Tag: dumanit

  • Berisha lexon shënimin që i la Dumanit: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral përbën një krim të rëndë, antikushtetues

    Berisha lexon shënimin që i la Dumanit: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral përbën një krim të rëndë, antikushtetues

    Kryetari i PD, Slai Berisha pas paraqitjes së tij në SPAK, në kuadër të procesit politik të iniciuar ndaj tij, nuk ka ngurruar t’i lërë një shënim drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, pas masakrës elektorale të 11 majit.

    Në një dalje për mediat nga SPAK, Berisha i kutjoi Dumanit, përmes shënimit të lënë ndaj këtij të fundit, se qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral, sipas tij përbën një vepër të rëndë dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

    ‘Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit, u shpreh Berisha.

  • Berisha paraqitet për masën e sigurisë në SPAK, i lë të tjera shënime Dumanit

    Berisha paraqitet për masën e sigurisë në SPAK, i lë të tjera shënime Dumanit

    TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet në ambientet e Prokurorinë e Posaçme në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
    Berisha lexon shënimin që i la Dumanit: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral përbën një krim të rëndë antikushtetues
    Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama.Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit.
    Kreu i PD akuzohet për veprën penale të korrupsionit të kryer në bashkëpunim në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
    Seancën e kaluar Berisha publikoi dokumentet që sipas tij vërtetojnë dënimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykata e Janinës dhe rrjedhimisht bëjnë vendimet e saj ndaj ish-kryeministrit të pavlefshme./ZËRI

  • Rama tha se PS i dha Dumanit shpatën e drejtësisë, Basha: Se ke ndaluar dot nga halli, u kape me presh në duar

    Rama tha se PS i dha Dumanit shpatën e drejtësisë, Basha: Se ke ndaluar dot nga halli, u kape me presh në duar

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dibër, dhe ndër të tjera tha se është PS-ja ajo që dha ja shpatën e drejtësisë Altin Dumanit. Për këtë ka reaguar edhe Lulzim Basha, i cili thotë se Rama mashtron, sepse të gjithë e dinë që bashkë me dyshen e Trekëndëshit të Bermudës janë investuar që të ishte dikush tjetër. Për të ishte ambasada e SHBA-së që e kapi me ”presh në duar” dhe u detyrua të pranonte Dumanin.
    ”O Rame, e paske hapur thesin në Dibër. Si kishe thon, “ne ia dhamë shpatën e drejtësisë Dumanit në dorë”. E Rame, kujt ia hudh këto, e dinë të gjithë që ishe investuar bashkë me dyshen tjetër të Trekëndëshit të Bemudës tek dikush tjetër, t’i dinë dhe makinacionet e çastit të fundit.

    Të kapën me presh në duar rruga e Elbasanit Rame, dhe u detyrove ta pranosh Dumanin.
    Po ku je mësuar ti mo Rame me prokurorë të pavarur nga ty. Edhe BKH-n në fillim ia dhe Sajmir Tahirit, deri sa ta hoqi Gjykata. E mor Ram, kërcen prifiti nga belaja. Vazhdo me rrenat mo Rame, po veten tënde rren, se 7×7-313, Rame”,-thotë Basha.

  • “Kemi patur presion të jashtëm ndaj institucionit”/ Avokati Kaziaj: E rëndë, duhet të garantohet paprekshmëria e prokurorëve

    “Kemi patur presion të jashtëm ndaj institucionit”/ Avokati Kaziaj: E rëndë, duhet të garantohet paprekshmëria e prokurorëve

