Tag: durim

  • Vrasje, trafik droge, armësh dhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit/ SPAK çon në gjyq 6 anëtarët e grupit kriminal – Mes tyre vëllai i deputetit socialist

    Vrasje, trafik droge, armësh dhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit/ SPAK çon në gjyq 6 anëtarët e grupit kriminal – Mes tyre vëllai i deputetit socialist

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen në ngarkim të 6 personave, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi kriminal. Ky grup dyshohet për vepra të rënda, përfshirë atentatin e dështuar ndaj Durim Bami dhe Ervin Kodrës pesë vite më parë, si dhe vrasjet e Hamza Terziut dhe Shkëlzen Kastratit.
    Ndër të akuzuarit është edhe Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca. Ai akuzohet për një stan me drogë dhe trafikim të 243 kg kanabis në Lezhë. I akuzuar është gjithashtu edhe kushëriri i tij, Elvis Ndreca, i cili doli në përgjimet e SKY ECC si i përfshirë në atentatin ndaj Bamit.
    Të pandehurit në këtë dosje janë: Albert Zaja, Edison Muçeku (i ekstraduar nga Anglia), Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli (i ekstraduar nga Gjermania).
    Gjashtë personat akuzohen për:

    Tentativën e vrasjes së Durim Bamit dhe Ervin Kodrës më 4 nëntor 2020.
    Përgatitjen e vrasjes së Hamza Terziut në maj-korrik 2020, ku janë përfshirë Albert Zaja dhe Edison Muçeku.
    Sigurimin e mjeteve për vrasjen e Durim Bamit në korrik-gusht 2020, për të cilën akuzohet Elvis Ndreca.
    Organizimin dhe financimin e një grupi për prodhimin dhe shitjen e 243 kg kanabis në Lezhë në tetor 2020, për të cilën akuzohet Armando Ndreca.
    Tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve në vitet 2020-2021, ku janë përfshirë Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli.

    SPAK gjithashtu ka njoftuar pushimin e çështjes ndaj dy personave të tjerë, Silvio Cara dhe Elmir Tufa. Këta dy ishin marrë si të pandehur për ekzekutimin gabimisht të Shkëlzen Kastratit, më 1 shkurt 2021, në vend të objektivit të vërtetë, Kelmend Kastratit. Pas hetimeve të thelluara dhe analizës së përgjimeve në SKY ECC, nuk u provua se ata ishin autorë të përfshirë në krim. Për këtë krim, ka akuzë dhe dënim ndaj Albert Zajës, i cili është pjesë e dosjes së mësipërme.

  • Tentuan vrasjen e Durim Bamit në Fushë Krujë, SPAK dërgon për gjykim 2 të pandehurit

    Tentuan vrasjen e Durim Bamit në Fushë Krujë, SPAK dërgon për gjykim 2 të pandehurit

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim 2 të pandehur të akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj shtetasve Durim Bami dhe Ervin Kodra, në ngjarjen e ndodhur më 4 nëntor 2020, në zonën e urës së Tapizës, Fushë Krujë.
    1.Albert Zaja, i akuzuar për: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve Durim Bami dhe Ervin Kodra, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal (nenet 79/dh, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal); “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal (nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal); “Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i Kodit Penal); “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334 i Kodit Penal).
    2. Elvis Ndreca, i akuzuar për: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal); “Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i të Kodit Penal); “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).

  • “Realiteti i diktaturës së re”/Salianji në aktivitetin e parë pas daljes nga qelia: Izolimi numërohet me durim, jo me..

    “Realiteti i diktaturës së re”/Salianji në aktivitetin e parë pas daljes nga qelia: Izolimi numërohet me durim, jo me..

    Ish-deputeti Ervin Salianji, mori sot pjesë në aktivitetin e parë që nga lirimi i tij nga qelia vetëm dy ditë më parë.
    Ervin Salianji:
    “I nderuar që kam rastin të flas në këtë inaugurim. Zemra më thotë të flas si qytetar i thjeshtë, por jam një individ që sapo përfundoi njohjen me burgun, jo si metaforë, por si një realitet në diktaturën e re. Në një izolim që jeta nuk numërohet me orë por me durim, heshtje dhe qëndresë. Josif Buda nuk ra nga rastësia, por kërkoi liri dhe demokraci”.

