SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një sërë veprash penale si vrasje dhe trafik droge. Mes tyre janë edhe personazhe të njohura të botës së krimit, si Ervis Martinaj, Endrit Dokle dhe Arian Tuku. Ndërkohë për gjykim është dërguar edhe ish efektivi i RENEA-s, Altin Morina.
Sipas hetimeve, Morina, në kohën kur ishte efektiv i RENEA-s, i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë, që Bami kishte në Fushë Krujë.
“I pandehuri Durim Bami ka organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Nikël, Fushë-Krujë gjatë periudhës kohore, dhjetor 2019-korrik 2020, si dhe në zonën e Njësisë Administrative Bubq, të Bashkisë Krujë, si para ashtu dhe gjatë muajit shtator 2020, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Ai ndihmohej në veprimet e tij të kundraligjshme nga punonjës të policisë së shtetit, si i pandehuri Altin Morina dhe shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët jepnin informacione, apo ndihmonin në shmangien e kontrolleve të parcelave të mbjella me bimë narkotike.
Më 3.4.2025, të pandehurit, Altin Morina, i shpallur person në kërkim, në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, një armë zjarri pistoletë model BERRETA PX4, kalibër 9x21mm, prodhim italian, me numër “PJ07009”. Arma, e cila mbahej pa leje, ishte e rregullt teknikisht dhe e përshtatshme për qitje, me një fishek në folenë e fishekut, si dhe 9 (nëntë) fishekë të tjerë në krëhërin e saj.”- thuhet në njoftimin e SPAK.
Tag: durim
-

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
-

Mbyllen hetimet nga SPAK: Efektivi i RENEA-s ndihmonte Durim Bamin, Altin Morina shmangte kontrollet për parcelat me drogë
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për 27 të pandehur dhe i ka dërguar për gjykim.
Mes tyre janë edhe personazhe të njohura të botës së krimit, si Ervis Martinaj, Endrit Dokle dhe Arian Tuku. Ndërkaq, për gjykim është dërguar edhe ish efektivi i RENEA-s, Altin Morina.
Sipas hetimeve, Morina, në kohën kur ishte efektiv i RENEA-s, i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë, që Bami kishte në Fushë Krujë.
I pandehuri Durim Bami ka organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Nikël, Fushë-Krujë gjatë periudhës kohore, dhjetor 2019-korrik 2020, si dhe në zonën e Njësisë Administrative Bubq, të Bashkisë Krujë, si para ashtu dhe gjatë muajit shtator 2020, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Ai ndihmohej në veprimet e tij të kundraligjshme nga punonjës të policisë së shtetit, si i pandehuri Altin Morina dhe shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët jepnin informacione, apo ndihmonin në shmangien e kontrolleve të parcelave të mbjella me bimë narkotike.
Më 3.4.2025, të pandehurit, Altin Morina, i shpallur person në kërkim, në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, një armë zjarri pistoletë model BERRETA PX4, kalibër 9x21mm, prodhim italian, me numër “PJ07009”. Arma, e cila mbahej pa leje, ishte e rregullt teknikisht dhe e përshtatshme për qitje, me një fishek në folenë e fishekut, si dhe 9 (nëntë) fishekë të tjerë në krëhërin e saj.”, thuhet në njoftimin e SPAK. -

“Krijoi kushtet për vrasjen e Durim Bamit”, SPAK përfundon hetimet për nipin e kreut të bandës “Avdylaj”
Aldo Avdylaj i është komunikuar këtë të premte mbyllja e hetimeve për dosjen “Revanshi”, dhe materialet tashmë pritet ti kalojnë GJKKO-së me kërkesën për gjykim.
Ndërkohë që prej korrikut të këtij viti, GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marr mes të tjerëve, Emiliano Shullazi, Astrit Avdylaj, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Në total janë 14 të pandehur, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale por për Aldo Avdylaj për shkak të arrestimit të mëvonshëm, gjykimi pritet të bëhet veçuar nga të tjerët.
Lidhur me këtë dosje, ndaj tij kishte një masë në mungesë prej muajit maj 2024, pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj Durim Bamit. Avdylaj përfshihet në një grup prej më shumë se 16 personash, të cilët sigurojnë mjetet dhe planifikojnë eleminimin fizik të Bamit, qëllim që nuk u arrit.
Për këtë dosje, u kërkua arrestimi i 51 personave dhe u zbulua bashkëpunimi i 7 grupeve kriminale në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fushë-Krujë, Kurbin, Shijak e Rrëshen.
Për të ekzekutuar Durim Bamin, një të shumëkërkuar tashmë për drejtësinë, për llogari të Arben Nokës që e akuzonte për vrasjen e të vëllait, bashkëpunuan disa persona mes të cilëve anëtarë të familjes Avdylaj, Ervis Martinaj e të tjerë.
Një tjetër procedim penal të bazuar kryesisht në transkriptet e SKY ECC, ekspozojnë Aldo Avdylaj në një tjetër ngjarje, vrasjen e Edmir Bregut më 21 janar të vitit 2021 në Durrës. SPAK lëshoi disa masa sigurie mes të cilave edhe për Aldo Avdylaj, por që për disa kohë nuk u ekzekutua. Pas disa muajsh i riu lokalizohet në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë ku kishte marrë një apartament me qira dhe arrestohet.
