Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv foli për vizitën e kreu të SPAK në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai theksoi se goditja e grupet kriminale të trafikut të drogës ka qenë tema kryesore, e cila është diskutuar mes Dumanit dhe zyrtarëve amerikanë.
“Kur flasim për pastrimin e parave në Shqipëri, që vjen nga trafiku ndërkombëtar i drogës, çdo aset i ngritur nga pastrimi i parave, ata e konsiderojnë aset të grupeve terroriste.
E zhvendosin në një tjetër konventë, që ka sanksione më të rëndë dhe kërkon angazhim më të madh të shtetit shqiptar për t’i goditur dhe kjo ka qenë kryefjala e vizitës së Altin Dumanit në SHBA. Fjalët kyçe të këtij takimi këto janë.”, tha ai.
Tag: dumanit
-

Vizita e Altin Dumanit në SHBA/ Karamuço zbulon detajet: Ja çështja kryesore që është diskutuar
-

I ra të fikët teksa hante karkaleca! Kush donte ta helmonte Nuredin Dumanin?
Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të Nuredin Dumanit, dëshmitarit të Prokurorisë së Posaçme dhe “asit” nën mëngë të këtij institucioni të lartë të drejtësisë me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale.
Burime për mediat bëjnë me dije se pasditen e së shtunës, Dumani ishte duke ngrënë karkaleca në qelinë e tij në momentin kur dhe filloi të ndihej keq.
Newsbomb raportoi një ditë më parë se “pentito” fillimisht pati probleme me frymëmarrjen, ndërkohë më pas pësoi çrregullim të rrahjeve të zemrës dhe ra në gjendje të fikëti.
Me urgjencë ai u dërgua në spitalin e burgut 313, por duke qenë se prej vitesh ai ka probleme me zemrën, dhjetëra policë të Drejtorisë së Burgjeve të mbështetur nga efektivët RENEA e transportuan atë në Spitalin Universitar Nënë Tereza.
Në momentin kur Dumani është paraqitur në urgjencën e QSUT mësohet se ka qenë i pavetëdijshëm dhe më pas nuk ka mundur të flasë. Ai iu nënshtrua një proces skanimi në pjesën e kokës, barkut dhe gjoksit, ndërkohë që më tej u dërgua në Reaminacionin e Kirurgjisë aty ku dhe po vijon të qëndrojë edhe aktualisht.
Në reanimacionin e Kirurgjisë, Dumani, është rehabilituar në një nga dhomat VIP të këtij reparti, duke qëndruar i vetëm. Ndërkohë forca të shumta të policisë së burgjeve, efektivë të RENEA-s dhe policë të mbrojtjes së dëshmitarëve, kanë rrethuar spitalin.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme në dhomën e Dumanit është futur vetëm një mjek Neurolog, në zyrtar nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve si dhe oficeri i Policisë Gjyqësore, Alvaro Noga.
Ky i fundit ka kontaktuar me Dumanin në prezencën e mjekut, i cili i ka pohuar se gjendja shëndetësore e të penduarit të drejtësisë është stabël, ndërkohë që thuhet se ka dyshime për një helmim të mundshëm.
Duke qenë se Nuredin Dumani i ka konfirmuar se gjendja e tij u përkeqësua pasi konsumoi karkalecat, menjëherë stafi mjekësor i ka marrë kampion gjaku me qëllim për të kuptuar nëse kemi pasur të bëjmë me një rast helmimi apo jo.
Sakaq kujtojmë se dy ditë më parë, Fitim Dumani, vëllai i “pentitos” të SPAK, Nuredin Dumanit foli për herë të parë për prapaskenat dhe hijet e errëta që qëndrojnë pas dhjetëra vrasjeve dhe ngjarjeve të regjistruara përgjatë viteve të fundit.
Për gazetarin Flamur Vezaj, Dumani ka zbuluar për publikun edhe aksidentin që i vëllai ka bërë vite më parë teksa merrej me transportin e fruta perimeve. Gjatë këtij aksidenti, Nuredin Dumani theu këmbën dhe si pasojë vendosi hekura të cilat vijon t’ i ketë trup. Madje, ai pohoi se gjatë vizitave në spital Dumani zbuloi se kishte një problem në zemër dhe si pasojë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ku dhe vendosi valvul.