  • Nga Dashnor Dumani e Armis Stafa, ja kush janë të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

    Nga Dashnor Dumani e Armis Stafa, ja kush janë të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

    Të shumëkërkuarit shqiptarë prej vitesh kanë gjetur strehim në Emiratet e Bashkuara Arabe duke e shndëruar atë në oazin e tyre të relaksit. Por duket se kështjella e Dubait po shkërmoqet ngadalë.
    Në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24, u përmendën disa nga emrat më të njohur të botës së krimit të cilët tashmë i janë dorëzuar drejtësisë shqiptare përmes marrëveshjes së ekstradimit firmosur mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
    Siç ishte së fundmi edhe ekstradimi për llogari të autoriteteve shqiptare i dy shtetasve të shpallur në kërkim për vrasje dhe angazhim në organizatë kriminale.
    Konkretisht Dashnor Dumani, i njohur edhe si vëllai i killerit me pagesë Nuredin Dumani, sot bashkëpunëtor i drejtësisë.
    Dhe Armis Stafa, i dyshuar për përfshirjen në organizatën kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.
    Por ku personazhi më interesant mbetet Dashnor Dumani i cili është një nga ekzekutorët e masakrës së Bradasheshit.
    Aty ku më 29 Dhjetor 2018, u qëlluan për vdekje Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri si dhe shtetasi turk Erdal Duranay i cili po ashtu ka rol dhe ne megagrabitjen e Rinasit ku gjatë ndjekjes nga policia, u vra Admir Murataj.
    Në dosjen hetimore thuhet se “Dashnor Dumani, i datëlindjes 13 Maj 1985, banues në Durrës është i dyshuar për vrasjen e Endrit Alibej, Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk Erdal Duranay. Ngjarje kjo e ndodhur më datë 29 Dhjetor 2018, në Bradashesh, Elbasan.
    Si dhe për ‘Vjedhjen me armë’ të vlerave monetare që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë-Vjenë, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, kryer më datë 9 Prill 2019, në pistën e aeroportit ‘Nënë Tereza’, Rinas, Tiranë”
    Lidhur mbi praninë dhe rolit të vëllait të tij, në masakrën e Bradasheshit u rrëfye edhe Nuredin Dumanit, sot në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë i cili tregoi hollësisht të gjithë planin se si u mendua dhe u organizua ekzekutimi i të afërmve të Erion Alibej, i njohur si ‘Krymi’, kundërshtarit të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja në Elbasan.“Dashi më ka treguar se ai ka marrë pjesë te vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët, por nuk ka goditur dot sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar.
    Nga Dashi kam mësuar se në atentatin ndaj Endrit Alibej dhe të afërmve të tij, kanë marrë pjesë dy makina, në të cilat kanë qenë Talo Çela, Miri Haxhia, Altin Ndoci, Dorian Shkoza dhe ai vetë. Gjithashtu ka patur edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar atentatorët atë natë, por nuk i di me emra konkret”, ka deklaruar Nuredin Dumani në dëshminë e tij para hetuesve.
    Ndërkohë në vitin 2019, bashkë me një shtetas tjetër, Dashnor Dumani, akuzohet se ka djegur një nga automjetet e përdorura gjatë vjedhjes me armë, të shumës së parave, në Rinas.
    Personi i dytë që u ekstradua nga Dubai për llogari të autoriteteve ligjzbatuese shqiptare është Armis Stafa i cili del se është pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.
    “Evidentohet se Armis Stafa në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer veprime aktive për llogari të krerëve të organizatës kriminale Çopja nëpërmjet blerjes së pasurive të paluajtshme, financimit, ndërtimit të godinave të banimit, çeljes së operatorëve ekonomik si dhe shitblerjes së automjeteve, me qëllim mosekspozimin e tyre si posedues dhe pronarë de facto.
    Në bisedën e zhvilluar më datë 4 Mars 2020 në Sky Ecc midis shtetasit Franc Gergely me shtetasin Klajdi Merkaj në lidhje me shitjen e disa makinave të cilat janë në pronësi të personit me emrin Armi (Armis Stafa), i ka dhënë këshilla që t’i shesin sa më shpejt me qëllim që të mos sekuestrohen dhe se çfarë duhet të deklarojë Armi nëse e pyesin.”, thuhet në dosjen hetimore.
    Një tjetër personazh tashmë i ekstraduar nga Dubai, këtë herë për llogari të autoriteteve belge është edhe Franc Çopja.
    I njohur si një nga magjistarët shqiptarë të kokainës, i cili u ekstradua nga Dubai në Belgjikë, në akuzën si urdhërues i vrasjes së bashkëkombasit të tij Ardit Spahiu i njohur edhe me emrin Arjan Spahiu apo ‘Ari i Vogël’.
