Tag: dumanit

  • Pas Dumanit, kush do ta drejtojë SPAK-un? Ja kandidatët e parë që hynë në garë

    Pas Dumanit, kush do ta drejtojë SPAK-un? Ja kandidatët e parë që hynë në garë

    Kur ka mbetur vetëm një ditë nga afati i vendosur nga KLP për dorëzimin e platformës për prokurorët që synojnë drejtimin e SPAK, deri më tani e kanë dorëzuar kandidaturën Klodian Braho e Elvin Gokaj.
    Garës pritet ti bashkohen edhe Adnand Xholi e Doloreza Musabelli, por edhe prokurori Sotir Kllapi.
    Afati për dorëzimin e kandidaturave përfundon më datë 8 tetor. Mandati 3-vjeçar i Dumanit mbyllet më 19 dhjetor dhe pasuesi i tij do të zgjidhet me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

  • Nis numërimi mbrapsht/ Gara për karrigen e Dumanit, Elvin Gjokaj kandidon për postin e drejtuesit

    Nis numërimi mbrapsht/ Gara për karrigen e Dumanit, Elvin Gjokaj kandidon për postin e drejtuesit

    TIRANË- Një ditë para afatit zyrtar për dorëzimin e dosjese së kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Elvin Gjokaj ka dorëzuar kërkesën për të garuar si kryeprokuror në SPAK. Numërimi mbrapsht ka nisur, ndërsa deri më tani, i pari që ka dorëzuar platformën në KLP dhe tashmë është zyrtare rezuton të jetë prokurori dhe njëherësh shefi i seksionit kundër korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës” në SPAK, Klodian Braho.
    Pritet ta shprehin interesin edhe Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Sotir Kllapi. Këto 3 të fundit, bashkë me dy emrat tashmë të zyrtarizuar në garë, janë 5 prokurorët kandidatë, ndërkohë nuk dihet nëse deri në datën 8 Tetor 2025, lista do pasurohet me emra të tjerë kandidatësh.

    Gara për kreun e ri të SPAK tashmë është hapur dhe kandidatët kanë afat deri në 8 tetor për aplikimin. Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
    Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI

  • Dumanit i mbaron mandati në dhjetor, ja cili është prokurori që synon ta zëvendësojë

    Dumanit i mbaron mandati në dhjetor, ja cili është prokurori që synon ta zëvendësojë

    Prokurori i Posaçëm Klodian Braho është i pari që ka dorëzuar platformën për kryeprokuror të SPAK-ut pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit. Afati i fundit për shprehjen e interesit dhe dorëzimin e platformës është dita e mërkurë.
    Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim.

  • Kush janë 4  pretendentët për postin e Altin Dumanit në krye të SPAK

    Kush janë 4 pretendentët për postin e Altin Dumanit në krye të SPAK

    Altin Dumani dhe prokurorët kandidatë

    TIRANË-Në ditët e fundit të afatit zyrtar të dorëzimit të dosjeve të kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, janë mësuar 4 emrat e parë, të cilët do të garojnë për të zënë vendin e Altin Dumanit.
    I pari që ka dorëzuar platformën në KLP dhe tashmë është zyrtare rezuton të jetë prokurori dhe njëherësh shefi i seksionit kundër korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës” në SPAK, Klodian Braho.
    Ky i fundit ka dorëzuar dokumentat qysh prej ditës së Premte. Ndërsa pritet që sot dhe në dy ditët në vijim të dorëzojnë kandidaturat tre prokurorët e tjerë të SPAK, si Adnand Xholi, i cili aktualisht mban postin e zv/drejtuesit të prokurorisë.
    Në vijim të shpalljes së kandidaturës përmes dorëzimit të platformës, gazetari Elton Qyno shkruan se janë dhe dy prokurorët e tjerë, Elvin Gokaj që shërben pranë seksionit kundër korrupsionit dhe Doloreza Musabelliu që është pjesë e seksionit kundër krimit të organizuar në SPAK.
    Aktualisht këta janë 4 prokurorët kandidatë, ndërkohë nuk dihet nëse deri në datën 8 Tetor 2025, lista do pasurohet me emra të tjerë kandidatësh.

