albert Zajës dhe Marklen Hakës dhe personave të tjerë del në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim vrasjen e shtetasit Durim Bami.
    Ku Tori Xheçuka ka pasur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të Durim Bami.
    Nga ku del se porositës dhe financues i planit për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit është shtetasi Ervis Martinaj.
    Konkretisht më datë 6 Qershor 2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, ku fillimisht nuk kupton cili është personi që po flet dhe e ngatërron me Erigers Mihasin, pasi këtë kohë Martinaj del se mbante telefonin e Mihasit.
    Gjatë komunikimeve të mëtejshme me Ervis Martinaj, Tori Xheçuka e mban atë të informuar edhe për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në zonën e Kurbinit.
    Si edhe për autorët e mundshëm që mund të kenë qëlluar. Por nga sa kuptohet nga bisedat midis tyre, Martinaj kërkon me çdo kusht eleminimin e vëllezërve Bami dhe lidhjeve të tyre. Më datë 7 Qershor 2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, telefonin e të cilit e mbante Erigers Mihasi këtë periudhë. Nga biseda kuptohet që Ervis Martinaj interesohet lidhur mbi ngjarjen e datës 30 Maj 2020 ku kanë mbetur të vrarë shtetasit Bujar Lika ‘Ari’ dhe Paulin Gjergji.
    Ku Tori Xheçuka i tregon për lidhjet e Durim Bamit, konkrerisht Ervin Kodrën, Ervin Kallarin dhe Genti Koçin. Biseda gjatë të cilave del edhe lidhja e Tori Xheçukës me njeriun e tij të besuar, Albert Zaja.
    Që edhe ky vihet në dispozicion të Ervis Martinaj për të ndjekur Durim Bamin. Më datë 21 Qershor 2020 Ervis Martinaj komunikon Albert Zajën dhe i kërkon që të sigurojë targën e një makine ‘Renxh’ të bardhë me të cilin dyshohet se lëviz Durim Bami.
    Ervis Martinaj shprehet i çuditur përse po ruhet kaq shumë Durim Bami këto kohë.
    Ai i ofron Albert Zajës shumën prej 500 mijë euro parapagim për të kryer vrasjen e Durim dhe Valter Bamit. Ku ai i thotë që këto para merri ti dhe Tori.
    ‘Bëni ça të doni, ose nëse mundesh na e nxirrni ne se e bëjmë vetë sepse çoj një shokun tim me Torin dhe e bëjmë në mes të pazarit pa maskë.
    Komunikimi midis Tori Xheçukës dhe Ervis Martinaj vazhdon edhe në ditët që pasojnë.
    Ku Xheçuka pranon që për të mbyllur hallet që ka të kryejë vrasje me pagesë.
    Apo siç ai i quan ‘punë’.
    Gjë të cilën Martinaj e pranon por me kushtin që Tori Xheçuka të mbarojë punë me Bamët. Më datë 11 Korrik 2020, Tori Xheçuka i shkruan Ervis Martinajt duke i kërkuar që t’i japë ndonjë punë (vrasje kundrejt pagesës) ‘se më duhen lekë sepse kam hall’. Ervisi Martinaj i përgjigjet që ‘po të jap punë, më duhet ‘Nikla’, Duri dhe Valteri. Se e kam hall Durin por edhe të dy më mirë. Këto të dy më duhen se ata langaraqët e Freskut (i referohet Leonard Dukës) janë të vështirë për t’u kapur.
    Tori Xheçuka i përgjigjet që po dhe se do vij të të takoj sepse unë dua që të bëhemi palë bashkë.
    Dhe ashtu siç kishin rënë dakord, Tori Xheçuka dhe lidhjet e tyre, disa muaj më pas mendohet se qëlluan ndaj makinës me të cilën lëviznin Durim Bami dhe miku i tij Ervin Kodra.
    Ngjarje e ndodhur më datë 4 Nëntor 2020.
    Më datë 4 Nëntor 2020 Tori Xheçuka dhe Florenc Kelmendi kanë qenë personat që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të autoveturës ‘Range Rover’ me të cilën udhëtonin Ervin Kodra dhe Durim Bami. Ku Marklen Haka ka patur rolin e ndihmësit duke ruajtur lëvizjet e Durim Bamit në zonën e Fushë-Krujës ndërsa Albert Zaja ka qenë personi që ka monitoruar lëvizjet e Durim Bamit në aksin Kamëz-Tapizë.
    Por edhe pse qëlluan ndaj makinës së Durim Bamit, Tori Xheçuka dhe Florenc Këlmendi nuk mundën të eleminonin objektivin e tyre. Kjo edhe për faktin që ata nuk e dinin se pas makinës së Durim Bamit, vinte një tjetër ku ishin ushtarët e tij.
    Të cilët hapën zjarr ndaj makinës në të cilën ndidheshin Xheçuku dhe Këlmendi. Në momentin kur Tori Xheçuka dhe Florenc Kelmendi, kanë qëlluar drejt Durim Bamit, ata rezulton të kenë rënë në zjarrin e makinës tjetër. Një shkëmbim breshërish kallashnikovi mes dy palëve, që fati i ka shpëtuar pa viktima.
    Tori Xheçukës, i janë mbaruar plumbat dhe më pas ka rrëmbyer kallashnikovin e Florenc Këlmendit, i cili ndodhej në makinë dhe bërtiste ‘…na vranë… na vranë…’. Por Tori Xheçuka thuhet se nuk ishte vetëm ushtari i Ervis Martinaj.
    Por kishte shërbyer si i tillë edhe për një tjetër eksponent të rrezikshëm të krimit në Shqipëri.
    Për Emiljano Shullazin që sot ndodhet pas hekurave.
    Ku ishte krahu i tij i armatosur.
    Një jetë e shkuar si vrasës me pagesë.
    Tashmë me llogari të hapura midis Shqipërisë dhe Greqisë.
    Por edhe me shumë hije ende të pazbuluara të veprimtarisë së tij kriminale që mund të hedhin dritë mbi shumë ngjarje të tjera të rënda të pazbardhura nga drejtësia.