Sipas SPAK, Avdylaj ishte drejtues dhe koordinator i grupit kriminal, ndihmës në krim ishte Enea Kume, ndërsa ekzekutor Alfred Doka. Vrasja e Bregut thotë SPAK u krye me porosi të Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje, pasi më herët viktima kishte tentuar të vriste nipin e tij Aldo Avdylin. Në lidhje me këtë çështje, Aldo Avdylaj akuzohet për “vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje, “kryerje të veprave nga organizata kriminale” dhe “grupi i strukturuar kriminal”. -

Bisedat tronditëse të Sky ECC/ Pse po drejtohen gjurmët e atentatit të Gilmando Danit drejt…
Emisioni “Në shënjestër” ka zbardhur detaje të tjera mbi atebtatin e ndodhur pak ditë më parë në Rinas ku humbi jetën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe shoqëruesi i tij Muçi Shaljani.
Në investigimin e emisionit, janë bërë të qarta lidhjet mes grupeve rivale të botës së krimit, ndërsa zbulohet se pistat kryesore në lidhje me masakrën janë hakmarrje nga Troplinët e Durrësit mbi faktin që Dani mund t’u ketë vënë gjobëvënie, ose një hakmarrje nga Durim Bami mbi ngjarje të së shkuarës.
Por cilat janë pistat ku grupi hetues është ndalur në hetimin e vrasjes së Gilmando Danit dhe mikut të tij të ndjerë Muçi Shaljani.Cila ishin përplasjet e Gilmando Danit me grupet e tjera rivale?
Dhe a u mor miratimi nga Nikla për ekzekutimin e tij?
A është baza e arsenalit të armëve të gjetura në banesën e shtetasit Ylli Zalla, në fshatin Zall në Fushë-Krujë, baza nga ku u furnizuan dhe dolën për qitje, trupa e pushkatarëve që eleminuan Gilmando Danin?
Ylli Zalla që kishte vuajtur më herët një dënim të ngjashëm për armënbajtje pa leje, pasi në banesën e tij iu gjetën armë të shumta zjarri dhe që pas kontrollit të fundit në banesë, ai nuk u gjet aty. “Në kuadër të operacionit ‘Tracking’, Policia e Tiranës, ka gjetur në banesën e shtetasit Ylli Zalla, një personazh problematik me të shkuar kriminale, një arsenal të tërë armësh. Ku 48-vjeçari dyshohet se në atentatin e ndodhur në Rinas, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ka pasur rol ndihmës, për sigurimin e armëve që u përdorën në krimin e rëndë. Ku gjatë kontrollit u gjetën mina me celularë, armë, tritoll, armë automatike dhe pushkë”, deklaron policia e Tiranës.
Por kush ishin banesat e para që u kontrolluan nga policia dhe përse grupi hetues u përqëndrua te ‘të fortët’ e Niklës dhe të Vlorës, konkretisht vëllezërit Valter Bami dhe Durim Bami.
Gilmando Dani i cili siç thamë kishte shumë hesape të hapura, pasi ishte dënuar nga drejtësia shqiptare me 12 vite burgim për akuzën e gjobëvënies ndaj biznesmenit të kompanisë Ylvi Beqja në Tiranë si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.
Ndërkohë që ishte shoqëruar për ngjarje tjera të rënda penale, teksa u mbijetoi dy atentateve mafioze në vitet 2011 dhe 2015. Dani që ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë, në tetor 2024.
Ndërsa kreu i grupit të tij kriminal, Emiljano Shullazi, ndodhet në burg pasi krahas dënimit me 14 vite burgim për gjobëvënie, ai po gjykohet edhe për vrasjen e shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi në shkurt të vitit 2005.
Teksa ndaj tij ka një masë sigurie për akuzën e sigurimit të kushteve për të vrarë Marklen Hakën.
Grupi i Emiljano Shullazit që ka disa konflikte të hapura me grupin e Marklen Hakës dhe Durim Bamit të njohur si ‘të fortët’ e Niklës si dhe me klanin Troplini në Durrës.
“Lidhur mbi ngjarjen ku humbën jetën Gilmando Dani dhe shtetasi Muçi Shaljani, janë ushtruar kontrolle në banesat e vëllezërve Xhuljan dhe Lefter Kullaj,Ervin Kodra, Valter Bami, Gentian Koçi, vëllezërve Edion dhe Fatmir Bami si dhe Zyber Bami. Kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku nuk janë gjetur sende të kundaligjshme.
Ndërkohë që shtetasit Valter Bami, Gentian Koçi dhe Zyber Bami nuk janë gjetur në banesë, ndërsa shtetasit Xhuljan dhe Lefter Kullaj, Ervin Kodra, Edison dhe Fatmir Bami, janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë dhe u janë marrë faktorë plotësues të qitjes si dhe janë përpiluar vendimet përkatëse për kryerjen e ekspertimit kimike”thuhet në dosjen hetimore.
Por përse grupi hetues ka dyshime se pas atentatit në Rinas ku objektivi ishte Gilmando Dani qëndron Durim Bami dhe a ka lidhje kjo me atentatin e dështuar të ndodhur në janarin e vitit 2015, në Qafën e Kasharit ku Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani u qëlluan në një pritë të organizuar në këtë zonë ndërsa po ktheheshin nga Fushë-Kruja për në drejtim të Tiranës,pas njoftimit që kishin marrë se në rrugën e Kavajës në Tiranë, po këtë mbrëmje ishte qëlluar miku i tyre Pajtim Serjani.
