Armando Broja nuk po mundet ende të lërë shenjën e tij me Burnley në Angli. Trajneri i klubit, Scott Parker, thotë se sulmuesi i Kombëtares ka nevojë për punë dhe kohë që të arrijë formën e duhur.
Të martën Burnley u mposht 1-2 nga Cardiff duke u eliminuar nga Carabao Cup, ndërsa Broja ishte në fushë për 78 minuta si titullar, por u vlerësua me notën më të ulët.
“Mendoj se duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim me Armandon. Atij i duhet punë pasi në vitet e fundit nuk ka luajtur rregullisht. Të gjithë ne duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim pasi për momentin sulmuesi është në këtë pikë ku është dhe e pranoj se ka nevojë për punë”, tha Scott Parker.
Mes të tjerash trajneri i Burnley tha se 24-vjeçari kishte bërë hapa para krahasuuar me ndeshjen e parë që nisi nga minuta e parë në Carabao Cup.
“Po ta krahasojmë performancën e fundit të Brojës me atë që bëri një muaj më parë ka përmirësim, por ai ka ende shumë nevojë për stërvitje. Ai do të jetë i rëndësishëm për ne këtë sezon pranadaj duhet që të punojë shumë për të na ndihmuar”, tregoi Scott Parker.
Tag: durim
-

‘Broja ka vite që s’luan rregullisht’, trajneri i Burnleyt i del në krah Armandos: Na duhet durim me të
-

“Të bëjmë durim për Brojën”, tekniku i Burnley i del në krah sulmuesit kuqezi: Nuk ka luajtur rregullisht, i duhet ende punë
Armando Broja nuk po kalon sigurisht momentin më të mirë në karrierën e tij, përkundrazi, sulmuesi shtatëlartë i kombëtares tonë përfundoi në qendër të kritikave, pas ndeshjes që Burnley zhvilloi këtë mesjavë ndaj Cardiff City, aty ku vendasit u eleminuan nga Kupa e Ligës. Mediat britanike shigjetuan Brojën, duke vënë theksin tek performanca e tij jo e mirë që ndikoi edhe në tërësi në rezultatet që Burnley ka marrë kohët e fundit.
Por për t’i dalë në krah Armando Brojës në këtë moment të vështirë ka menduar vetë tekniku Scott Parker. “Mendoj se duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim me Armandon. Atij i duhet punë pasi në vitet e fundit nuk ka luajtur rregullisht. Të gjithë ne duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim pasi për momentin sulmuesi është në këtë pikë ku është dhe e pranoj se ka nevojë për punë”.Mes të tjerash trajneri i Burnley tha se 24-vjeçari kishte bërë hapa para krahasuuar me ndeshjen e parë që nisi nga minuta e parë në Carabao Cup, ndaj Derby County. Në sfidën kundër Cardiff City-t, Broja qëndroi në fushë për 78’, por dështoi që të linte gjurmë pasi ishte autor i një ndeshjeje nën nivel, duke konfirmuar qartazi se ajo çfarë i nevojitet atij më shumë në këtë momente është të luaj sa më shumë minta të jetë e mundur në mënyrë që të rifitoj gjendjen e tij më të mire fizike.
© BalkanWeb -

“Kjo javë kërkon durim”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
DASHI
Kjo është një javë energjie dhe vrulli: më në fund ndjeni sikur gjërat po marrin drejtimin që dëshironi. Në punë, mund të ndjeni sikur duhet të nxitoni përpara të tjerëve, por forca juaj qëndron në këmbënguljen tuaj: ata përreth jush do ta vënë re angazhimin tuaj. Në dashuri, një takim mund t’ju ndriçojë ditën, por duhet të qëndroni të qetë: mos u nxitoni për të zgjidhur gjithçka menjëherë.
DEMIHëna sjell një ndjesi të bukur paqeje të brendshme: më në fund mund të merrni pak frymë dhe të sqaroni atë që ju rëndonte. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të sqaruar çështjet financiare ose familjare. Në dashuri, do të gjeni ëmbëlsi dhe stabilitet, por nëse diçka ju shqetëson, flisni hapur: mos e mbani të fshehur.
BINJAKËT
Kjo është një javë e gjallë, me një dëshirë të fortë për të bërë dhe eksperimentuar. Ide të reja lindin pothuajse rastësisht, dhe dikush mund t’ju surprizojë me një propozim interesant. Në aspektin emocional, komunikimi është çelësi: një mesazh, një telefonatë, një sqarim mund të ringjallë një lidhje.