Aso kohe atij iu lidh nga shteti një pension invalideti dhe më pas hapi një dyqan këpucësh të përdorura, biznes i cili i dështoi dhe si rrjedhojë u fut në botën e vjedhjeve dhe të krimit.
Përgjatë jetës së tij Dumani ka punuar si punëtor ndërtimi, mirëmbajtës shezlongësh, shitës i fruta-perimeve, grabitës dhe më pas vrasës me pagesë.
“Vëllai im ka bërë aksident në 2009 dhe nuk e njihte kush ishte Talo Çela dhe Talo Çela në këto vite që po flasim ka qenë thjesht një hajdut. Grabitës është bërë më mbrapa pasi u rrit grupi. Në 2009 Nuredini ka bërë aksident dhe ka qëndruar 6 muaj në shtrat, sepse është bërë operim në zemër. Është më valvul, ka hekura në këmbë nga aksidenti”, tha ai, ndërkohë që sa i përket CV të vrasjeve të kryera nga i vëllai, Fitimi u përgjigj: “Ske dëgjuar asgjë akoma. Do dëgjosh me shumë. Sa e sa vrasje ka marrë, ai ka një paletë me dosje”. -

Dyshohet për helmim/ Nuredin Dumani po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët
Nga Elton Qyno
Nuredin Dumani, një nga dëshmitarët që SPAK, e ka si “xhevahirin” rezervë në të paktën 11 dosje për Krimin e Organizuar, mbrëmjen e djeshme ka pësuar një gjëndje të fikti, duke vënë në alarm Drejtorinë e Përgjithme të Burgjeve dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
I penduari, që ka pranuar pjesëmarjen e tij në mbi 13 atentate me armë dhe një seri grabitjesh me dhunë e armë zjarri të kryera në disa qytete të vendit, ka qënë duke ngrënë karkaleca në qelinë e tij.Kur befas zemra e tij problematike, ka pësuar ç’regullim rrahjesh dhe më tej trupi ka humbur qëndrueshmërinë dhe ka rënë në gjëndje të fikti.
Kjo situatë është vërejtur nga punonjësit e policisë së Burgjeve, që janë të stacionuar me shërbim në sektorin, ku mbahen disa prej bashkëpuntorëve më të njohur të SPAK në burgun Nr.313, të cilët më pas kanë raportuar për situatën tek eprorët e tyre.
Teksa një mori telefonatash u shkëmbyen me prokurorët e SPAK dhe këta të fundit me Drejtorët pranë spitalit Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, nga ana tjetër dhjetëra policë të Drejtorisë së Burgjeve të mbështetur nga efektivë të repartit RENEA, kanë arritur të transportojnë Nuredin Dumanin me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar përmes burimeve të sigurta se Nuredin Dumani, kur ka mbëritur në ambjentet e Urgjencës Qëndrore në QSUT-ë, ka qënë në gjëndje të fikti, i pa vetëdijshëm dhe nuk ishte në gjëndje të fliste fare.
Përmes një protokolli mjekësor, Nuredin Dumanit, i është matur pulsi, rrahjet e zemrës dhe më tej mjekët e Urgjencës Qëndrore, kanë urdhëruar kryerjen e terapisë skanuese.
Mësohet se Nuredin Dumani në gjëndjen e pavetëdijshme i është nënshtruar një procesi skanimi në pjesën e kokës, barkut dhe gjoksit, ku mjekët kanë dhënë përshkrimet e sakta, të cilat tashmë janë pasqyruar në kartelën mjekësore të bashkëpuntorit të SPAK.
Pas kryerjes së kësaj procedure, vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, është larguar nga Urgjenca Qëndrore, duke u çuar në Reanimacionin e Kirurgjisë, me qëllim nisjen e një formule mjekësore me qëllim daljen nga gjëndja e të fiktit dhe sjellja në parametrat optimale.
Në reanimacionin e Kirurgjisë, Dumani, është rehabilituar në një nga dhomat VIP të këtij reparti, duke qëndruar i vetëm. Ndërkohë forca të shumta të policisë së burgjeve, efektivë të RENEA-s dhe policë të mbrojtjes së dëshmitarëve, kanë rrethuar spitalin.
Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të mesnatës në këtë dhomë ka hyrë vetëm një mjek Neurolog, që po ndjek me përpikmëri pacientin, një zyrtar nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, si dhe oficeri i Policisë Gjyqësore pranë BKH-së, Alvaro Noga.
Mësohet se oficeri Noga, ka marë kontakt me bashkëpuntorin e SPAK, vetëm pasi mjeku ka konfirmuar se Nuredin Dumani, kishte dalë nga gjëndja e rëndë shëndetësore, duke u përmendur dhe kishte filluar të fliste nga pak.Oficeri i BKH-së ka komunikuar disa minuta në prezencë të mjekëve, ku Nuredin Dumani, u ka konfirmuar se shëndeti i tij ishte përkeqësuar teksa po konsumonte karkaleca në dhomën e tij.
Menjëherë stafi mjekësor kanë ngritur dyshime për një helmim të mundshëm përmes konsumimit të ushqimit, ndaj kampione gjaku të mara Nuredin Dumanit, janë çuar për analizim toksikologjik në laburatorin e spitalit.
Mjekët kanë garantuar oficerin e BKH-së dhe titullarin e prokurorisë se gjëndja e pacientit ishte stabilizuar ndjeshëm, pasi pacienti kishte filluar të komunikonte.
Por për shkak të arritjes së parametrave optimale dhe daljes me një diagnozë mjekësore konkrete, Dumani do vijojë të qëndrojë disa ditë në reanimacionin e kirurgjisë, me qëllim kryerjen e të gjitha analizave mjekësore.
Mjekët kërkojnë kohë dhe analizim të plotë të situatës shëndetësore të Nuredin Dumanit, me qëllim daljen në një konkluzjon përfundimtar mbi diagnozën që solli këtë anomali shëndetësore të Nuredin Dumanit, duke i shkaktuar gjëndjen e të fiktit.
Që prej muajit Prill 2022, Nuredin Dumani, është kthyer një nga bashkëpuntorët kyç të prokurorisë së posaçme SPAK.
Fillimisht dëshmia e tij u përdor nga SPAK në ndërtimin e akuzave ndaj 32 personave të botës së krimit, në atë që quhet si procedimi Nr.75 ose siç njihet ndryshe “Plumbi i artë”.
Më pas rrëfimi i tij, hyri në përdorim dhe në 5 dosje të tjera të kësaj çështje,si tek çështja me Nr.75/1, 75/2, 75/3, 75/4 dhe 75/5.
Më pas dëshmia e Nuredin Dumani, u përdor nga SPAK dhe tek dosja penale Nr.9 që ndryshe njihet si dosja “Metamorfoza”, ku të pandehur janë Behar Bajri, anëtarët e grupit kriminal të tij dhe biznesmeni nga Shkodra, Pëllumb Gjoka.
Por SPAK, vijoi përdorimin e dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe tek dosja penale kundër vëllezërve “Çopja” dhe anëtarëve të grupit të tyre, që vepronin në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Rrëfimi i Dumanit, gjeti përdorim dhe tek dosja kundër të “fortit të Kukësit”, Bujar Gërmizi,i cili sipas hetimeve ishte njeriu kyç që e mbante të strehuar Nuredin Dumanin në Kukës dhe Gjilan të Kosovës.
Po kështu Dumani, ka folur dhe për aktivitetin kriminal të Elvis Doçit alias “Visi i Pojës” në Durrës. Ku rrëfimi i tij ka gjetur zbatim në çështjen penale të hapur nga SPAK dhe në çështjen penale të hapur nga prokuroria e Barit në Itali.
Ja 11 dosjet ku Dumani është dëshmitar i penduar
1. Dosja Nr.75 “Plumbi i artë”2. Dosja Nr.75/13. Dosja Nr.75/24. Dosja Nr.75/35. Dosja Nr.75/46. Dosja Nr.75/57. Dosja “Metamorfoza”8. Dosja kundër Bujar Gërmizit9. Dosja kundër Elvis Doçit (Poja)10. Dosja kundër grupit (Çopja)11. Dosja kundër Elvis Doçit në Itali. /Oranews/ -

Takimi i Dumanit në Uashington, DASH zbulon çfarë u diskutua me zyrtarin e lartë amerikan
Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbuluar qëllimin e takimit të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani me një zyrtar të lartë amerikan dy ditë më parë. Në një reagim për mediat, DASH tha se fokusi i diskutimeve të Dumanit dhe zyrtarit të lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan, ishin lufta ndaj trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.
