Tag: dumanit

  • ‘Akuza politike me regji të Ramës dhe Dumanit’/ Meta: Dizinformacionet ndaj meje, produkt i propagandës qeveritare

    ‘Akuza politike me regji të Ramës dhe Dumanit’/ Meta: Dizinformacionet ndaj meje, produkt i propagandës qeveritare

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet ndaj tij dhe pretendimet për episode të reja që përfshijnë atë dhe ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. Në një postim në Facebook, Meta ka mohuar çdo akuzë, duke i quajtur dizinformacione të shpërndara me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani.

    “Në respekt të qytetarëve, distancohem me neveri nga dizinformacionet e rrjedhura në media për gjoja episode të reja të çiftit Meta-Kryemadhi. Ky çift nuk ekziston më as juridikisht prej një viti,” shkruan Meta, duke akuzuar prokurorin Dumani për një “pasion të zjarrtë” për ta mbajtur këtë çështje të hapur publikisht dhe në shërbim të hetimeve, që sipas tij kanë nisur që prej vitit 2019 me kërkesë të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, dhe Edi Ramës.

    Meta ka mohuar kategorikisht ekzistencën e ndonjë karte të paligjshme në emrin e tij, duke deklaruar se “asnjë akt i paligjshëm nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë nga Ilir Meta, as në Shqipëri, as në SHBA e as në ndonjë vend tjetër.”

    Ai u shpreh gjithashtu se nuk mban përgjegjësi për askënd tjetër veç vetes, duke përjashtuar nga çdo përgjegjësi edhe fëmijët e tij madhorë dhe kushërinjtë, për të cilët thotë se janë përdorur politikisht në këtë proces hetimor.

    Në fund të deklaratës, Meta ngre edhe një pyetje ironike lidhur me çështjen McGonigal: “Po letërporosia për Charles McGonigal, që është 4 vite i dënuar me burg, është dërguar apo po vonon ngaqë e kanë nisur me not?”

    Ai falenderoi gjithashtu avokatin e tij, Kujtim Cakrani, për atë që e cilësoi si një “mbrojtje të shkëlqyer dhe parimore.”

    Fjala e Metës: 

    Në respekt të qytetarëve, të cilëve u kam shërbyer edhe si President i Republikës, edhe si Kryeministër, edhe si Kryetar i Kuvendit, edhe në funksone të tjera ekzekutive dhe parlamentare, distancohem me neveri nga dizinformacionet e shpërndara dhe të rrjedhura në media me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Dumanit, për gjoja episode të reja të çiftit Meta-Kryemadhi.
    Unë e mirëkuptoj pasionin e tyre për të mbajtur me pahir në opinion një çift, që nuk ekziston më as juridikisht prej një viti.
    Madje pasioni i Altin Dumanit është “kaq i zjarrtë” për të mbajtur gjallë këtë çift në publik dhe në shërbim të hetimeve të tij prej 6 vitesh me urdhër të Charles McGonigalit dhe Edi Ramës, që nga dhjetori 2019, aq sa edhe në akuzën si i pandehur që m’u kominikua më 27 maj, statusin tim e kishin ende i martuar, kur ndërkohë që ky status nuk ekziston juridikisht prej 1 viti.
    Akoma më të turpshme janë lajmet që qenka zbuluar një kartë e paligjshme që implikon Ilir Metën.
    Asnjë akt i paligjshëm, as nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë nga Ilir Meta, as në Republikën e Shqipërisë, as në SHBA dhe as në një vend tjetër.
    Opinioni publik do ta shohë këtë gjatë gjykimit në themel, që nuk mund të jetë i mbyllur si “listat e mbyllura,” por do të jetë i hapur për qytetarët, ku ne do të çmontojmë akuzat e shërbëtorëve të Edi Ramës dhe ku të gjithë do t’i shohin edhe “dëshmitarët” të Edi Ramës.
    𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐧 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐬𝐤𝐞̈𝐧𝐝 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫.
    Ilir Meta nuk mban përgjegjësi as për fëmijët e tij, që i ka në moshë madhore dhe i ka këshilluar që gjithmonë të jenë shembull i respektimit të ligjit dhe aq më tepër nuk mund të mbajë përjegjësi për kushërinjtë e tij, pasi siç e dini një prej tyre ishte edhe mik me Charles McGonigalin, iniciatorin me kërkesë të Edi Ramës për nisjen e hetimeve ndaj Ilir Metës edhe për çështjen CEZ-DIA edhe për çështjen Bami.
    Por prokurorët e Ramës i kërkojnë Ilir Metës të mbajë përgjegjësi për kushërinjtë, shokët dhe shoqet e të tjerëve.
    Meqë jemi te lobimet dhe Kryesia e Partisë së Lirisë e ka shumë të qartë, për opinionin publik kam një pyetje: Po letërporosia për Charles McGongial, që është 4 vite i dënuar me burg, është dërguar apo po vonon ngaqë e kanë nisur “me not”?
    E falenderoj me mirënjohje, avokatin tim, Z. Kujtim Cakrani për mbrojtjen e shkëlqyer dhe parimore!