GAFORRJA
Kjo është një kohë për reflektim dhe vlerësim: duhet të kuptosh se çfarë të duhet vërtet për t’u ndjerë mirë. Disa tensione në punë ose në familjen tënde mund të rishfaqen, por kjo është koha e duhur për të vendosur kufij dhe për të mbrojtur hapësirën tënde. Në dashuri, ëmbëlsi dhe nostalgji: një kthim i mundshëm nga e kaluara.
LUANI
Qielli më në fund po qartësohet: pas javësh pune të palodhur, pak qetësi e merituar na pret. Në punë, bashkëpunimet e reja po rezultojnë të dobishme dhe të frytshme. Dashuria është rikthyer në qendër të vëmendjes: takimet favorizohen, por edhe çiftet afatgjatë do të rizbulojnë pasionin dhe lidhjen.
VIRGJËRESHA
Kjo javë kërkon durim: disa pengesa mund të ngadalësojnë planet tuaja, por asgjë që shqisa juaj praktike nuk mund ta kapërcejë. Në punë, kushtojini vëmendje detajeve: edhe një gabim i vogël mund të shkaktojë ndërlikime. Në dashuri, nevojitet qartësi: nëse diçka nuk ndihet mirë, është koha të flasim për të.
PESHORJA
Atmosfera po ndryshon dhe po sjell një frymë pozitive. Keni më shumë forcë për t’u përballur me situatat që ju kanë rënduar javët e fundit. Puna po shkon mirë, veçanërisht nëse keni një projekt të ri në mendje. Në dashuri, kjo javë premton takime interesante dhe një dëshirë të fortë për t’u rikthyer në lojë.
AKREPI
Ju presin thellësi dhe emocione të forta: ky qiell ju shtyn të shprehni mendimin tuaj dhe të vendosni gjithçka në tavolinë. Kjo është një kohë e shkëlqyer për sqarime të rëndësishme. Strategjia është e nevojshme në punë: mos e zbuloni veten shumë shpejt. Në dashuri, ju pret pasion i madh, por kini kujdes të mos jeni shumë xhelozë ose posesiv.
SHIGJETARI
Kjo javë është plot lëvizje dhe gjëra të reja: udhëtime, lëvizje dhe lidhje me njerëz të largët. Është një kohë e shkëlqyer për të planifikuar të ardhmen dhe për të zgjeruar horizontet tuaja. Në dashuri, ekziston një dëshirë për aventurë: beqarët janë të favorizuar, por çiftet gjithashtu mund të rizbulojnë entuziazmin e tyre.
BRICJAPI
Kjo është një fazë intensive, me shumë përgjegjësi: por ju jeni mësuar t’i menaxhoni ato. Megjithatë, kini kujdes të mos e teproni me punën, përndryshe rrezikoni të lini pas dore jetën tuaj personale. Në dashuri, është koha t’u kushtoni kohë atyre që doni: gjestet e vogla mund të bëjnë diferencën.
UJORI
Ju pret një periudhë e ndritshme dhe krijuese: shumë ide dhe dëshirë për ndryshim. Në punë, mund të jepni më të mirën tuaj, veçanërisht nëse keni nevojë të inovoni ose të propozoni zgjidhje alternative. Në dashuri, kthehet lehtësia: takimet favorizohen, madje edhe ato të papritura.
PESHQIT
Është një javë emocionale, por konstruktive: jeni në gjendje t’i transformoni emocionet në forcë. Puna krijuese dhe projektet që kërkojnë intuitë janë të mira. Në dashuri, mund të ketë disa kthesa të papritura: lëreni zemrën tuaj t’ju udhëheqë, por mos e humbni realitetin nga sytë. -

“I forti” i Niklës u arrestua gabimisht/ U ndalua nga policia në Elbasan, lihet i lirë Valter Bami
durim dhe valter bami
TIRANË- Valter Bami, vëllai i Durim Bamit dhe një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, rezulton të jetë arrestuar gabimisht mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Ai u shoqërua për disa orë në komisariat, pasi mendohej se kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”. Ndërkohë, çështja ndaj tij ishte pushuar prej gatri 8 muajsh, por masa e sigurisë nuk ishte fshirë nga sistemi.Bami ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Audi” që po drejtohej nga një vajzë me inicialet E.S., në momentin kur një efektiv i Qarkullimit Rrugor në Elbasan i ka dhënë shenjë ndalimi. Burime për ZËRI bëjnë me dije se Bami i kishte kërkuar policit që të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri.