Atentat që 5 vite më pas u pasua me atë ndaj Durim Bamit në Tapizë të Fushë-Krujës, ku mbeti i plagosur kushëriri i tij, Ervin Kodra.Por që vetëm bisedat në Sky Ecc, filluan të zbulonin aleancat fluide midis grupeve kriminale si dhe kush tashmë ishin kthyer në kundërshtarë.Siç janë edhe ato midis ish-deputetit socialist Arben Ndoka që siguronte të dhëna nga Emiljano Shullazi në lidhje me lëvizjet e Durim Bamit.Të dhëna që do t’i nevojiteshin Ndokës dhe klanit të tij familjar për mënyrën sesi do të ekzekutohej Durim Bami.
Ndoka që kishte humbur vëllain e tij në një atentat, që thuhet se mori pranë vetes edhe Gentjan Bejtjan dhe Naim Stafukën, përkatësisht mikun dhe vëllain e të zhdukurit Enver Stafuka, fati i të cilit ende nuk dihet edhe sot.Teksa ata dyshonin se në zhdukjen e tij kishte gisht Durim Bami arsye për të cilën u bënë palë me ish-deputetin Ndoka që thirri në ndihmë për vrasjen e ‘të fortit’ të Niklës edhe Astrit Avdylin,‘Të fortin’ e Shijakut, që në këtë kohë ndodhej në burg pasi ishte arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’ si dhe dilte në përgjime me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon në dosjen e bujshme ‘339’ .
Arben Ndoka sipas SPAK, bashkëpunoi me Aldo Avdylin, nipin e Astrit Avdylit për vrasjen e Durim Bamit.
Aldo Avdyli i cili u strehua në Lezhë në ambientet e siguruara nga ish-deputeti dhe kur të ishte e nevojshme do të hynte në lojë duke ekzekutuar ‘të fortin’ e Niklës’ ku plani ishte që vëllai i Durim Bamit, Valteri të merrej peng. Teksa rrugës, në lojë hyjnë edhe Arben Mërkuri i njohur si ‘Maneci’ i cili u vra në vitin 2022 në Durrës, i cili do të luante rolin e ekzekutorit.Ndërsa Gjin Ndoj, vrasja e të cilit u urdhërua nga Martinaj, po ashtu do të kishte rolin e vëzhguesit të Durim Bamit.
Ndoka që bëri pakt edhe më Bajrat e Shkodrës, konkretisht me Behar Bajri Brajoviq, që nëse Durim Bami shkonte tek shtëpia e tyre, ishin ‘gati ta grinin’.
Por i paduruar për të mbaruar punë, Arben Ndoka kërkoi vrasës me pagesë edhe në Kosovë.Siç është edhe kjo bisedë me Ervis Martinaj.
“Më datë 13 Qershor 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj dhe i tregon në lidhje me grupin e vrasësve me pagesë nga Kosova që ka gjetur.Arben Ndoka: ‘Kam gjet një grup nga Kosova, që bëjnë punë, janë super.’
Ervis Martinaj: ‘Ti jap unë pagesat e tyre’.”
Pjesë e kësaj dosje që lidhet me planin për vrasjen e Durim Bamit është edhe ajo më herët në janar të vitit 2020. Në një bisedë që zhvillohet në Sky Ecc mes Marklen Hakës dhe Emiljano Shullazit. Ky i fundit që edhe pse ndodhet në burg, përdor jo vetëm një celular, por edhe Sky.Marklen Haka që e informon Emiljano Shuillazin për lëvizjet e Durim Bamit me një makinë të blinduar ‘Range Rover’.
Bisedat në Sky:
Emiljano Shullazi: Kape… mos ja zgjat shumë. Se jam këtu dhe robt e mi që janë jashtë, e kanë pak problem të vijnë në Nikël dhe të mbarojnë punë. Po të jem vetë e mbaroj aty te dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg, Rraja (Redjan Rraja), thotë që Duri është më i fuqishmi aty. I bën reklamë.
Ai Duri i ka çuar haber atij Ndokës (Arben Ndokës) që të nxjerr kë të duash përveç Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë.
Si t’ja bëjmë me e kap k… me e rrjep me e torturuar, ishalla ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan.
Ndërsa në muajin mars të vitit 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndokën, duke i dhënë informacione për lëvizjet e Durim Bamit, por pa i thënë që këto informacione i merrte nga Marklen Haka.
Bisedat Sky Ecc
Emiljano Shullazi: Po më thotë që rri aty te Oxhaku shumë dhe del edhe pa blind te lokal ‘A…’ dhe me shumë se 20 minuta nuk rri.Rri me çunin e xhajës së vet, atë Koçin (Gentian Koçi) dhe Ervin Kodrën nga Tapiza. Kemi folur me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin).
Do terezi ai m… se del një ditë dhe rri gjithë javën pa dalë. Shohim mos po i vjen ora.Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë e kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa t’i thuash e ke radhën ti.
Bisedat vijojnë edhe me persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me qëllim vrasjen e Durim Bamit, por në asnjë rast nuk arrijnë ta realizojnë.Në një moment, në gusht të vitit 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj, për faktin që Shullazin e kishin izoluar në regjimin e posaçëm ‘41 Bis’.
Një tjetër episod i dosjes së SPAK, lidhet me bashkëpunimin e Ervis Martinajt me Satilno Bashon për vrasjen e Fatmir Hysenit, i njohur si ‘Doqja’, për të cilin shfaq interes edhe Emiljano Shullazi.
Për të dokumentuar aktivitetin kriminal të Satilno Bashos, SPAK ka verifikuar edhe komunikimet e tjera që ai ka kryer, ku mes tyre bien në sy bisedat me Emiljano Shullazin, i cili ndodhet në burg.
Nga bisedat Prokuroria ka vënë re bashkëpunimin e tyre me qëllim lokalizimin e Fatmir Hysenit, Armando Sulejmanit dhe personave të tjerë të lidhur me ta.