    Gara për kreun e ri të SPAK tashmë është hapur dhe kandidatët kanë afat deri në 8 tetor për aplikimin. Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
    Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI

  • Emërime të reja në SPAK, ja kush janë 5 këshilltarët e rinj besnikë të Altin Dumanit (Emrat)

    Emërime të reja në SPAK, ja kush janë 5 këshilltarët e rinj besnikë të Altin Dumanit (Emrat)

    Florian Sulejmani, ish-drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është emëruar këshilltar i Altin Dumanit në SPAK.
    Sulejmani nga Dibra i shtohet listës së këshilltarëve që radhiten tek zyra e Altin Dumanit.
    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se gjatë kësaj kohe në SPAK, janë punësuar rreth 5 këshilltarë.
    Kreu i SPAK, ka punësuar dhe një këshilltar për arkivin. Me sa duket këto janë emërimet e fundit të kreut të SPAK, gjatë këtyre dy muajve të qëndrimit në krye të SPAK.

  • Kush do të jetë pasardhësi i Dumanit në SPAK? Amerikanët zbarkojnë, VanHorn takim me kryetaren e KLP-së

    Kush do të jetë pasardhësi i Dumanit në SPAK? Amerikanët zbarkojnë, VanHorn takim me kryetaren e KLP-së

    E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ku në fokus të diskutimit ka qenë zgjedhjet e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.
    Takimi vjen në një kohë kur asnjë prej kandidaturave të përfolura për të marrë drejtimin e SPAK, ende nuk e ka dorëzuar kandidaturën.
    Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë thekson se integriteti i procesit për zgjedhjen e kreut të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona.”
    “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona.” – shkruan ambasada.

  • “Dëshmitarët janë intimiduar nga SPAK”/ Kryemadhi pas seancës: Sipas Dumanit, mamasë sime jeta në Tiranë i fillon në 2001

    “Dëshmitarët janë intimiduar nga SPAK”/ Kryemadhi pas seancës: Sipas Dumanit, mamasë sime jeta në Tiranë i fillon në 2001

    Monika Kryemadhi: Seanca u shty me 9 tetor në orën 10:00. Meta nuk ishte i pranishëm,, ishin të gjithë tjerët. Materialet janë voluminoze për tu lënë më shumë kohë avoaktëve. Ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do jem në të gjitha emisionet për të ndjekur hap pas hapi të gjithë dosjen. Monika Kryemadhi Ilir meta akuzohen për korrupsion pasiv, nuk ka asnjë për korrupsion aktiv. A janë pyetur biznesmenët? Shpërdorim nga ana e SPAK në marrëdhënie në procesin e hetimit.
    Do ballafaqohemi me letrat, duke vazhduar me dezinformimin që bëhet. Sipas Altin Dumanit, Fatime Kryemadhit i fillon jeta në 2001 në Tiranë. SPAk dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i zënë me kërcënimin ndaj dëshmitarëve. Dua t’ju bëj një pyetje, ku ndryshon një kriminel që i vendos pistoletën në kokë një politikani, nga një institucion këtu mbrapa që intimidon e shantazhon një qytetar për dëshminë

    Top Channel

  • “Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

    “Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

    Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u përfshinë në një përplasje verbale në seancën e të martës tek “Plumbi i artë”.
    Mësohet se duke treguar për avokatët takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin, Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi “masakrën e Bradasheshit”.
    “Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.
    “Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej: “Ky është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”.
    Tesnioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ky kishte më pak kontakt viziv me Alibejn.

  • Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt te “Plumbi i Artë”, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

    Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt te “Plumbi i Artë”, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

    Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u përfshinë në një përplasje verbale në seancën e të martës tek “Plumbi i artë”.
    Gazetari i A2 CNN Armand Bajrami raporton se duke treguar për avokatët takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin, Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi “masakrën e Bradasheshit”.
    “Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.
    “Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej: “Ky është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”.
    Tesnioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ky kishte më pak kontakt viziv me Alibejn