    38 vjeçari që u qëllua në Molenbeek më 27 nëntor 2020 kur doli jashtë një kafeneje. Një përplasje e egër midis klanit familjar të Çopjave dhe atij Alibej në Elbasan që në kalimin e viteve kishte sjellë me dhjetra viktima.
    Ku shkak fillestar për nisjen e kësaj lufte të përgjakshme ishte bërë prishja e pazareve të drogës jashtë Shqipërisë midis Çopjave dhe Alibej nga krahu tjetër. Kokainë e humbur e cila çoi fillimisht në Masakrën e Bradasheshit në Elbasan, më 29 dhjetor 2018.
    Aty ku mbetën të ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri si edhe shtetasi turk, Erdal Duranay. Masakër e cila në vazhdim pasoi me shumë të vrarë.
    “Dy vëllezërit Alibej drejtonin një grup të trafikut të drogës nga Holanda.
    Ndërsa po kështu dyshoheshin për trafikim dhe shpërndarje lënde narkotike në veri dhe në qendër të Italisë.
    Endrit Alibej njihej me nofkën ‘Tino’ dhe ‘Tarzani’, dhe në vitin 2013, ishte arrestuar si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
    Përplasja mes dy grupeve mendohet se nisi në Britaninë e Madhe. Aty, pasi humbi një sasi e madhe droge”, thuhet në dosjen hetimore.
    Lidhur mbi Çopjat, Erion Alibej tha për hetuesit belgë se ata ishin shpërngulur në Dubai prej disa kohësh dhe se nga aty vazhdonin të diktonin aktivitetin e tyre të drogës.
    “Kur ka ndodhur vrasja e Ardit Spahiut unë kam qenë në burg. Kundërshtarët tanë janë familja Çopja. Franc Çopja është më i vogli, nga 3 vëllezërit por më i rëndësishmi pasi ka lidhje me bizneset e lëndëve narkotike.
    Ai jeton aktualisht jeton në Dubai me familjen, nusen dhe një vajzë. Franci shkon shpesh në Marok ku thonë se ka investuar në atë vend. Ata ia kanë pranuar të gjithëve në Dubai që janë organizatorët e këtyre ngjarjeve.
    Të gjitha paratë që kanë ata i kanë investuar në Dubai. Mesa kam marrë vesh kanë blerë edhe një shtëpi rreth 20 milionë euro në një vend të quajtur ‘Palma’. Si dhe një tjetër përballë një rrote të madhe tip karuseli, po në Dubai”, thuhet në dëshminë e Erion Alibej
    Një tjetër personazh shqiptar i krimit që kishe gjetur strehë në Dubai ishte edhe Plaurent Dervishaj si edhe Julian Meçaj, pjesë e të njëjtit grup kriminal me bazë në Durrës të cilët u ekstraduan nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pas ngritjes së akuzës nga SPAK për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal si dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të kësaj organizate kriminale.
    Plaurent Dervishaj akuzohet për vrasjen më 26 Shkurt 2005, në bashkëpunim të Klodian Saliut.
    Dervishaj i cili akuzohet si organizator i atentatit të 1 nëntorit 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit ndaj automjetit të ish-prokurorit Arjan Ndoj.
    Nga breshëria e armëve humbi jetën shoferi Andi Maloku, ndërsa u plagos Ndoj dhe miku i tij Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si ‘Rrumi’.
    Edhe një prej anëtarëve të dyshuar të grupit të Dervishaj, Julian Meçaj u ekstradua në të njëjtën ditë me këtë të fundit nga Dubai.
    Nga hetimet rezulton se Julian Meçaj ka qenë i përfshirë në atentatin e mbikalimit të Shkozetit, akuzë për të cilën po gjykohet bashkë me Dervishajn.
    Por për të mbetur te Plaurent Dervishaj, ai thuhet se udhëtoi drejt Dubait në vitin 2021.
    Aty ku qëndroi deri në gushtin e vitit 2024.
    Dervishaj, që ishte bërë edhe vetë pre e një prite të armatosur, asaj të ndodhur në fshatin Koxhas të Shijakut, më 20 qershor 2019.
    Ngjarje ku ndaj tij dhe miqve që e shoqëronin, u derdhën batare të shumta me plumba, por që fati në këtë moment duket se ishte me të dhe miqtë e tij.
    Të cilët i shpëtuan paq karikatorëve me fishekë të pambarimtë të derdhur furishëm mbi ta.
    Një tjetër personazh që jeton sot në Dubai, të paktën deri më tani i pashqetësuar është edhe Eldi Dizdari. Edhe ky një nga emrat më të lakuar të krimit në Shqipëri.
    Por edhe një nga personat më të shumëkërkuar në Evropë, madje në listën kryesore, të atyre që priten të marrin fluturimin e parë për t’u përballur me drejtësinë evropiane, kjo për shkak të lidhjeve të tij ndërkombëtare me trafikun e lëndëve të forta narkotike.
    Dizdari, i njohur edhe me emrin Denis Matoshi që u arrestua në vitin 2020 në Dubai, pas një aksioni të ndërrmarrë nga Europol në 9 vende të Evropës që thuhet se ishte pjesë e organizatës së njohur si Kompania ‘Bello’, që drejtohet nga Dritan Rexhepi.