Nga konteksti i bisedave vihet re që Emiljano Shullazi ka dyshime se këta të dy persona janë përfshirë në vrasjen e Edison Harizajt, ngjarje e ndodhur më 6 nëntor 2018, në Durrës.
Harizaj që njihej ndryshe si ‘Edison Faqedjeguri’ apo edhe ‘Edisoni i 7 pallateve’ në Vlorë.
Vrasja e tij që ndodhi në zonën e plazhit, në rrugën e njohur si ‘Rruga e Çamëve’ dhe nga të shtënat mbeti i plagosur edhe miku i tij, Genci Caci.
Automjeti tip “Audi”, në të cilën udhëtonin Edison Harizaj dhe Genci Caci, u qëllua me breshëri kallashnikovi.
39-vjeçari Edison Harizaj i cili ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend.
Ai ka qenë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje. Dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010.
Bisedat Sky Ecc”
Emiljano Shullazi: Njërin duhet ta marrim peng që të dimë kush qëllon dhe të dimë se ku të trokasim pastaj.Ku ma gjen dot ‘Doqen’?
Emiljano Shullazi që me Satilno Bashon shkëmben mesazhe edhe në prill të vitit 2020, duke biseduar edhe për çështje të tjera, siç ishte vrasja e Leonard Dukës.
Që sipas Shullazit do të merrnin pagesë të mirë.Por sipas tij, fillimisht duhej të mbyllte problemet me gjyqin, pasi në atë kohë Satilno Basho ndodhej me masë ‘arrest shtëpie’.Por edhe pse realizuan disa atentate ndaj Durim Bamit, ky i fundit mundi tia hedhë paq.Por ndërkohë që Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, ishin në luftë me kohën për të eleminuar Durim Bamin, as ky i fundit nuk ndejti duarkryq.Por u organizuan njëkohësisht si të mbrohej ashtu edhe të sulmonte.
“Në zonën e Fushë-Krujës grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami shfaqet në konflikt të hapur me grupet e Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës”, thuhet në dosje.Kështu Durim Bami për t’u mbrojtur vendos të bëjë aleancë me kundërshtarët e përbetuar të Ervis Martinajt, Leonard Dukën dhe Endrit Doklen.
Durim Bami që vihet menjëherë në ndjekje të Arben Ndokës.
Bashkë me Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dikur koleg të të njëjtit grup parlamentar me Ndokën, nisin të thurin planin për ekzekutimin e tij.
Endrit Dokle, ish kreu i një prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, që i shpëtoi dënimit me burgim përjetë duke u liruar me kusht, do të siguronte informacion për lëvizjet e Ndokës, ndërsa Marklen Haka, merr përsipër të gjejë togën e vrasësve.
“Durim Bami, Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe Marklen Haka janë organizuar me qëllim vrasjen e Arben Ndokës, më datë 28 Janar 2021. Në momentin kur ky do të shkonte për qokë në Rrugën e ‘Elbasanit’, pasi kishte ndërruar jetë një gjyqtar nga Lezha”, thuhet në dosje.
Nga komunikimet del se atë ditë Durim Bami shkoi në vendin ku mendohej se mund të vinte Arben Ndoka me qëllim vrasjen e këtij të fundit.
E priti deri në mesditë, por Ndoka nuk mbërriti.Edhe një ditë më vonë, Durim Bami komunikon me Doklen për të mësuar informacion të ri për lëvizjet e ish-deputetit Ndoka.
Endrit Dokle i tregon se do të paguajë çfarëdo lloj shume për ta marrë këtë informacion, por nuk kishte ndonjë informacion të ri.
Pavarësisht përpjekjeve të tyre, vrasja e Arben Ndokës nuk u realizua.
Nga ana tjetër, edhe Ervis Martinaj aleat me Ndokën ishte vënë në ndjekje të kundërshtarëve të tij më të egër, vëllezërve Duka ku grupi i Ervis Martinaj, mësohet se kishte thurur një plan për të vrarë Fatmir Hysenin, njohur si ‘Doçja’ dhe vëllain e tij Armand Hyseni.Fatmir Hyseni që del se është një nga kundërshtarët e Emiljano Shullazit.
Dhe në këtë rast edhe të Gilmando Danit.
Fije të ngatërruara interesash që duket se aty ku bashkohen edhe ndahen për vdekje.
Ndërsa Gilmando Dani thuhet se kishte llogari të hapura edhe me Troplinët në Durrës të cilëve u kishte vendosur gjobë.
Por deri më tani është e vështirë në mos e pamundur për të kuptuar se kush e shkrepi në të vërtetë armën e zjarrit ndaj Gilmando Danit.
Apo ishte ky atentat një mënyrë për ti prerë krahun e djathtë të mbetur jashtë qelisë. Emiljano Shullazit? -

“Më duheshin paratë për dasmën e motrës”, vrau kambistin në Delvinë dhe armën e hodhi në det, Durim Leka…
Një 42-vjeçar, i cili prej 20 vitesh ndodhet i burgosur për një vrasje të kryer në fshatin Shijan të Delvinës, për të cilën është dënuar me burgim të përjetshëm, po vijon betejat ligjore për të fituar lirinë. Pasi mori edhe refuzimin e Gjykatës së Strasburgut në mars 2024, nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, Durim Leka po kërkon lirinë me kusht. Në 16 tetor 2025, në Gjykatën e Korçës, është regjistruar kërkesa e Durim Lekës për “lirim me kusht”. Seanca është planifikuar të mbahet më 17 nëntor, kur gjyqtari Estjon Venxha pritet të shqyrtojë kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Sarandës. Leka më herët ka kërkuar edhe ulje dënimi nga e njëjta Gjykatë, vendimi për të cilën nuk dihet se si ka qenë. 42-vjeçari, lindur në Pogradec e banues në fshatin Blerimas të Delvinës, është dënuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit me burgim të përjetshëm, çështja, e cila është shqyrtuar edhe në Gjykatën e Strasburgut një vit më parë.