Kush është Valter Bami? Bami është shoqëruar disa herë në polici edhe për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, si edhe është dyshuar si i përfshirë në masakrën e Larushkut, ku u vra Ramazan Sino, 28-vjeç, dhe u plagosën dy nipërit e tij. Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Valter Bami pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kishte qenë në banesën e tij kur ndodhi krimi. I vëllai i tij, Durim Bami është i arrestuar dhe pritet të ekstradohet nga Dubai./ZËRI -

“Mos më vono se jam në hasmëri”/ Arrestohet Valter Bami, vëllai i të ‘fortit’ të Niklës theu arrestin shtëpiak, si e pikasi polici i Qarkullimit
Durim dhe Valter Bami
TIRANE- Valter Bami, vëllai i Durim Bamit është arrestuar sërish nga Policia, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Bami ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Audi” që po drejtohej nga një vajzë me inicialet E.S., në momentin kur një efektiv i Qarkullimit Rrugor në Elbasan i ka dhënë shenjë ndalimi. “A2CNN” raporton se Bami i kishte kërkuar policit që të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri. Në këtë moment, polici ka bërë një verifikim të personit ku ka rezultuar se ai ka qenë me masë sigurie “arrest shtëpie”.
Më pas ai është shoqëruar për në drejtorinë vendore të Policisë Elbasan, bashkë me vajzën që e shoqëronte.
Kush është Valter Bami? Bami është shoqëruar disa herë në polici edhe për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, si edhe është dyshuar si i përfshirë në masakrën e Larushkut, ku u vra Ramazan Sino, 28-vjeç, dhe u plagosën dy nipërit e tij. Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Valter Bami pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kishte qenë në banesën e tij kur ndodhi krimi. I vëllai i tij, Durim Bami është i arrestuar dhe pritet të ekstradohet nga Dubai./ZËRI -

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllain e Durim Bamit
Thyen masën “arrest shtëpie” Valter Bami, vëllai i Durim Bamit i njohur për drejtësinë.
Punonjësi i qarkullimit rrugor gjatë rutinës së punës, ndalojnë një mjet tip Audi i drejtuar nga shtetasja E. S, ku pasagjer ishte Valter Bami.
Bami i ka kërkuar të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri.
Pas identifikimit të plotë nga punonjësi i policisë rrugore të Elbasanit, ai e ka shoqëruar për në drejtorinë vendore të policisë Valter Bamin, shtetasin me iniciale E. S dhe mjetin tip “Audi”. -

Tentuan vrasjen e Durim Bamit, GJKKO i zgjat me 3 muaj paraburgimin Marklen Hakës
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e izolimit në paraburgim të Marklen Hakës, një prej të njohurve si “të fortët” e Niklës në Fushë Krujë.
34-vjeçari i njohur edhe me identitetin Marklen Aliu qëndron në burg prej shtatorit të vitit të shkuar. Ai u arrestua nga operacioni “Revanshi”, ndërsa po hetohet nga SPAK për tentativën e vrasjes së Durim Bamit, përgatitjen e kushteve për vrasjen e tij, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
Në sallën e gjyqit SPAK kërkoi më shumë kohë, për nevojën e kryerjes së disa veprimeve hetimore. Me gjithë kundërshtinë e avokatit të Hakës, Gjykata vendosi të zgjasë kohën e qëndrimit të paraburgim të Hakës me 3 muaj të tjerë, që nisin të llogariten nga 6 shtatori.
Referuar hetimit të SPAK dhe të dhënave nga komunikimet në SKY ECC, në vitin 2020 Marklen Haka është angazhuar në përgatitjet për vrasjen e Durim Bamit. Në këtë rast dyshohet se porositës dhe financues ishte ish-deputeti socialist, Arben Ndoka, i shpallur në kërkim, ndërsa të interesuar për eliminimin e Bamit ishin edhe palë të tjera.