    Ky i fundit që prej disa muajsh ndodhet në një burg në Shqipëri, në proces gjykimi.
    Ndalimi i Dizdarit në Dubai, u bë për llogari të autoriteteve italiane, por ndërkohë emri i tij ndodhet edhe në skedarët e policisë shqiptare, ku kërkohet më së shumti në lidhje me masakrën e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok.
    Ngjarje e cila përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur, ku njëri prej të tyre ishte edhe Ervis Martinaj, ai që ndryshe njihej edhe si mbreti i bizhozit në Shqipëri.
    Eldi Dizdari që vazhdon betejën e tij ligjore në Dubai për të mos u ekstraduar.
    Gjë që mund të sillte edhe fundin e personazhit të tij. Nëse ai do ti dorëzohej autoriteteve italiane.
    Po ndërsa Eldi Dizdari vazhdon betejën e tij ligjore për të mos u ekstraduar nga Dubai, këtë fat nuk e pati Florenc Çapja.
    Një tjetër personazh ky me rekorde të shumta kriminale i cili në fillim të majit të këtij vitit, u ekstradua nga Dubai për llogari të drejtësisë shqiptare.
    Në dyshimin se është i përfshirë në dosjen ‘Plumbi i Artë’.
    Nipi i Ardian Çapjas akuzohet nga SPAK për ‘sigurim të kushteve për vrasje’ në dëm të Sokol Sanxhaktarit dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, plan që nuk u realizua.
    Çapja që përmes avokatit të tij ka pretenduar se nuk ka përdorur Sky Ecc dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.
    Por në të njëjtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg përjetë si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit babë dhe bir të ekzekutuar në vitin 2012 në Elbasan.
    Të cilët u vranë në një apartament, në lagjen ‘Sporti i Vjetër’ gjatë kohës që Gentian Beqiri ndodhej në arrest shtëpie, i paralizuar dhe ruhej me dy policë te dera e banesës.
    Beqiri akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005.
    Atentatorët e qëlluan objektivin e tyre për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator, dhe më pas mbytën edhe babanë e tij, Nezir Beqiri.
    Një tjetër personazh i krimit shqiptar me rezidencë në Dubai, që edhe ky po zhvillon betejën e tij ligjore për të mos u ekstraduar në Shqipëri është edhe Durim Bami.
    Apo i njohur ndryshe si një prej të fortëve të Niklës. Një personazh edhe ky interesant që u ka shpëtuar disa atentateve. Një nga porositësit e kokës së tij ishte edhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka. Ku financues për heqjen e tij qafe ishte edhe Ervis Martinaj.
    Mbreti tashmë i zhdukur që nga gushti i vitit 2022, i kumarit në Shqipëri. Ndoka që kishte dyshimet e veta se Durim Bami kishte dorë në ekzekutmin e vëllait të tij Aleksandër Ndoka.
    Ku për të vrarë Durim Bamin, pas tij ishin vendosur një grup prej 16 vetësh. Durim Bami që thuhet se kishte kërkuar pajtim me Arben Ndokën. Por ky fundit nuk e ka besuar, ndaj e ka ndjekur kudo për ta vrarë.
    Gjuetia ndaj Durim Bamit që është realizuar jo vetëm në zonën e Niklës por deri në Sarandë, ku ai ka pushuar.
    Në lojë është futur dhe Behar Bajri, i cili duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bamin, i propozon Arben Ndokës që ta thërrasë për vizitë në shtëpinë e tij në Shkodër dhe më pas aty ti grijnë të gjithë.
    Plan që e mbështet dhe Arben Ndoka, por në Shkodër nuk shkon Durim Bami dhe vrasja e tij dështon sërish.
    Arsye për të cilën edhe Durim Bami nga ana e tij kërkonte të vriste Arben Ndokën. Gjë që nuk e arriti dot.
    Durim Bami i cili në tetor të vitit 2024, u arrestua për herë të dytë nga autoritetet në Dubai me kërkesë të Interpol Tiranës, që ka ridërguar edhe njëherë procedurat për riatdhësimin e tij.
    Beteja e tij për të penguar ekstradimin, e nëse ja del do të jetë i vetmi të paktën për momentin që do të mund të shpëtojë pa bërë fluturimin direkt nga vendi i grataçelave në qelitë e burgut.
    Këto emra, por edhe të tjerë që dikur kishin gjetur strehë në Dubai, duket se tashmë nuk është me streha e sigurt.
    Pyetja që shtrohet është, si mundi Shqipëria të bindë autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe që t’i dorëzojë bosët e krimit?
    Kush e realizoi këtë marrëveshje? A ka ndonjë dokument konkret apo vetëm vullnet politik mes palëve? Si bëhet i mundur mbërritja e bosëve të krimit në Shqipëri, përmes dëbimit apo formave të tjera?
    Çfarë ndodh me pasuritë që kriminelët shqiptarë kanë investuar në Dubai? /BalkanWeb/