Ngjarja
Ngjarja për të cilën akuzohet Leka, ka ndodhur kur ai ishte 22 vjeç dhe punonte si murator. Më 23 gusht 2005, kambisti Agim Sulo u qëllua për vdekje në Shijan të Delvinës. Vëllai i tij Pëllumb Sulo, i cili ishte prezent dhe ndaj të cilit u qëllua gjithashtu, por nuk u godit, shkoi menjëherë në polici dhe denoncoi krimin. Po atë ditë policia bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe gjeti dy gëzhoja në tokë. Gjatë kontrollit që u krye të nesërmen, policia gjeti një tjetër gëzhojë. Më 23 dhe 24 gusht 2005, policia mori në pyetje Lekën për të vendosur marrëdhënien e tij me Agim Sulon, sepse te ky i fundit ishte gjetur një shënim me numrin e telefonit të Lekës. Në kohën kur u bë marrja në pyetje Leka nuk ishte ende i dyshuar dhe ai nuk bëri asnjë deklarim që e inkriminonte gjatë pyetjes. Ai u pyet vetëm nëse e njihte Agim dhe Pëllumb Sulon dhe u përgjigj se nuk i njihte. Më 24 gusht 2005, prokuroria, si masë urgjente përgjimi të fshehtë, vendosi një aparat dëgjimi në dhomën e pritjes të policisë së Sarandës dhe siguroi një regjistrim të bisedës mes kërkuesit dhe vëllait të tij N. Leka, që zbuloi se i dyshuari i kishte thënë se ai e kishte vrarë Agim Sulon dhe më pas kishte shkuar në Sarandë, ku kishte dalë në det me një varkë dhe e kishte hedhur armën në drejtim të “Grand Hotel” në Sarandë. Prokuroria më pas i kërkoi Gjykatës së Rrethit Sarandë vleftësimin e masës së përgjimit të fshehtë dhe kjo u miratua më 28 gusht 2005. Policia e arrestoi Durim Lekën më 27 gusht 2005 dhe ai u mor në pyetje nga prokurorët po atë ditë. Leka tha se do të bënte deklarimin pa avokat dhe do të vendoste më vonë nëse do të kishte avokat. Ai pranoi që kishte vrarë Agim Sulon dhe kishte qëlluar ndaj Pëllumb Sulos. Ai tha se i duheshin para për dasmën e motrës së tij, të cilat nuk i kishte. Më 23 gusht 2003, rreth mesditës, ai kishte takuar Sulon, një tregtar i këmbimit valuator në Sarandë dhe i kishte kërkuar të këmbente 8000 euro për lekë shqiptare, edhe pse ai nuk i kishte ato para dhe në fakt synimi i tij ishte t’i merrte lekët nga kambisti pa i dhënë asnjë euro në këmbim. Ishte rënë dakord që Agim Sulo të çonte lekët në fshatin Shijan, ku banonte Leka. Rreth orës 17.30 Leka kishte telefonuar Agim Sulon dhe i kishte thënë ta takonte në Shijan në anë të një rruge. 22-vjevari Leka kishte marrë me vete një armë që kishte në shtëpi me qëllim që të trembte Agim Sulon dhe t’i merrte paratë. Sulo kishte mbërritur me motorr me vëllanë e tij Pëllumbin. Vrasësi u kishte thënë se nuk i kishte paratë me vete, por ata duhej të shkonin në shtëpinë e tij. Ai i kishte çuar në një shtëpi të braktisur dhe, kur kishin mbërritur atje, Leka kishte nxjerrë armën dhe i kishte kërkuar paratë Sulos. Kambisti po shkonte drejt vrasësit kur ai nxori armën dhe qëlloi. Vëllai tij filloi të vraponte dhe leka qëlloi dy herë në drejtim të tij, por nuk e kapi. Menjëherë vëllai i autorit, i cili kishte dëgjuar të shtënat, mbërriti në vendngjarje ku gjeti Agim Sulon të shtrirë në tokë, të gjakosur dhe që kërkonte ndihmë. Ambulanca mbërriti shpejt, por kambisti Sulo vdiq rrugës për në spital. Po atë ditë, në orën 18.00, u zhvillua një paraqitje për njohje ku, përveç Durim Lekës, ishin paraqitur edhe dy persona të tjerë. Leka kishte veshur një këmishë të errët me mëngë të gjata, ndërsa dy personat e tjerë të paraqitur për njohje mbanin veshur këmisha të bardha me mëngë të shkurtra. Pëllumb Sulo, si dëshmitar, u ftua fillimisht të përshkruante personin që kishte qëlluar vëllanë e tij. Në fillim ai bëri një përshkrim të hollësishëm të personit, 1,70 m i gjatë, i hollë, me fytyrë të gjatë, kuqalash me quka në faqe, vetulla kafe në të verdhë, flokë bionde të errët, zë të hollë, të folur të pastër, pa asnjë dialekt. Gjatë paraqitjes për njohje, pjesëmarrësve iu kërkua të ndërronin vendet tri herë. Çdo herë, Pëllumb Sulo identifikoi Durim Lekën si autorin e krimit. Akt ekspertimi i datës 30 gusht 2005 i hartuar nga Laboratori Qendror i Hetimeve Penale konkludoi se dy gëzhojat kishin dalë nga një armë zjarri, përkatësisht një pistoletë T. T model 54. Arma nuk u gjet asnjëherë. Leka u pyet përsëri nga prokurori më 14 dhe 22 shtator 2005. Në procesverbalin e marrjes në pyetje thuhet se Leka u informua për të drejtën e tij për t’u ndihmuar nga një avokat Ai