Në një total prej 12 personash të përfshirë në role të ndryshme, Haka dyshohet se siguronte informacione për lokalizimin e Bamit, informacione që ia përcillte Emiliano Shullazit. Ndërsa në atentatin e dështuar ndaj Durim Bamit 4 nëntorin e vitit 2020 tek Ura e Tapizës, Marklen Haka ka pasur rolin e vëzhguesit në zonën Fushë-Krujë dhe informimin e aktorëve të tjerë të përfshirë.
Gjatë planifikimit për këtë ngjarjes, porositësi i kishte premtuar 500 mijë euro dy ekzekutorëve për eliminimin fizik të Durim dhe Valter Bamit.
Në të njëjtën seancë gjyqësore me Marklen Hakën, Gjykata e Posaccme vendosi të zgjasë me tre muaj të tjerë qëndrimin në paraburgim edhe të Henerigert Mitri, ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i arrestuar po për llogarit të operacionit “Revanshi”.
Pas gati 4 muajsh në arrati, Mitri u vetëdorëzua në polici në shtator të vitit të kaluar. Ish-zyrtari i policisë qëndron në paraburgim si i dyshuar për “kultivim të narkotikëve”, “grup kriminal”, “korrupsion”, “organizim të lojërave të fatit kundër ligjit” dhe “shpërdorim të detyrës”. -

Plas skandali, sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit kërkon miliona për një certifikatë pronësie, zbardhen…
Një investigim tronditës i emisionit “STOP” në “Klan Tv” ka zbuluar mekanizmat e korrupsionit në Kadastrën e Durrësit. Qytetari Shaban Tonuzi, emigrant nga Italia, denoncoi se po sorrollatet prej dy vitesh për të kaluar në emrin e tij shtëpinë e trashëguar nga i ati, pavarësisht dokumenteve të plota dhe firmave të të gjithë trashëgimtarëve. Në vend të një zgjidhjeje ligjore, ai është përballur me sekserë brenda zyrave të Kadastrës, ku Durim Muça, i prezantuar si punonjës i institucionit, i ka kërkuar fillimisht 185 mijë lekë të vjetra “për hapjen e dosjes”, ndërsa shumat e përmendura në biseda arrijnë deri në miliona për një certifikatë pronësie.
Përgjimet e publikuara tregojnë qartë se si ky individ lëviz lirshëm nëpër zyra, hap dyert, dhe takohet me drejtues të institucionit për të garantuar përshpejtimin e procedurave në këmbim të parave. Madje, Muça premton se “çështja do të mbyllet brenda fundjavës” falë ndërhyrjes së shefave, ndërkohë që qytetarëve të zakonshëm u kërkohet dokumentacion pa fund. Por ky skandal ngre pikëpyetje të mëdha mbi integritetin e Kadastrës dhe drejtueses së saj, Lorena Goxhobelli, pasi sistemi i pronave duket i kapur nga rrjete sekserësh që e kanë kthyer shërbimin publik në një treg të pistë korrupsioni. Ndërkohë zbardhja e përgjimeve ka ndezur indinjatë publike dhe pritet të shkaktojë hetime të thelluara mbi abuzimet brenda institucionit.
Pjesë nga investigimi i emisionit “STOP” në “Klan Tv”
Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me shtëpinë e babait, për të cilën kërkon pronësinë pasi i ati ka ndërruar jetë. Të gjithë trashëgimtarët kanë firmosur, që prona t’i kalojë atij, por nuk po gjen zgjidhje në kadastër, pasi po sorrollatet prej dy vjetësh me aplikime pa fund. “Kam një problem me shtëpinë time të vjetër, të babait dhe dua ta kthej nga babai në emrin tim. Kam aplikuar te noterja, në bazë të ligjit. Aplikova dhe ata më kërkuan të gjitha të dhënat e trungut familjar, certifikatat. Kanë firmosur të gjithë vëllezërit e mi, që jemi 5 vëllezër dhe një motër.
I kam çuar të gjitha dokumentet, sipas ligjit dhe ka 2 vjet, që ato 5-6 herë ca më kërkonin, ua çoja. Po, po! Herën e fundit më kërkuan të paguaja një pagesë 120 mijë lekë të vjetra, që e pagova, që të sillnin certifikatën. Mirëpo, kur i pagova, më sollën prapë një letër, që i duan dhe njëherë nga e para të gjitha letrat fizikisht, që ne ua kemi çuar tre herë. Tre herë ua kemi çuar me noteren. Nga emisioni Stop kërkoj, që hipoteka të më japë, të më kthejë emrin nga emri i babës në emrin tim, certifikatën”, tha qytetari. Shaban Tonuzi shkon në Zyrat e Kadastrës, ku bie në kontakt me shtetasin Durim Muça. Ky i fundit pretendon se është punonjës i këtij institucioni dhe kërkon 185 mijë lekë në dorë, në këmbim të të cilave qytetari do të pajisej me certifikatën e pronësisë së shtëpisë.