  • Habit eksperti: Nëse Durim Bami bëhet i penduar, Nuredin Dumani del jashtë loje!

    Habit eksperti: Nëse Durim Bami bëhet i penduar, Nuredin Dumani del jashtë loje!

    Eksperti i krimnalistikës, Artan Rexhepi thotë se nëse Durim Bami kthehet në të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani do dalë jashtë loje.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhepi u shpreh se Durim Bami mund të tregojë shumë krime.
    Ndërsa avokati Romeo Kara deklaroi se Bami mund të flasë edhe për akuzën që Tom Doshi i bëri Ilir Metës, se ky i fundit ka dashur ta vrasë.
    Artan Rexhepi: Nëse Durim Bami bëhet i penduar, Dumani mund të jetë kukull lodre, mund të shtrihet skandali. E kam fjalën për killerin. Do dalë jashtë loje. Duhet të dijë shumë më tepër. Janë grada të ndryshme ka njohuri më shumë. Nuk e kisha në politikë. Nuk e di kush i vajti në Sarandë për atentat, nuk e gjuajtën dot. Mendoj se di shumë. Nuk ka kriminelë të zotë pa suport. Në politikë, në polici. Absolutisht po.
    Romeo Kara: Unë mendoj se ka pasur të drejtë Tom Doshi për Ilir Metën. Nëse do flasë Durim Bami.