deklaroi se ishte vënë në dijeni të akuzave dhe se do të bënte deklarimin pa avokat dhe se do të vendoste më vonë nëse do të kishte avokat. Ai nënshkroi procesverbalin pa asnjë koment. Më 14 shtator 2005 kërkuesi shpjegoi se kishte marrë një varkë me pedale nga Saranda në det dhe kishte hedhur armën në det në drejtim të “Grand Hotel” në Sarandë. Në një vendim të datës 9 dhjetor 2005, Gjykata e Rrethit Sarandë e shpalli Durim Lekën fajtor për vrasjen e dy ose më shumë personave në rrethana të tjera cilësuese dhe tentativën për vrasje të një personi dhe për armëmbajtje pa leje dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Më 5 prill 2006, Gjykata e Apelit Gjirokastër ndryshoi akuzën dhe shpalli Lekën fajtor për vjedhje e mbetur në tentativë me pasojë vdekjen, ku Agim Sulo ishte viktima, si edhe për vrasje të mbetur në tentativë të Pëllumb Sulos me synimin për të kryer një krim tjetër si edhe për armëmbajtje pa leje dhe e la në fuqi dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Ankimi vijues i Lekës në Gjykatën e Lartë u rrëzua përfundimisht. Më pas, ai paraqiti një ankim kushtetues, i cili u rrëzua më 19 maj 2009. Leka shkoi deri në Gjykatën e Strasburgut, e cila vendosi në 5 mars 2024 të shpallë kërkesën të pranueshme, por pa ndryshuar vendim pasi sipas saj nuk ka shkelje të nenit 6 dhe 1 dhe 3 (a), (b) dhe (c) të Konventës. Në 11 janar 2014, pas një kontrolli në burgun e Drenovës, në qelinë e Durim Lekës u gjet një telefon celular, raporton “BW”. -

Vrau kambistin në Delvinë, pas Strasburgut, Durim Leka vijon betejat për liri
Një 42-vjeçar, i cili prej 20 vitesh ndodhet i burgosur për një vrasje të kryer në fshatin Shijan të Delvinës, për të cilën është dënuar me burgim të përjetshëm, po vijon betejat ligjore për të fituar lirinë. Pasi mori edhe refuzimin e Gjykatës së Strasburgut në mars 2024, nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, Durim Leka po kërkon lirinë me kusht.
Në 16 tetor 2025, në Gjykatën e Korçës, është rregjistruar kërkesa e Durim Lekës për “lirim me kusht”. Seanca është planifikuar të mbahet në 17 nëntor, kur gjyqtari Estjon Venxha pritet të shqyrtojë kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Sarandës. Leka më herët ka kërkuar edhe ulje dënimi nga e njëjta Gjykatë, vendimi për të cilën nuk dihet se si ka qenë.42-vjeçari, lindur në Pogradec e banues në fshatin Blerimas të Delvinës, është dënuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit me burgim të përjetshëm, çështje, e cila është shqyrtuar edhe në Gjykatën e Strasburgut një vit më parë.
Ngjarja për të cilën akuzohet Leka, ka ndodhur kur ai ishte 22 vjeç dhe punonte si murator. Më 23 gusht 2005, kambisti Agim Sulo u qëllua për vdekje në Shijan të Delvinës. Vëllai i tij Pëllumb Sulo, i cili ishte prezent dhe ndaj të cilit u qëllua gjithashtu, por nuk u godit, shkoi menjëherë në polici dhe denoncoi krimin. Po atë ditë policia bëri kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe gjeti dy gëzhoja në tokë.
Gjatë kontrollit që u krye të nesërmen, policia gjeti një tjetër gëzhojë. Më 23 dhe 24 gusht 2005, policia mori në pyetje Lekën për të vendosur marrëdhënien e tij me Agim Sulon, sepse te ky i fundit ishte gjetur një shënim me numrin e telefonit të Lekës.
Në kohën kur u bë marrja në pyetje Leka nuk ishte ende i dyshuar dhe ai nuk bëri asnjë deklarim që e inkriminonte gjatë pyetjes. Ai u pyet vetëm nëse e njihte Agim dhe Pëllumb Sulon dhe u përgjigj se nuk i njihte. Më 24 gusht 2005, prokuroria, si masë urgjente përgjimi të fshehtë, vendosi një aparat dëgjimi në dhomën e pritjes të policisë së Sarandës dhe siguroi një regjistrim të bisedës mes kërkuesit dhe vëllait të tij N. Leka, që zbuloi se i dyshuari i kishte thënë se ai e kishte vrarë Agim Sulon dhe më pas kishte shkuar në Sarandë, ku kishte dalë në det me një varkë dhe e kishte hedhur armën në drejtim të “Grand Hotel” në Sarandë.
Prokuroria më pas i kërkoi Gjykatës së Rrethit Sarandë vleftësimin e masës së përgjimit të fshehtë dhe kjo u miratua më 28 gusht 2005. Policia e arrestoi Durim Lekën më 27 gusht 2005 dhe ai u mor në pyetje nga prokurorët po atë ditë. Leka tha se do të bënte deklarimin pa avokat dhe do të vendoste më vonë nëse do të kishte avokat. Ai pranoi që kishte vrarë Agim Sulon dhe kishte qëlluar edhe ndaj Pëllumb Sulos.