Biseda telefonike:
Qytetarja – Më falni! Punonjës jeni këtu? T’ju pyes, Durrësi?
Durim Muça – Durrësi? Ça kërkon? Më thuj, ça do bësh?
Qytetarja – Atëherë një i afërm Shaban Tonuzi, nuk po i kalon pronësia.
Durim Muça – Aplikim ke?
Qytetarja – Të gjitha i ka bë…
Durim Muça – Aplikim ke aty?
Qytetarja – Kërkesë pas kërkese.
Durim Muça – Hajd tani! Ti je goca e vëllait tim, hajde tani!
Qytetarja – Kërkesa e fundit!
Durim Muça – Hajde! Goca e hallës. Jepi çikë kërkesën!
ASHK– Po kjo kërkesë ka marrë njëherë përgjigje. Kjo qenka marsi, në maj.
Qytetarja – Kërkesat, që i kanë ardhur njëra pas tjetrës, kanë qenë, sillni dokumentacion, sillni, sillni pa fund. Janë dorëzuar të gjithë dokumentet.
Durim Muça – Bëjmë një aplikim ne me AV 0, bëjmë aplikim tjetër? Ja, ma shif një çikë!
Qytetarja – Të duhet një përgjigje, ça i kanë sjellë.
ASHK- Përgjigjen e fundit. (Lexon përgjigjen në telefon) Nuk ke dërguar postën fizike, ju lutemi depozitoni fizikisht në rrugë postare dokumentacionin!
Qytetarja – Po pra, po janë dorëzuar këto.
ASHK – Po ça është kontratë shitjeje është?
Qytetarja – Kalimi i pronës.
ASHK – Po pra, kalim pronësie.
Qytetarja – Po pra janë dorëzuar të gjitha. Nuk e di, ça të dorëzoj më?
ASHK – Kjo thotë, s’ka ardhur me postë dokumentet, nuk kanë ardhur me postë në zyrë.
Qytetarja – Si veprohet pra, në këtë rast?
ASHK – Duhet të bësh aplikim tjetër. Nuk kam, hë… Po nuk kemi mundësi, po s’pata një aplikim në sistem, nuk kam mundësi të të jap certifikatën.
Qytetarja – Tani ça duhet bërë? Si ta zgjidhim? Se nuk kam kohë. Unë do iki në Itali. Nuk kam kohë, nuk dua të merrem më!
Durim Muça – Ti të bësh një gjë, pastaj m’i lë mu punët në dorë!
Qytetarja – Ça të bëj konkretisht?
Durim Muça – Do bësh një aplikim, një aplikim në fillim, që të jetë 2 AV, 3 AV hapur. Pastaj ma lë mua!
Qytetarja – Do lidhemi!
Durim Muça na qenka “punonjësi” i Kadastrës së cilit i hapen të gjitha dyertë, por sigurisht në këmbim të parave një shumë “modeste” prej 180 mijë lekë të vjetra.
Qytetarja – Ça bëre? Si je? Si kalove?
Durim Muça – Ça bone ti?
Qytetarja – Si je ti?
Durim Muça – A more ndonjë letër ndonjë gjë?
Qytetarja – Po a më the ti, për të bërë aplikimin?
Durim Muça – Po pra, po ça letrash janë? T’i shof njëherë të gjitha!
Qytetarja – Aplikimin pra dhe ato të tjerat, që kisha atë ditë.
Durim Muça – Po pra, ça letrash janë të thashë, m’i merr të gjitha!
Qytetarja – Është banesa, është një shtëpi.
Durim Muça – Po!
Qytetarja – Prindërit kanë vdekur. Ka marrë gjithë firmat e vëllezërve, të motrave.
Durim Muça – E ka hap aktin e trashëgimisë.
Qytetarja – Përgjigja, që i ka ardhur nga juve, është mosplotësim dokumentesh, kërkesë pa kërkese.