  • Horoskopi 7 prill 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Horoskopi 7 prill 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Dashi
    Mund të ndiheni të shtyrë për të rishikuar marrëdhënien tuaj të dashurisë, jo për shkak të problemeve, por për reflektim personal. Në punë, nëse jeni punonjës, do të jetë thelbësore të tregoni më shumë durim ndaj eprorëve.
    Demi

    Stabiliteti do të jetë një pikë e rëndësishme fikse sot. Yjet mbështesin marrëdhëniet romantike. Nëse jeni beqarë, organizoni një mbrëmje me miqtë ose qetësoni veten. Në punë, qëndroni të fokusuar në arritjen e qëllimeve tuaja.
    Binjakët
    Mund të ketë disa pengesa për t’u përballur; aftësia dhe mendimi juaj pozitiv do t’ju lejojë t’i kapërceni ato. Ndërveprimet personale do të kërkojnë durim, veçanërisht në marrëdhëniet me partnerët dhe kolegët. Beqarët mund të takojnë një person interesant; thelloni njohuritë tuaja.
    Gafforja
    Një ditë pozitive për dashurinë, me kënaqësi dhe projekte në rritje. Mund të tërhiqeni shumë nga dikush, por mos u nxitoni të hidhni hapa tepër vendimtarë. Në fushën profesionale është momenti i duhur për të ndërmarrë iniciativa.
    Luani
    Kreativiteti do të jetë në plan të parë sot. Në punë, idetë tuaja do të vlerësohen; vënë ato në praktikë. Në dashuri mund të ketë tensione; përpiquni të qëndroni të qetë dhe t’i përballoni situatat me diplomaci.
    Virgjëresha
    Duhet të qëndroni të qetë, veçanërisht në punë. Mos bini në provokime dhe kushtojini vëmendje tensioneve të vogla. Diskutime edhe në dashuri: jini të durueshëm dhe mos veproni sipas instinktit. Nxitimi, në këtë situatë, nuk ndihmon.
    Peshorja
    Një ndryshim rrënjësor është duke u zhvilluar për shumë prej jush. Edhe situatat e ndarjes do trajtohen me qetësi. Në punë, java premton të jetë e lodhshme; zgjidhni bashkëpunëtorët tuaj me kujdes.
    Akrepi
    Sot mund të ndiheni veçanërisht të vendosur. Në dashuri përpiquni të mos jeni shumë kërkues me partnerin. Në punë përballojini sfidat me guxim dhe vendosmëri.
    Shigjetari
    Një ditë ideale për t’u fokusuar tek vetja dhe nevojat tuaja. Në dashuri, gjeni kohë për të reflektuar mbi ndjenjat tuaja. Në punë shmangni vendimet e nxituara.
    Bricjapi
    Do të duhet të jeni të vendosur dhe konstant për të arritur rezultate të shkëlqyera në punë. Në sferën e dashurisë mund të lindin konflikte të vogla; qëndroni të qetë dhe praktikoni diplomacinë.
    Ujori
    Kreativiteti do të gjejë hapësirë ​​sot. Yjet do të shpërblejnë shkathtësinë në fushën e punës; zbatoni idetë tuaja në praktikë. Në dashuri mbeten situata të pazgjidhura; është koha për t’u sqaruar.
    Peshqit
    Do të jetë një ditë në të cilën do të duhet të përpiqeni të mos mbingarkoheni nga emocionet negative. Në punë do jetë thelbësore të keni durim dhe të mos u dorëzoheni provokimeve. Në dashuri, yjet favorizojnë ndjenjat; do ketë romancë në çift./vizionplus.tv

