Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua (SPAK) ka mbyllur hetimet për 6 persona të akuzuar për krime të rënda, ku ndër to theksohet, tentativa për të vrarë Durim Bamin dhe Ervin Kodrën në vitin 2020, pranë urës së Tapizës. SPAK ka dërguar për gjykim, Albert Zajan, Edison Mucekun, Elvis Ndrecën, Armando Ndrecën, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli. Pas hetimeve të kryera, SPAK akuzon, Albert Zajan dhe persona të tjerë se tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.
Në periudhën maj–korrik 2020, SPAK akuzon Albert Zajan dhe Edison Mucekun se siguruan mjetet për vrasjen e shtetasit Hamza Terziu. Në periudhën korrik–gusht 2020, SPAK akuzon Elvis Ndrecën se siguroi mjetet për vrasjen e shtetasit Durim Bami. Më tej në tetor 2020, SPAK akuzon Armando Ndrecën se organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kg kanabis në Lezhë. Gjithashtu gjatë periudhës 2020–2021, SPAK akuzon Deivis Bajramaj dhe Adrian Piklin se u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke i shitur edhe personave me precedent penal. “Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se:
11.2020, Ura e Tapizës, Fushë Krujë – Albert Zaja dhe persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.
maj–korrik 2020 – Albert Zaja dhe Edison Muceku siguruan mjetet për vrasjen e shtetasit Hamza Terziu.
korrik–gusht 2020 – Elvis Ndreca siguroi mjetet për vrasjen e shtetasit Durim Bami.
tetor 2020 – Armando Ndreca organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kg kanabis në Lezhë.
2020–2021 – Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke i shitur edhe personave me precedent penal”, njofton SPAK.
Detajet
Sa i takon rastit të vrasjes së Shkëlzen Kastratit më 01.02.2021 në qytetin e Fierit, SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes për dy të akuzuarit Silvio Cara dhe Elmir Tufa. Sipas SPAK nga hetimet e kryera nuk provohet dot fakti dy të pandehurit të ishin bashkëpunëtorë të këtij grupi të strukturuar kriminal dhe të kishin marrë pjesë në realizimin vrasjes. “Kërkesën për pushimin e çështjes në lidhje me procedimin penal Nr.59/2 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve: Silvio (Roland) Cara, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Vrasje me paramendim”, në dëm të shtetasit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në datën 01.02.2021 në qytetin e Fierit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal. “Falsifikimi i dokumenteve” të parashikuar nga nenet 186/1 të Kodit Penal; Elmir Tufa, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Vrasje me paramendim”, në dëm të shtetasit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në datën 01.02.2021 në qytetin e Fierit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, të parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal”, thuhet më tej në njoftimin e SPAK.