    Kreu i SPAK, Altin Dumani teksa raportonte këtë të hënë në KLP punën e bërë për gjatë vitit 2024, tha edhe se ka pasur presion të jashtëm ndaj institucionit.
    Avokati Altin Kaziaj i quajti të rënda deklaratat e Dumanit, pasi duhet të garantohet paprekshmëria e tyre.
    Në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, ai tregoi se edhe ulja e numrit të referimeve të çështjeve në SPAK është një tjetër problematik.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Është mbushur kupa kur duhet të dalë prokurori dhe të thotë që ka kërcënime?
    Kaziaj: Është shumë e rëndë deklarata e Dumanit. Sepse duhet të garantohet paprekshmëria e tyre. Më mirë se kushdo ata vetë e dinë se kush i ka kërcënuar. Ulja e numrit të referimeve të çështjeve në SPAK, kjo më duket një gjë shumë e rëndë. Unë jam i interesuar të di sa çështje janë referuar nga ministria në Prokurorinë e Posaçme. Këto statistika nuk na i tha Dumanit, ashtu siç nuk na tha se nga kush është kërcënuar. Prokuroria e Posaçme merret edhe me korrupsionin. Shpeshherë, zyrtarëve nuk u hyn gjë në këmbë.
    Borakaj: Vazhdon të jetë kështu?
    Kaziaj: Unë mendoj se ka vend për përmirësim. Struktura duhet të zgjerohet, sepse korrupsioni është shumë i lartë.
    /vizionplus.tv

  • “Email-i i Dumanit prej titani, të tjerët prej plasteline”, gazetari: Po trajtohemi si budallenj! SPAK bën heroin me vonesë!

    “Email-i i Dumanit prej titani, të tjerët prej plasteline”, gazetari: Po trajtohemi si budallenj! SPAK bën heroin me vonesë!