Durim Muça – Për të kaluar pronësinë në emër të juaj.
Qytetarja – Unë e di, sesi zgjidhen punët. Kam ardhur e përgatitur, nuk është se kam ardhur…
Durim Muça – Po, 185 mijë lekë, të kesh të hapur dosjen në tavolinë dhe pastaj të tjerat… Pastaj për ne, s’ke për të paguar shumë. 185 mijë, të hapet dosja në tavolinë.
Qytetarja – 185 mijë lekë?
Durim Muça – Për momentin, pastaj kalim pronësie në emrin e dajës hë… 67647
Qytetarja – Po bëj mo, një foto!
Durim Muça – S’dua me e bo fare, me e bo pis kët’ telefon.
Qytetarja – Është te pjesa e Durrësit, Kadastra e…
Durim Muça – Durrësit, Durrësit pra, Durrësit ça është…
Qytetarja – Ti kë mbulon?
Durim Muça – Unë mbuloj të gjithë Shqipërinë, po ti s’e di. Unë jam… Pavarësisht, se unë nuk … (Nuk kuptohet) I komandoj, se këto janë punët e mia, që i komandoj.
E në fakt, sekser Durimi, ia doli të hyjë në zyrat e Kadastrës, ku takoi shef Besin e ky i fundit premtoi që për disa ditë, certifikata e pronësisë të dalë e të publikohet në e-Albania.
Qytetarja – Si kalove?
Durim Muça – E ke të mbarume. Kaq! Do e shohësh vetë në sistem, kush e ka tashi. Du me hy një çikë! Hajde njëherë! Mos bë asnjë veprim, asnjë…!
Qytetarja – Po kush është nga këta?
Durim Muça – Është ai çuni i gjatë, që iku brenda te drejtori. O Beso! Kjo është një mikesha ime!
Qytetarja – Si jeni?
Besi – Mirë!
Durim Muça – Beso! Dy llafe, se do iki. Kam ardh për punë te Besi dhe ke atë, 85 ia lashë në dorë.
Besi – Ça veprimi do bëni? Ça do regjistroni?
Durim Muça – Po rast vdekje, mo burrë!
Besi – Dëshmi trashëgimie?
Durim Muça – Dëshmi! Po pra, që i thashë!
Besi – Kismet nga fundjava do e mbyllim. Dakord!
Durim Muça – Fundjava e mbyllim!
Besi – Ty të vjen te e-Albania jote! Ti shko në Itali, ku të dush! Dakord! Edhe vjen elektronike, me vulë.
Durim Muça – Ika!
Besi – Hajd punë të mbarë! Gjithë të mirat!
Durim Muça – Rrofsh! Hajd!
Qytetarja – Tani, ky ça ishte?
Durim Muça – Ky është shefi i madh, është për ta mbaru ti. I ka kalu këtij.
Qytetarja – Tani 185-tshen, kur do e marrësh?
Durim Muça – E mar… Kto… E merr Besi!
Qytetarja – Për çfarë e merr Besi?
Durim Muça – E merr Besi, për të kalu…,që ka kalu ai këtë…
Qytetarja – Pa radhë? Më shpejt?
Durim Muça – Më shpejt, të gjitha. E ndajnë, protokolli janë 3 veta edhe e ndajnë. Protokolli, që ka lënë njëna autograf, tjetri inxhinier, tjetri këtej, që kalojnë këto.
Qytetarja – Do ma japësh në dorë, pra?
Durim Muça – Po!
Qytetarja – Në dorë!
Durim Muça – Po! E di, sa bën nji më. Një certifikatë, këtu për certifikatë, duan 1 milionë lekë. Praktikisht, një certifikatë e thjeshtë, duan 1 milionë lekë. -

Pas xhamave dhe tendave të lokaleve, radhën e kanë karriget/ Rama u përgjigjet kritikëve: Bëni durim…do u vijë radha
Foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin disa javor në kuadër të zënies së hapësirave publike. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama iu është përgjigjur kritikëve duke theksuar se shumë shpejt do të ndryshojnë kushtet për vendosjen e karrigeve në ambientet e jashtme. Teksa ndan pamjet nga lirimi i hapësirave publike, kreu i qeverisë ka paralajmëruar ngritjen nga qeveria të “Fondit të Gjelbër”.
“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama në postimin e tij.