  • “Durim, se ne kemi dokumentet”/ Berisha: Me kallashnikov votën s’e mbrojmë, por…

    “Durim, se ne kemi dokumentet”/ Berisha: Me kallashnikov votën s’e mbrojmë, por…

    Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për media, teksa po flet sërish për zgjedhjet e 11 majit.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha i ka kërkuar shqiptarëve të kenë durim pasi PD disponon dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë qenë një farsë eletktorale.
    Teksa tha se votën e shqiptarëve nuk e mbrojnë dot me kallashnikov, Berisha theksoi se lufta për votën e lirë është vetëm në fillimin e saj.
    ”Sot ka shqiptarë të dëshpëruar ka shqiptarë të zhgënjyer, por ka dhjetëra mijëra shqiptarë që janë gati të luftojnë për votën e lirë. Mos kujtoj kush kurrë se një bandit si Edi Rama do mund të imponojë këto rezultate njerëzve të lirë të Shqipërisë.
    Ky është vetëm fillimi. Edhe njëherë u them shqiptarëve durim se ne kemi dokumentet. Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj. Ne me kallashnikov votën nuk e mbrojmë, por tani lufta fillon. Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tillë, nuk pranojmë kurrë rezultat të tilla”, tha Berisha.

  • NGA TED KOPLIKU – Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë…

    NGA TED KOPLIKU – Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë…

    Ju kam kuptu! Para tragjedisë që po përjeton Shqipëria ndoshta duhet me hesht gjatë e reflektu thelle, por dy fjalë ju detyrohem.
    Ndihem i nderuar nga një votë pa presion, pa mik, një vote e sinqertë dhe e pamanipuluar. Ishte një votë besimi, për të cilën do bëj të pamundurën me jua shpërbly.
    Tjetërsimin e votës do ta ndjekim në çdo hap, me çdo mënyre ligjore e demokratike, kudo ku ajo ka humbur. Edhe personalisht do angazhohem të luftoj sa të mundem, në mënyrë që të ngjashmit e mi nesër, ta kenë më të lehtë me marrë atë që i takon. Kjo betejë fillon e mbaron tek vota e lirë.
    Në vetëm pak muaj i kthyer nga Franca, pas 7 vitesh që isha larguar, ju më dhatë mundësinë t’ju takoj e t’ju dëgjoj. Kam takuar shumë njerëz, sidomos në Shkodër, por u mundova të jem në çdo kënd të qarkut. Për mua qe e pabesueshme mbështetja e lehtësia që më dhatë në këtë rrugëtim të vështirë, nga bashkëpunëtorët e mi të afërt e deri tek më i panjohuri. Koha nuk ishte e mjaftueshme për t’i takuar të gjithë por pata fatin të njoh njerëz e probleme me të cilat tashmë jetoj.
    Gjithsesi, rreth 7000 vota deri në përfundim të numrimit të votës së diasporës sipas projeksioneve, nuk janë vetëm rezultat i shtërngimit të duarve. Ata, e shumë të tjerë që ndoshta nuk janë numëruar, janë një thirrje që unë e kam kuptuar mirë e qartë.
    Është thirrja për një model të ri në politikë e politikëbërje. Kjo është një përgjegjësi e madhe të cilën unë do mundohem ta mbaj mbi shpatulla. Jemi shumë që besojmë në vedi e te forca që kemi të transformojmë qytetin që po humbet dhe për t’i dhënë shpresë e për të kthyer drejt normalitetit një shoqëri që po vuan.
    Premtova vetëm diçka: do kthehem prap te ju të diskutojmë se çfarë mund të bëjmë. Mandatet e PD nuk më çojnë në Parlament, por 7000 vota janë patjetër një mandat moral. Sapo të caktohet data e vendi do ju ftoj në një takim falenderimi për të vazhduar më pas një fushatë falenderimi, si minimumi i mirënjohjes për këtë mbështetje të cilën dua ta lexoj edhe më mirë.
    Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë. Shumë punë e shumë durim dhe unë do të jem shembull i të dyjave. Kjo, si detyrë, që tashmë ju ma keni ngarkuar. /Nga Ted KOPLIKU, kandidat për deputet i PD- ASHM, Qarku Shkodër, publikuar në Facebook/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Kultivim droge dhe bashkëpunim me Durim Bamin, Apeli lë në qeli ish efektivin e RENEA-s

    Kultivim droge dhe bashkëpunim me Durim Bamin, Apeli lë në qeli ish efektivin e RENEA-s

    Gjykata e Apelit Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke lënë në burg Altin Morinën, i dyshuar për pjesëmarrje në kultivim droge në kuadër të grupit kriminal.