Ai tha se i duheshin para për dasmën e motrës së tij, të cilat nuk i kishte. Më 23 gusht 2005, rreth mesditës, ai kishte takuar Sulon, një tregtar i këmbimit valuator në Sarandë dhe i kishte kërkuar të këmbente 8000 euro për lekë shqiptare, edhe pse ai nuk i kishte ato para dhe në fakt synimi i tij ishte t’i merrte lekët nga kambisti pa i dhënë asnjë euro në këmbim. Ishte rënë dakord që Agim Sulo të çonte lekët në fshatin Shijan, ku banonte Leka. Rreth orës 17.30 Leka kishte telefonuar Agim Sulon dhe i kishte thënë ta takonte në Shijan në anë të një rruge. 22-vjeçari Leka kishte marrë me vete një armë që kishte në shtëpi me qëllim që të trembte Agim Sulon dhe t’i merrte paratë. Sulo kishte mbërritur me motorr me vëllanë e tij, Pëllumbin.
Vrasësi u kishte thënë se nuk i kishte paratë me vete, por ata duhej të shkonin në shtëpinë e tij. Ai i kishte çuar në një shtëpi të braktisur dhe, kur kishin mbërritur atje, Leka kishte nxjerrë armën dhe i kishte kërkuar paratë Sulos. Kambisti po shkonte drejt vrasësit kur ai nxorri armën dhe qëlloi. Vëllai tij filloi të vraponte dhe Leka qëlloi dy herë në drejtim të tij, por nuk e kapi. Menjëherë vëllai i autorit, i cili kishte dëgjuar të shtënat, mbërriti në vendngjarje ku gjeti Agim Sulon të shtrirë në tokë, të gjakosur dhe që kërkonte ndihmë. Ambulanca mbërriti shpejt, por kambisti Sulo vdiq rrugës për në spital. Po atë ditë, në orën 18.00, u zhvillua një paraqitje për njohje ku, përveç Durim Lekës, ishin paraqitur edhe dy persona të tjerë. Leka kishte veshur një këmishë të errët me mëngë të gjata, ndërsa dy personat e tjerë të paraqitur për njohje mbanin veshur këmisha të bardha me mëngë të shkurtra. Pëllumb Sulo, si dëshmitar, u ftua fillimisht të përshkruante personin që kishte qëlluar vëllanë e tij. Në fillim ai bëri një përshkrim të hollësishëm të personit, 1,70 m i gjatë, i hollë, me fytyrë të gjatë, kuqalash me quka në faqe, vetulla kafe në të verdhë, flokë bionde të errët, zë të hollë, të folur të pastër, pa asnjë dialekt. Gjatë paraqitjes për njohje, pjesëmarrësve iu kërkua të ndërronin vendet tri herë. Çdo herë, Pëllumb Sulo identifikoi Durim Lekën si autorin e krimit.
Akt ekspertimi i datës 30 gusht 2005 i hartuar nga Laboratori Qendror i Hetimeve Penale konkludoi se dy gëzhojat kishin dalë nga një armë zjarri, përkatësisht një pistoletë T. T model 54. Arma nuk u gjet asnjëherë. Leka u pyet përsëri nga prokurori më 14 dhe 22 shtator 2005. Në procesverbalin e marrjes në pyetje thuhet se Leka u informua për të drejtën e tij për t’u ndihmuar nga një avokat Ai deklaroi se ishte vënë në dijeni të akuzave dhe se do të bënte deklarimin pa avokat dhe se do të vendoste më vonë nëse do të kishte avokat. Ai nënshkroi procesverbalin pa asnjë koment. Më 14 shtator 2005 kërkuesi shpjegoi se kishte marrë një varkë me pedale nga Saranda në det dhe kishte hedhur armën në det në drejtim të “Grand Hotel” në Sarandë.
Në një vendim të datës 9 dhjetor 2005, Gjykata e Rrethit Sarandë e shpalli Durim Lekën fajtor për vrasjen e dy ose më shumë personave në rrethana të tjera cilësuese dhe tentativën për vrasje të një personi dhe për armëmbajtje pa leje dhe e dënoi atë me burgim të përjetshëm.Më 5 prill 2006, Gjykata e Apelit Gjirokastër ndryshoi akuzën dhe shpalli Lekën fajtor për vjedhje e mbetur në tentativë me pasojë vdekjen, ku Agim Sulo ishte viktima, si edhe për vrasje të mbetur në tentativë të Pëllumb Sulos me synimin për të kryer një krim tjetër si edhe për armëmbajtje pa leje dhe e la në fuqi dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Ankimi vijues i Lekës në Gjykatën e Lartë u rrëzua përfundimisht. Më pas, ai paraqiti një ankim kushtetues, i cili u rrëzua më 19 maj 2009. Leka shkoi deri në Gjykatën e Strasburgut, e cila vendosi në 5 mars 2024 të shpallë kërkesën të pranueshme por pa ndryshuar vendim pasi sipas saj nuk ka shkelje të nenit 6 dhe 1 dhe 3 (a), (b) dhe (c) të Konventës.Në 11 janar 2014, pas një kontrolli në burgun e Delvinës, në qelinë e Durim Lekës u gjet një telefon celular.