    Prokuroria e Posaçme konfirmoi pak ditë më parë arrestimin e dy personave në 12 mars lidhur me ndërhyrjen në emailet e disa prokurorëve të SPAK, ku kanë marre informacione, por pa mundur të kenë akses në dosjet hetimore.
    Lidhur me këtë ngjarje, gazetari Flamur Vezaj shkruan se ndërhyrja në postën elektronike të disa prokurorëve ka të bëjë me një përplasje të brendshme për kontrollin e dosjeve.
    Ai përmend gjithashtu emra të ish-ministrave socialistë, Ahmetaj dhe Gjiknuri, dosje të te cilëve kanë dalë në qarkullim.
    Reagimi i plotë: 
    Email-i i Dumanit prej titani, të tjerët prej plasteline! SPAK-u që “hakerohet” me një klik dhe pastaj bën heroin me vonesë.
    ##
    Më 12 mars 2025, dikush shpërndau në ËhatsApp disa materiale të siguruara nga email-at e disa prokurorëve të SPAK-ut. Jo nga sistemi i brendshëm i IT-së – jo, jo – vetëm nga email-at. Dhe SPAK, për një muaj të tërë, s’tha asnjë fjalë. Heshtje totale. Si një institucion që, sapo i del boja, merr frymë thellë, pret të kalojë vala dhe bën sikur nuk ndodhi asgjë.
    Por kur më në fund foli – më 4 prill – e bëri me stil: “Sistemi nuk është prekur, vetëm email-at janë sulmuar.” A thua email-at nuk janë pjesë e sistemit! A thua dosjet nuk qarkullojnë përmes tyre! Dhe akoma më qesharake: kanë tentuar të hyjnë në email-in e Altin Dumanit, por “pa sukses”. Çudi e madhe! Email-at e të tjerëve bien si domate të kalbura, por ai i Dumanit qenka prej titani. Mbrojtje presidenciale.
    Ndërkohë, informacione të ndjeshme – që dyshohet se lidhen me hetime për Gjiknurin, dosjen e Ahmetajt, persona që kanë depozituar në Kushtetuese sepse u janë ekspozuar të dhënat personale – kanë dalë në qarkullim. Pyetje: kush i ka shpërndarë? Kush i ka kopjuar? Kush i ka porositur?
    Çfarë bën SPAK? Kap dy individë: një që ka bërë phishing (thuhet), dhe një tjetër që i ka shpërndarë. Dhe me kaq mbyllet rrethi. Vetëm kaq? Dy djem me laptop dhe papritur kemi “grup të strukturuar kriminal”? Po financuesit? Urdhërdhënësit? Përfituesit e materialeve?
    Kjo ngjan më shumë me një përplasje të brendshme për kontrollin e dosjeve. Një sistem që po i nxjerr sytë vetes. Prokurorët ndahen në një skemë klasike ballkanike: i nënës dhe i njerkës. Njëri mbrohet me bunker emailash, të tjerët klikojnë një link dhe lënë institucionin pa mbathje.
    Ironia më e madhe? Në vend që SPAK të hetojë burimin real të rrjedhjes, firmos urdhra për gazetarët. Sepse, sigurisht, problemi nuk është rrjedhja e informacionit, por fakti që publiku mori vesh. Sot, gazetari duhet të njoftojë prokurorin para se të publikojë. Kemi hyrë në kohën kur censura quhet “koordinim”.
    Të gjithë e dimë që nuk është hera e parë:
    Të dhënat e gjendjes civile – 2008Targat, patentat, pagat, patronazhistët, TIMS-iHakerat iranianë që u bënë më të informuar se SHISH-iDhe gjithmonë: askush nuk mbahet përgjegjës
    Për çdo skandal, gjithmonë e njëjta skemë: një komunikatë, një konferencë, një arrest me zhurmë dhe pastaj – heshtje.
    Kush u dënua për patronazhistët? Kush për sulmet ndaj TIMS-it? Pse viktima është gjithmonë gazetaria dhe ata që publikojnë, por kurrë ata që nxjerrin informacionin?
    Sistemet tona janë më të shpuara se kulmi i Teatrit Kombëtar para prishjes.
    E megjithatë, sa herë ka rrjedhje, del një deklaratë. Arrestohen dy veta me të njëjtin stil si në kronikat e vjetra të policisë: “autori ishte pa precedentë dhe bashkëpunoi me drejtësinë”. Dosja mbyllet me justifikimin “nuk u preka sistemi”.
    Po si nuk u lodhët duke na trajtuar si budallenj?
    Kemi të bëjmë me një luftë të brendshme për informacion. Kushdo me sy e vesh e kupton që këto të dhëna nuk dalin me “peshkim”. Dalin sepse ka njerëz brenda që kanë interes të djegin kundërshtarët. Nuk jemi në vitin 1997. Këto shantazhe me “ta nxjerr emailin publik” janë më shumë luftë për pushtet brenda drejtësisë sesa sulm ndaj institucionit.
    Por më keq se SPAK-u janë shoqatat e gazetarëve. Në vend që të mbrojnë lirinë e fjalës dhe punën e gazetarëve të ndershëm (jo të shantazhuesve), heshtin! Gazetaria nuk mund të jetë zgjatim i prokurorisë. Nëse ka ndihmuar në nxjerrjen e të vërtetës, bravo i qoftë. Jo hetim, por mirënjohje meriton. Askush nuk duhet të kërkojë leje nga SPAK për të publikuar.
    Pastaj, pse ju desh SPAK-ut një muaj për të reaguar? Pse reagimi vjen vetëm pasi informacionet janë bërë publike? Pse dosja mbahet në hetim nga prokurori që ka dosjen dhe nuk i kalon një prokurorie tjetër, siç është praktikë normale në çdo sistem të drejtësisë moderne për shkak të konfliktit të interesit!?
    Sepse problemi nuk është hakeri. Problemi është frika nga transparenca.
    SPAK ka kohë që nuk funksionon si strukturë e pavarur, por si arenë gladiatorësh me email dhe deklarata. Tani edhe email-i është bërë mjet lufte. Dhe ndërkohë që ne merremi me “peshkun e vogël”, peshkaqenët lëvizin lirshëm mes dosjeve, email-ave dhe tenderëve… të cilët i shpërndajnë vetë, por më pas kërkojnë armikun!