    Prokurori Alfred Shehu relatoi para gjykatës 26 faqe përgjime që sipas SPAK-ut janë marrë nga aplikacioni “Sky Ecc”.

    Me tëj prokurori Shehu tha se Altin Morina dhe Durim Bami kanë bashkpunuar edhe më nje përson të quajtur prej tyre si “Drejtori” qe ende vijon te jete i paidentifikuar.

    Këto akuza kanë hasur kundërshtime nga mbrojtja e Morinës duke pretenduar se ish-efektivi i RENEA-s nuk ka lidhje me grupin kriminal.

    Altin Morina prej kohësh ishte në kërkim nga SPAK pasi nga momenti i lëshimit të urdhrave të ndalimit ai nuk u gjet në banesë.

    Kanë qenë oficeret e Komisariatit Nr. 2 që e pikasën ish-efektivin duke i vendosur prangat me 4 prill të këtij viti.

    Për këtë dosje Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet e ndërsa dosja është në gjykatë për anëtarët e 7 grupeve kriminale. Këto personave vepronin në disa qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
    Në total u lëshuan 50 urdhër arreste dhe pothuajse gjysma e tyre u ekzekutuan brenda dhe jashtë vendit ndërsa disa të tjerë ishin të arrestuar për akuza të tjera.

  • “S’kam folur me Durim Bamin”/ Altin Morina apelon “arrestin me burg”

    “S’kam folur me Durim Bamin”/ Altin Morina apelon “arrestin me burg”

    Altin Morina, ish-efektiv i Forcave RENEA, ka ankimuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Në seancën e mbajtur në Apelin e GJKKO-së, mbrojtja e Morinës kundërshtoi pretendimet se klienti i tyre kishte pasur komunikime në aplikacionin e koduar “SkyECC” me Durim Bamin.
    Sipas avokatit, Morina nuk ka pasur kurrë një pajisje me aplikacionin “Sky ECC” duke theksuar se edhe në dosje nuk ka asnjë komunikim mes ish-efektivit dhe Durim Bamit. Po në mbrojtje është shtuar se në dosjen hetimore përmenden vetëm referenca të të tretëve që flasin në emër të Morinës, por jo vetë klienti i tyre.
    Ish-efektivi i RENEa-s u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. Altin Morina me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.
    Një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal. Më pas, Altin Morina ka qenë në kërkim që prej lëshimit të urdhër-arresteve në kuadër të operacionit të koduar “REVANSHI”. Ai u kap më 4 prill 2025 nga efektivët e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë dhe iu vendosën prangat pas disa javësh kërkime intensive.

  • Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina ankimon masën e sigurisë me burg/ Akuzat për lidhje me grupin e Durim Bamit

    Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina ankimon masën e sigurisë me burg/ Akuzat për lidhje me grupin e Durim Bamit

    Ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina, që sipas SPAK ishte pjesë e grupit të Durim Bamit, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg në Apelin e Posaçëm.

    Morina akuzohet nga SPAK se është pjesë e një grupi kriminal që vepron në zonën në Krujës dhe se kujdesej për aktivitetin e kultivimit të drogës në këto zona, të dhëna që u përftuan nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC.

    Morina parashtron në argumentat e tij për kundërshtimin e vendimit të Shkallës së Parë, se nuk është e vërtetl të këtë pasur aplikacion të koduar.

    Sipas avokatit të tij, në dosje nuk pasqyrohet një komunikim mes Morinës dhe Durim Bamit por ka vetëm fjalë që flasin në emër të klientit të tij.

    Altin Morina prej kohësh ishte në kërkim nga SPAK teksa kanë qenë shërbimet e komisaritit nr 2 në Tiranë që e pikasën me 4 prill të këtij viti duke e arrestuar.

    Për këtë SPAK ka përfunduar hetimet dhe tashmë materialet ndodhen në Gjykatë për anëtarët e 7 grupeve kriminale. Në total u lëshuan 50 urdhër arreste dhe pothuajse gjysma e tyre u ekzekutuan brenda dhe jashtë vendit ndërsa disa të tjerë ishin të arrestuar për akuza të tjera.