“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, tha DASH.
Brendan Hanrahan, zyrtari i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (EUR).
Dumani ishte në Uashington më 2 shtator. Takimi me Hanrahan u mbajt me dyer të mbyllura dhe nuk kishte mbulim mediatik.
Vizita e tij u zhvillua vetëm dy javë përpara hapjes nga KLP-ja e garës për drejtuesin e ri të SPAK, pasi mandati i Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme përfundon në dhjetor.
Kujtojmë në dhjetor të 2024-s, Dumani u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit me çmimin e kampionit kundër korrupsionit. Ai ishte në mesin e 10 zyrtarëve, përfaqësues të shoqërisë civile apo edhe gazetarë nga vende të tjera të botës të vlerësuar nga SHBA-të. -

“Nuk është folur për Berishën dhe Ramën”, Spahiu zbardh takimin e Dumanit me DASH: Ja për çfarë u diskutua
Juristi Kreshnik Spahiu tha se vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Uashington, ku u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit, nuk kishte të bënte me dosjet penale apo hetimet lidhur me politikanë të caktuar.
Në një intervistë Spahiu tha se mes zyrtarëve të DASH dhe Dumanit është diskutuar mbi zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mandatin e limituar të Prokurorisë Speciale, e rrezikon të shkrihet në 2027.
Gjithashtu, juristi tha se pritja e Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit, konfirmon mbështetjen e Administratës Trump për SPAK, duhet hedhur poshtë hamendësmet që trazuan rrjetin pak kohë me parë, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr dorë nga Prokuroria Speciale, pas urdhërit të presidentit Donald Trump për bllokimin e fondeve që Uashingtoni dhuronte për kauza e sektorë të ndryshëm në shumë vende të botës, ku përfshihej dhe mbështetja për “krijesën” më të madhe të reformës në drejtësi në vendin tonë.
“Në këto ditë kam lexuar shumë përralla në mediat shqiptare duke thënë se Dumani është thirrur për dosjen Berisha, “dosjen” Rama, etj. Do të them me pak fjalë, në takimin e kreut të SPAK me zyrtarë të DASH nuk ka qenë objektiv diskutimi për Sali Berishën dhe Edi Ramën. Ka qenë një vizitë rutinë dhe jo vizitë specifike, ka qenë një vizitë e një partneri në vazhdim, që padyshim provon që Departamenti i Shtetit dhe administrata amerikane nuk ka hequr dorë nga projekti për SPAK-un. Është diskutuar për dy probleme thelbësore: AI që sot ka SPAK-u: për emërimin e kreut të BKH-së, që është partneri kryesor që mbështet punën e SPAK-ut, dhe e dyta që është mandati i limituar i prokurorisë speciale, do duhet që në 2027 këta prokurorë përfundojnë mandatin e tyre. Nuk ka asnjë shenjë politike që PS dhe PD do të votonjnë zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK. Nëse do të ketë ndonjë ndryshim, e shoh të vështirë”, tha Spahiu. -

Llabani: Të gjithë në ankth për vizitën e Dumanit në SHBA, DASH do shpallte terroriste një nga grupet e Durrësit ose…
Analistja Anduena Llabani tha në “MCN Live” se vizita e Altin Dumanit në SHBA i ka vënë të gjithë në ankth, ndërsa shtoi se më herët DASH ishte përgatitur të shpallte si organizatë terroriste një nga bandat e Elbasanit ose Durrësit. Sipas Llabanit me kthimin e kreut të SPAK nga SHBA në Shqipëri do të kemi veprime ndaj bandave kriminale. “Vizita e Dumanit është mbajtur shumë diskrete qoftë nga këshilltari dhe zëdhënësi.