  • SPAK drejt një të penduari të ri për vrasjet, Dashnor Dumani do futet në program mbrojtje si i vëllai

    SPAK drejt një të penduari të ri për vrasjet, Dashnor Dumani do futet në program mbrojtje si i vëllai

    Dashnor Dumani, i cili u ekstradua tre ditë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që prej ditës së djeshme është dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në ambientin e burgut Nr. 313 në Tiranë.
    Vendimi për dërgimin e tij në këtë burg, është marrë nga zyrtarët e Drejtorisë së Burgjeve, të cilët në zbatimit të urdhrit të lëshuar nga gjyqtari Bib Ndreca, kanë marrë masat e nevojshme për një qëndim të sigurt brenda në paraburgimin e sigurisë së lartë.
    Trajtimi ndryshe i Dashnor Dumanit nuk lidhet me faktin se ai është vëllai i Nuredinit, por edhe për shkak se premisat në vijim janë se ai mund të jetë i penduari i radhës i SPAK, ku mund të flasë për krimet që ka kryer në bashkëpunim me Talo Çelën dhe persona të tjerë.
    SPAK po synon të kthejë Dumanin në një të penduar, që tregon në vetë të parë, krimet ku ka marrë pjesë dhe bashkëpunimet kriminale
    Dashnor Dumani i akuzuar për ”Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në dëm të Endrit Alibej, Arben Dylgjerit dhe Erdal Duranay, krim ky i kryer në kuadër të “Organizatës Kriminale”, qëndron i vetëm në qelinë e një sektori sigurie në 313, i cili është i ndarë nga sektori ku qëndron vëllai i tij, Nuredin Dumani.
    Dashnor Dumani, pritet të hyjë në programin e mbrojtjes së familjarëve të bashkëpunëtorëve të prokurorisë, kjo pasi ai është vëllai i Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë, i cili prej vitit 2022 ka fituar statusin e të penduarit të SPAK.
    Mjafton 1 kërkesë e Nuredin Dumanit, për të shtuar listën e familjarëve të tij në programin e mbrojtjes dhe prokurorët e SPAK, nxjerrin menjëherë urdhrin për trajtimin e veçantë dhe rritur sigurinë për Dashnor Dumanin.
    Akuza ndaj Dashnor Dumanit është e rëndë dhe nëse ai do shpallej fajtor për ngjarjen e masakrës së Bradasheshit e ndodhur në 29 dhjetor 2018, ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.
     

  • Vëllai i Dumanit ‘blindohet’ në burgun 313. SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve serial

    Vëllai i Dumanit ‘blindohet’ në burgun 313. SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve serial

    Dashnor Dumani, i cili u ekstradua tre ditë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që prej ditës së djeshme është akomoduar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në ambientin e burgut Nr. 313 në Tiranë.

    Vendimi për akomodimin e tij në këtë burg, është marrë nga zyrtarët e Drejtorisë së Burgjeve, të cilët në zbatimit të urdhrit të lëshuar nga gjyqtari Bib Ndreca, kanë marrë masat e nevojshme për një akomodim të sigurt brenda në paraburgimin e sigurisë së lartë.

    Trajtimi ndryshe i Dashnor Dumanit nuk lidhet me faktin se ai është vëllai i Nuredinit, por edhe për shkak se premisat në vijim janë se ai mund të jetë i penduari i radhës i SPAK, ku mund të flasë për krimet që ka kryer në bashkëpunim me Talo Çelën dhe persona të tjerë.

    SPAK po synon të kthejë Dumanin në një të penduar, që tregon në vetë të parë, krimet ku ka marrë pjesë dhe bashkëpunimet kriminale.

     ‘Ora News’ ka mësuar se Dashnor Dumani i akuzuar për ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ në dëm të Endrit Alibej, Arben Dylgjerit dhe Erdal Duranay, krim ky i kryer në kuadër të ‘Organizatës Kriminale’, qëndron i vetëm në qelinë e një sektori sigurie në 313, i cili është i ndarë nga sektori ku qëndron vëllai i tij, Nuredin Dumani.

    Dashnor Dumani, pritet të hyjë në programin e mbrojtjes së familjarëve të bashkëpunëtorëve të prokurorisë, kjo pasi ai është vëllai i Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë që prej vitit 2022 ka fituar statusin e të penduarit të SPAK.

    Mjafton 1 kërkesë e Nuredin Dumanit, për të shtuar listën e familjarëve të tij në programin e mbrojtjes dhe prokurorët e SPAK, nxjerrin menjëherë urdhrin për trajtimin e veçantë dhe rritur sigurinë për Dashnor Dumanin.

    Akuza ndaj Dashnor Dumanit është e rëndë dhe nëse ai do shpallej fajtor për ngjarjen e masakrës së Bradasheshit e ndodhur në 29 dhjetor 2018, ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

     

  • I rrezikohet jeta? GJKKO urdhëron burgjet: Mbroni jetën e Dashnor Dumanit

    I rrezikohet jeta? GJKKO urdhëron burgjet: Mbroni jetën e Dashnor Dumanit

    Dashnor Dumani

    TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar Drejtorinë e Burgjeve që të marrë masa për të siguruar jetën e Dashnor Dumanit, vëllait të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
    “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe zyrtarët përkatës të IEVP, të marrin masa për sigurinë e jetës dhe të shëndetit të personit nën hetim, Dashnor A. Dumani, patur parasysh situatën e tij familjare në të cilën gjendet”-thuhet në vendimin e gjykatës, sipas Top Channel.
    Megjithatë, në këtë vendim nuk jepen më shumë detaje se çfarë rreziku i kanoset konkretisht Dashnor Dumanit. Ai u ekstradua nga Dubai së bashku me Armis Stafën.
    Dashnor Dumani akuzohet për vrasje dhe vjedhje. Konkretisht, ai dyshohet nga SPAK për përfshirje në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona; Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri, si dhe Erdal Durunay, me nënshtetësi turke. Po ashtu, dyshohet se ka marrë pjesë edhe në grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit.
    Masa ka ndryshuar për Armis Stafën. GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për Armis Stafën, i cili akuzohet se ka pastruar paratë e vëllezërve Franc Çopja dhe Hajdar Çopja në Elbasan. 

  • Gjykata urdhëron burgjet: Siguroni jetën e Dashnor Dumanit, vëllai i të penduarit të drejtësisë në rrezik!?

    Gjykata urdhëron burgjet: Siguroni jetën e Dashnor Dumanit, vëllai i të penduarit të drejtësisë në rrezik!?

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe zyrtarët përgjegjës të institucioneve të vuajtjes së dënimit që të marrin masa të menjëhershme për sigurinë e jetës dhe shëndetit të të paraburgosurit Dashnor Dumani.

    Ky vendim vjen në kushtet e një rreziku të shtuar që lidhet me lidhjet familjare të të hetuarit — Dashnor Dumani është vëllai i Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë, dëshmitë e të cilit kanë tronditur themelet e botës së krimit të organizuar në Shqipëri.

    Në arsyetimin e saj, gjykata thekson:

    “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe zyrtarët përkatës të IEVP, të marrin masa për sigurinë e jetës dhe të shëndetit të personit nën hetim, Dashnor A. Dumani, patur parasysh situatën e tij familjare në të cilën gjendet.”
    Dashnor Dumani, 40 vjeç, u ekstradua nga Dubai së bashku me Armes Stafën, i kërkuar për pastrim parash dhe i konsideruar pjesë e grupit famëkeq të Çopjave në Elbasan. Ai ishte në kërkim prej më shumë se një viti, pasi ndaj tij ishin vendosur masa në mungesë për vrasje dhe vjedhje në kuadër të një organizate kriminale.

    Sipas hetimeve të SPAK, Dashnor Dumani dyshohet se ka marrë pjesë si ekzekutor në masakrën e trefishtë në Bradashesh, në vitin 2018, ku ndër viktimat ishte edhe vëllai i Erjon Alibej, një tjetër i penduar i drejtësisë. Nuredin Dumani ka mohuar përfshirjen e vëllait të tij në këtë vrasje, ndërsa ka pranuar se është rekrutuar nga vetë Alibej si vrasës me pagesë, për të eliminuar kundërshtarët e tij, ku objektivi kryesor ishte Talo Çela.

    Rreziku për hakmarrje dhe heshtje të mundshme është i pranishëm, ndërsa autoritetet janë vënë në lëvizje për të garantuar sigurinë fizike të Dashnor Dumanit, në një periudhë kur deponimet e të penduarve po çojnë drejt zbërthimit të një prej rrjeteve më të rrezikshme të krimit të organizuar në vend./TPZ/

  • Dëshmia e Dumanit për grupin e Pojës: Vetëm për sigurinë paguajnë 150 mijë euro në muaj

    Dëshmia e Dumanit për grupin e Pojës: Vetëm për sigurinë paguajnë 150 mijë euro në muaj

    Një pjesë të mirë të informacioneve në lidhje me grupin e drejtuar nga Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, e ka dhënë edhe i penduari Nuredin Dumani, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Në dëshminë e tij për hetuesit shqiptarë dhe italianë, Dumani tregon lidhjet e grupit dhe peshën e tyre në Durrës.
    “Xhevdet Troplini, me nofkën Poja, është më i rëndësishmi. Më pas vjen nipi i tij, djali i motrës, Visi i Pojës (Ervis Doçi) dhe djali, Fatmir Troplini”, thotë Dumani në dëshminë e tij. Ai tregon edhe forcën e grupit në Durrës dhe në tregtinë e drogës në Europë.
    Në Hamburg thuajse pushtoi të gjithë qytetin pasi edhe unë kisha ndërtuar punën time në Hamburg. E kam fjalën për trafik kokaine. Ata mundën të dominonin tregun me çmimin e ulët të kokainës.
    Pjesë nga dëshmia e Dumanit
    Bashkëpunëtori i drejtësisë tregon se kishte kontakte personalisht me të akuzuarit dhe se ata i kishin treguar se mund ta fusnin drogën në zonën e Kalabrisë pasi kishin kontakte atje.
    Tani kontrollojnë të gjithë Durrësin, më parë jo! Miri (Fatmir Troplini, djali i Xhevdet Troplinit) më tha një herë se vetëm njerëzit që paguheshin për sigurinë e tyre, për lagjen dhe për familjen, paguante 150 mijë euro në muaj. Paga minimale e një personi për sigurinë varion nga 500 deri në 1000 euro.
    Pjesë nga dëshmia e Dumanit

  • Operacioni “Ura”, zbardhet roli kyç i Nuredin Dumanit, si zbuloi grupin e Durrësit?

    Operacioni “Ura”, zbardhet roli kyç i Nuredin Dumanit, si zbuloi grupin e Durrësit?