  • Bashkëpunoi me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektivin e RENEA-s

    Bashkëpunoi me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektivin e RENEA-s

    Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-policin e RENEA-s, Altin Morina i vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”.Morina u arrestua një ditë më parë dhe me vete kishte një pistoletë pa leje.
    Ish-polici ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Në komunikimet në Sky ECC dyshohet se Morina ka bashkëpunuar me të fortin e Niklës, Durim Bami në lidhje me këtë çështje.

  • Kultivoi kanabis me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektin e RENEA-s, Altin Morina

    Kultivoi kanabis me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektin e RENEA-s, Altin Morina

    Gjykatën e Posaçme ka konfirmuar masën arrest me burg për  për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”. Morina u arrestua një ditë më parë dhe me vete kishte edhe një pistoletë pa leje.
    Ish-polici ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Në komunikimet në “SkyECC” dyshohet se Morina ka bashkëpunuar me të fortin e Niklës, Durim Bami, në lidhje me këtë çështje.

  • Me armë dhe dokumente false me vete/ Si u arrestua bashkëpunëtori i Durim Bamit, me të ishte edhe…

    Me armë dhe dokumente false me vete/ Si u arrestua bashkëpunëtori i Durim Bamit, me të ishte edhe…

    Të tjera detaje kanë dalë nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina. Mbrëmjen e së enjtes ai është vënë në pranga nga forcat e policisë të komisariatit numër 3 në kryeqytet, ndërsa mësohet se në momentin e arrestimit bashkë me Morinën ka qenë edhe një person tjetër. Gjithashtu bëhet e ditur se Altin Morina kishte me vete edhe një armë zjarri dhe dokumeta false.

    “Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.

    Altin Morina është kapur pranë stadiumit “Selman Stermasi”, ndërsa ka qenë në një makinë tip ‘Benz’ ngjyrë e barë, i shoqëruar me një tjetër person, i cili nuk ka rezultuar me probleme me drejtësinë.

    Morina sipas burimeve, mësohet se nuk ka bërë rezistencë pasi ka qenë i rrethuar nga efektivët.

    Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi. Ish-shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, Altin Morina u arrestua më 14 mars të vitit 2023 me 113 mijë euro në makinë të padeklaruara. 43-vjeçari u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me një automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.

    Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal. Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

    Altin Morina ishte prej vitesh pjesë e strukturës policore. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.

  • Arrestohet ish-efektivi i policisë, akuzohet për bashkëpunim me Durim Bamin

    Arrestohet ish-efektivi i policisë, akuzohet për bashkëpunim me Durim Bamin

    Është arrestuar ish efektivi i policisë Altin Morina, i shpallur në kërkim që prej vitit 2024.
    Morina u arrestua nga efektivë të komisariatit numër 2, ndërsa me vete iu gjet dhe një pistoletë pa leje.
    Ai është pjesë e dosjes Revanshi, dhe sipas SPAK, ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.
    Ish efekti i policisë ka qenë arrestuar edhe më herët, në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.

  • Rreth një vit në arrati/ Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivimin e drogës në Nikël, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s (EMRI)

    Rreth një vit në arrati/ Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivimin e drogës në Nikël, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s (EMRI)

    Ka marrë fund arratia prej rreth një viti e ish- efektivit të forcave RENEA, Altin Morina.
    AI është arrestuar mbrëmë nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të ishte edhe një person tjetë. Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.
    Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.
     
    Kujtojmë që Altin Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.
    Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal

  • Me armë dhe dokumente false me vete! Detaje nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, bashkëpunëtor i Durim Bamit

    Me armë dhe dokumente false me vete! Detaje nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, bashkëpunëtor i Durim Bamit

    Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA Altin Morina që u prangos mbrëmjen e djeshme.
    Mësohet se në momentin e arrestimit bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër, ndërsa iu gjet me vete edhe një armë zjarri. Kujtojmë se Morina ishe në kërkim nga 17 maji i 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.
    “Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.
     
    Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.
    Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.
    Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.