Por të gjithë janë në ankth për vizitën e Dumanit, opozita thotë që ka shkuar për McGonigalin, pozita thotë ka shkuar për Berishën. Palët e tjera thonë që do ketë arrestime. Ka pasur edhe zëra që thonë se Dumani ka shkuar për të marrë garanci pasi mund të jetë ndjerë i kërcënuar, jo vetëm nga grupe kriminale, por edhe politika. Vizita e Dumanit është planifikuar që në gusht. Ajo që kam informacion është që DASH ishte përgatitur që një nga grupet, Elbasani ose Durrësi do të shpallej organizatë terroriste. Grupet kriminale pastrimin e parave s’e bëjnë vet, por me leje. Të drejtën që ti të ndërtosh e ka i pari i vendit, kryeministri.
Shqetësimet për pastrim parash, fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare, tregon që ne kemi kaluar vijën e kuqe. Unë them se do kemi veprime”. Sipas saj qëllimi i Kodit të ri Penal është që çështjet e shpërdorimit të detyrës të kalojnë nga SPAK-u te prokuroritë e rretheve. “Kam komunikuar me z.Manja kur u bë publik një pjesë e draftit në media, dhe ai ka pretenduar që një pjesë e mirë e palëve të interesit nuk janë ndjerë fare dhe janë injoruar. Nuk e di nëse kjo është justifikim apo mburojë e MD. Pretendimet e tij kanë qenë që grupet e interesit kanë qenë shumë pak të interesuar. Topi i është lënë Arben Rakipit që duhet ta gjuajë në portë dhe të shënojë. Aktualisht ministri i Drejtësisë është i zhveshur nga çdo përgjegjësi.
Në rast ekspertësh dhe specialistësh ky kod duhet të rishikohet. Sepse ligjet e ndryshuara janë të padenja për një shtet që aderon në BE. Me këtë kod akuza për shpërdorim detyre do të hiqet me ligj. Shumë zyrtarë të administratës mund të shpëtojnë falë ndryshimit të këtij ligji. Qëllimi është që çështja të kalojë nga SPAK-u te Prokuroria e përgjithshme, dhe këtë synon drafti”. Duke folur mbi magjistratët e rinj, Llabani tha: “Të shohësh qytetet e tjera i ke me dy prokurorë ose tre gjyqtarë. Nevoja për staf, gjyqtarësh dhe prokurorësh, ka bërë që Shkolla e Magjistraturës të kalojë njerëz që mbase s’e kanë merituar, se po flasim për një nivel jo të lartë të studentëve. Ne dimë mirë kush i mban kostot”. -

Paralajmërimi i fortë i Prençit pas vizitës së Dumanit, në SHBA/ Shtator dhe tetor “përvëlues” për politikën
Shemsi Prençi, i ftuar në një intervistë televizive deklaroi se vizita e Altin Dumanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “urgjente dhe korrespondon me urdhrin e Presidentit Donald Trump për të hetuar Sorosin”.
“Unë besoj që Altin Dumani është thirrur që të nisin hetimet mbi veprimtarinë e Sorosit, qoftë nga Shqipëria në SHBA, qoftë nga SHBA-ja në Shqipëri. Ndikimi i Sorosit në Shqipëri, për shkak të miqësisë që ka patur me kryeministrin aktual të Shqipërisë, i ka bërë dëm vendit në dy drejtime: në lulëzimin e kriminalitetit për shkak të shkatërrimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe luftën pa kompromis që Soros ka bërë kundër opozitës për të shkatërruar demokracinë në vendin tonë”, tha Prençi.
Sipas tij, “do të nisin hetimet për çështjen McGonigal në Shqipëri sepse SHBA-ja e ka rindezur këtë njollë të zezë që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë zyrtarit më të lartë të FBI-së”.