Foto arkiv: Durim Leka gjatë seancës në 2005
-

Gazetari: Partitë shqiptare janë me ”prostatë”, janë pa durim e pa vizion
Gazetari Armir Shkurti flet për gjendjen e politikës shqiptare, ku vë në dukje mungesën e vizionit afatgjatë dhe etjen për përfitime të menjëhershme. ”Këtu vijnë njerëzit e thonë: kam hyrë për Shqipërinë. Jo mor vëlla, unë kam hyrë për veten time. Kur bëhen pesë veta që mendojnë njësoj, atëherë lind një bashkim. Pavarësisht vërejtjeve që kam, Berisha ka bërë lojën e duhur për veten dhe forcën e tij që të mos asgjësohet. Kjo është më morale, të mbash formacionin tënd, qoftë edhe personal”,-tha Shkurti.
Nga ana tjetër, ai shtoi se edhe mbështetësit e ish-kryeministrit kanë interesat e tyre, ashtu si çdo grup politik. Por gazetari theksoi se skena politike ka nevojë për ndryshim dhe për një alternativë reale që nuk ndërtohet brenda pak muajsh.
“Duhet një alternativë, por partitë shqiptare janë me prostatë, i bëhet ‘çiçi’ tani dhe e duan tani. Hapin partinë në shtator dhe duan vota në maj. Politika kërkon durim. Mbillet sot dhe korret pas shtatë vjetësh, por duhet t’u japësh shqiptarëve diçka ndryshe”, tha ai -

“Partitë shqiptare janë me ‘prostatë’”, habit gazetari: Duan gjithçka menjëherë, pa durim e pa vizion
Gazetari Armir Shkurti ka komentuar me tone ironike dhe kritike gjendjen e politikës shqiptare gjatë emisionit Off the Record të Andrea Dangllit në A2 CNN, duke vënë në dukje mungesën e vizionit afatgjatë dhe etjen për përfitime të menjëhershme.
“Këtu vijnë njerëzit e thonë: kam hyrë për Shqipërinë. Jo mor vëlla, unë kam hyrë për veten time. Kur bëhen pesë veta që mendojnë njësoj, atëherë lind një bashkim. Pavarësisht vërejtjeve që kam, Berisha ka bërë lojën e duhur për veten dhe forcën e tij që të mos asgjësohet. Kjo është më morale, të mbash formacionin tënd, qoftë edhe personal,” tha Shkurti.
Ai shtoi se edhe mbështetësit e ish-kryeministrit kanë interesat e tyre, ashtu si çdo grup politik. Por gazetari theksoi se skena politike ka nevojë për ndryshim dhe për një alternativë reale që nuk ndërtohet brenda pak muajsh.
“Duhet një alternativë, por partitë shqiptare janë me prostatë, i bëhet ‘çiçi’ tani dhe e duan tani. Hapin partinë në shtator dhe duan vota në maj. Politika kërkon durim. Mbillet sot dhe korret pas shtatë vjetësh, por duhet t’u japësh shqiptarëve diçka ndryshe”, tha ai.
-

“Nevojë për durim kur ke të bësh me shqiptarët”, Rama batuta me kreun e Komisionit të Venecias
Kryeministri Edi Rama nuk i shmangu batutat në mbyllje të fjalimit të tij nga aktiviteti për Komisionin e Venecias dhe 30 vjetorin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe këtij institucioni.
Ai bëri vlerësime për Gianni Buquiçhio-n.
“E kam të pamundur mos ta mbyll me një falënderim për Gianni Buquiçhio-n. Ai ka një durim që merr një tipar heroik, kur të mendosh që Gianni është italian. Kjo tregon se sa shumë nevojë ka për durim kur ke të bësh me ne shqiptarët, edhe pse je vetë italian.
Nuk je pjesë e një kombi që shquhet për durim. Për atë durim dhe përpjektë e tua për të lundruar në dallgët e politikës shqiptare, për të gjetur pikën e ekuilibrit mes shumë ekstremeve që të është dashur të ballafaqohesh dhe shumë mendime kundra që të është dashur të dëgjosh, të jam mirënjohjesh. Nëse Shqipëria nuk të dedikon një monument, dhe më mirë mos ta dedikojë, pasi nuk kemi raport afatgjata, ti meriton një monument në të gjithë kujtesën e atyre që punuan për Komisionin e Venecias. Faleminderit!”, tha Rama. -

Ronaldo qetëson portugezët: Kualifikimi në Botëror vuloset në nëntor, duhet vetëm durim
15 Tetor 2025
13:21
Alfred Lleshi
Në “Alvalade” mbizotëroi një atmosferë e zymtë. Jo sepse Portugalia humbi shanset për t’u kualifikuar në Botërorin 2026, por ngaqë tifozët shpresuan ta siguronin matematikisht kualifikimin që ndaj Hungarisë. Szoboszlai shënoi golin e barazimit në minutën e 91-të, duke iu prishur festën vendësve.
Pas ndeshjes, mes zhgënjimit të bashkëlojtarëve dhe trajnerit Roberto Martinez, Cristiano Ronaldo reagoi në rrjete sociale: “Jemi gjithnjë e më afër objektivit tonë. Forca Portugalia!” 40-vjeçari, rekordmen i golave me kombëtaret, në të gjitha kohërat, nënvizoi se kualifikimi do të vijë në nëntor, duhet vetëm durim.
Ndërkohë, me dopietën ndaj Hungarisë, CR7 u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit, duke kaluar Carlos Ruiz të Guatemalës. “Përfaqësimi i kombëtares ka kuptim të madh për mua. Jam krenar për këtë arritje unike me Portugalinë, – shkroi 40-vjeçari i Al Nassr. – Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan të arrij deri këtu. Shihemi në nëntor për ta mbyllur kualifikimin”.