    Një nga operacionet më të bujshme antidrogë, i koduar “Ura”, ka çuar në arrestimin e 42 personave, ndërsa 10 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim, përfshirë krerë të grupeve kriminale dhe figura me ndikim në botën e krimit. Në mesin e të arrestuarve ndodhen edhe dy efektivë policie në detyrë dhe një avokat. Gazetarja e A2 CNN Xhensila Kodra zbuloi nw A2 Sot rolin kyç tw Nuredin Dumanit në zbardhjen e këtij rrjeti kriminal. Sipas saj, bashkëpunëtori i drejtësisë përmes dëshmive të tij ka ndihmuar autoritetet shqiptare dhe ato italiane në identifikimin e shumë emrave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
    “Prokurorët italianë pohuan se në Itali kanë pasur 3 bashkëpunëtorë për hetimet. Ajo që bie në sy është se duket që një nga bashkëpunëtorët e drejtësisë që ka zbardhur një sërë ngjarjesh e vrasjesh në territorin shqiptar dhe jo vetëm ka qenë i informuar edhe për këtë grup kriminal në Durrës. Emrat e Visit të Pojës dhe Andi Cobës kanë dalë edhe nga dëshmitë e Nuredin Dumanit ka bërë që më herët edhe prokurorët shqiptarë ta merrnin në pyetje. Këto emra që përmenden në dosjen voluminoze të prokurorëve italianë”, tha gazetarja e A2 CNN.
    Një nga emrat më të përfolur në këtë dosje është ai i Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës, një biznesmen me ndikim të madh në qytetin e Durrësit dhe një figurë e rëndësishme në botën e krimit. Ai vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar. Sipas dosjes së SPAK dhe prokurorisë italiane, aktiviteti kriminal i grupit ka nisur që në vitin 2016, ndërsa hetimet janë intensifikuar nga viti 2020.
    Gjithçka është dokumentuar falë përgjimeve të realizuara përmes aplikacioneve të koduara si Sky ECC, të përdorura nga anëtarët e rrjetit për të komunikuar. Sipas Dumanit, një celular i tillë blihej në tregun e zi në Tiranë për 2 mijë euro dhe përdorej për gjashtë muaj, duke arritur një kosto prej 4 mijë eurosh në vit.
    “Në emra konkretë flitet edhe për ngjarje kriminale dhe pritet të verifikohen këto përgjime. Nuredin Dumani përmend mënyrën si është njohur me këta persona në Durrës dhe si komunikonin dhe siguroheshin përsa i përket aparateve celularë që bliheshin në tregun e zi në tiranë që përdoreshin me aplikacionet Sky Ecc. Sipas tij një aparat celular nëpërmjet të njohurve të tij merrej për 2 mijë euro dhe përdorej për 6 muaj pra 4 mijë euro për një vit”, theksoi gazetarja e A2 CNN.
    Në dosjen e përbashkët të prokurorëve shqiptarë dhe italianë janë dokumentuar mbi 40 raste të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, përfshirë heroinë, kokainë dhe kanabis, si dhe transfertat e shumave të mëdha parash të përfituara nga ky aktivitet kriminal.
    Një tjetër emër i rëndësishëm në këtë skemë, sipas gazetares sw A2 CNN, është Adi Çoba, i identifikuar si përgjegjës për transportin e parave. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Agron Ganajn, që ka pritur në Itali një sasi prej 25 kg heroinë. Prokurorët italianë konfirmuan se kanë pasur tre bashkëpunëtorë për hetimin, ndërsa 14 nga të arrestuarit janë të skeduar nga autoritetet italiane.
    “Përveç Visit të Pojës është dhe Adi Çoba ka pasur rol kyç në dërgimin e parave, i dokumentuar nga prokurorët italianë.  Bëhet fjalë për 25 kg heroinë që janë dërguar në Itali dhe kjo lëndë narkotike atje është pritur nga Agron Ganaj bashkëpunëtor me Çobën.  14 prej shqiptarëve të arrestuar janë të skeduar nga policia italiane pjesa tjetër e kanë kryer veprimtarinë e tyre në territorin shqiptar”, theksoi gazetarja Kodra.
    Sipas saj, dosja voluminoze përmban dëshmi, përgjime dhe materiale hetimore që pritet të vërtetohen në vijim.

  • Zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja e Nuredin Dumanit me SPAK!

    Zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja e Nuredin Dumanit me SPAK!

    Nuredin Dumani

    TIRANË- Nuredin Dumani është në pranga që në vitin 2022, falë një kurthi të ngritur në Bradashesh dhe prej katër vitesh vijon të flasë e të fudnpsë grupe të shumta kriminale. Avokati i tij, Artan Simoni, rrëfeu për Inside Story se pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish-drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke premtuar zbardhjen e krimeve, dosjet e të cilave kishin zënë pluhur prej vitesh.
    “Nuk përbën asnjë sekret të themi se ka pasur një informacion të dyfishtë, i cili ka ecur në rrugë të ndryshme, si drejt atyre që kanë kërkuar eliminimin e tij si drejt autoriteteve ligjzbatuese. Në këto kushte ka ardhur në dijeni të faktit që aty duhet ndalur gjithçka dhe ka kërkuar bashkëpunimin e drejtësisë. Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë shërben në dënueshmërinë e personave që gjykohen, por nuk mund të shërbejë si prova e vetme për të dënuar të hetuarit që gjykohen në këtë proces penal. Patjetër dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë duhet të shoqërohet me prova të tjera materiale, apo me veprime të tjera hetimore të cilat përputhen,”- u shpreh Artan Simoni, avokati i Nuredin Dumanit.
    Më 18 maj 2022, SPAK i ofroi Dumanit statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
    Pasi ra në pritë, ai u ndje i tradhtuar dhe i pasigurt për jetën. Kjo e bëri të marrë vendimin për të shkatërruar grupet që dikur u shërbeu. Për tradhtinë dhe futjen në kurth, ai ka folur në seancat gjyqësore maratonë.
    “S’kam pas atë ditë informacion se ku ndodhej Talo Çela. Kam komunikuar vazhdimisht me Henrikun. S’kemi qenë për Talo Çelën por për Oti Kilën. Isha me X5 të vjedhur. Morëm dy kallashë me silenciatorë, një pistoletë Zastava. Te kthesa e Cërrikut, pashë disa makina, njëri më bëri foto. U tërhoqa pas, nuk e vura re makinën tjetër që vinte. Në një moment shoh që më gjuajnë me armë. Pashë 3 veta, dy gjuanin dhe shoferin. I dhashë gaz makinës, kur gjuajtën për së dyti më kapën plumbat”.
    Dumani, tregoi se ka marrë pjesë në 17 ngjarje kriminale. Vrasje, tentativa vrasje, grabitje etj. Ai ka marrë përsipër të tregojë edhe për persona të tjerë që e ‘pajtonin’, si vrasës me pagesë.
    “Personi nën hetim Nuredin Dumani, merr përsipër të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke dëshmuar dhe dhënë informacion të ploté e pa asnjë rezervë ose kusht për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare, për zbulimin, hetimin, gjykimin e të gjithë krimeve të rënda të kryera nga ai dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij”.
    Dumani ka pranuar gjithashtu të identifikojë pasuritë me origjinë kriminale që janë në posedim të tij dhe të personave të lidhur. Ai duhet të dëshmojë në çdo rast që e kërkon prokuroria dhe gjykata. Nëse nuk është i sinqertë në dëshmitë e tij, në pikën 5 të akt marrëveshjes thuhet se mund të humbasë edhe statusin.
    “Kjo Marrëveshje bashkëpunimi mund të revokohet nga pala e akuzës, kur vërtetohet se bashkëpunëtori i drejtësisë bën deklarime të rreme, mban rezerva lidhur me faktet, ngjarjet dhe rrethanat që provohet se ka dijeni, ose kur ai me dashje shkel kushtet e përcaktuara në këtë akt-marrëveshje”.
    “Ndryshe nga bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë, në deklarimet e tij janë konstatuar elementë të cilët në bazë të një dëshmie ka kërkuar që të nxirren prova nga elementë të ndryshëm”.
    Pas dëshmisë së Dumanit, SPAK lëshoi 32 urdhra arresti, që përfshinin disa prej individëve më të kërkuar të krimit të organizuar shqiptar. Dosja që tashmë është në fazë gjykimi përfshin 20 të pandehur. Ky është një proces gjyqësor që po konsiderohet si një nga më të rëndësishmit dhe më voluminozët për SPAK-un, ngjashëm me maksi-proceset e dikurshme të mafias italiane.
    “Çështja në të cilën Nuredin Dumani që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë një pjesë e saj është gjykim dhe po vazhdon gjykimin ndërsa një pjesë tjetër e saj është në proces hetimor, që ne nuk mund të flasim sot”, u shpreh Vladimir Mara, prokuror i SPAK.

  • Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

    Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

    Pas trasferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke premtuar zbardhjen e krimeve, dosjet e të cilave kishin zënë pluhur prej vitesh.
    “Nuk përbën asnjë sekret të themi se ka pasur një informacion të dyfishtë, i cili ka ecur në rrugë të ndryshme, si drejt atyre që kanë kërkuar eliminimin e tij si drejt autoriteteve ligjzbatuese. Në këto kushte ka ardhur në dijeni të faktit që aty duhet ndalur gjithçka dhe ka kërkuar bashkëpunimin e drejtësisë’ u shpreh Artan Simoni, avokati i Nuredin Dumanit.
    “Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë shërben në dënueshmërinë e personave që gjykohen, por nuk mund të shërbejë si prova e vetme për të dënuar të hetuarit që gjykohen në këtë proces penal. Patjetër dëshmia e bashbshkëpuntorit të drejtësisë duhet të shoqërohet me prova të tjera materiale, apo me veprime të tjera hetimore të cilat përputhen” u shpreh Artan Simoni, avokati i Nuredin DumanitInformacioni u delegua menjëherë tek SPAK. Tre prokurorët, Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra, për dy javë me radhë dëgjuan rrëfimet e tij. Më 18 maj 2022, ata i ofruan Dumanit statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
    Inside Story ka siguruar ekskluzivisht një audio rrëfimi të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Në këtë dëshmi autentike, publikuar për herë të parë në media, Dumani, rrëfen se krimi i parë që kreu, ka qenë shitja e një arme. Ky moment shënoi hyrjen e tij në një rrugë pa kthim.
    Pasi ra në pritë, ai u ndje i tradhtuar dhe i pasigurt për jetën. Kjo e bëri të marrë vendimin për të shkatërruar grupet që dikur u shërbeu. Për tradhtinë dhe futjen në kurth, ai ka folur në seancat gjyqësore maratonë.
    “S’kam pas atë ditë informacion se ku ndodhej Talo Çela. Kam komunikuar vazhdimisht me Henrikun. S’kemi qenë për Talo Çelën por për Oti Kilën. Isha me X5 të vjedhur. Morëm dy kallashë me silenciatorë, një pistoletë Zastava. Te kthesa e Cërrikut, pashë disa makina, njëri më bëri foto. U tërhoqa pas, nuk e vura re makinën tjetër që vinte. Në një moment shoh që më gjuajnë me armë. Pashë 3 veta, dy gjuanin dhe shoferin. I dhashë gaz makinës, kur gjuajtën për së dyti më kapën plumbat”.
    Dumani, tregoi se ka marrë pjesë në 17 ngjarje kriminale. Vrasje, tentativa vrasje, grabitje etj. Ai ka marrë përsipër të tregojë edhe për persona të tjerë që e ‘pajtonin’, si vrasës me pagesë.
    ‘Personi nën hetim Nuredin Dumani, merr përsipër të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke dëshmuar dhe dhënë informacion të plotë e pa asnjë rezervë ose kusht për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare, për zbulimin, hetimin, gjykimin e të gjithë krimeve të rënda të kryera nga ai dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij’.
    Dumani ka pranuar gjithashtu të identifikojë pasuritë me origjinë kriminale që janë në posedim të tij dhe të personave të lidhur. Ai duhet të dëshmojë në çdo rast që e kërkon prokuroria dhe gjykata. Nëse nuk është i sinqertë në dëshmitë e tij, në pikën 5 të akt marrëveshjes thuhet se mund të humbasë edhe statusin.
    ‘Kjo Marrëveshje bashkëpunimi mund të revokohet nga pala e akuzës, kur vërtetohet se bashkëpunëtori i drejtësisë bën deklarime të rreme, mban rezerva lidhur me faktet, ngjarjet dhe rrethanat që provohet se ka dijeni, ose kur ai me dashje shkel kushtet e përcaktuara në këtë akt-marrëveshje’.
    “Ndryshe nga bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë, në deklarimet e tij janë konstatuar elementë të cilët në bazë të një dëshmie ka kërkuar që të nxirren prova nga elementë të ndryshëm”.
    Pas dëshmisë së Dumanit, SPAK lëshoi 32 urdhra arresti, që përfshinin disa prej individëve më të kërkuar të krimit të organizuar shqiptar. Dosja që tashmë është në fazë gjykimi përfshin 20 të pandehur. Ky është një proces gjyqësor që po konsiderohet si një nga më të rëndësishmit dhe më voluminozët për SPAK-un, ngjashëm me maksi-proceset e dikurshme të mafias italiane.
    “Çështja në të cilën Nuredin Dumani që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë një pjesë e saj është gjykim dhe po vazhdon gjykimin ndërsa një pjesë tjetër e saj është në proces hetimor, që ne nuk mund të flasim sot” u shpreh Vladimir Mara, Prokuror i SPAK.

  • Sali Berisha paraqitet në SPAK, lexon shënimin që i la Dumanit: I shërben narkoshtetit sepse…

    Sali Berisha paraqitet në SPAK, lexon shënimin që i la Dumanit: I shërben narkoshtetit sepse…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në SPAK paraditen e së hënës.
    Lideri i opozitës shkoi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuar nga GJKKO.
    Berisha u prit në hyrje të SPAK nga mbështetës të tij dhe simpatizantë të PD.
    Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha lexoi shënimin që i la Altin Dumanit.
    “Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit”, tha Berisha.