“Nëse korriku dhe gushti dogji Shqipërinë, shtatori dhe tetori do të jetë tepër përvëlues për politikën shqiptare majtas, tek-tuk edhe djathtas. SHBA-ja edhe pse e ka lënë pa ambasador Shqipërinë, kanë patur struktura që kanë vlerësuar aktivitetin e qeverisë shqiptare dhe dyshimet për njollën e zezë që qeveria i ka vënë SHBA-së nëpërmjet korruptimit të zyrtarit të FBI-së”, theksoi më tej Prençi. -

“Trump ka nisur të merret me Shqipërinë”, Burimi zbulon detajet: Ja pse Dumani u thirr në Washington
Gazetari shqiptar që jeton e punon në Francë, Genc Burimi ka komentuar thirrjen e Altin Dumanit në Departamentin e Shtetit, në takim me shefi i Byrosë për Europën dhe EuroAzinë, Brendan P. Hanrahan. Gjatë një interveste per nje emision televiziv, Burimi është shprehur se, thirrja e Dumanit ka të bëjë me dosjet e Sorosit, McGonigalit dhe zgjedhjet e 11 majit.
‘Për mua ishte çështje kohe që Trump të merrej me Shqipërinë. Kam qenë nga të parët që habitesha në fushatë se si, Chris LaCivita nuk godiste me emër dhe mbiemër Altin Dumani.
Shumë thonin se, s’ka të drejtë, ç’punë ka me drejtësinë. Po ku pyet Trumpi për drejtësinë e një vendi, nëse ja ka ngulur gozhdë vetes që me atë vend do të mbarojë punë. Ja ku ndodhi sot. Po e thërrasin si Çeço, si fëmijë të vogël dhe po e thërret një shef Byroje në orën 10 të darkës.
Tani ka shumë tema, kjo e Sorosit, që të gjitha bateritë e Trump janë kundër këtij personazhi në Amerikë, po i marrin dhe prokurorët, pra është tema e Soros.
Është tema e McGonigal, që nuk është larg me Sorosin.
Ke temën e zgjedhjeve në Shqipëri. Janë zgjedhjet, me dy nëntema që sot bën presion shtypi i majtë që Berisha të tregojë kontratën me LaCivitën. Harrojnë këta që LaCivita ishte ai që bëri fushatën e Trump.
Po ashtu vjedhja e zgjedhjeve. Si mbake zgjedhjet ti dhe ti si SPAK, nuk pate asgjë për të thënë?
Ke po ashtu dhe temën e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK në fund të vitit. Mund ti bëhet një pazar i qartë Dumanit, siç bëri herën e kaluar pazarin e qartë për Arben Krajën, edhe ai u thirr dhe jam i sigurtë që Arben Kraja u thirrën nga administrata e kaluar që të hapte procesin kundër Berishës. Ai mbase nuk e mori përsipër dhe e humbi vendin.
Askush nuk e di, por edhe njëherë vjen ky lajm bombë për disa, sepse dihej. Është thënë shpesh që Trump nuk ka caktuar me Shqipërinë se ç’rrugë do marri. Se ka dhe në Uashington interesa të kundërta.
Ka interesa që lidhen me terrorizmin, me Rusinë, Serbinë. Ka shumë interesa dhe në një moment ai do vendosë.’, tha Genc Burimi -

“Kur të komandon halli bëhesh ‘Zeqine’ e SPAK”/ Çifti i përçarë ‘dialog’ me kundërakuza: Flet me gjuhën e Dumanit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i përgjigjet Monika Kryemadhit, e cila nga SPAK deklaroi se Meta flet me gjuhën e Dumanit.
Reagimi i plotë:
Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK-ut
Në respekt dhe përkujdesje të tre fëmijëve të mi u kisha thënë pas zgjedhjeve, që nëna e tyre të mos e përmendte më emrin tim në publik se nuk doja të merresha më me të.
Por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut. Ilir Meta dhe Tedi Blushi, jo vetëm që nuk përsërisin akuzat e Altin Dumanit, por vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta banakre të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni.
Ilir Meta dhe Tedi Blushi iu janë përgjigjur këtyre shpifjeve monstruese që filluan me rrëmbimin tim monstruoz, me hetimin monstruoz dhe me izolimin tejet monstruoz, që nuk ka lidhje me asnjë fakt dhe provë penale për Ilir Metën.
Përkundrazi. faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjet apo që kanë patur dijeni për shkeljet e ligjeve apo që janë vërtetuar si dëshmitarë të rremë, që dihet publikisht që ishin në listat e kandidatëve për deputet të “Rilindjes” dhe kanë punuar për “Rilindjen” me material shtrëngues.
Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.
Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh.